Titani ka oqeane me ujė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Titani ka oqeane me ujė

Mesazh  xxxadixxx prej 30.06.12 20:20


Nėn shtresėn e madhe tė akullit, Titani fsheh oqeane tė tėrė me ujė. Ky ėshtė pretendimi i njė grupi shkencėtarėsh ndėrkombėtarė qė vėzhgojnė prej disa vitesh satelitin natyror tė Saturnit.

Shkencėtarėt thonė se Titani ėshtė njė nga hėnat mė interesante tė sistemit tonė diellor. Sipas tyre, ai ndodhet nė nė njėjtėn gjendje sic ishte planeti ynė, “nė vitet e para tė jetės sė tij”.

Pėrfundimet e tyre, grupi i shkencėtarėve, europianė dhe amerikanė i arritėn pas vėzhgimit tė Titanit me sondėn e NASA-s, Cassini e cila ndodhet prej vitesh nė hapėsirė nė kuadėr tė njė projekti tė pėrbashkėt tė agjencisė amerikane tė hapėsirės dhe homologes sė saj europiane, ESA.

Nė imazhet e pėrftuara nga sonda Cassini shkencėtarėt kanė ndėrtuar orbitėn eliptike qė ndjek ai pėrgjatė rrotullimit rreth planetit tė tij, Saturn. Pikėrisht gjatė kėtij rrugėtimi, nė pjesėn e ngushtė tė elipsit, Titani pėson deformim duke ngjasuar mė shumė me njė top regbie, ndėrsa pasi largohet nisė e rimerr formėn e mėparshme.

Ndryshimin e formės sė Titanit shkencėtarėt ia faturojnė pranisė sė oqeaneve me ujė. Sipas tyre, forca e gravitetit e Saturnit rritet nė momentin kur Titani ndodhet nė pjesėn mė tė afėrt me planetin dhe zvogėlohet kur sateliti natyral largohet drejt “skajeve” tė orbitės sė tij eliptike.

E njėjta “marrėdhėnie” Tokė-Hėnė dhe baticė-zbaticė, me ndryshimin e vetėm qė uji ndodhet nė planetin tonė dhe jo nė Hėnė.
avatar
xxxadixxx

167


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi