Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Shko poshtė

Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Mesazh  Berti69 prej 30.06.12 19:29

Ēfarė na ndodh kur vdesim?



Doktor Sem Parnia, profesor i qendrės mjekėsore “Weill Cornell” tė Nju Jorkut, ėshtė njė prej ekspertėve mė tė njohur nė studimin shkencor tė vdekjes. Javėn e shkuar, Parnia dhe disa nga kolegėt e tij shpallėn nisjen e sipėrmarrjes sė tyre tė parė me pėrmasa madhore: eksplorimin trevjeēar biologjik tė pėrvojave “jashtė trupore”.

Studimi i njohur si “AWARE” (AWAreness during REsuscitation), “Ndėrgjegjshmėri pas Ringjalljes”, pėrfshin 25 qendrat mė tė rėndėsishme mjekėsore tė Evropės, Kanadasė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Do ekzaminojnė 1500 njerėzit qė kanė arritur t‘u mbijetojnė atakėve kardiakė. Nė njė intervistė me revistėn amerikane “Time”, doktor Parnia flet pėr zanafillėn e projektit, skeptikėt dhe ndryshimin mes mendjes e trurit.

Ēfarė metodash do pėrdorė ky projekt pėr tė verifikuar ato qė njerėzit i quajnė pėrvoja “pranė vdekjes”?

Kur zemra ndalet, nė tru nuk mbėrrin mė gjak. Kėshtu qė aktiviteti i trurit ndėrpritet, siē mund edhe ta merrni vetė me mend. E megjithatė, paradoksalisht 10 ose 20 pėr qind e njerėzve qė janė rikthyer nė jetė pas periudhės sė ndaljes sė zemrės- qė mund tė zgjasė disa minuta deri pak mė shumė se njė orė -tregojnė se kanė qenė tė ndėrgjegjshėm.

Ēėshtja kyēe ėshtė: Ndodh vėrtet kėshtu, apo ėshtė veē njė lloj iluzioni? E vetmja mėnyrė pėr ta zbuluar ėshtė vendosja e fotove nė tavanin e dhomės ku gjenden dhe askund tjetėr, pasi ata tregojnė se janė nė gjendje tė shohin gjithēka. Kėshtu, nė rast se arrijmė tė studiojmė njė seri prej 200 apo 300 njerėzish qė kanė pėrjetuar vdekje klinike e janė kthyer sėrish nė jetė, duke qenė nė gjendje tė na tregojnė ē‘ndodhte nė dhomė e nėse kanė qenė nė gjendje t‘i shohin ato fotografi, marrim konfirmimin se ata vazhdojnė tė mendojnė edhe pse truri nuk u funksiononte.

Si lidhet ky projekt me perceptimin qė ka shoqėria jonė pėr vdekjen?

Njerėzit nė pėrgjithėsi e perceptojnė vdekjen si njė ēast tė vetėm: je i vdekur ose i gjallė. Ky ėshtė pėrkufizimi shkencor qė kemi. Por, sipas pėrkufizimit klinik qė kemi ne, kur zemra ndal sė rrahuri, mushkėritė ndalojnė sė punuari dhe pėr pasojė edhe truri rresht sė funksionuari. Kur mjekėt hedhin njė rreze drite nė syrin e njė pacienti, e bėjnė pėr tė vėrtetuar se nuk ekziston asnjė lloj refleksi.

Refleksi nė sy ndėrmjetėsohet nga qafa e trurit, qė ėshtė zona e cila na mban gjallė. Nėse ajo nuk funksionon, do tė thotė se vetė truri nuk funksionon. Nė kėtė pikė unė thėrras nė dhomė njė infermiere, e cila mbush certifikatėn qė vėrteton vdekjen e pacientit. Para 50 vjetėsh njerėzit nuk mbijetonin pasi qe kryer ky veprim.

Sa ėshtė e aftė teknologjia tė sfidojė perceptimin qė vdekja ėshtė njė ēast?

Nė ditėt e sotme kemi nė dorė teknologji tė reja, falė tė cilave jemi nė gjendje t‘i kthejmė njerėzit nė jetė. Nė fakt tani po zhvillohen disa medikamente - nuk mund tė thotė njeri me siguri se do hidhen ndonjėherė nė treg - nė gjendje tė ngadalėsojnė procesin e dėmtimit tė qelizave tė trurit dhe vdekjen.

Imagjinoni sikur pas dhjetė vjetėsh tė keni njė pacient, zemra e tė cilit ka ndalur, dhe falė kėtij medikamenti tė hatashėm tė arrini tė ngadalėsoni gjithēka, duke bėrė qė ajo ēfarė ndodh gjatė njė ore, tė zgjasė dy ditė. Me progresin e mjekėsisė na duhet tė pėrballemi me njė mori pikėpyetjesh etike.

Por ēfarė ndodh me individin gjatė asaj kohe? Ēfarė ngjet nė tė nė vėrtetė? Pėr shkak tė mungesės sė furnizimit me gjak, qelizat hidhen nė njė lloj eksitomi pėr tė mbajtur veten gjallė. Dhe brenda pesė minutave nisin tė dėmtohen apo tė ndryshojnė. Me kalimin e njė ore dėmi ėshtė aq i madh, sa edhe nėse e vėmė pėrsėri zemrėn nė punė dhe pompojmė gjak, njeriu nuk mund tė kthehet nė jetė, pasi qelizat kanė ndryshuar shumė. Pas kėsaj, qelizat vazhdojnė tė ndryshojnė, kėshtu qė brenda dy ditėsh trupi nis tė dekompozohet.

Ndaj, nuk kemi tė bėjmė me njė ēast tė vetėm. Ėshtė njė proces qė nis me ndalimin e zemrės dhe arrin kulmin e humbjen e plotė tė trupit, dekompozimin e tė gjitha qelizave. Gjithsesi, ēėshtja pėrfundimtare ėshtė: Ēfarė ndodh me mendjen e njeriut? Ēfarė ndodh me mendjen dhe ndėrgjegjen gjatė vdekjes? A rresht sė funksionuari menjėherė me ndaljen e zemrės? Rresht sė funksionuari qė 2 sekondat e para, 2 minutat e para? Sepse e dimė qė qelizat pėsojnė ndryshime nė atė kohė. A rresht pas 10 minutash, pas gjysmė ore, pas njė ore? Dhe lidhur me kėtė nuk dimė asgjė.

Si ka qenė intervista juaj e parė me dikė qė ka pėrjetuar njė pėrvojė “jashtė trupit”?

Tepėr e fortė dhe tepėr modeste. Pasi, para sė gjithash, duhet mbajtur parasysh se janė njerėz krejt tė sinqertė, qė nuk kėrkojnė tė tėrheqin vėmendje apo famė mbi vete. Nė shumė raste as qė i janė rrėfyer njeriu tjetėr pėr tė, pasi i druhen asaj qė mund tė mendojnė tė tjerėt. Janė rreth 5 qind rastet qė kam intervistuar qė kur nisa kėtė lloj studimi dhjetė vjet mė parė. Ajo qė tė lė mbresa ėshtė ngjashmėria mes rrėfimeve, realizmi i asaj qė pėrshkruanin. Kam folur me mjekė e me infermiere tė cilėt mė kanė rrėfyer se pacientėt u kanė treguar pikė pėr pikė atė qė ndodhte nė dhomė gjatė vdekjes klinike.

I kam dokumentuar disa prej kėtyre rrėfimeve nė librin tim, “Ēfarė ndodh kur vdesim”, pasi doja qė lexuesit tė njiheshin me tė dyja qėndrimet - jo vetėm tė pacientėve, por edhe tė mjekėve - dhe tė kuptonin si ndihet njė mjek nė ēastin kur njė pacient rikthehet nė jetė dhe i tregon gjithēka ka ndodhur nė ato ēaste. Nė libėr kam sjellė rastin e njė kardiologu, i cili mė tha se nuk i kishte treguar asnjeri, pasi nuk kishte njė shpjegim pėr faktin qė pacienti i vdekur e i ringjallur i kishte pėrshkruar me detaje ēfarė kishte thėnė e kishte bėrė gjatė kohės qė ishte klinikisht i vdekur. Kjo e kishte ēuditur aq shumė, sa mori vendimin as tė mos e sillte mė nė mendje.

Pėrse mendoni se ka njė lloj rezistence ndaj studimeve si ky i juaji?

Pasi po shtyhemi pėrtej kufijve tė shkencės, po punojmė mbi hamendėsime dhe perceptime qė nuk janė saktėsuar kurrė mė parė. Shumė njerėz i qėndrojnė idesė se, epo, kur vdes, vdes; kjo ėshtė arsyeja. Vdekja ėshtė njė ēast i vetėm: je ose i gjallė ose i vdekur. Tė gjitha kėto nuk bazohen nė prova shkencore, por janė perceptime shoqėrore.

Nė rast se kthehemi nė shekullin XIX, fizikanėt mbėshteteshin te ligjet e Njutonit pėr lėvizjen dhe ndjenin se i kishin tė gjitha pėrgjigjet pėr gjithēka lidhur me universin. Kur shohim botėn pėrreth, fizika njutoniane ėshtė tėrėsisht e mjaftueshme. Arrin tė shpjegojė shumė prej atyre gjėrave qė i kemi para syve ēdo ditė. Por mė pas u zbulua se kur e vėren lėvizjen tė ndarė nė nivele shumė tė vegla - pėrtej niveleve tė atomit - ligjet e Njutonit nuk vlejnė mė. Kishte ardhur nevoja pėr njė fizikė tė re, gjė qė na drejtoi te fizika kuantike. Shkaktoi shumė kundėrshti, as edhe vetė Ainshtaini nuk e besonte.

Nė rastin tonė, po tė shohim mendjen, ndėrgjegjen dhe trurin, supozimi se mendja dhe truri janė e njėjta gjė vlen nė shumė rrethana, pasi nė 99 pėr qind tė rrethanave nuk jemi nė gjendje tė veēojmė trurin nga mendja; punojnė qė tė dy ekzaktėsisht nė tė njėjtėn kohė.

Por ekzistojnė disa shembuj ekstremė, si nė rastet kur truri ndal sė funksionuari, qė na bėjnė tė mendojmė se ai supozim mund edhe tė mos jetė i vėrtetė. Kėshtu, kjo shkencė ėshtė po aq e nevojshme, sa fizika e kuanteve. Pėrshpejtuesi i grimcave atomike “CERN” mund tė na shpjerė prapa deri te rrėnjėt tona. Mund tė na shpjerė te ēastet mė tė para tė Big Beng-ut, tamam te zanafilla.

Me studimin tonė, pėr herė tė parė kemi nė dorė teknologjinė dhe mjetet pėr tė hetuar diēka shumė tė rėndėsishme. Tė shohim ēfarė na ndodh kur na vjen ēasti i fundit. Mos ndonjė gjė vazhdon?

Marre nga gazeta “Shqip”
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Mesazh  Anon prej 05.07.12 15:01

Dicka eshte e sigurt se ai qe jeton njeher nuk vdes , ai qe nuk ekziston as nuk jeton dot. Ne asnjeher sdo jemi ata qe do vdesim po thjesht do ndrojm vendbanim do e lem nje trup te vjetruar mbrapa nje trup te kalbur eshte shum e thjesht per ta kuptuar se ne nuk jemi baterie "toshiba" prodhim kinez po jemi prodhim i Zotit. Falemnderit per mirkuptim.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Mesazh  Arsenic prej 07.07.12 21:27

Gjeja e pare qe mund te themi, natyrisht eshte se nga vet natyra e gjerave, nje besim nuk mund te provohet ne menyre absolute.
Vdekja i largon njerezit nga kjo ane e ekzistences.Dhe kjo nuk mund te mohohet.
Ata nuk mund te perdoren si deshmitare te asaj qe mund te ndodhe ne anen tjeter, pertej vdekjes.
avatar
Arsenic

70


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Mesazh  Luli prej 26.08.15 14:58

Ēka ndodh nė momentin e vdekjes?


Ja si e pėrshkruan momentin e vdekjes njė tekst i vjetėr sanskrit

Upanishada (grumbuj tė teksteve vedike, paraardhėse tė religjionit budist, hinduist dhe jainist) Brihadaranyaka thotė se, kur tė vdesė njė njeri dhe tė hyjė nė gjendje tė pavetėdijshme, atėherė energjia jetėsore tėrhiqet nė zemėr dhe qenia e gjallė mė nuk i njeh ata pėrreth vetes. Drita tė cilėn e kanė parė shumė njerėz, qė kanė qenė buzė vdekjes, pra drita e famshme nė fund tė tunelit, nė traditėn tibetiane quhet dritė e qartė, e bardhė. Ajo dritė ia tregon njeriut rrugėn e daljes nga bota fizike. Personi duhet tė mendojė pėr Zotin dhe pėr cakun mė tė lartė, e tė mos lejojė qė mendimet e tjera dhe shqetėsimet ta pengojnė.

Rrugėt e daljes nga trupi

Varėsisht nga “kualifikimet” e qenies sė gjallė, shpirti mund ta lėshojė trupin nėpėr cilėndo vrimė tė tij – nėpėr sy, hundė, gojė, apo tepe tė kokės. Mund tė dalė edhe nga vrima tė tjera, sikur qė ėshtė anusi, nėse personin e pret njė rilindje nė njė shkallė mė tė ulėt. Pasi qė nga trupi tė largohen fuqitė jetėsore, mė pas te njeriu vijnė vetėdija dhe karma, si dhe afėrsia me gjėrat dhe dėshirat e kaluara. Kjo e ēon atė nė njė trup tjetėr.

Karma ėshtė efekti i pėrbashkėt i tė gjitha cilėsive tė cilat i kemi zhvilluar me anė tė tė menduarit, fjalėve, veprave dhe dėshirave nė kėtė jetė.

Ballafaqimi me vetveten

Kur ta lėshojmė trupin, do tė ballafaqohemi me dėshirat e kaluara, me veprat tona dhe me vetitė tona tė vėrteta. Nuk kemi se ku tė fshihemi nga ajo qė kemi dėshiruar, apo bėrė. Do ta shohim se si ka qenė tėrė jeta jonė, qoftė ajo e mirė, apo e keqe, fisnike, apo e vėshtirė. Mė pas ndjejmė gėzim, apo dhembje, lumturi, apo pikėllim, varėsisht nga ajo qė kemi bėrė. Edhe pse e tėrė kjo ndodh brenda pak sekondave, nė jetėn e ardhshme bartet ndjenja e asaj ēka duhet mėsuar dhe pėrmirėsuar. Derisa ballafaqohemi me kėtė, emocionet fillojnė tė na ēojnė kah forma e re.

Shpagimi

Nėse shpesh kemi qenė xhelozė, apo tė zemėruar edhe kėtė e marrim me vete nė momentin e vdekjes, atėherė emocionet e tilla do tė na ēojnė nė trupin e njė personi tjetėr, tė zemėruar dhe xheloz. Por, nėse me veprat tona iu kemi shkaktuar dhembje tė tjerėve, atėherė ato emocione do tė na kthehen nė jetėn e ardhshme. Do ta ndjejmė dhembjen qė shkaktohet nga ato emocione. Nėse nė momentin e vdekjes mendojmė vetėm rreth Qenies superiore, atėherė mund ta evitojmė nevojėn e lindjes sė sėrishme.

Nė njė libėr fetar hindus shkruan: “Ata qė mė adhurojnė Mua (Qenien superiore)... dhe i pėrqendrojnė mendjet tona tek unė, shumė shpejt i nxjerr nga oqeani i lindjes dhe vdekjes. Disa tė tjerė, edhe pse nuk janė tė aftė nė diturinė shpirtėrore, fillojnė ta adhurojnė Zotin e Madhėrishėm, pasi qė kanė dėgjuar pėr tė nga tė tjerėt. Ata, pėr shkak tė prirjes sė tyre pėr dėgjimin e autoriteteve, po ashtu e tejkalojnė rrugėn e lindjes dhe vdekjes”. Ky edhe duhet tė jetė qėllimi ynė.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Mesazh  Omnipresent13 prej 01.09.15 15:11

Vdekja eshte thjesht nje ure kalimi per ne nje jete tjeter por  vetem jeta te  mundeson zhvillimin perpara te qenies njerezore drejt Persosjes. Ata qe duan kaq sh te dine per vdekjen jane kuriozet siperfaqesore qe nk duan te hyjne ne thelb te asaj qe duhet ditur vertet. Sps kur vdekja te ndaloje se qenuri nevojshmeri, njeriu do mbetet vetem ne jete dhe s'do e vrase me mendjen per vdekjen.

Omnipresent13

139


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Mesazh  Saturn girl prej 01.09.15 15:45

Kam kaluar vdekje klinike per rreth 4-5 minuta(doktori i ambulances e konfirmoi).Trupi filloj i gjithi te djersi.Lekura zbardhet dhe ne vesh ndjeja nje zhurme shume te forte(si zhurma e nje kanali telev. kur nuk eshte me ne transme tim piiiiiiiiiip)fillova te shoh bardhe zi derisa me iku fare shikimi.Mbaj ment qe shihja ne pamje nga siper tim shoq duke u munduar te me permendte dhe degjoja por dobet fjalet e tij.Vajza e vogel filloji te qante se e kuptoi c fare po ndodhte dhe ne kete moment jam kthyer ne trupin tim por nuk eshte se vendosa une per kthimin ne trup thjeshte ndodhi.Pamjen gjate kohes qe kisha dal nga trupi e shihja bardh e zi .
avatar
Saturn girl

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė na ndodh kur vdesim?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi