Perberja e 7 e Njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perberja e 7 e Njeriut

Mesazh  clee prej 22.06.12 23:21

Mė pyesni se si u ēmenda. Ja si : Njė ditė, shumė kohė mė parė se tė lindnin shumė perėndi, u zgjova nga njė gjumė i thellė dhe zbulova se tė gjitha maskat e mia ishin zhdukur. Qė tė shtatė maskat qė kisha bėrė dhe kisha tretur brėnda shtatė jetėsh…

…Pėr herė tė parė, dielli puthi fytyrėn time tė zhveshur dhe shpirti im mori flakė nga dashuria pėr diellin dhe nuk i doja tani mė maskat e mia. Dhe nė ekstazė thėrrita ‘’ bekuar qofshin hajdutėt qė mė vodhėn maskat e mia. Kėshtu u ēmenda.’’

Halil Gibran, ‘’I ēmenduri’’


‘’NJIH VETVETEN’’. Kėtė fjalė tė urtė lexonte ēdo vizitor i lashtėsisė kur vizitonte tempullin e Apollonit nė Delfi dhe brėnda saj gjėndet thelbi i tė gjithė Diturisė. Njeri, njihe vetveten!

Qė nga vitet e largėta tė lashtėsisė, njeriu, pėrpiqej tė njhte veten e tij, tė njohė misterin e ekzistencės dhe tė gjejė pėrgjigjje pyetjeve qė e torturonin si : ‘’kush jam, nga ku vij, dhe drejt ku shkoj?’’.

Qytetėrime tė mėdha … Egjipti, Kina, India, Greqia, Roma, Amerika e Jugut, dhanė pėrgjigjje mbi kėto peytje, pėrgjigjje tė bazuara nė njohuri tė thella filozofike, shkencore dhe fetare.

Vitet kaluan … qytetėrimet e mėdha ranė pėr tė fjetur dhe sot, ne njerėzit e shekullit tė XXI, besojmė se dimė shumė gjėra mbi njeriun, por gjithmonė do tė mbajmė brėnda shpirtit tonė kėtė pyetje tė papėrgjigjur ‘’Unė kush jam, nga ku vij?’’ e cila do tė pickojė ēdo njeri tė dijes.

Pėrpjekja e njeriut pėr tė gjetur pėrgjigje mbi kėtė pyetje quhet Kėrkim Filozofik ose Shpirtėror.

Mėsimdhėniet e lashta na thonė se njeriu pėrbėhet nga 7 trupa, qė ndodhen nė nivele tė ndryshme – frekuenca tė ndryshme – tė Natyrės. Pra kemi pėrveē Vetėdijes sė trupik fizik dhe 6 Vetėdije tė tjera.

Dhe kėtu takojmė pėrsėri numrin 7 duke njohur rėndėsinė qė ka ai nė Univers. Kėshtu kemi 7 sisteme kristalore qė pėrcaktojnė format e kristalizimit tė mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike tė tokės, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet e sistemit periodik tė elementeve kimike, etj.

Le ti njohim kėto shtatė mbartės tė njeriut, duke filluar nga mė i vrazhdi, nga mbartėsi i shtatė dhe i fundit, qė ėshtė trupi i tij fizik dhe qė nė filozofinė e brėndshme quhet mbartėsi Eterofizik.

7. Trupi Eterofizik

Quhet kėshtu, sepse pėrbėhet nga dy elemente: nga forma e cila pėrcaktohet nga e quajtura energji eterike dhe nga lėnda fizike. Do ta kuptojmė mė lehtė me njė shėmbull. Nėse do tė merrnim njė shkumės dhe do ta godisnim me diēka tė fortė , derisa tė bėhej pluhur, do tė shohim se forma e parė (e shkumėsit) ėshtė zhdukur, por vazhdon tė ekzistojė lėnda ose esenca e shkumėsit. Kėshtu, ēdo lloj gjėje kufizohet nga dy faktorė kryesorė: esencėn, lėndėn e tij dhe energjinė qė organizon molekulat e kėsaj esence sipas njė forme tė caktuar.

Me tė njėjtėn mėnyrė, trupi ynė pėrbėhet nga elemente materiale dhe nga njė energji elektromagnetike ose mė mirė ‘’eterike’’ e cila jep njė formė ose njė ndėrtim tė caktuar , dhe pėr kėtė arsye trupin tonė e quajmė ‘’eterofizik’’.

Energjia eterike ėshtė e padukshme me sytė tanė natyrale, ashtu siē ėshtė dhe energjia elektrike, por njė njeri qė kryen ushtrime pėrqėndrimi mund ta shikojė kėtė energji mjaft lehtė. E quajtura makineri Kirlian, fotografon kėtė energji eterike qė rethojnė dhe mbajnė tė bashkuar trupin njerėzor , duke treguar njė stefan tė ndriēuar shkėlqimi pėr rreth objekteve.

Nė Egjiptin e lashtė e quanin trupin fizik, bashkė me organet e tij KAT, qė do tė thotė ‘’I fortė’’, diēka si dru, dhe njhnin shumė metoda me tė cilat arrinin tė mbanin tė bashkuara kėto energji eterike nga lėnda trupore, nė mėnyrė qė tė mos tretej trupi (mumjet). Filozofėt e Indisė e quanin Stula Zarira, qė do tė thotė mbartėsi material.

6. Trupi Jetėsor

Nėse ekzistonte vetėm trupi eterofizik tek njeriu, atėherė ēfarė diference do tė kishte midis njė dore tė bėrė mumje nė njė mėnyrė pėrfekte dhe njė tjetėr dore qė i pėrket njė njeriu tė gjallė?

Ėshtė e qartė se ekziston njė diferencė e madhe, e cila shprehet nė nxehtėsinė, nė korrentet elektrike, nė ngjyrėn, forcėn muskulore etj. Shkakun e brendshėm tė kėtyre shprehjeve mund ta quajmė jetė.

Niveli i dytė pas trupit Eterofizik, ėshtė trupi Jetėsor, Energjik ose trupi Pranik, ashtu sikur e quante E. P. Blavatski nė ‘’Doktrinėn Sekrete’’. Nė lindje, kjo Frymė Jetėdhėnėse, ose energjia e jetės quhet PRANA.

Ky trup jetėsor ujit tė gjithė organizmin dhe ndodhet jashtė lėkurės sė trupit 20 me 30 cm, rregullon shėndetin, gradėn e aktivitetit dhe gjallėrisė, duke marrė energjinė pranike nga mjedisi. Makineria Kirlian mund tė fotografojė – pėrveē energjise eterike – kėtė shkėlqim jetėdhėnės, energjinė Pranike, tė cilėn shkencat bashkėkohore e quajnė Bioenergji.

Njeriu zotėron trupin e tij eterofizik tė pėrbashkėt me mbretėrinė minerale, sepse bimėt, pėrveē trupit tė tyre eterofizik, kanė dhe njė energji jetėdhėnėse qė shfaqet nėpėrmes zmadhimit, lėvizjes dhe riprodhimit tė tyre.

Dielli ėshtė burimi kryesor i energjisė Prana, por edhe disa bimė tė caktuara dhe pemė, ashtu sikur pisha, gjithashtu dhe uji janė grumbullues tė mirė tė kėsaj energjie.

Nė Egjiptin e lashtė, kėtė energji e simbolizonin me njė enė balte nė formė zemre, ku brėnda saj ndodheshin lėngje jetėsore dhe ujra, ndėrsa nė Indi e quanin Prana Sarira.

5. Trupi Sentimental

Ėshtė mbartėsi i ndjenjave dhe i mallėngjimeve, tė pasioneve dhe tė dėshirave. Pėr arsye se ėshtė shumė i ndjeshėm dhe i ndryshueshėm nga influencat qiellore, u quajt nė traditat Perėndimore trup astral, yllor, sepse ėshtė njė pranues dhe njė pasqyrė tė energjive, dhe sidomos tė energjive Diellore dhe Hėnore. Me trupin Astral zemėrohemi, hidhėrohemi, gėzohemi, komunikojmė me botėn jashtė nesh me njė mėnyrė mė tė nderlikuar nga njė lėvizje e thjeshtė qė zotėron mbretėria bimore.

Quhet gjithashtu dhe ‘’ Shėmbėlltyra Dyshe’’ ose idhull sepse pėrbėn njė kopje tė saktė tė trupit fizik, por me detaje dhe me shqisa mė tė shumėllojshme.

Funksionon si njė urė midis njeriut tė brėndshėm dhe mjedisit, nėpėrmes atyre ‘’dyerve tė hapura’’ tė trupit qė quajmė shqisa dhe tė cilat pėrbėjnė njė zgjatim tė kėsaj Shėmbėlltyre.

Kjo Shėmbėlltyrė ekziston mė parė se lindja e foshnjes dhe ėshtė pėrgjegjės pėr formimin dhe karakteristikat e tij qė do tė jenė sikur ai ėshtė. Gjithashtu tejkalon kufinjtė e vdekjes fizike tė trupit dhe ka njė ekzistencė pasvdekjes, pavarėsisht se tė kufizuar, nė njė dimension ose botė tė padukshme, qė nė Indinė e lashtė quhej Kama Loka, domethėnė ‘’Bota e dėshirave’’, dhe grekėrit e lashtė e quanin Hades.

I gjithė trupi astral, pėrrethohet nga njė formė vezake qė shkėlqen, si njė stefan i ndriēuar, qė quhet Aura. Brėnda saj ekzistojnė ngjyra e ndryshme, forma dhe ndriēime, nė njė lėvizje tė vazhdueshme, sikur tė lundronin nė njė det me fortunė, tė cilat tregojnė ndjenjat dhe mallėngjimet momentale dhe gjithashtu dhe elementet sentimentale tė vazhdueshme tė karakterit tė njeriut pėrkatės.

Pėr kėtė njė njeri qė ka aftėsinė e depėrtimit (insight) nė botėn e padukshme mund tė dallojė karakterin dhe jetėn sentimentale tė njė njeriu, vetėm duke hedhur njė sy tek Aura e tij. Nė pėrgjithėsi mund tė themi se ndjenjat inferiore kanė ngjyra tė turbullta dhe tė errta, ndėrsa ndjenjat superiore kanė ngjyra shkėlqyese dhe nuanca tė qarta.

Trupi Astral mund tė dalė jashtė trupit tė tij eterofizik gjatė gjumit, nėpėrmjet ėndrrave, por edhe kur njeriu ėshtė i ndėrgjegjshėm i kėsaj proēedure nė njė gjėndje vigjilente, dhe kjo proēedurė kėrkon njė kultivim dhe njė ushtrim shpirtėror. Kjo proēedurė quhet Shfaqje Astrale, Yllore.

Shumica e fenomeneve parapsikologjike, si pėr shembull komunikimi telepatik, kryhen me ndėrmjetėsinė e Trupit Astral. Astrali ynė ėshtė krejt subjektiv dhe na bėn qė tė shohim botėn ashtu sikur jemi dhe sikur duam ne.

Egjiptianėt e quanin kėtė mbartės Vetėdije KA, ndėrsa nė Indinė e lashtė quhej Ligga Sarira.

4. Trupi Mendor Inferior ose Mėndja e pėrcaktuar

Quhet dhe Kama Manas, (domethėnė mėndja e dėshirave: Kama – dėshirė dhe Manas – mėndje) . Ėshtė njė Vetėdije njerėzore ekskluzive. Pavarėsisht se disa nga gjitarėt mė superiore zotėrojnė qė mund tė quajmė si njė logjikė, ndryshimi me njeriun ėshtė shumė i madh.

Vetėdija mendore ka aftėsinė tė konceptojė gjėrat mendore sepse ka aftėsinė e tė krijuarit tė figurave, tu japė forma gjėrave. Kur lidhet me fjalėn Kama, dėshirėn, ky mbartės Vetėdije ėshtė i aftė tė shprehė ‘’ format e dėshirave’’ tė Vetėdijes, ti organizojė ato dhe ti formojė nė mėnyrė qė tė mund tė plotėsohen. Kėshtu Mėndja, e zėnė nė kurth nė rrjetėn e dėshirave, bėhet egoiste, ekskluzive.

Tė gjitha mendimet qė kanė qėllime egoiste, qė merren me botėn e formave, i pėrkasin kėsaj Mėndjeje Egoiste ose tė Pėrcaktuar, Kama Manas.

Ky trup Mendor i njeriut ka njė formė vezake, por ėshtė pak mė i madh se Aura Astrale. Ėshtė edhe kjo e ngjyrosur me ngjyra tė ndryshme, sipas fuqisė dhe llojit tė mendimeve, tė cilat marrin forma tė caktuara, zakonisht tė njė tipi gjeometrik, si shumėshfaqja, qė lundrojnė brėnda Aurės, pėr rreth njeriut, dhe quhen skeptomorfoza.

Kur njeriu zotėron njė zhvillim tė ulėt mendor, nuk ekzistojnė nė Aurėn e tij ngjyra dhe forma tė pėrcaktuara , por mbizotėron njė pėrzierje e turbullt nga nuanca tė ndryshme. Ndėrsa zhvillohet, ngjyrat fillojnė tė qartėsoshen, fitojnė shkėlqim dhe zėnė vėndin e tyre nė Vezėn Mendore, ndėrsa figurat gjeometrike bėhen mė tė pastra.

Tė katėr kėto trupė qė pamė deri tani, pėrbėjnė Vetėdijet inferiore tė njeriut ose mė mirė Unit, janė veshjet e jashtme tė Vetvetes Superiore, tė cilat na lejojnė tė jetojmė, tė funksionojmė dhe tė vijmė nė kontakt me botėn materiale, bioenergjike, psikologjike dhe mendore.

Traditat e brėndshme i lidhin kėto katėr trupa me katėr elementėt simbolike tė Alkemisė: Tokė, Uji, Erė dhe Zjarr. Tė gjitha sė bashku pėrbėjnė PERSONALITETIN njerėzor, domethėnė totalin e maskave ose mbartėsve me tė cilat Njeriu i Brėndshėm shfaqet nė jetė, nė ekzistencėn e Botės sė formave.

Simbolikisht shprehet me njė Katror pasi ėshtė i njė natyre katėrshe. Kėto katėr trupa janė tė vdekshėm, domethėnė treten dhe shkatėrrohen nė fund tė jetės.

3. Mėndja e Pastėr ose Altruiste (Manas)

Ėshtė mėndja jo vetjake, ose mendimi abstrakt, i cili i lejon njeriut konceptimin e Ideve dhe tė vėrtetave mė tė mėdha Filozofike. E vėrteta ėshtė se mėndja ėshtė njė, por funksionon, sikur tė ishin dy mbartės tė ndryshėm Vetėdije.

Ėshtė ajo qė i lejon njeriut tė shikojė lart, ‘’drejt yjeve’’ dhe qe e bėn tė jetė me tė vėrtetė Njeri ( Greqisht Njeriu =Ano throsko = lartėsohem, drejt nga lart).

Manas ėshtė trupi qė na jep ndjenjėn e Individualitetit. Ėshtė zėri ynė i brėndshėm, qė na inspiron dhe na qorton. Tek ky trup ndodhen tė gjitha ėndrrat tona heroike, virtytet, altruizmi, jovetėsia dhe fisnikėria. Aty ndodhen dhe mendimet matematike dhe mendime tė tjera superiore. Bėhet fjalė pėr esencėn qė mbush Gralin, ose kupėn qė kėrkonin kavalierėt e mbretit Artur.

Nė Egjiptin e lashtė, kundėrshtimi i kėtyre dy shprehejeve tė mėndjes dukej qė nė emrin qė kishin. Mėndjen egoiste, me kateder zemrėn, bashkė me pasionet dhe ndjenjat, e quanin AB dhe pėrbėnte atė qė quhet psikika e njeriut. Aty mblidheshin veprimet e mira dhe ato tė kėqija, qė nė mėnyrė tė lirė kryente njeriu. Ato peshoheshin nė ceremoninė e pasvdekjes sė ‘’ Peshimit tė Zemrės’’ sė tė vdekurit. Mėndjen altruiste shpirtėrore e quanin BA, pėrsmbrapshtja e AB, dhe e simbolizonin me njė dallėndyshe qė dilte nga goja e tė vdekurit.

Nėpėrmjet zhvillimit tė kėtij trupi, njeriu bėhet zot i kohės dhe vėndit, bėhet orakull, dhe rrjedha e kohės ndalon pėr tė, pasi depėrton nė Pėrjetėsinė Dinamike, nė Qėnien e Parmenidit, tė Pakohshmin dhe tė Pandryshueshmin.

2. Mbartėsi Parandjenjėsor (Intuitor) – Budi

Ėshtė mbartėsi i Intuitės, parandjenjės, qė nuk i nevojitet proēedura mendore pėr tė arritur tė Vėrtetėn, por e koncepton atė direkt. Ėshtė e njohur se ekzistojnė njerėz qė kuptojnė shkrimet e shenjta nė gjuhė qė nuk kanė mėsuar, njerėz qė parandjejnė njė shkatėrrim nė njė vėnd tė caktuar tė tokės etj. Kėtė aftėsi, qė ‘’ fle ‘’ nė thellėsi tė ēdo njeriu, mund ta quajmė intuitė dhe mbartėsi i saj ėshtė ‘’ Trupi Intuitor ose Depėrtues’’ ose sikur e quajnė nė Lindje, ‘’Trupi Budik’’. Budi nė gjuhėn sanskrite do tė thotė Dritė, drita e dallimit, e Diturisė. Ka prejardhjen nga rrėnja indoeuropiane VYD, qė do tė thotė Dituri dhe ka tė bėjė me Bedet, librat e shenjtė tė Indisė sė lashtė.

Kur ky mbartės zhvillohet, atėherė thuhet se njeriu ėshtė i Ndriēuar, njė njeri ‘’I Zgjedhur’’. Nė nivelin kozmik ėshtė Herosi me krahė qė pėrqafon gjithēka dhe i mban tė bashkuara. Pėr atė nuk ekziston mė dualizmi, ashtu si pėr Manas, sepse subjekti dhe objekti janė njėsuar, pėrputhur tani me, Kėrkuesi dhe e Vėrteta tani janė bashkuar.

Pėr mbartėsin Budi nuk ekziston mė koha dhe vėndi. Janė tė pėrbashkėta. Gjithēka ėshtė Njė. Nė Egjiptin e lashtė simbolizohej me Ibis dhe e quanin Aku. Ky zog lidhej me pjesėn mė tė pastėr dhe mė tė brishtė tė shpirtit njerėzor, me dritėn shpirtėrore.

1. Shpirti ose Vullneti I Pastėr (Atma)

Dhe trupi i fundit nė kėtė shkallė ngjitėse, pėrtej Budit, ėshtė Uni i vėrtetė, Vėzhguesi i Heshtur, xixa e skajshme, Njėsia, Shpirti, Principi Shpirtėror dhe superior i Njeriut, Zotėruesi i mbartėsve. Pėr kėtė arsye, nuk mund tė quajmė Atman si njė mbartės tė njeriut.

Ėshtė Njėsia Shpirtėrore, ‘’qėnia’’ e vėrtetė e krijesės qė quajmė njeri. Nė filozofinė Perėndimore ėshtė Individi, ai qė nuk mund tė ndahet e tė copetohet, i pandryshueshėm, i pakohshėm, elementi hyjnor brėnda njeriut. Dy fjalėt, grekja dhe ajo sanskrite, kanė tė njėjtėn rrėnjė dhe tė njėjtėn rėndėsi. ‘’Vullnet pėr tė qėnė’’ ėshtė ndoshta shprehja mė e pėrshtatshme pėr tė intuituar se ē’ėshtė Atma.

Pėrbėn qėndrėn nga ku buron Qėnia dhe Ekzistenca e njeriut, me gjashtė mbartėsit e shprehjes sė tij. Nė kėtė qėndėr ose pikė, tė pa dimensione ose kohė, bashkohet qėnia e Njeriut me Qėnien e Universit.

Atma ėshtė Zoti brėnda Njeriut, fitimi i pafundėsisė. Kėtė vullnet pėr tė qėnė, Egjiptianėt e lashtė e quanin Sahu ose Atmu ( veshja ndriēuese e Bekimit).

Mėsimdhėniet Shekullore thonė, se Treshja Superiore Atma – Budi – Manas , ėshtė UNI HYJNOR i njeriut. Nuk gjėndet brėnda kohės, tė paktėn ashtu siē e konceptojmė ne zakonisht, por ekziston dhe mbetet para dhe pas saj ose ēdo lloj mishėrimi tjetėr. Ėshtė Individi.

Simbolikisht, figura mė e pėrshtatshme pėr tu figuruar ėshtė Trekėndėshi, njė por me tre anė tė ndryshme.

Personaliteti ėshtė i vdekshėm, i ndryshueshėm, lind dhe vdes. Vetėm Treshja pėrbėn atė qė nuk vdes kurrė, elementin e pėrjetshėm dhe tė pandryshueshėm, qė gjėndet pėrtej jetės dhe vdekjes. Ėshtė Qėnia, ajo qė gjithmonė ekzistonte, ekziston dhe do tė ekzistojė.

Midis personalitetit ose Katrorit dhe Treshes Shpirtėrore ekziston sipas mėsimdhėnjeve tė lashta, njė ure, njė lidhje e hollė, e cila simbolizohet me njė fije tė artė dhe quhet nė gjuhėn sanskrite ‘’Andakarana’’. Pėrbėn njė urė tė hollė, tė padukshme qė tė mund tė kalojė Vetėdija e njeriut nga nivelet inferiore tė Personalitetit, tek ato superiore tė Unit Shpirtėror.

Qė tė kalojmė nga tretshmėria, nė Patretshmėri, nga katrori nė trekėndėsh, do tė thotė tė bėjmė jetė sakrifice, tė cilėn mund ta quajmė dhe si fitimin e qėnies sonė tė brėndshme . Udha e Andakaranės, e urės sė padukshme, ėshtė e ndėrtuar me gurėt e Virtyteve dhe arritjeve shpirtėrore.. Ndėrsa njeriu zhvillohet shpirtėrisht, ndėrton kėtė Udhė me rezultatet e veprimeve tė tija.

Kur njeriu fiton Vetėdishmėrinė e pavdekshmėrisė sė tij, kur veprimet e tij bėhen altrusitike, dhe Shėrben tė Vėrtetėn, Drejtėsinė, tė Mirėn dhe tė Bukurėn, domethėnė i Shėrben Zotit, atėherė ky njeri bėhet FILOZOF.

clee

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Perberja e 7 e Njeriut

Mesazh  Lapsi prej 23.06.12 19:11

Explorer univers eshte me te vertete nje faqe qe te ndricon.
avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi