Nė kėrkim tė origjinės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nė kėrkim tė origjinės

Mesazh  Odin prej 21.06.12 21:44

Nė kėrkim tė origjinės



Si ka nisur jeta? Ėshtė pa dyshim njė prej pyetjeve mė tė rėndėsishme tė biologjisė.

Por edhe njė prej mė tė vėshtirave pėr t’iu pėrgjigjur; pėrveēse ėshtė dhe mė e diskutueshmja. Shkencėtarėt diskutojnė ēdo hap qė ka ēuar tek organizmat e parė tė gjallė dhe dhe ai prej tyre qė do tė zbulojė molekulat dhe mekanizmat qė bėjnė tė funksionojė jetėn do tė ketė pothuajse tė garantuar Ēmimin Nobel.

Problemi nė studimin e origjinės sė jetės ėshtė i ndėrlikuar prej njė tjetėr pyetjeje tė vėshtirė: ēfarė ėshtė jeta? Definicionet janė mė shumė se dhjetėra. Programi i ezobiologjisė i NASA ka pėrshtatur, pėr shembull, definicionin e jetės si “sistem kimik qė vetėushqehet dhe i nėnshtrohet evolucionit darvinian”. Pra, njė mėnyrė pėr tė identifikuar karakteristikat e pėrbashkėta tė jetės dhe pėr tė kujtuar qė gjallesat nuk janė aspak “gjėra”, por njė proces i udhėhequr prej reaksioneve kimikė: metabolizmi.

E megjithatė, edhe pse nuk kemi tė gjithė pėrgjigjet pėr origjinėn e jetės, studimet e kohėve tė fundit ofrojnė tregues tė rinj entuziasmues. Vitin e kaluar shkencėtarėt kanė zbuluar fosilet absolutisht mė antikė nė njė shkėmb sedimentar 3.4 miliardė vite tė lashtė, nė Streley Pool nė bregun perėndimor tė Australisė. Shkėmbi pėrmban struktura mikroskopike tė ngjashme me qelizat, tė rrethuara nga “gjurmė dixhitale” kimike, tregues ky i njė aktiviteti biologjik. Bėhet fjalė pėr izotope tė karbonit tė pranishėm nė pėrmasa qė tregojnė konvertimin nga CO2 – anhidriti karbonik – inorganik, nė molekulat organike qė prodhohen prej qelizave tė gjalla.

“Kemi zbuluar njėsi tė konservuara nė mėnyrė fantastike dhe tė pėrfshira nė dritare tė vogla mes kokėrzave tė rėrės, qė duket se e kanė shmangur shtypjen. Janė struktura tė ngjashme me qelizat, morfologjia e tyre ėshtė e llojit biologjik dhe kimia e tyre e pajtueshme me rrugėt metabolike biologjike”, shpjegon Martin Brasier, paleobiolog nė Universitetin e Oksfordit.

Kimia e shkėmbit tregon qė, veē tė tjerash, kėta mikrobe primitivė gjeneronin energji pėrmes reaksioneve kimikė qė pėrdornin squfurin, tė ngjashėm nė kėtė me sulfobakteret aktualė. E qartė qė kėta mikrobe tė lashtė ishin njė formė boll e sofistikuar e jetės dhe vėshtirė se pėrfaqėsojnė organizmat e parė tė gjallė.

Atėherė, kur e ka patur fillimin jeta? Vėshtirė qė organizmat e parė tė jenė shfaqur mė herėt se 4 miliardė vite mė parė, pra 500 milionė vite pas formimit tė Tokės. Nė atė kohė, planeti ynė ishte njė botė uji dhe toka e thatė kishte marrė formėn e harqeve tė izoluar, mė shumė se sa tė kontinenteve tė vėrtetė. Shkėlqimi i Diellit ishte vetėm 70 pėr qind i atij aktual dhe veprimtaria vullkanike rriste temperaturat deri nė kushte tė buta, mes 25 dhe 60 gradė Celcius.

Toka primitive

Nė krahasim me sot, Hėna ishte mė afėr, shkaktonte batica mė tė forta dhe Toka rrotullohej mė shpejt rreth vetes. Ditėt ishin mė tė shkurtėra dhe kohėzgjatja e tyre ishte mes tetė dhe dhjetė orėve. Sipėrfaqja goditej vazhdimisht nga mbetje shkėmbore tė Sistemit Diellor primitiv gjatė Bombardimit tė Madh tė Vonė kur nuk ishin tė pazakontė meteorė dhjetė herė mė tė mėdhenj se sa ata qė shkaktuan shfarosjen e dinosaurėve.

Pasi pėrfundoi 3.8 miliardė vite mė parė, ky eon Adean (eoni ėshtė kategoria e shkallės mė tė lartė mes nėndarjeve tė shkallės sė kohėve gjeologjike) – emri i tė cilit frymėzohet nga bota e grekėve tė lashtė – nga ideja e njė ferri mbi Tokė. E megjithatė, pėr mikrobet ishte njė lloj parajse.

Nė fakt, meteorėt do tė ishin vektorėt e rėndėsishėm metalikė me jetė nė sipėrfaqen e tyre; nga ana e tyre, energjia vullkanike dhe drita diellore ofronin energjnė e nevojshme. Toka primitive, edhe pse nė pamje tė parė duket se ka qenė armiqėsore ndaj qenieve si ne, ishte nė fakt njė vend shumė i gjallėrishėm ku mund tė zhvillohej jeta.

Mbėshtjellė nga gazrat, atmosfera ishte pa oksigjen, njė produkt i rrallė qė prodhohet nga bimėt dhe algat, qė atėherė nuk ekzistonin. Atmosfera primitive pėrmbante nė fakt metan, anhidrit karboni, anhidrid sulfuri, acid sulfhidrik dhe avuj uji nė sasi. “Kėto substanca na duken toksike, e megjithatė janė nė pjesėn mė tė madhe lėndė tė para ideale pėr jetėn e mikrobeve. Pėr to, ajo botė ishte njė parajsė”, thotė Braiser.

Ndoshta nuk do tė zbulojmė asnjėherė gjurmėt e jetės primitive tė konservuar nė dokumentimin fosil dhe qė ngjitet nė kohė pėrtej mikrofosileve australianė. Siē shpjegon Braiser, “pėrpara 3 miliardė e gjysmė viteve provat janė ekskluzivisht minerale apo kimike, ndoshta sepse kėta shkėmbinj tė vjetėr janė shumė tė pėrkeqėsuar pėr tė konservuar mbetjet e qelizave. Ēdo formė jete ėshtė qelizore. Pėr kėtė arsye qelizat fosile janė njė bankė prove thelbėsore pėr fillimet e jetės”.

Pėr tė rindėrtuar ngjarjet e ndodhura pėrpara daljes sė qelizave tė para, disa shkencėtarė ndjekin madje njė rrugė tė ndryshme: simulojnė evolucionin e mundshėm tė jetės duke krijuar pėrbėrėsit e saj nė laborator. Ėshtė strategji e frymėzuar nga njė ide e viteve njėzetė, sipas tė cilės organizmat e parė u shfaqėn nga njė “pėrzierje fillestare” molekulash organike.

Njė test i rėndėsishėm pėr teorinė e pėrzierjes fillestare u zhvillua nė 1952 nga kimistėt Stanley Miller dhe Harold Urey. Ata kaluan nėpėr njė shkarkesė elektrike (rrufe e simuluar) njė pajisje prej qelqi qė pėrmbante njė pėrzierje gazesh qė mendohej tė kenė qenė tė pranishėm nė atmosferėn primitive tė Tokės, pra metan, amoniak, hidrogjen dhe avuj uji. Uji qė u kondensua nė kėtė “oqean” artificial pėrmbante aminoacide, tullat e proteinave, molekula tė domosdoshme pėr jetėn.

Shkencėtarėt qė studiojnė substancat kimike qė u paraprinė qelizave tė para kėmbėngulin se jeta nuk u shfaq nė njė ngjarje tė vetme. “Origjina e jetės nuk ėshtė njė Big Bang”, konfirmon Philipp Holliger i laboratorit tė biologjisė molekulare nė MRC (Medical Research Council) nė Cambridge. “Nuk ėshtė njė shkėndijė hyjnore qė i bėn gjėrat tė gjalla, se sa njė tranzicion. Ndoshta ishte njė zonė ngjyrė gri ku materia merr nė mėnyrė progresive formėn e jetės”, shton ai.

Atėherė, nėse pėr tė gatuar pararendėsit e jetės nė njė pėrzierje fillestare kėrkon njė zjarr tė ngadaltė, cilėt ishin pėrbėrėsit? Tė gjithė qeniet e gjalla pėrbėhen nga ADN, ARN, proteina dhe lipide: katėr molekula shumė tė rėndėsishme pėr qelizat. Lipidet, pėr shembull, pėrbėjnė membranėn, pengesėn qė ndan njė qelizė nga ambienti i jashtėm dhe i lejon tė rregullojė reaksionet e brendshėm metabolikė. Por nėse sot receta e jetės kėrkon pashmangshmėrisht kėta katėr ingredientė, ndoshta gjėrat nuk kanė shkuar gjithmonė kėshtu.

Bota nė ARN

Ja paradoksi: nė qelizat aktuale proteinat janė mbėshtetja strukturore dhe kryejnė funksionin e enzimave (katalizatorėt qė mundėsojnė reaksionet kimikė), ndėrkohė qė gjenet e ADN kodifikojnė informacionin pėr tė prodhuar proteina. Ėshtė dilema klasike e vezės dhe pulės: kush ka lindur mė parė, ADN apo proteinat?

Asnjė nga tė dyja, duket se ėshtė pėrgjigja. U ka paraprirė vėllai i madh i ADN, qė ėshtė ARN. Ndonėse tė dyja janė tė formuara nga nukleotide (katėr “gėrmat: qė formojnė sekuencat e ADN dhe ARN), dy molekulat kanė personalitete tė ndryshėm. Ndėrkohė qė ARN ėshtė njė molekulė reaktive e pėrbėrė nga njė zinxhir i vetėm nukleotidesh, struktura karakteristike me helikė tė dyfishtė e ADN e bėn tė qėndrueshme nga pikėpamja kimike dhe si rrjedhim njė molekulė mė tė besueshme pėr tė arkivuar informacionin gjenetik. Ashtu si proteinat, zinxhiri i ARN mund tė rivishet mė tej nė struktura tridimensionale qė vėnė nė kontakt molekulat, duke favorizuar katalizėn e reaksioneve.

Prandaj ARN mund tė kryejė teorikisht funksionet e ADN dhe proteinave: duke u sjellė si njė vektor informacioni, por edhe si katalizator. Nėse reaksionet do tė pėrfshinin aftėsinė pėr tė bashkuar nė zinxhir nukleotidet pėr tė krijuar njė kopje tė zinxhirit, molekula do tė zotėronte edhe cilėsitė qė pėrcaktojnė jetėn, domethėnė aftėsinė pėr t’u rikrijuar dhe tė trashėguar informacionin. Me fjalė tė tjera, riprodhimin.

Shumė biologė besojnė se ARN ka qenė “replikuesi i parė” dhe qė Toka nė fillimet e saj ka qenė njė “botė nė ARN”, dominuar nga kėta pararendės tė jetės. Prova mė e mirė qė mbėshtet kėtė hipotezė buron nga ribozomet, fabrikat e proteinave tė qelizės. Pothuajse tė gjithė reaksionet qelizorė janė tė katalizuar nga proteinat, nė veshjen e tyre si enzima. Megjithatė, enzima mė e rėndėsishme e robozomit ėshtė njė “ribozim”, domethėnė njė enzimė e ndėrtuar nga ARN. Dhe duke qenė se pėrdoret nga tė gjithė format e jetės, ribozomi ėshtė ndoshta njė trashėgimi e botės sė ARN.

Megjithatė, molekula vetėprodhuese e botės nė ARN ka humbur nė natėn e kohėve. “Mė e mira qė mund tė bėjmė ėshtė qė tė ndėrtojmė nė laborator njė molekulė sozi, pėr tė studiuar cilėsitė e saj dhe pėr tė kuptuar ēfarė ka ndodhur katėr miliardė vite mė parė”, konfirmon Holliger. “Vetėriprodhimi, i pėrmbledhur tek aftėsia trashėguese, do tė pėrfaqėsonte tranzicionin nga bota e kimisė, tek ajo e biologjisė”. Deri tani Holliger ka krijuar njė enzimė tė pėrbėrė nga 200 gėrma tė ARN nė gjendje tė lexojnė dhe shkruajnė fragmente tė shkurtėra tė ARN, duke pėrfshirė edhe sekuencėn e vet tė nukleotideve. Objektivi ėshtė qė tė kopjohet nė kėtė enzimė nė ARN tė gjithė sekuencėn e saj.

Gabimet nė kopjim, tė ashtuquajturit mutacione, mund tė pėrmirėsojnė ARN, pra mund ta bėnin mė tė shpejtė dhe tė saktė nė riprodhim. Dhe me njė burim tė kufizuar burimesh mjedisore, nė formėn e “tullave” tė nukleotideve, ėshtė e mundur tė vėrehet njė evolucion pėr pėrzgjedhjen natyrore. Do tė bėhej fjalė pėr njė “pėrzgjedhje kimike” tė udhėhequr nga mbijetesa e katalizatorėve mė eficientė.

Qeliza e parė

Hapi tjetėr nė rindėrtimin e jetės ėshtė krijimi i njė qelize. Membranat qelizore janė tė pėrbėra nga lipide, apo mė saktė yndyrna: molekula me njė kokė hidrofile (tė afėrta me ujin) dhe njė bisht lipofil (afėr me lipidet). Kėto molekula formojnė njė shtresė tė dyfishtė lipidike, ku pjesėt lipofile tė molekulave vendosen pėrballė njėra-tjetrės dhe formojnė njė mbushje vajore tė njė “sanduiēi” hidrofil.

Ashtu si ndodh me pikat e vajit nė ujė, grupet kimikė pranė ujit bashkohen dhe vetėmblidhen nė mėnyrė spontane duke krijuar njė “fshikėz”, njė sferė tė zhytur nė ujė dhe qė pėrmban ujė brenda vetvetes. Nėse mė pas, nė brendėsi tė fluskės lipidike ka ARN, atėherė kemi krijuar qelizėn primitive, njė “protocelulė”.

Studimi i sjelljes sė ARN tė futur nė kėto protocelula na ka mundėsuar tė kuptojmė disa gjėra shumė interesante mbi pararendėsit e jetės. Duke bashkėpunuar me njė pioner tė protocelulave si Jack Szostak, biofizikania Irene Chen e Universitetit tė Harvardit, ka zbuluar qė protocelulat e ARN rifryhen kur ARN riprodhohet.

Membranat janė kėshtu tė pėrshkueshme nga molekula shumė tė vogla, si nukleotidet. Por pasi kėto molekula hyjnė, ato renditen e vihen nė rresht pėr tė krijuar zinxhirė tė gjatė ARN-je, shumė tė mėdha pėr tė dalė sėrish. Dhe duke qenė se molekulat e ARN kanė njė ngarkesė elektrike negative, tėrheqja elektrostatike thith nė qelizė ione tė vegjėl tė ngarkuar pozitivisht. Nė atė pikė, uji ndjek ionet pėr osmozėn dhe qeliza rifryhet.

“Kemi zbuluar qė ARN pėrkthente rritjen e vet drejtpėrdrejtė nė rritjen e tė gjithė qelizės. Nuk ėshtė e nevojshme tė shtohen enzima apo molekula tė tjera nė sistem: ėshtė pasojė e thjeshtė e cilėsive fizike dhe kimike”, shpjegon Chen. Qelizat qė shfrytėzojnė burimet pėr t’u rritur mė shpejt do tė dilnin mė mirė se “simotrat” e tyre. Ėshtė njė formė e parė e pėrzgjedhjes natyrore.

Megjithatė, disa shkencėtarė kanė dyshime se riprodhimi i jetės nė laborator do tė na tregojė historinė e plotė tė origjinės sė jetės. “Edhe nėse sot do tė realizonim njė eksperiment ku, duke nisur nga substancat kimike, do tė kishim nė sintezė njė jetė tė re, ky nuk ėshtė demonstrim qė jeta ka lindur pikėrisht kėshtu. Do tė kishim mė shumė njė rrėfim qė do e bėnte mė bindėse”, thotė Bill Martin, biolog evolucionist nė Universitetin e Dyseldorfit nė Gjermani.

Martin shton se teoria e jetės sė ardhur nga njė pėrzierje fillestare tė mbushur me molekula organike e ka kaluar kohėn e vet. “Pėrzierja organike ėshtė njė teori qė vėrtitet prej 80 vitesh, qė pėrpara se tė krijohej ideja se si qelizat marrin energji”, saktėson ai.

Opinionet e studiuesve bien ndesh sa i pėrket ingredientėve tė pėrzierjes. “Thuhet qė ēdo lloj substance do tė ishte e mirė pėr tė mbushur pėrzierjen. Mungojnė provat qė njė pėrzierje e tillė ka ekzistuar ndonjėherė”, pohon Nick Lane, biokimist nė University College nė Londėr.

Shkėmbim energjie

Ndėrkohė qė shumė pėrkrahės tė “botės nė ARN” mendojnė qė ARN-ja ka lindur e para dhe ka zhvilluar aftėsinė pėr tė konsumuar molekula organike qė ishin tashmė tė pranishme nė pėrzierje, kolegė tė tjerė besojnė nė fakt qė qelizave u ėshtė dashur fillimisht tė mėsojnė tė prodhojnė molekula organike si dhe tė gjenerojnė energji pėrmes metabolizmit. Pėr mbrojtėsit e teorisė sė origjinės sė jetės “metabolike”, si Lane dhe Martin, organizmat mund tė zhvilloheshin vetėm nėse mjedisi pėrmbante njė sistem pėr tė gjeneruar energjinė e domosdoshme pėr tė drejtuar reaksionet kimikė tė metabolizmit.

Nė tė gjithė qelizat aktuale qė pėrmbajnė njė bėrthamė dhe pėrdorin oksigjenin, energjia prodhohet prej mitokondrive. Kėto struktura – centrale tė vėrtetė energjetikė tė qelizės – prodhojnė energji nėpėrmjet lėvizjes sė atomeve tė ngarkuar elektrikisht (ioneve) pėrmes membranės, tė cilėt krijojnė njė gradient elektrokimik mes pjesės sė brendshme dhe tė jashtme tė membranės.

Imagjinoni njė digė hidroelektrike: presioni i krijuar nga presioni i mė shumė uji nga njėra anė krijon energji, duke qenė se uji rrjedh pėrmes njė turbine. Dicka e ngjashme ndodh tek mitokondritet. Vetėm se kėtu, nė vend tė ujit janė protonet (ionet e hidrogjenit), tė cilėt rrjedhin pėrgjatė njė gradienti me pėrqėndrim nė brendėsi tė njė mitokondriti. Protonet pėrshkojnė njė “turbinė” molekulare, ATP, dhe gjenerojnė kėshtu energji.

Ndėrkohė ATP pėrdor energjinė e ēliruar nga fluksi i protoneve pėr tė prodhuar molekula tė ATP, monedha e kėmbimit tė energjisė sė qelizės, e shpenzuar nė reaksionet kimikė tė domosdoshėm pėr jetėn. Njė person i rritur prodhon ēdo ditė ekuivalentin e peshės sė tij nė ATP, duke ricikluar ēdo molekulė mė shumė se njė mijė herė.

Dhe sipas shkencėtarėve qė mbėshtesin teorinė “metabolike”, janė gradientėt e protoneve qė kanė gjeneruar energjinė e nevojshme pėr tė ushqyer format e para tė jetės. Megjithatė, ngrihet pyetja se ēfarė i ka prodhuar kėta gradientė pėrpara oksigjenit, membranės dhe ATP. Pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes se si ka nisur jeta duke nisur nga energjia, ėshtė e nevojshme edhe tė dijmė se ku ekzistojnė tashmė gradientėt.

Djepi i jetės

Jeta ka nisur nė stere apo nė oqeane? Nė vitin 1871 Darvin uronte qė ndoshta kish nisur nė njė “pellg tė vogėl tė ngrohtė” dhe debati ėshtė ende i hapur. Nė shkurtin qė kaloi, fizikani Armen Mulkidjanian ka hedhur hipotezėn qė, nė bazė tė pėrbėrjes ionike tė qelizave aktuale, jeta do tė evoluonte pranė pellgjeve gjeotermikė nė Kamchatka (pranė Siberisė), pellgje tė ngjashėm me atė tė Parkut Kombėtar tė Gurit tė Verdhė nė SHBA. Teza ėshtė shumė e diskutueshme.

Nė fakt, kritikėt nėnvizojnė se nė Tokėn primitive stereja ishte ende e rrallė (duke reduktuar kėshtu hapėsirėn potenciale pėr formimin e jetės) dhe qė shiu do tė kishte shpėlarė apo pėrmbytur pėrmbajtjen e pellgjeve. Teori tė tjera parashikojnė sasi tė mėdha guri dhe shtufe dhe “vullkane balte” nė thellėsitė, qė sot janė nė qiell tė hapur nė Groenlandė.

Njė tjetėr mundėsi ėshtė oqeani, duke qenė se thellėsitė do tė kishin mbrojtur jetėn primitive nga efektet e dėmshėm tė rrezeve ultraviollcė (UV). Deri pak kohė mė parė, teoria rivale mė e besueshme ishin burimet hidrotermikė tė formuar nė shtratin e oqeanėve, qė nxirrnin ujė tė nxehtė. Por kėta burime kanė njė jetė relativisht tė shkurtėr, janė shumė tė nxehtė pėr jetėn (400 gradė celcius) dhe shumė acidė.

Kandidati kryesor si djep i jetės janė burimet hidrotermikė alkalinė, si ata tė Lost City, njė rajon me kulla guri pėrgjatė njė pjese vullkanike nė oqeanin Atlantik. Mineralet e burimeve alkalinė sedimentohen duke krijuar depozita dhe mund tė rriten dhe tė formojnė struktura tė mėdha tė bardha tė ngjashme me oxhaqet. Kėta burime hidrotermikė i bėn tė veēantė uji i nxehtė qė del nė temperatura mė tė ulėta se 100 gradė celcius – i ftohtė sa duhet pėr jetėn – dhe fakti qė durojnė 100 mijė vite, njė kohė e mjaftueshme pėr t’i lejuar jetės tė nisė. Por aspekti mė i rėndėsishėm ėshtė qė brendia alkaline e depozitave hidrotermike konservon njė gradient protonik natyror qė jeta primitive do t’a shfrytėzonte pėr tė gjeneruar energji. “Njė depozitė hidrotermale mund tė konsiderohet njė mjet pėr tė kapur energji dhe materiale, si njė fabrikė qė monton pjesėt nė vend, nė vend qė tė zhyten nė njė pėrzierje shumė tė holluar”, shpjegon Michael Russell, njė prej mbėshtetėsve tė teorisė sė origjinės sė jetės nė burimet alkaline dhe gjeokimike e qė punon nė Jet Propulsion Lab nė NASA.

Gradienti i protoneve udhėhiqet nga ndryshimi i aciditetit mes ujit tė detit dhe brendėsisė sė burimeve. Brendia e tyre ėshtė alkaline, ndryshe nga uji i kripur i oqeaneve primitivė qė ndoshta ishte pak acid. Njė proces gjeologjik nė koren e Tokės transferon njė fluks konstant hidrogjeni, nėn formėn e ioneve protonikė, drejt burimit. Kėshtu ruhet gradienti dhe protonet rrjedhin drejt rajonit me pėrqėndrim mė tė ulėt, uji i detit acid.

Hidrogjeni dhe mineralet shtyhen pėrmes njė rrjeti poresh nė depozitėn hidrotermike nga rryma, njė fenomen qė pėrqėndron molekulat nė njė vend tė njėjtė. Nė kėto mikrodhomėza jeta mund tė ketė lindur.

Fillohet duke krijuar ngjarje tė caktuara kimike. Ėshtė fakt qė nė fillim duhen dhomėza qė pėrmbajnė frutin e punės kimike”, shpjegon Russell.

Burim energjie

Muret e depozitės nuk kanė ATP, qė kap energjinė e cliruar nga fluksi i protoneve. Ndėrsa nė oqeanet primitivė, muret duhet tė kenė qenė formuar nga sulfur hekuri, duke krijuar njė sipėrfaqe katalitike pėr shkėmbimin e elektroneve mes molekulave. Kjo ka lejuar hidrogjenin e burimeve termikė qė tė reagojnė me CO2, tė tretur nė ujė, duke prodhuar molekula organike: me fjalė tė tjera, fillimet e metabolizmit. “Jam dakord me botėn nė ARN, por ėshtė diēka qė vjen mė vonė”, saktėson Russell.

Sipas skenarit “metabolik”, fluska lipidesh do tė formoheshin mė pas brenda poreve tė njė depozite hidrotermike duke mbyllur molekula ARN-je. Poret janė pothuajse dhjetė herė mė tė mėdha se sa njė mikrob tipik, njė hapėsirė e mjaftueshme pėr tė formuar qelizat e para. Edhe mė vonė, ADN do tė zhvillohej nga ARN dhe proteinat e demonstruara enzima mė tė mira se sa ARN. Proteinat do tė zhvilloheshin mė vonė pėr tė pompuar nė mėnyrė aktive ionet pėrmes membranės duke lejuar qelizat qė tė konservonin gradientin e tyre pėr tė gjeneruar energji dhe braktisur kufijtė e poreve. “Nė kėndvėshtrimin tim qeliza e gjallė ėshtė autonome dhe njė entitet qė riprodhohet dhe merr energji nga mjedisi duke pėrdorur reaksione kimikė tė specifikuar nga gjenet e vet”, thotė Bill Martin. Po ēfarė pamje kishin qelizat e para? Nuk kemi provat nga “bota nė ARN”, sepse jeta primitive bazuar nė ARN do tė ishte eleminuar nga historia. Por nėse ka ndodhur mė parė metabolizmi, atėherė shkencėtarėt mund tė nxjerrin ide nga ēdo lloj procesi antik metabolik qė pėrdoret ende pėr sintetizimin e molekulave organike. Martin kėmbėngul qė, nėse proceset kimikė themelorė ishin nė veprim 4 miliardė vite mė parė, nuk ka arsye pėrse mund tė kenė ndryshuar. “Jeta primitive ishte shumė e ngjashme me mikrobet qė mund tė vėrejmė edhe sot”. Tipi mė primitiv i metabolizmit, shpjegon Martin, ėshtė ai i pėrdorur nga mikrobet e thjeshtė: metanogjenėt, qė prodhojnė metan; dhe acetogjenėt, qė prodhojnė acid acetik. Kėshtu, organizmat mė tė lashtė mund t’u kenė ngjarė kėtyre tė fundit.

Shkencėtarėt bien dakord se jeta ka njė origjinė tė vetme sepse kodi gjenetik ėshtė i pėrbashkėt pėr tė gjithė organizmat. Por sekuenca e hapave evolues drejt qelizės sė parė do tė mbetet gjithmonė e diskutueshme. Siē shpejgon Martin, “nė biologjinė evolucioniste ėshtė gjithmonė njė problem i ngritjes sė urave pėr tė bashkuar hendeqet. Hendeku mes nesh dhe shimpanzesė ėshtė minimal. Dhe mund tė gjejmė edhe ecjen sė prapthi: tek peshqit, tek sfungjerėt, tek kafshėt mė tė thjeshta. Por tranzicioni qė tė ēon nga anhidriti karbonik, uji dhe shkėmbinjtė nė Tokėn primitive drejt qenieve tė gjalla ėshtė shumė i ndėrlikuar. Dimė qė ndodh. Por pyetja nuk ėshtė “nėse”. Pyetja ėshtė “si”.
avatar
Odin

614


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė kėrkim tė origjinės

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 15:51

Teori e re pėr origjinėn e jetės nė Tokė

Disa shkencėtarė kanė nxjerrė njė teori tė re pėr origjinėn e jetės nė Tokė, e cila pritet tė shkaktojė shumė debat.

Kjo teori ndryshon rrėnjėsisht nga perceptimi i deritanishėm pėr evolimin e jetės nė planetin tonė, dhe nėse ėshtė e vėrtetė hedh dritė mbi mundėsinė e jetės edhe nė planete tė tjera Shkencėtarėt i kanė botuar tė dhėnat e kėsaj teze tė re nė revistėn britanike, 'Transaksione Filozofike B'.

Pėr mė shumė se 70 vjet shpjegimi mė i pranueshėm pėr origjinėn e jetės nė tokė ka qenė ajo qė njihet si 'teoria e supės organike'; me fjalė tė tjera, baza e jetės nė planetin tonė ėshtė krijuar nga reaksionet kimike nė detet qė lagnin tokėn rreth 4 miliardė vjet mė parė.

Teoria e re
Mirėpo, njėri nga shkencėtarėt qė mbėshtesin tezėn e re pėr origjinėn e jetės, Profesor Bill Martin nga Universiteti i Dyseldorfit, thotė se jeta e ka zanafillėn nė fundin e errėt dhe me temperatura shumė tė ulėta tė oqeanit. Ai thotė se kėtu u krijuan shkėmbijntė e parė tė sulfurit tė hekurit nėn ndikimin e ujėrave termalė, tė pasura me minerale, qė depėrtonin pėrmes tė ēarave nė koren e tokės. Prof. Martin thotė se aspekti themelor ku teoria e re dallohet nga mėnyra e deritanishme e tė menduarit pėr kėtė ēėshtje ėshtė se ata marrin si bazė "qelizat jo-organike qė pėrbajnė sulfur hekuri".

"Kėto qeliza jo-organike krijojnė elementėt e para tė jetės, pėrmes pėrqėndrimeve tė mėdha," thotė ai.
"Modele tė tjera duket se kanė filluar nga njė oqean i mbushur me molekula qė nė njė farė mėnyre nė njė moment dhe vend tė caktuar u pėrqėndruan," thotė prof. Martin duke shpjeguar tezėn e tij. Teza e re pėr origjinėn e jetės nė tokė hedh idenė se qelizat e para u formuan kur mineralet qė depėrtonin pėrmes tė ēarave nė koren e tokės nga fundi i oqeanit, kapeshin si nė kurth nga molekulat e pėrqėndruara tė sulfurit tė hekurit, duke hyrė nė reaksione kimike zinxhir.

Profesor Martin dhe shkencėtarėt e tjerė qė mbėshtesin kėtė teori thonė se ky ėshtė njė proces qė, teorikisht, mund tė ndodhė nė ēdo planet shkėmbor qė ka ujė.
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė kėrkim tė origjinės

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 15:53

Eksperimenti i pare per te rindertuar origjinen e jetes eshte bere ne vitin 1953. Ne kete eksperiment te thjeshte nga Stanley Miller dhe Harold Urey u prodhuan lendet perberese organike brenda nje shisheje laboratori te mbushur me amoniak dhe metan me perdorimin e shkendijave elektrike. Disa nga lendet organike qe u prodhuan ishin cyanide (HCN), formaldehyde (H2CO) dhe 4 amino acide. Amino acided perbejne bazen e ndertimit te proteinave. Ky ka qene eksperimenti i pare qe krijoi disa nga lendet themelore te jetes ne laborator. Eksperimente te tjera, ndertuan lende perberese organike shume me te komplikuara. Eksperimentet ne kimine organike vazhdojne. Nga 20 amino acided qe dihen te egzistojne ne jete nga shkencetaret, 12 prej tyre jane krijuar ne laborator gjate eksperimenteve te ndryshme.

Pra qe nga eksperimenti i pare ne 1953, brenda 50 vjeteve shkenca ka prodhuar me shume se gjysmen e amino acideve te njohura ne laborator. Lidhja e amino acideve per te prodhuar proteinat ne laborator akoma nuk eshte arritur dhe ky eshte hapi i dyte drejt kalimit nga molekulat tek qelizat e jetes. Sigurisht qe edhe origjina e jetes ka nje kuptim racional.
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi