Si te behemi te Pasur

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si te behemi te Pasur

Mesazh  clee prej 18.06.12 21:22

Edhe te ky ritual pėrdoret procedura e njėjtė : kėrkohet dhoma e qetė, trupi dhe rrobat tė jenė tė pastra, qirinjtė tė jenė me ngjyra tė caktuara dhe tė lyer me vaj tė parfumuar.

▪ Pėr kėtė ritual na nevojiten pesė qirinj (tė lyer me vaj tė parfumuar), patjetėr tė jenė me ngjyrė tė gjelbėr. Pse ngjyra e gjelbėr? Sepse e gjelbra prezanton frytshmėrinė dhe pasurinė(ne nje teme tjeter do paraqes dhe domethenien e ngjyrave).

Edhe ky ritual kryhet nė ditėn e caktuar. Duhet tė punohet natėn, kur ėshtė Hėna e re, sepse ajo simbolizon fillimin e ēdo pune tė re. ėshtė e preferueshme, mundėsisht, qė Dielli dhe Hėna tė jenė nė shenjėn e shigjetarit, qė nėn dominimin e planetit tė Jupiterit, sjell pasuri materiale dhe begati.
Qirinjtė vendosen nė njė tavolinė para vetes nė formė tė yllit, nė largėsi 60 cm. prej njėri-tjetrit. Ylli ėshtė simbol i fortė magjik dhe ndryshe quhet edhe pentagram.

Para se tė filloni ritualin, qetėsohuni pėr njė kohė, duke i larguar mendimet dominante tė pėrditshmėrisė dhe koncentrohuni nė atė qė dėshironi ta realizoni pėrmes kėtij rituali magjik. Gjatė koncentrimit, hapeni brendėsinė tuaj qė ajo tė jetė e gatshme pėr ta pranuar fuqinė magjike qė do tė depėrtojė nė tė. Pas kėsaj, ndizni tė pesė qirinjtė dhe nėn ēdo qiri vendosni nga njė monedhė metali, si simbol i begatisė dhe i pasurisė materiale.

Vazhdoni, pastaj, me zė tė ulėt t'i thoni kėto fjalė: "Paratė janė e keqja mė e madhe dhe e paevitueshme, ndėrsa dėshira pėr sasi mė tė mėdha tė hollash ėshtė mėkati edhe mė i madh. Unė (thoni emrin tuaj), vetėm kėrkoj para tė mjaftueshme pėr t'i kryer kėto obligime (citoni cilat) dhe ato nuk do t'i pėrdori, assesi, pėr qėllime tė tjera.

Pasi ta kryeni kėtė lutje, paramendojeni se si mbi qirinj ngritėn lart konturat e yllit pesėcepėshėsh me ngjyrė tė gjelbėr dhe ngjyrė rozė. Duke e ndjerė qartė kėtė reflektim nė "piskėn" tuaj, drejtojuni engjėllit: "O engjėll SACIHEL, me kėto fjalė tė drejtohem ty, qė i vetmi mund t'i kuptosh dhe nė tėrėsi t'i realizosh dėshirat e mia. Kėto tė holla mė nevojiten (numėro shkaqet), e kurrsesi pse jam rob i parasė, i cili dėshiron tė jetojė nė begati mė tė madhe sesa tė afėrmit e mi, i madhėrueshmi SACIHELE, realizo dėshirat e mia dhe mė sill fat nė jetė!" Pasi ta kryeni kėtė procedurė, njė kohė qėndroni tė qetė dhe nė mendje vizualizoni se si nga eteri derdhen sasi tė konsiderueshme tė parave.

Ndiejeni kėtė kėnaqėsi dhe pėrjetojeni atė si diēka tė vėrtetė. Largoni nga vetja ēdo dyshim eventual qė mund t'iu preokupojė. Mė pas, i lini qirinjtė qė tė digjen deri ė fund... sqaruam dy metoda pėr dėshira konkrete (dashuri dhe pasuri), qė mund t'i realizoni pėrmes ritualit magjik me qirinj, me pak kreativitet dhe duke pėrdorur analogjinė qė do ta nxirrni nga kėto dy metoda tona tė pėrshkruara konkretisht ju, kėtė ritual mund ta aplikoni edhe pėr dėshirat tjera jetėsore. Ju nevojitet vetėm pak kreativitet, sepse parimet qė aplikohen janė tė njėjta pėr ēdo dėshirė:

• trupi dhe rrobat e trupit pėrherė duhet tė jenė tė pastra;

• rituali me qirinj tė kryhet natėn dhe pėrherė nė dhomė tė qetė;

• para ritualit qirinjtė gjithmonė lyhen me vaj tė parfumuar, sipas procedurės sė pėrshkruar si nė numrin e kaluar;

• patjetėr nevojitet ngjyra e caktuar pėr ēdo ritual me qirinj ėshtė Hėna e re (fillimi i ri i ēdo pune);

• ftohen engjėjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanė rėndėsi, quajini si tė doni, por dedikimi i dihet);

• ftohen engjėjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanė rėndėsi, quajini si tė doni, por dedikimi dihet);

• vizualizimi i qartė mental i dėshirės;

• gjithnjė nė fund tė ritualit bjeni "diagramin qėllimor". Diagrami, sikurse e pėrshkruam nė numrin e kaluar, ėshtė njė copė letreje e pastėr ku vizatohen simbolet ose shkruhet shkurtimisht dėshira e kėrkuar dhe ajo, gjithnjė, nė fund tė ritualit, digjet);

• lihen qirinjtė tė digjen deri nė fund. Duke pasur parasysh kėtė renditje, jini kreativė dhe nė mėnyrė origjinale formoni ritualin tuaj personal magjik me qirinj, pėrmes tė cilit do t'i realizoni edhe shumė dėshira tė tjera. Mos u hamendni tek emrat e engjėjve.

Ata janė fluidė energjetikė dhe emrat e tyre mund t'i formoni vetė sipas dėshirės suaj, me njė kusht, qė kur t'i ftoni, duhet ta dini se me kė keni punė - pra me engjėj si fluidė energjetikė, qė besnikėrisht do tė ndėrmjetėsojnė nė realizimin e dėshirave tuaja.

Punoni zakonisht me tre qirinj (trekėndėsh), me katėr (katėrkėndėsh), pesė (ylli ose pentagrami), e me mė shumė qirinj (rreth). Tė gjitha kėto nuk janė, thjesht, figura gjeometrike, por stereotipe me simbolikė tė fortė magjike.

Kuptimi racional (logjik) i ritualit me qirinj.

Rituali magjik me qirinj ėshtė procesi i komunikimit me inteligjencėn e paskajshme tė ndėrvetėdijes njerėzore. Pėr ndėrvetėdijen tonė, si pjesė e kundėrt e vetėdijes nuk ka kurrfarė pengesash ose kufizimesh. Vetėm varet prej mėnyrės se si bėhet komunikimi i dėshirės sė kėrkuar. Kurse, ndėrvetėdija dihet kupton vetėm me gjuhėn e figurave tė qarta psikike.


Ritualet nė pėrgjithėsi, pėrmes ndėrmjetėsuesit fizik (nė rastin tonė qirinjtė), pėr magjinė aplikative luajnė njė rol tejet tė rėndėsishėm, sepse vetė ceremoniali i zbatuar praktikantin e orienton qė me tėrė qenien tė koncentrohet nė dėshirėn e caktuar. Flaka e qiririt e aktivizon shkėndinė e dritės hyjnore qė gjendet nė ne dhe ajo bashkė me ndėrmjetėsuesin e fluidit energjetik, qė e quajmė si engjėll, e absorbon dėshirėn tonė tė shprehur si figuracion psikik, pėr ta regjistruar atė ndėrvetėdija si "urdhėresė" e pastėr qė duhet tė realizohet.

Ky komunikim pasurohet me ngjyra tė caktuara dhe erėra kundėrmuese, tė cilat ndihmojnė pėr t'u aktivizuar nga ne emocionet e caktuara tė kėnaqėsisė shpirtėrore, duke lehtėsuar kėshtu depėrtimin e dėshirės nė ndėrvetėdije dhe, njėkohėsisht, duke e shpejtuar realizimin e saj.

Po ashtu, themi se rituali me qirinj kryhet ditėn e caktuar. Edhe kjo ėshtė tejet e logjikshme dhe racionale pėr kuptimin tonė materialist, sepse pranohet edhe nga shkenca se tė gjithė ne, si qenie tė gjalla, jemi nėn ndikimin e vazhdueshėm tė fushave tė caktuara elektromagnetike tė planetėve dhe tė trupave tjerė qiellorė.

Nė momentet e caktuara, posaēėrisht tė pozitės sė Diellit dhe tė Hėnės, ndėrvetėdija e njeriut ėshtė mė e hapur dhe ndikimet sugjestibile janė mė depėrtuese. Kuptohet, kur tė gjitha kėto kombinohen me ritualin e tėrėsishėm magjik, nuk ka gjasa qė dėshira e kėrkuar tė mos realizohet nė tėrėsi.

Pra, siē pamė, asgjė misterioze dhe e pabesueshme. Tė gjitha ritualet e pėrshkruara tė magjisė u nėnshtrohen ligjshmėrive tė caktuara tė Universit. Ne i besojmė ose i mohojmė ato, varėsisht nga niveli i njohjes dhe tė kuptuarit e kėtyre ligjshmėrive.



clee

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  Anon prej 21.06.12 2:11

mfal ka mundesi nje sqarim tvogel ! Sipas ksaj kjo eshte joga (meditim) po e perzier ne disa rituale tkomplikume , se kuptoj duhet qirinje te gjelbert ," engjelli ne qiell ti lutem atij me jep kte ate qe dua ti me kupton " KJO ESHTE GABIM gjithcka qe nevoitet per tu bere i pasur eshte MENDIMI dhe TRUPI nese leviz patjeter do behesh i pasur ne shum gjera kjo ne fund del qe eshte energjia e brendshme! Skemi nevoje ti lutemi engjujve - djajve - njerezve gjera koti MENAXHOJM VETEN me mendime kjo eshte e gjitha . Thanks per mirkuptim
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mos u Mashtroni o Njerz

Mesazh  Aida93 prej 27.06.12 6:31

O i nderuar po ti pse s`behesh vet i pasur ?
Me qene kshtu si thua , ti nuk do ishe vėrdall ktij forumi por do ishe duke bere para tani nuk do kishe pasur kohen te vish ne kete forum se koti ku ligesirat nuk kan kufi , o njerz mos ju besoni ktyre gjerave.
avatar
Aida93

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  clee prej 29.06.12 12:33

pse jeni njerez aq medioker e te pa kuptushem...akoma si keni kuptuar thelbin ksaj faqe te bukur explorer... jan KURIOZITETE more njerez nuk eshte gjithcka reale dhe e sakt... lexo kot per kuriozitet... mu duk interesant dhe e nxora seshte se besoj te kto gjera..

clee

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  Gjinkalla prej 29.06.12 21:26

Sa per rituale nuk e dij se a kane efekt,mirpo per tu bere i pasur duhet te besh cdo gje kunder moralit.Pra duhet te mos kesh dhembshuri per askend,duhesh te genjesh,te shpifesh,te ofendosh,te behesh koprrac,duhesh ta besh zemern guri te forte,duhet te kesh shume dashnore,te ofendosh zotin,te shpenzosh ne cdo minute ne alkool,droge,femra,hotele,plazha etj,duhet ti demtosh te varferit dhe ti vjelesh ata.Ne te kunderten,nese ke zemren e ndjeshme,ke dhembshuri per te varferit,ke moral,etj...atehere harroje pasurine,por thjeshte perballu me varferine,sepse smund te jesh i pasur.Mjerisht ky eshte ligj natyrore.
avatar
Gjinkalla

339


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  Cimi Elezi prej 29.06.12 22:01

clee shkruajti:pse jeni njerez aq medioker e te pa kuptushem...akoma si keni kuptuar thelbin ksaj faqe te bukur explorer... jan KURIOZITETE more njerez nuk eshte gjithcka reale dhe e sakt... lexo kot per kuriozitet... mu duk interesant dhe e nxora seshte se besoj te kto gjera..
Do te ishte mire se pas shkrimit qe kishe bere te thoje se a beson apo jo...pak me vonese,gjithsesi e dhe mendimin tend...

Nese ritualet do te ishin te vertete...sot ne bote sdo te kishte njerez te varfer...ndaj mos u merrni me mbrockulla hahahaha
avatar
Cimi Elezi

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  stessa prej 04.07.12 14:02

Gjinkalla shkruajti:Sa per rituale nuk e dij se a kane efekt,mirpo per tu bere i pasur duhet te besh cdo gje kunder moralit.Pra duhet te mos kesh dhembshuri per askend,duhesh te genjesh,te shpifesh,te ofendosh,te behesh koprrac,duhesh ta besh zemern guri te forte,duhet te kesh shume dashnore,te ofendosh zotin,te shpenzosh ne cdo minute ne alkool,droge,femra,hotele,plazha etj,duhet ti demtosh te varferit dhe ti vjelesh ata.Ne te kunderten,nese ke zemren e ndjeshme,ke dhembshuri per te varferit,ke moral,etj...atehere harroje pasurine,por thjeshte perballu me varferine,sepse smund te jesh i pasur.Mjerisht ky eshte ligj natyrore.
nuk eshte e vertete qe pasuria gjendet gjithmone ne duart e njerezve te ligj, te pandjeshem, etj etj....
cjane keto budalliqe...
te jap une sa raste te kesh qejf qe te vertetojne te kunderten.
tani ne lidhje me temen, une kam lexuar nje liber qe titullohet "sekreti" nuk besoj se eshte ndonje gje e re per juve, por do te thoja se ky liber me ka bere ti shoh gjerat ne nje kendveshtrim tjeter...
flet edhe per menyren se si e afron apo e largon te miren materiale ose leket...
eshte shume interesant...
avatar
stessa

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  Gjinkalla prej 04.07.12 14:09

gjema ndonje te pasur te ndershem
avatar
Gjinkalla

339


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  stessa prej 04.07.12 14:19

Gjinkalla shkruajti:gjema ndonje te pasur te ndershem
burri i tezes time me gjithe familjen...
po deshe prape me thuaj
avatar
stessa

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  stessa prej 04.07.12 14:30

Gjinkalla shkruajti:a eshte i bukur?
o goce je ne nje forum ketu ku te lexojne shume
a ka mundesi te jesh pak me serioze?
bere pyetje te ktheva pergjigje, gje tjeter do ne lidhje me temen?
avatar
stessa

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  Gjinkalla prej 04.07.12 14:31

mos i thuaj ti i pasur dikujt qe ka te ardhura 3000 euro ne muaj.Une i them i pasur dikujt qe ka 10000 euro e lart ne muaj
avatar
Gjinkalla

339


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  stessa prej 04.07.12 14:35

Gjinkalla shkruajti:mos i thuaj ti i pasur dikujt qe ka te ardhura 3000 euro ne muaj.Une i them i pasur dikujt qe ka 10000 euro e lart ne muaj
tani po ben chit - chat se spo te marr vesh...
burri i tezes time i ka shumezoje me 10 ate shume qe shkruan ti, e megjithate eshte nje njeri i mrekulueshem, se nuk te ben leku njeri te ndershem apo te pandershem por truri i vogel...
po varja se ti as nuk je ne gjendje te kuptosh cfare po shkruaj...
avatar
stessa

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  niku magic man prej 07.07.12 13:03

ej mfalmo ju dyja qika kokni pse pe lodhni kryt me ksi lloj bisedash une jom dakord qe njeriun e ben te pasur ndershmerija por edhe paraja nuk esht keq besom per mendimin tem dyjat e kenii mir
avatar
niku magic man

73


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si te behemi te PASUR

Mesazh  eneszullufi prej 10.01.13 14:52

Psikolog apo cfaredo qe je ti , te lutem a kishe mujt me ma spjegu ne menyre te thjeshte se a kisha mujt me eliminu ni problem e kom nuk mund te flas rrjedhshem dmth " me merr gjuha ne thu " por njekohesisht kisha dasht me dit metoden e pasurimit shum thjesht edhe qart. Faleminderit
avatar
eneszullufi

Enes Zullufi

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si te behem pak ma i paser se marova tu punu pa qit ndrit a ka prej adminav naj pergjigjje private

Mesazh  kacamili prej 16.06.13 17:39

Si te behem pak ma i paser se marova tu punu pa qit ndrit a ka prej adminav naj pergjigjje private
avatar
kacamili

Mitrovicalija

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  Gabriel prej 04.09.14 18:35

Per te rezlizuar endrren tende per te patur para vepro ekzaktesisht ne kte menyre sepse eshte 100% e sigurt:

1. Kerko: Lokalizo deshiren dhe qartesoje ate: Persh. DUA PASURI
2. Beso: Beso ververisht qe do e maresh ate qe sapo kerkove
3. Merr: Ji i lumtur per kte deshire, sikur tashme e ke marre dhe po e shijon

Mendo Pozitivisht ne menyre qe te jesh ne nje frekuence me deshiren.
Nqs thua mundem Universi pergjigjet: Deshirat e tua jane urdher per mua.
Nqs thua nuk mundem: Universi pergjigjet: Deshirat e tua jane urdher per mua.
Nqs mundesh apo jo, ne te dyja rastet ke te drejte.

Pra pashmnagshmerisht do zgjedhesh rastin e 1: MUNDEM.
S'ka nevoj te lodhesh e te kerkosh Zotin, apo te kerkosh dicka Hyjnore qe ta sjelli deshiren tende.
Mjafton te Zgjedhesh deshiren, Te Besosh qe do e maresh me patjeter dhe ne fund ta Maresh ate dhe te ndihesh i lumtur.
Ti kerkon dicka dhe e merr ate gje, sepse esht kjo detyra e Universit.
Pac fat
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

272


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  The Punisher prej 05.09.14 20:00

Gjepura,genjeshtra . Vetem djalli te Ben te pasur asgje tjeter. Pse msgjistaret nuk jane te pasur? Sepse nuk dine asnje magji per tu bere I pasur
avatar
The Punisher

167


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te pasur?

Mesazh  Morgan TheSetting Witch prej 05.09.14 20:18

The Punisher shkruajti:Gjepura,genjeshtra . Vetem djalli te Ben te pasur asgje tjeter. Pse msgjistaret nuk jane te pasur? Sepse nuk dine asnje magji per tu bere I pasur

Kjo qe thua ti nuk eshte e vertete. Une jam magjistare vete dhe po e shkruaj nje magji per parate qe ta marrin vesh te gjithe. Mos thuaj pse magjistaret nuk jane te pasur. Ata nuk kerkojne shume nga jeta dhe gjithcka e arrijne me ane te punes se madhe dhe intelektit te tyre. Mos e bej me kete gabim. Magjia per parate hyn ne magjite e gjelbra.
Thuaj: "Fehu" ndersa perqendrohesh ne flaken e dy qirinjve. Perqendrohu ndersa dy flaket behen nje. Duhet shume perqendrim. Duhen dhe dy qirinj.
Kjo magji ben qe te te vije pushteti, fati dhe prosperiteti.
avatar
Morgan TheSetting Witch

Universe for me is the god who answers me!

219


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te behemi te Pasur

Mesazh  excommunicated prej 06.09.14 10:57

Supersticion gjat gjith kohes
avatar
excommunicated

A te pelqejne Lepurat?

Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


500


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi