Copėtimi i Evropės

Shko poshtė

Copėtimi i Evropės

Mesazh  Valtoni prej 09.06.12 23:26

Copėtimi i Evropės



Teksa liderėt evropianė pėrleshen me krizėn pas njė tjetėr samiti tė dėshtuar, ata duhet tė mendohen mirė se me ēfarė mund tė ngjajė kontinenti i tyre – dhe bota – nėse vazhdojnė tė prodhojnė zgjidhje tė pakėnaqshme pėr problemet financiare dhe ekonomike tė Evropės. Ēfarė mund tė vijė pas shpėrbėrjes sė Eurozonės dhe – pothuajse me siguri bashkė me tė – tė Bashkimit Evropian?

Vendi mė i mirė pėr t’u marrė nė konsideratė nė trajtimin e kėsaj pyetjeje nuk do tė ishte Brukseli, por Tiraspoli, kryeqyteti i entitetit qė e quan veten Republika Pridnestroviane Moldave, apo Trans-Dniestr. Kjo cifėl territoriale me popullsi prej gjysmė milioni banorėsh u shfaq nė fillim tė viteve 1990, pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik (me rreth 300 milionė banorė), kur u shkėput nga Republika e Moldavisė (me popullsi prej katėr milionėsh), e cila nga ana e saj ėshtė shkėput nė vitit 1940 nga Ukraina (50 milionė banorėshe).

Trans-Dniestri ka qeverinė dhe parlamentin e tij, ushtrinė, kushtetutėn, flamurin, dhe njė himn pėr zgjim kombėtar tė stilit sovjetik; dhe sigurisht, ekzistenca kombėtare e e tyre nuk do tė ishte e plotė pa monedhėn e tyre. Nė botėn politike, ky entitet politik ėshtė mishėrim i fenomenit popullor fizik tė copėtimit apo grimcimit. Kur ka tensione, njė sipėrfaqe e madhe bigėzohet nė llokma tė mėdha, por pastaj shpėrndarja vazhdon nė fragmente tė vogla e mė tė vogla.

Nga gjashtė shtetet e mėdha tė Bashkimit Evropian, vetėm Franca ka njė sistem tė centralizuar politik me tė vėrtetė tė mirėpėrcaktuar. Afrohet deri diku edhe sistemi i centralizuar i Polonisė, por ende vazhdon tė ketė dallime tė forta rajonale – njė trashėgimi e tre sistemeve tė mėdha dhe tė ndryshme perandorake nė pėrbėrje tė tė cilave ka qenė Polonia e sotme nė shekullin e XIX. Italia dhe Gjermania, nė shekullin e XIX, ishin pėrzierje varietetesh tė shumėngjyrshme njėsish tė vogla dhe tė mesme politike. Britania e Madhe duket mė e vjetėr dhe mė e qėndrueshme, por Skocia sot e gjithė ditėn kontrollohet nga njė parti politike qė kėrkon tė shfuqizojė Aktin 1707 tė Bashkimit, ndėrsa e ardhmja do tė pėrcaktohet nga njė referendum (i Skocisė) nė vitin 2014. Spanja pas diktaturės sė Frankos u stabilizua duke u dhėnė mė shumė autonomi rajoneve tė saj, tė cilėt nė shumė mėnyra sot sillen si njėsi tė pavarura.

Nė kėto zona tė fragmentuara politike, logjika e integrimit nė tė kaluarėn mbėshtetej nė zonat qė ishin tė pakėnaqura me rezultatet politike dhe qė kėrkonin bashkime tė reja nė njėsi mė tė mėdha. Frankonianėt nė Gjermaninė Jugore nuk e pėlqenin faktin se luftėrat napoleoniane i nėnshtruan ata ndaj sundimit bavarez; ata e panė nacionalizmin gjerman si njė mėnyrė pėr tė pėrdorur Prusinė dhe Berlinin si kundėrpeshė ndaj hegjemonisė sė Munihut. Por, me t’u bashkuar Gjermania, bavarezėt nuk e pėlqyen rezultatin, dhe mė pas menduan pėr njė Evropė tė bashkuar si kundėrpeshė ndaj shtetit gjerman. Nė tė vėrtetė, Bavaria u bė eksperte nė pėrdorimin e resurseve tė komunitetit evropian pėr nxitjen e sistemit tė saj politik.

Integrimi kishte vrullin e vet historik; nėse dhe kur tė shkojė nė tė kundėrtėn, ky proces do tė ketė kundėr-vrull. Argumenti kundėr strukturave evropiane varet nė armiqėsinė ndaj njė unioni transfertash (parash) qė mund tė ēojė nė rishpėrndarje tė resurseve. Pse u dashka tė merren paratė tona dhe t’u jepen njerėzve nė tė njė zone shumė tė ndryshme? Ē’lloj pretendimesh kanė ata njerėz?

Gjermanėt, duke menduar pėr mundėsinė e transfertave pėr nė Evropėn jugore padyshim rikujtojnė bashkimin e vendit tė tyre pas shembjes sė Gjermanisė Lindore komuniste nė 1989-1990. Asokohe kishte transferime masive dhe resurset kombėtare iu kushtuan projekteve gjigante infrastrukturore. Kjo nuk ishte e mjaftueshme pėr tė ndaluar gėrryerjen e Landeve Lindore, pasi shumė prej njerėzve tė aftė dhe shumica e sipėrmarrėsve u larguan – njė eksperiencė qė vendosi barrė tė madhe mbi solidaritetin kombėtar.

Problemet e transfertave nė njė njėsi tė madhe politike janė nė thelb tė federalizmit. Historia e hershme e Shteteve tė Bashkuara ėshtė dominuar nga njė debat i pasionuar nė lidhje me ēėshtjen e solidaritetit. Kur Aleksandėr Hamilton argumentoi nė vitin 1970 se qeveria e re federale duhet tė marrė borxhet e shteteve nga Lufta e Pavarėsisė, ai ndeshi nė armiqėsi tė ashpėr. James Madison argumentoi nė “The Federalist Papers”(seri me 85 artikuj ose ese) se rruga e vetme pėr tė mbėshtetur njė rend tė tillė, tė ri politik, ishte tė garantoje se fuqitė federale ishin tė pakta dhe tė kufizuara.

Evropa po pėrballet me diēka tė ngjashme. Ajo tashmė ėshtė zhytur nė njė krizė ekzistenciale, mė tė thellė se kurdoherė qė prej vitit 1945. Dhe ndonėse tė arrish nė rezultate tė favorshme pėrmes mėnyrave tė ērregullta ėshtė njė pėrgjigje karakteristike e sistemeve komplekse politike, ajo ėshtė thellėsisht e shkatėrruese.

Nėse qendra politike e Evropės ėshtė perceptuar gjerėsisht tė jetė arbitrare dhe e vetė-sigurt, autoriteti i saj do tė refuzohet dhe kundėrshtohet. Megjithėse miratimi i njė traktati tė ri mund tė duket proces i ngathėt, i papėrshtatshėm pėr administrimin e njė krize financiare moderne e tepėr tė shpejtė, ajo ėshtė rruga e vetme pėr tė gjeneruar legjitimitet pėr institucionet qė duhet ta drejtojnė kėtė krizė – nė veēanti pėr tė dhėnė garanci se transfertat nuk do tė jenė tė pacaktuara dhe tė pakufizuara.

Nėse integrimi Evropian shtyn nė kahun e kundėrt, rezultati nuk do tė jetė njė sėrė shtetesh kombe tė lumtura dhe tė begata, qė jetojnė ngjashėm me vitet 1950 apo 1960. Gjermanėt Jugorė do tė uronin sikur nė mos kishin transferuar shumė para nė industrinė e vjetėruar sovietike tė Veriut; italianėt e Veriut tė cilėt mbėshtesin Lega Nordin, e cila ėshtė anti-BE, nė njėsinė e vetė-quajtur “Padania” do tė kėrkojnė tė shpėtojnė nga sundimi i Romės dhe i Jugut.

Kėshtu, kthimi i orės mbrapsht nuk do ta kthente Evropėn thjesht nė mes tė shekullit XX, por mund tė krijohen shtetet e vogla tė mesit tė shekullit XIX, pa transferta fiskale jashtė njė zone tė kufizuar. Dinamika mund tė shkojė mė tej: territoret Gjermane kishin rreth 350 subjekte tė pavarura politike nė mes tė shekullit tė XVIII-tė, dhe mė shumė se 3 000 para mesit tė shekullit XVII. Kujdes Trans-Dniestrin!
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi