Biseda ėshtė ēudibėrėse

Shko poshtė

Biseda ėshtė ēudibėrėse

Mesazh  clee prej 09.06.12 0:18

TE MIRAT E TE QENIT LLAFAZAN

Biseda ėshtė ēudibėrėse: t’ia besosh tjetėrkujt mendimet, brengat dhe gjendjet shpirtėrore kjo do tė thotė ta zbusėsh tendosjen tėnde, ta ndihmosh veten tė mos ndjehesh vetėm dhe tė pėrballosh mė lehtė vėshtirėsitė…

Kjo ėshtė njė lojė zbavitėse, por njėherėsh edhe serioze, nė asnjė mėnyrė humbje kohe. Llomotitja ėshtė gati njė lloj arti, i cili, nėse dimė, na vė nė qendėr tė vėmendjes dhe na bėn tė kėndshėm pėr shoqėrinė nė tė cilėn kurrė nuk ndjejmė monotoni. Por llomotitja ėshtė edhe mėnyrė qė tė ndihemi mė pak vetėm, tė ēlirohemi nga tendosja, t’i zgjidhim problemet. Prandaj biseda ėshtė e rėndėsishme. Gjithmonė!

Po t’ia besosh tjetėrkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme shpirtėrore, kjo mund tė na ndihmojė qė tė pėrballohemi mė qetė me problemet. Por edhe lumturia ka nevojė pėr fjalė. Ēfarė kuptimi ka tė ndihesh si njė qiell tė shtatė e kėtė tė mos mund t’ia thuash askujt? Pra, zgjidheni gjuhėn dhe llomotitni kudo (nė shtėpi, nė floktore, nė park) me tė gjithė (familjen, partnerėt, miqtė dhe, pse jo, edhe me tė panjohurit). Por, me njė kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe bashkėbiseduesit!

Nė punė, me miqtė, nė shtėpi ndryshohet kodeksi i komunikimit. Mėsoni fjalėt e duhura nė vendet e duhura dhe nė rastet e duhura! Flitni pėr gjithēka. Qeshni dhe mos u brengosni nėse ajo qė thoni ndonjėherė mund t’ju duket marrėzi. Llomotitja gjithmonė ėshtė shenjė e afrisė, miqėsisė dhe butėsisė. Shpesh ajo ėshtė edhe vendimtare, sepse tė jetosh nėn tė njėjtin kulm vetvetiu nuk do tė thotė se keni gjithēka tė pėrbashkėt dhe se mirėkuptoheni pėr gjithēka.

Por, mos e pėrzieni llomotitjen dhe diskutimin. Llomotitja ėshtė spontane dhe e pakufizuar, kurse diskutimi ėshtė i matur dhe i kujdesshėm. Duke biseduar lirisht mund tė prekni tema tė ndryshme, madje edhe ato tė cilat, sikur tė mendonit racionalisht do t’i censuronit dhe tė t’i largonit si tė panevojshme. Nėse jeni tė kujdesshėm mund tė merrni shenja tė rėndėsishme me ndihmėn e tė cilave do t’i zbuloni anėt e fshehta tė familjarėve tuaj.

Nė momentet e intimitetit: Nėse jeni nga tė rrallėt qė menjėherė keni gjetur njė gjuhė tė pėrbashkėt nė seks, nėse jeni plotėsisht tė lirė, nėse gjuha juaj e trupit qė nga fillimi ėshtė instinktive, kjo qė pason nuk ka tė bėjė me ju. Por nėse sjellja juaj (gjė qė ėshtė rast i shpeshtė) ėshtė e kushtėzuar me tipin e edukimit, kulturėn, familjen dhe personat nga rrethi juaj, mos harroni se biseda nė momentet mė intime mund tė ndihmojė.

Ėshtė kėshtu sepse partneri nuk ėshtė i detyruar qė gjithnjė ta interpretojė sjelljen tuaj nė mėnyrė tė drejtė. Pėr kėtė arsye, me shumė kujdes, por sė pari sinqerisht sqarojani se ēfarė ju pėlqen. Komunikimi ėshtė hapi i parė drejt jetės harmonike seksuale. Mos harroni se “marrėzitė”, tė thėna nė momentin e duhur, kanė njė forcė tė ēuditshme: ndonjėherė mjafton njė fjalė e butė (e kėndshme), njė fjalė e guximshme dhe pėr tė qeshur dhe marrėdhėniet seksuale tė shndėrrohen nė njė lojė tė mrekullueshme erotike.

Nė jetėn e pėrditshme: Llomotitja nga zemra ėshtė trajtė e mirėsjelljes, tolerancės, dashurisė. Njė shenjė e pagabueshme e pajtimit dhe harmonisė. Mėnyrė qė tė argėtoheni bashkėrisht dhe t’i thoni njėri-tjetrit gjėra tė bukura dhe spontane. Kur llomotitni, ju sikur e pėrkėdhelni me fjalė personin qė doni. Nėse i konsideroni fjalėt humbje e panevojshme kohe dhe llomotitja nuk ju intereson kjo do tė thotė se dashuria juaj ka humbur pakėz shkėlqimin. Lirohuni, bisedoni mė shumė, meditoni mė pak.

Ėshtė momenti ta njihni pjesėn mė tė pjekur tė vetvetes (gjė qė, kuptohet, nuk do tė thotė se duhet tė tregoheni i menēur). Llomotitja nė punė duhet tė jetė e pjekur, e pėrmbajtur dhe jovetjake. Mos i shprehni gjykimet pėrfundimtare. Edhe nėse ju pyesin pėr mendimin tuaj, jini tė kujdesshėm, nė mėnyrė qė tė mos ekspozoheni shumė dhe tė mos bini rastėsisht nė konflikt me bashkėbiseduesin.

Jini i afėrt me kolegėt dhe mos harroni se llomotitja (kuptohet, nė momentet e dukura dhe nė vendet e duhura) ndihmon nė zbutjen e situatave tė stresit, qė padyshim ekzistojnė gjatė punės. Fjala e urtė orientale “Vetėdija me siguri qė ėshtė ėmė e mirė se e vėrteta” me tė vėrtetė ėshtė e dobishme. Me fjalė tė tjera, vlerėsoni pasojat e asaj qė dėshironi tė thoni, nėse nuk dėshironi tė krijoni armiq.

Bisedoni me orė tė tėra nė telefon, kurse kur tė takoheni gjithnjė keni pėr tė thėnė diēka tė re. Kurrė nuk mėrziteni sė qėndruari bashkė. Pėr asgjė nė botė nuk do tė hiqnit dorė prej shoqėrisė sė tij. Keni tė drejtė, sepse miqėsia ėshtė njė thesar qė duhet kultivuar. Nėse ėshtė kjo njė miqėsi e afėrt (tė cilėn mund ta gjeni edhe nė shtėpi, te nėna ose motra) lirisht shprehni ndjenjat, frikėn dhe dyshimet tuaja tė vėrteta. Biseda e hapur vetėm mund t’ju ndihmojė.

Kjo do ta forcojė edhe mė shumė raportin tuaj. Mos harroni se duhet tė dini edhe tė dėgjoni, sepse kjo ėshtė njė veti tė cilėn mikja e vėrtetė duhet ta ketė. Me tė tjerėt gjithnjė duhet tė jemi nga pak tė pėrmbajtur. Bisedoni lirisht me kolegėt nė punė, me miqtė e shkollės, me tė njohurit…por kini kujdes se mund t’i ofendoni rastėsisht me tė vėrtetėn tė cilėn nuk duan ta dėgjojnė. Dhe, para se tė filloni tė flisni pėr gjėra personale, mendoni, sepse ndoshta mė mirė ėshtė tė mos i thuhen nė besim tė gjitha, intimisht.

Ikni prej atyre qė s‘dinė tė dėgjojnė

Biseda mund tė shndėrrohet nė monolog, nėse keni zgjedhur bashkėbisedues tė gabuar. Nėse nuk doni tė flisni nė erė (pėr fat tė keq, kjo ndodh shpesh ndėrmjet partnerėve ose ndėrmjet prindėrve e fėmijėve) nėse nuk doni tė keni punė me njė person polemizues, jo tolerant ose me atė qė derdh kėshilla tė pafundme, nėse nuk doni qė ndokush ta keqpėrdorė mirėbesimin tuaj… shkurt, nėse nuk doni tė shpenzoni fjalė me persona tė cilėt nuk e meritojnė vėmendjen tuaj, mėsoni t’i njihni bashkėbiseduesit e gabueshėm.

4 llojet e tė gabueshmėve

1. Moralisti
Vuan nga rregullsia. Flet pėr tė gjitha (pėr politikė, pėr film, pėr ngritje tė ēmimeve, pėr modėn mė tė re) me tė vetmin qėllim qė t’i akuzojė tė gjithė. Ky ėshtė njė llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse nė kuadrin e madh tė thėnieve tė tij tė pėrcaktuara shumė lehtė mund tė hyjnė edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lirė e tij nė fund mund tė bėhet e mėrzitshme dhe vėshtirė e durueshme.

2. Ankimtari
Sipas tij, asgjė nuk i shkon ashtu si duhet: nė punė nuk ėshtė i ēmuar sa duhet, nė familje nuk e nderojnė, miqtė e nėnēmojnė…nėse ėshtė mjaft i menēur qė shfryrjet e tij t’i mbajė Brenda kufijve tė durueshėm, llomotitja e shėndoshė madje edhe mund t’i ndihmojė qė tė lirohet nga tendosja. Por, shpesh ankimet e tij janė nė shėrbim tė vetvetes. Kurse ju, nė fund, do ta ndjeni trysninė e tė gjitha problemeve tė tij.

3. Viktima
Qengj pėrherė i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse nė tė vėr tetė ėshtė agresor. Kinse person i pafajshėm, i cili e fajėson botėn pėr shkak tė pakėnaqėsive tė veta, duke filluar nga humbja e punės deri te problemet me partnerin. Person qė do t’ju kėrkojė t’ia zgjidhni problemet, por qė atėherė nuk do tė bėjė asgjė qė kjo tė ndodhė. Kėshtu ju e shpenzoni energjinė tuaj, p.sh., qė t’i gjeni punė, kurse ai nuk paraqitet fare, duke parashtruar arsye tė ndryshme. Ndodh kėshtu sepse ky ėshtė qėllimi i vėrtetė i lojės sė tij psikologjike: tė tregojė se askush nuk mund t’i zgjidhė problemet e tij dhe se tė tjerėt nuk vlejnė gjė.

4. Llogaritėsi
Nė dukje tė parė i dobėt dhe i pėrulur, ai nė tė vėr tetė dėshiron qė vetėm ta shfrytėzojė mirėbesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonėse ėshtė fjalėmbėl, menjėherė do tė kalojė nė ēėshtjen pėrkatėse: me orė do tė flasė pėr pakėnaqėsitė e veta, kurse pas kėsaj nuk do tė dijė tė dėgjojė. Tė tjerėt nuk i interesojnė, pėrveē si mjet pėr tė arritur qėllimin e tij.

clee

47


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Biseda ėshtė ēudibėrėse

Mesazh  + prej 02.01.18 2:11

Mendimi i autorit te temes duke menduar se llafazanzet Kane te mira,por per mendimi Tim llafazanzet per shumicen e njerezve nuk Jane shume te besdisur due nuk Kane shume afrim apo ngrohtesi dhe ne shumicen e rasteve nuk jane te mirepritur ,por tema Brenda saj ka hipokrizi, mosbesues, dhe shume stresim Trauma dhe me gjithate nemo pjeese e asaj qe duhet tu pershtatemi deri diku te gjitha kapaciteteve ku njerezit na rrethojne ndryshe ngelim vetem kjo eshte jeta :-)por nuk besoj se llafazani ka te mira.
avatar
+

Ėshtė me mire te jesh optimist dhe ta kesh gabim sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi