Petra, njė nga mrekullitė botėrore!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qyteti Petra ne Jordani

Mesazh  Ufo prej 19.08.11 9:43

Qyteti Petra nė Jordani, njė mrekulli..



Pėr 600 vjet kishin menduar se kishin humbur gjurmėt e qytetit Petra nė mesin e shkretėtirave tė Jordanisė, derisa njė hulumtues zviceran, Johann Ludwig Burchardt kishte vendosur ta rizbulonte kėtė qytet tė lashtė.Ky hulumtues zviceran pasi kaloi njė rrugė tė ngushtė dhe tė mundimshme nėpėr malet e kėtij vendi, nė vitin 1812 arriti ta zbulojė qytetin Petra. Nė kėtė qytet ndodhet njė tempull po me kėtė emer i cili quhet edhe ‘thesare’.  



Tempulli Petra ndodhet nė mesin e disa ndėrtesave tė stolisura dhe madhėshtore dhe nė llojin e tij ėshtė i paparė. Qyteti nė fjalė ndodhet 226 km. larg Amanit, kryeqytetit tė Jordanisė dhe grekėt atė e quanin ‘Petra’, qė do tė thotė ‘gurė’. Banorėt e kėtij qyteti janė tė njohur si fisi ‘Nabt’. Kurse disa historianė janė tė mendimit se fisi Nabt janė po ata ‘Banorėt e Shpellės’ (Es’habi Kahf). Qyteti Petra ndodhet nė njė luginė tė thellė 2000 m. dhe 1 km, me gjatėsi prej 1 km..

Nė dy pjesėt e kėsaj ngushtice ekzistojnė mbishkrime tė lashta dhe nė kėtė luginė gjenden tempuj, ndėrtesa, sallone dhe varreza qė i takojnė kohėrave tė lashta. Nė lartėsitė e malit ‘Harun’ ndodhet edhe varri i Harunit, vėllait tė hz. Musaut a.s.. Po ashtu nė zemėr tė shkretėtirave tė kuqe tė rajonit ‘Petra’, nė jug tė Amanit ndodhet njė shpellė, kurse brenda saj shihen tre varre, pėr tė cilin supozohet se ėshtė po ajo shpella e ‘Banorėve tė Shpellės’. Petra ėshtė ndėrtuar nė shekullin 6 p.e.s., pra nė periudhėn e sundimit tė perandorisė iraniane.



Ky qytet ėshtė ndėrtuar nga fisi Nabt. Ky fis ishte arab dhe anėtarėt e tij merreshin me tregtimin e bimėve me aromė tė kėndshme. Vlen tė theksohet se qytetin Petra grekėt e pushtuan 60 vjet pas lindjes sė Mesihut a.s.. Nė mes tė kėtij qyteti janė gdhendur edhe amfiteatri me stil greko-romak, i cili ka kapacitetin e 400 personave.

avatar
Ufo

176


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Petra, njė nga mrekullitė botėrore!

Mesazh  Fikrro prej 06.06.12 14:18

Petra, njė nga mrekullitė botėrore



Nė gusht Jordania shėnon 200 vjetorin e zbulimit nga Johan Burkhart tė atraksionit kryesor turistik tė kėtij vendi, qytetit tė lashtė Petra.

Kryeqyteti i lashtė i Nabatejve, i ngritur ndėrmjet viteve 100 para erės dhe 200 pas erės sė re nė bjeshkėt shkėmbore tė kuqremta, Petra lė pa frymė secilin vizitor. Qyteti ka luajtur rol vital pėr tregtinė, meqė aty kryqėzoheshin rrugėt e mėndafshit, erėzave dhe i tė mirave tė tjera nė trekufirin ndėrmjet Azisė, Afrikės e Europės.

Me gjithė rėndėsinė qė kishte, qyteti “u zhduk” pėr perėndimin qė nga shekulli i 14-tė, qysh kur ruhej me rigorozitet nga arabėt lokalė. Mė 1812 aventurieri dhe orientalisti zviceran Johan Ludvig Burkhart e rizbuloi qytetin

Ai mund iu afrua duke u shtirė si arab. Petra sot jo vetėm ndodhet nė listėn e vlerave botėrore tė UNESCO-s, por ėshtė njė nga mrekullitė e reja botėrore.

Pamja e parė e objektit, me tė cilėn pėrballeni, ėshtė Thesari, mė e fotografuara nga tė gjitha tė tjerat. Pėrveē tureve “klasike”, janė tė popullarizuara edhe ekskursionet e natės me drita tė qirinjve dhe orė tė kulinarisė nė Shtėpinė Petra.

Petra ka luajtur nė filmat „Indiana Jones and the Last Crusade”, „Arabian Nights”, „Passion in the Desert”, „Mortal Kombat: Annihilation”, „Sinbad and the Eye of the Tiger” dhe „Transformers: Revenge of the Fallen”.

Sisters of Mercy nė shkurt tė vitit 1988 kanė xhiruar aty spotin e kėngėt „Dominion/Mother Russia”. “Viti 2012 me gjasė ėshtė vit i madh pėr Jordaninė”, konsideron Piter Krejn, shef pėr strategjinė prodhuese nė Explore, qė ofron 19 turra tė ndryshme pėr kėtė vend.

Edhe pse Jordania nuk ėshtė destinacion “i lirė”, ēmimet janė mė tė ulėta qysh se kanė filluar tė fluturojnė nė kryeqytetin Aman kompanitė Bmi i easyJet. Nė ofertė pėrfshihen edhe vendosjet e ndryshme nga hotelet luksoze deri te vendosjet autentike nė, ta zėmė, kampet e shkretėtirės.



Meqė ka rrugė tė mrekullueshme, nė Jordani mund tė vizitohet shumėēka brenda njė kohe tė shkurtėr. Shkretėtira me peizazhet shkėmbore Vadi Rum ėshtė shumė e njohur dhe mund tė shėtitet mbi shpinė tė deveve ose nė xhipat safari

Rezervati natyror Dana pėrbėn njėrėn nga thesaret mė tė mėdha natyrore tė Jordanisė.

Nė jug tė vendit ndodhet Akaba, pushimore nė Detin e Kuq. Edhe bregu i Detit tė Vdekur ka hotele. Nė kėtė det derdhet lumi Jordan dhe rrethina e tij ėshtė e pasur me objekte tė rėndėsishme fetare.



Mund tė shihet vendi ku u kryqėzua Jezusi, ndėrkaq nė malin e afėrt thuhet se ndodhet vendi ku vdiq Moisiu. Mė nė veri ndodhet kryeqyteti Aman, i cili mė shumė ėshtė qendėr afariste se sa qendėr turistike.

Mė nė veri , nė Gerasi, ndodhen gėrmadha nga koha e Perandorisė Romake.



Nė afėrsi ndodhen qytetet Um Kais/Gadare (Antiohia e dikurshme) dhe Pela (ndodhen disa nga kishat mė tė vjetra tė krishtera) si dhe kėshtjella impresive Karak





avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Petra, njė nga mrekullitė botėrore!

Mesazh  Zattoo prej 20.06.15 14:33

Petra, mrekullia e 7 e Botes se Re



Qyteti antik i Petras, me bukurine e vet te vecante dhe panoramen madheshtore, vazhdon te terheqe vemendjen e vizitoreve, ndersa nga viti 2007 gjendet edhe ne listen “Shtate mrekullite e reja te botes”, shkruan Anadolu Agency AA).

Petra, qytet ky i cili njihet edhe si qyteti i gurte, eshte ndertuar kater shekuj para Krishtit dhe per pese shekuj ishte kryeqyteti i Nabatejeve, ndersa ne shekullin e 13-te u be qytet i braktisur dhe i harruar. Pas shume shekujsh harrese perseri ne shekullin e 19-te e ka zbuluar zvicerani Johann Burckhardt.

Petra, nje nga shtate mrekullite e reja te botes

Fondacioni “New7Wonders” me seli ne Zvicer ne vitin 2007, organizoi votimin ne te cilin moren pjese mbi 100 milione njerez, fale te cilit Petra eshte perfshire ne listen Shtate mrekullite e reja te botes. Behet fjale per nje vend historik qe ndodhet ne jug te Jordanise dhe ne afersi te qytetit-port te rendesishem jordanez Akabea. Ekskursione te organizuara nga Akabea deri ne Petra zgjasin nje ore e gjysme rruge permes kanioneve dhe luginave te thata te shkretetires. Ne hyrje te ketij qyteti te lashte jane ndertuar numri i madh i hoteleve dhe dyqaneve suveniresh.

Muratoret Nabateje kane qene shume te suksesshem ne perpunimin dhe modelimin e shkembeve ne forma te shkelqyera. Petra eshte ndertuar ne luginen e lumit qe ka formen e amfiteatrit, ndersa edhe pse shtrati i lumit eshte kryesisht i thate, ne histori jane regjistruar permbytje te shumta te qytetit. Kalate e gurit, rruget dhe hapesirat e gdhendura ishin strehim per udhetaret, te cilet per shkak te reliefit dhe pozites se Petras kishin ndjenjen e vecante te sigurise dhe probabilitetit te ulet te sulmeve.

Ndertimet prej gurit ofrojne perjetimin unik turistik

Qytetin e Petras dhe rrugen e lashte qe con ne te e pershkojne vlera te shumta historike dhe gjurmet qe tregojne per jeten e civilizimit te dikurshem, ndersa vemendjen e vecante te turisteve nga mbare bota ne rruge per Petran e terheqe varreza madheshtore dhe mauzoleu i sundimtarit nga koha kur qyteti gjalleronte. Ne vazhdim te rruges per ne Petra, turistet ne kuajt dhe deve arrijne ne amfiteatrin e lashte, gjithashtu te gdhendur ne shkemb, dhe behet fjale per ndertimin qe mund te pranoje 6.000 vizitore. Shtepite me gure dhe monumente ne Petra po ashtu jane unike dhe eshte e pamundur qe dicka e tille te kudo tjeter ne bote.

Ekspeditat turistike nga Petra kthehen para mbremjes, kur terri mbulon qytetin dhe shtigjet ndricohen nga qirinj te ngulitur ne rere.



Dikur kryeqytet, sot vend i xhirimeve filmike

Ne periudhen 1977-2007 ne Petra jane xhiruar dhjetera filma dhe seriale te produksioneve te shtrenjta bote. Se bashku me mjedisin natyror dhe pamjet unike te Petras, autoritetet jordaneze kane kuptuar potencialin e ketij lloj promovimi te ketij xhevahiri turistik dhe ofrojne gjitha llojet e mbeshtetjes per kompanite e interesuara.

Deshmia e traditave te lashta beduine

Shkretetira jordaneze Wadi Rum eshte nje destinacion atraktiv turistik edhe per shkak te faktit se popullata vendore akoma e ruan traditen e popujve te lashte beduin. Turistet te cilet largohen nga rremuja dhe teknologjia e qyteteve moderne ne kete vend mund te marrin pjese edhe ne gara tradicionale te deveve, te kampojne ne mes te shkretetires se eger. Ushqimi beduin dhe muzika tradicionale jane disa nga gjerat qe turistet nga Petra e konsiderojne si pervoje e vecante dhe me vlere.

Jordania si nje gur i cmuar turistik ne mes te krizes se Lindjes se Mesme

Rajoni i Lindjes se Mesme me vite njihet si rajon i konflikteve dhe krizave te te gjitha llojeve, por pavaresisht nga kjo, Jordania ka arritur te largohet nga ky problem dhe te imponohet si nje destinacion gjithnje me i popullarizuar turistik. Ne nje bisede me gazetarin e AA drejtori i avio-kompanise Turkish Airlines ne Jordani, Srtan Yuce, ka theksuar se ne Jordani nuk ka kurrfare mungese te sigurise dhe se turistet nga e gjithe bota mund ta shijojne turin turistik te quajtur Petra.
avatar
Zattoo

667


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Petra, njė nga mrekullitė botėrore!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi