Legjenda e Kroit tė Zanave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e Kroit tė Zanave

Mesazh  Berti69 prej 05.06.12 0:42

Legjenda e Kroit tė Zanave

Edhe shqiptarėt si tė gjithė popujt e tjerė kanė legjenda tė ndryshme, qė i kanė trashėguar nga kohėt e lashta, dhe tė cilat rrjedhin nga mitologjia. Shpesh kėto legjenda e kanė bazėn edhe nga ngjarjet nga historia, tė cilat populli duke i treguar me gojė brez pas brezi, nganjėhere i ka dhėnė imazhe magjike me plot fantazi. Kėto legjenda pak a shumė janė tė lidhura me detin dhe me detarėt, tė cilat nė kohė kur nuk kanė qenė nė lundrime i kanė treguar dimrit pranė vatrave nė shtepitė e veta.



Ndėr legjendat tė cilėn si femijė e kam dėgjuar nga babai im, ėshtė edhe ajo e Kroit tė Zanave nė Valdanos. Mė ka mbetur nė kujtesė, sepse imazhi i saj ka zgjuar nė mua edhe mė vonė kurdoherė kur kam ardhur nė Valdanos me mysafirė pėr tė bėrė ‘fisch picknick’ ndjenjė tė posaēme. Kur i afrohesh Valdanosit me sanall, syri tė shkon te dy bredhat, aty ku gjendet Kroi dhe menjėherė aty edhe Shpella e Zanave, ku dikur nė kohėt e lashta kanė ndodhur ngjarjet, tė cilat sot kanė mbetur nė legjendė si trashėgim i popullit tonė. Njeriu i mbyll sytė dhe imagjinon aq ma tepėr duke ditur se ky vend, i cili te mahnitė me bukurinė e tij magjike, dikur ka shėrbyer si vend strehimi pėr barkat e famshme pirate ulqinake.



Nė kėtė vend pra, gjendet Kroi i Zanave. Detarėt tė cilėt detyroheshin tė rrinin ne barka si rojėtarė natėn nė Valdanos, shpesh kanė ndėgjuar kėngėn e bukur, dhe zhurmė vallesh nga Kroi i Zanave.

Nganjėherė nga Shpella e cila ka qenė afėr Kroit janė dėgjuar edhe vajtime dhe gjamė, posaēėrisht atėherė kur nga ndonjė barkė e cila po i afrohej Valdanosit,kishte ndodhur ndonjė fatkeqėsi.Detarėt e kishin zakon qė nė raste tė tilla, nga dyreky, djaloshi mė i ri ta informonte popullin. Valdanosi deri vonė ka qenė i pabanuar, dhe si i tillė ka shėrbyer lima i sigurt pėr detarė dhe barka ulqinake, por larg qytetit me njė ullishtė mijėvjeēare tė famshme, nė netėt e errėta ka ndikuar nė fantazinė e detarėve tė vetmuar nė barkat e tyre.

Lidhur me Kroin e Zanave, duhet tė pėrmenden edhe dy plaka tė famshme ,dy avurda tė cilat kanė lėnė gjurmė nė kėtė vend, por jo vetėm nė legjenda.

Njėra prej tyre Sulltanė Ishmi i ka ēuar nuset e reja tė cilat nuk kanė mund tė lindin femijė te Kroi i Zanave, duke e bėrė njė ritual tė posaēėm, dhe shpeshherė pranė burimit ėshtė dashur tė lihen rroba tė vjetra, dhe nė ujė tė hedhen para metali.Thonė se hanko Sulltana ka pasur dorėn e mirė dhe shumė gra nė ujėrat e Kroit tė Zanave gjetėn shėrim.



Por sipas mendimit tim, ngjarja mė interesante lidhur me Kroin e Zanave, flet pėr Hake Lajken, njė hanko tė vėrtetė prej families Lajka tė Ulqinit. Thonė se ka qenė avurde e mirė e papritueshme dhe ka pasur dorė shumė tė mirė. Kėshtu njė natė tė errėt pa hėnė i trokiti dikush nė derė. Hanko Hakja gjithmonė ka qenė e pėrgatitur dhe menjėherė e ka hapur derėn.

Dy gra tė veshura me bohēe dhe benebrekė nė derė e lutėn tė shkojė nė Mėhallė tė Re me to, sepse ėshtė deshur tė ndihmohet njė nuse nė lindje. Hanko Hakja menjėherė ėshtė veshur dhe pa pėrtesė shkon pas atyre dy grave. Gjatė rrugės nuk folėn asnjė fjalė, por kur e kaluan Mėhallėn e Re, hanko Hakja desh t‘i pyes se ku po e ēojnė, por atėherė e kuptoi se diēka nuk ishte nė rregull. Nga frika nuk mundi ta ēelte gojėn, dhe ashtu e kuptoi se po iu afrohen Valdanosit, dhe menjėhere e pat tė qartė se me kė do tė kishte punė.

E kuptoi se xhindėt, si ka treguar mė vonė, kishin nevojė pėr tė. Kur iu afruan shpellės te kroi, xhindeshat filluan tė kendojnė kėngėn duke e shprehur dėshirėn qė donin djalė.

“ Ne na baftė Lehona djalė, e lum avurdė se ēke me marė. Ne na baftė lehona vajzė, e zeza avurdė se ēka ka me heke,. hajde, hajde djalė, na sheno neve tanė..ėshtė lutur Hakja Zotit ne vete. Nusja e re, xhindesha e bukur lindi pra djalė, dhe shenllėku dhe gėzimi i madh zgjatėn deri vonė. E frikėsuar hanko Hakja priti deri sa xhindeshat e lejuan qė tė khehet nė shtėpi. E falėnderuan dhe ia vuan njė gjerdan me florinj.
Duke u kthyer rrugės nėpėr ullishtė tė errėt Hakja nga gjerdani kėputte florinj dhe i hidhte nė rrugė, duke menduar se janė hudhra. Kur i ėshtė afruar Mėhallės sė Re i kishte hedhur tė gjithė. Kur erdhi nė shtėpi hoqi benebrekėt dhe nė ēardak ranė dy napoluna dhe atėherė e kuptoi se ēka kishte fituar prej xhindeshave. Nė mėngjes sa zbardhi drita u zgjua dhe shkoi menjėherė tė kėrkojė florinjtė tė cilėt i kishte hedhur. E kuptoi se pas saj xhindėt i kishin mledhur tė gjithė, kurse Hanko Hakes, ia lėnė vetėm ata dy nė benebrekė.

Ismet Karamanaga
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


440


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Kroit tė Zanave

Mesazh  xxxadixxx prej 05.06.12 1:02

Un personalisht kam degjuar shum histori me zana apo si i themi ne ktej nga zona jone "kecka".Me kane treguar me te vjetrit se dalin neper perrenje dhe lumenj,bile nje shoku im e ka pare njeren ne lumin erzen para disa vitesh.Prandaj nuk besoj te jene thjeshte legjenda,ato kane dicka vertete,ndoshta dhe plotesisht te verteta.Gjths te pergezoj per materialin,shum i bukur!
avatar
xxxadixxx

112


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi