Pėrballja me humbjet e mėdha nė jetė

Shko poshtė

Pėrballja me humbjet e mėdha nė jetė

Mesazh  Zattoo prej 31.05.12 22:41

Pėrballja me humbjet e mėdha nė jetė



Kur humbni dikė qė e doni apo diēka tė dashur pėr ju, ėshtė e natyrshme qė tė ndjeni dhimbje dhe pikėllim. Procesi i pikėllimit ėshtė njė pėrgjigje krejt normale qė pėrjetohet nga pjesa mė e madhe e njerėzve.

Por kur pikėllimi mbyt jetėn tuaj dhe filloni tė ndjeheni tė pashpresė, tė vetėm e tė pavlerė, atėherė ėshtė momenti pėr tė biseduar me mjekun tuaj pėr depresionin dhe pikėllimin.

Ēdo vit, 5-9% e popullsisė pėrjeton humbjen e njė pjesėtari tė dashur tė familjes. Por kjo nuk ėshtė e vetmja gjė qė mund tė shkaktojė pikėllim. Njerėzit mund tė ndjehen tė humbur kur:
Vdes njė njeri i dashur
Ndahen nga njė njeri i dashur
Humbasin punėn, apo burimin e tė ardhurave
Ngordh apo largohet njė kafshė shtėpiake
Njė fėmijė largohet nga shtėpia
Pėrjetojnė ndryshime tė mėdha nė jetė si divorci, shpėrngulja nė njė vend tjetėr, dalja nė pension etj.

Si reagojnė njerėzit ndaj humbjes dhe pikėllimit?

Humbja kalon nėpėr disa faza specifike, tė cilat pasqyrojnė reagimet e zakonshme tė njerėzve ndėrkohė qė pėrpiqen tė kalojnė kėtė moment tė vėshtirė. Njė pjesė e rėndėsishme e procesit tė shėrimit ėshtė pėrjetimi dhe pranimi i ndjenjave qė vijnė nga humbja.

Ja cilat janė stadet e zamkonshme nėpėr tė cilat kalojnė njerėzit:
Faza e mohimit, mosreagimit dhe e shokut: Mosreagimi ėshtė njė reaksion normal ndaj vdekjes ose humbjes dhe nuk duhet ngatėrruar me indiferencėn ndaj ndodhisė. Kjo fazė ndihmon pėr tė mbrojtur individin nga pėrjetetimi i intensitetit tė humbjes.

Nė fakt ėshtė njė fazė e dobishme kur personi nė zi duhet tė kryejė disa veprime si planifikimi i funeralit, lajmėrimi i tė afėrmve apo marrja me dokumentacionet e ndryshme. Ndėrkohė me kalimin e kohės dhe duke pranuar gradualisht atė qė ka ndodhur, mohimi dhe mosbesimi fillestar fillojnė tė zbehen.

Faza e pendimit: Kjo fazė e pikėllimit karakterizohet nga mendime tė vazhdueshme pėr “ē’ka mund tė ishte bėrė” pėr tė parandaluar vdekjen apo humbjen. Disa njerėz fiksohen duke menduar pėr mėnyra specifike si gjėrat mund tė ishin bėrė ndryshe pėr tė shpėtuar jetėn e personit apo pėr tė parandaluar humbjen.

Faza e depresionit: Nė kėtė fazė, njerėzit fillojnė tė kuptojnė dhe ndjejnė shkallėn e vėrtetė tė humbjes apo vdekjes. Shenja tė zakonshme tė depresionit nė kėtė fazė janė vėshtirėsia pėr tė fjetur, mungesa e oreksit, lodhja, mungesa e energjisė dhe vajtimi.

Gjithashtu personi mund tė ndjejė mėshirė pėr veten dhe mund tė ndihet i vetmuar, i izoluar, bosh, i humbur dhe nė ankth.

Faza e zemėrimit: Kjo fazė ėshtė e zakonshme. Zakonisht fillon kur individi ndjehet i pashpresė dhe i pafuqishėm. Zemėrimi mund tė vijė nga ndjesia e braktisjes pėr shkak tė vdekjes apo humbjes. Ndonjėherė individi zemėrohet me mjekėt qė janė kujdesur pėr njeriun e dashur qė ka humbur apo me jetėn nė pėrgjithėsi.

Faza e pranimit: Me kalimin e kohės, individi kalon nė kėtė fazė tė pikėllimit dhe i pranon tė gjitha emocionet dhe ndjenjat qė ka pėrjetuar gjatė ngjarjes. Shėrimi fillon porsa humbja integrohet me pėrvojat e tjera tė individit.

Gjatė jetės, personi mund tė rikthehet nė faza mė tė hershme tė pikėllimit, si depresioni ose zemėrimi. Duke qenė se nuk ka rregulla apo kufij kohorė pėr procesin e pikėllimit, procesi i shėrimit i ēdo individi do tė jetė i ndryshėm.

Faktorėt qė ndihmojnė nė kalimin e Pikėllimit

I jepni kohė ēdo mendimi apo ndjenje qė keni.

Hapjuni njė personi tė besuar pėr humbjen.

Shprehini ndjenjat hapur ose shkruani pėr atė qė ndjeni.

Kujtohuni qė tė qarit iu ēliron.

Sigurohuni tė kujdeseni pėr veten gjatė kėsaj kohe, dilni pėr njė shėtitje, sigurohuni tė hani shėndetshėm.

Kėrkoni ndihmė te mjeku nėse nuk e pėrballoni dot.

Ndonjėherė, krahas depresionit reaktiv qė ėshtė pjesė e procesit tė humbjes, mund tė zhvillohet dhe nje depresion madhor. Ndėrkohė qė depresioni reaktiv mund tė kalojė pas disa muajve, depresioni madhor duhet diagnostikuar dhe trajtuar nė mėnyrė qė tė kalojė.
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi