Vendet e Shenjta!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vendet e Shenjta!

Mesazh  Fikrro prej 29.05.12 20:35



Kur vizitojmė ndonjė vend shumė tė bukur nė natyrė, ai mund tė nxisė kėnaqėsi, qetėsi shpirtėrore, mahnitje ose sė paku dėshirėn pėr t’i fotografuar.

Por, pėr paraardhėsit tanė ato ishin mė shumė se aqė.


Faltorja nė Delfi kushtuar Athinės

Nga shtėpitė mitologjike tė perėndive tė gjithėpushtetshėm si Zeusi e Shiva deri te  ambientet e qeta ku Buda ka pėrjetuar shenjtimin, kėto vende janė tė mbushura me legjenda.

Disa sosh vazhdojnė tė pėrdoren pėr rituale tė vjetra shekullore, disa i ka shkelur koha por marrin frymė me energji tė posaēme, dhe nėse jeni me fat, me magji tė mbetur e cila do tė transmetohet nė ju.

Mali Parnas, nė Greqi



Duke mbizotėruar Delfin nė Greqinė qendrore, kjo bjeshkė kishte njė rėndėsi tė madhe nė mitologjinė antike. Pos qė ishte e shenjtė pėr porendin Apolon, i cili vizitonte shpesh vendet e shenjta tė Delfit, besohej se nė bjeshkė jetonin muzat, dhe prandaj ishte shtėpi e kėngės dhe poezisė.  

Nimfat e Korikit, qė secilės prej tyre u vardisej  nga njė perėndi, kishin lindur nė burimin e Shpellės sė Korikit nė Parnas.


Pema e Mahabodhit, Pylli Bodh Gaja nė Indi



Sipas traditės budiste, rreth 500 vjet para erės sonė, kur princi asket Sidarta po bredhte nėpėr shtetin  e tashėm Bihar tė Indisė , ishte ulur tė pushonte nėn hijen e pemės bodhi. Pas meditimit, qė kishte zgjatur tri net, ishte zgjuar i shenjtuar, me pėrgjigjet qė i kishte gjurmuar , tė cilat i kishte  shndėrruar nė ligjėrime duke i pėrhapur pėrmes nxėnėsve tė vet.

Ėshtė e kuptueshme qė vendi ku Sidarta u bė Budė u shndėrrua nė vendin mė tė shenjtė tė religjionit budist dhe vend pelegrinazhi shekuj me radhė. Kompleksi i i tempujve rrethon sot pasardhėsin e drejtpėrdrejtė, siē besohet, tė pemės origjinale, nė mes tė oborrit , nėn tė cilėn ndodhet  statuja e Budės.


Mali i Sinajit, Egjipt



Disa nga dogmat e krishterimit (nė foto Manastiri i Shėn Katrinės) mund tė gjenden nė Malin e Sinajit. Besohet se nė maje tė malit Mojsiu mori dhjetė Urdhrat nga Zoti.

Ndonėse nuk ka dėshmi arkeologjike qė do tė dėshmonin se ky ėshtė vendi, kurse shkencėtarėt e Biblės teoritizojnė vite me radhė mbi lokacionin e malit mitik, murgėt e parė tė krishterė besonin se ky ėshtė mu ai vendi i shenjtė dhe aty kanė ngritur disa manastire.

Sot vizitorėt mund tė nisen nga manastiri e Shėn Katrinės nė rrėzė tė malit dhe tė ngjiten deri nė maje tė tij,ku ndodhet qela e Shėn Triada,  prej nga shfaqet njė panoramė e mrekullueshme, sidomos nė agim.


Uluru-Kata Tjuta, Australi



Kėto  dy formacione shkėmbinjsh,  tė vendosura nė Qendrėn e Kuqe tė Australisė, nė mes tė kontinentit, paraqesin atraksionet kryesore tė Parkut Kombėtar Uluru-Kata Tjuta.

Uluru ėshtė njė shkėmbė i pėrbėrė nga rėra me maje tė rrafshtė, i lartė  335 metra dhe me njė perimetėr rreth 10 kilometra, me nuanca tė errėta nė tė kuqe, qė ndryshojnė gjatė ditės.

Qė tė dy malet janė tė shenjta pėr popullin Anangu, njė nga fiset Aborxhine, qė besojnė se shkėmbinjtė janė krijuar gjatė epokės sė lashtė tė krijimit dhe se edhe tash banohen nga shpirtėrat e paraardhėsve tė tyre (arkeologėt kanė zbuluar se nė kėtė zonė njerėzit kanė jetuar para mė shumė se 20 mijė vitesh).

Parku ėshtė i hapur pėr vizitorė, edhe pse ėshtė nė pronėsi tė Ananguve, tė cilėt edhe tash kryejnė nė disa lokacione rite tė ndryshme. Aty ndodhet Qendra e Kulturės dhe Artit  nė shkėmbinjtė e Aborxhinit, ndėrkaq organizohen edhe vizita me renxherė.


Senote Sagrado (Burimi i shenjtė), Meksikė



Majat e lashtė respektonin ujin pėr shkak tė fuqisė qė tė mbajė nė jetė edhe zotin e shiut Ēaka. Shumė zona tė Meksikos kanė “senote” pėrmes “kanaleve” natyrore nėntokėsore, ndėrkaq Majėt besonin se disa nga kėto i viziton Ēaku personalisht.

Pr kėtė arsye disa nga kėto burime mbahen tė shenjta dhe nė to bėhen rituale, sakrifica dhe lihen dhurata, kurse disa shfrytėzoheshin pėr t’u larė dhe pėr ujė tė pijes.

Njėri nga burimet e shenjta mė tė njohura ėshtė Cenote Sagrado, afėr vendzbulimit arkeologjik nga periudha e Majėve – Ēiēen Ice nė siujdhesėn Jukatan.

I krijuar nga shpella natyrale shkėmbore, me faqe tė rrėpishme qė ngrihen rreth 20 metra mbi vijėn e ujit, ky  burim ėshtė pėrdorur pėr rituale dhe sakrifikime tė herėpashershme – meshkujt, gratė e fėmijėt hidheshin aty gjatė thatėsive, me qėllim tė mėshirimit tė perėndive tė ujit.

Kur nė shekullin XX arkeologėt gėrmuan burimin, gjetėn kambanė tė arta, maska, unaza, pjesė nga xhadi por edhe eshtėr njerėzish.  


Mali Kailas, Tibet



Ky mal i errėt shkėmbor nė Tibetin perėndimor ėshtė njė het-trik i shenjtė, meqė ėshtė i shenjtė pėr budistėt, hindusėt dhe gjainistėt dhe konsiderohet mitik pėr Axis Mundi, qendėr e universit.

Hindusėt besojnė se ėshtė shtėpia e Zonjės Shiva dhe tokė e begatisė sė pėrjetshme si  dhe e festonin Kaailisin nė tempuj nė gjithė Indinė.

Budistėt tantrikė thonė se nė mal jeton Buda Demēog, qė pėrfaqėson hyjninė e lartė dhe tri koka bohisate jetonė nė kodrat pėrreth, kurse gjainistėt besojnė se nė kėtė mal (qė e quajnė Ashtapad) gjaini i parė ka mbėrri nirvanėn.  

Liqeni i afėrt Manasarovar, qė konsiderohet burim i pastėrtisė, ėshtė edhe njė vend pelegrinazhi pėr hindus dhe budistė.


Kodrina Glastonberg, Angli



Nė mes tė livadheve Samerland nė Somerset ngrihet kodra Glastonberg, qė shumė kohė mbahej magjike.

Shekuj me radhė ishte burim mitesh: disa qytetėrime tė lashta kelte e konsideronin se a ishte portė e shtėpisė Gwyn ap Nudd, zotit tė botės sė nėndheshme dhe mbretit tė shtojzovalleve, kurse paganėt me siguri e shfrytėzonin pėr tė madhėruar perėnditė e tyre.  

Mė vonė konsiderohej se nė kėtė vend ndodhej Avaloni i mbretit Artur, meqė nė maje tė kodrės nė shekullin XII janė zbuluar sarkofagėt e Arturit dhe tė mbretėreshės sė tij Gjenovefės.

Kohė mė parė disa historianė kėtė kodėr e kanė lidhur me pelegrinazhin nė Qytetin e Shenjtė.

”Vaj nė zjarr” kanė hedhur arkeologėt tė cilėt kanė gjetur aty gėrmadhat e shtatė verandave simetrike nė rrėzė tė malit. Ato janė interpretuat nė mėnyra tė ndryshme, nga pemėt e mesjetės deri tė labirintet neolitike.

Cilado ė tė jetė rėndėsia e kodrės sė Glastonbergu gjatė historisė, besohet se edhe sot ajo ka energji shpirtėrore  meqė vizitorėt thonė se pas shėtitjes nėpėr shpatet e saj ndihen mė pozitivė dhe plot shpresa.

Nė maje tė saj ndodhet kisha e Shėn Milahlit nga shekulli XV.


Liqeni i Kraterit, Oregon



I formuar para rreth 8 mijė vjetėsh, pas njė erupsioni masiv, nga i cili u shemb mali Mazam, ky liqen i thellė me ujė tė ėmbėl nė Oregonin Jugor, gjendet 610 metra nėn tokė, qė e bėn liqenin e shtatė mė tė thellė nė botė.

Fisi indian Klamat liqenin e konsideronte vend tė shenjtė: sipas legjendės udhėheqėsi i botės nėntokėsore dhe ai i mbitokės  kishin zhvilluar kėtu betejė qė kishte rezultuar me shkatėrrimin e Mazamit.

Liqeni tash ėshtė pjesė e Parkut Kombėtar.


Liqeni Atitlan, Guatemalė



Liqeni Atatlan, i vendosur nė rrafshnaltat  e mesme tė Guatemalės, i rrethuar nga tri vullkane, ėshtė mė i thelli (340 m) nė Amerikėn Qendrore . Pos pėr bukuri tė rrallė natyrore, njihet sipas fshatrave majane, qė rrethojnė brigjet e liqenit, nga tė cilat shumė janė aty shekuj me radhė.

Njėri nga fshatrat mė tė mėdha, Panajaēel, nga shekulli IX, tėrheq turistėt qysh mė 1960.

Banorėt e Santijago Atitlana njihen pėr adhurimin e Maksimit, idilit lokal , nė tė cilin “bashkohen” perėnditė majanė, shenjtėrit katolikė dhe legjendat spanjolle.

Rreth liqenit edhe tash kryhen rite majane, nga shpella deri te kodrat e afėrta.


Vorbullat (Vortexes), Arizonė



Sedona njė kohė tė gjatė ka tėrhequr njerėzit qė i intereson magjia, spirtualiteti, misticizmi dhe metafizika. ASta nuk vinin kėtu vetėm pėr hir tė bukurisė dramatike tė shkėmbinjve tė purpurt.

Zona njihet pėr vorbullat, qendrat e fuqishme tė energjisė kinetike qė mund tė kenė efekt tė fuqishėm  ndėr ata qė i vizitojnė. Rreth qytetit janė katėr sosh, ndėr to njė afėr aeroportit.    

Fisi indian Javapai dinte pėr kėto qendra dhe i nderonte si energji tė “Nėnės sė madhe” me fotografi dhe vendbanimet e shenjta.

Vizitorėt sot mund t’i sodisin nė kėmbė qė tė katėr pikat (ato nė Grykėn Bojnton janė mė tė njohurat) dhe njėherėsh mund tė meditojnė ose vetėm tė “thithin” vibrime tė mira.

Pas shėtitjes shumė sish ndihen me diskonim mė tė mirė dhe me “bateri tė mbushura”, e disa madje kanė deklaruar se gjatė qėndrimit nė qytet kanė pasur vizione dhe pėrvoja mė tė thella shpirtėrore.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi