Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  Admin prej 08.07.08 1:39

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit




I.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
ari do te jetė nė gjak.
Kush vėshtron qiellin ,numėron atje napolona
Kush hyn ne tempull,takon aty tregtarė
Huadhėnėsit bėhen parekėmbyes e fajdexhi
Shpata do tė mbrojė gjarpėrin.

Por zjarri do tė pėrhapet
Ēdo qytet ka pėr tė qenė Sodom e Gomorrė
E fėmijtė e fėmijėve do tė bėhen ré pėrvėluese
Ata do tė ngrenė flamujt e vjetėr.

II.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Njeriu do tė popullojė tokė e qiell e det me krijesat e tij
Ai do tė urdhėrojė
Ai do tė synojė Fuqinė e Perėndisė
Ai s“do tė njohė kufij.

Por gjithēka do tė rikthehet
Ai do tė lėkundet si njė mbret i dehur
Ai do tė ngasė si njė kalė qorr
Me shpore do t“a ēojė ai kafshėn e tij nė pyll
E nė fund tė rrugės ka pėr tė qenė njė humnerė.

III.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Nė tė gjitha anėt e tokės kulla babilonėse do tė ngrihen
Do tė jetė Rom e Bizant
Fushat do tė zbrazen
S“ka pėr tė pasur ligj,vetėm tė vetėn e atė tė grupit tė vet.

Por barbarėt do tė jenė nė qytet
S“ka pėr tė pasur mjaft bukė pėr tė gjithė
E lojrat s“do tė mjaftojnė mė
E pastaj njerėzit pa tė nesėrme do tė ndezin zjarrin e madh.

IV.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Shumė njerėz do tė njohin urinė
Shumė duar do tė bėhen blu nga tė ftohtėt
Saqė kėta njerėz njė tjetėr botė do duan tė shohin
E tregėtarėt e iluzioneve do tė vijnė helm tė ofrojnė.(shėn.i pėrkhyesit.- droga)

Por do tė shkatėrrojė trupin e prishė shpirtėrat
E ata qė gjakun e tyre me helm pėrziejnė
Do tė bien nė grackė si kafshė tė egra
E vrasin e pėrdhunojnė e kėrcėnojnė e grabisin
E jeta do tė bėhet si njė apokalips qė rikthehet rishtazi.

V.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Ēdokush do tė pėrpiqet,sa mė shumė tė shijojė sa tė mundė
Burri do t“a ndajė gruan aq herė,sa ai e merr
E gruaja do tė shkojė nėpėr rrugica e tė marrė,kė t“i pėlqejė
E tė lindė fėmijė,pa pėrmendur emrin e tė atit.

Por asnjė mjeshtėr do t“a drejtojė fėminė
E kushdo midis tė gjithė tė tjerėve do tė jetė vetėm
Tradita do humbasė
Ligji ka pėr t“u harruar
Si tė mos kishte qenė kurrė lajmėrimi e njeriu prapė u bė i egėr.

VI.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Babai do tė marrė tė bijėn pėr epsh tė tij
Burri burrin,gruaja gruan
Plaku fėminė
E kjo do tė ndodhė para syve tė tė gjithėve.

Por gjaku do tė bėhet i papastėr
E liga do tė pėrhapet nga shtrati mė shtrat
Trupi do tė marrė ēdo kalbėsirė tė dheut
Fytyrat do tė bymehen,gjymtyrėt do gėrryhen
Dashuria do jetė kėrcėnimi mė i madh pėr ata,
qė vetėm mishin njohin.

VII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Ai qė flet pėr bé e ligj
S“ka pėr t“u dėgju
Zėri i atij,qė besimin nė Krisht predikon
ka pėr tė buēitė nė shkretėtirė.

Por kudo do tė pėrhapen ujėrat e fuqishme tė feve tė pabesa
Mesias tė rremė do mbledhin njerėz pėrreth
E i pafeu ka pėr t“u armatos si kurrė mė parė
Ai don tė flasė pėr tė drejtė e drejtėsi,
feja e tij do tė jetė e mprehtė e pėrvėluese
Ai do tė hakmerret pėr Kryqėzatėn.

VIII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Uturima e vdekjes si bubullimė do tė buēasė mbi dhe
Barbarėt do tė pėrzihen me ushtarėt e legionit tė fundit
Njerėzit pazot do tė banojnė nė zemrėn e qyteteve tė Shenjta
Njėri pas tjetrit do bėhen barbarė,tė pabesė e egėrsira.

S“ka pėr tė patur mė Rend e rregull
Urrejtja do tė pėrhapet si flakėt nė njė pyll tė thatė
Barbarėt do t“i masakrojnė ushtarėt
Tė pafetė do t“i furin fetarėt
Shtazėria do tė jetė e njėrit dhe e tė gjithėve
e qytetet do tė shemben.

IX.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Njerėzit do gjykohen sipas gjakut e fesė sė tyre
Askush s“do dėgjojė zemrat e fėmijėve qė vuajnė
Ata si zogj tė vegjėl do tė hidhen jashtė foleve
E askush s“do t“i mbrojė nga dora me dorėzaēeliku.

Urrejtja do t“pėrmbysė tokėn,qė besonte paqėsore
Askush s“do shpėtojė,as pleqtė,as tė plagosurit
Shtėpitė do tė shemben e plaēkiten
Disa do tė shkojnė nė vend tė tė tjerėve
Tė gjithė do t“i mbyllin sytė,
tė mos shohin pėrdhunimet e grave.

X.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Cilido do tė dijė,ēfarė ėshtė nė tė gjitha anėt e kėsaj toke
Njeriu ka pėr tė parė fėmijė,kockat e tė cilėve shpojnė lėkurėn
E tė tillė,sytė e tyre janė mbuluar me miza
E tė tillė,qė gjuhen si minjtė.

Por njeriu,qė sheh kėtė,do t“a kthejė fytyrėn e tij
Se ai kujdeset vetėm pėr veten e tij
Ai ka pėr t“u dhėnė atyre njė grusht drithė si lėmoshė
Ndėrsa ai fle mbi thasė plot
E ēfarė ai me njėrėn dorė e jep,
do t“a marri prapė me dorėn tjetėr.

XI.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Njeriu me gjithēka do tė tregtojė
Ēdo gjė ka pėr tė patur ēmimin e vet
Pemė,ujė e kafshė
Asgjė s“do tė dhurohet me tė vėrtetė,e gjithēka ka pėr t“u shitur.

Por njeriu atėherė s“do tė jetė asgjė tjetėr sesa pesha e mishit tė tij
Trupi i tij do bėhet pazar si njė okė mish
Veshi i tij e zemra e tij do tė merret
Asgjė s“ka pėr tė qenė mė e shenjtė,as jeta as shpirti i tij.
Pėr zhguallin vdekatar e gjakun e tij do tė grinden,
si tė donin tė shqyenin njė coftinė.

XII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Njeriu do t“a ketė ndryshuar faqen e dheut
Ai ka pėr t“u mbajt si mjeshtri e pėrkrahėsi i pyjeve e kopeve
Ai ka pėr tė plugu qiell e dhe
E brazdėn do t“a bėjė pėrmes lumejsh e detesh.

Por toka ka pėr tė qenė lakuriqe e jopjellore
Ajri do tė djegė e uji ka pėr tė qelbur
Jeta do tė vyshket,se njeriu do t“i ketė shterruar pasuritė e botės
E njeriu ka pėr tė qenė vetmitar si njė ujk
Nė urrejtjen e tij.

XIII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Edhe fėmija do tė shitet
Disa do t“i shėrbejnė si tabelė qitėse
Pėr tė gjetur shije nė lėkurėn e tij tė re
Tė tjerė do tė pėrdoren si kafshė tė nėnshtruara.

Dobėsia e paprekėshme e fėmisė do harrohet
Dhe e fshehta e tij
Ai do jetė si njė mėz,qė do ushtrohet
Si njė qengj,qė do pritet e pėrgjaket
E njeriu do tė njohė vetėm shtazėrinė.

XIV.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Shikimi e shpirti i njerėzve do tė burgosen
Ata do tė dehen e s“do t“a vėrejnė
Ata,figura e pasqyrime do t“i mbajnė pėr tė vėrteta tė botės
Me ta do tė bėhet,ēfarė njeriu me njė dele bėn.

Atėherė do tė vijnė bishat grabitqare
Zogj grabitqarė do t“i mbledhin nė tufa,
qė t“i ēojnė mė lehtė nė humnerė
E t“i ndersejne njėrin kundėr tjetrit
Ata do tė qethen,pėr t“u marrė lesh e lėkurė
E nėse njeriu mbijeton,do t“i vidhet shpirti.

XV.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Do tė sundojnė zotėrinj pa fe
Ata do tua shfaqin turmave tė pafajshmin e tė urtin
Ata do t“i fshehin fytyrat e emrat e tyre
E kėshtjellat e tyre tė forta do humbasin ndėr pyje.

Por ata do tė vendosin mbi fatin e gjithēkaje e gjithkujt
Askush s“ka pėr tė marrė pjesė nė tubimet e urdhėrit tė tyre
Gjithkush nė tė vėrtetė do besojė tė jetė zot i vetvetes,
tė jetė njė kalorės e njė njeri i lirė
Vetėm do tė ēohen prej fshatrash tė egra me fé heretike“
Por ata do tė munden mė parė e sė gjalli do tė digjen.

XVI.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Njerėzit do tė jenė aq tė shumtė
Saqė do ngjasojnė njė turme thneglash,qė njė shkop futet ndėr ta
Ata do ngasi pėrreth,e vdekja do t“i shpėrthiqė me thembėr
Si kandrra tė pėrhumbura.

Lėvizje tė mėdha do tė bėjnė nga njėri vend nė tjetrin
Lėkura e kaftė do pėrzihet me tė bardhėn
Feja e krishterė me atė tė pafeut
Disa do predikojnė paqen e premtuar
Por nga tė katėr anėt do tė luftojnė fise armiqėsore.

XVII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Njerėzit do tė dojnė t“i kapėrcejnė tė gjithė kufijtė
Nėna do tė jetė flokėthinjė si njė plakė (shėn.i pėrkhyesit.- plaka do tė lindi fėmijė)
Rruga e natyrės do tė lihet
E familjet do tė jenė si drithi,qė u shpėrndanė e asgjė s“mund t“i mbledhė mė.

Do tė jetė pra njė botė tjetėr
Si njė kalė i harlisur do tė sillet ēdokush pėrreth
Do shkojnė pa udhėheqje nga tė gjitha drejtimet
I mjeri kalorės,qė nget kėtė kalė
Ai s“ka pėr tė patur shporė.

XVIII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Njerėzit nuk do t“i nėnshtrohen Ligjit tė Perėndisė
Ata do tė dojnė ta ngasin jetėn si njė kalė
Ata do tė dojnė t“i zgjedhin fėmijėt nė bark tė grave tė tyre
E ti mbysin,ata qė nuk u pėlqejnė.

Por kush do tė jetė njeriu,qė e mban veten pėr Zot?
Pushtetarėt do tė kenė tokėn mė tė mirė,e gratė mė tė bukura
Tė vobekėt e tė dobtit do tė jenė si berra
Ēdo kasolle mjerane do tė jetė njė kėshtjellėburg
Tutį do tė gėrryejė si helmi ēdo zemėr.

XIX.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Do tė ketė njė Urdhėr
Ligji i tij do jetė urrejtja e arma e tij helmi
Ai do tė dojė pėrherė e mė shumė ar
sundim mbi tė gjithė tė pėrhapė
E shėrbėtorėt e tij do tė lidhen me njėri-tjetrin pėrmes njė puthje gjaku.

Tė drejtėt e tė dobėtit do t“u binden rregullave tė tyre
Pushtetarėt do t“i vihen nė shėrbim
Ligji i vetėm do tė jetė ai,i cili do tė thuhet nė hije
Ai do do t“a shesė helmin deri nėpėr kisha
E bota endet me skorpion nėn shojet e saj.

XX.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Shumė njerėz do rrinė me duar tė shtrira
Ose do enden me sy tė zbrazėt,pa ditur,se ku
Se s“do kenė mė farkėtar,ku tė mundin tė farkėtojnė hekurin e tyre
E s“do kenė mė njė arė,qė tė mundin ta lėrojnė.

Ata do jenė si njė kokėrr farė,qė nuk nxjerr rrėnjė
Tė pėrhumbur e lakuriq,tė poshtėruar e pa shpresė
Mė tė rinjtė e mė pleqtė shpesh pa shtėpi
Atyre veē do t“u mbetet,pėr shėrim tyrin tė shkojnė nė luftė
E mė parė do luftojnė vetveten e pastaj jetėn e tyre urrejnė.

XXI.

Kur fillon mijėvjeēari,qė pas mijėvjeēarit vjen
Sėmundjet e ujit,e qiellit e tė tokės
Do godasin njeriun e kėrcėnojnė atė
Ai do rindėrtojė atė qė ka shkatėrruar vetė,
e atė qė ka mbetur,do t“a ruaj
Ai do ketė frikė pėr ditėt,qė ka pėrpara.

Por do jetė vonė
Shkretėtira do mbulojė tokėn,e uji do jetė thellė e mė thellė
Do rrjedhė nė ditė tė caktuara e do marrė me vete gjithēka,si njė botėpėrmbytje
Pėr shkak tė tij s“do ketė pėr tokėn tė nesėrme
E ajri do gėrryejė trupat e mė tė dobtėve.

XXII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Toka do lėkundet nė shumė vende,e qytetet do tė shemben
Gjithēka,qė u ndėtua pa kėshillėn e tė diturit
do kėrcėnohet dhe shembet
Balta do varrosė nėn vete fshatrat,
e toka do tė hapet nėn pallate.

Njeriu do tė jetė kryeneē,se ai ėshtė i zotėruar nga krenaria
Ai s“ka pėr t“a dėgjuar paralajmėrimin,qė toka atij pėrherė i thėrret
Flakadanėt do t“a shkatėrrojnė Romėn e re
Tė varfėrit e barbarėt edhe pse aty janė legionet
do tė plaēkisin pasuritė e braktisura.

XXIII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Dielli do t“a djegė tokėn
Ajri (shėn.i pėrkhyesit.- kėtu ndoshta Ozoni) nuk do tė mbrojė mė nga zjarri
Ai do tė jetė vetėm njė perde e vrimosur
E drita djegėse do tė gėrryejė sytė e lėkurėn.

Deti do shkumohet si ujė i vluar
Lumenjtė qytetet do tė varrosen
Kontinente tė tėrė do tė zhduken
Njerėzit do tė arratisen nėpėr male
E do tė fillojnė tė rindėrtojnė e harrojnė,se ēfarė ndodhi.

XXIV.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Njerėzit do tė munden t“u japin jetė mirazheve
Shqisat do gėnjehen,e ata kujtojnė se prekin,ēfarė nuk ėshtė
Ata do ecin rrugė,qė vetėm sytė mund t“i shohin
E kėshtu ėndrra do bėhet vėrtetėsi.

Por njeriunuk do mundė tė dallojė midis asaj,
ēfarė ėshtė,e asaj,ēfarė nuk ėshtė
Ai do humbasė ndėr labirinte tė rremė
Ata,qė munden t“u japin jetė iluzioneve
do tė luajnė me njerėzit mirėbesues e do t“i mashtrojnė ata
E shumė njerėz do bėhen si qena tė nėnshtruar.

XXV.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Kafshėt,qė Noa mori nė arkėn e tij
nuk do tė jenė mė nė duart e njeriut
Qė kafshėt ka ndryshuar sipas dėshirės sė tij
E kush do kujdeset pėr vuajtjen e tyre pambarim?

Njeriu do formojė ēdo qėnie tė gjallė,si ia ka ėnda
E ai do tė ketė vrarė shumė prej tyre
Ēfarė do ndodhė me njeriun,qė ligjet e jetės ka ndryshuar
Qė nga kafsha e gjallė bėnte njė lėmsh argjilė
Do tė jetė ai shėmbėlltyrė e Perėndisė apo fėmijė i dreqit?


Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  Admin prej 08.07.08 1:39

XXVI.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Duhet tė kihet frikė pėr fėminė e njeriut
Helm e pashpresmėri do t“a pėrgjojnė
Njeriu do dėshirojė vetėm pėr vete e jo pėr hir
tė tij ose pėr jetėn
Ai(fėmia) do yshtet,e nganjėherė njeriu do shesė trupin e tij.

Por vetė ai,qė nga tė tijėt do mbrohet
Do tė kėrcėnohet,tė ketė njė shpirt tė vdekur
Ai do jetojė nė lojė e imazhe
Qė do t“a udhėheqė,se ai s“ka mė mjeshtėr (kėtu:mėsues)
Askush s“e ka mėsuar atė,tė shpresojė e veprojė.

XXVII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Njeriu do t“a mbajė veten pėr Perėndi,megjithėse ai
nuk do tė jetė mė tepėr se nga lindja e tij
Ai do godasė gjithmonė,i pushtuar nga inati e xhelozia
Por krahu i tij do jetė i fortė nga fuqia ,qė ai ka marrė
Si Promete qorr do tė mundė gjithēka pėrreth tė shkatėrrojė.

Ai do mbesė xhuxh nė shpirt e do ketė fuqitė e njė vigani
Ai do tė ecė pėrpara me hapa vigani e s“do tė dijė,cilėn rrugė tė marrė
Koka e tij do jetė e rėndė nga dituria
Por ai nuk do tė dijė,pėrse ai jeton e vdes
Ai do jetė si mė parė i ēmendur,qė tund krahėt,ose fėmija,qė qaravitet.

XXVIII.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Troje tė tėrė do tė bėhen pré lufte
Pėrtej Limės romake e vetė nga zona perandorake e vjetėr
Njerėzit e tė njėjtit qytet do t“i presin gurmazin njėri-tjetrit
Kėtu do zotėrojė luftė mes fiseve e atje mes besimtarėve.

Judenjtė e fėmijėt e Allahut s“do pushojnė sė luftuari
E toka e Krishtit do tė jetė fushėbeteja e tyre
Por tė pafetė do tė duan tė mbrojnė kudo pastėrtinė e fesė sė tyre
E atyre do t“u rrijė pėrballė veē dyshim e fuqi
Ndėrsa vdekja ngado pėrparon si standarti i kohės sė re.

XXIX.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Shumė njerėz do tė pėrjashtohen nga jeta njerėzore
Ata s“do tė kenė asnjė tė drejtė,asnjė ēati e aspak bukė
Ata do tė jenė lakuriq e veē trupin e tyre do kenė pėr tė shitur
Do t“i hedhin tej shumė larg prej kullave tė teprisė sė Babilonit.

Ata do murmurojnė kėrcėnueshėm nė faj
Do tė zaptojnė troje tė tėra e do tė shumohen
Ata do tė dėgjojnė fallin e shpagimit
E do t“i vėrsulen kullave krekosėse
Do tė kenė ardhur kohėrat e pushtimit tė barbarėve.

XXX.

Kur fillon mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit
Njeriu do tė hyjė nė njė labirint tė padepėrtueshėm
Ai do tė ketė frikė e mbyllė sytė,se ai s“do mundet tė shohė mė
Ai do tė jetė plot inat e nė ēdo hap do tė ndjejė tmerr
Por ai do tė shtyhet pėrpara,se nuk do t“i jepet tė pushojė.

Por zėri i Kasandrės do lartėsohet e forcohet
E ai s“do t“a dėgjojė
Se ai don tė ketė gjithnjė e mė shumė,e koka e tij
do humbasė ndėr imazhe
Ata qė do tė bėhen mjeshtrat (kupto:mėsuesat) e tij,do t“a mashtrojnė
E do tė ketė veē mė tepėr barinj tė kėqinj.

XXXI.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Njerėzve mė nė fund do t“u hapen sytė
E s“do tė ndryhen mė nė kokat e qytetet e tyre
Ata do tė munden nga njėri cep i tokės nė tjetrin
tė shohin e kuptojnė njėri-tjetrin
Ata do t“a dinė,se,ēka godet njėrin,lėndon tjetrin.

Njerėzit do tė formojnė njė trup tė madh tė vetėm
Prej sė cilit ēdonjėri prej tyre ėshtė njė pjesė e vockėl
Tok ata do tė jenė zemra
E do tė ketė njė gjuhė,qė do tė flitet nga tė gjithė,
e kėshtu mė nė fund do lindė,e madhja njerėzore.

XXXII.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Njeriu do tė ketė pushtuar qiellin
Ai do krijojė yje nė detin e madh blu tė errėt
E ai do tė udhėtojė nė atė anije vezulluese
Si njė Odise i ri,shok i diellit,ndėr odise qiellore do shkojė.

Por,edhe sundimtar i ujrave ai do tė jetė
Ai do ndėrtojė qytete ujorė tė mėdhenj
Qė prej frutave tė detit ushqehen
Ai do tė banojė nė ēdo vend banesa tė mėdhaja
E atij s“do t“i ndalohet asgjė.

XXXIII.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Njerėzit do tė munden tė lėvizin nėn ujė
Trupat e tyre do tė jenė tė rinj,e ata do tė jenė peshq
E disa do tė fluturojnė mė lart se zogjtė
Sikur guri tė mos binte nė tokė.

Ata do tė komunikojnė me njėri-tjetrin
Se shpirti i tyre do tė jetė i ēelur,
qė tė rrokė tė gjitha lajmėrimet
E do tė shkėmbejnė ėndrra me njėri-tjetrin
E do tė jetojnė aq gjatė sa mė i vjetri ndėr njerėz
Ai mbi tė cilin flasin Librat e Shenjtė.

XXXIV.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Njeriu do tė njohė shpirtin e ēdo gjėje
Gurin ose ujin,trupin e kafshės apo vėshtrimin e njė tjetri
Ai do tė depėrtojė tė fshehtat,tė cilat ruheshin nga Zotat e vjetėr
E ai do tė ēelė njė derė pas tjetrės,nė labirintin e jetės sė re.

Ai do tė krijojė,fuqiplotė e shkumėzues si njė burim
Ai do t“ua mėsojė tė gjithė njerėzve dijen
E fėmijtė do t“i njohin mė mirė tokė e qiell,se ndokush para tyre
E trupi i njeriut do tė bėhet mė i madh e mė i zhdėrvjelltė
E mendja e tij do rrokė tė gjitha gjėrat e do t“i zotėrojė ato.

XXXV.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Burri s“do tė jetė mė i vetmi sundimtar,
se do tė vijė gruaja,pėr tė marrė skeptrin
Ajo do tė jetė sundimtarja e kohėrave tė ardhshme
Dhe ēfarė ajo mendon,do t“ua detyrojė burrave
ajo do tė jetė nėna e atij mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit.

Ajo do tė pėrhapė ėmblsirėn e butė tė njė nėne pas ditėve tė dreqit
Ajo do tė jetė bukuria pas kohėrave tė shėmtuara tė barbarisė
Mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,
do tė shndėrrohet nė njė kohė tė thjeshtė (tė lehtė)
Do tė duhet(dashurohet) dhe ndahet e ėndėrrohet,
dhe ėndrrat do tė bėhen tė vėrteta.

XXXVI.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Pėr njerėzit do tė ketė njė lindje tė dytė
Shpirti do tė fuqizojė masat njerėzore
Qė janė NJĖ nė vėllazėri
Pastaj do tė lajmėrohet fundi i kohėrave tė barbarisė.

Do tė jetė koha e njė fuqie tė re nė besim
Pas ditėve tė zeza nė fillim tė mijėvjeēarit,qė vjen pas mijėvjeēarit
Do tė fillojnė ditėt e lumtura
Njeriu do tė rigjejė rrugėn e njeriut
E toka do tė ketė rishtazi rendin e vet.

XXXVII.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Rrugė do tė shpiejnė nga njėri skaj i tokės e i qiellit nė tjetrin
Pyjet do tė jenė pėrsėri tė dendur
E shkretėtirat do tė ujiten
Ujrat do tė jenė pėrsėri tė pastėr.

Toka do tė jetė si njė kopėsht
Njeriu do tė kujdeset pėr gjithēka,qė jeton
Ai do tė pastrojė ēfarė ai ndyu
Ai do ta shohė krejt tokėn si atdheun e vet
E ai do tė mendojė me dituri pėr tė nesėrmen.

XXXVIII.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Tė gjithė do tė jenė si njė hap i njėllojtė
Njeriu do tė dijė gjithēka mbi botėn e trupin e tij
Sėmundjet do tė shėrohen pėrpara se ata tė ndodhin
Gjithkush do tė jetė shėruesi i vetes e i tė tjerėve.

Njeriu do tė ketė kuptuar se,duhet tė ndihmohet qė tė jetohet
E njeriu pas kohėrave tė mbylljes e kurnacėrisė
do tė hapė zemrėn e kuletėn e tij pėr tė varfėrit
Ai do tė shihet si ruajtėsi i rendit njerėzor
Dhe kėshtu do tė hapet mė nė fund njė erė(kohė) e re.

XXXIX.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Njeriu do tė ketė mėsuar tė japė e tė ndajė
Ditėt e hidhura tė vetmisė do tė mbarojnė
Ai do tė besojė rishtaz nė Shpirt
E barbarėt do tė dallohen nga tė gjithė.

Por kjo do tė ndodhė pas luftrave e flakadanėve
Do tė ngrihet prej rrėnojave tė shkrumbosura tė Babelit
Dhe njė grusht i hekurt do tė nevojitet
qė rendi tė vijė nga rrėmuja
Dhe njeriu tė rigjejė rrugėn e drejtė.

XL.

Kur mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeēarit,mbarohet
Njeriu do tė dijė se,tė gjitha gjallesat janė mbajtės tė dritės
Dhe se ato janė krijesa qė duan tė respektohen
Ai do tė ngrejė qytete tė rinj
Nė qiell,nė tokė e nė det.

Ai do tė kujtojė atė qė ishte mė parė
Dhe ai do tė dijė tė parashikojė se ēfarė do tė jetė
Ai s“do tė druhet mė aspak nga vdekja e vet
Sepse ai do tė ketė jetuar shumė jetėra nė trup tė tij
Dhe ai do tė dijė se, drita nuk do tė shuhet kurrė.

[redaktoni] Unė shoh dhe e di

Sytė e mi zbulojnė nė qiell,se ēfarė do tė jetė,e unė e mas kohėn me njė hap.Njė dorė mė ēon tek vendi,qė ju nuk e shihni e qė pėr tė asgjė nuk dini.

Njėmijė vjet do tė kalojnė,e Jeruzalemi nuk do tė jetė mė qyteti i Kryqėtarėve tė Krishtit.Rėra do tė varrosė muret e kėshtjellave tona,armėt tona e eshtart tona nėn kokrrizat e saja.Ajo do tė mbysė zėrat e lutjet tona. Tė krishterėt,qė si shtegėtarė nga larg vijnė,aty ku mė parė ishte ligji e feja e tyre,nuk do tė guxojnė mė vetėm tė shohin varret e relikat,por vetėm nėn shoqėrimin e kalorėsve judenj,qė kanė kėtu mbretėrinė dhe tempujt e tyre,sikur Krishti tė mos kishte vuajtur kurrė nė kryq.

Do tė jetė njė grumbull gjigant tė pafesh,qė pėrhapet ngado,e feja e tyre si njė daulle do tė ushtojė,nga njėri skaj i botės nė tjetrin.(1)

Shoh tokėn e pamasė. Kontinente,qė Herodoti nė ėndrrat e tij nuk mundi ti emėrtonte,do tė vijnė,pėrtej pyjeve tė mėdha,qė i pėrmendi Tacitusi ,e shumė larg nė skaj tė detit pakufi,qė fillojnė pas Shtyllave tė Herkulit.(2)

Njėmijė vjet do tė kalojnė qė nga koha qė ne jetojmė,dhe jetėt do tė bashkohen ngado nė Mbretėri e Perandori gjigante.

Luftėra,aq tė shumta sa pjesėt e njė kėmishe-zinxhir,tė cilat mbajnė kalorėsit e urdhėrit,do tė rrethojnė njėri-tjetrin dhe do tė rrėzojnė Mbretėritė e Perandoritė,pėr tė krijuar tė reja. (3)

Dhe bujkrobėrit,katundarėt,tė varfėrit pa zjarr do tė kenė pėrgatitur njėmijėherė kryengritjen,tė korrave,kėshtjellave e qyteteve do t“u kenė vėnė zjarr,gjersa t“u ripet lėkura nga shtati pėr sė gjallė dhe i detyron tė mbijetuarit tė kthehen nė strofkat e tyre. Ata do tė pėrmendin se janė mbretėr. (4)

Njėmijė vjet do tė kalojnė,dhe njeriu do tė ketė pushtuar thellėsirat e deteve e tė qiellit,dhe ai do do tė jetė si njė yll nė truall. Ai do tė ketė fituar fuqinė e diellit dhe do t“a mbajė veten pėr perėndi dhe mbi tokėn e pamatė do tė ndėrtojė mijėra kulla Babilonase.(5)

Ai do tė ngrejė mure mbi gėrmadhat e atyre qė perandorėt romakė dikur patėn ndėrtuar,dhe ata do tė ndajnė edhe njė herė legjonet nga hordhitė barbare.

Pėrtej pyjeve tė mėdhenj do tė ketė njė mbretėri. Kur tė shėmben muret,mbretėria do tė jetė vetėm ujė i turbullt.

Popujt do tė pėrzihen edhe njė herė.(6)

Atėherė do tė fillojė mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeērit.

Shoh,dhe unė e di,se ēfarė do tė ndodhė.Unė jam shkruesi.

Kur tė fillojė mijėvjeēari,qė vjen pas mijėvjeērit,njeriu do tė qėndrojė para hyrjes sė errėt tė njė labirinti tė padepėrtueshėm. Dhe nė thellėsinė e kėsaj nate,ku ai do tė futet,shoh sytė e kuq tė Minotaurit.

Ruaju prej tėrbimit tė tij shtazarak,ti,qė jeton nė mijėvjeēarin qė vjen pas mijėvjeēarit.

SHĖNIMET

1. Vizion i shtetit Izrael e fuqisė sė Islamit nė fund shekullin e 20-tė. 2. Ai kumtoi zbulimin e Amerikės dhe pėrmend Atlantikun pėrtej Gjibraltarit. 3. Me njė fjali,Zhan de Vezele lė prapa mijėvjeēarin e dytė,ngritja e kombeve dhe luftėrat qė i ndajnė ata. 4. Demokracia? 5. Arritjet teknike tė udhėtimeve hapėsinore(kozmike) dhe tė energjisė bėrthamore,si edhe padyshim rritja e qyteteve. 6. Vizion nga shembja e Perandorisė Sovjetike,qė pėr Zhan de Vezele shėnon fundin e mijėvjeēarit tė dytė dhe fillimin e tė tretit, " labirinti i padepėrtueshėm" ,rrugėt e tė cilit u ndriēuan nga profecitė e tij.

-- F U N D --

Pėrkthyer nga Lekė Mjeku

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  DjAL.SULIOTI prej 10.03.10 23:44

Shume interesante, flm qe na e solle.

avatar
DjAL.SULIOTI

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  Neo prej 10.06.13 21:38

Parashikime

Fati i veēantė i Gjonit (Johannes) nga Jerusalemi

Para njėmijė vjetėsh, nė afėrsi tė kėshtjellės sė Benedikteve prej Vezelay, u lind njė fėmijė, i cili u pagėzua me emrin Gjon (Johannes). Ai u lind nė vitin 1042 dhe vdiq mes viteve 1119-1120, qė don tė thotė, vdic nė moshėn 70 vjecare. Shifra 7-tė, vula e 7-tė dhe njė emėr simbolik, tė cilin rrethi i ngushtė e deshifronin me aq domėthenje dėshmojnė shumė qartė fatin e Gjonit.

Ekzistenca e tij dhe fati i vecantė nėpėr shekuj u njohėn vetėm nga njė rreth i ngushtė, tė cilėt shkrimet e tij tė njohura si dorėshkrimi i murgut tė quajtur ‘Gjoni nga Jerusalemi’, i barten nga gjenerata nė gjeneratė. Vizionet e Gjonit prej Jerusalemi janė aq domethėnėse, sa qė nuk kanė nevojė pėr komente. Secili do tė mund t’i kuptojė dhe t’i interpretojė, sepse njė parashikim nuk ka nevojė tė deshmohet me teorema matematikore. Ai ndjehet dhe shihet, poaq sa dėshmon edhe forcon. Kėto fakte mund t’i mohojnė vetėm shkurtpamėsit dhe ata tė cilėt nuk e kuptojnė rregullin e arritjeve tė nėndheshme!

Ai shėronte njerėzit dhe vėrente yllėsine. Parashikimet e tij kapnin largėsi fascinuese dhe domethėnėse, duke pėrfshire edhe ato tė shekullit 21, si ekuivalent i shekullit 11-tė nė tė cilin edhe jetoi. Kjo ishte edhe njėra ndėr arsyet pėrse emri i Gjonit dhe dorėshkrimi i tij u mbajtėn nėn hijen e mijėvjecarit tė kaluar. Mirėpo, ai del nga errėsira nė njė moment kur parashikimet e tij na duhen mė sė tepėrmi, sepse duke na njoftuar me atė qė do tė ndodh nė mijėvjecarin tonė, ai na mėson dhe na ndricon!
Cfarė na bėn tė besojmė se Gjoni vėrtet kishte dijen e sė fshehtės?

Mė poshtė do tė lexoni argumente, tė cilat do t“iu bindin nė saktėsinė e njė tė vėrtete qė u bart ndėr shekuj. Sepse, u nevojiten katastrofat e mijėvjecarit tė kaluar qė ky dorėshkrim parashikimesh - i vetmi prej shekullit tė 14-tė, i cili u njoh si mė e mira dosje e fshehtė - prej fundosjes tė dalė nė sipėrfaqe dhe emri i Gjonit prej Jerusalemi tė pėrhapet nga njė kend i botės nė tjetrin.

“Unė shoh dhe di!
Sytė e mi zbulojnė se cfarė do tė ndodh
dhe unė e mas kohėn me njė hap".

Njė dorė mė con nė vende tė cilat ju nuk i shihni dhe pėr tė cilat ju nuk dini“-citonte ai, duke paraljmėruar shumė ngjarje tė mėdha qė ndodhen nėpėr histori.

Ai, pėrmes vizioneve, parasheh ngjarjet e kohės nė tė cilėn jetoi dhe tė tjera qė shtrihen deri nė ditėt tona e pėrtej. Ai paralajmeron shpėrthimin e fesė islame dhe pėrhapjen e saj qė nė shekullin e 11-tė, duke e pėrshkruar kėshtu :
« Do tė shkojnė njėmijė vjet dhe Jerusalemi nuk do tė jetė mė qytet i kalorėsve tė krishterė. Rėra do t’i varros kėshtjellat, armėt dhe eshtrat tona, nėn rrėnjėt e tija. Ajo do tė mbys zėrat dhe lutjet tona.

Do tė jetė njė turmė e madhe e cila do tė shpėrndahet gjithandej, ndėrsa besimi i tyre do tė shpėrthej si goditje - nga njėra anė e tokės nė tjetrėn »
Ai lajmėronte zbulimin e Amerikės dhe pėrmendte Atlantikun matanė Gjibraltarit :

“Shoh njė tokė tė vigane.
Kontinente, tė cilat Herodoti nė ėndrrat e tij s’mudni t’i emėroj,
Pėrtej maleve tė mėdha,pėr tė cilat fliste Takitus
dhe shumė larg prej detit tė paskaj,
i cili fillon pas shtyllave tė Herkulesit”

Ai paralajmėronte shkatėrrimin e Bashkimit Sovjetik dhe shpėrndarjen e homoseksualitetit, tė cilin e quan me emrin simbolik tė Sodomit, ku edhe u shfaq pėr herė tė parė.

Dorėshkrimi i pėrkiste njė arhivi tė Berlinit, i cili u konfiskua nga bunkeri udhėheqės i Hitlerit. Rruga e tij ėshtė e dokumentuar pedantėrisht, cfarė ishte tipike pėr policinė e fshehtė tė Stalinit.

A e njihte Hitleri kėtė dorėshkrim? A kanė ndikuar vizionet e Gjonit nė mėnyrė indirekte nė zhvillimin e ngjarjeve? A deshi vėrtet Hitleri qe te ndertoje nje perandori mijevjecare? Prandaj, fliste me njė mėnyrė cuditėrisht tė ngjajshme me dosjen e fshehtė tė Gjonit!

“Ne nuk do tė dorėzojmė luftėn tė gjallė. Nė rast tė humbjes, ne do tė hedhim botėn nė ajr dhe kaq kishte nga mijevjecari i tretė!”-thoshte Hitleri.
Hitleri vdic nga dora e vet ashtu sic edhe kėrkoi. Por, bota po ecėn tutje e edhe mijėvjecari i tretė ka filluar.
“Kur tė vijė mijėvjecari qė vjen pas kėtij”- shkruante Gjoninė dorėshkrimin e fshehtė.

Nė kėtė mijėvjecar kemi shkelur dhe ai shtrihet gjatė para nesh. Ne po botojmė edhe Dorėshkrimin e tij tė fshehtė dhe pėrkundėr kohės qė na ndan me tė, nuk guxojmė tė dyshojmė se ai vėrtet ka dic pėr tė na thėnė. Sepse, ai iu pėrkiste njerėzve tė rrallė tė cilėve iu dha dia e sė panjohurės. Ju takonte atyre qė ditėn tė kalojnė kufijte e kohės. Atyre qė munden tė gjurmojnė nė tė kaluarėn dhe tė shohin nė tė ardhmen. Ai e njohu trupin e njeriut, atė tė tokės e tė qiellit dhe gjeti ia doli tė gjej shtegun qė conte nė botėn e fshehtėsisė. Ai ishte veshi dhe syri pėrmes tė cilit na lejoi tė dėgjonim dhe tė shihnim Fuqinė e Zotit. Sepse, dora e tij shkruante nėn njė diktim tė fshehtė dhe ai parashikues udhėhiqej nga njė zė misterioz!


“Unė shoh dhe unė di se cfarė do tė ndodh.
Unė jam shkruesi!”
“Kur tė vije mijevjecari i cili vjen pas kėtij,
njeriu prej njė daljes sė errėt do tė hyj nė njė labirinth tė papėrshkueshėm.
Dhe nė thellėsinė e natės, nė tė cilėn ai do tė hyjw
do tė shoh sytė e kuq tė njė kulshedre.
Ruaju prej hidhėrimit tė saj tė tmerrshėm,
o Ti
qė do tė jetosh nė mijėvjecarin qė vjen pas kėtij!”

Vizione te parashikuara per mijevjecarin e trete

1.

Nė kėtė mijėvjecar…

Ari do tė bėhet gjak
Kush e sodit qiellin, atje do tė numėrojė monedha
Kush hyn nė tempull, atje do tė takojė tregtar
Njerėzit e kolltuqeve do tė jenė ndėrrues tė hollash dhe fajdexhi
Shpata do ta mbroj gjarperin
Zjarri do tė rritet
Cdo qytet do tė jete njė Sodom
Dhe fėmijet e fėmijėve do tė jenė tė njė reje flakeruese

2.

Nė kėtė mijėvjecar…

Njeriu me zbulimet e tij
Do ta popullojė qiellin, tokėn dhe detin
Ai do tė urdhėrojė
Ai do ta keqpėrdorw fuqinė e Zotit
Dhe nuk do tė njohė kufi
Por gjithcka do tė kthehet
Ai do tė tundet si njė mbret i dehur
Ai do tė hingėllijw si njė kalė i verbėr
Me kafshėn e tij ngarėse do tė futet nė pyll
Dhe nė fund tė rrugės do tė bie nė greminė

3.

Nė kėtė mijėvjecar…

Shumė njerėz do t’i kaplojė uria
Shumė duar nga tė ftohtėt do tė jenė tė zverdhura
Kėshtu, kėta njerez do tė duan njė jetė tjetėr
Dhe tregtarėt e iluzioneve do tė vinė t’ua sjellin helmin
Por do tė jenė trupat e trazuar dhe shpirtrat e prishur
Dhe ata qė gjakun e tyre pėrziejne me helm
Do tė jenė si shtazė tė egra nė kurth
Do tė vrasin, do tė dhunojnė, do tė kėrcėnojnė dhe do tė robėrojnė
Dhe jeta do tė jetė apokalipsė e pėrditshme rrotulluese

4.

Nė kėtė mijėvjecar…

Secili do tė provojė tė gjej kėnaqesinė aq sa mundet
Burri do ta shkel shpesh gruan qė e marton
Gruaja do tė ec mbi rrugicat e shpellave
Qė ta marrė secilin qė i pėlqen
Dhe fėmijėt e lindur, pa emrin e babait do tė emėrohen
Por, kėtė fėmijė s’do ta udhėheq asnjė mėsues
Secili do tė jetė vetėm mes tė tjerėve
Tradita do tė harrohet
Sikur Shpallje kurrė tė mos kishte
Dhe njeriu do tė bėhet serish i egėr

5.

Nė kėtė mijėvjecar…

Babai do ta shfrytėzojė tė bijėn pėr epshet e tija
Burri-burrin, gruaja-gruan
Plaku-fėmijėn
Dhe kjo do tė ndodhė para syve tė tė gjithėve
Por gjaku do tė jetė i papastėr
E keqja do t’i ngreh nga njėri shtrat nė tjetrin
Trupi do t’i marr tė gjitha shthurjet e botės
Fytyrat do tė jenė tė zymta dhe gjymtyrėt e tretur
Dhe dhashuria do tw jetw kėrcėnimi me i madh
pėr ata qė e njohin vetėm pėrmes trupit

6.

Nė kėtė mijėvjecar…

Ai i cili flet pėr betimin dhe ligjin
Nuk do tė dėgjohet mė
Zeri i atyre qė predikojnė pėr Krishtin
Do tė shuhet nė shkretwtirė
Ujėrat e feve tė besimhumburve
Do tė shpėrndahen cdokund
Profetėt e rrejshėm
do t’i mbledhin rreth vetes njerėzit e verbėr

7.

Nė kėtė mijėvjecar…

Gjėmimi i vdekjes do tė buēas si bubullimė nėpėr botė
Tė pazotėt do tė jetojnė nė zemrat e qyteteve tė shenjta
Njeri pas tjetrit do tė bėhen barbarw, jobesimtarw dhe tė egėr
Nuk do tė ketė pėr tė gjithė bukė tė mjaftueshme
as lojėrat nuk do tė mjaftojnė mė
Atėherė njerėzit para agimit do tė ndezin zjarre
Nuk do tė ketė mė regull as rend
Urrejtja do tė shpėrndahet si zjarri nė njė mal tė thatė
Barbarėt do t’i masakrojnė ushtarėt
Besimtarėve, tė pazotėt do t’ua zėnė frymėn
Mizoria do tė jetė njė herė e pėrgjithnjė
Dhe qytetet do tė shkojnė nė shembje.

8.

Nė kėtė mijėvjecar…

Njerėzit do tė radhiten sipas besimit dhe gjakut
Askush nuk do t’i degjojė zemrat plot ankim tė fėmijėve
Ata do tė jenė si zogj tė vegjėl tė nxjerrur nga qerdhja
Dhe askush nuk do t’i mbrojė prej dorės me Dorėz tė Hekurt
Urrejtja do tė pėrfshijw tokėn e cila besoi lirshėm
Askush nuk do tė kursehet, tė vjetrit as tė lėnduarit
Shtėpitė do tė jenė tė shkatėrruara
Disa do tė hynė nė vendin e tė tjerėve
Tė gjithė do t’i mbyllin sytė
Pėr tė mos i parė gratė e dhunuara

9.

Nė kėtė mijėvjecar…

Do ta dijė secili cfarė ka nė fund tė kėsaj toke
Njeriu do tė shohė fėmijėt qė eshtrat ia shpojnė lėkurėn
Tė atillė me sy tė mbuluar nga insektet
Dhe tė tjerė qė do tė ndiqėn si minjtė
Por, ai qė sheh kėtė do ta kthej kokėn anash
Sepse ai brengoset vetėm pėr veten e tij
Derisa vet flen nė jastekė tė mendafshtė
Ai do t’ua jap si lėmoshė njė grusht grurė
Dhe cfare jep me njėrėn dorė
Me tjetrėn do ta marrė, serish.

10.

Nė kėtė mijėvjecar…

Njeriu do tė tregtojė me gjithcka
Cdo gjė do ta ketė cmimin e vet
Druri, uji dhe kafsha
Asgje mė s’do tė dhurohet dhe cdo gjė do tė blihet
As njeriu s’do tė jetė mė tėrėsi e trupit tė vet
Trupi i tij do tė shpohet si njė copė mishi
Veshin dhe zemrėn do t’ia marrin
Asgjė mė nuk do tė jetė e shenjt
As jeta e tij dhe as shpirti
Njeriu do tė grindet pėr gjakun e vet dhe pėr qefin tė vdekjes
Si leshi do tė copėtohen!

11.

Nė kėtė mijėvjecar…

Njeriu do ta ndėrrojė fytyrėn e tokės
Ai do ta marrė veten si zot tė qiellit
Dhe hullinė e tij do ta ngreh nėpėr lumenj dhe detėra
Por toka do tė jetė lakuriq dhe e pafrytshme
Ajri do tė kallet dhe uji s’do tė mjaftojė
Jeta do tė vyshket sepse njeriu pasurinė e botės
Do ta ketė shpenzuar
Njeriu do tė behet egoist si njė ujk nė urrejtjen e vet.

12.

Nė kėtė mijėvjecar…

Do tė shitet edhe fėmija
Shumė prej tyre do tė shėrbejnė si vend
Pėr tė gjetur kėnaqesinė nė lėkurėn e tyre tė njomė
Tė tjerėt do tė trajtohen si njė kafshė e pambrojtur
Brishtėsiė e tij e pacenueshme do tė harrohet
Dhe sekreti i tij do tė jetė si njė mėz i dresuar
Si njė qengj qė do tė prehet dhe do tė gjakojė
Dhe njeriu do tė njohė vetėm mizorinė

13.

Nė kėtė mijėvjecar…

Shpirti dhe syri i njeriut do tė robėrohen
Do tė jenė tė dehur por nuk do ta vėrejnė
Fotot dhe pasqyrat do t’i marrin pėr tė vėrtetė tė botės
Njeriu do tė veprojė me njeriun sic vepron me delen
Njeriu do tė rjepet, qė tė mirret lėkura dhe leshi
Dhe nėse mbijeton ai do tė mbetet rob i shpirtit tė tij

14.

Nė kėtė mijėvjecar…

Feudalet pa besim do tė zoterojnė
Masėn e tė pafajshmėve dhe tė dobtėve do t’i urdherojnė
Ata do t’i varrosin fytyrat e tyre e emrat do t’i mbajnė tė fshehur
Dhe kėshtjellat e forta do t’i fusin thellė nė pyje

Ata do tė jenė ndryshe nga tė gjithė
Por do tė vendosin pėr fatin e secilit
Askush nuk do tė marre pjesė nė bashkėsinė dhe rregullin e tyre
Secili nė tė vėrtet do tė jetė njė bujkrob
Por do tė besojė se ėshtė kalorės dhe njeri i lirė

15.

Nė kėtė mijėvjecar...

Njerėzit do t’i kalojnė tė gjithė kufijtė
Nėna do tė ketė flokė tė thinjura si plaka
Rruga e natyrės do tė braktiset
Familjet do tė jenė tė shperndara si kokrra gruri
Dhe asnjeri nuk do ta njohė tjetrin
Do tė jetė njė botė tjetėr
Njė do t’i pėshtjellojė tė gjithė pa ndalur
Do tė bredh si njė kale pa fre
Nė cdo drejtim pa ndonjė qėllim
Fatkeqėsi e kalorėsit i cili grah kėtė shtazė
Ai nuk do tė mund tė frenojė dhe nė varr do tė shembet.

16.

Nė kėtė mijėvjecar…

Njerėzit nuk do t’i nėnshtrohen Ligjit tė Zotit
Ata do tė duan ta shijojnė jetėn si njė kafshė kalorsiake
Ata fėmijėt do t’i shohin nė trupin e dashnoreve
Tė fuqishmit do tė pushtojnė
Tokat mė tė plleshme dhe vashat mė tė mira
Tė varfėrit dhe tė dobėtit do tė jenė si tė zbutur
Cdo roje e varfėr do tė jetė njė kullė burgu
Dhe frika si helmi do te hajė cdo zemėr

17.

Nė kėtė mijėvjecar...

Do tė jetė njė rregull e fshehtė dhe e errėt
Ligji i tyre do tė jetė urrejtja ndėrsa arma;helmi!
Ata do tė dėshirojnė gjithnjė e mė shumė ar
Zotėruesit do tė shpėrndahen nėpėr gjithė botėn
Dhe shėrbėtorėt e tyre do tė lidhen mes vete
Me njė puthje tė pėrgjakshme
Tė drejtit dhe tė dobtit do t’i thyejnė rregullat e tyre
do tė jenė nė sherbim tw tw fuqishmwve
Ligji i vetėm do tė jetė ai qė do tė diktohet nėn hije
Ata do ta shesin helmin deri edhe nė brendinė e kishave

18.

Nė kėtė mijėvjecar...

Shumė njerėz do tė qėndrojnė me duar tė shtrira
Do tė bredhin me sytė e zbrazėt pa ditur ku do tė shkojne
Do tė jenė si njė fare gruri qė s’mund tė lėshojė rrėnjė
Tė thyer dhe tė pashpresė
Tė rinjtė dhe tė vjetrit shpesh pa kulm mbi kokė
S’do tė gjejnė shėrim tjetėr vec tė shkojnė nė luftė
Por sė pari do tė luftojnė me vetveten
Dhe jetėn do ta urrejnė

19.

Nė kėtė mijėvjecar…

Sėmundjet e ujit, qiellit dhe tė tokės
Do tė kėrcėnojnė dhe kaplojnė njerėzimin
Njeriu do tė dojė ta rivendosė atė qė ka shkatėrruar
Dhe ta ruajė atė qė ka mbetur
Ai do tė frigohet nga ditėt qė shtrihen para tij
Por do tė jetė shumė vonė
Shkretira do ta tėrheqė token
Dhe uji do tė jetė gjithnjė e mė thellė
Nė ditė tė vecanta do tė shpėrthejė
Dhe me vete do tė marrė gjithcka
Pėr shkak tė tij nuk do tė ketė mėngjese!

20.

Nė kėtė mijėvjecar…

Toka nė shumė vende do tė dridhet
Dhe qytetet do tė permbysen
Gjithcka e ndėrtuar pa kėshillėn e tė urtėve
Do tė kėrcėnohet me shkatėrrim
Lymi do t’i varros fshatrat pėrfundi vetes
Dhe toka nėn pallate do tė hapet
Njerėzimi do tė jetė kokėfortė
I dhėnė pas krenarisė
S’do tė dėgjojė paralajmėrimin
Qė toka do t’ia kumtojė panda

21.

Nė kėtė mijėvjecar…

Dielli do ta djeg token
Ajri s’do tė jetė me i mbrojtur nga zjarri
Toka do tė jetė vetėm njė vrimė daljeje
Drita djegėse lėkurėn dhe sytė do tė pėrvėlojė
Deti do tė shkumbojė si ujė i valuar
Qytetet dhe lumenjtė do tė varrosen
Kontinente tė tėra do tė zhduken
Njerėzit do tė ngjiten nėpėr boka
Dhe do tė fillojnė tė rindėrtojnė
Duke harruar se cfarė ka ndodhur

22.

Nė kėtė mijėvjecar...

Njerėzimi do ta pėrdorin drejt jetės
Pasqyrėn e mashtrimit
Ata qė s’do tė mund tė zgjojnė portrete mashtruese
Lojėn do ta pėrdorin me njerėz tė devotshėm
Dhe shumė tė tjerė do tė bėhen qen tė pėrulur
Mėkatet do tė shkėmbehen
Duke u munduar tė prekin dic qė s’ekziston
Do tė kalojnė rrugė tė cilat i shohin vetėm sytė
Dhe ėndėrra do tė bėhet realitet
Mirėpo njerėzit nuk do tė dinė mė
Cfarė ėshtė dhe cfarė nuk ėshtė
Ai do tė humbasė nė labirinthe tė gabuara

23.

Nė kėtė mijėvjecar…

Kafshėt qė i mori Noah nė arkėn e tij
Nuk do tė jenė mė nė duart e tyre
Njeriu, cdo qėnie tė gjallė do ta trajtojė sipas qejfit
Dhe ai do t’i vrasė prej tyre pa numėr
Ai i cili kafshėn e gjallė e trajton si enė argjile
A do tė jetė Pasqyrė e Zotit apo fėmije i djallit?
Atė qė ndryshoi kafshėt sipas qejfit tė tij
Kush do ta largojė nga mjerimi tė cilin e mbolli

24.

Nė kėtė mijėvjecar…

Duhet tė keni frike pėr fėmijėn e njeriut
Helmi dhe humbja e shpresės do ta vėrshojnė
Njeriu do tė dėshirojė vetėm pėr vete
Dhe jo pėr hir tė fėmijės apo pėr jetė tė tij
Shumė herė njeriu do ta shesė edhe trupin
Por edhe vetė ata qė janė tė mbrojtur
Do tė kercenohen nga njė shpirt i vdekur
Ai do tė jetojė nė lojėra i udhėhequr nga mashtrimet
Sepse ai nuk ka mėsues mė
Askush nuk e ka mėsuar tė shpresojė dhe tė mbahet

25.

Nė kėtė mijėvjecar...

Njeriu do tė mbahet si Zot
Edhe kur nuk do tė jetė sic ishte nė lindjen e tij
I mbushur me hidhėrim e xhelozi
gjithmonė do tė godase
Por dora e tij do tė jetė e fortė nga fuqia e arritur
Do tė shkatėrrojė gjithcka rreth vetes
Si Prometeu i verbėr
Ai nė shpirtin e tij do tė mbetet njė xhuxh
Ai do tė ecėn me hapa tė mėdhenj
Dhe nuk do tė dijė cilės rrugė tė shkojė
Koka e tij do tė rėndohet nga dija
Por ai nuk do tė dijė pėrse lind dhe vdes
Ai do te jetė si njė i cmendur qė tund duart
Ose si fėmijė i cili qan pa zė

26.

Nė kėtė mijėvjecar…

Cdo copė toke do tė jetė arenė lufte
Njerėzit e njė qyteti njėri-tjetrin nė fyt do ta presin
Kėtu do tė zotėrojė lufta mes fiseve dhe atje mes besimtarėve
Toka e Krishtit do tė jetė tokė e pėrgjakshme
Dhe nuk do t’ju mbetet tjetėr vec fuqisė dhe dyshimit
Derisa vdekja tė pėrhapet gjithkah sikur standardet e jetės sė re

27.

Nė kėtė mijėvjecar…

Shumė njerėz do tė pėrjashtohen nga jeta njerėzore
Ata nuk do tė kenė tė drejta, strehe as bukė
Ata do tė jenė lakuriq dhe s’do t’iu mbetet tjetėr
Vec tė shesin trupin
Se do tė hungėrojnė nė borgje kėrcėnueshėm
Tė gjithė rripat e tokės do t’i zotėrojnė dhe do t’i shtojnė
Ata do t’i dėgjojnė parashikimet pėr shpėrblime
Dhe do t’i shkatėrrojnė kullat madhėshtore
Kohėrat e pushtimit barbar do tė vinė

28.

Nė kėtė mijėvjecar…

Njeriu do tė hyj nė njė labirinth tė papėrshkueshėm
Pėrse nuk do tė shohė mė do tė ketė frikė
Dhe do t’i mbyll sytė
Ai do tė jetė plot hidhėrim dhe ne cdo hap
Do tė ndjejė neveri
Zėri i natyrės do tė dėgjohet me tė madhe
Por ai nuk do ta degjojė
Sepse ai do tė dojė tė zotėrojė sa mė shumė
Dhe kohėn do ta humb nė portrete mashtrimi
Ata qė I merr pėr mesues do ta mashtrojnė
Dhe do tė ketė vetėm barinj tė ligj

29.

Kur kėtij mijėvjecari t’i afrohet fundi…

Njerėzit mė nė fund do t’i hapin sytė
Ata s’do tė jenė mė tė robėruar nė kokat dhe qytetet e tyre
Ata do tė shohin sa njė tokė tjetrėn
Njeri-tjetrin do ta kuptojnė
Do ta dinė se goditja e njėrit e lėndon tjetrin
Njerėzimi do tė ndėrtojė njė trup tė vetėm
Grimcė e vogėl e tė cilit do tė jetė secili
Dhe tė gjithė bashkė do tė jenė zemra e tij
Do tė jetė njė gjuhė qė do tė flitet nga tė gjithė
Dhe kėshtu mė nė fund do tė lind njerėzorja

30.

Kur kėtij mijėvjecari t’I afrohet fundi

Njeriu do tė pushtojė qiellin
Ai do t’i zbresė yjet nė kaltėrsinė e detit
Ai do tė lundrojė nė kėtė anije tė shkėlqyeshme
Ai do tė jetė edhe pronar i ujit
Dhe do tė ndėrtojė qytete tė medha ujėrash
Nė tė gjitha vendet nė cifligje tė mėdhenj do tė jetojė
Dhe asgjė mė nuk do t’i jetė e ndaluar

31.

Kur kėtij mijėvjecari t’i afrohet fundi..

Njerėzit do tė mund tė lėvizin nė ujė
Ata do tė komunikojnė bashkė
Se shpirti do tė jetė i hapur pėr cdo mesazh
Ata ėndėrrat do t’i ndajnė me njėri-tjetrin
Dhe do tė jetojnė aq gjatė si mė i vjetri mes njerėzve
Si ata pėr tė cilėt flasin Librat e Shenjt.

32.

Kur kėtij mijėvjecari t’i vie fundi..

Njeriu do ta njohė shpirtin e tė gjithave
Gurin ose ujin, trupin ose kafshėn
Apo shikimin e njė tjetri
Ai do tė depėrtoje nėpėr fshehtėsi
Tė cilat i ruajti Perėndia i Vjetėr
Dhe ai do tė hyjė sa nė njė portė nė tjerėn
Tė labirinthit tė njė jete tė re
Ai do punojė me njė fuqi qė do tė gufojė si burim
Ai do t’ua mėsojė dijen tė gjithė njerėzve
Fėmijėt do ta njohin tokėn dhe qiellin
Mė mirė se cdokush deri atėherė
Trupi i njeriut do tė jetė mė i madh dhe mė i shkathėt
Dhe shpirti i tij do t’i ofrojė tė gjitha gjėrat dhe t’i zotėroj

33.

Kur kėtij mijėvjecari t’i vie fundi..

Burri nuk do tė jetė zot i vetėm
Sepse do tė vijė gruaja qė tė marr skeptrin
Ajo do tė jetė zonja e madhe e kohėve qė vine
Dhe cfarė ajo mendon
Burrave do t’ua imponojė
Ajo do tė jetė nėna e mijėvjecarit qė vjen pas kėtij
Ajo do tė mbėltoje ėmbėlsinė e nėnės
Pas ditėve tė djallit
Ajo do tė jetė bukuri pas kohėve tė egra barbare
Mijėvjecari qė vjen pas kėtij do tė jetė njė kohė e lehtė
Njerėzit do tė duhen, do tė ndajnė dhe do tė ėndėrrojnė
Dhe ato ėndėrra do tė bėhen realitet

34.

Kur kėtij mijėvjecari do t’i vie fundi…

Pėr njerėzimin do tė ketė njė lindje tė dytė
Shpirti do tė forcojė masėn e njerėzve
Tė cilėt janė nė njė vėllazėri
Atėherė do tė jetė fundi i kohėve barbare
Pas ditėve tė zeza nė fillim tė mijėvjecarit
Do tė vijė koha e besimit tė fortė
Njerėzit do tė gjejnė serish rrugėn njerėzore
Dhe toka do ta ketė serish rregullin e saj

35.

Kur kėtij mijėvjecari do t’I vijė fundi…

Rrugėt qė shpiejnė te njė anė e tokės
Do tė dalin te njė anė tjetėr e qiellit
Pyjet do tė jenė serish tė dendura
Shkretirat do tė jenė tė njomura
Dhe ujėrat serish do tė jenė Brenda
Toka do tė jetė si njė kopsht
Njeriu do tė kujdeset pėr gjithė cfarė gjallon
Ai do tė pastrojė atė qė e ka ndyrė
Ai do tė shohė gjithė tokėn si vendlindje tė tij
Dhe ai me urti nė mėngjes do tė mendoj

36.

Kur kėtij mijėvjecari do t’i vie fundi…

Secili do tė jetė si njė hap i matur
Njeriu do tė dije tė gjitha pėr botėn dhe pėr trupin e tij
Sėmundjet do tė jenė tė shėruara mė parė se tė shfaqen
Secili do tė jetė shėrues i vetes dhe i tjetrit
Njeriu do tė ketė vetėdie
Se duhet tė ndihmojė dhe tė jetė i drejtė
Pas vjetėve tė mbylljes dhe tė koprracisė
Tė papronėve do t’ua hap xhepat edhe zemrėn
Ai do tė jetė si ruajtės i njerėzores dhe do ta kuptoje rendin
Dhe kėshtu mė nė fund do tė vijė njė kohė e re.

37.

Kur kėtij mijėvjecari do t’I vije fundi…

Njeriu do tė mėsojė tė jep dhe tė ndajė
Ditėt e hidhura tė vetmisė do tė kalojnė
Ai do tė besojė nga fillimi nė shpirt
Dhe do tė jenė tė njoftuar pėr cdo gjė barbare
Mirėpo kjo do tė ndodhė pas luftėrave dhe zjarreve
Se njė grusht i fortė do tė jetė i domosdoshėm
Qė tė vė rend mbi atė kaos
Dhe njeriu rrugėn e drejtė ta gjej serish

38.

Kur kėtij mijėvjecari do t’i vie fundi

Do tė dijė njeriu se tė gjitha qėnjet e gjalla
Bartės tė dritės janė
Se meriton respekt gjithė cfarė ėshtė e krijuar
Ai do tė ndėrtoje qytete tė reja
Nė qiell, nė tokė dhe nė det
Ai do tė kujtojė nė atė cfarė dikur ishte
Dhe ai do tė dijė edhe cfarė do tė ndodhė
Ai nuk do tė ketė mė frikė nga vdekja e tij
Sepse ai do tė jetojė shumė jetėra nė njė
Dhe ai do ta dijė se ajo dritė s“do tė shuhet kurrė...

Nė dorėshkrimin e parashikuesit tė shekullit 11-tė, Gjonit nga Jerusalemi, njerėzimi mė nė fund do tė arris fazėn nė tė cilėn do tė ndjehet mirė nė trupin e tij dhe nė kohė. Ai nuk do tė luftojė njeriun, nuk do tė refuzoje dhe do tė besojė se ai nė mes tė kėsaj bote ėshtė vetėm njė element nė simfoninė e jetės.

Njerėzimi mė nė fund do tė kuptojė se, ai nuk guxon tė trazohet por duhet tė punojė. Dhe kėshtu do ta fitojė vetėdien pėr pėrjetėsinė e tij. Sepse, vdekja nuk don tė thote fund i cdo gjėje por njė fillim i ri drejt ndryshimit.

Dhe, para dhjetė shekujsh, Zoti na e zbuloi njė univers dijesh pėrmes njė njeriu si tė gjithė ne, por i cili pushtonte me mirėsine e trupit dhe diturinė e shpirtit tė njė mėsuesi tė kohėrave tė lashta.

Material i shkeputur nga libri: ”Das Buch der Profeziungen”
Copyright germ. by: Wilhelm Hayne Verlag GMBH & CO.KG,München
Titulli i origjinalit ne frengjisht: "Le livre des Propheties"
Copyright fr. : Editions Jean-Claude Lattes
Perktheu dhe pergatiti: Ajete Sh. Beqiraj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi