Biseda sekrete mes Hermes Trismegistus dhe Asclepius

Shko poshtė

Biseda sekrete mes Hermes Trismegistus dhe Asclepius

Mesazh  Neo prej 23.05.12 9:01

Biseda sekrete mes Hermes Trismegistus dhe Asclepius


“Dhe nėse ti (Asclepius) dėshiron tė shohėsh realitetin e kėtij misteri, duhet tė shohėsh mrekullinė e bashkimit qė ndodh mes mashkullit dhe femrės. Kur sperma arrin kulmin, ajo vėrshon pėrpara. Nė kėtė ēast, femra merr forcėn e mashkullit, kurse ai, nga ana e tij, merr forcėn e femrės.

“Prandaj, misteri i marrėdhėnies ėshtė kryer nė fshehtėsi, nė mėnyrė qė tė dy sekset tė mos turpėrohen para atyre qė nuk e pėrjetojnė atė realitet. Secilin prej tyre (gjinitė) kontribuon (veten) nė bėrje. Nė qoftė se kjo ndodh nė praninė e atyre qė nuk e kuptojnė realitetin, bėhet qesharake dhe e pabesueshme. Dhe, pėr mė tepėr, kato janė mistere tė shenjta, tė fjalėve dhe veprave, sepse jo vetėm qė nuk janė dėgjuar, por edhe ata nuk janė parė.

“Prandaj, njerėz tė tillė (jobesimtarėt) janė blasfemues. Ata janė ateistė dhe tė paditur, por tė tjerėt nuk janė tė shumtėt: pėrkundrazi, tė devotshmit janė pakica. Prandaj, ligėsia mbetet nė tė shumtėt, pasi tė mėsuarit nė lidhje me gjėrat qė duhen mėsuar, nuk ekziston mes tyre. Sepse dija pėr gjėrat tė cilat janė urdhėruar ėshtė nė tė vėrtetė shėrimi i pasioneve tė materies. Prandaj, tė mėsuarit rrjedh prej dijes.

“Kur injoranca shpaloset, dhe tė mėsuarit nuk ekziston nė shpirtin e njeriut, (atėherė) pasionet e pashėrueshme sundojnė shpirtin. Dhe e keqe mė e madhe vjen me pasionet nė formėn e plagėve tė pashėrueshme , plagė qė grryen vazhdimisht shpirtin, dhe pėrmes saj, shpirti prodhon krimbat e sė keqes, qė qelben erė. Por Perėndia nuk ėshtė shkaku i kėtyre gjėrave, sepse ai u dėrgoi njerėzve dijen e mėsimin.

“Trismegistus, vetėm njerėzve ua dėrgoi Zoti ato?”

“Po, Asclepius, i dėrgoi vetėm pėr ta. Dhe po tė themi qė pse vetėm burrave ua dėrgoi Ai mė tė mirėn e tė mirave.

“Dėgjo! Perėndia dhe Ati, Zoti madje, e krijoi njeriun pasues zotash, e hoqi prej mbretėrisė sė materies. Qė kur material u pėrfshi nė bėrjen e njeriut, pasionet e saj janė nė tė. Pasionet vazhdimisht rrjedhin mbi trupin e tij, sepse kjo krijesė nuk mund tė gjallonte, pasi ėshtė i vdekshėm. Ėshtė e pashmangshme qė dėshirat e papėrshtatshme, tė cilat janė tė dėmshme, e bėjnė banesė tė vetėn njeriun. Perėnditė, meqėnėse vijnė prej materies sė nuk u duhet tė mėsuarit dhe dija, sepsevetė pavdekėsia ėshtė dije. Ajo (pavdekėsia) mori pėr ta pozitėn e dijes dhe tė mėsuari, kurse ai (Zoti) vendosi kufijtė pėr njeriun: mėsimin dhe dijen.

“Lidhur me kėto (tė mėsuarit dhe njohuri), ai (Zoti) i pėrsosi, nė mėnyrė qė mund tė frenojnė pasionet dhe tė kėqijat, sipas vullnetit tė tij. Ai ktheu vdekshmėrinė e njeriut nė pavdekėsi. Njeriu u bė i mirė e i pavdekshėm, ashtu siē e kam thėnė, sepse ai (Zoti) krijoi natyrėn e dyfishtė pėr tė: tė pavdekshėm dhe tė vdekshėm.

“Dhe kjo ndodhi kėshtu pėr shkak tė vullnetit tė Perėndisė, qė njerėzit tė jenė mė tė mirė se zotat, pasi, vėrtet zotat janė tė pavdekshėm, por vetėm njerėzit janė tė pavdekshėm dhe tė vdekshėm njėherėsh. Prandaj njeriu u bė i ngjashėm me zotat, dhe ata i dinė punėt e njėri-tjetrit: perėnditė dinė gjėrat e njerėzve, dhe njerėzit dinė gjėrat e perėndive. Unė jam duke folur nė lidhje me burrat, Asclepius, tė cilėt kanė dije. Por rreth atyre qė nuk meritojnė, nuk vlen tė themi mė tej, pasi jemi hyjnorė dhe flasim pėr gjėra tė shenjta.

“Qėkur hymė nė ēėshtjen e bashkimit nė mes tė zotave dhe njerėzve, dije, Asclepius, nė cilėn ēėshtje njeriu ėshtė i fortė, sepse ashtu si Ati, Zoti i gjithėsisė, krijon zota, nė po kėtė mėnyrė, njeriu, ky i vdekshėm, tokėsor, krijesė e gjallė, ai qė nuk ėshtė si Zoti, krijon vetė perėndit. Jo vetėm qė ai tė forcuar, por ai ėshtė forcuar gjithashtu. Jo vetėm forcohet vetė, por edhe forcon. Habitesh, Asclepius? Apo je ede ti jobesimtar si shumė tė tjerė? “

“Trismegistus, jam dakord me fjalėt drejtuar mua. Dhe tė besoj. Gjithashtu jam i habitur prej kėsaj bisede. Dhe unė besoj se njeriu ėshtė i bekuar, qėkur ai gėzon kėtė fuqi tė madhe . “

“Dhe ajo qė ėshtė mė e madhe se tė gjitha kėto, Asclepius, vlen tė admirohet. Tani ėshtė e qartė pėr ne ēėshtja pėr racėn e perėndive, dhe pranojmė si tė gjithė tė tjerėt, se raca e perėndive ka ardhur nė ekzistencė nga njė materie e pastėr. Trupat e tyre janė vetėm kokė. Por ajo qė njerėzit krijojnė ėshtė vetem ngjashmėria e perėndive. Ata (zotat) janė nga pjesė e lartė e materies, kurse objekti krijuar nga njerėzit ėshtė nga pjesa e jashtme e qenies njerėzore. Jo vetėm qė ata janė koka, por edhe tė gjitha pjesėt e tjera tė trupit, nė pėrputhje me pamjen e tyre. Ashtu si Perėndia deshi qė njeriu i brendshėm tė krijohej sipas imazhit tė tij, po ashtu, njeriu nė tokė krijon zota tė ngjashmėm me veten. “

“Trismegistus, ju nuk po flisni pėr idhujt, apo jo?”

“Asclepius, ju vetė po flisni pėr idhuj, sepse ti vetė, Asclepius, nuk beson kėto qė po thuhen. Ju thoni pėr ata qė kanė shpirt dhe frymė, se ata janė idhuj, ata qė sjellin nė kėto ngjarje tė mėdha . Po thua se kėta qė japin profecitė janė idhuj, kėta qė u sjellin njerėzve sėmundje dhe shėrim qė [...] ata.

“Apo jeni injorant, Asclepius, qė Egjipti ėshtė () imazhi i qiellit? Pėr mė tepėr, ėshtė vendbanimi i qiellit dhe tė gjitha forcat tė tij. Mund tė themi tė vėrtetėn, qė toka jonė ėshtė tempulli i botės. Dhe nuk duhet tė mendosh se do tė vijė koha kur nė tė (tokėn tonė) Egjiptianėt do t’u kenė shėrbyer perėndive tė kota dhe gjithė feja e tyre do tė pėrbuzet.Gjithė hyjnitė do tė largohen nga Egjipti drejt qiellit dhe Egjipti do tė ngelet i ve, do tė braktisen nga zotat. Tė huajt do tė vijnė nė Egjipt dhe ata do ta sundojnė. Pėr mė tepėr, egjiptianėt do tė ndalohet tė adhurojnė Zotin. Pėr mė tepėr, do t’u jepet dėnimi pėrfundimtar, sidomos atyreqė adhurojnė e nderojnė Perėndinė.

“Dhe nė atė ditė, vendi qė ishte mė i devotshėm se tė gjitha vendet e tjera do tė prishet. Nuk do tė jetė plot tempuj, por plot varre. Jo mbhshur me perėndi, por me kufoma. Egjipti! Egjipti do tė bėhet gėnjeshtėr. Dhe objektet tuaja fetare do tė jenė [...] gjėrat e mrekullueshme, dhe [...], dhe nėse fjalėt e tua janė gurė, janė tė mrekullueshme. Edhe barbarėt do tė jenė mė tė mirė se ju, egjiptianė, nė fetė e tyre, nėse ėshtė njė skithian, hindu, ose tjetėrlloj.

“Dhe ēfarė them pėr Egjiptianin? Sepse ata (egjiptianėt) nuk do tė braktisin Egjiptin. Por, kur zotat tė kenė braktisur vendin, duke ikur lart nė qiell, tė gjithė Egjiptianėt do tė vdesin. Egjipti do tė bėhet shkretėtirė. Dhe sa pėr ty, Lumė, do tė vijė dita kur tė rrjedhėsh mė shumė gjak se ujė. Dhe kufomat do tė bėhen kapica mė tė larta se digat, dhe ai qė ka vdekur nuk do tė qahet me shumė se i gjalli, qė do tė njihet si egjiptian pėr shkak tė gjuhės sė tij nė periudhėn e dytė (tė kohės) -. Asclepius, pse qan? – Ai do tė duket si i huaj nė lidhje me zakonet e tij hyjnore. Egjipti do tė shohė tė liga edhe mė tė mėdha se kėto –Egjipt, dashuri e Perėndisė, vendbanimi i zotave, Shkolla e fesė – do tė bėhet shembull injorance.

“Dhe nė atė ditė, bota nuk do tė mrekullohet, [...] prej pavdekshmėrisė dhe, as nuk do tė tė adhurohet [...], qė ne tė themi se ai nuk ėshtė mė i mirė [...]. Nuk ėshtė asgjė, as edhe njė vision. Por rrezikon tė bėhet barrė pėr tė gjithė njerėzit. Prandaj, ai do tė pėrbuzet bota e bukur e Zotit, puna e pashoqe, energjia qė rrezaton mirėsi, vizioni njeriformues. Errėsira do tė preferohet para dritės, vdekja para jetės. Askush nuk do tė vėshtrojė drejt qiellit. Njeri i devotshėm do tė quhet i ēmendur, i padituri do tė nderohet si I menēur. Frikacaku do tė konsiderohet i fortė. Dhe njeriu i mirė do tė ndėshkohet si njė kriminel.

“Nė lidhje me shpirtin, dhe gjėrat e shpirtit, pavdekėsinė, sė bashku me pjesėn tjetėr tė asaj qė kam thėnė pėr ju, Tat, Asclepius, dhe Amon – jo vetėm do tė konsiderohen qesharake, por ata gjithashtu do tė mendohen si kotėsi. Por mė besoni kur them se njerėzit e kėtij lloji do tė rrezikohen nga mė e keqja nė shpirtin e tyre. Dhe njė ligj i ri do tė krijohet … (2 rreshta tė humbur) … ata do tė … (1 rresht i humbur) … mirė. Engjėjt e kėqinj do tė ngelen mes njerėzve, do t’i ēojė ata drejt gjėrave tė liga dhe pakujdesisė, nė ateizėm, luftėra dhe fundėrina, duke u mėsuar gjėra nė kundėrshtim me natyrėn.

“Nė ato ditė, toka nuk do tė jetė e qėndrueshme, dhe njerėzit nuk do tė lundrojnė nė det, ata nuk do tė njohin yjet nė qiell. Ēdo zė i shenjtė i fjalės sė Perėndisė do tė heshtet, dhe ajrit do tė qelbet. E tillė ėshtė pleqėria e botės: ateizmi, ēnderimi, dhe mospėrfillja e fjalėve fisnike.

“Dhe kur kėto gjėra tė kenė ndodhur, Asclepius, atėherė Zoti, Ati dhe Perėndia i Parė, krijuesi, kur ai tė shohė gjėrat qė kanė ndodhur, do tė rithemelojė vijėn e tij, qė ėshtė e mirė, kundėr kaosit. Ēoi larg gabimin, dhe shfarosi tė keqen. Ndonjėherė, e zhyt atė nė njė pėrmbytje tė madhe;. Ndonjėherė e djeg nė njė zjarr pėrcėllues, dhe nė raste tė tjera e shtypi atė nė luftėra dhe fatkeqėsit, deri sa solli … (4 rreshta tė humbur) … e punės. Dhe kjo ėshtė lindja e botės.

“Rivendosja e natyrės sė tė devotshmėve do tė fillojė nė njė periudhė kohe qė ka fillim. Sepse vullneti i Perėndisė nuk ka fillim, si natyra e tij, i cili ėshtė vullneti i tij (nuk ka fillim). Sepse natyra e Perėndisė ėshtė vullnet, dhe vullneti i tij ėshtė i mirė. “

“Trismegistus, ėshtė qėllimi, atėherė, i njėjtė me vullnetin?”

“Po, Asclepius, pasi vullneti ėshtė I pėrfshirė nė kėshillėn. Pasi Perėndia nuk do tė atė qė i mungon, pasi ėshtė i plotė nė ēdo pjesė, ai dėshiron atė qė ai (tashmė) ka plotėsisht. Dhe ai ka ēdo tė mire. Dhe atė qė ai dėshiron e dėshiron si tė mirė. Prandaj, ai ka gjithēka, dhe bota e mirė ėshtė imazhi i Tė Mirit”

“Trismegistus, ėshtė bota e mirė?”

“Asclepius, ajo ėshtė e mirė, pasi unė do t’ju mėsoj. Sepse ashtu si … (2 rrjeshta mongojnė) … i shpirtit dhe jetės sė [...] sė botės [...] tė dalė nė materie, ata qė janė tė mirė, ndryshimi i klimės, dhe bukuria, dhe vjelja e frutave, dhe gjėra tė ngjashme me kėto. Prandaj Zoti ka kontroll mbi lartėsitė e qiellit, ėshtė nė ēdo vend, duket nga ēdo vend. Nė vendin e tij nuk ka as qiej e as yje. Nuk ka trup.

“Tani krijuesi ka kontroll nė vendin qė ndodhet mes tokės dhe qiellit. Ai quhet ‘Zeus’, qė ėshtė,” Jeta “. Plutonius Zeus ėshtė zot mbi tokė dhe det. Ai nuk ka ushqim pėr tė gjithė Krijesat e vdekshme, sepse Kore mbart frytet. Kėto forca janė gjithmonė tė fuqishme nė rruzullin e tokės, por ato tė tė tjerėve janė gjithmonė prej Atij-qė-ėshtė.

“Atėherė princat e dheut do tė tėrhiqen. Dhe ata do tė krijojė njė qytet nė njė cep tė Egjiptit pėrballė perėndimit tė diellit. Ēdo njeri do tė shkojė nė tė, prej detit ose tokės. “

“Trismegistus, ku do tė vendosen kėto tani?”

“Asclepius, nė qytetin e madh qė ndodhet nė malin e Libisė … (2 rrjeshta humbur) … frikėson [...] si njė e keqe e madhe, nė injorancėn e materies. Pra, vdekja ndodh, qė ėshtė shpėrbėrja e trupit, dhe numri (i trupit), kur vdekja pėrfundon numrin e trupit, sepse numri ėshtė bashkimi i trupit. Trupi vdes kur nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė njeriun. Dhe kjo ėshtė vdekja: shpėrbėrja e trupit dhe shkatėrrimin i ndjesisė sė trupit. Nuk duhet tė frikėsoheni nga kjo, as pėr shkak tė kėsaj, por pėr shkak tė sė panjohurės, dhe mosbesimit, nga kjo kihet frikė “

“Por ēfarė nuk ėshtė e njohur, ose e pabesueshme?”

“Dėgjon, Asclepius! Ėshtė njė demon i madh. Perėndia e ka emėruar mbikėqyrės ose gjyqtar mbi shpirtrat e njerėzve. Perėndia ka vendosur atė nė mes tė ajrit, midis tokės dhe qiellit. Kur shpirti vjen prej trupit, ėshtė e nevojshme qė tė takojė kėtė demon. Menjėherė, demoni do ta pushtojė dhe do tė shqyrtojė karakterin qė ai ka zhvilluar njeriu nė jetėn e tij. Dhe nėse provon se ka kryer tė gjitha veprimet, pėr tė cilat erdhi nė botė, demoni do tė lejojė atė … (1 rrjesht humbur) … kthyer [...]. Por nė qoftė se ai e sheh [...] tek ai [...] ai ka bėrė vepra tė liga, e hedh poshtė, pezull mes qiellit dhe tokės, i dėnuar rėndė. Do tė jetė i privuar nga shpresa e tij, dhe mes dhimbjesh tė tmerrshme.

“Dhe ai shpirt nuk ėshtė as nė tokė e as nė qiell, por nė det tė hapur mes ajrit tė botės, vendi ku ka njė zjarr tė madh, ujė kristal, brazda zjarri dhe stuhi e madhe. Trupat torturohen nė mėnyra tė ndruyshme. Ndonjėherė hidhen poshtė nė zjarr, pėr t’u shkatėrruar. Unė nuk do tė them se kjo ėshtė vdekja e shpirtit, sepse ėshtė dorėzuar nga e keqja, por kjo ėshtė njė dėnim me vdekje.

“Asclepius, ėshtė e nevojshme qė tė besojnė kėto gjėra dhe tė kemi frikė, qė tė mos i hasim. Por jobesimtarėt janė tė paditur, dhe mėkatojnė. Mė pas, ata do tė jenė tė detyruar tė besojnė, sepse nuk do tė dėgjojnė fjalė goje vetėm, por do tė pėrjetojnė realitetin, sepse besuan se nuk do t’i kalonin kėto gjėra. As vetėm … (1 linjė mungon). Sėpari, Asclepius, tė gjithė ata tė vdesin nė tokė, dhe ata qė vijnė prej trupit [...] tė keqes [...] me kėto tė kėtij lloji. Ata qė janė kėtu nuk janė si ata qė janė atje. Pra me djajtė qė [...] njerėzit, ata pavarėsisht [.. .] atje. Pra, nuk ėshtė e njėjta gjė. Por vėrtet, zotat kėtu do tė dėnojė mė shumė ata qė e ka fshehur atė kėtu ēdo ditė. “

“Trismegistus, ēfarė ėshtė karakteri i paudhėsisė atje?”

“Ti mendoni, Asclepius, se kur dikush merr diēka nė njė tempull, ai ėshtė i paudhė. Ai ėshtė hajdut dhe bandit. Dhe kjo ēėshtje u takon zotave dhe njerėzve. Por mos krahasoni ata kėtu me ata atje. Tani unė dua tė flas me ty nė fshehtėsi: asnjė fjalė e saj nuk do tė besohet. Shpirtrat qė janė tejmbushur me tė keqe do tė vijnė dhe tė shkojnė nėpėr ajėr, por ata do tė vihet nė vend tė demonėve, qė janė tė mbushur me dhimbje, gjithmonė tė mbushur me gjak e kasaphanė, dhe me ushqimin e tyre, qė ėshtė vajtimi, zia, rėnkimi e pshehrėtimat “.

“Trismegistus, cilėt janė kėta (demonėt)?”

“Asclepius, ata quhen ‘mbytės’, ata qė rrokullisin nėpėr llum shpirtrat e fėlliqur, ata qė i fshikullojnė, dhe ata qė i hedhin nė ujė, dhe ata qė i hedhin nė zjarr, dhe ata qė sjellin dhimbjet e fatkeqėsitė e njerėzve. Tė tillėt nuk janė nga njė shpirt hyjnor, as nga njė shpirt racional i njeriut. Pėrkundrazi, ata janė nga e keqja e tmerrshme. “

Pėrktheu: Arben Orhani
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi