Syri i keq 5 5 1

Syri i keq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Syri i keq

Mesazh  Explorer prej 08.07.08 0:50

Syri i keq



Syri i keq, ose mėsyshi ėshtė njė dukuri e paidentifikuar mirė nė besimet popullore, sepse nuk dihet kush e ka "syrin e keq" madje as personi pėrkatės nuk ėshtė koshient se e ka kėtė veti.

Syri i keq dėmton bagėtinė, por edhe fėmijėt dhe ēdo gjė tjetėr qė ėshtė e bukur. Ai shkakton sėmundje tė ndryshme madje edhe vdekjen.

Prandaj fėmijve u vėhet hajmalia nė qafė, nė rrobe, nė djep etj, kurse bagėtisė sidomos qejve tė bukur u vėhet nė ballė.

"Syni i keq mundet edhe lisin me e tha" - thuhet nė popull.

Prandaj pėr ēdo gjė qė i pėlqen ndokujt, qoftė njeri, kafshė, apo send, duhet tė thuhet "mos e paftė syni i keq".

Nga Mark Krasniqi "Lugu i Baranit"

Explorer

1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Syri i keq

Mesazh  Jon prej 13.01.09 0:34

Syri i keq“ apo marrja mėsysh

Marrja mėsysh quhet „el-ajn“ (syri apo „syri i keq). Marrja mėsysh ėshtė shikim me admirim nga ana e njė personi shpirtlig, e pėrzier me zili, nga i cili paraqitet dėmi apo sėmundja e tė marrurit mėsysh apo „syrit tė keq“. Ai qė trupėrohet reagon nė atė mėnyrė qė i skuqet fytyra kur e shikojnė tė tjerėt, zverdhet nė fytyrė…

Pėr shkak tė lidhjes sė pandashme tė tė shikuarit dhe reaksioneve tė tilla ky veprim i pėrshkruhet syrit, megjithėse nė tė vėrtetė ai ėshtė veprim i shpirtėrave, tė cilėt nė natyrėn e vet pėrmbajnė tipare, aftėsi e fuqi tė ndryshme, me tė cilat ndikojnė tek njerėzit e tjerė pa prejke fizike. Pra, vetėm me shikim.

Nga syri i atij qė merr mėsysh fluturon shikimi si shigjetė dhe, po qe se ia qėllon kėtė „shigjetė“ tjetrit, i cili ėshtė i pambrojtur (s’ka bėre te lutje te thelle) , atėherė edhe e dobėson kėtė person. Nėse viktima ėshtė e mbrojtur (ka bėrė lutje te thelle), atėherė kjo „shigjetė“ i kthehet pronarit tė vet.
(Ky ėshtė mėsimi nga: „Kush ia bėn varrin tjetrit – hyn vet ne tė“).

Megjithatė, marrja mėsysh apo „syri i keq“ nuk mund tė krahasohet me zilinė. Zilia ka kuptim mė tė gjėrė se kjo. Personat qė marrin mėsysh janė lloj i veēantė i ziliqarėve. Ndėrsa ēdo ziliqar s’ka aftėsi tė marrjes mėsysh.

Zilia burimin e vet e ka te urrejtja dhe zhdukja e ndonjė mirėsisė nė njė person tjetėr.

Marrja mėsysh, nga ana tjetėr, bėhet nga mahnitja dhe admirimi mbi bukurine e dikujt apo diēkaje. Tė dyja kėto tė parbashkėt e kanė shkaktimin e dėmit.

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Syri i keq

Mesazh  Explorer prej 21.06.09 21:14

VDEKJA PREJ SYVE

Syri, sa i keq mund tė bėhet ai

“Sytė e kėqinj” janė ngushtė tė lidhur jo vetėm me pėrdorimin, por edhe me vetė lindjen e magjisė. Njerėz tė caktuar, kafshė, veēanėrisht disa zvarranik, kanė aftėsi qė me shikim, vėshtrim apo me vetė prezencėn e tyre t’u pėrcjellin tė keqėn tė afėrmve tė vet, bagėtisė, pemėve e perimeve, shkurt - tė gjitha gjallesave.

Nė mbrėmje, gjersa po pinim ēaj nė njė dhomė konvikti, ku ishin mbledhur ca shokė tė grupit pėr ta pėrgatitur provimin e nesėrm, pėr befasinė e tė gjithėve, gota e ēajit nė tė cilėn pinte shoqja Sh., u ēa pėrgjysmė, si tė ishte prerė me ndonjė sharrė diamanti.

Tė gjithė mbetėm tė shtangur, pos Sh, e cila filloi tė na rrėfejė, ndėrsa ne pėr disa ēaste harruam preokupimin e provimit tė nesėrm “...

Kjo mė ndodh shpesh. As vetė nuk e kam tė qartė si dhe kur sytė e mi bėhen shkatėrrimtarė, destruktiv. Mjafton qė tė mė pėlqej diēka pa masė, jashtėzakonisht shumė, dhe... ja p.sh. kjo gotė e gdhendur kaq bukur, m’i ngacmoi pamasė ndjenjat e lakmisė. U koncentrova nė tė dhe pas disa sekondave ajo u thye, madje si nga dora e njeriut...

Njė ditė, gjersa po vija nė ligjėrata, nga distanca e vėrejta njė djalosh me njė ēantė afaristėsh nė dorė. Nė tė parė m’u duk se ishte njė shok grupi, mirėpo me t’u afruar, kuptova e po zhgėnjehesha. Befasisht m’u shfaq dėshira e madhe tė di se ē’ka nė atė ēantė. Dhe, kur ēanta i shpėtoi nga dora, iu rrėzua nė tokė, dhe u hapė. Nga ajo dolėn ca fletore, lapsa, njė pasqyrė etj. dėshira m’u plotėsua... Njė ditė tjetėr, po shkoja nė ndejė, te njė shoqe, e cila e kishte ditėlindjen. Isha veshur bukur. Moti ishte i vrerėt.

Shiu sapi kishte pushuar. Njė veturė, shkeli nė njė bėrrakė dhe mė bėri pis duke mė spėrkatur. Nuk kishte gjė tjetėr qė urreja mė shumė nė atė moment se atė veturė dhe shoferin e saj. Sytė m’u ngulėn nė tė. Akoma pa i bėrė 20-30 metra ajo i dha njė tė goditur shtyllės sė neonit dhe u dėmtua plotėsisht. Pėr fat, tė lėnduar nuk pati.

Me siguri keni vėrejtur ndonjėherė se ndonjė person ka shikim tė thellė depėrtues, njė shikim tė ēuditshėm, i cili ėshtė i pakėndshėm dhe vėshtirė e durojmė, dhe qė nė tė shumtėn e rasteve na shqetėson.

Kur njeriu e ndjen kėtė shikim, menjėherė hutohet dhe e ndjen veten tė dobėt - sikur tė jetė njė pengesė nė komunikim me personin qė e ka kėtė shikim.

Jemi dėshmitarė tė asaj se sot edhe shkenca pranon disa veti tė caktuara telepatike, ku disa njerėz posedojnė aftėsi tė tilla (fuqi parashikuese, intuitė jashtėzakonisht tė zhvilluar, etj.). Mund tė themi se nė kėto aftėsi mediative, gjithsesi hyjnė sytė qė marrin m'sysh.

Reagimi mė i shpeshtė i njeriut kur konfrontohet me faktin qė nuk mund ta shpjegojė ėshtė shmangia totale e tij. Ky lloj i injorimit nuk zgjidh asgjė, sepse ekzistojnė shumė tė panjohura, tė cilat njerėzimi do tė duhej tė tentojė t'i zbėrthejė.

Njė prej dukurive tė tilla, pėr tė cilin ėshtė shkruar dhe folur gjithmonė, janė edhe sytė qė tė bėjnė shpėshherė keq. Tė gjithė, duke marrė parasysh edhe historianėt, linguistėt e arkeologėt, dinė se gjithnjė ėshtė besuar se dikush prej nesh ka "sy tė kėqinj".

"Sytė e kėqinj" janė ngusht tė lidhur jo vetėm me pėrdorimin, por edhe me vetė lindjen e magjisė. Njerėz tė caktuar, kafshė, veēanėrisht disa zvarranik, kanė aftėsi qė me shikim, vėshtrim apo me vetė prezencėn e tyre t'u pėrcjellin tė keqėn tė afėrmve tė vet, bagėtisė, pemėve e perimeve, shkurt - tė gjitha gjallesave.

Qė t'i bėjė keq ndonjė personi apo kafshe mund t'i dėrgohet shikim i habisė, ēudisė apo befasisė. Shikimit i ndihmohet me fjalė tė cilat, ai qė shikon, i flet nė tė njėjtėn kohė. Tė keqen mund ta bėjė edhe personi, i cili duke folur lavdėron dhe uron, ndėrsa me vetėdije largohet prej asaj qė flet. Nė kėtė rast, ajo qė mendon realizohet, pėr shkak se mendimet janė tė kėqija.

Shkenca, njerėzit e edukuar nė anėt e ndryshme tė botės, kurrsesi nuk mund tė shpjegojnė se si disa njerėz aplikojnė fuqinė e vet magjike dhe si me ndihmėn saj nxisin sėmundjen, aksidentin, madje edhe vdekjen. Antropologėt, duke derdhur mund tė madh tentonin tė zbulojnė mėnyrėn, nė tė cilėn arrihet fuqia e tė bėrit keq ndaj personave dhe gjėrave.

Njėri prej konkludimeve tė tyre ėshtė se, "shikimin e keq" e krijon vetė mendja, do tė thotė lakmia dhe xhelozia, qė rrjedhin prej thellėsisė sė trurit tonė. Lakmia, xhelozia dhe sytė e kėqinj nė mėnyrė tė pandashme janė tė lidhur dhe kur bashkohen me fjalė bėhet paraqitja e "shpirtrave tė kėqinj", tė cilėt botės i sjellin sėmundjen, paaftėsinė, tronditjen dhe vdekjen. Shpirtrat e kėqinj dhe sytė e kėqinj prej fillit tė njerėzimit konsideroheshin si njė.

Sumerėt, Babilonasit dhe Asirėt janė popujt mė tė vjetėr nė tekstet, e tė cilėve pėrmenden sytė e kėqinj. Tekstet e para rrjedhin prej mijėvjeēarit tė tretė para erės sė re, dhe pėrbėjnė bazėn e magjisė babilonase dhe asirase. Arabėt po ashtu besonin nė sytė e kėqinj dhe magjinė gjatė tėrė historisė sė tyre. Thėnia e vjetėr arabe thotė: "Nėse ekziston diēka nė botė qė mund ta mbizotėroj fatin, atėherė ai ėshtė syri i keq".

Edhe Abisinasit, gjegjėsisht, etiopiantėt, gjithnjė ishin nėn frikėn prej syve tė kėqinj, qė i quanin "ajenat". Ėshtė njė legjendė e tyre qė edhe sot e kėsaj dite mund tė dėgjohet: "Deri sa mėsuesi shėtit me nxėnėsit pranė detit, panė njė plakė, e cila rrinte ulur nė njė bankė.

Vetė shfaqja e saj ishte e tmerrshme. Sytė i ndritnin si ari, duart dhe kėmbėt i kishte sikur degėzat mė tė holla, ndėrsa prej goje villte zjarr... Nxėnėsit pyetėn mėsuesin se ē'ėshtė ajo qė panė? Ai u pėrgjigj: Ajo ishte syri i tokės, e keqe dhe e mallkuar; kur ai shikim lėshohet nė anijen qė lundron nė det, ajo menjėherė fundoset; kur shikon kalin, ai menjėherė gjuan kalorėsin, kur shikon nė lopėn, e cila jep qumėsht, qumėshti menjėherė shndėrrohet nė gjak; kur shikon nėnėn me fėmijė, do t'i ndaj dhe shkatėrrojė".

Syri i keq fitoi emra tė ndryshėm gjatė historisė sė vet, nė Itali i thonė "oculi maligni", nė Gjermani "übel augen", nė Holandė "oze blik", nė Francė "navars ocil", tek Arabėt "ain al-hasad", etj.

Ka dy lloje tė syve tė kėqinj: ata tė cilėt mallkojnė me vetėdije dhe ata qė mallkojnė pavetėdije. Mallkimi me vetėdije, me qėllim qė tė bėhet e keqja e bėjnė njerėzit e ndryshėm (mė shumė femrat), shpirtrat e kėqinj etj.

Nė traditėn tonė popullore njihen si shtriga dhe shtriganė. Fatkeqėsisht, ndodh qė edhe babai mė i qetė, shpirtmirė, dhe i pėrkushtuar ndaj fėmijėve tė tij, prej paditurisė, e kurrsesi prej qėllimit tė keq, mund t'i bėjė keq atij qė i afrohet, pa marr parasysh se kush ėshtė ai (qoftė edhe fėmija i tij). Ka shumė njerėz qė mund tė mallkojnė me sy pa qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė.

Edhe pse vėshtirė ėshtė tė thuhet, se cilėt janė mė tė shumtė, ata qė bėjnė me vetėdije apo pavetėdije, njė gjė ėshtė e sigurt, tė dy palėt nė mėnyrėn e vet janė tė rrezikshėm.

Arben Shala

Explorer

1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Syri i keq

Mesazh  Jon prej 07.08.09 14:49

Syri i keq

Besimi se me tė shikuar mund t'u bėsh dėme njerėzve, kafshėve e madje edhe gjėrave, ishte i pėrhapur edhe nė mesin e ilirėve.

Shkrimtari romak, Plini, i cili shkruan pėr kėtė, ėshtė i bindur se nė mesin e ilirėve kishte njerėz tė cilėt me shikim mund t'i bėjė mėsyshė dhe ta mbytė ata qė i shikonin mė gjatė... Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se kėta njerėz i kanė nga dy bebe nė secilin sy.

Duke u mbėshtetur te Plini po kėtė e thotė edhe njė autor tjetėr romak, Aul Geli. Besimi se kishte njerėz qė me tė shikuar mund tė bijė mėsyshė dhe tė dėmtonin ishte shumė i pėrhapur te popujt primitivė, po madje edhe te popujt e civilizuar dhe nuk ėshtė kurrfarė specifike ilire.

Ėshtė e ēuditshme qė njė njohės aq i mirė i kulturave paleoballkanike, si ishte Qiro Truhelka mendon se popujt qė jetojnė sot nė Ballkan kėtė besim e morėn nga ilirėt.

Aleksandėr Stipqeviē - Ilirėt

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Syri i keq

Mesazh  Hokus-Pokus prej 21.01.13 13:40

Syri i keq nė Rugovė

Syri i keq ose mėsyshi nė Rugovė shpjegohet si nė viset e tjera, por kėtu ka disa imtėsira tė veēanta.

Kėshtu,p.sh., sykeq bėhet edhe ai njeri tė cilin si fėmijė nėna e ka ndarė nga gjiri, por ky ka qarė shumė dhe kėshtu nėna ka vazhduar t'i japė gji pėrsėri.Njeriu i tillė, kur sheh ndonjė fėmijė tė bukur, tė shėndoshė, nėse nuk i thotė "mashalla", fėmija sėmuret, dridhet si tė kishte ethe.Kur ngjan me kafshėn, ajo ngordh.

Nga mėsyshi,ose syri i keq,mbrohen e shėrohen me veprime tė ndryshme magjike si p.sh.me njė pe qė merret nga rrobat e sykeqit.Kėtė pe e ndezin dhe me tymin e tij tymoset fėmija,ose bagėtia.

Pėr ta bėrė tė pamundshėm ndikimin e dėmshėm tė sykeqit, merret njė grusht dheu tė cilin e gjuajnė mbrapa sykeqit duke thėnė:"mėsa mundesh me i bā keq kėtij dheu,aq mundesh me i bā keq edhe NN."

Mė parė ka pasur shumė njerėz sykėqinj; madje, shumė nga kėta as nuk kanė qenė tė vetėdijshėm qė e posedojnė kėtė fuqi tė dėmshme.

Besohet se edhe tash ka njerėz tė tillė.Kėshtu,njė grua i thotė nipit tė vet (tė cilin nuk e kishte parė njė kohė mė tė gjatė):"Uh,sa kānke rritė!", pa thėnė mė parė "mashalla".Prej kėsaj dite fėmija sėmuret fort.

Nė Kuqishtė, na tregon Hysen Ymeri Gjovukaj, njėherė kishte bėr "zjafet" me rastin e tė qethurave tė deleve.Duke dalė mysafirėt pėr t'u shpėrndarė, njėri nga kėta e sheh njė qengj tė madh e tė bukur dhe thotė:"A āsht ky kingj, a dash?", pa thėnė "mashalla".Mbas njė ore ky qėngj ngordh, duke qenė mė parė shėndosh e mirė.

Se sa fuqi ka sykeqi shihet nga ky shembull.Njė rugovas (sykeq) e ka ēarė dy copash fundin e bukės ( pėrdorėse nė tė cilėn gatuhet buka)vetėm me njė shikim tė tij tė rreptė.

Burimi:
Akademia e shkencave dhe e artėve e Kosovės
Seksioni i shkencave shoqėrore
Libri 6
RUGOVA -monografi etnografike-

Hokus-Pokus

541


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Syri i keq

Mesazh  Hokus-Pokus prej 21.01.13 13:47

Syri i keq



Besimi ne syrin e keq eshte shume i perhapur ne te gjitha viset ku banojne shqiptaret. E kane syrin e keq, sidomos njerezit me sy te kalter. Keta ne Kurvelesh i quajne "Verdhome". perveē tyre, syrin e keq e kane edhe ata njerez qe kane pire gji dy here. Besohej se nje syresh mund te rrezonte vetem me te pare kaloresin, te shembte themelet e shtepise, etj.

Sipas besimeve popullore, syri i keq bie mbi njerezit, kuajt e bukur e pelat, mushkat e lopet etj. Keshtu, qe te mos i marrin me sysh femijet e bukur, shqiptaret e kane zakon qe t'i peshtyjne.

Kunder syrit te keq, perveē formulave te llojit "xhu, xhu, te plaēin syte, ē'pe ketu, ketu laē"., perdorin edhe hajmali te ndryshme: femijeve u vene ne qafe ose nder jeleke sumbulla argjendi, pak dru bushi apo ndonje thelb hurdhre.

Ne Smokthine u varin ne qafe eshe nje gozhde te shtypur prej gurit te mullirit, kurse ne Terbaē nje kryq. Veē kesaj, i lene pa lare e me petka te vjetra, ose i nxijne ballin me blozen e tiganit. Nder hajmalite tjera mund te permendim rrashtat e breshkave dhe eshtrat e iriqit, nuskat trikendeshe etj.

Nje nga hajmalite me te fuqishme kunder syrit te keq dhe kunder te gjitha magjive behet kesisoj:
"Kapet nje gjarper, duke ia mberthyer koken me nje kerrabe. Pastaj ia presin koken me argjend, me buzen e mprehur te nje monedhe te madhe. Pastaj e thajne dhe e vene midis dy monedhave prej argjendi dhe e bekon prifti." (Durham, Prejardhja e disa fiseve... VII, 1, f. 511.

Ne Jug, kuajve, e sidomos mushkave, qe jane te bukura, u vene ne balle nje dhemb derri te stolisur me rruaza ose nje cope lekure ujke. Ne Veri u varin rruaza te kaltra (prej bronzi), tufeza floku ose qeska trikendeshe lekure me te shkruara. per te mbrojtur arat dhe shtepite perdorin kafka te kuajve. Kuajve te shales u varnin ne qafe nje pale dhembe derri, ne trajte gjysmehene. (Durham, Prejardhja e disa fiseve... VII, 2, f 513-514)

Kur ndonje femije eshte marre me sysh marrin nje ene me uje dhe hedhin brenda thengjinj te ndezur. Per ē'do thengjill qe hedhin ne uje, permendin emrin e njeriut qe ka pare femijen ate dite. ne qofte se ndonje thengjill bie ne fund te enes, atehere besojne se se ai jeri qe permenden kur u fundos thengjilli e ka patur syrin e keq. Per ta sheruar, me ate uje i njomin floket, duart e kembet, duke thene: "Si shkon uji, shkofte e liga jote"

Plini shkruan me bindje se ne mesin e ilireve kishte prej atyre njerezve, te cilet mund te vrisnin te tjeret vetem duke i pare. "Eshte e rendesishme te thuhet,-shkruan ai, -se keta njerez kane nga dy bebeza ne secilin sy" (Historia naturalis, VII, 16.)


Nė Shqipėri, pėr ēdo sėmundje qė vjen prej syrit tė keq, futen 3 cope hithėra nė nje ujė qė marret pa folė asnji fjalė.Hithėrat pėrdoren pėr tė stėrkat me ujė njeriun e sėmurė ose futen nė ujė tri gjethe tė tė njėjtit lloj dhe stėrkaten kafshėt.
Nė raste tė randa, merret ujė nė tri burime tź ndryshme dhe pėrzien kėshtu besohet qė efikasiteti trefishohet.

Burimi:Revue MELUSINE Tome IV 1892-1893

Hokus-Pokus

541


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi