Familja qė zbuloi Amerikėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Familja qė zbuloi Amerikėn

Mesazh  Luli prej 03.05.12 9:30

Familja qė zbuloi Amerikėn



Historia e Leif Erikson, lundėrtari viking qė arriti nė kontinentin amerikan rreth vitit 1000, pothuajse pesė shekuj para Kolombit dhe e tė afėrmve tė tij, eksploruesit protagonistė tė “pushtimit tė Perėndimit” nė ujėrat e Veriut.

Ishte njė lundėrtar i madh nga njė familje kolonizatorėsh tė tokave tė shkreta. Vendosi t’i drejtohej Perėndimit, derisa u gjend nė njė tokė ku asnjė europian nuk kishte shkelur mė parė: ai kishte zbuluar njė kontinent tė ri, qė sėrish pas 500 vjetėsh do tė rizbulohej nga njė lundėrtar tjetėr, Kristofor Kolombi. Lundėrtari nga Europa quhej Leif Erikson dhe ishte njė eksplorues viking qė sot historianėt e konsiderojnė europianin e parė qė ka shkelur nė kontinentin amerikan.

Ja cila ėshtė historia e Leifit dhe e familjes sė tij aventuriere.

Nė Perėndim

“I lindur nė Islandė rreth vitit 970, Leif vinte nga njė botė e populluar prej aventurierėve, tregtarėve dhe luftėtarėt skandinavė tė njohur ndryshe si ‘Vikingėt’”, shpjegon Francesco Surdich, docent nė universitetin “Xhenova”.

“Me kėtė emėr (qė vinte nga fjala skandinave ‘vik’, gji) thėrriteshin tė gjithė ata qė tė motivuar nga dėshira pėr tė pushtuar konfliktet e brendshme ose presionet demografike, mes shekujve VIII-XI, lundruan nga Skandinavia duke arritur nė brigjet europiane dhe mė pas nė ato afrikano-veriore e mesdhetare”.

Familja e Leif Erikson ishte protagoniste e vėrtetė e “pushtimit tė Perėndimit”, qė kulmoi me arritjen nė Amerikė. I ati ishte Eriku i Kuq, i cili kishte arritur tė kolonizonte Groenlandėn, ose njė pjesė tė Amerikės, meqenėse gjeografikisht ėshtė pjesė e kėtij kontinenti. Pas njė vrasjeje, Erik ishte larguar nga Norvegjia bashkė me tė atin dhe kishte ikur nė Islandė (ku lindi edhe Leif).

Pas pak kohėsh, i pėrfshirė nė njė betejė tė pėrgjakshme, i ishte drejtuar detit duke u vendosur mė nė veri.

Mes viteve 982-985 kishte eksploruar njė tokė pothuajse tė pashkelur nga tė tjerėt. Ai e pagėzoi kėtė vend me emrin “toka e gjelbėr” “Greenland” (Groenlanda) pėr tė tėrhequr sa mė shumė koloni. Krijoji dy koloni dhe qėndroi nė njėrėn prej tyre duke krijuar “pronėn” e tij, Brattahlid. Skandinavėt qėndruan nė Groenlandė deri nė shekullin XV kur vendbanimet u braktisėn.

Tregime



Ashtu si i ati edhe i biri Leif u nis nė kėrkim tė tokave tė reja. Ai qė e nxiti ishte tregimi i tregtarit Bjarni Herjolfsson, i zbritur nė Brattahlid. Tregtari i habiti tė gjithė duke u treguar se kishte parė toka tė panjohura.

Ndėrsa lundronte mes Islandės dhe Groenlandės, u devijua papritur nga rruga pėr shkak tė mjegullės dhe rrymave dhe si pasojė u gjend para njė toke tė mbushur me pyje, pastaj para njė ishulli prej akulli dhe nė fund arriti tė prekte brigjet groenlandeze. Ju do tė pyesni se nga i dimė ne udhėtimet e Bjarnit dhe Leifit?

“Pėr tė gjitha kėto shkencėtarėt janė tė mirinformuar falė njė sage tė shkruar nga islandezėt, qė titullohet ‘Saga e Groenlandezėve’, edhe pse ka shumė vepra tė tjera qė e rrethojnė si ‘Saga e Erikut tė Kuq’”, shpjegon Surdich. “Kėto janė burimet kryesore rreth eksplorimeve vikinge, si dhe pjesė e tė ashtuquajturave ‘sagat e islandezėve’”.

Leif, qė ndėr tė tjera ishte konvertuar nė i krishterė dhe e kishte ēuar kėtė besim edhe nė Groenlandė, nė kėmbim tė paganizmit nordik, bleu anijen e Bjarnit dhe u pėrgatit qė tė fillonte lundrimin e tij (aty rreth vitit 1000) sė bashku me 35 burra tė tjerė.

Sipas “Sagės sė Groenlandezėve” nė krye tė udhėtimit duhej tė kishte qenė baba Eriku, por nė momentin e arritjes nė port ra nga kali dhe vendosi tė mos shkonte. Ai iu drejtua tė birit duke i thėnė: “Kjo nėnkupton qė fati nuk mė ka rezervuar mua zbulimin e tokave tė reja, si kjo ku po jetojmė tani”.

Akull

Nga Groenlanda, Leif lundroi drejt tokave tė panjohura. Fillimisht u pėrball me njė tokė tė shkretė dhe shkėmbore qė e quajti Helluland “toka e gurit”, e identifikuar me ishullin Baffin nė Kanada. Pastaj iu drejtua jugut dhe arriti nė njė zonė tė pyllėzuar “me plazhe tė mėdha tė bardha dhe njė bregdet tė butė me pjerrėsi”.

Ishte bregdeti lindor i Kanadasė, i pagėzuar Markland, “toka e pyjeve”. Nė fund duke lundruar pėr dy ditė tė tjera drejt jugut, arriti nė njė territor mė komod. “Leif dhe ekuipazhi i tij kaloi nė njė ngushticė, ku anija e tyre ngeci nė rėrė, kur arritėn nė cekėtirė. Ata arritėn ta shpėtonin anijen pėrmes baticės dhe ta shpinin atė nė mes tė njė lumi; mė pas vendosėn qė ta kalonin dimrin nė ato rrethina, meqenėse nė pyjet ngjitur kishte drurė tė mirė pėr tė ndėrtuar barake”. Kėshtu e ka rindėrtuar Johannes Brondsted ardhjen e Leif nė librin “Vikingėt”.

Florida

Nė atė vend nuk kishte akull dhe bari nuk thahej, kėshtu qė Leif dhe njerėzit e tij vendosėn qė tė dimėronin aty, pėr t’u rikthyer mė pas nė Groenlandė. Ata zbuluan se zona ishte e pasur me hardhi tė egra prandaj e quajtėn Vinland, “toka e verės” (ose sipas disa interpretimeve “toka e pashkėve”). Po ku ndodhej Vinlandi? “Rreth pozicionit tė kėtij territori nuk ka siguri absolute, por me shumė gjasa nė veri tė Terranovės”, shpjegon profesor Surdich.

Kjo ėshtė prova e mbėrritjes sė vikingėve nė Amerikė. “Kėtu, nė 1960-n arkeologėt gjetėn gjurmėt e tetė ndėrtesave dhe shumė objekteve, qė tė shpien te kultura vikinge dhe datojnė pikėrisht nė periudhėn mes shekullit X dhe fillimit tė XI”.

Prania e kėtyre mbetjeve prej hekuri dhe druri, na bėn tė mendojmė se disa ndėrtesa pėrdoreshin nga zdrukthėtarėt dhe farkėtarėt, ndėrkohė qė zbulimi i mjeteve tė qepjes, si gjilpėrat prej kocke, vėrtetoi qė nė Vinland jetonin edhe gra.

Pikat kyēe

- Eksploruesi Leif Erikson ishte europiani i parė qė arriti nė kontinentin amerikan
- Babai i tij, Eriku i Kuq kishte kolonizuar Groenlandėn dhe familja ishte gjithashtu zbuluese e Islandės, Naddoddr
- Historia, e treguar nėpėr saga, ka njė provė: njė vend viking tė gjetur nė vitin 1960 nė Kanada

Leif Erikson: Rreth emrit tė tij ka tė dhėna tė ndryshme. Nė foto ėshtė paraqitur statuja e tij nė Reikjavik, Islandė, qyteti i lindjes

Francesco Surdich: Docent i Historisė sė eksplorimeve dhe zbulimeve gjeografike nė universitetin e Xhenovės

Vendbanimet: Fundi erdhi nga shumė faktorė: klima mė e ftohtė, shfrytėzimi i mjedisit, konkurrenca me popujt paraardhės etj.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi