Si ma shkatėrroi djalin 11-vjeēar pornografia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si ma shkatėrroi djalin 11-vjeēar pornografia

Mesazh  Zattoo prej 02.05.12 10:43

Si ma shkatėrroi djalin 11-vjeēar pornografia nė internet



Rrėfimi

Ėshtė e vėshtirė tė jesh prind nė ēdo kohė, por veēanėrisht nė kėtė kohėn tonė, kur fėmija ndodhet nė “sulmin” e shumė faktorėve, qė nėse njė prind nuk ėshtė i kujdesshėm mund ta shkatėrrojė.

Njė nga ndikimet qė mund t’i kushtojė shtrenjtė njė fėmije, pėr sa i takon formimit dhe ardhmėrisė sė tij, ėshtė interneti dhe mė saktėsisht pornografia qė mund tė konsumohet pėrmes internetit. Sipas statistikave nė Perėndim, njė numėr shumė i madh fėmijėsh kanė krijuar varėsi ndaj pornografisė sė internetit dhe kjo ka sjellė pasoja tė dėmshme pėr ta.

Mė poshtė do tė gjeni rrėfimin e njė nėne pėr djalin e saj 11-vjeēar qė pėsoi njė shndėrrim katastrofik kur nisi nė fshehtėsi qė tė shihte video porno nė laptopin e tij. Por mė parė duhet thėnė se pornografia e internetit ėshtė po aq adiktive sa edhe alkooli e droga dhe po aq shkatėrruese. Ajo tė skllavėron dhe tė degradon.

Ja rrėfimi:

Ēarli ishte 11 vjeē kur jo vetėm sjellja e tij, por i gjithė karakteri nisi qė tė pėsonte ndryshime tė mėdha. Ai kishte qenė gjithmonė njė fėmijė i qeshur, miqėsor, gjithė dritė dhe optimizėm. Njė djalosh i kėndshėm qė admirohej nga tė gjithė. Kishte dėshirė tė luante futboll dhe nuk krijonte asnjėherė probleme me tė tjerėt, apo qoftė edhe me mėsuesit.

Befas gjithēka ndryshoi dhe kjo ndodhi nė hapėsirėn kohore mes dy semestrave tė vitit shkollor. Edhe po tė ishte droguar ndryshimi nuk do tė kishte qenė mė i madh. Ai befas u bė i tėrhequr, me humor tė keq dhe i vrazhdė. Natėn nuk flinte dhe pak nga pak e humbi edhe oreksin e madh qė kishte pasur dikur pėr tė ngrėnė.

Sytė i kishte tė turbullt dhe pa shkėlqimin e dikurshėm dhe tashmė i ishte zhdukur edhe ajo energjia djaloshare qė e kishte karakterizuar gjithmonė. Nėpėr kapakėt e librave dhe fletoreve nisi qė tė shkruante fjali tė tilla si “Unė e urrej veten” apo “Ēarli ėshtė t....” e madje nisi qė t’i shkruajė gjėra tė tilla edhe nė muret e dhomės dhe nėpėr rafte e dollapė. Ai nisi edhe pėrdorimin e fjalėve shumė tė pista.

U tmerrova njė ditė kur hyra nė dhomėn e tij dhe pashė gjithė ato fjalė tė ndyra pėr veten ngado. Nuk munda t’i mbaja lotėt dhe u dėshpėrova si asnjėherė nė jetėn time. Isha nė njė gjendje tė rėndė dhe tė trishtueshme. Nuk arrija tė kuptoja se nga kishte ardhur gjithė ky ndryshim te fėmija im. Cili ishte shkaku? Ku kisha gabuar me kėtė fėmijė qė vetėm pak kohė mė parė kishte qenė njė engjėll plot dritė.

Kaluan rreth 6 muaj dhe unė nuk munda tė gjeja shpjegim pėr pyetjet e mia. Ēarli ishte ende njė djalė i vogėl dhe mendoja se nuk ishte faji i hormoneve pėr kėtė ndryshim nė jetėn e tij. Dhe mjekėt mė siguruan se ai nuk kishte asnjė lloj problemi fizik dhe se gėzonte shėndet tė plotė. Ndoshta mendova se ishte problemi mes meje dhe bashkėshortit ndikimi pėr keq. Unė dhe ai po kalonim njė periudhė tė vėshtirė me njėri-tjetrin dhe ndoshta kjo kishte ndikuar nė ndryshimin e djalit.

Ne nuk bėrtisnim e ulėrinim, por ftohtėsia e marrėdhėnies sonė mund tė ndikonte te Ēarli. Apo ndoshta e kishte fajin shkolla e re, nė tė cilėn kishte shkuar? Ai ishte nė njė shkollė tė mirė, por nuk ka pyll pa derra, ndaj pata dyshim se nė klasėn e tij mund tė kishte ndonjė influencė negative. Dyshimi im ra mbi njė djalė nė klasėn e Ēarlit.

Nuk mund ta provoja nėse ishte ai shkaktari, por dyshova se gjėrat shkuan keq qė nga momenti kur ata tė dy u takuan. E dija se ky shoku i ri i klasės po e nxiste Ēarlin qė tė luante lojėra tė dhunshme nė internet, tė cilat i urrej shumė dhe ia kam ndaluar tim biri. Por kurrė nuk mė kishte vajtur ndėr mend se problemi nuk ishin lojėrat e dhunshme, por pornografia.

Befas njė natė m’u ēelėn sytė dhe e pashė tė vėrtetėn tronditėse. Isha duke shkuar nė dhomėn time pėr tė fjetur, kur pashė njė dritė nė dhomėn e tim biri. Ishte ora 11 e natės dhe tė nesėrmen ai kishte shkollė, ndaj nuk e kuptoja se pėrse duhej qė tė ishte ende zgjuar dhe shkova pėr t’i thėnė se duhet tė flinte. Pashė tim bir tė ulur mbi shtrat me laptopin e tij mbi gjunjė.

Laptopin ia kishim blerė kur nisi shkollėn e re pėr ta nxitur qė tė mėsonte mė mirė, por e pashė qartazi se ai nuk ishte duke bėrė detyrat e shtėpisė. Kur mė pa qė hyra nė dhomė ai e mbylli menjėherė kompjuterin. Mėnyra se si e bėri njė gjė tė tillė la shumė pėr tė dyshuar, sepse ishte e vrullshme dhe aspak normale.

Ndėrkaq nė fytyrėn e tij pashė ndjenja faji. Ia mora kompjuterin, i thashė njė “natėn e mirė” tė thatė dhe mbylla dritėn. Im shoq ishte gjatė gjithė kohės i zėnė me punė dhe atė natė nuk ishte nė shtėpi, ndaj shkova nė shtrat vetėm, duke mbajtur ende kompjuterin nė dorė e duke menduar qė ndoshta do tė ishte mė mirė ta mbyllja. E dija qė tim biri i pėlqenin lojėrat dhe mendova qė me siguri ishte dhėnė pas tyre. Por kur hapa laptopin nuk pashė aspak lojėra, por pornografi, nga ajo mė e rėnda.

Pashė se im bir po shihte njė film me njė ēift qė po kryenin marrėdhėnie seksuale. Mė pas kėrkova historinė e internetit tė tim biri dhe pashė se ai kishte pasur akses nė sajte qė shfaqnin tė gjitha llojet e perversiteteve seksuale. Pra njė djalė i vogėl, pa kartė krediti, kishte pasur mundėsi qė tė kishte akses nė disa prej sajteve mė perverse. Kjo do tė thotė qė sot ēdo kush nė internet mund tė shohė ē’tė dojė dhe nėse bėhet fjalė pėr njė djalosh, ai mund tė shkatėrrohet nga njė akses i tillė.

Personalisht, pavarėsisht moshės qė kam, nuk e kisha imagjinuar ndonjėherė qė mund tė kishte skena tė tilla seksi dhe sadizmi, qė edhe njė tė rritur do ta rėndonin. Bėhej fjalė pėr njė keqtrajtim seksual dhe njė degradim tė qenies njerėzore pėrtej tė imagjinueshmes.

Por momenti mė i tmerrshėm ishte kur pashė skena pedofilie dhe tė keqtrajtimit tė fėmijėve. Dhe im bir prej kushedi sa kohėsh po shihte gjėra tė tilla, natė pas nate, javė pas jave. Tashmė e kuptoja se pėrse kishte ndryshuar nė kėtė pikė. Nė ato ēaste doja tė vrapoja nė dhomėn e tij, ta pėrqafoja fort me sa fuqi kisha dhe t’i thosha se kisha ardhur pėr ta mbrojtur nga ajo botė e ndyrė nė tė cilėn ishte futur.

Por ai ishte nė gjumė dhe veē kėsaj nuk kisha asnjė lloj ideje se nė ē’mėnyrė duhet t’i thosha se e dija pėr njė gjė tė tillė dhe mbi tė gjitha nuk e dija sesi mund tė reagonte. Mė pas dėnova veten dhe u ndjeva nė faj qė nuk e kisha zbuluar mė parė njė gjė tė tillė. Po si mund ta kisha bėrė njė gjė tė tillė?

Unė mendoja se nė njė moshė tė rritur ai do ta zbulonte dashurinė dhe seksin nė mėnyrė natyrale dhe normale. Por ai e kishte njohur botėn e marrėdhėnieve mes dy gjinive nė mėnyrėn mė tė ndyrė tė mundshme duke parė skena ku vetėm dashuri nuk kishte, skena tė mbushura me zvetėnim dhe urrejtje e degradim.

Tashmė koncepti i tij pėr gratė mund tė ndikojė nga kėto pamje dhe ndoshta edhe e gjithė jeta e tij sentimentale. Mė erdhi pėr tė vjellė kur mendova se sa miliona fėmijė tė tjerė do ta nisnin jetėn me kėtė ndjenjė pėrdorimi dhe pėrēmimi pėr gjininė femėrore dhe se ata mund tė donin t’i trajtonin tė dashurat siē i trajtonin meshkujt femrat nė pornografi.

Kur im shoq erdhi nė shtėpi i tregova pėr situatėn dhe tė dy ia thamė djalit se ishim nė dijeni. Fillimisht i thamė se sa e gabuar ishte ajo qė po bėnte dhe se ne gjithsesi e donim shumė. Mė pas ia morėm internetin dhe mendoj se ai u ndie i lehtėsuar nga ky veprim. Nuk na kėrkoi kurrė qė t’ia kthenim dhe na u duk se u rikthye sėrish nė strehėzėn e fėmijėrisė.

Mė pas me shumė kujdes nga ana jonė dhe me ndihmė tė specializuar, ai nisi qė tė rikthehej nė fėmijėn qė kishte qenė gjithmonė dhe ne ishim tė lumtur qė ai mundi tė shpėtonte. Ndėrkaq kam njė kėshillė pėr prindėrit, madje dy: kontrollojini vazhdimisht fėmijėt tuaj dhe qėndrojuni pranė, sepse vetėm kėshtu do t’i shpėtoni dhe do t’u dhuroni njė tė ardhme tė mirė.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi