Pėrjetimi Afėr Vdekjes

Shko poshtė

Pėrjetimi Afėr Vdekjes

Mesazh  Zattoo prej 02.05.12 10:29

Pėrjetimi Afėr Vdekjes



Si ėshtė tė vdesėsh?

Edhe pse ka variacione tė gjėra tė rastėve rreth personave qė kan qen afėr vdekjes dhe ne tipat e personave qė i kan pėrjetuar ato, mbetet e vėrtetė se ka njė ngjashmėri tė hatashme ne mes tė kėtyre pėrjetimeve vetė.

Ne fakt, ngjashmėritė nė mes tė raporteve tė ndryshme janė aq tė mėdha saqė njėri shumė lehtė mund tė nxjerrė 15 elemente tė ndara qė pėrsėritėn pandėrprerė nė kėtė masė tė tregimeve qė unė i kam pėrmbledhur.

Ne bazė tė kėtyre pikave tė ngjashmėrisė, mė lejoni tani tė ndėrtoj thjesht, teorikisht “idealen” apo njė pėrjetim “komplet” qė mvishet tek tė gjitha elementet e pėrbashkėta, nė rendin qė ėshtė tipikė ato tė ndodhin.

Nje njeri po vdes dhe, kur arrin pikėn kulminante tė shqetėsimit fizikė, ai degjon se shpallet i vdekur nga mjeku i tij. Ai fillon tė dėgjoj njė zė tė parehatshėm, si njė cingėrimė me zė tė lartė, apo vetėm zhurmė, dhe njėkohėsisht e ndien veten se ėshtė duke lėvizur shumė shpejt nėpėr njė tunel tė gjatė dhe tė erret.

Pas kesaj, ai papritur e gjen veten jashtė nga trupi fizikė, por ende nė rrethinėn fizike ku kishte qenė, dhe e shikon trupin e tij nga distanca, sikur tė ishte njė spektator. Ai i shikon perpjekjet e stafit mjekėsor per ta ripėrtėrirė trupin e tij dhe ėshtė nė njė gjendje emocioni tė lartėsuar.

Pas pak, ai fillon tė adaptohet tek kondita e tij e jashtzakonshme dhe fillon ta pėrmbledh veten. Ai ve re se ende ka “trup” por tė njė natyre tjetėr dhe me fuqi tė tjera nga trupi fizikė qė e kishte lėnė prapa. Shpejt gjėra tė tjera fillojn tė ndodhin. Tė tjerė vin ta takojn dhe ti ndihmojnė.

Ai i vėren shpirtat e tė afėrmve tė tij qė veq kan vdekur, gjithashtu vėren njė shpirt tė ngrohtė dhe tė dashur qė kurr nuk e ka takuar me parė – njė qenie nga drita – paraqitet para tij. Kjo qenie e pyet njė pyetje, pa folur, qė ta bėjė atė ta vleresonė jetėn e tij dhe i ndihmon atij duke e shfaqur jetėn e tij si nė panorama – kthim instant- tek ndodhitė e mėdha tė jetės se tij.

Mė pas e gjen veten se i eshte afruar njė lloj barriere apo kufiri, me siguri prezenton kufirin midis jetės se tokės dhe jetės se ardhshme. Disi, e kupton se duhet tė kthehet prapa ne tokė, se koha e vdekjes se tij ende nuk ka arritur. Nė kėtė pikė ai rreziston tė kthehet, se tani veq ėshtė mėsuar me pėrjetimin e botės sė pėrtejme dhe nuk dėshiron tė kthehet. Ai eshte i mbushur me ndjenja intense tė gėzimit, dashurisė, dhe qetėsisė. Edhe pse rreziston, disi ai ribashkohet me trupin e tij fizikė dhe jeton.

Me vonė ai mundohet tu tregoj tė tjerėve, por ka vėshtirėsi ta bej kėtė. Nė rend tė parė ai nuk mund tė gjejė asnjė fjalė njeriu, adekuate ta pėrshkruaj kėtė epizodė jotokėsore. Ai gjithashtu e kupton se tė tjerėt fshajnė me pabesim kur e dėgjojn, prandaj ndalon dhe me nuk i tregon tė tjerėve. Por pra se prap ky pėrjetim i ka bėrė njė efekt shumė tė madh jetės sė tij, sidomos pikėpamjet e tij rreth vdekjes dhe marrėdhenien e tij me jetėn.

Dr. Rejmond Mudi
"Jetė pas jete"
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrjetimi Afėr Vdekjes

Mesazh  Luli prej 08.11.14 13:08

Pėrjetimet para vdekjes, ēfarė tregojnė personat qė kanė patur njė eksperiencė tė tillė



Gjendje e Paravdekjes, zakonisht vihet re nė subjekte tė cilėt, edhe mbasi kanė pasur njė traumė fizike qė duhej t’u shkaktonte vdekjen (pėr shkak tė ndalimit tė zemrės), tė njė aksidenti tė rėndė, apo gjatė njė ndėrhyrjeje kirurgjike) kanė mundur tė mbijetojnė.

Shumė nga kėta persona, nė raste tė tilla janė shpallur klinikisht tė vdekur, sepse pėrveēse u kishte ndaluar zemra, nuk kishin shenja tė aktivitetit mendor. Pavarėsisht kėsaj, nė mėnyrė tė pashpjegueshme, mbas disa minutash, e nganjėherė edhe mbas disa orėsh, me t’u rikthyer nė jetė, u tregojnė mjekėve, infermierėve, njerėzve tė familjes kujtime tė jashtėzakonshme: teksa ishin “klinikisht tė vdekur” kishin vijuar tė pėrjetonin ndjesi pamore dhe zanore mbi atė qė po ndodhte rreth tyre e madje nė vėnde shumė mė tė largėta sesa vendi ku dergjej trupi i tyre.

Mė qartė, me t’u “zgjuar” kanė pėrshkruar nė mėnyrė tė hollėsishme atė qė kishin bėrė e thėnė nė fillim ndihmėsit e shpejtė e mandej infermierėt dhe mjekėt, ndėrsa pėrpiqeshin t’i rikthenin nė jetė, por edhe ēdo gjė qė kishin bėrė, thėnė apo menduar njerėzit e familjes sė tyre ndėrsa ndodheshin larg nė banesat e tyre apo nė punė.

Nė tridhjetė e pesė vitet e fundit, interesin shkencor nė nivel botėror pėrsa i pėrket kėsaj eksperience, e ka pėrfaqėsuar nga Raymond A. Moody (kohėt e fundit nė studimin e kėtyre eksperiencave janė pėrfshirė edhe shumė studiues tė tjerė, por nė veēanti Frankl e Potzel), i cili njihet si ai qė i ka pėrhapur mė sė shumti studimet mbi NDE. Moody qe i pari qė mblodhi tė dhėna mbi NDE, duke i bėrė ato publike nėpėrmjet konferencave dhe botimit tė librave; libri i tij “Jeta Pėrtej Jetės”, vijon tė mbetet njė tekst themelor pėr tė gjitha ata qė interesohen pėr kėtė fenomen. Me kėtė libėr, Moody i sfidoi tė gjithė studiuesit e mjekėsisė, tė cilėve u kėrkonte tė pėrkushtoheshin mė shumė nė kėrkimet qė lidheshin me eksperiencėn e jetuar nė prag tė vdekjes.

Ndjesia e vdekjes

Shumė persona nuk e kuptojnė menjėherė se pėrvoja qė janė duke jetuar ka tė bėjė me vdekjen. Tregojnė se e kanė parė veten tė flatrojnė pėrmbi trupin e tyre, tė cilin e shihnin nga distanca duke pėrjetuar papritmas frikė apo pėshtjellim. Nė njė gjendje tė tillė ata arrijnė tė mos e njohin si tė vetin trupin qė shohin prej sė larti, por shpesh frika e madhe e fillimit ia lėshon vendin vetėdijes sė qartė rreth asaj qė po ndodh. Teksa janė nė kėtė gjendje, personat janė tė aftė tė kuptojnė gjithēka qė mjekėt dhe infermierėt komunikojnė mes tyre, edhe pse mund tė mos kenė kurrfarė kulture mjekėsore, por kur pėrpiqen tė flasin me ta apo me njerėz tė tjerė tė pranishėm, e kuptojnė se askush nuk arrin as t’i shohė e as t’i dėgjojė. Atėherė pėrpiqen tė tėrheqin vėmendjen e tė pranishmėve duke i prekur, por kur e bėjnė njė gjė tė tillė, duart e tyre depėrtojnė trupin e mjekut apo tė infermierit pa mundur prapseprapė ta ngacmojnė vėmendjen e tyre. Mbasi orvaten tė komunikojnė me tė tjerėt, pėrgjithėsish ata provojnė njė ndjesi mė tė fortė tė identitetit tė tyre. Nė kėtė pikė frika u shndėrrohet nė mirėsi dhe nė mirėkuptim.

Ndjesia e paqes dhe mungesa e dhimbjes

Pėrsa kohė qė personi vijon tė mbetet brėnda trupit tė vet, mund tė pėrjetojė njė vuajtje shumė tė thellė, po kur e braktisin trupin ata i pushton njė ndjenjė e madhe paqeje ku dhimbja resht sė egzistuari.

Tuneli

Eksperienca e tunelit vjen mbasiqė ėshtė pėrjetuar mė parė eksperienca e braktisjes sė trupit. Njeriu gjendet pėrballė njė tuneli, ose dhe pėrpara njė porte dhe ndjehet i shtyrė drejt errėsirės. Pasi e pėrshkon kėtė hapėsirė tė errėt, ai hyn nė njė dritė vezulluese. Disa njerėz pohojnė se nė vend qė tė kenė hyrė nė njė tunel u ka qėlluar tė ngjitet nėpėr njė shkallare tė gjatė. Tė tjerė kanė pohuar se kanė parė porta shumė tė bukura e tė praruara qė tregonin kalimin drejt njė mbretėrie tjetėr. Disa subjekte tė tjerė kanė pohuar se me tė hyrė nė tunel kanė ndjerė njė fėrshėllimė, njė lloj dridhjeje elektrike ose njė oshėtimė. Eksperienca e tunelit nuk ėshtė njė zbulim i veēantė i kėrkuesve tė sotėm; nė fakt ajo shfaqet qysh nė shekullin XV tek Hieronymus Bosch, nė pikturėn e tij me titull “Vizione tė botės sė pėrtejme:

Parajsa tokėsore pėrshkruan atė qė zakonisht tregohet vetėm prej atij qė ka pėrjetuar pėrvojėn NDE (Near-Death Experiences).

Qeniet prej drite

Me t’u kapėrcyer tunelin, nė pėrgjithėsi njerėzit rrėfejnė se kanė takuar “qenie” qė vezullojnė me njė dritė tė mrekullueshme e cila depėrton gjithēka dhe e mbush njeriun me dashuri. Nė kėtė dimension, dritė dhe dashuri janė e njejta gjė; drita pėrshkruhet si mė e mrekullueshmja e ēdo tjetėr drite tė njohur nė Tokė, nuk ėshtė verbuese por e ngrohtė, ngushėlluese, e gjallė.

Pėrveē dritės sė mrekullueshme, shumė persona rrėfejnė se kanė takuar miq ose tė afėrm tė tyre tė vdekur kohėt e fundit, qė spikatnin me kurmet e tyre vezullues dhe eterikė; se kanė parė parė skena shumė tė bukura baritore dhe qytete tė krijuara prej drite, madhėshtia e tė cilėve ėshtė e papėrshkrueshme.

Qėnia e Lartė prej Drite

Mbasi takojnė lloje tė ndryshme qėniesh prej drite, nė pėrgjithėsi personi “klinikisht i vdekur” takon njė qenie tė cilėn e pėrkufizon si “Qenia e Lartė prej Drite”. Ai qė ka edukatė tė krishterė e identifikon me Zoti ose Jezui; ata qė kanė edukata tė tjera religjioze e quajnė Buddha ose Pėrendi. Ateistėt tregojnė se nuk ėshtė as Zoti e as Jezui, po njė qenie e shenjtė. Por tė gjithė pohojnė se bėhet fjalė pėr njė qenie qė rrezaton dashuri dhe mirėsi absolute. Pothuaj tėrė personat thonė se do kishin dėshiruar tė mbeteshin atje, me tė, pėrgjithmonė, dėshirė qė nuk mund t’u plotėsohej. Zakonisht, njera nga qeniet prej drite (pjestarė tė vdekur tė familjes), ose vetė Qėnia e Lartė prej Drite, mbasi qė subjekti e ka shqyrtuar tėrė jetėn e vet, e fton ose e urdhėron tė rifutet nė trupin e vet tokėsor.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrjetimi Afėr Vdekjes

Mesazh  gjilanasi prej 30.10.15 14:38

Ēfarė ndodh kur je pranė fundit?!

Shkencėtarėt: Ja ē'ndjesi ka vdekja



Tė gjithė duam tė dimė se ēfarė ndodh kur jemi duke vdekur. Ēfarė ndihet apo ēfarė shihet. Mė nė fund shkencėtarėt shpjegojnė se ēfarė ndjesie ka vdekja. E meqėnėse jemi nė vigjilje tė festės sė Hallowin, jemi duke parė mė shpesh filma horror nė shtėpi apo nė shoqėrinė e miqve tanė. Imagjinoni pėr njė ēast se ēfarė do tė ndieni sikur filmi horror qė shihni tė luhet nė jetėn tuaj reale, vrasėsi me sėpatė tė jetė pranė jush.

Mė sė fundi shkencėtarėt kanė shpjeguar se ēfarė ndryshimesh kimike ndodhin nė trurin tuaj pikėrisht nė momentin kur vriteni nga njė vrasės.

Videoja e realizuar nga Shoqata Kimike Amerikane shpjegon se pėrvoja e njerėzve tė cilėt shohin njė film horror ėshtė e ngjashme me eksperiencėn e tė qėnit aty duke ndier tė njėjtat emocione edhe pse me mė pak intensivitet.

Mė sė pari, ju ndieni frikė, njė nivel tė lartė frike. Njė ndjenjė e tillė tė nxit tė reagosh apo t’ia mbathėsh.

Rezultatet e frikės mendohet se kontrollohen nga disa neurone, tė cilat formojnė atė ēka quhet talamus.

Kjo pjesė e trurit ėshtė ekstremisht e ndjeshme ndaj stresit. Ajo reagon si njė sensor si pėr tensionin psikologjik por edhe pėr tensionin fizik.

Shkencėtarėt shpjegojnė se kur sinjali arrin nė pjesėn “periaqueductal grey” tė trurit, arrihet njė gjendje alarmi.

Frika do t’ju fus nė njė gjendje reagimi. Ky moment karakterizohet nga lufta apo njė pėrgjigje e shpejtė e cila ndikon te gjėndrat e veshkave tė cilat mė pas nisin tė nxjerrin jashtė adrenalinėn.

Njė gjendje e tillė ngre lart normat e zemrės,vė shqisat nė lėvizje dhe ēliron njė sasi tė madhe energjie.

Nė kėtė mėnyrė, ju pėrballeni me kėrcėnimet ndaj mbijetesės. Menjėherė gjatė kėsaj kohe kėrcėnimi ėshtė aq i lartė sa qė mund tė shkaktojė njė pėrgjigje tė “ngrirė”.

Shkencėtarėt mendojnė se kjo mund tė interpretohet si njė gjendje kur truri ėshtė tronditur. Nėse ti arrin tė largohesh nga vrasėsi, me shumė mundėsi do tė nisėsh tė bėrtasėsh apo tė ulėrasėsh.

“Ne i perceptojmė britmat nė pjesė krejtėsisht tė ndryshme tė trurit, sidomos pjesėt qė kanė tė bėjnė me tė folurėn"- shpjegon video e realizuar nga shkencėtarėt.

Ndryshe nga e folura normale, e bėrtitura transmetohet nga veshėt tanė tė “amygdala”, qė ėshtė qendra e emergjencės sė trurit.

Nė fakt duket sikur ai qė bėrtet po pėrpiqet tė ndajė me ty gjendjen e trurit tė tij. Tė bėrtiturat apo tė ulėriturat janė instinktive, ēka i bėn dhe tė tjerėt tė kenė frikė apo tė reagojnė. Nėse vrasėsi me sėpatė tė kap, do tė ndiesh disa dhembje. Kur je plagosur, neuronet e quajtura “nociceptorts” dėrgojnė mesazhe nė tru.

Tė gjitha kėto mesazhe mblidhen nga talamus, i cili nė pėrpjekje pėr ta bėrė trurin tė reagojė mund tė ndalojė dhembjen tė ndodhė sėrish. Nė kėto momente ju jeni i vdekur . Ky ėshtė shpjegimi qė shkencėtarėt kanė arritur tė japin.

Duke supozuar se nuk ka asnjė dėmtim tė trurit, nė kėtė moment ju jeni i vdekur klinik. Por, gjithsesi truri juaj vazhdon tė funksionojė . Duke u bazuar te studimet e fundit, truri duket se pėson njė rritje tė fundit e cila lidhet me ndėrgjegjen.

“Disa njerėz besojnė se ky ėshtė shpjegimi pėr eksperiencėn afėr vdekjes.”- thuhet nė videon e realizuar nga shkencėtarėt amerikan.

Mė vonė je i vdekur biologjikisht. Sigurisht ēfarė ndodh mė pas tė gjithė e dimė.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrjetimi Afėr Vdekjes

Mesazh  Gabriel prej 09.12.15 14:29

"Vdekja" eshte e vetmja gje te cilen zoti e ka ndare ne menyre te barabarte per te gjithe.
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrjetimi Afėr Vdekjes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi