Grigori Efimovic Rasputin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Grigori Efimovic Rasputin

Mesazh  Ufo prej 01.09.11 9:32

Grigori Rasputin



Natėn nė tė gdhirė tė 16 dhjetorit tė vitit 1916 nė Petrograd, nė Pallatin e kniaz (princ) Jusupovit, ndodheshin nė pritje tė "mysafirit" Grigori Rasputin. E prisnin qė ta vrisnin kėtė fshatar siberian, i cili arriti tė bėhet favorit i familjes sė carit.

Me rastin e ardhjes sė Rasputinit pėr darkė vrasėsit e tij pėrgatitėn gostitjen vdekjeprurėse: ėmbėlsira tė helmuara me cianid kaliumi. E hodhėn kėtė helm ata edhe nė gotat e verės. Pas njėfarė kohe Rasputini erdhi dhe provoi gostitjen e pėrgatitur posaēėrisht pėr tė. Komplotistėt mbetėn jashtėzakonisht tė habitur: ai piu dy gota me verė tė helmuar, hėngri disa ėmbėlsira dhe kurrfarė efekti!

Vrasėsit, tė cilėt kishin marrė vendim tė shpėtonin monarkinė nga Rasputini, u detyruan tė qėllojnė me armė zjarri mbi "plakun e urtė". Por edhe plumbi nuk e kapi atė. Nė fund tė fundit trupin e tij pajetė e hodhėn nėn shtresėn e trashė tė akullit qė kishte mbuluar lumit Neva. Por duhet thėnė, se vdekja e Rasputinit nuk e shpėtoi dot monarkinė ruse.


Deri tani nuk ka njė mendim tė konsoliduar nė lidhje me atė se cili ishte nė tė vėrtetė ky njeri. Pop-kultura e shfrytėzon gjerėsisht emrin e Rasputinit duke e paraqitur atė si figurė epshndjellėse. Dashuria e tij ndaj seksit femėr ėshtė mitizuar, shndėrruar nė legjendė tashmė. Po cilat ishin preferencat e Rasputinit nė tė ngrėnė? "Ai nuk hante kurrė mish, ėmbėlsira", - kujtonin njerėzit qė e njihnin nga afėr atė.

Ėshtė mjaft interesant fakti: a e dinin vallė kėtė gjė vrasėsit e Rasputinit kur helmuan pastat e destinuara pėr gostitjen e tij? Me sa duket nga tė gjitha gabimi i vrarėsve ndodhi pėr shkak se Rasputini ishte njeri shumė mikpritės dhe i gostiste bujarisht mysafirėt e vet me ėmbėlsira. Ndoshta pėr kėtė arsye u pėrhap mendimi se ai edhe vetė i kishte shumė qejf ato.




[color=cyan]Nė tė vėrtetė gjellėt mė tė preferuara tė favoritit tė familjes sė carit ishin gatimet me patate dhe perime tė tjera. Pėrsa i pėrket mishit, siē thonė, ai nuk e donte atė jo dhe aq pėr shkak tė bindjeve tė veta (megjithėse ekziston mendimi se ai pushoi sė ngrėni mishin pas pelegrinazhit qė ndėrmorri nė manastirin Verhoturskij nė vitin 1903), se sa pėr arsyen e thjeshtė se i kishte dhėmbėt e kėqija pėr ta pėrtypur atė.

Rreth tryezės sė Rasputinin mblidheshin njerėz nga mė tė ndryshėm, shoqėri mjaft heterogjene duhet thėnė. Dhe praktikisht ēdo mysafir e quante si obligim tė vetin tė sillte ndonjė gjė tė ngrėnshme me vete. Tė ftuarit sillnin shumė havjar, peshk tė shtrenjtė (atė Rasputini nisi ta pėlqejė shumė pikėrisht kur filloi tė jetonte nė kryeqytet), fruta dhe bukė tė freskėt. Pėrveē kėsaj, nė tavolinė gjithmonė servireshin patate tė ziera, lakėr turshi (arme), bukė e zezė, peksimadhe po me bukė tė zezė dhe vlonte vazhdimit njė samovar shumė i madh me ujė pėr ēaj.

Siē tregojnė dėshmitarėt okularė, Rasputin ishte shumė i pakujdesshėm gjatė tė ngrėnit. Lugėn, pirunin, thikėn ai praktikisht nuk i pėrdorte kurrė. Ushqimin ai e ndante me duar dhe gostiste adhurueset e veta. Gjatė kohės sė tė ngrėnit copat e ushqimit shumė shpesh i vareshin nė mjekėr - me njė fjalė pamja ishte fort e pakėndshme pėr syrin. Por pavarėsisht nga kjo numri i personave qė dėshironin tė rrinin pranė favoritit tė familjes sė carit, i cili dukej i gjithfuqishėm, nuk minimizohej.

Pėrkundrazi, Rasputin ishte qejfli i madh zdėrhalljeje, gostitjesh varda me tė ngrėna e tė pira: atė e njihnin mirė nė shumė restorante tė kryeqytetit, ku ai dukej shpesh herė nė shoqėrinė e damave dhe zotėrinjve tė sėrės sė lartė. Edhe pijet e forta Rasputini nuk i injoronte, vetėm se nė vend tė votkės preferonte tė pinte verė Madera dhe Porto: verėn e ėmbėl ai u mėsua ta pinte nė manastire dhe e konsumonte atė nė sasi tė mėdha.

Thonė gjithashtu, se gjatė kohės sė Luftės sė Parė Botėrore verėn Rasputinit ia sillnin nga qilaret mbretėrore. Mbi pasionin e Rasputinit ndaj verės Madera, tė cilėn ai gjatė tė ngrėnit tė drekės e pinte me litra, ishin nė dijeni shumė veta. Prandaj jo krejt rastėsisht pikėrisht kjo lloj vere dhe u helmua nga vrasėsit e tij.
avatar
Ufo

187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Grigori Efimovic Rasputin

Mesazh  Odin prej 29.04.12 21:23

Grigori Efimovic Rasputin



Pak personazhe kane qene aq te demonizuar sa prifti rus Grigori Efimovic Rasputin.

E verteta eshte se qe nga 1906 vit kur mberriti ne Shen Peterburg dhe deri ne 1916, vit kur u vra, ai i pati te gjitha, famen, fuqine, parate, influencen, relacionet politike, dashurie, miq dhe armiq.

Per simpatizantet e mbreterise ai ishte shkaktari i deshtimit te familjes mbreterore, partite politike opozitare te regjimit mendonin qe figura e tij simbolizonte goditjen perfundimtare te mbreterise dhe shikonin ne te shumen e shkeljeve dhe defekteve te mbreterise.

Per kishen ishte nje aventurier me fat qe falsiteti dhe hilet e tij e kishin ngritur me sukses ne nje stad pushteti qe e bente te rrezikshem per hierarkine kishtare ortodokse.

Funksioneret i trembeshin dhe ushtaraket e percmonin. Per popullin e zakonshem ishte nje zuzar me fat qe e urrenin per ecurine e jetes se tij dhe per zbulimin e bemave te tij amatore.

Kush ishte me te vertete Rasputin.? Kush ishte jeta e tij derisa mberrin ne Shen Peterburg ne vitin 1906 dhe kush ishte dimensioni i pushtetit te tij ne vitet me vone deri ne vdekjen e tij?

Rasputin ishte nje murg qe i pelqente te kercente ne kampet e romeve , ku bente orgji , dhe dritat e zjarreve perziheshin me klithjet e romeve. Kishte nje fuqi te jashtezakonshme sa qe rrinte ne keto festa e orgji 4 dite pa gjume vetem pije, kercim dhe sex. Kishte sy blu qe te hipnotizonin me nje drite djalli. Ishte nje burre me lartesi mesatare me kompleksin e dobesise. Magnetizmi i tij personal ishte i paperballueshem. Kurre ne jeten e tij nuk u la. Trupi i tij vinte nje ere qe e bente te identifikohej menjehere prania e tij.

Hante me duar , me te cilat me nje prekje sheronte. Magnetizmi i tij bente femrat e cdo lloj moshe dhe rangu te binin ne kembet e tij nga dashuria. Rasputin merrte cfare donte fale pushtetit te shikimit te tij. Femra , sex, para dhe dhune perziheshin njesoj ne jeten e tij fetare. Nuk diskutohet qe prifti kishte aftesi sherimi. Ekzistojne bema rreth tij per kete gje dhe nuk ka dyshime.

Nganjehere takohet edhe llogjika shkencore ne keshillat e tij qe i jap Careshes per hemofiline e djalit te saj , kur i kerkonte ndihme gjate krizave te Alexit (djali i Carit).Guraja e Carit nuk kishte dyshime qe "miku i saj i dashur" ishte i derguar i Zotit per te shpetuar racen e Romanoveve nga rreziqet brenda dhe jashte Rusise.

Ndermjet mikeshave te tij princeshes se Malit te Zi Militza dhe Anastasies , te njohura ne kerkim te magjistareve dhe shenjtve , qe Rasputin arriti te krijoje pamjen dhe prestigjin si profet sherues.
Ne 15 tetor 1906 NIkolai II dhe familja e tij e moren ne pallat e Tsarkoie Selo te shoqeruar nga Anna Vyrubova , dame shoqerimi dhe besnike e careshes.

Goditja personale qe shkaktonte siberiani arriti deri aty saqe Cari shkroi ne ditarin e tij "Sot kam njojtur nje njeri te Zotit "Ky "njeriu i Zotit" kishte filluar te ushtronte fuqite e tij qe kur kishte qene adoleshent , duke kuruar kuajt ne fshatin e tij te lindjes. ishte nje vizitues i rregullt i manastireve dhe kishave dhe ndjente nje admirim special per te gjithe ata qe populli i quante njerez te shenjte.

Vdekja e shpejte e vellait te tij dhe pak me vone e nenes se tij lane tek ai dy vraga te thella plagesh qe e bene te zgjedhi perfundimisht rrugen e kishes. Brenda ortodoksise temperamenti i tij i forte e beri qe te aderoje ne sektin klisty.

Rasputin martohet me nje grua 4 vjet me te madhe se veten. Ne martese humbasin femijne e pare. I deshperuar dhe me probleme te medha ne kishe ngaqe i perkiste sektit klisty, vendosi te bente nje pelegrinazh ne vende te shenjta si Jeruzalem dhe Malin Athos, duke vizituar manastiret dhe kuvendet.

Tre vjet me vone kthehet. Ne kete kohe eshte nje tjeter njeri . Viziton manastiret dhe vende te shenjta dhe edhe pse eshte analfabet flet si nje njeri shume i ditur. Eproret e tij habiten dhe vendosin ta rekomandojne ne sferat me te larta. Realizon udhetimin e pare ne Shen Peterburg ne vitin 1903.
Por nuk mund te ndryshoje zakonet e tij. I pelqenin festat - mbi te gjtha festat e romeve- muzika , vera. Kishte shume sukses me femrat e shoqerise se larte.

Caresha Alexandra ishte adhurusja e tij qe mbas shpetimit te djalit te saj. Rasputin e shfrytezoi kete dhe deshirat e tij beheshin urdher. Ai filloi te njihej ne nje rang me ministrat dhe pse nuk kishte asnje titull ushtarak. Gjerat filluan te beheshin te zeza per Carin.

Rasputin ne qender te adhuruesve te tij


Ndodhi nje revolucion politik ku baza propozoi dhe krijoi nje lloj kongresi popullor te quajtur Duma. Carit po i limitoheshin aftesite e tij ne kete Kongres , keto ishin shenjat e para te renies se regjimit carist. Si kjo te ishte pak , vendi u riperfshi ne Luften e Pare Boterore. Cari , qe nuk ishte nje njeri i armeve , vendosi te vihet ne drejtim te ushtrive te tij si Shefi Suprem. Kjo i beri mire qe ti ikte presionit te popullit qe dite per dite filloi te merrte liri me shume ne saj te Dumes.

Nje here qe Cari iku ne lufte fuqia i ngeli careshes, qe do te thoshte praktikisht pushtet ne duart e Rasputin. Pati shume kundershtime sepse fisnikeria nuk mund te pranonte pushtetin e palimituar te "Anti Krishtit " sic e quanin. Ne kete kohe u planifikua atentati i pare kunder tij. Ne nje udhetim jashte Shen Peterburgut nje fshatare rremben nje thike dhe ja ngul thelle ne stomak dhe filloi te bertase " Kam vrare Anti krishtin", por gezoi para kohe. Dhe pse me nje plage te tmerrshme nga e cila rridhte shume gjak , Rasputin mori nje dru dhe e goditi gruan duke e lene pa ndjenja.

U duk si nje incident i rastesishem por u vertetua qe gruaja fshatare mori nje pagese te mire per te bere kete gje. Ai vazhdoi udhetimin e tij ditor duke e lidhur plagen me rroba sa per te mos lejuar hemoragjine. Dhe e kuroi plagen disa dite me vone kur u kthye ne Shen Peterburg.

Atehere me shume se kurre filloi te flitej per nje "pakt me Djallin ". Mbasi kaloi atentati Rasputin , duke perdorur fuqite e tij parashikuese i shkruan Carit ne lufte: " Ndiej qe do vdes me shpejt se 1 janari.... nqs do vritem nga plebejet dhe pikerisht nga vellezrit e mi fshataret ruse, nga asgje mos u tremb .... froni jot do rroje 100 vjet dhe djali jot do jete Cari tjeter i Rusise.

Por nqse vrasesit jane fisnik , gjaku im do te shfaqet ne duart e tyre per 25 vjet. Duhet te braktisin Rusine, vellezrit do grinden me njeri - tjetrin , urrejtja do ndaje familjet dhe vendi do ngelet pa fisnikeri dhe mbreteri...".Po keto fjale ja tha dhe careshes se ciles i theksoi se mbas vrasjes se tij mbreteria e saj nuk do duronte 6 muaj.

Midis fisnikeve qe planifikuan vrasjen e tij ishte dhe princi Yussopov . Njihej prej te gjitheve dashuria qe Rasputin kishte per gruan e Yussopovit , princeshen Irina. Duke u bazuar ne kete fakt thane ta ftonin ne nje feste ne shtepine e princit. Data ishte 29 dhejtor 1916. Rasputin pranoi te vinte ne feste duke pasur vetem nje qellim ne koke te bente per vete princeshen.

Ishte mesnate kur arriti ne pallat. U drejtua tek nje sallon me pretekstin se ishte i pari i ftuar qe kishte ardhur. Ne realitet nuk kishte te ftuar te tjere. Aty Rasputin priti duke pire nje gote vere dhe duke ngrene embelsira pa e ditur qe pija dhe embelsirat kishin aq cianur sa ta vrisnin pothuaj menjehere. Komplotistet ferkonin duart ne sallonin tjeter. Priten me shume se gjysem ore dhe Princi Yussopov u ul ne sallon i bindur se Rasputin kishte vdekur.

Goditja e tij ishte e madhe kur e pa shendosh e mire duke kerkuar prape vere . Princi dha urdher ti sherbenin vere dhe u ngjit lart i tmeruar duke informuar se " Rasputin ishte i pavdekshem sepse as helmi nuk kishte efekt mbi te". Mes fisnikeve filloi nje moment paniku. Duka Purishkevic ishte i pari qe reagoi.
- Shko dhe vrite - i tha princit Yussopov.

Dhe princi per here te dyte zbret ne sallonin ku ishte Rasputin dhe e gjen perseri duke pire vere. Syte e Rasputin ishin me te shkelqyer dhe me force magnetike si asnjehere .

Me duket se duhet te me thuash dicka - i tha ai kur syte u takuan me ata te princit.
Princi u drodh nga koka ne kembe dhe i tha - Shiko tek ai muri Rasputin - Rasputin kthen koken dhe princi i tmerruar e qellon me revolver tre here ne trup. Rasputin bie ne dysheme ne pamje te pare i vdekur.

Komplotistet dolen qe te festonin fitoren. Thirren nje mjek me shpejtesi qe te vertetonte vdekjen e Murgut te Cmendur - Eshte klinikish i vdekur - tha mjeku por, kenga e fitores prape ishte e shpejtuar. Fisniket ,nderkohe qe mjeku u largua nga pallati, vendosen te benin nje orgji alkolike ne sallon bashke me kufomen. Priten deri ne 3 te mengjesit , ore ne te cilen mendonin te hidhnin kufomen ne lumin Neva.

Si mund te reagonin fisniket kur pane qe Rasputin u ngrit nga dyshemeja totalisht i gjakosur por i gjalle. Te gjithe ja dhane vrapit , vetem Yusoopov mbeti i paralizuar nga frika .... nderkohe qe Rasputin po ecte derisa te harrinte tek nje uniforme ushtarake ne manekin per tu mbajtur. Atehere princi vrapoi shkalleve duke bertitur nderkohe qe Rasputin filloi ta ndiqte duke qeshur dhe i gjakosur me duart e ngritura si nje shtrige.

Princi mbylli deren e sallonit ku Rasputin nguli duart si kthetra Djalli. Fisniket e tjere u kthyen ne ndihme te shokut te tyre duke e cekuilibruar Rasputinin dhe duke e goditur. Rasputin bie ne shesh mbas nje goditjeje ne koke nga Purishkevic. Nuk u mjaftuan me kete por lajmeruan dy ushtare qe me hekura i thyen te gjitha kockat e te supozures kufome.

Me pas e morren te gjakosurin e zhveshen dhe e terhoqen zvarre deri tek lumi per ta hedhur. Por zbuluan se Rasputin ende merrte fryme. "Ky njeri nuk mund te vdes " filluan te peshperisnin midis tyre ushtaret. Vetem prania e superioreve te tyre i ben qe te kapercenin tmerrin. Hapen nje te care ne akullin e lumit dhe atje e futen murgun. Trupi i tij u gjet mbas dy ditesh . U gjet me nje krah jashte te cares dhe me gishtat e bashkuar qe formonin nje gjest bekimi.

Rasputin u varros me te gjitha nderet nga Caresha Aleksandra qe ndihej e pangushellueshme. Fati i keq filloi te bjere mbi fisnikerine dhe shtepine mbreterore pas vdekjes se tij. Cdo gje ndodhi sic ai e kishte predikuar.

Revolucioni eleminoi familjen e Carit ne tetor 1917, fisniket u vrane nga turmat. Ata pak qe shpetuan me largimin e tyre nga Rusia nuk ben asgje vetem se konfirmuan predikimin e Murgut, qe nuk mund te vdiste, mallkimin qe ai la te bjere mbi ta .... " Fisnikeria do zhduket nga Rusia".
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

e kam par emisionin

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 30.04.12 18:59

e kam par emisionin per rasputinin nuk e besoj ce ky njeri te ket patur aftesi te tilla ose mund te kete qene ndonje adhurues i djallit sepse njerezit gjithmone kan thene se kur ai ishte i pranishem te tjeret ndjenin nje prani djallzore
avatar
Ushtari i krishtit

389


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Grigori Efimovic Rasputin

Mesazh  Berti69 prej 04.10.12 22:29

Rasputin ishte personazhi me misterioz dhe me kontravers i historise se shekullit XX.
Rrethanat e vdekjes sė tij jane krejtesisht ēmenduri, ja si e ka parashikuar fundin e tij dhe te perandorise ruse:

"Une do te vdes nga dhimbjet torturuese. Pas vdekjes sime, trupi im nuk do te kete pushim. Atėehere ju do te humbisni kuroren tuaj. Ti, biri yt dhe tere familja juaj do te vriteni. Atehere do te ndodh nje permbytje e tmerrshme ne Rusi. Dhe do te bjere ne duart e djallit."
Rasputin
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Grigori Efimovic Rasputin

Mesazh  Flavius prej 19.01.13 0:22

Vdekja e Bobby Farrell, kėngėtari kryesor i Boney M, i cili vdiq nė Shėn Petersburg, nė natėn e 29-30 dhjetorit 2010, ka ndodhur pikėrisht pas 94 vjet, pra e cila korrospondon me te njėjtėn datė dhe me tė njėjtin vend me e vdekjen e Rasputinit.

Kėnga e tij pėr Rasputinin ishte koiēidencė apo mallkim?



avatar
Flavius

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Grigori Efimovic Rasputin

Mesazh  Siroco prej 26.11.13 23:28

Nje foto nga vrasja e Rasputinit:




Shikimi i tij:

avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Grigori Efimovic Rasputin

Mesazh  Zattoo prej 24.04.14 0:26

Rasputini, njė ėngjėll apo njė djall



Mendjehollė apo i ēmendur, njeri me devijime, ai u quajt nga shumėkush shėruesi i Carit tė vogėl. Vdekja e tij shėnoi fundin e njė epoke

“Do tė vdes mes vuajtjesh tė tmerrshme”. Ndoshta e ka thėnė vėrtetė kėtė frazė, duke imagjinuar torturat dhe atė hedhje mes acarit nė dėborė. Po ta besosh, mundet tė ketė parė nė tė ardhmen trupin e tij tek hidhej nė lumė, tė ketė imagjinuar helmin qė i pėrshpejtonte rrahjet e zemrės dhe i bėnte t’i shpėrthente truri, dhimbjen e tmerrshme ndėrkohė qė e godisnin njė, dy, tre herė, dhuna qė u desh pėr t’i dhėnė fund, pėr tė eleminuar ndikimin e tij.

Por nėse edhe ky vizion i vdekjes sė tij nuk ka qenė njė profeci, nėse ėshtė pjesė e asaj vjeturine pseudohistorike qė ushqen faqe interneti dhe libra ezoterikė dhe qė u pėlqen aq shumė tė apasionuarve pas okultes, pak rėndėsi ka. Nė Rusinė pararevolucionare nuk ishte e vėshtirė tė imagjinoje fundin e Grigorij Efimoviē Rasputinit (1869-1916). Kishte bėrė shumė armiq ky murg me shpirt tė zi dhe fuqi tė ēuditshme dhe kushdo mund tė parashikonte vdekjen e dhunshme tė tij. Dhe sot, kur njerėzit kanė rifilluar tė flasin pėr tė nė libra dhe nė filma ngjall tė njėjtin interes si atėherė. Sepse ky mistik (apo mistifikues), ky shėrues (apo sharlatan) mbetet njė prej personazheve mė tė diskutueshėm dhe misteriozė tė shekullit XX.

Si nė njė film

E nxorrėn nga poshtė njė shtrese akulli nė Neva, nė Pjetėrgrad (kėshtu ishte ripagėzuar Shėn Petėrsburgu nė vitin 1914) ku e kishin hedhur me duart e lidhura dhe fytyrėn tė dėmtuar. Sytė hipnotizues, me tė cilėt trembte dhe zbuste sipas dėshirės njerėzit, nuk i kishin shėrbyer atė mbrėmje tė 16 dhjetorit 1916 pėr tė shmangur takimin me fatin. Dhe fati i kishte rezervuar njė fund tė tmerrshėm. E megjithatė, jeta e kėtij fshatari tė varfėr siberian kish qenė e gjitha nė ngjitje, deri kur mbėrriti nė oborrin e carit, i pritur si njė papė nga Nikola II, qė e quante “miku ynė“. Grisha Rasputin kishte lindur nė fshatin Pokrovskoe nė 1869 (ose nė realitet tre vite mė vonė: ai vetė kish prirjen tė shfaqej mė i moshuar pėr tė rritur autoritetin).

Bir i njė karrocieri, kish ndjekur pėr pak kohė gjurmėt e tė atit, mė pas kish bėrė thjeshtė fshatarin, ashtu si tė gjithė tė tjerėt nė atė qoshe tė Siberisė. Por natyra e tij e trazuar, karakteri i tij grindavec e ēonin natėn nėpėr taverna. Madje edhe ishte martuar, por pa i dhėnė fund jetės sė tij tė shthurur, e mbushur me pije alkoolike dhe femra. Pastaj, njė ditė, ndoshta pėr shkak tė njė shfaqjeje pėrtejtokėsore gjė pėr tė cilėn i kish rrėfyer edhe njė miku, kish marrė rrugėn e fesė dhe vetmisė: pas kontakteve tė parė me manastire dhe lėvizje heretike, kish nisur tė mbante veshur njė thes, mbante nė dorė njė bastun dhe kish marre rruget. Nė njė prej pelegrinazheve tė tij mistikė kish shkuar madje deri nė Greqi, nė Malin Athos.

Pėr dėmin e tij kishte filluar tė predikonte si njė starec, njė njeri i shenjtė, si dhe kish krijuar njė farė fame pėr eksperiencat e tij nė ekstazė, edhe pa braktisur krejtėsisht ato tė mishit: “Thuhej se pelegrini i ēuditshėm kryente rite tė veēantė nė thellėsi tė pyjeve me gra tė reja dhe vajza tė bukura, duke ngritur kryqe me degėt e pemėve, para tė cilėve mė pas lutej bashkė me dishepullat e tij“, ka shkruajtur gazetari ekspert i ēėshtjeve ruse, Rene Fulop-Miller nė biografinė e tij pėr Rasputinin, “Djalli i shenjtė”. “Pasi kryente ritet, pėrqafonte dhe pėrkėdhelte gratė, mė pas kėrcente dhe kėndonte me to, duke deklaruar se edhe puthjet, pėrkėdheljet, kėngėt dhe vallėzimet ishin pjesė e shėrbimit hyjnor dhe qė kėto mbushnin me gėzim Perėndinė. Gjėja mė e ēuditshme ėshtė se i shoqėronte kėta vallėzime tė egėr me po tė njėjtėt himne tė shenjtė qė gratė kėndonin nė kishė“.

Pikėrisht nė kėtė kohė nisėn tė pėrhapen zėrat mė absurdė nė rajonet e largėt rusė, me shpejtėsinė e njė zjarri nė pyll. Sipas rrėfimeve, Rasputini mori pamjen e murgut plot epsh, apo tė „pushtuarit“ qė kėndon i mbėrthyer nga konvulsionet e ekstazės mistike; fitoi famėn e „mallkuesit tė madh“, por edhe atė tė magjistarit qė ishte nė gjendje tė pushonte shiun. E besonin qė ēke me tė, edhe sepse pėr fshatarėt rreziku i thatėsirės ishte edhe mė i fortė se sa rrėfimet plot fantazi pėr starec-un qė zhvendosej nga fshati nė fshat me grupin e tij tė tė rejave, tė lumtura qė e ndiqnin pas pėr tė shpėtuar shpirtin dhe tė gatshme tė zhvisheshin nė praninė e tij. Rasputini kishte fituar tashmė njė turmė dishepujsh dhe, kur njerėzit e shenjtė tė kishės ortodokse shkuan qė ta ekzaminojnė nga afėr, atij i duhej shumė pak pėr t’i bindur qė njė njeri me karizmėn e tij ishte mė mirė ta kishe aleat, se sa armik.

Romanovėt

Nė atė fillim shekulli, familja e carit kishte braktisur bukuritė e Shėn Petėrsburgut pėr tė bėrė njė jetė tė tėrhequr nė kėshtjellėn e Carskoe Selo. Kėtu, Nikolla II Romanov (1868-1918) bėnte njė jetė baritore me bashkėshorten e tij tė dashur, Aleksandra dhe me bijat, nė njė idil tė vazhdueshėm i cili kritikohej shumė nga politikanėt dhe oborrtarėt.

Nuk i pėlqente kjo tėrheqje kokėfortė nė njė vend tė largėt, nė njė kohė kur tė gjithė i kėrkonin tė vendosej pėr tė mbrojtur privilegjet e fisnikėve, qė viheshin pėrditė nė diskutim prej ardhjes sė revolucionarėve dhe nga rreziku i luftėrave civile. Nė njė pėrditshmėri ku priste dhe takonte shumė pak njerėz, cari nuk i besonte askujt dhe ky izolim e ekspozonte ndaj ndikimit tė njerėzve tė tij mė me peshė. Disa prej tyre mblidheshin nė „sallonin e zi Ignatev“, njė vend takimesh politikė dhe komplotesh, ku konti Ignatev (ministėr i perandorisė) dhe pas vdekjes se tij, vejusha e tij prisnin bankierė e fisnikė, priftėrinj dhe gjeneralė, njė rreth fanatikėsh jo tolerantė qė mbanin frerėt e pushtetit.

Prej kėtyre mureve u pėrhap okultizmi i salloneve, njė pasion patologjik pėr fenomene yjorė, mesazherė tė botės sė pėrtejme, njerėz depėrtues dhe tė „iluminuar“ qė konsideroheshin tė mbėrthyer nga shenjtėt. Prej kėtu, kjo lloj tendence preku si njė virus mendjet e dobėta tė familjeve mė fisnike. Mes tyre, edhe grand dukėt Nikolaj dhe Pjetėr Nikolaeviē dhe shoqėruesit, princeshat Milica dhe Anastasja, tė apasionuara pas takimeve okultė dhe tryezave fluturuese. Kuarteti ishte pjesė e atyre pak frekuentimeve qė ende bėnin caresha dhe perandori. Shkurt, virusi mbėrriti deri nė familjen e Carit.

Heretiku mrekullibėrės

I paraprirė nga fama e njeriut tė shenjtė dhe shėrues i tė pashėrueshmeve, nė nėntor 1905 Rasputini hyri nė atė oborr fshati falė hemofilisė, sėmundja e mbretėrve, qė kish zėnė careviēin Aleks qė nė lindje. Vogėlushi ishte trashėgimtari i shumėpritur pas katėr princesash. E megjithatė, nė gjakun e tij ishte sėmundja gjenetike qė e pengonte tė jetonte si njė fėmijė normal: edhe prerja mė e vogėl, qoftė edhe njė e ēarė nė gju mund tė ishte fatale. Gjatė njė prej krizave mė tė rėnda tė hemorragjisė pėrmendet emri i murgut dhe Aleksandra, e cila pavarėsisht aspiratave tė saj pėr statizėm ishte e mbėrthyer nga misticizmi dhe kishte organizuar tashmė njė seri tė gjatė meshash tė padobishme pėr tė nxitur shėrimin e tė birit, u kthye nga mrekullibėrėsi i famshėm si shpresė e fundit.

Rasputin e bėri menjėherė pėr vete me sytė e tij magnetikė: Romanovėve iu shfaq si „zėri i popullit“, i atyre tek tė cilėt sovranet ishin pėrpjekur gjithmonė tė afroheshin vitet e fundit, por pa sukses. Edhe pse i ri nė moshė, murgu ishte mishėrimi i njė kėshilltari tė moshuar spiritual, njė magjistar francez qe ishte pėrpjekur tashmė tė shėronte vogėlushin. I zgjati dorėn, i foli, i rrėfeu pėrrallat e vjetra ruse me shtrigėn Baba Jaga dhe tė kalit tė ēalė dhe Aleksi u ndie menjėherė mirė.

Ndoshta arriti tė qetėsojė ankthin e tij e si rrjedhim tė ulė presionin e gjakut tė fėmijės, i cili nė fakt pushoi sė rrjedhuri; apo ndoshta, siē u hodh njė tjetėr hipotezė, arriti thjeshtė nė kohė qė tė kufizojė ilaēet me tė cilat kurohej fėmija dhe, mes tyre aspirinėn, e cila sigurisht qė i lehtėsonte dhimbjet, por nga ana tjetėr ia nxiste edhe mė shumė hemorragjinė. Fakti ėshtė qė vogėlushi u pėrmirėsua dhe prindėrit zemėrthyer nisėn tė besojnė tek mrekullia. Qė Rasputini e pėrsėriti edhe kur ishte larg, nė vitin 1812, ndėrkohė qė ndodhej nė Siberi: pas krizės sė radhės sė tė voglit, apelit tė dėshpėruar tė carit dhe bashkėshortes sė tij ai iu pėrgjigj me njė telegram. Me kėshillėn e tij, doktorėt u larguan dhe dhimbjet e stomakut tė Aleksit tė vogėl kaluan.

Pranė carėve

Trashėgimtari i fronit nisi ta konsiderojė shėruesin e tij, qė e quante „i riu“, si njė mik apo si njė dado. Priste vizitat e tij dhe i kėrkonte t’i tregonte pėrralla. “Kur Rasputini vinte nė pallat pėrmes shkallės sė errėta tė shėrbimit“, rrėfen Miller, “nė fillim puthte carin dhe careshėn; mė pas familja mblidhej pėr tė dėgjuar rrėfimet e Grigorij mbi jetėn e fshatarėve siberianė dhe mbi pelegrinazhet e tij. Ato mbrėmje, edhe vogėlushi mund tė qėndronte zgjuar mė gjatė, duke u ulur, i mbuluar me njė kuvertė tė trashė, nė gjunjėt e Rasputinit“.

Njė tjetėr dinjitar i oborrit rrėfente se murgu “diti tė fitojė besimin dhe dashurinė e sovranėve. Dinte t’i nxiste, t’i inkurajonte, t’i qetėsonte, t’i ngushėllonte. Shpesh herė i bėnte tė qanin, sepse fliste nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe i trondiste shumė. Por mė pas dinte tė tregonte barcaleta dhe gjėra komike, e kėshtu shumė shpejt ata ndiheshin se nuk mund tė bėnin pa shoqėrinė e tij“. Pa llogaritur faktin qė mjaftonte zėri i tij nė telefon pėr tė qetėsuar acarimin e carit tė vogėl dhe dhimbjet e tij tė kokės. Ditari i Car Nikollės ishte i mbushur me shėnime tė tipit “takuam Grigorijin”.

Iu desh shumė pak shėrbimit tė spiunazhit pėr tė identifikuar kėtė starec, qė ishte “ndėrfutur nė familjen e sovranėve“ dhe akoma mė pak damave tė oborrit pėr tė hedhur nė qarkullim njė seri thashethemesh tė helmėt, nė lidhje me kontakte shumė pak spiritualė tė njeriut tė shenjtė me shėrbyeset. Pavarėsisht kėsaj, edhe denoncimi pėr njė akt dhune ndaj njė fėmije nuk e ndali siberianin: u arkivua shumė shpejt nga caresha, e cila nuk i besoi.

Tashmė Rasputin ishte „babai i vogėl“ i familjes mbretėrore, njeri nga i cili duhej tė kishe frikė dhe ta shmangie. Mesazhi bėri njė xhiro tė shpejtė nė Shėn Petėrsburg, ku Rasputini u bė shumė shpejt njė prej protagonistėve tė sallonit Ignatev. Tė pasurit pėrpiqeshin ta shfrytėzonin pėr tė siguruar ndonjė pėrfitim. Grigorij merrte komisione, pėrkėdhelte damat dhe shijonte verėrat e bashkėshortėve tė tyre, duke i mbushur tė gjithė me ndjesinė qė, po, ishte pikėrisht ai kontakti i vėrtetė mistik mes njerėzores dhe hyjnores. Apo mė mirė, mes carit dhe kandidatėve. Sa mund tė zgjaste?

Komploti

Nėse shpifja ėshtė njė fllad i lehtė, nė Rusi po frynin erėra tė stuhishme pėr tė vėnė pėrfund starec-un. Shtėpia e tij survejohej natė e ditė, vizitorėt e tij merreshin nė pyetje, fqinjat e tij, disa prej tyre edhe tė dashura, u shndėrruan nė informatore me pagesė tė spiunėve. Gjithēka false? Nė tė vėrtetė, Rasputini nuk ishte hiē njė shenjt dhe kishte orekse tė mėdha: nuk ishte e vėshtirė tė spiunoje ato vajtje-ardhje tė damave tė mėdha, aktoreve, masazhatoreve, ndonjėherė tė paguara e mė shpesh kurioze, apo edhe nė ankth, pėr tė hyrė nė shtratin e tij.

Vetė Rasputini nuk bėnte asgjė pėr t’u fshehur, pėrkundrazi ndonjėherė i ftonte agjentėt pėr ndonjė bisedė me ta. Pėr mė tepėr, i hynte tregtive tė ēfarėdolloji: pasanikė dhe fisnikė e shfrytėzonin si paradhomė pėr tė siguruar favoret e tij kundrejt njė kompensimi. Mė pas, ndoshta nuk merrnin hiēgjė, madje mund tė trajtoheshin me arrogancė e kėshtu nisnin tė planifikonin hakmarrjen. Edhe tė varfėrit zinin radhė pėrpara derės sė tij, por ata iknin me diēka nė xhep. Rasputini e bėnte me qejf zhvatjen prej miqve tė tij dhe kursente vetėm pėr pajėn e tė bijės, Matrėna.

Cuditė e mėdha tė tij u bėnė njė radhė e gjatė e u shndėrruan nė njė raport tė gjatė e tė konsoliduar tė policisė, por edhe kjo gjė nuk e shqetėsoi carin, i cili tashmė kishte dorėzuar gjithēka nė magjinė e siberianit. Megjithatė, lista e armiqve tė tij u shumėfishua menjėherė kur, nė vitin 1914, nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore, Rasputini doli kundėr atyre qė kėrkonin tė rrėmbeheshin armėt kundėr Austrisė dhe Gjermanisė: “Rusia ka hyrė nė luftė kundėr vullnetit tė Zotit… Gjeneralėve nuk u intereson nėse sakrifikojnė disa mijėra muzhikė mė shumė apo mė pak… Por gjaku i viktimave nuk do tė kthehet mbrapsht vetėm mbi ta: ai do tė ngjitet deri tek cari“.

Perandori i tij, qė ndihej njė apostull i paqes nė njė botė nė luftė, ishte gjendur nė mesin e njė konflikti botėror me pėrmasa qė nuk ishin parė ndonjėherė. Rasputini nuk arriti ta pengojė, por nė sytė e shpifėsve pacifizmi i tij ishte i dėmshėm dhe ky njeri, sipas tyre, ishte ende nė gjendje qė tė mbante nėn kontroll perandorinė. Ndikimi i tij mbi carin, por mbi tė gjitha mbi careshėn Aleksandra, shihej me sy tė keq nga pjesa e fisnikėrisė tė cilėt nuk arrinin tė manovronin mė.

Kėshtu, ndėrkohė qė pėrgatiteshin topat pėr Luftėn e Madhe, nė oborr ishte pikasur tashmė njė armik i ri: Aleksandra, perandoreshė me origjinė gjermane, e cila pas nisjes pėr nė front tė tė shoqit Nikolla kishte marrė nė duart e saj frerėt e perandorisė, duke vepruar sipas mendjes sė saj (dhe ndoshta edhe sipas kėshillave tė Rasputinit), duke marrė kėshtu vendime politike e duke rritur shpesh herė pikėt e ndonjė ministri apo duke fundosur njė herė e mirė ndonjė tjetėr. Tashmė ishte shumė pranė zhvillimi epokal: nė nėntor tė vitit 1917 (nė 26 tetor, sipas kalendarit tė Julianit qė pėrdorej nė perandorinė ruse) Lenini do tė sulmonte pallatin mbretėror duke shėnuar kėshtu fillimin e revolucionit bolshevik. Nė atė klimė, nuk mund tė lejohej qė njė fshatar misterioz nga Siberia tė udhėhiqte Rusinė Mėmė.

Komploti i zi

Feliks Jusupov ishte njė njeri me gjak blu: i velur me jetėn e tij tė artė – ishte trashėgimtar i njė pasurie tė madhe – nuk argėtohej mė, as duke u shfaqur nė xhiro me veshje femėrore, siē rezulton nga dėshmitė e kohės. Ishte njė njeri nė kėrkim tė emocioneve dhe tė njė veprimi „mashkullor“ pėr tė dalė nga rutina: pėrse tė mos ndėshkonte atė tė pagdhendurin qė, pa kurrfarė frike shfaqte para aristokratėve tė gjithė pėrēmimin e tij?

Kėtij iu bashkua njė politikan antisemit me emrin Vladimir Purishkeviē, i cili kultivonte ambicie pėr ministėr dhe qė shihte tek Rasputini valvulėn e shfryrjes, qė duhej tė fajėsohej pėr dėshtimet nė front. Nė nėntor tė vitit 1916 mbajti pėrpara Dumės njė fjalim qė nė fakt do tė ishte pėrcaktues pėr fatet e murgut: “Shkoni dhe uluni nė gjunjė pėrpara perandorit dhe lutjuni ta ēlirojė Rusinė nga ky turp qė ėshtė prania e Rasputinit“. Politikanėt e ulur nė karrike u ngritėn tė gjithė nė delir, grand dukėt nisėn tė duartrokasin. Apeli u mor qė nė ajėr nga Jusupov dhe nga njė miku i tij, grand duka Dimitrij Pavloviē Romanov, njė i afėrm i carit, dhe kėtyre iu shtua edhe mjeku polak Lazovert, i cili duhej tė siguronte helmin.

Natėn e 16 dhjetorit i riu Feliks e thirri Rasputinin, me tė cilin ndėrkohė ishin bėrė shokė, nė pallatin e tij mbi Mojka, njė tjetėr lum mbi tė cilin ngriheshin ndėrtesat e mrekullueshme tė qytetit. Pėrgatiti ēaj, verė tė Madeiras dhe ėmbėlsira tė mbushura me helm nga doktor Lazoverti. Nuk mjaftuan. Rasputini, njė njeri me njė forcė tė jashtėzakonshme, vazhdonte tė fliste dhe tė qeshte.

Atėherė e qėlluan nė gjoks, duke besuar se e vranė. Legjenda rrėfen se Rasputini i shqeu sytė dhe u ngrit, mė pas nisi tė zbresė shkallėt. E qėlluan edhe katėr herė tė tjera: dy tė shtėna shkuan dėm, njė plumb e zuri nė shpatull, i fundit nė kokė. Feliksi u mbėrthye mė pas nga njė krizė nervash dhe ia theu kafkėn me njė levė hekuri.

Dy agjentė qė u ndodhėn jashtė pallatit dėgjuan tė shtėnat dhe hynė menjėherė nė oborr: morėn nė pyetje deputetin Purishkeviē i cili rrėfeu duke i bėrė apel patriotizmit tė policėve. Mėngjesin tjetėr, ky bashkėbisedim iu transmetua ministrit tė Brendshėm, ndėrkohė qė trupi i Rasputinit u gjet nė lumė. Caresha urdhėroi qė tė varrosej nė parkun e Carskoe Selo, me ceremoni solemne dhe nė praninė e saj.

Askush nuk u ndėshkua. Feliks Jusupov u largua nga Rusia pėr njė mėrgim tė artė nė Paris. Rrėfeu tė vėrtetėn nė kujtimet e tij, tė cilėt i botoi vite mė vonė, por pavarėsisht njė denoncimi tė vajzės sė Rasputinit, nuk u dėnua asnjėherė.

Familja Romanov u pushkatua nga bolshevikėt nė Ekaterinburg nė 17 korrik 1918. Muzhikėt, fshatarėt, qė tek vrasja e Rasputinit kishin parė njė shenjė, gjetėn tek ky epilog njė konfirmim tė profecisė sė starec-ut: “Kur unė tė vdes, nuk do tė kalojė shumė kohė pėrpara se cari tė humbasė kurorėn e tij”.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e Rasputin, keshilltari i carit te fundit!

Mesazh  Reg6 prej 25.02.17 14:39

Keshilltari privat i carit te fundit te Rusise Nikolla II, Grigori Efimoviē Rasputin, u cilesua pergjegjes per disfaten e Romanoveve. Me prejardhje modeste, ai arriti te fitoje simpatine e shumices se aristokracise ruse dhe familjes perandorake, fale karizmes se tij te fuqishme dhe fames se nje murgu qe sheronte njerez.Ne fakt, sipas disa historianeve Rasputin ishte nje ndjekes i nje sekti fetar heretik, nje manipulator qe pelqente luksin dhe shenjestronte kryesisht grate e fisnikerise, duke perfshire edhe vete Perandoreshen Aleksandra, gruan e carit.
Xhim Xhon, reverendi-prijes i kongregacionit fetar te “Tempullit te Popullit”, bindi ne vitin 1978, 912 pasuesit e tij te kryenin nje vetevrasje masive, duke i nxitur ata te pinin cianide. Duke besuar se ishte rimisherim i Krishtit dhe Leninit, per t’i shpetuar kritikave te ashpra publike ne SHBA, Xhons u largua ne vitet 1970 ne xhunglen e Guajanjes, komuna e Xhonstaunit, te cilen ai e percaktoi si “toka e premtuar”. Ketu, nen presionin e akuzave per perdhunime, rrembime dhe evazion fiskal, ai i bindi ndjekesit e tij te kryejne vetevrasje dhe me pas vrau veten me arme…
E nxorren nga poshte nje shtrese akulli ne Neva, ne Pjetergrad ,keshtu ishte ripagezuar Shen Petersburgu ne vitin 1914, ku e kishin hedhur me duart e lidhura dhe fytyren te demtuar. Syte hipnotizues, me te cilet trembte dhe zbuste sipas deshires njerezit, nuk i kishin sherbyer ate mbremje te 16 dhjetorit 1916 per te shmangur takimin me fatin. Dhe fati i kishte rezervuar nje fund te tmerrshem. E megjithate, jeta e ketij fshatari te varfer siberian kish qene e gjitha ne ngjitje, deri kur mberriti ne oborrin e carit, i pritur si nje pape nga Nikola II, qe e quante “miku yne“. Grisha Rasputin kishte lindur ne fshatin Pokrovskoe ne 1869 ,ose ne realitet tre vite me vone: ai vete kish prirjen te shfaqej me i moshuar per te rritur autoritetin,.
Bir i nje karrocieri, kish ndjekur per pak kohe gjurmet e te atit, me pas kish bere thjeshte fshatarin, ashtu si te gjithe te tjeret ne ate qoshe te Siberise. Por natyra e tij e trazuar, karakteri i tij grindavec e ēonin naten neper taverna. Madje edhe ishte martuar, por pa i dhene fund jetes se tij te shthurur, e mbushur me pije alkoolike dhe femra. Pastaj, nje dite, ndoshta per shkak te nje shfaqjeje pertejtokesore gje per te cilen i kish rrefyer edhe nje miku, kish marre rrugen e fese dhe vetmise: pas kontakteve te pare me manastire dhe levizje heretike, kish nisur te mbante veshur nje thes, mbante ne dore nje bastun dhe kish marre rruget. Ne nje prej pelegrinazheve te tij mistike kish shkuar madje deri ne Greqi, ne Malin Athos.
Per demin e tij kishte filluar te predikonte si nje starec, nje njeri i shenjte, si dhe kish krijuar nje fare fame per eksperiencat e tij ne ekstaze, edhe pa braktisur krejtesisht ato te mishit: “Thuhej se pelegrini i ēuditshem kryente rite te veēante ne thellesi te pyjeve me gra te reja dhe vajza te bukura, duke ngritur kryqe me deget e pemeve, para te cileve me pas lutej bashke me dishepullat e tij“, ka shkruajtur gazetari ekspert i ēeshtjeve ruse, Rene Fulop-Miller ne biografine e tij per Rasputinin, “Djalli i shenjte”. “Pasi kryente ritet, perqafonte dhe perkedhelte grate, me pas kercente dhe kendonte me to, duke deklaruar se edhe puthjet, perkedheljet, kenget dhe vallezimet ishin pjese e sherbimit hyjnor dhe qe keto mbushnin me gezim Perendine. Gjeja me e ēuditshme eshte se i shoqeronte keta vallezime te eger me po te njejtet himne te shenjte qe grate kendonin ne kishe“.
Pikerisht ne kete kohe nisen te perhapen zerat me absurde ne rajonet e larget ruse, me shpejtesine e nje zjarri ne pyll. Sipas rrefimeve, Rasputini mori pamjen e murgut plot epsh, apo te „pushtuarit“ qe kendon i mberthyer nga konvulsionet e ekstazes mistike; fitoi famen e „mallkuesit te madh“, por edhe ate te magjistarit qe ishte ne gjendje te pushonte shiun. E besonin qe ēke me te, edhe sepse per fshataret rreziku i thatesires ishte edhe me i forte se sa rrefimet plot fantazi per starec-un qe zhvendosej nga fshati ne fshat me grupin e tij te te rejave, te lumtura qe e ndiqnin pas per te shpetuar shpirtin dhe te gatshme te zhvisheshin ne pranine e tij. Rasputini kishte fituar tashme nje turme dishepujsh dhe, kur njerezit e shenjte te kishes ortodokse shkuan qe ta ekzaminojne nga afer, atij i duhej shume pak per t’i bindur qe nje njeri me karizmen e tij ishte me mire ta kishe aleat, se sa armik.





avatar
Reg6

17


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi