Psiqika e njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Psiqika e njeriut

Mesazh  Jon prej 06.07.08 22:16

Psiqika e njeriut

Vėnia e diagnozės sė sėmundjeve mendore ėshtė njė nga detyrat mė tė vėshtira nė praktikėn klinike tė psikiatrisė. Siē dihet mjetet diagnostike qė kemi nė dispozicion nuk janė tė shumta dhe metodat objektive tė ekzaminimit mjaft tė kufizuara.

Nė kėto kushte diagnostikimi i kėtyre sėmundjeve mbėshtetet kryesisht nė kritere diagnostike. Qė tė bėhet njė diagnozė e saktė ėshtė e domosdoshme pajisja me koncepte tė sakta psikiatrike dhe njohja e mirė e tė gjithė simptomatologjisė sė sėmundjeve psikike, dhe sė dyti, tė zotėrohet mirė pėrdorimi i kritereve diagnostike bazė.

Nė kėtė aspekt duhen sqaruar disa terma psikopatologjike, qė pėrdoren shpesh sidomos nė literaturėn e huaj psikiatrike. Kėshtu me termin “shenja” tė sėmundjes kuptohen ato tė dhėna objektive, qė klinicistėt arrijnė tė konstatojnė te njė i sėmurė psikiatrik, si p.sh. eksitacioni, euforia, amnezia, etj.

Ndėrsa termi “simptoma” pėrdoret pėr tė shprehur ankesat subjektive tė pacientėve, siē janė p.sh. ankthi, mėrzitja, pagjumėsia, dėgjimi i zėrave etj.

Nė psikiatri, gjithashtu, ndeshet edhe termi “sindromė”, nė tė cilin pėrmblidhen njė grup shenjash dhe simptomash, qė shpesh herė ndeshen sė bashku dhe formojnė modele tė njohura, p.sh. njė sindromė depresive mund gjendet nė njė ērregullim afektiv depresiv, nė demencat ose nė skizofreni.

Ky term ėshtė mė pak specifik sesa termat “ērregullim” ose “sėmundje”. Nė tė vėrtetė shumica e ērregullimeve psikiatrike janė sindroma.

Tė gjithė studentėt dhe specializantėt, kur ndeshen pėr herė tė parė me praktikėn psikiatrike, ndiejnė se aftėsitė qė kėrkohen kėtu ndryshojnė nga ato qė shfrytėzoheshin mė parė nė sėmundjet e brendshme ose nė kirurgji.

Por nė thelb aftėsitė qė nevojiten janė tė njėjta dhe lidhen me marrjen e kujdessshme tė anamnezės sė sėmundjes, me ekzaminimin e saktė klinik sistematik, si dhe me njė arsyetim klinik tė drejtė. Ndryshimi mė i rėndėsishėm ėshtė se ekzaminimi i tė sėmurėve nė psikiatri pėrfshin si ekzaminmin e gjendjes mendore, ashtu edhe tė gjendjes somatike.

Komunikimi profesional me pacientėt dhe perfeksionimi i mjeshtrisė sė marrjes sė tė dhėnave anamnestike, e sidomos i ekzaminimit tė statusit psikik, janė shumė tė rėndėsishme nė praktikėn klinike psikiatrike.

Sado i zoti tė jetė njė klinicist nė drejtime tė tjera, ai nuk mund t’i pėrdorė aftėsitė e tij, nėse nuk do tė realizojė dot komunikimin e mirė me tė sėmurėt, pėr t’i bėrė ata qė ta kuptojnė sėmundjen, tė dinė se si mund tė ndihmojnė vetveten dhe se ēfarė mund tė arrijė tė bėjė mjeku.

Sjellja e pacientėve nė mėnyrė tė ēuditshme, tė paparashikuar e nganjėherė edhe tė rrezikshme, nuk duhet t’i bėjė studentėt tė shmangin bisedat me ta dhe tė preferojnė tė mėsojnė vetėm nga libri.

Edhe pse librat i ndihmojnė shumė ata, bisedat me njė numėr sa mė tė madh tė sėmurėsh ėshtė tepėr e rėndėsishme. Njė vend tė veēantė, gjithashtu, zė edhe njohja e veēorive tė personalitetit dhe e mėnyrave me tė cilat njerėz tė ndryshėm reagojnė ndaj sėmundjeve mendore. Njohuri tė tilla mund tė sigurohen duke harxhuar shumė kohė me dėgjimin e pacientėve dhe tė familjarėve tė tyre.

Sėmundjet psikike, madje edhe disa prej sėmundjeve somatike e neurologjike, nė pėrmasa tė ndryshme, shkaktojnė ērregullime nė veprimtarinė mendore ose edhe tė personalitetit tė tė sėmurėve.

Qė tė kuptohen kėto probleme dhe tė pėrvetėsohen mirė simptomat e sėmundjeve tė tilla, ėshtė e nevojshme qė, nė vija tė pėrgjithėshme, tė pėrshkruhen pjesėt pėrbėrėse kryesore tė psikikės sė njerėzve normalė, si dhe bazat fiziologjike e anatomike tė tyre.

Kjo do ta bėjė mė tė lehtė pėr klinicistin saktėsimin e pranisė ose jo tė shenjave tė ērregullimeve psikike, duke futur kėshtu nė rrugė tė mbarė edhe pėrpjekjet pėr vėnien korrekte tė diagnozės.

Psikika ose mendja e njeriut ėshtė forma mė e lartė e pasqyrimit tė mjedisit rrethues. Ajo ėshtė produkt i njė organi shumė tė pėrsosur dhe tė organizuar nė mėnyrė tė veēantė, i trurit.

Forma mė e lartė e psikikės ėshtė vetėdija. Lidhja dhe pėrshtatja e organizmit me mjedisin e jashtėm realizohet me anėn e sistemit nervor nė pėrgjithėsi e, nė veēanti, me anėn e trurit, si edhe tė proceseve tė tij fiziologjike.

Ngacmues tė shumėllojshėm, tė jashtėm e tė brendshėm, veprojnė mbi organizmin e njerėzve. Dhe organizmi reagon ose kundėrvepron ndaj tyre, duke pėrcaktuar mėnyrat mė tė pėrshtatshme tė sjelljes e tė veprimtarisė sė tij, qė i sigurojnė vazhdimėsinė e jetės e tė veprimtarie normale.

Njė funksionim i tillė realizohet me anėn e disa mekanizmave neuro-fiziologjikė tė sistemit nervor, qė quhen reflekse. Reagimet reflektore, tė lindura dhe tė trashėguara nga paraardhėsit, quhen reflekse tė pakushtėzuara dhe pėrbėjnė veprimtarinė e ulėt nervore.

Por njerėzit pėrvetėsojnė gjatė jetės se tyre edhe reagime tė tjera reflektore ndaj ngacmuesve tė ndryshėm, qė janė reflekset e kushtėzuara dhe qė pėrbėjnė veprimtarinė e lartė nervore.

Veprimtaria e lartė nervore ose veprimtaria reflektore e kushtėzuar siguron, nė njė nivel shumė mė tė lartė se veprimtaria e ulėt nervore, pėrshtatjen e organizmit ndaj kushteve tė mjedisit, tė cilat janė nė ndryshim tė vazhdueshėm.

Ndėrsa veprimtaria e lartė nervore realizohet nga korteksi i hemisferave tė mėdha tė trurit, me pjesėmarrjen edhe tė subkorteksit, veprimtaria e ulėt nervore kryhet me ndihmėn e tė gjitha pjesėve tė sistemit nervor, kryesisht tė palcės kurrizore dhe tė subkorteksit. Veprimtaria e lartė nervore pėrbėn bazėn fiziologjike tė psikikės sė njeriut.

Veprimtaria reflektore e kushtėzuar quhet sistem sinjalizues i pėrshtatjes sė organizmit ndaj ngacmuesve tė ndryshėm. Sisteme sinjalizuese janė dy: sistemi i parė i sinjaleve, i cili pėrbėhet nga ato reflekse tė kushtėzuara qė kanė si ngacmuesė ose sinjale sendet dhe objektet e realitetit ose cilėsitė e tyre dhe sistemi i dytė i sinjaleve, i cili pėrbėhet nga reflekset e kushtėzuara, ku rolin sinjalizues e luajnė fjalėt.

Ndėrsa sistemi i parė ėshtė karakteristik pėr njerėzit dhe kafshėt, i dyti ndeshet vetėm te njerėzit, por lidhet organikisht me sistemin e parė tė sinjaleve dhe krijohet mbi bazėn e tij.

Veprimtaria e lartė nervore, duke qenė nė tė njėjtėn kohė veprimtari fiziologjike dhe psikike, lidhet ngushtė me disa funksione tė rėndėsishme tė sistemit nervor.

Sistemi nervor nė pėrgjithėsi, dhe nė veēanti korja (korteksi) e hemisferave, kryen tri funksione themelore:

1) bashkon punėn dhe siguron unitetin e veprimtarisė sė tė gjitha organeve e pjesėve tė trupit nė njė tė vetėm, ku secili kryen detyra e funksione tė caktuara, dhe tė gjitha sė bashku, tė bashkėrenduara e tė drejtuara nga sistemi nervor, sigurojnė aktivitetin normal tė organizmit si qenie biologjike,

2) sigurojnė unitetin dhe bashkėveprimin e organizmit me botėn e jashtme dhe

3) siguron unitetin e veprimtarisė nervore fiziologjike me veprimtarinė psikike.

Nė bazė tė veprimtarisė sė lartė nervore qėndrojnė dy procese kryesore nervore: eksitimi ose gjendja aktive e qelizave nervore dhe frenimi ose gjendja pasive e qelizave nervore.

Kėto tė dy procese janė vendosur nė bazė tė tė gjitha funksioneve tė sistemit nervor, tė krijimit tė reflekseve tė kushtėzuara dhe tė ruajtjes sė qelizave nervore nga shkatėrrimi, i cili mund tė ndodhė nga veprimi i ngacmuesve shumė tė fuqishėm.

Eksitimi dhe frenimi janė anė tė ndryshme tė tė njėjtit proces, qė lind nga veprimi i ngacmuesve. Ato nuk mund tė ekzistojnė pa njėri-tjetrin dhe gjithnjė zėvendėsojnė njėri-tjetrin.

Bashkėveprimi i tyre realizohet mbi bazėn e rrezatimit, tė pėrqendrimit dhe tė induksionit reciprok. Nxitja ose eksitimi, qė shkaktojnė nė sistemin nervor ngacmues shumė tė fortė ose shumė tė dobėt, nuk lokalizohet menjėherė nė qendrėn pėrkatėse.

Fillimisht, ajo pėrhapet nė formė rrathėsh koncentrikė edhe nė zonat e korteksit rreth saj (rrezatimi) dhe mė pas nxitja fillon e mblidhet nė qendrėn pėrkatėse (pėrqendrimi). Gjatė rrezatimit vihen nė punė shumė qeliza tė korteksit, bėhet lidhja e pjesėve tė tij tė ndryshme, por pasqyrimi i objekteve ėshtė i turbullt dhe vėmendja e shpėrndarė.

Kurse pėrqendrimi bėn tė mundur diferencimin e ngacmuesve, qė ėshtė bazė pėr kryerjen lėvizjeve e pėr formimin e shprehive. Kėtu pasqyrimi i objekteve ėshtė i qartė dhe vėmendja e pėrqendruar.

Nga ana tjetėr, nxitja e njė qendre tė korteksit shkakton frenimin e qendrave pėrreth dhe, anasjelltas, frenimi shkakton eksitimin e qendrave pėrreth. Kur njėri proces nervor shkakton nė qendrat pėrreth tij lindjen e procesit tjetėr nervor, shfaqet fenomeni i induksionit reciprok tė proceseve nervore.

Nėse nxitja nė njė vatėr shkakton frenimin e vatrave pėrreth, induksioni ėshtė negativ. Ndėrsa, kur frenimi nė njė vatėr pasohet nga nxitja nė vatrat e tjera rreth saj, induksioni ėshtė pozitiv.

Fenomeni i induksionit ėshtė shumė i theksuar nė korteks dhe ndihmon nė aktivizimin e shumė qelizave e pjesėve tė korteksit, duke shtuar gjallėrinė, freskinė dhe produktivitetin nė punė.

Edhe gjumi ėshtė njė lloj frenimi mbrojtės, qė pėrhapet nė koren e hemisferave tė mėdha dhe nė sektorėt e tjerė tė sistemit nervor. Gjumi zė njė tė tretėn e jetės sė njerėzve.

Ai ėshtė njė nevojė fiziologjike, e cila i jep mundėsi organizmit tė pushojė dhe tė ripėrtėrijė forcat pėr funksionimin tė mėtejshėm normal. Impulset, qė vijnė nė formacionin retikular nga sistemi nervor periferik dhe nga organet e brendshme, pėrfundojnė nė korteks dhe e vėnė atė nė veprim.

Ndėrprerja e kėtyre impulseve frenon aktivitetin e kores sė trurit dhe si pasojė shfaqet gjumi. Frenimi i qelizave nervore ndodh nga aktivizimi e puna e madhe e tyre ose nga veprimi i zgjatur e monoton i ngacmuesve.

Ai zhvillohet gradualisht, duke u shkallėzuar nga pėrgjumia nė gjumė tė thellė, sepse edhe frenimi rrezatohet ngadalė nga korteksi drejt pjesėve mė nė thellėsi tė trurit.

Nė rastet kur disa qeliza nervore mbeten tė pafrenuara ose frenimi fillon e dobėsohet dhe nė vend tė tij lind eksitimi ose nxitja, shfaqet gjumi me ėndrra. Ka mendime se shkaqet e lindjes sė ėndrrave nė gjendje gjumi mund tė jenė veprimet e ngacmuesve tė ndryshėm, tė jashtėm e tė brendshėm.

Teoricienė tė shumtė janė marrė studimin e skemės sė veprimtarisė mendore nė shekujt 18-tė e 19-tė.

Shumė koncepte tė tyre shėrbyen si bazė mbėshtetėse tė teorisė psikodinamike moderne, tė themeluar nga Zigmund Frojd (1856-1939). Megjithėse kjo teori ka shumė kontradikta, madje edhe vetė autori i saj ka pohuar se ajo ka nevojė pėr rishikim, idetė e Frojdit ndikuan sė tepėrmi nė mėnyrėn e tė konceptuarit tė mendjes dhe tė sjelljes njerėzore.

Sipas Frojdit, jeta mendore mund tė kuptohet mė mirė, duke u mbėshtetur nė dy modele: nė modelin topografik dhe nė modelin strukturor.

Nė bazė tė modelit topografik mendja klasifikohet nė vartėsi tė masės me tė cilėn mendimet, ndjenjat dhe perceptimet janė tė kuptueshme ose tė pakuptueshme pėr njohjen e njerėzve, ose nėse janė tė vetėdijshme a tė pavetėdijshme.

Prandaj, ajo ndahet nė vetėdije, paravetėdije dhe pavetėdije. Frojdi thekson se kėto nuk zėnė ndonjė hapėsirė fizike nė tru, nuk janė reale, por janė thjesht metafora tė ndėrtuara teorikisht pėr tė ndihmuar njerėzit qė tė organizojnė observimet klinike.

Vetėdija pėrmban tė gjitha mendimet dhe ndjenjat, pėr tė cilat njerėzit kanė dijeni, duke pėrfshirė kėtu informacionin sensor tė marrė nga mjedisi i jashtėm, si dhe atė qė merret nga mjedisi i brendshėm (p.sh. nga pavetėdija).

Ndėrsa paravetėdija pėrmban tė gjitha ato ide, ndjenja dhe kujtime, tė cilat bėhen tė njohura kur njerėzit pėrqendrojnė vėmendjen mbi to. P.sh. mendimi pėr njė sėmundje nuk ėshtė nė qendėr tė vetėdijes sė shumicės sė njerėzve, por bėhet i njohur kur ata parapėlqejnė tė pėrqendrohen nė tė.

Paravetėdija, sipas Frojdit, ka si funksion primar mbajtjen nėn kontroll tė psikikės dhe parandalimin e arritjes nė vetėdije tė mendimeve tė pavetėdijshme, qė mund tė gjenerojnė ankth, duke bllokuar plotėsisht hyrjen e njė materiali tė tillė nė vetėdije ose duke e maskuar atė pėr tė mos e njohur.

Kėshtu ky lloj materiali vazhdon tė mbetet nė pavetėdije. Sipas teorisė psikodinamike, pavetėdija pėrmban ide, impulse, ndjenja dhe fantazi qė qėndrojnė jashtė kapjes sė mendjes sė vetėdijshme, dhe tė cilat nuk mund tė bėhen tė vetėdijshme, duke pėrqėndruar vėmendjen mbi to.

Ky material i pavetėdijshėm, nė njė farė mėnyre, ėshtė i papranueshem pėr vetėdijen, prandaj largohet ose zhvendoset nga vetėdija ose ndryshe thuhet represohet nė pavetėdije. Ai mund tė arrijė nė vetėdije, kur censori ėshtė i relaksuar (p.sh. gjatė ėndrrave) ose i mbingarkuar.

Modeli topografik pėrfshin edhe procesin primar, edhe procesin sekondar tė tė menduarit. Procesi primar i tė menduarit ėshtė veprimtari mendore e paorganizuar.

Ai duket i huaj pėr njerėzit, vepron kryesisht nė pavetėdije, nuk respekton logjikėn, nuk pėrmban kuptimin e kohės, lejon kontradikta dhe ka si qėllim shpėrblimet e menjėhershme, pavarėsisht nga kėrkesat e botės reale.

Shembujt mė tipikė pėr procesin primar tė tė menduarit janė ėndrrat, por ai mund tė ndeshet edhe nė personat psikotikė akutė, nė tė cilėt aftėsia pėr tė censuruar materialin e pavetėdijshėm ėshtė shumė e dėmtuar.

Procesi sekondar i tė menduarit ėshtė njė mėnyrė tė menduari me tė cilėn njerėzit janė shumė tė familjarizuar, e cila ka kuptim pėr ta dhe pėr njerėzit me tė cilėt komunikojnė.

Tė menduarit ėshtė logjik, nuk mbushet me pasaktėsi tė mėdha, ėshtė i organizuar relativisht mirė. Procesi sekondar i tė menduarit udhėhiqet nga principi i realitetit, domethėnė respekton detyrimet e botės reale.

Modeli strukturor i Frojdit, duke e marrė mendjen sipas funksioneve dhe forcave, e klasifikon atė nė idi, ego e superego. Ai thekson se edhe ndarjet e kėtij modeli nuk jane entitete klinike konkrete, por metafora qė konsiderohen tė vlefshme pėr tė bėrė dallimin e njė tipi funksioni mendor nga njė tjetėr.

Jon

1308


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psiqika e njeriut

Mesazh  Jon prej 06.07.08 22:16

Midis idit, egos dhe superegos ka njė marrėdhėnie qė ndryshon vazhdimisht. Ērregullimi i kontrollit dhe i ekuilibrit tė tyre shpesh ēon nė ērregullime mendore ose nė sjellje tė papranueshme. Idi dhe superegoja mbesin jashtė njohjes sonė derisa, duke u bėrė tė vetėdijshme, tė shkaktojnė shqetėsime (p.sh. ankth, ndjenjė faji etj.).

Idi u formulua nga Frojdi, duke u bazuar nė dėshirat biologjike, dhe pėrfaqėson emrin qė u jepet impulseve primitive tė njerėzve. Ai ka si forcė drejtuese principin e kėnaqėsisė, domethėnė prirjen pėr tė kėrkuar plotėsim tė dėshirave, pėr tė kėrkuar kėnaqėsi tė menjėhershme dhe pėr tė shmangur dhimbjen.

Si i tillė, pėrfshin gjendjet e dhimbjes e tė zėmėrimit tė dhunshėm, urinė e papėrmbajtur pėr nxitje seksuale dhe energjinė pėr vetėmbrojtje. Impulset e idit dhe instinktet janė tė pavetėdijshme.

Energjitė instiktive qė pėrpiqen tė arrijnė nė vetėdijen e njerėzve, censurohen zakonisht ose pėrpunohen pėr t’u dukur mė tė pėrshtatshme pėr vetėdijen e tyre. Kurse egoja ėshtė pjesė e personalitetit, qė ndėrmjetėson pėrpjekjet e brendėshme dhe realitetin e botės rrethuese. Pra fjala ego nuk ka kuptimin e gjuhės sė pėrditshme “dashuri ose respekt pėr vetveten”.

Ajo pėrfshin ato fakultete tė tė menduarit, tė ndjenjve, tė perceptimit e tė veprimit, tė cilat shėrbejnė pėr tė harmonizuar nxitjet e idit me kėrkesat e mjedisit tė jashtėm dhe pėr frenimin e dėshirave tė superegos. Funksionet e egos janė jo krejt tė vetėdijshme.

Ajo pėrpiqet tė ruajė kontrollin ndaj dėshirave tė idit. Kėtė e realizon duke vonuar kėnaqėsinė dhe duke zėvendėsuar kėnaqėsinė e kapshme me atė mė pak tė kapshme. Ego zhvillohet gjatė kohės kur fėmija ndėrvepron me mjedisin rrethues, sidomos me prindėrit ose kujdestarėt e tjerė.

Superegon Frojdi e koncepton si pjesė tė veēantė tė mendjes (fakultetet vetėkritike), e cila vrojton dhe vlerėson mendimet, ndjenjat dhe veprimet e njerėzve, duke krahasuar funksionin e egos aktuale me standardet ideale.

Superegoja pra pėrbėhet nga ajo qė zakonisht quhet vetėdije dhe nga standardet e njohura nga tė gjithė si ideal i egos. Shumė, por jo tė gjitha aspektet e superegos janė tė vetėdijshme.

Ēdo njeri, nė bazė tė standardeve tė sjelljes sė prindėrve, tė mėsuesve ose tė njerėzve tė tjerė tė rėndėsishėm tė fėmijėrisė, formon njė pėrfytyrim ideal pėr njė person, tė cilit do tė dėshironte t’i ngjante nė tė ardhmen. Ky pėrfytyrim e frymėzon pėr tė arritur dhe pėr tė drejtuar pėrpjekjet pėr kėnaqėsi.

Standardet prindėrore dhe morali, tė cilat kanė vlerėn e diktatit absolut, mishėrohen nė personalitetin e njė njeriu, dhe ky proces ėshtė pjesa kryesore e formimit tė superegos, qė mendohet se fillon nė moshėn 4-6 vjeēare e vazhdon gjatė tė gjithė jetės. Me rritjen e fėmijėve zgjerohet sfera sociale e tyre.

Tashmė morali prindėror nuk duket mė absolut; figura tė tjera tė admirueshme marrin rėndėsi tė vėēantė, bėhen ideali i egos. Njerėzit me superego tė ashpėr janė striktė, mizorė dhe shpesh rigidė, tė frenuar, anksiozė e tė mėrzitur. Ndėrsa, kur superegoja ėshtė tolerante, ata mund tė jenė fleksibėl, jo rigidė e anksiozė.

Veprimtaria psikike e njeriut realizohet me anėn e disa proceseve, tė cilat ndahen nė: procese psikike njohėse, procese psikike emocionale dhe procese psikike tė vullnetshme. Forma mė e lartė e psikikės ėshtė vetėdija, e cila ka si bosht tė saj personalitetin. Le t’i pėrshkruajmė me radhė ato mė poshtė.

I. Proceset psikike njohėse pėrfshijnė ndijimet, perceptimet, pėrfyturimet, tė menduarit, imagjinatėn dhe kujtesėn.

Ndijimi ėshtė njė proces i thjeshtė psikik, me anėn e tė cilit pasqyrohet nė vetėdije njė veti e veēantė e sendeve, e objekteve ose e dukurive, qė veprojnė drejtpėrsėdrejti nė organet e shqisave.

Pra me anėn e e kėtij procesit psikik pasqyrohet nė vetėdije jo objekti nė tėrėsi, por vetėm njė veti e tij si ngjyra, era, forma etj. Baza fiziologjike e ndijimeve janė analizatorėt, tė cilėt pėrbėhen nga tri pjesė:

a) receptori ose organet e shqisave,
b) pėrēuesi ose nervat ndijesore dhe
c) pjesa korresponduese e kores sė trurit.

Ngacmuesit e jashtėm ose tė brendshėm shkaktojnė nė receptorėt ose nė organet e shqisave nxitje nervore, e cila nė formėn e impulseve pėrcillet nė pjesėn korresponduse tė kores sė hemisferave tė trurit.

Kėtu, pasi bėhet pėrpunimi i impuseve, lind procesi psikik i ndijimit. Ekzistojnė disa lloje ndijimesh; pamore, dėgjimore, tė nuhaturit, tė prekurit, tė shijuarit etj.

Ndijimi ėshtė njė proces i njohjes sė thjeshtė dhe konkrete tė mjedisit rrethues. Njohja e thellė dhe e gjithanshme arrihet me ndihmėn e shumė proceseve tė tjera, tė cilat janė mė tė ndėrlikuara, si perceptimet, pėrfytyrimet, imagjinata, tė menduarit etj.

Shfrytėzimi i kėtyre proceseve psikike tė ndėrlikuara e bėn njeriun mė tė aftė pėr tė zgjeruar dhe thelluar njohuritė e tij mbi botėn rrethuese. Por ato bėhen tė mundshme vetėm nė sajė tė ndijimit, i cili ėshtė baza e tyre. Kėshtu ndijimet luajnė njė rol shumė tė madh nė jetėn dhe veprimtarinė e njeriut.

Perceptimi ėshtė njė proces psikik njohės elementar me anėn e tė cilit pasqyrohen nė vetėdije sendet apo dukuritė me tė gjitha vetitė e tyre, tė cilat veprojnė drejtpėrdrejt nė organet e shqisave.

Pra gjatė perceptimit nuk pasqyrohet nė vetėdije njė veti e sendeve ose dukurive, por tėrėsia e vetive tė tyre, domethėnė vetė sendet ose dukuritė.

Ēdo send ose dukuri nė vetvete pėrbėhet nga njė sėrė vetish dhe pjesėsh, tė cilat janė tė kombinuara dhe tė lidhura nė mėnyrė tė pazgjidhshme midis tyre, prandaj edhe pėrceptohen nė vetėdije sė bashku, siē ekzistojnė nė realitet, nė vetė sendet ose dukuritė qė i kanė ato.

Njeriu nuk i percepton tė shkėputura pjesėt dhe vetitė e njė tavoline, si madhėsinė, formėn, lartėsinė, ngjyrėn ose strukturėn e saj, por e percepton atė si njė tė tėrė, si njė tavolinė.

Qė tė lindė perceptimi, ėshtė e domosdoshme qė objektet ose dukuritė tė veprojnė drejtpėrdrejtė mbi organet e shqisave. Nė bazė tė perceptimit qėndron procesi i ndijimit.

Nė procesin e njohjes, perceptimet sė bashku me ndijimet pėrbėjnė hallkėn e parė vendimtare tė kontaktit tė njeriut me sendet dhe fenomenet e mjedisit rrethues. Perceptimet janė ndėrlidhėse midis ndijimeve dhe tė tė menduarit.

Ato kontribuojnė nė njohjen e realitetit dhe i shėrbejnė njeriut pėr t’u orientuar nė natyrė dhe nė shoqėri. Klasifikimi i perceptimeve zakonisht bėhet nė bazė tė llojeve tė analizatorėve, qė marrin pjesė nė procesin e pėrceptimit, prandaj ka perceptime pamore, dėgjimore, tė prekurit, tė nuhaturit dhe tė shijuarit.

Por klasifikimi i tyre mund tė bėhet edhe nė perceptime tė hapėsirės, tė kohės dhe tė lėvizjes.

Baza fiziologjike e perceptimeve ka lidhje me mekanizmat fiziologjikė tė ndijimeve. Nė procesin e perceptimit sendet ose dukuritė veprojnė mbi organet e shqisave me tėrėsinė e vetive tė tyre.

Kėshtu p.sh. lulja vepron me ngjyrėn, formėn, gjatėsinė, me erėn e saj. Edhe nė sajė tė eksperiencės sė kaluar, secili prej organeve tė shqisave kap ngacmimin fizik, qė ushtrojnė vetitė e lules nė formėn e njė tėrėsi nxitjesh nervore.

Pas njė pėrpunimi tė hollėsishėm, ku marrin pjesė mekanizmat fiziologjikė, energjia fizike e ngacmuesit tė jashtėm, qė vepron te receptorėt, shndėrrohet nė impuls nervor, i cili me anėn e rrugėve nervore tė specializuara pėrcillet nė qendrat korresponduese tė korteksit tė hemisferave tė trurit.

Kėtu biorryma nervore, qė ėshtė njė akt fiziologjik, shndėrrohet nė dukuri psikike, qė do tė thotė se ngacmuesi pasqyrohet nė formėn e figurės. Kjo realizohet nė sajė tė njė veprimtarie tė hollė analitike e sintetike tė kores sė trurit, e cila pėrbėn bazėn fiziologjike tė perceptimeve.

Nė proceset psikike njohėse pėrfshihet edhe pėrfytyrimi, qė ėshtė njė proces psikik me anėn e tė cilit pasqyrohen nė vetėdije figurat mendore tė sendeve, proceseve dhe dukurive tė mjedisit rrethues, por qė nė momentin e dhėnė nuk veprojnė nė organet e shqisave.

Pėrfytyrimet e njeriut mbėshteten kryesisht nė ringjalljen e gjurmėve nervore, tė cilat janė formuar nė korteksin e trurit nga perceptimet e mėparshme.

Por, pėrfytyrimi nuk ėshtė thjesht njė riprodhim nė formė tė njėjtė ose tė pandryshuar i perceptimeve tė dikurshme, mbasi gjurmėt nervore tė formuara mė parė nė korteksin e trurit nga perceptimet e atėhershme, pėr shkak tė veprimtarisė analitike e sintetike tė korteksit tė turit, lidhen e kombinohen ndėrmjet tyre nė forma tė reja.

Pėr kėtė arėsye figurat mendore tė objekteve, qė pėrfytyrojmė nė njė moment tė caktuar, nuk janė identike me ato tė objekteve qė kemi perceptuar dikur.

Nė vetėdijen e njeriut pasqyrohen, nė trajtėn e figurave mendore tė pėrfytyrimit, njė numėr i madh elementėsh e cilėsish si forma, vėllimi, ngjyra, lėvizja nė kohė e nė hapėsirė e sendeve, fizionomia e zėri i personave tė njohur, melodi muzikore, figura tė ndryshme etj.

Pėrfytyrimet mund tė jenė tė pavullnetshme, kur lindin nė mėnyrė tė papritur, spontane ose si rezultat i ngacmimeve konkrete dhe tė vullnetshme, kur formohen mbi bazėn e njė qėllimi tė caktuar.

Llojet e pėrfytyrimeve, mbėshtetur nė kritere tė ndryshme klasifikimi, janė tė shumta. Ato mund tė jenė pamore, dėgjimore, tė nuhatjes, tė tė shijuarit, tė prekurit, pėrfytyrime tė kohės, tė hapėsirės, tė lėvizjes etj.
Pėrfytyrimet i ndihmojnė njerėzit pėr tė njohur botėn.

Procesi i pėrfytyrimit merr njė rėndėsi shumė tė madhe nė veprimtarinė e njerėzve, aq sa nuk mund tė mendohet realizimi i plotė i detyrave, qė shtrohen nė fusha tė ndryshme tė prodhimit, tė artit, shkencės e kulturės, pa zhvillimin nė njė shkallė tė lartė tė pėrfytyrimeve.

Njerėzit nė veprimtarinė e tyre tė shumėllojshme kanė nevojė tė njohin mė thellė sendet dhe fenomenet qė i rrethojnė, tė depėrtojnė nė thelbin e tyre, tė zbulojnė shkakun dhe ligjėsitė e zhvillimit tė tyre. Kjo realizohet me anėn e njė veprimtarie tjetėr njohėse, me anėn e tė tė menduarit, qė ėshtė forma mė e lartė e saj.

Ai ka lindur dhe ėshtė zhvilluar bashkė me lindjen e zhvillimin e shoqėrisė njerėzore. Tė menduarit ėshtė njė proces psikik me anėn e tė cilit realiteti pasqyrohet nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar dhe tė tėrthortė, nė mėnyrė mė tė thellė, mė tė plotė e mė tė pėrpiktė, duke zbuluar lidhjet dhe raportet thelbėsore midis sendeve dhe dukurive.

Ai lind mbi bazėn e ndijimeve, tė perceptimeve e tė pėrfytyrimeve dhe ka lidhje tė ngushtė me njohjen shqisore, me praktikėn dhe me gjuhėn e tė folurit. Pėr tė realizuar qėllimet e nevojat e tij, njerėzit duhet tė njohin jo vetėm anėn e jashtme, por edhe vetitė, raportet dhe lidhjet e brėndshme tė tyre, tė cilat arrihen me anėn e tė menduarit abstrakt.

Tė dhėnat e marra nga organet e shqisave, nė formėn e ndijimeve, perceptimeve e pėrfytyrimeve i japin trurit lėndėn pėr tė vazhduar mė tej punėn e tij.

Pėrpunimi i kėtyre tė dhėnave shqisore konkrete, duke krahasuar pjesėt e ndryshme tė tyre, duke diferencuar kryesoren nga ajo e dorės sė dytė, duke formuar konceptet e konkluzionet, pra duke bėrė analizėn dhe sintezėn e kėtyre tė dhėnave, ėshtė baza pėr lindjen e tė menduarit abstrakt, i cili nuk ėshtė njė grumbullim ose njė sistemim i thjeshtė tė dhėnash. Kėshtu tė menduarit abstrakt ėshtė njė shkallė cilėsisht e re, mė e lartė dhe mė komplekse e njohjes se sa ndijimet, perceptimet dhe pėrfytyrimet.

Nė fillim tė menduarit pati karakter konkret, kurse mė vonė, krahas tė menduarit konkret, u zhvillua tė menduarit abstrakt ose teorik. Procesi i tė menduarit mbėshtet dhe kryhet mbi bazėn e disa veprimeve mendore, tė cilat janė: analiza, sinteza, pėrgjithėsimi, klasifikimi, abstraksioni dhe konkretizimi.

Tė menduarit realizohet edhe nė formėn e koncepteve, tė gjykimeve dhe tė arsyetimeve, si forma tė caktuara tė tė menduarit logjik.

Baza fiziologjike e tė tė menduarit ėshtė veprimtaria e pėrbashkėt e tė dy sistemeve tė sinjaleve; e sistemit tė parė tė sinjaleve dhe e sistemit tė dytė tė sinjaleve, ku rolin kryesor e luan sistemi i dytė ose fjala.

Lidhjet e pėrkohshme nervore, qė krijohen nė sistemin e dytė tė sinjalizimit, nė lidhje tė ngushtė me sistemin e parė dhe qė kanė si ngacmues fjalėt, pėrbėjnė bazėn fiziologjike e tė tė menduarit. Ndėrsa baza anatomike e tij ėshtė shtresa kortikale e hemisferave tė trurit tė madh.

Studimet kanė treguar se hemisfera e majtė pėrgjigjet kryesisht pėr tė menduarit abstrakt; ajo kontrollon tė folurit, perceptimin e kujtesėn verbale. Kurse hemisfera e djathtė kontrollon tė menduarit konkret, por veprimtaritė e tė dy hemisferave lidhen ngushtė me njėra-tjetrėn.

Hemisfera e majtė pėrpunon tė dhėnat e tė menduarit konkret, tė cilat sigurohen nga hemisfera e djathtė, dhe tė dyja hemisferat sė bashku sigurojnė veprimtarinė mendore intelektuale tė njerėzve.

Edhe procesi psikik i tė menduarit ndikon shumė nė veprimtarinė praktike tė njeriut. Me anėn e tė menduarit njerėzit arrijnė tė planifikojnė e tė organizojnė veprimtarinė e tyre dhe tė parashikojnė paraprakisht rezultatet e saj. Tė menduarit formohet dhe shfaqet me ndihmėn e gjuhės dhe tė tė folurit.

Tė folurit nėnkupton idetė, mendimet dhe ndjenjat, tė cilat shprehen me anėn e gjuhės. Ai ėshtė mėnyra e komunikimit midis njerėzve pėrmes pėrdorimit tė fjalėve dhe tė gjuhės.

Ndėrsa gjuha ėshtė njė formė komunikimi, duke pėrdorur simbolet, pėr t’u transmetuar tė tjerėve ose vetes kuptime dhe mesazhe. Ajo na ndihmon tė komunikojmė me njerėzit e tjerė dhe tė mendojmė. Pėr njerėzit tė menduarit pėrfshin e nėnkupton zakonisht edhe gjuhėn.

Lindja e tė folurit dhe e gjuhės solli ndryshime tė mėdha nė veprimtarinė njohėse tė njerėzve. Me anėn e gjuhės ata shkėputen nga situata konkrete, zbulojnė vetitė thelbėsore tė sendeve e dukurive, lidhjet reciproke tė tyre dhe bėjnė abstraksione e pėrgjithėsime.

Kurse me anėn e tė folurit njerėzit kalojnė nga perceptimi i sendeve konkrete nė koncepte, gjykime dhe pėrgjithėsime. Nė gjuhėn fiksohen konceptet, parimet e ligjet shkencore.

Ky fiksim ka bėrė tė mundur lindjen e shkencės si mjet i fuqishėm pėr njohjen dhe transformimin e botės. Me anėn e gjuhės sė shkruar dhe tė tė folurit, njerėzit fitojnė njohuri te reja, pėrvetėsojnė pėrvojėn e tė tjerėve dhe tė brezave tė mėparshėm, madje njihen me fondin e kulturės njerėzore.

Midis tė folurit dhe gjuhės ekzistojnė lidhje shumė tė ngushta, aq sa nė jetėn e pėrditėshme, termat “gjuhė” dhe “tė folur” zakonisht pėrdoren si sinonime. Nė tė vėrtetė ato janė dukuri tė ndryshme.

Tė folurit ėshtė aftėsi personale, mendore e njerėzve; secili flet sipas mėnyrės sė vet, pėrdor kėtė ose atė dialekt, kėtė ose atė gjuhė.

Ndėrkohė ēdo njeri ka mėnyrėn e vet tė tė folurit dhe pėrdor kėtė ose atė gjuhė ose edhe disa gjuhė.

Por gjuha dhe tė folurit nuk mund tė kuptohen tė shkėputur nga njeri-tjetri, sepse asnjė gjuhė nuk mund tė ekzistojė nė qoftė se nuk flitet nga njerėzit themelor tė. Ajo kthehet nė njė gjuhė tė vdekur ose zhduket, mbasi humbet funksionin e saj themelor, qenien mjet komunikimi.

Njerėzit kanė disa lloje tė foluri. Kėshtu ekzistojnė tė folurit me zė (monologu, dialogu), tė folurit me shkrim (mendimet e shkruara, duke zbatuar rigorozisht rregullat gramatikore), tė folurit e brendshėm (mendimet formulohen pėr vetveten, pra tė folurit nuk u drejtohet tė tjerėve) dhe tė folurit me gjeste (shurdh-memecėt).

Bazat fiziologjike tė tė folurit janė mekanizmat e sistemit tė dytė tė sinjalizimit. Fjala ėshtė ngacmues dhe, si tė gjithė ngacmuesit e tjerė, shėrben pėr tė krijuar lidhje tė pėrkohshme nervore.

Si ngacmues, fala paraqitet nė tri forma: si ngacmues auditiv (fjala e dėgjuar), si ngacmues viziv (fjala e shkruar qė lexohet) dhe si ngacmues kinestezik ose motorr (fjala e artikuluar ose e shkruar).

Jon

1308


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psiqika e njeriut

Mesazh  Jon prej 06.07.08 22:45

Nė grupin e proceseve tė larta psikike njohėse bėn pjesė edhe imagjinata.

Gjatė procesit tė njohjes, njerėzit janė nė gjendje tė pasqyrojnė nė trurin e tyre, jo vetėm ato sende dhe dukuri, qė veprojnė mbi organet e shqisave nė momentin e dhėnė ose tė pėrfytyrojnė ato qė kishin vepruar mė parė, por edhe tė krijojnė figura tė reja.

Nė sajė tė kėsaj aftėsie, duke u mbėshtetur nė pėrshkrimin gojor tė njerėzve tė tjerė ose nė librat e lexuar, nė filmat e parė etj., ata arrijnė tė pėrfytyrojnė dhe vende, ngjarje, bimė, kafshė, objektė e fenomene tė ndryshme, qė nuk i kanė parė kurrė.

Madje, njerėzit mund tė pėrfytyrojnė edhe gjėra qė nuk ekzistojnė nė realitet. Pėrfytyrime tė tilla realizohen me anėn e imagjinatės.

Pėrfytyrimi i asaj qė nuk ėshtė perceptuar drejtpėrdrejt; krijimi i figurave tė reja tė sendeve dhe tė fenomeneve, tė cilat njerėzit nuk i kanė ndeshur kurr gjatė jetės, lindja e idesė sė asaj qė duhet tė krijohet, tė gjitha kėto pėrbėjnė njė formė tė veēantė tė veprimtarisė psikike njohėse, imagjinatėn.

Kėto pėrfytyrime e marrin origjinėn prej tė dhėnave tė grumbulluara nga perceptimet e kaluara, pra nga realiteti, tė cilat ruhen nė kujtesė dhe bazohen nė pėrvojėn dhe nė njohuritė e njeriut.

Duke pėrkufizuar imagjinatėn, mund tė themi se ajo ėshtė njė proces psikik, me anėn e tė cilit krijohen figura tė reja nė vetėdijen e njerėzve, tė mbėshtetura nė pėrfytyrimet e mėparshme.

Figurat e imagjinatės pėrfaqėsojnė nė vetvete njė formė tė veēantė tė pasqyrimit tė botės dhe kjo ėshtė karakteristike vetėm pėr njerėzit. Pra, vetėm njerėzit janė nė gjendje qė, para sė tė bėjnė diēka ose tė pėrgatisin apo tė ndėrtojnė njė objekt tė nevojshėm, ta krijojnė atė mė parė nė mendjen e tyre. Dhe kjo ėshtė veēoria kryesore qė dallon punėn e njeriut nga veprimet instinktive tė kafshėve.

Mbi bazėn e shkaqeve dhe veēorive tė lindjes, imagjinata mund tė jetė e pavullnetshme, kur figurat e reja krijohen pa ndonjė qėllim tė caktuar, dhe e vullnetshme, kur ato lindin si rezultat i njė qėllimi tė caktuar, qė njerėzit i vėnė vetes pėr tė krijuar diēka tė re.

Ndėrsa nė vartėsi tė tipareve karakteristike dhe tė detyrave qė shtrohen para imagjinatės sė vullnetshme, dallojmė imagjinatėn riprodhuese (figurat krijohen mbi bazėn e pėrshkrimit me fjalė dhe tė pėrfytyrimeve tė njohurive ekzistuese), imagjinatėn krijuese (krijimi i pavarur i figurave tė reja) dhe ėndėrrimin (krijimi i figurave tė sė ardhmes sė dėshiruar).

Baza fiziologjike e imagjinatės ėshtė veprimtaria analitiko-sintetike e kores sė trurit tė njeriut.

Krijimi i njė figure tė re imagjinative realizohet nga analiza mendore paraprake e sendeve dhe e fenomeneve, elementėt e tė cilave, pasi veēohen nė sajė tė analizės, e rigrupohen, sintetizohen nė kombinime tė reja, tė pandeshura kurrė mė parė.

Rezultat i njė sintetizimi tė tillė nė korteksin e trurit ėshtė krijimi i njė figure ose i njė sistemi figurash, nė tė cilat vėrtet pasqyrohet realiteti, por tashmė i transformuar dhe me njė pėrmbajtje tė re.

Figurat e reja krijohen mbi bazėn e pėrfytyrimeve dhe tė pėrvojės sė kaluar, qė ruhet nėpėrmjet lidhjeve tė vjetra nervore.

Studimet e viteve tė fundit kanė treguar se baza anatomike e imangjinatės nuk ėshtė vetėm korteksi i trurit, por edhe subkorteksi, sidomos sistemi talamo-limbik me zonat pėr rreth pjesės sė pėrparme tė trugut tė trurit.

Imagjinata, si pjesė pėrbėrėse e proceseve psikike njohėse, luan rol tė madh nė tė gjitha fushat e veprimtarisė njerėzore. Shpikjet, zbulimet, krijimtaritė e ēfarėdollojshme, nuk janė asgjė tjetėr veēse produkt i mendjes dhe i imagjinatės sė njerėzve.

Mė anėn e saj mund tė merren tė dhėna nga bota rrethuese, mund tė parashikohet zhvillimi i ngjarjeve tė ndryshme, mund tė pėrfytyrohet e ardhmja, tė lindin idealet dhe ėndrrat, tablotė e reja tė jetės sė njerėzve, figurat e reja tė mjeteve tė komunikimit dhe tė prodhimit.

Kujtesa, si pjesė pėrbėrėse e proceseve psikike njohėse, ėshtė funksion i trurit. Nė sajė tė kujtesės ruhet dhe aktualizohet pėrvoja e kaluar.

Pra, ajo ėshtė njė proces i ndėrlikuar psikik, me anėn e tė cilit njerėzit mbajnė mend, ruajnė, njohin dhe riprodhojnė eksperiencėn e sė kaluarės. Struktura e kujtesės ėshtė mjaft e ndėrlikuar.

Depozitimi i informacionit nė kujtesė kalon nė tri faza, tė cilat lidhen ngushtė me njėra-tjetrėn dhe qė janė:
a) faza e fiksimit tė informacionit nė tru ose e kodimit,
b) faza e ruajtjes sė tij ose e depozitimit dhe
c) faza e riprodhimit.

Madje pjesė pėrbėrėse e kujtesės konsiderohet edhe harresa.

Tė mbajturit mend ėshtė njė nga proceset shumė tė rėndėsishme tė kujtesės dhe mund tė jetė i vullnetshėm ose i pavullnetshėm. Kurse nė varėsi tė pjesėmarrjes ose jo tė tė kuptuarit nė proceset e kujtesės, tė mbajturit mend mund tė jetė logjik dhe mekanik.

Procesi i ruajtjes sė tė dhėnave tė fiksuara lidhet me qėndrueshmėrinė nė kohė tė lidhjeve tė pėrkohshme, qė formohen nė korteksin e trurit. Kusht themelor pėr tė pasur njė qėndrueshmėri tė lartė tė njohurive ėshtė pėrsėritja e tyre.

Kjo bėn qė lidhjet e pėrkohshme nervore t’i rezistojnė dobėsimit ose shkėputjes sė tyre.

Nė procesin e ruajtjes ndikon edhe tė kuptuarit sa mė i mirė dhe depėrtimi nė thelbin e dukurive, qė duhen depozituar nė kujtesė. Kur ngacmuesit e rinj pėrkojnė me gjurmėt e lėna nga ngacmues tė mėparshėm kemi tė bėjmė mė procesin e njohjes, i cili ėshtė procesi mė elementar i kujtesės.

Nė qoftė se gjurmėt e vjetra, tė krijuara nga perceptimet e mėparshme, nuk pėrputhen nė masėn e kėrkuar me tė rejat, njerėzit nuk janė nė gjendje tė identifikojnė plotėsisht nė kujtesė objektin ose dukurinė qė vepron nė njė moment tė caktuar.

Nė mjaft raste njohja mund tė jetė e gabuar, sidomos kur mbėshtetet nė ngjashmėri anėsore ose tė sipėrfaqshme, por njerėzit edhe mund tė humbasin aftėsinė pėr tė njohur e identifikuar atė qė kanė perceptuar mė parė.

Nė kėto raste kemi tė bėjmė me frenim tė pėrkohshėm tė lidhjeve nervore (p.sh. nė traumat ose nė disa sėmundje neuropsikiatrike). Paaftėsia e plotė ose e pjesshme pėr tė njohur sendet dhe fenomenet e perceptuara mė parė quhet agnozi.

Edhe riprodhimi ėshtė njė proces bazė dhe i ndėrlikuar i kujtesės, i cili siguron aktualizimin e pėrvojės sė mėparshme nė mungesė tė objekteve ose fenomeneve. Riprodhimi nė kujtesė i fakteve, i ngjarjeve, i situatave etj., ėshtė i vullnetshėm dhe i pavullnetshėm, logjik dhe mekanik, i drejtpėrdrejtė dhe i tėrthortė.

Modelet e kujtesės janė tė shumta. Mė tė rėndėsishme konsiderohen kujtesa shqisore (pamore, dėgjimore, olfaktive, gustative, taktile), e cila merr informacion nga organet e shqisave dhe e ruan pėr njė kohė tė shkurtėr (0.5 sekonda), kujtesa afatshkurtėr (rreth 30 sekonda) dhe afatgjatė, si edhe kujtesa e menjėhershme ose imediate, kujtesa pėr ngjarjet e ditės ose recente, dhe kujtesa pėr ngjarjet e kaluara ose e kaluar.

Harresa ėshtė procesi i kundėrt, por njėlloj i rėndėsishėm, i tė mbajturit mend, e cila shprehet nė formėn e pamundėsisė pėr tė njohur ose riprodhuar atė qė ishte perceptuar mė parė.

Ėshtė e pamundur tė mendosh nė mėnyrė abstrakte, tė arsyetosh, tė organizosh materialin qė tė funksionojė siē duhet, nė qoftė se njerėzit nuk do tė ishin nė gjendje tė harronin disa nga materialet e parėndėsishme, tė cilat futen ēdo ditė nė kujtesėn e tyre.

Harresa vlerėsohet si njė humbje aparente e kujtesės, baza fiziologjike e sė cilės janė frenimi dhe prishja e lidhjeve tė pėrkohshme nervore nė koren e trurit.

Kujtesa ėshtė njė proces psikik, qė lind si rezultat i formimit nė korteksin e trurit tė gjurmėve (engramave) nervore, tė cilat ruhen dhe aktualizohen mė pas nė trajtėn e figurave mendore.

Baza fiziologjike e saj ėshtė sistemi i dytė i sinjaleve, reflekset e kushtėzuara. Kjo veprimtari mendore e ndėrlikuar ėshtė rezultat i punės sė tė gjithė trurit, veēanėrisht i hemisferave tė tij tė mėdha.

Studimet kanė treguar se pėr fiksimin e gjurmėve nė tru luajnė rol, jo vetėm trupi i qelizave nervore, por edhe aksionet e dentritet e tyre, madje edhe indi glial.

Njė rol veēanėrisht i rėndėsishėm u atribuohet lobeve temporale, sidomos lobit tė majtė, dėmtimi i tė cilit mund tė shoqėrohet me ērregullime tė kujtesės. Edhe kur preken trupat mamilarė, korpusi kalloz e formacioni retikular, janė vėrejtur ērregullime kujtese.

Rezultatet e kėtyre studimeve konfirmojnė tezėn se kujtesa lidhet ngushtė, jo vetėm me korteksin e trurit, por edhe me disa formacione anatomike tė subkorteksit.

Gjithashtu, nga analiza biokimike e engramave, ėshtė formuluar hipoteza mbi natyrėn molekulare tė kujtesės. Sipas kėsaj teorie, formimi i gjurmėve tė kujtesės lidhet me ndryshimet nė pėrbėrjen e acidit ribonukleik (ARN) tė neuroneve dhe tė qelizave gliale.

Kur impulset nervore mbėrrijnė nė membranėn postsinaptike tė qelizave, shkaktojnė ndryshime nė pėrbėrjen e tyre jonike. Kjo ēon nė ndryshime strukturale tė molekulės kryesore tė ARN-sė, si pasojė e tė cilave sintetizohet njė proteinė e re, ku tashmė ėshtė vendosur informacioni i kodit nervor.

II. Pjesė pėrbėrėse e rėndėsishme e veprimtarisė psikike janė edhe proceset psikike emocionale. Njerėzit gjatė veprimtarisė sė tyre pėr tė njohur dhe transformuar mjedisin rrethues mbajnė njė qėndrim tė caktuar ndaj objekteve, fenomeneve, ngjarjeve, njerėzve tė tjerė, ndaj veprimeve dhe akteve tė tyre, ndaj vetvetes, dukurive shoqėrore etj.

Nė kėtė mėnyrė ata hyjnė nė disa marrėdhėnie ose raporte me botėn, tė cilat shprehen nė jetėn emocionale ose nė ndjenjat e tyre (dėshpėrimi, gėzimi, zėmėrimi, dashuria, urrejtja etj.).

Pra ndjenjat ose emocionet janė procese tė ndėrlikuara psikike, me anėn e tė cilave njerėzit pėrjetojnė qėndrimin dhe marrėdhėniet ndaj sendeve dhe dukurive tė mjedisit rrethues, ndaj asaj qė perceptojnė, bėjnė ose mendojnė dhe qė u shkaktojnė atyre kėnaqėsi ose pakėnaqėsi.

Ato janė reaksione psikike qė shprehin marrėdhėniet ndaj mjedisit rrethues dhe ndaj vetvetes. Duke marrė pjesė nė ēdo akt tė veprimtarisė mendore, ndjenjat janė pjesė pėrbėrėse e tėrė procesit tė njohjes, njė nga format e pasqyrimit tė botės.

Jon

1308


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psiqika e njeriut

Mesazh  Jon prej 06.07.08 22:46

Ndryshimi me proceset psikike njohėse qėndron nė faktin se ndjenjat nuk janė pasqyrim i vetė sendeve dhe dukurive tė realitetit, por i atyre marrėdhėnieve qė kanė me nevojat dhe me motivet e veprimtarisė sė njerėzve.

Kėto marrėdhėnie janė tė ndryshme nga ato qė krijojnė proceset e njohjes. Kėshtu, i njėjti objekt ose e njėta dukuri, nė kohė tė ndryshme, mund tė shkaktojė gjendje tė ndryshme emocionale, siē ndodh p.sh. nga pasqyrimi i detit nė verė dhe nė dimėr.

Nė varėsi nga niveli i zhvillimit tė tyre, emocionet mund tė klasifikohen nė emocione tė ulta dhe tė larta. Emocionet e ulta janė emocione tė thjeshta. Ato kanė lidhje me pėrmbushjen e nevojave organike dhe me instiktet, siē janė instinkti i etjes, instinkti i urisė, instinkti seksual, instinkti i frikės etj.

Emocione tė tilla janė karakteristike pėr kafshėt. Vetėm te njerėzit ndeshen emocione tė larta, tė cilat lidhen ngushtė me dashurinė pėr familjen, pėr shoqėrinė, pėr atdheun, lidhen me punėn, me normat morale, me zakonet e traditat mė tė mira etj.

Edhe njerėzit kanė emocione tė thjeshta ose tė ulėta, por ato janė nėn kontrollin e emocioneve tė larta. Nga ana tjetėr edhe emocionet mė tė thjeshta tė njeriut, ndryshojnė nė mėnyrė thelbėsore nga emocionet e kafshėve, sepse ato kanė karakter social.

Madje edhe plotėsimi i nevojave organike me elementare tė njerėzve bėhet nė pėrshtatje me kėrkesat e shoqėrisė.

Emocionet kanė disa cilėsi tė caktuara. Ato mud tė jenė tė forta ose tė dobėta, tė thella ose tė sipėrfaqshme, tė qėndrueshme ose tė paqendrueshme, aktive ose pasive.

Nė varėsi tė kombinimit tė ndryshėm tė kėtyre cilėsive krijohen forma tė veēanta tė pėrjetimeve dhe tė shfaqjeve emocionale. Format kryesore tė tyre janė: humori, afektet, streset dhe pasionet.

Emocionet e shkaktuara nga ngacmuesit biologjikė, sė bashku me ato qė lindin nga faktorėt shoqėrorė, krijojnė gjendjen e pėrgjithshme emocionale ose humorin, i cili ngjyros pėr njė fare kohe sjelljen e njeriut.

Pra humori ėshtė njė gjendje emocionale pak a shumė e gjatė, qė i jep njė ngjyrė tė caktuar gjithė jetės emocionale tė njerėzve.

Kohėzgjatja e humorit mund tė jetė me orė, me ditė, me javė ose me muaj tė tėrė, madje, nė raste tė veēanta, mund tė flitet pėr humore qė karakterizojnė njerėzit gjatė gjithė jetės.

Humore tė tilla zotėruese (gėzimi, optimizmi ose mėrzitja, pesimizmi) nė jetėn e njeriut ose tė popujve shndėrrohen nė cilėsi tė karakterit. Humori ndikon shumė nė jetėn e njerėzve, nė mėnyrėn e reagimit tė tyre ndaj ngacmimeve tė jashtme.

Humori i mirė gjallėron veprimtarinė, i jep ngjyrė dhe ton emocional pozitiv gjithė aktivitetit tė njerėzve, ndikon pėr mirė mbi gjithēka. Ai ėshtė burim force pėr qelizat e korteksit cerebral. E kundėrta ndodh kur humori karakterizohet nga mėrzitja.

Toni emocional qė ngjyros gjithė veprimtarinė e tyre ėshtė negativ dhe krijon njė ndjenjė pesimizmi e pasiviteti.

Njė formė e veēantė e pėrjetimit dhe e shprehjes sė emocioneve janė edhe afektet. Ato kanė tė bėjnė me manifestimin e jashtėm tė humorit, prandaj mund tė vėrehen jo vetėm nga klinicistėt, por edhe nga persona tė tjerė, sepse kanė manifestimet e tyre tė jashtme.

Afektet mund tė ndryshojnė nė pėrgjigje tė ndryshimit tė gjendjes emocionale. Nė njerėzit normalė afektet konsiderohen tė pėrshtatshme, kur toni emocional ėshtė nė harmoni tė plotė me idetė, mendimet ose tė folurin dhe pasqyrohet saktėsisht edhe nė sjelljen e tyre.

Pra megjithėse afekti pėrshkruhet si i gjerė ose i plotė, rangu i emocioneve tė shprehura ėshtė i pėrshtatshėm.

Streset ndeshen mjaft shpesh nė jetėn emocionale tė njerėzve. Kėto gjendje shfaqen gjatė tendosjeve tė mėdha psikike, nė rrethana shumė tensionuese, tė acaruara e tė rrezikshme gjatė mbingarkesave mendore e fizike, nė momente veprimtarish me pėrgjegjėsi etj.

Tė gjithė kėta faktorė mund tė shkaktojnė emocione tė ndryshme.

Pra, streset janė gjendje emocionale tė ndėrlikuara, qė shkaktohen nga situata intensive, tė tendosura e tė papritura, dhe qė e trondisin thellė njeriun. Gjendjet e stresit shkaktojnė ndryshime tė mėdha nė veprimtarinė e brendshme tė organizmit, si nė punėn e zemrės, tė enėve tė gjakut, nė sistemin respirator, nė pėrshkueshmėrinė e lėkurės dhe nė treguesit e tjerė neurovegjetativė.

Streset e forta japin edhe ndryshime nė shprehjen e jashtme tė njerėzve, si nė fytyrė, nė sjelljen dhe nė veprimtarinė e tyre. Kėto ndryshime e vėshtirėsojnė funksionimin normal.

Pasionet janė ndjenja tė forta, tė thella e tė qėndrueshme, qė i pushtojnė tėrėsisht njerėzit dhe nėnshtrojnė mendimet e veprimet e tyre. Ato shprehen me njė tėrheqje tė vazhdueshme dhe tė qartė tė njeriut nga disa objekte ose veprime tė caktuara.

Pasionet e pasurojnė jetėn emocionale tė njerėzve, i mobilizojnė ata pėr tė kryer veprimtari tė rėndėsishme, i zgjojnė e u shtojnė interesat dhe energjitė pėr realizimin e ēdo lloj pune, por ato mund tė luajnė edhe rol negativ, duke i tėrhequr njerėzit nė veprimtari tė dėmshme pėr vete ose pėr shoqėrinė.

Baza fiziologjike e emocioneve ėshtė veprimtaria e pėrbashkėt e korteksit (sidomos e hemisferės sė djathtė) dhe e subkorteksit (e talamusit, e hipotalamusit dhe e sistemit limbik) tė trurit tė madh.

Korja e trurit tė madh mban nėn kontroll tė gjithė jetėn emocionale tė njerėzve, duke e drejtuar dhe e pėrshtatur atė me kėrkesat e mjedisit rrethues, rregullon forcėn dhe qėndrueshmėrinė e emocioneve, ushtron ndikim rregullues nė veprimtarinė e subkorteksit dhe frenon veprimtarinė e tij.

Emocionet shoqėrohen me procese dhe ndryshime fiziologjike, tė cilat kanė tė bėjnė me qarkullimin e gjakut, me punėn e zemrės, me respiracionin, me tretjen e ushqimeve, me gjėndrat me sekrecion tė brendshėm etj.

Nxitja nervore, qė lind nga proceset emocionale, nuk mbetet nė korteksin e hemisferave tė mėdha, por shtrihet edhe nė qendrat subkortikale, tė cilat drejtojnė sistemin nervor vegjetativ. Ēdo emocion ka shfaqjen e tij tė jashtme.

Ai shoqėrohet me skuqje ose zverdhje tė fytyrės, me shpeshtim ose ngadalėsim tė tė rrahurave tė zemrės ose tė pulsit, me ndryshim tė frekuencės sė frymėmarrjes, me djersitje, tharje goje, lėvizje e gjeste tė ndryshme, tė qeshura, tė qara etj.

III. Proceset psikike tė vullnetshme. Kur flitet pėr procese psikike tė vullnetshme pėrgjithėsisht ėshtė fjala pėr vullnetin ose pėr lėvizjet e vullnetshme.

Por njė numėr i madh psikologėsh e konsiderojnė edhe vėmendjen pjesė pėrbėrėse tė proceseve psikike tė vullnetshme. Disa tė tjerė pėrfshijnė nė kėtė sferė tė veprimtarisė psikike tė njerėzve sjelljen, mimikėn, gjestet, pra gjithēka qė lidhet me lėvizjet e tyre tė vullnetshme.

Por ka edhe psikologė qė sjelljen e lidhin mė tepėr me personalitetin. Vullneti ėshtė njė nga proceset mė tė larta tė veprimtarisė psikike tė personalitetit tė njerėzve.

Ai ėshtė njė proces psikik, me anėn e tė cilit njerėzit kryejnė veprimtari tė vetėdijshme pėr tė arritur qėllimet e tyre, duke kapėrcyer vėshtirėsi e pengesa.

Vullneti lidhet ngushte me tė gjitha anėt e personalitetit tė njeriut; nė mėnyrė tė veēantė me proceset e njohjes dhe vėmendjen.

Ai ka tė bėjė me pikėsynimet e vetėdijshme tė njeriut, tė cilat lidhen me pėrfytyrimet e konceptet, qė janė tė regjistruara nė kujtesė dhe nėpėrmjet analizės, sintezės, pėrgjithėsimit e abstraksionit pėrpunohen nga tė menduarit dhe imagjinata.

Gjatė procesit tė tė menduarit e tė imagjinatės bėhet zgjedhja e vetėdijshme e qėllimit dhe gjenden mjetet e nevojshme pėr arritjen e tij. Tė menduarit, imagjinata, vėmendja, kujtesa dhe pėrfytyrimet marrin pjesė nė mėnyrė tė vazhdueshme, si para, ashtu edhe gjatė veprimtarisė sė vullnetshme.

Njerėzit pėrpara se tė fillojnė tė veprojnė mendojnė se ēfarė duhet tė bėjnė dhe si duhet ta bėjnė, hartojnė planin e veprimtarisė, pėrfytyrojnė rezultatet qė duhet tė arrijnė, mėndojnė pėr pengesat qė do tė hasin dhe pėr mėnyrat e kapėrximit tė tyre.

Pra rezulton se pa tė menduarit, pa vėmendjen dhe imagjinatėn nuk ka veprimtari tė vetėdijėshme, pėr rrjedhojė as veprimtari tė vullnetshme. Vullneti lidhet ngushtė edhe me emocionet, mbasi veprimtaria e vullnetshme ka tė bėjė me plotėsimin ose jo tė nevojave, tė interesave, tė dėshirave dhe kjo ēon nė lindjen e kėnaqėsisė ose tė pakėnaqėsisė.

Madje emocionet mundet tė bėhen nxitje e fortė pėr akte dhe veprime tė vullnetshme ose ndonjėherė edhe pengesė (frika, turpi) pėr kryerjen e njė veprimi tė caktuar. Vullneti ka rėndėsi shumė tė madhe pėr jetėn dhe veprimtarinė e njeriut. Me anėn e tij ata punojnė e krijojnė, plotėsojnė nevojat e kėrkesat jetėsore, realizojnė dėshirat, qėllimet dhe detyrat e tyre.

Veprimet e vullnetshme kryhen nga njerėzit nė bazė tė qėllimeve tė caktuara qė i vėnė vetes dhe tė motiveve qė i nxitin drejt realizimit tė tyre. Qėllimet janė pra pikėsynimet, qė kėrkojnė tė arrijnė njerėzit me veprimet qė ndėrmarrin.

Ndėrsa motivet janė nxitėsit qė i shtyjnė ata tė veprojnė nė mėnyrė tė vullnetshme. Ekzistojnė lidhje tė ngushta midis qėllimeve dhe motiveve. Qėllimet lindin mbi bazėn e motiveve tė caktuara, tė cilat luajnė rol nxitės pėr aktivitete tė ndryshme.

Gjatė veprimtarisė mundet qė motivet dhe qėllimet tė mpleksen me njėri-tjetrin, bile edhe tė shndėrrohen nė njėri-tjetrin. Veprimet e vullnetshme tė thjeshta realizohen nė dy faza: pėrcaktimi i qėllimit dhe zbatimi.

Ndėrsa veprimet e ndėrlikuara kalojnė nepėr katėr faza: 1) faza pėrgatitore, 2) faza e zgjedhjes sė qėllimit dhe mjeteve, 3) faza e marrjes sė vendimit dhe e planifikimit, 4) faza e zbatimit tė vendimit.

Bazat fiziologjike tė vullnetit lidhen me reflekset e kushtėzuara, kinestetike qė formohen nė qendrat lėvizore tė pjesėve temporale tė trurit. Informacioni qė vjen kėtu nga analizatorėt e ndryshėm shėrben pėr lindjen e reaksionit lėvizor.

Lidhjet nervore midis qendrave lėvizore dhe pjesėve tė tjera tė trurit janė kushte pėr lindjen e veprimeve tė vetėdijshme tė njerėzve, pra tė veprimtarisė sė vullnetshme tė tyre.

Edhe sistemi i dytė i sinjalizimit luan rol tė rėndėsishėm nė frenimin e vullnetit dhe tė veprimeve tė vullnetshme. Nga frenimi i tyre mund tė kemi veprimtari afektive, e cila drejtohet tashmė nga qendrat subkortikale, kėshtu qė mund tė mos pajtohet me arsyen.

Si pėrfundim, mund tė thuhet se, bazat fiziologjike tė vullnetit janė sistemet e nderlikuara tė lidhjeve nervore tė pėrkohshme, ėshtė veprimtaria analitiko-sintetike e trurit, e cila realizohet nė kushtet e njė ndėrveprimi tė ndėrlikuar midis sistemit tė parė dhe tė dytė tė sinjalizimit, ku rėndėsi vendimtare ka ky i fundit. Kurse baza anatomike e tij gjendet nė hemisferat e trurit tė madh.

Mekanizmat e sistemit tė dytė tė sinjalizimit ushtrojnė ndikim rregullues nė sinjalet e sistemit tė parė dhe nė qendrat e subkorteksit, tė cilat drejtojnė lėvizjet e pavullnetshme.

Jon

1308


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psiqika e njeriut

Mesazh  Jon prej 06.07.08 22:46

Nė vetėdijen e njerėzve veprojnė nė ēdo kohė njė numėr i madh sendesh, objektesh dhe dukurish tė ndryshme nga mjedisi rrethues. Por ato e drejtojnė dhe e pėrqėndrojnė vetėdijen vetėm nė njė ose nė disa prej tyre, duke i pasqyruar ato saktė dhe qartė, ndėrsa tė tjerat ose nuk vihen re, ose pasqyrohen nė mėnyrė tė zbehtė dhe tė papėrcaktuar. Kjo realizohet nė sajė tė vėmendjes.

Dhe pikėrisht tė drejtuarit dhe tė pėrqendruarit e vetėdijes nė njė ose nė disa objekte ose lloje veprimtarie dhe shkėputja nga ēdo gjė tjetėr quhet vėmendje.

Ajo luan njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha proceset e veprimtarisė njohėse, sepse duke mos qenė proces psikik i veēantė, por njė anė e psikikės, nevojitet si gjatė perceptimit, ashtu edhe gjatė tė tė menduarit ose tė veprimtarive tė ēdo lloji tjetėr.

Vėmendja mund tė jetė e qėndrueshme (ruajtja pėr njė kohė tė gjatė nė njė objekt ose nė njė veprimtari tė caktuar), e paqendrueshme (paaftėsia pėr t’u pėrqėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė njė objekt ose nė njė veprimtari tė caktuar), e lėvizshme (aftėsia pėr tė kaluar me lehtėsi nga njė objekt ose veprimtari, nė njė tjetėr) dhe e shpėrndarė (aftėsia pėr tė kryer njėkohėsisht dy ose mė shumė lloje veprimtarish tė ndryshme). Vėmendja ka, gjithashtu, njė vėllim tė caktuar, i cili pėrcaktohet nga numri i objekteve qė pasqyrohen njėkohėsisht dhe me qartėsi nė vetėdijen e njerėzve.

Drejtimi i vėmendjes ka karakter zgjedhės qė do tė thotė se nga numri i madh i objekteve qė veprojnė mbi njerėzit, zgjidhen vetėm disa, nė tė cilėt pėrqendrohet veprimtaria e tyre psikike.

Tė drejtuarit e vėmendjes duket qartė sidomos gjatė kalimit tė saj nga njė objekt nė tjetrin. Ndėrsa tė pėrqendruarit e vėmendjes ėshtė procesi i thellimit tė veprimtarisė sė njerėzve, duke u larguar nga ēdo send, objekt ose fenomen, qė nuk ka lidhje me tė.

Nė sajė tė pėrqendrimit, objektet pasqyrohen mė qartė dhe mė saktė nė vetėdije dhe veprimtaria psikike kryhet nė mėnyrė tė organizuar e mė tė pėrpiktė.

Pėr disa psikologė vėmendja ėshtė e pavullnetshme ose pasive dhe e vullnetshme ose aktive Tė drejtuarit dhe tė pėrqendruarit e veprimtarisė psikike nė njė objekt pa ndonjė qėllim tė caktuar quhet vėmendje e pavullnetėshme ose pasive.

Nė kėto raste ajo shkaktohet ose tėrhiqet nga vetė sendet, dukuritė ose karakteristikat e tyre, qė veprojnė mbi njerėzit. Lindja e vėmendjes pasive kushtėzohet nga fuqia, ndryshimet e papritura dhe kontrasti ndėrmjet ngacmuesve, nga e reja qė sjellin objektet dhe dukuritė, nga emocionet qė shkaktojnė, nga interesi direkt pėr njerėzit dhe nga gjendja e tyre shpirtėrore.

Kurse vėmendja e vullnetshme ose aktive ėshtė tė drejtuarit dhe tė pėrqendruarit e vetėdijshėm tė veprimtarisė psikike mbi njė objekt me qėllim tė caktuar dhe nė mėnyrė tė organizuar.

Veēoritė e saj janė pikėsynimi (qėllimet dhe detyrat), karakteri organizues (parapėrgatitja) dhe qėndrueshmėria e lartė. Ka psikologė qė bėjnė fjalė edhe pėr vėmendje tė jashtme ose perceptive, kur objekti i vėmendjes ėshtė nė botėn e jashtme dhe pėr vėmendje tė brendshme, karakteristike vetėm pėr njerėzit, objekt i tė cilės ėshtė njohja e vetvetes, njohja e botės sė brendshme.

Vėmendja ka shprehjen e saj tė jashtme, qė shfaqet nė mimikėn e njerėzve, veēanėrisht nė shprehjen e syve, nė drejtimin e vėshtrimit etj.

Mekanizmi i vėmendjes konsiderohet si njė “filtėr” informacioni, qė frenon e largon disa impulse dhe pėrforcon tė tjerat, tė cilat i dėrgon nė korteksin e trurit tė madh. Kėshtu bėhet pėrzgjedhja e impulseve nervore, qė vijnė nė zonėn e vetėdijes sė qartė tė korteksit.

Njė funksion tė tillė e kryen formacioni retikular, i cili vendoset nė qendrat subkortikale. Kjo strukturė anatomike dhe funksionale e trurit, duke rregulluar gjendjen tonike tė korteksit tė hemisferave, luan njė rol tė madh nė organizimin e vėmendjes. Impulset nervore krijojnė njė vatėr me nxitshmėri optimale ose mė tė pėrshtatshme; pra kemi njė pėrqendrim tė nxitjes nervore nė disa sektorė tė caktuar tė korteksit dhe njė frenim tė sektoreve tė tjerė tė saj.

Ky fenomen lind nė bazė tė ligjit tė induksionit negativ, sipas tė cilit nxitja e disa qendrave tė korteksit shkakton frenim tė qendrave tė tjera. Nxitshmėria optimale lėviz nga njė sektor i korteksit nė tjetrin.

Nga ngacmuesit e shumtė, qė veprojnė nė sistemin nervor, formohen disa vatra nxitjeje nė korteks. Secila vatėr ka prirjen tė pėrhapet nė tė gjithė koren e trurit, duke u “ndeshur” me vatrat e tjera. Mė pas njėra prej tyre fillon e sundon mbi tė tjerat. Kjo vatėr nxitjeje quhet dominante dhe me tė lidhet puna e kthjellėt e vetėdijes.

Vetėdija ėshtė forma mė e lartė e veprimtarisė mendore, shkalla mė e lartė e pasqyrimit tė mjedisit rrethues nė trurin e njeriut. Nga ana fiziologjike, ajo ėshtė veprimtari nervore e njė pjese tė caktuar tė hemisferave tė mėdha, e cila ka njė farė eksitueshmėrie optimale. Ndėrkohė, pjesėt e tjera tė hemisferave ndodhen nė gjendje eksitueshmėrie tė ulėt.

Njė rol tė rėndėsishėm nė tonin e vetėdijes luajnė subkorteksi dhe formacioni retikular. Vetėdija ėshtė karakteristike vetėm pėr njerėzit dhe lind gjatė procesit tė zhvillimit tė tyre. Nė fillim formohet vetėdija pėr vetveten ose vetėdija autopsikike, mė vonė zhvillohet edhe vetėdija mjedisore ose alopsikike.

Forma e parė e vetėdijes i jep mundėsi njerėzve pėr tė pėrcaktuar dhe vlerėsuar madhėsinė, formėn dhe pozicionin nė hapėsirė tė pjesėve tė trupit, pėr tė ditur gjendjen shėndetėsore tė tyre, si dhe emrin, mbiemrin, seksin, moshėn etj. Kjo formė dėmtohet mė rrallė nga proceset patologjike, ėshtė mė rezistente ndaj tyre.

Kurse vetėdija alopsikike ėshtė aftėsia pėr tė njohur dhe vlerėsuar njerėzit, sendet e dukuritė e mjedisit rrethues, pėr tė pėrcaktuar vendin, kohėn, lėvizjen etj.

Personaliteti. Kuptimi mbi personalitetin ka filluar tė formohet qė nė kohėt e lashta. Atėherė personaliteti kishte kuptimin e maskės qė pėrdornin aktorėt nė skenė. Mė pas ky koncept u identifikua me rolin qė luanin ata nė pjesėt e ndryshme skenike.

Kurse me kalimin e viteve, me personalitet filloi tė nėnkuptohej roli i njerėzve nė jetėn shoqėrore, sipas funksioneve qė kryenin nė mjedisin social. Bile edhe nė ditėt e sotme, nė kuptimin shoqėror, personalitet quhet njė njeri i shquar, i cili jep njė kontribut tė rėndėsishėm nė fusha tė caktuara tė veprimtarisė njerėzore.

Prandaj nė jetėn e pėrditshme pėrdoren termat personalitet politik, ushtarak, shkencor etj. Kurse pėr shkencėn e psikologjisė personaliteti pėrbėn njė ndėr problemet themelore, boshtin e objektit tė saj.

Psikologėt pohojnė se e kanė tė vėshtirė tė pėrkufizojnė personalitetin. Ekzistojnė teori, pikėpamje e shpjegime tė ndryshme mbi kuptimin, strukturėn dhe zhvillimin e personalitetit.

Nė kėtė fushė kanė studiuar shumė figura tė mėdha, si Zigmund Frojd, Erik Erikson, Karl Jung, Alfred Adler, Albert Ellis, Gordon Allport etj., e megjithkėtė ende pėr kėtė problem nuk ka njė pėrkufizim tė pėrcaktuar dhe tė pranueshėm nga tė gjithė.

Nė vitin 1961 Allport shqyrtoi 50 pėrkufizime tė ndryshme mbi personalitetin, madje qė atėherė janė propozuar edhe shumė tė tjera. Sipas njė konceptimi, personaliteti pėrkufizohet si “shuma totale e tė gjitha gjėrave qė pėrbėjnė njė individ: veprimet, mendimet dhe ndjenjat”.

Por mė saktė personalitetin e pėrkufizojnė edhe si “modele tė dallueshme e tė qėndrueshme tė sjelljes dhe njohjes, qė karakterizojnė pėrshtatjen e njė personi nė jetė”. Kurse Singer thotė se “personaliteti pėrbėhet nga sjelljet publike tė njė personi, qė pėrfshijnė shprehjet verbale e jo verbale, motivet personale, mendimet dhe emocionet”.

Pėr psikologun Mischel personaliteti shihet si “modele tė pėrgjithshme, tė qėndrueshme e tė dallueshme tė sjelljes nė pėrgjigje tė njerėzve dhe ngjarjeve pėrreth, d.m.th. modele karakteristike tė sjelljes sė njė njeriu, qė nuk ndryshojnė nė njė mori situatash”.

Me rėndėsi tė veēantė pėr teoricienėt e personalitetit konsiderohen ato modele, tė cilat janė karakteristika tė marrėdhėnieve tė njė personi me njerėz tė tjerė.

Ndėrsa disa autorė theksojnė marrėdhėniet shoqėrore, kur pėrkufizojnė personalitetin si “modele relativisht tė qėndrueshme tė sjelljes qė dallojnė njerėzit, grupet dhe kulturat”.

Prej shumė vitesh te ne ka mbizotėruar koncepti materialist mbi personalitetin, sipas tė cilit “personalitet quhet ēdo njeri me vetėdije, konkret e normal, qė formohet nė kushtet e njė marrėdhėnie tė caktuar shoqėrore, qė zė njė vend nė shoqėri dhe qė kryen njė rol tė caktuar shoqėror”.

Pra, ai konceptohet si tėrėsi marrėdhėniesh shoqėrore dhe pėrbėhet nga bota e brėndėshme shpirtėrore, e cila zhvillohet nė procesin e pasqyrimit tė realitetit objektiv, tė veprimtarisė e tė praktikės shoqėrore.

Ndėrsa trashėgimia mendohet se ka tė bėjė vetėm me veēoritė individuale biologjike tė personalitetit, tė cilat kanė rėndėsi dhe luajnė rolin e tyre nė zhvillimin e personalitetit, por nuk e pėrcakojnė atė.

Nė bazė tė kėsaj teorie nė strukturėn e personalitetit kanė rėndėsi tė madhe botėkuptimi, idealet, bindjet, normat dhe rregullat morale, nevojat, motivet, interesat etj.

Mbi bazėn e kėtij konceptimi, kombinimi individual i cilėsive thelbėsore e tė qėndrueshme psikike tė personalitetit, tė cilat shfaqen nė sjelljet, nė qėndrimet dhe veprimet ndaj natyrės, ndaj shoqėrisė, ndaj njerėzve tė tjerė e ndaj vetvetes, quhet karakter.

Kurse si veēori individuale tė personalitetit konsiderohen interesat, aftėsitė, talenti, temperamenti dhe karakteri.

Pėrgjithėsisht duhet thėnė se qeniet njerėzore janė tė qėndrueshme, pėrsa i pėrket mėnyrės se si bashkėpunojnė me botėn, dhe sidomos me njerėzit e tjerė.

Stili i tė menduarit, i tė pėrjetuarit dhe i tė sjellurit zakonisht nuk ndryshon, ndėrkohė qė ato ballafaqohen me njė varg rrethanash dhe mjedisesh tė reja.

Termi personalitet i referohet karakteristikave tė qėndrueshme tė njė individi, tė cilat shfaqen nė mėnyrat e sjelljes nė njė varg tė gjerė rrethanash tė ndryshme.

Ai mund tė mendohet si i pėrbėrė prej karakteristikave mė tė kufizuara tė njohura si tipare, ekuilibri midis tė cilave pėrcakton personalitetin. Kėshtu kur njė person ėshtė i kujdesshėm, i vėmendshėm dhe i besueshėm mund tė thuhet se ka tipare obsesive, ashtu siē mund tė ketė tipare agresive njė tjetėr lehtėsisht i provokueshėm ndaj zemėrimit.

Shumica e personaliteteve kanė pėrzierje tė tipareve kontradiktore, por nganjėherė personalitetin e dominon njė tipar; p.sh. tipari social. Pėr njė njeri tė tillė mund tė themi se ka personalitet social dhe kuptojmė se ai ėshtė i shoqėrueshėm, miqėsor dhe i sjellshėm.

Pra llojet e personalitetit emėrtohen nė bazė tė tiparit mbizotėrues. Ndėrsa vlerėsimi i personalitetit mbėshtetet nė mėnyrėn se si e pėrdor kohėn e lirė njė njeri, nė marrėdhėniet nė punė e shoqėri, nė humorin e tij tė zakonshėm, nė karakterin, nė qėndrimet (ndaj fesė, shėndetit etj.) e nė standartet morale dhe nė veset e tij.

Mbi bazėn e njė vlerėsimi tė tillė, sipas disa autorėve, pėrcaktohen kėto tipe personaliteti normal: personaliteti obsesivo-kompulsiv, personaliteti histerik, personaliteti ciklotimik dhe depresiv, personaliteti i varur dhe personaliteti skizoid.

Nėse tiparet dominante janė aq tė theksuara sa tė shkaktojnė vėshtirėsi te personi vetė ose te njerėzit e tjerė, kemi tė bėjmė me patologji ose me ērregullim tė personalitetit (paranoid, skizoid, skizotipik, antishoqėror, kufitar, histerik, narcistik, shmangės, vartės, obsesivo-kompulsiv).

Kufiri midis personalitetit normal dhe ērregullimit tė personalitetit ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet.

Nga Prof Dr V.Kola

Jon

1308


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi