Truri

Faqja 1 e 11 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Truri

Mesazh  Jon prej 06.07.08 22:05

Truri



Truri i njeriut eshte i formuar nga Hindbrain , i cili eshte i vendosur ne basen e kafkes .

Medulla: eshte e vendosur ne maje te shtylles kurizore, dhe kontrollon frymemarrjen dhe reflektet.

Pons: eshte e vendosur siper medulles , dhe ka efektin e kontrollit te balances, degjimit.

Cerebellum : dy struktura rrumbullake te vendosura mbas pons , te cilat kordinojne levizjet e muskujve, te mesuarin dhe kujtesen.

Midbrain: e vendosur siper hindbrain, dhe kontrollon reflekset e syrit dhe te vesheve.

Forebrain: Mbulon hindbrain dhe midbrain dhe mbush pjesen me te madhe te kafkes.

Pjese e Forebrain eshte Cerebral Cortex e cila eshte struktura me e madhe e Forebrain dhe kontrollon eksperiencen dhe inteligjencen dhe eshte e lidhur gjithashtu me sistemin nervor.

Brocas's area: kontrollon aftesine tone per te folur ( demtimet ne kete pjese te trurit shkakton veshtiresi te lezuari dhe foluri edhe nese te demtuarit ne kete pjese te trurit e kane kuptuar se cfare ju eshte then atyre)

Wernicke's Area: controllon aftesine tone te kuptojme se cfare eshte thene tek ne( demtimet e kesaj pjese te trurit u shkakton njerezve moskuptimin e gjuhes se folur , mgjths ata vete mund te flasin rrjedhshem)

Truri gjithashtu eshte i perbere nga dy HEMISFERA ( e majte dhe e djathte) te cilat jane te lidhura me njera tjetren nga Corpus Callosum.
Corpus callosum lejon te dy hemisferat te ndajne informacione midis njera tjetres.
( p.sh. Dora e majte eshte e kontrolluar nga hemisfera e djathte e trurit)

Truri i majte : ka zonen e gjuhes, i cili luan nje role te rendesishem ne emocionet positive. ( njerezit me demtime ne zonen e djathte depresionohen shume shpejt dhe shume lehte, por gjithashtu kane veshtiresi te kuptojne gjuhen ) gjithashtu pjesa e djathte e trurit njihet per : llogjiken, krijmtarine , shkencat

Truri i djathte : luan nje role te madh ne procesin e emocioneve negative, luan role ne identifikimin e emocioneve tek njerezit e tjere. ( njerezit me demtime te trurit te majte nuk behen shpejt te depresionuar) gjithashtu pjesa e majte e trurit njihet per aftesi ne fantasi, music dhe krijmtari.

Ne pergjithesi hemisfera e djathte e trurit luan nje rol te madh . Sic e thashe me lart pjesa e majte e fytyres e cila eshte e kontrolluar nga pjesa e djathte e trurit , luan nje rol te madh ne shpehjen e emocioneve. Pra me nje fjale te permbledhur pjesa e majte e gojes tone " buzeqesh" dhe " shpreh merzitje" me shume se pjesa e djathte.

Si psh piktura e famshme e Mona Lizes nga Da Vinci po ta shikoni me vemendje ajo buzeqesh me pjesen e djathte te gojes se saj dhe ne nuk jemi mesuar te shohim njeres te buzeqeshin ne kete menyre prandaj dhe kjo gje ka bere qe te terheqi vemendjen tone.

Por , historianet kane teguar se Da Vinci e ka pikturar Mona Lisen duke e pare ne pasqyre prandaj ne kemi sot ne ditet tona intrigusen Mona Lisa me buzeqeshjen e saj ne anen e djathte.

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Truri

Mesazh  Neo prej 03.06.09 0:19

TRURI - "KY TOP MAGJIK"


I pėrbėrė nga miliona neurone, truri ėshtė organi mė i ndėrlikuar i ēdo gjallese. Shprehur figurativisht ai ėshtė mė i ndėrlikuar se cilido kompjuter i sotėm modern, pra njė superkompjuter biologjik

Pėr t'i kuptuar mė mirė sjelljet e njerėzve, duhet tė dimė mė shumė mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili ėshtė ai gjenerator aq i fuqishėm qė i fut nė funksion gjithė kėto procese psiko-fizike? Kush tjetėr, pėrveē trurit.

Truri ka tėrhequr gjithmonė vėmendjen, jo vetėm tė psikologėve tė sotėm, por edhe tė dijetarėve qė nga kohėt mė tė lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicėn e sjelljeve. I pėrbėrė nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerėzore) ėshtė organi mė i ndėrlikuar i ēdo gjallese. Shprehur figurativisht ai ėshtė mė i ndėrlikuar se cilido kompjuter i sotėm modern, pra njė superkompjuter biologjik. Sa pėr ilustrim, sėrish figurativ, mund tė themi se i tėrė rrjeti telefonik botėror, nė krahasim vėllimor me trurin, paraqet vetėm njė kokėrr fasuleje.

Truri ėshtė edhe pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e ndėrlikuar e sistemit nervor. Ai veēanėrisht luan rol shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e jetės psikike tė njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin nė pėrgjithėsi; bėn tė mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nėpėrmjet transmetimit tė impulseve nervore) dhe paraqet bazėn fiziologjike pėr tėrė jetėn psikike: pra, ėshtė bartės i tė gjitha proceseve psikike.

Pjesėt kryesore tė trurit janė tri: truri i madh, truri i mesėm dhe truri i vogėl, kurse pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e zhvilluar e tij ėshtė korja e trurit ose siē quhet ndryshe, korteksi. Nė zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet mė vonė dhe ajo paraqet rezultatet mė tė larta tė evolucionit. Sipėrfaqja e saj ėshtė rreth 2m2 dhe pėrmban rreth 14 miliard elemente qelizore.

Truri i tė porsalindurit ėshtė katėr herė mė i lehtė se ai i njeriut tė rritur. Deri nė vitin e gjashtė truri arrin pėrafėrsisht 90% tė peshės dhe tė proporcioneve tė tij pėrfundimtare. Kėshtu, ndėrmjet moshės 9 dhe 10-vjeēare, truri i fėmijės arrin tė ketė proporcion gati tė njėjtė me atė tė trurit tė tė rriturit. Gjithashtu, ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se pesha dhe mosha e trurit nuk ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me zhvillimin e inteligjencė. Truri peshon rreth 1.5 kg.

Forca e trurit

Siē u tha edhe mė lartė, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetėrsia e trurit. Njeriu mund tė arrij rezultate fenomenale nė moshė shumė tė re dhe shumė tė vjetėr. P.sh. Gogeni filloi tė merret me art pas moshės 30-vjeēare. Mikelangelo, veprat mė madhėshtore i krijoi nė moshėn 80-vjeēare. Edhe Pikaso veprat mė tė mėdha i krijoi nė vitet e 90 tė jetės.

Aleksandri i Madh i Maqedonisė i njihte me emėr tė gjithė ushtarėt e tij. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me tė gjithė pa pėrkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, pėr njė ditė i mėsoi tė gjithė emrat e anėtarėve tė senatit dhe tė shumė njerėzve tė tjerė tė Romės, me tė cilėt u takua.

Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qė nė moshėn 10-vjeēare e recitonte Kur'anin pėrmendėsh, ndėrsa nė moshėn 14-vjeēare edhe tė gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilin libėr qė e lexonte dy herė, mund ta pėrsėriste fjalė pėr fjalė.

Moxarti qė nė moshėn 14-vjeēare, nė kishėn e Shėn Pjetrit nė Romė, mbante mend gjatė kohės sė interpretimit gjithė muzikėn e njė muzikanti tė madh, notat e sė cilės ruheshin nė fshehtėsi. Indiania, Shakuntala Devi ishte pėr gjashtė sekonda mė e shpejtė se kompjuteri nė zgjidhjen e njė problemi tė ndėrlikuar matematikor (ėshtė fjala pėr vitet 80) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe nė dy pjesė: e majta dhe e djathta, kėshtu qė secila anė e trurit kontrollon pjesėn e kundėrt tė trupit: pra, nė qoftė se dėmtohet ana e majtė e trurit, pėson paralizė pjesa e djathtė e trupit dhe anasjelltas.

Kėrkimet mė tė reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn, japin dritė mė tepėr nė aktivitetin e kėtyre dy pjesėve tė trurit. Pjesa e majtė e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikėn, logjikėn, analizėn etj., ndėrsa pjesa e djathtė drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikėn, ritmin, fantazinė etj.

Sipas Ornshtajn-it, njerėzit qė janė mėsuar ta shfrytėzojnė njėrėn anė tė trurit, e kanė vėshtirė ta shfrytėzojnė edhe pjesėn tjetėr. Ėshtė interesante se kur njėra anė e trurit dėmtohet, atėherė e gjithė forca kalon nė anėn tjetėr. Por nė qoftė se shfrytėzohen tė dy pjesėt e trurit, shumėfishohet aftėsia deri nė gjenialitet.

Hulumtimet tek njerėzit, tė cilėt zakonisht konsiderohen artistė ose shkencėtarė tė mėdhenj dhe supozohet se kanė shfrytėzuar te dy pjesėt e trurit, japin kėto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencėtari mė i madh i kohės sė vet. Ai nuk ishte vetėm matematikan apo fizikan, por edhe ėndėrrues i madh, i cili pėr ėndėrrimet gati sa nuk u pėrjashtua nga kolegji.

Sipas fjalėve tė tij, Teorinė e relativitetit nuk e zbuloi, duke punuar nė tavolinė, por i shtrirė, duke shikuar diellin me sy gjysmė tė mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nėpėr qepalla, oscilonin duke u shpėrndarė nė mijėra rrezatime tė imėta. Ajnshtajni pyeti veten se si do tė dukej udhėtimi nė njė nga ato rreze tė diellit.

Kėshtu, fantazia e ēoi deri nė atė vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte tė shkonte, por imagjinata (ana e djathtė e trurit) dhe njohuritė shkencore (ana e majtė e trurit) e ēuan atė deri te zbulimi mė i rėndėsishėm i tė gjitha kohėrave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, njė ndėr piktorėt mė tė njohur tė kohės sė sonė, tregon se nė mėnyrė matematikore dhe gjeometrike e ka pėrshkruar atė qė ka dashur ta punojė, duke paraqitur me detaje marrėdhėniet specifike, tė cilat ka pretenduar t'i krijojė me ngjyrė, formė dhe vijė.

Ndoshta rasti mė i mirė pėr ilustrimin e forcės sė pėrbashkėt tė dy pjesėve tė trurit do tė ishte Leonardo da Vinēi, njė ndėr kokat mė kreative tė tė gjitha kohėrave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njėrėn dorė ka vizatuar, ndėrsa me tjetrėn ka shkruar shėnimet e tij. Ekspertėt qė janė marrė me punimet e Leonardos, thonė se pėr t'i pėrmbledhur tė gjitha punimet e tij, njė njeriu i duhet 40 vite punė e pandėrprerė, nga tetė orė nė ditė dhe atė, me njėrėn dorė tė shkruaj, ndėrsa me tjetrėn tė vizatojė.

Siē pamė edhe mė lart, kapaciteti i trurit ėshtė i pakufishėm. Sa ėshtė i pakufishėm aq ėshtė edhe i pazbuluar dhe misterioz ose me fjalė tė tjera, truri ėshtė i vetmi organ qė studion vetveten.

Konsiderohet se truri ėshtė njė ndėr krijesat mė tė ndėrlikuara dhe mė tė ēuditshme tė natyrės nė tokė dhe se ėshtė fare pak i shfrytėzuar. Sipas Prof. Toni Bizen, trurin e kemi nė funksion vetėm 1%, ndėrsa Karl Shishar jep mendimin se vetėm 10% e trurit shfrytėzohet, kurse pjesa tjetėr (90%) ėshtė njė gjigant i fjetur. Ndėrsa sipas njohurive mė tė reja, supozohet se ne shfrytėzojmė vetėm 4% nga numri i pėrgjithshėm i qelizave nervore.

Nga gjithė kjo qė u tha, del se truri posedon kapacitet tė pamatur, tė cilin asnjė tru elektronik, sė paku deri mė sot, nuk mund ta arrijė. Ai mund tė pranoj (teorikisht) deri nė 10 15% tė mendimeve.

Se sa ėshtė mundėsia e pamatur e pranimit tė informacioneve mund ta kuptojmė vetėm pėrmes rrugės sė krahasimit figurativ. Pėr t'u numėruar kjo madhėsi e informacioneve, njė njeriu i duhen 30 milion vjet punė tė pandėrprerė, ditė e natė, me shpejtėsi: njė informacion pėr njė sekondė; ose nėse e paramendojmė se secila pjesė e mendimeve ose ēdo informacion ėshtė nė madhėsinė e njė kokrre gruri, atėherė kjo masė e pamatur e grurit do tė mund tė vendosej nė njė depo, e cila do tė kishte lartėsinė 3 metra, gjerėsinė 5 metra dhe gjatėsinė 4500 km.

Nė koren e trurit, mendohet se ekzistojnė rreth 15 miliard qeliza, tė cilat po tė vendosen nė njė varg tė pandėrprerė, do tė formonin gjatėsinė rreth 100.000 km.

Se si funksionojnė ato qeliza nė tru, me biliona lidhjesh mes tyre ndoshta kurrė nuk do tė zbulohet.

Historia e zhvillimi i trurit

Siē e pamė edhe mė lart, truri ka tėrhequr vėmendjen e njeriut qė nga lashtėsia. Sipas shėnimeve historike, truri pėr herė tė parė pėrmendet nė njė papirus, tė cilin historianėt e mjekėsisė e konsiderojnė si librin mė tė vjetėr mjekėsor nė botė.

Ky papirus edhe u emėrtua si "Papirus Edvin Smith", sipas emrit tė personit, i cili e gjeti nė Ksar (Egjipt) mė 1862. Supozohet se ėshtė shkruar rreth vitit 1700 p. e. s. (1200 vjet para Hipokratit, babait tė mjekėsisė, nė formulėn e tė cilit edhe sot e kėsaj dite betohen mjekėt e rinj para se ta fillojnė kėtė profesion).

Truri pėrmendet edhe tek grekėt e vjetėr, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por edhe mė vonė, nė shkollėn e Alkesandriesė, 335 - 285 p. e .s., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan tė merren nė mėnyrė sistematike me trurin dhe qė atėherė zbulimet pėr trurin pėrparojnė ngadalė nėpėr shekuj deri nė ditėt tona.

Pėrsosja e pjesėve tė posaēme tė trurit, tek organizmat shtazorė gjatė evolucionit, vėshtirė mund tė shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaft herėt, qė nė kohėn kur janė formuar organizmat njėqelizorė.

Mund tė thuhet se tek shqisat organike ekziston njė substancė, e cila ka rolin e baterisė pėr shndėrrimin e rrezeve tė marra nė energji elektrike me forcė tė ulėt.

Tė gjitha kėrkimet pėr sistemin e komunikimit nėpėrmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazorė, vėrtetojnė se komunikimi kryhet posaēėrisht nėpėrmjet impulseve bioelektrike. Pėrshtypjet e jashtme mbarten nėpėrmjet shqisave (nė formė fotografish) nė qendrat pėrkatėse, ku njė pjesė e tyre mbeten pėrgjithmonė lidhje biokimike.

Pra, shqisat, jo vetėm tė njeriut, por edhe tė shumė gjallesave tjera, nuk janė gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesėn organizmat shtazorė nuk do tė bėnin shumė dallime. Ato nuk do e dinin kė e kanė mik e kė armik; nuk do tė mund tė kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht, ato do tė silleshin nė mėnyrė shumė instinktive.

Sipas shumė eksperimenteve me shtazė, tė cilave u ėshtė hequr truri i madh, ėshtė vėnė re se ato shtazė kanė treguar sjellje shumė tė pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund tė lėvizė shumė mirė, por nuk i njeh armiqtė e vet. Pėllumbi, pa trurin e madh, qėndron pa lėvizur si nje mumje, pra nuk tregon asnjė interes pėr ndodhitė qė zhvillohen rreth tij.

Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikėn. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesė ose inteligjencė dhe jeton deri nė tri javė. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanė sjellje gati normale. Kurse, fėmija pa trurin e madh, nė njė rast ka jetuar tri vjet e nėntė muaj, edhe pse nuk e ka njohur nėnėn e vet dhe nuk ka mundur tė mėsojė asgjė.

Ndėrsa tek njeriu, gjatė eksperimentimeve, kemi kėto rezultate: Ērregullimi i funksionit tė trurit tė vogėl ka si pasojė jostabilitetin e theksuar gjatė qėndrimit me sy hapur, luhatet tepėr, ėshtė jostabil, kurse symbyllur rrėzohet. Te ērregullimet apo ngacmimet e trurit tė mesėm, shkaktohet humbja e ndjenjės mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmėria e tepruar (hiperstezia). Ērregullimi i trurit tė madh, respektivisht i kores sė trurit, mund tė shkaktojė humbjen e plotė tė kujtesės ose tė shkaktojė rritjen maksimale tė saj.

Neokirurgu nga SHBA, Dr. Wait, arriti i pari tė izolojė trurin. Mbi 100 tru tė majmunėve, Wait-i arriti t'i ndajė nga kafka dhe t'i largojė nga truri dhe pėr orė tė tėra t'i mbajė nė jetė.

Ndėrsa tre shkencėtarė japonezė (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritėn qė disa tru macesh t'i ngrijnė deri nė -20ŗ C, t'i ruajnė nė frigorifer me ngrirje tė thellė dhe prapė t'i ringjallin. Kur arritėn ta ndajnė trurin nga trupi, atėherė lindi edhe ideja pėr mundėsinė e shartimit tė trurit.

Dr. Wait-i arriti i pari ta realizojė kėtė eksperiment qė nė vitin 1965 nėpėrmjet transplantimit tė trurit tė qenit. Prapė lindi pyetja: a mund tė bėhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotė se ai nuk do e bėjė i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a ėshtė kjo e drejtė apo jo.

Shkaqet e zhvillimit tė trurit nuk mund tė jenė vetėm dėshirat dhe aktivitetet e qenieve tė gjalla. Kushti, pothuajse kryesor pėr zhvillimin e trurit, ėshtė ambienti natyror, nė tė cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janė faktorė, nga tė cilėt varet edhe zhvillimi i shpejtė ose i ngadaltė i trurit.

Duhet tė theksojmė se, inteligjenca trashėgohet nga paraardhėsit nė masė shumė tė vogėl, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatė gjithė jetės. Pra, me tė drejtė fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumė ligje tė funksionimit tė trurit, e quajti atė "top magjik" dhe konsideroi se truri do tė mbetet fshehtėsia e natyrės, e cila e fundit do t'i zbulohet njerėzimit.

Pėrgatiti:Klarita Bajraktari

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1446


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Truri

Mesazh  FM prej 04.06.09 22:34

Misteret e trurit njerėzor

Ligjet matematikore tė njė studimi tė bazuar mbi probabilitetin

Prej shumė kohėsh, ne, qeniet njerėzore, kėrkojmė tė kuptojmė se si funksionon truri ynė, organi mė kompleks i universit deri mė tani. Sot dimė se nė ēfarė mėnyre ajo qė perceptohet nga shqisat tona kthehet mė pas nė sinjale elektrike, se si pjesėt e ndryshme tė trurit i pėrpunojnė kėto sinjale, si formohen kujtimet dhe se si i kontrollojmė muskujt.

Gjithashtu dimė se cilat pjesė cerebrale aktivizohen kur dėgjojmė dikė tė flasė, kur shohim njė pikturė, ose kur biem dakord pėr njė ēmim. Dhe kemi filluar tė kuptojmė mekanizmat e neuroneve nė bazėn e tė kuptuarit dhe tė proceseve qė marrin vendimet.

Por nuk kemi gjetur akoma mėnyrėn pėr t‘i bashkuar tė gjitha kėto teori dhe tė krijojmė njė tė vetme. Nė fakt, deri mė tani shkencėtarėt nuk kanė arritur tė formulojnė njė ekuivalent tė ekuacionit tė Skrodinger pėr fizikėn kuantistike, pra njė ligj matematikor qė pėrmbledh funksionimin e trurit. Dhe as nuk kanė njė projekt tė prekshėm nė pėrgjithėsi.

Por, nėse jemi kaq pranė pėr tė shpjeguar universin, pse truri njerėzor vazhdon tė jetė akoma kaq shumė i vėshtirė pėr t‘u kuptuar? Sepse ėshtė njė organ mė i vėshtirė dhe i komplikuar se njė sistem fizik. Ai ėshtė produkti i 500 milionė viteve evolucion.

Kryen shumė funksione, si arsyetimi, memoria, perceptimi, tė kuptuarit, vėmendja dhe emocionet (kėto sa pėr tė marrė disa shembuj) dhe pėrdor njė numėr tė pabesueshėm qelizash, lidhjesh dhe receptorėsh.

Pra, nuk na lejon ta pėrshkruajmė me njė ligj tė thjeshtė matematikor. Por kjo nuk i ka penguar ekspertėt shkencorė tė provojnė e tė provojnė sėrish. Nė kėto vitet e fundit ata kanė formuluar njė seri hipotezash pėr mėnyrėn me tė cilėn truri pėrpunon informacionet, me shpresėn pėr t‘i aplikuar mė tej nė makineritė inteligjente.

Por asnjė nga kėto ide deri tani nuk ka ngjallur entuziazėm tė madh. Por ndoshta njė ekip i Universitetit tė Londrės ka arritur tė zhbllokojė kėtė situatė. Karl Friston dhe kolegėt e tij kanė formuluar njė ligj matematikor, qė sipas disave mund tė jetė studimi mė i afėrt i teorisė unike.

Puna e tij e ka bėrė Stanislas Dehaene tė ndėrrojė mendje (ky i fundit, njė psikolog dhe neuroshkencėtar i "College de France" tė Parisit) mbi mundėsinė se ekziston njė ekuacion i Skrodinger pėr trurin.

Friston u nis nga njė teori qė ekzistonte mė parė, e cila e konsideronte materien gri si njė makineri pėr llogaritjen e probabilitetit nė gjendje tė bėjė parashikime tė vazhdueshme pėr botėn dhe t‘i rifreskonte nė bazė tė perceptimeve tė shqisave.

Kjo teori lindi nė vitin 1983, kur Xhefri Hinton, i Universitetit tė Torontos dhe Terri Sejnovski, qė nė atė epokė punonte nė universitetin "Johns Hopkins" tė Baltimorės, e pėrshkruan trurin si njė makineri qė i merr vendimet nė bazė tė stimujve qė vijnė nga bota e jashtme.

Nė vitet nėntėdhjetė, tė tjerė kėrkues hodhėn hipoteza se truri dijet e tij i ka pėrftuar me anė tė probabilitetit: nė vend tė llogarisė distancėn e njė objekti, duke pėrdorur njė numėr, ai e trajton atė si njė gamė tė mundshme vlerash, disa prej tė cilave janė mė tė mundshme se tė tjerat.

Truri pėrdor njė mekanizėm rrjedhimor pėr tė ndėrtuar modele gjithmonė e mė shumė precize pėr atė se ēfarė po ndodh tani dhe do tė ndodhė nė tė ardhmen, mendon Friston.

Me fjalė tė tjera, truri mendohet se llogarit mundėsitė me formulėn e Bayes (qė e merr emrin nga matematikani britanik i viteve 1700, Tomas Bayes), njė sistem pėr tė pėrditėsuar llogaritė e probabilitetit tė njė ngjarjeje nė bazė tė informacioneve tė reja.

Nga njė seri eksperimentesh mbi perceptimin dhe tė kuptuarit ėshtė zbuluar se njerėzit e llogarisin pozicionin ose shpejtėsinė e njė objekti nė lėvizje me njė metodė korrespondente me teorinė e probabilitetit tė Bayes.

Madje ėshtė vėrtetuar se truri formulon parashikime dhe i pėrditėson sipas teorisė sė Bayes. Pėr shembull, kur dėgjojmė dikė tė flasė, truri ynė nuk limitohet sė marri informacione, madje parashikon se ēfarė do tė dėgjojė tjetėr dhe modifikon nė mėnyrė konstante parashikimet e tij nė bazė tė informacioneve qė do tė marrė nė vazhdim.

Kjo influencon thellėsisht nė atė se ēfarė dėgjojmė dhe na lejon t‘u japim kuptim edhe fragmenteve tė bisedave ku nuk jemi pėrqendruar plotėsisht. Kapaciteti pėr tė bėrė parashikime dhe pėr t‘i rifreskuar ato duket si njė karakteristikė universale e trurit, qė vlerėson nė vazhdimėsi informacionet dhe i krahason me parashikimet e tij tė brendshme pėr tė krijuar njė kuptim.

Gjithsesi, ligji i Bayes nuk ėshtė njė rregull i pėrgjithshėm, por mė sė shumti ėshtė njė kompleksitet metodash qė bashkėveprojnė dhe pėrdorin teorinė e probabilitetit, si pėr shembull kuptimi i fjalėve, njohja e objekteve ose tingujve. Por askush nuk ka arritur deri mė tani t‘i unifikojė kėto teori dhe as tė shpjegojė pėrse turi funksionon kėshtu.

Por kėtu futen nė lojė kėrkimet e Friston, qė nė vitet nėntėdhjetė punonte bashkė me Hinton nė Universitetin e Londrės. Nė atė kohė Hinton kishte filluar tė eksploronte konceptin "energji e lirė", qė aplikohej nė rrjetet nervore artificiale.

Njė model qė vjen nga termodinamika dhe nga mekanika statike, ku tregon sasinė e energjisė sė vlefshme tė njė sistemi, si pėr shembull njė makineri me avull, qė ėshtė e barabartė pak a shumė me diferencėn ndėrmjet energjisė totale tė prodhuar dhe energjisė "sė panevojshme".
Hinton kishte kuptuar se energjia e lirė ishte ekuivalenti matematikor i diēkaje qė e njihte mirė: diferenca ndėrmjet parashikimeve tė bėra nga njė rrjet nervor artificial dhe perceptimet e tij reale.

Ai dėshmoi se ishte e mundur tė zgjidheshin disa problem mė tė rėndėsishme qė ishin shfaqur me makineritė, duke e konsideruar "gabimin nė parashikim" si energji tė lirė dhe e minimizoi atė.

Ndėrsa Friston shpenzoi shumė vjet pėr tė kuptuar nėse mund tė aplikohej i njėjti koncept nė funksionimin e trurit. Filloi tė kuptonte se pėrditėsimi konstant i llogaritjeve tė mundėsive mund tė shprehej edhe nė terma tė minimizimit tė energjisė sė lirė.

Nė vitin 2005 sugjeroi idenė se njė "princip i energjisė sė lirė" do tė shpjegonte tė paktėn perceptimin e shqisave. Le tė marrim njė shembull kur shohim diēka me bisht tė syrit.

Nė fillim nuk kuptojmė qartė se ēfarė ėshtė, ose pėr tė pėrdorur terminologjinė e Friston kuptojmė se ėshtė njė hapėsirė gabimi ndėrmjet asaj qė truri parashikon dhe asaj qė percepton.

Pėr tė zvogėluar kėtė hapėsirė gabimi, Friston mendoi se truri ka dy alternativa: tė ndryshojė parashikimin e tij, ose tė ndryshojė mėnyrėn me tė cilėn mbledh tė dhėnat nga ambienti pėrreth.

Nėse zgjedh tė dytėn, do ta kthejmė kokėn instinktivisht pėr ta vendosur objektin nė qendėr tė fushėpamjes tonė. Kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė pakėsuar sa mė shumė mundėsinė pėr t‘u vėnė nė befasi. Ndėrsa nga kėndvėshtrimi matematikor, energjia e lirė ėshtė gjithmonė superiore ndaj befasisė.

Pra, nėse mund ta pakėsojmė nė minimum, do tė jemi nė gjendje tė evitojmė pėrballje tepėr tė shpėrqendruara me botėn e jashtme.

Nė ato kohėra, Friston zhvilloi principin e energjisė sė lirė pėr tė shpjeguar perceptimin, por tani mendon se kjo mund tė shtrihet edhe nė tipe tė tjera procesesh cerebrale.

Sipas tij, nė fakt, sot ēdo veprim i trurit ka tendencėn pėr tė minimizuar energjinė e lirė, ose gabimin e parashikimit: nė brendėsi tė tij do tė ndryshojnė tė gjitha ato qė mund tė eliminojnė gabimet e parashikimeve, qė nga aktivizimi i neuroneve, deri te lidhjet e tyre, nga lėvizjet e syve e deri te vendimet e marra nė jetėn e pėrditshme.

Marrim si shembull elasticitetin e neuroneve, qė si ide tashmė ėshtė pranuar nga shumė shkencėtarė se, duke fituar eksperiencė, truri modifikon rrugėt e tij tė brendshme dhe gjithashtu lidhjet e tij.

Kjo teori, e propozuar nė vitet 1940 nga psikologu kanadez Donald Heb, konsiderohet si mekanizmi me bazė nė tė kuptuarin dhe memorien. Principi i Frinston e shpjegon kėtė proces duke pėrshkruar neuronet se si ndėrveprojnė me njėri-tjetrin kur pėrballen me njė stimul tė ri. Neuroni A "parashikon" se neuroni B do tė reagojė ndaj stimulit nė njė mėnyrė tė caktuar.

Dhe nėse parashikimi ėshtė i gabuar, neuroni A do tė modifikojė forcėn e lidhjes sė tij me neuronin B, pėr tė pakėsuar hapėsirėn e gabimit.

Praktikisht, truri do tė modifikojė parashikimet e tij tė brendshme, deri sa ta pakėsojė gabimin nė minimum dhe rezultati ėshtė krijimi i njė arsyetimi ose magazinimi i njė kujtimi.

Nė teori, gjithēka shkon mirė, por si do tė dimė nėse truri real funksionon pikėrisht kėshtu? Pėr t‘iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, Friston dhe tė tjerė kėrkues janė pėrqendruar nė koren e kokės, shtresa prej tre milimetrash qė formon sipėrfaqen e jashtme tė trurit.

Ajo ėshtė qendra e funksioneve "tė larta", si tė njohurit, tė kuptuarit, perceptimi dhe tė folurit.

Ka njė anatomi precize, njė hierarki shtresash me neurone, ku ēdokush prej tyre ėshtė i lidhur me neuronet e niveleve tė tjera. Friston ka krijuar njė simulim kompjuterik tė kores sė kokės me shtresa neuronesh, qė marrin dhe transmetojnė sinjale: ato qė shkojnė nga nivelet mė tė larta drejt niveleve mė tė ulėta pėrfaqėsojnė parashikimet e brendshme tė trurit, ndėrsa ato qė shkojnė nė sensin e kundėrt pėrfaqėsojnė perceptimet sensoriale.

Kur vjen njė informacion, neuronet e nivelit tė lartė rregullojnė parashikimet e tyre nė bazė tė teorisė sė Bayes. Mund tė duket si njė simulim abstrakt, por ka njė qėllim konkret: kjo i lejon shkencėtarėt tė kuptojnė se cilat skema duhet tė kėrkojnė nė trurin njerėzor.

Nė vitin 2007, ekipi kėrkimor pėrdori imazhe tė marra nga rezonancat magnetike pėr tė ekzaminuar se ēfarė ndodh kur sytė tanė janė duke parė.

Vullnetarėt shikonin dy seri pikash nė lėvizje, tė cilat ndonjėherė lėviznin nė sinkroni dhe disa herė nė mėnyrė mė tė ērregullt. Skema e kėtij aktiviteti korrespondonte mjaft mirė me modelin e Friston dhe kėshtu u vėrtetua hipoteza se sinjalet qė shkojnė nga lart poshtė vlejnė pėr tė korrigjuar ndjeshėm gabimet e parashikimeve.

Madje ėshtė vėrtetuar se e njėjta gjė vlen edhe pėr sinjalet akustike. Por disa tė tjerė nuk besojnė se principi i "energjisė sė lirė" ėshtė i vlefshėm. Gjithsesi, ka shumė pėr t‘u punuar, por deri mė tani puna e Friston ėshtė ajo mė shpresėdhėnėsja. Do tė duhet kohė pėr tė vlerėsuar punėn e tij, por deri mė tani ajo mbetet hipoteza mė e rėndėsishme.

Pjesa mė e madhe e modeleve tė tjera ėshtė tepėr e limituar, duke marrė nė konsideratė vetėm njė aspekt tė funksionimit tė trurit. Ndėrsa ai i Friston i afrohet mė shumė njė teorie tė pėrgjithshme, asaj ēfarė tė gjithė shkencėtarėt duan tė formulojnė.

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Truri

Mesazh  FM prej 04.06.09 22:36

Misteret e mendjes

Misteret e mendjes mbledhin shkencėtarėt dhe fetarėt pėr tė zbuluar fuqinė e njeriut! Si pėrmirėsohet ērregullimi hiperaktiv i deficitit tė vėmendjes? Pėr herė tė parė bashkohen nė njė studim njerėz tė rėndėsishėm nga dy grupe tė kundėrta tė shoqėrisė: shkenca dhe feja.

Kėtė e ka realizuar e para qendėr nė botė qė merret me studimin e ndėrgjegjes sė njeriut, Qendra Oksford pėr shkencėn e mendjes (OXSCOM). Mendja e njeriut, edhe pse me pėrmasa tė vogla, ėshtė burim i njė pafundėsie misteresh.

Me anė tė fantazisė apo besimit ajo jo vetėm mund tė prodhojė histori, por edhe mund tė shėrojė sėmundje apo dhimbje qė hasen kur nuk ka shkaqe tė pėrgjithshme pėr to (dhimbjet neuropatike).

Por tė dy kėto grupe nuk kanė qenė nė gjendje tė shpjegojnė saktėsisht ekzistencėn e disa njerėzve anormalė, qė thuhet se mund tė shndėrrohen nė kafshė apo mund t'i mbijetojnė kohės.

Edhe pse kanė qindra vjet qė diskutohen, ata akoma quhen pjellė e fantazisė sė njeriut. Qytetarėt e thjeshtė, qė janė viktimat e fenomeneve tė tilla, shpeshherė i bien ndesh kėtij opinioni prej "ekspertėsh".

Vampirėt kafshojnė jashtė Brumit

Mitet urbane rastėsisht po i shtyjnė paksa kufijtė e besimit, por pėr njerėzit e Birminghamit nuk ėshtė e lehtė tė qeshin me mundėsinė se njė vampir po strehohet nė qytet.

Historitė e njė njeriu qė krekoset rrugėve, duke zhytur dhėmbėt tė kalimtarėt, filluan tė shfaqen nė zonėn Uard End tė qytetit muajin e kaluar.

Sipas zėrave, ai kafshon njė njeri qė ecėn nė rrugė, mė pas u hidhet banorėve tė afėrt qė vijnė nė ndihmė tė tij. Media lokale ėshtė "pėrmbytur" me thirrje nga banorėt e qyteteve Saltlei, Smoll Heth dhe Alum Rok, qė kanė dėgjuar pėr sulmet dhe njerėzit e kafshuar qė kanė dalė pėr ndihmė para dyerve tė tyre.

Policia e Uest Midlandsit beson se ata po ndikohen nga njė rrėfenjė se sa nga njė gjakthithės qė sillet rrotull.

"nė nuk kemi marrė mė thirrje nga banorė qė ankohen e janė kafshuar. Kjo duket se ka qenė njė mit urban", tha njė zėdhėnės nė "Birmingham Evening Mail". Ata qė deklarojnė se kanė parė njė sulmues, thonė se ai ėshtė i zi dhe afėr tė tridhjetave. Edhe pse policia mendon se ai ėshtė njė lugat, disa banorė nuk janė tė sigurtė se duhet ta besojnė kėtė.
Opinione

"Ajo qė kam dėgjuar ėshtė se ka njė burrė qė del rrugėve dhe sulmon njerėzit si qen i tėrbuar dhe i kafshon ata", tha Xhozefina Mekneli, qė punon nė pubin "Old Barlei Mou" nė Uard End. "Tė bėn tė dridhesh".
"E dėgjova historinė tė berberi dje", tha Atė Antoni Rohan, i kishės "Holy Family Catholic" nė Smoll Heth. "Ata mė pyetėn nėse unė besoj nė vampirėt dhe unė u pėrgjigja jo. Mė pas shitėsja e ėmbėlsirave mė shpjegoi gjithēka. Nuk jam i shqetėsuar, mendoj. Kam njė tufė me kryqe nė shtėpi".

Testi biologjik pėr ērregullimin e vėmendjes

Ėshtė zhvilluar testi i parė pėr ērregullimin hiperaktiv tė deficitit tė vėmendjes (ADHD).

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Truri

Mesazh  Jon prej 27.10.09 22:45

Truri, arma moderne e sė ardhmes




Njė nga drejtimet nė tė cilat bėhen prej vitesh kėrkime ėshtė fuqia misterioze e trurit tė njeriut. Ky ėshtė njė drejtim, qė gjithnjė ka tėrhequr vėmendjen e shteteve tė zhvilluara dhe tė qeverive qė ata drejtojnė.

Para disa dekadash e mė tutje, shumė njerėz qė kishin aftėsi tė rralla psikike, filluan tė shiheshin mė seriozisht nga shkenca. Ata nuk ishin mė njerėz qė thonin broēkulla, por ishin njerėz qė mund tė dinin gjėra qė askush nuk imagjinonte.

Bėhej fjalė pėr njerėz, tė cilėt arrinin qė tė bėnin parashikime apo arrinin tė shikonin vende tė ndryshme, me anė tė vėnies nė funksion tė trurit tė tyre, duke kryer njė lloj udhėtimi intuitiv, nė tė cilin arrinin qė tė shikonin realisht vende e persona.

Ky duket si njė skenar filmash fantastiko-shkencor, por realisht ėshtė njė e vėrtetė e thellė, e cila tregon se njeriu ka aftėsi tė pashfrytėzuara, tė cilat tė ēojnė deri nė nivele tė tilla, qė tė kujtojnė fuqitė e mbinatyrshme tė faraonėve tė lashtė.

Por ē'ėshtė kjo teknikė, ēfarė kryen, kush mund ta arrijė, a janė tė tėrė njerėzit tė aftė qė tė kenė fuqi, tė cilat momentalisht konsiderohen paranormale, utopike apo tė paarritshme?

Amerikanėt e quajnė "Remote Viewing" (Shikim nė distancė) RV. Nė fokusin e instituteve tė ndryshme, ka kohė qė ėshtė vendosur nė qendėr tė optikės aftėsia e kėtyre njerėzve, qė arrijnė qė tė shohin nė distancė mijėra kilometrash atė qė ndodh, duke pėrdorur fuqinė e trurit tė tyre.

Kjo ėshtė njė aftėsi psikike qė tė lejon tė perceptosh vende, persona dhe veprime, gjė tė cilėn e bėn pa ndihmėn e asnjėrės prej shqisave (tė paktėn kėtyre qė njihen).

RV shpeshherė quhet edhe doktrina psikike. Ėshtė nė kufijtė e tė pabesueshmes ajo qė mund tė arrijnė ata qė praktikojnė diēka tė tillė. Nuk ka kufi pėr kėta njerėz. Ata arrijnė qė tė monitorojnė me anė tė trurit tė tyre ēdo gjė nė galaksinė tonė.

Mund tė shohin nėn shtresa toke, njė mal nė Jupiter, njė fėmijė tė humbur, njė trup tė varrosur diku, njė njeri qė mbahet peng me mijėra milje larg, mund tė shohin brenda Pentagonit, Kremlinit, Vatikanit etj. Pėr ta nuk ka kufij.

Ingo Swann dhe Harold Sherman kanė pohuar qė tė kenė kryer RV tė sipėrfaqes sė Mėrkurit dhe tė Jupiterit. Ky eksperiment u zhvillua mė 27 prill 1973. Dr.Russell Targ dhe Dr. Harold Puthoff, studiuan Ingo Swann dhe Harold Sherman, me qėllim vėrtetimin e saktėsisė sė informacionit qė ata pohonin se shikonin me anė tė trurit, si dhe studimin e fenomenit.

Ata arritėn qė tė shohin sipėrfaqet e planeteve nė fjalė dhe bėnė edhe vizatime qė tė tregonin atė qė ata kishin parė. Mėnyra qė do tė vėrtetohej apo do tė hidhej poshtė njė gjė e tillė ishte verifikimi i tė dhėnave, duke i krahasuar me ato qė vinin nga burimi mė i besueshėm nė kontrollin e hapsirės qiellore, NASA. Sondat "Mariner 10" dhe "Pioneer 10", kishin kryer kėrkime dhe kishin fiksuar pamje tė planeteve, tė cilat u krahasuan mė tė dhėnat qė sollėn dy personat, qė pohuan se kryen njė udhėtim mendor deri nė ato planete.

U hapėn diskutime tė ndryshme dhe, duke krahasuar ato qė kėta njerėz treguan se kishin parė, u kundėrshtua vėrtetėsia e tyre, sepse 46% ishin informacion i pasaktė. Gjithsesi nuk u arrit tė shpjegohej se si ishte e mundur qė arritėn tė tregonin 50% informacion tė saktė (gjithnjė nėse ka qenė kaq e jo mė shumė).

Nga studime qė u bėnė nė kėtė drejtim ėshtė arritur nė njė shifėr tė tillė ku ndoshta njė nė 65 persona qė ushtrojnė RV, mund tė arrijė qė tė kryejė udhėtime yjore psikike, pra, duke pėrdorur fuqinė mendore. Nė kėto udhėtime thyhen barrierat kohė hapėsirė dhe mund tė kryesh ėndrrėn e tė gjithė njerėzve, udhėtimin nė kohė, pavarėsisht se jo fizikisht, por vetėm mendėrisht.

Kėto pėrfundime janė shokuese, por shumė studies edhe pse nuk kanė arritur qė tė japin shpjegime pėrfundimtare nė lidhje me to, nuk i mohojnė si fenomene.

Gjithsesi nė kėtė eksperiment tė vitit 1973, udhėtimi yjor qė kryen ata dy individė ishte shumė i shpejtė dhe mendohet se, ndoshta mund tė kenė lėvizur edhe nga njė galaksi nė tjetrėn, pasi qė tė kontrollosh aftėsi tė tilla duhet shumė praktikė dhe njė kohė e gjatė qė tė ushtrohesh duke zbatuar njė disiplinė tė hekurt.

Gjithsesi, duke krahasuar tė dhėnat qė ata dhanė para 30 e ca vjetėsh, me ato tė sotmet, ėshtė arritur nė pėrfundimin se ata njerėz e kanė kryer njė udhėtim tė tillė.

Gjithsesi njė rast i ngjashėm, pra i njė njeriu qė kishte aftėsi tė tilla tė rralla gjendet edhe nė vitin 1958, ku mė vonė u bė edhe njė libėr pėr tė. Ai quhej Kuda Box dhe ishte njė indiano-amerikan.

Arrinte qė tė lidhte disa metra fasho apo ēdo lloj cope tjetėr, rreth syve dhe tė gjente ngjyra objektesh pas shpinės sė tij, tė lexonte libra pa i parė fare, tė shikonte foto revistash edhe pse ishin nė cepin tjetėr tė dhomės e pas shpinės sė tij.

U quajt njeriu me sytė me rreze X, por sigurisht qė nuk u mor seriozisht. Ai nuk kėrkoi kurrė qė tė bėnte reklamė pėr atė qė ai kryente dhe pėr fuqinė qė kishte. Personi qė shkroi pėr tė ishte studiues dhe gjithnjė besoi te fuqia e Kudės. Mendohet se tė tėrė njerėzit mund tė arrijnė diēka tė tillė, por duhet ditur mėnyra e ēlirimit tė njė fuqie tė tillė.

Nė kėrkime tė ndryshme qė janė bėrė pėr tė mėsuar zanafillėn e kėtij fenomeni, ėshtė vėrejtur se nė disa tempuj priftėrinjsh nė Tibet, apo edhe nė Indi ekzistojnė njerėz qė kanė njė aftėsi tė tillė nė shkallė superiore.

Gjithsesi, edhe pse ėshtė pjesė e kulturave tė lashta, ky fenomen, tė paktėn pėr aq sa dihet, ka filluar qė tė studiohet seriozisht nė 40 vitet e fundit. CIA dhe US Army, kanė investuar nė projekte tė veēanta qė merren me kėrkime nė drejtimin e RV. Programi, i cili merret me kėrkime nė kėtė fushė quhet "Stargate". Sigurisht qė ky ėshtė njė prej atyre programeve kėrkimorė qė mban mbi vete vulėn "TOP SECRET".

Njerėzit qė janė pėrfshirė nė kėtė program u vunė nė lėvizje gjatė identifikimit tė vendndodhjes se Gedhafit tė Libisė, mbi tė cilėn Forcat Ajrore amerikane bombarduan me precizion. Njė tjetėr lėvizje e tyre ėshtė edhe evidentimi i njė vendndodhje tė njė avioni nė Afrikė.

Edhe pse kjo eksperiencė ėshtė deri diku e pabesueshme, media nuk ėshtė treguar kurrė skeptike nė lidhje me kėtė realitet. Tipik ėshtė raporti i zonės Sacramento.

Nė 28 nėntor tė vitit 1995, stacioni televiziv Chanel 10, do tė prezantonte Alan Frio dhe Beth Ruyak si "evidenca tė reja emocionuese", tė cilat provojnė ekzistencėn dhe realitetin e fenomenit RV. E njėjta histori do tė rrėfehej edhe nga 'Sacramento Bee' dhe 'Associated Press' nė njė artikull mbi "Stargate", shkruajtur nga Richard Cole.

"Njė praktikues i talentuar i RV, pikturoi mulli me erė, ndėrkohė qė personi qė iu kėrkua qė tė shikonte, gjendej pikėrisht nė njė fermė me mullinj me erė nė Altamont Pass, nė njė distancė tė konsiderueshme nga vendndodhja e tė parit", shkruan Cole.

Shikuesi i talentuar ishte Joe McMoneagle, njė ish-pjestar nė projekte ushtarake tė kėsaj natyre. Cole nuk ishte njė vėzhgues i thjeshtė, pasi shkrimin e tij ai e bazon nė referencat e Dr. Jessica Utts dhe tė njė profesori tė Universitetit tė Kalifornisė, Davis, i cili gjithashtu kishte punuar pėr qeverinė nė njė projekt tė kėrkimeve tė natyrės psikike.

Nė emisionin televiziv tė Channel 10, Dr. Utts, konfirmoi se kishte arsye tė shėndosha qė tė besohej se Joe McMoneagle kishte fuqi tė mėdha psikike. Ai kishte shėrbyer nė ushtrinė amerikane pėr mė shumė se 16 vjet.

Ai ka deklaruar, se ka ndihmuar qė tė lokalizohet vendndodhja e pengjeve tė marra nga Irani, nė periudhėn kur ishte President Xhimi Karter. Tashmė ai ėshtė njė kėshilltar psikik.

Nė sajė tė pikturave qė ai i dha Dr. Utts, kjo e fundit pohoi se ai kishte kryer njė udhėtim tė tillė, pra kishte praktikuar RV. Ishte njė lloj eksperimenti ku njė person u dėrgua nė distancė miljesh pėr t'u gjetur dhe pėr t'u pėrshkruar vendi nė tė cilin ai ndodhej.

McMoneagle ėshtė vetėm njė nga njerėzit qė kanė aftėsi tė tilla, tė cilėt u studiuan nga Targ dhe Puthoff nė Stanford Research Institute (SRI) nga 1973 deri nė vitin 1989 e mė pas, nga Science Applications International Corp., e cila bėri kėrkime nė kėtė drejtim nga 1992 deri nė 1994.

Mark Mansfield, zėdhėnės i CIA-s, do tė deklaronte se CIA, ėshtė duke marrė nė konsideratė edhe njė herė projektet qė kanė tė bėjnė me fenomenet parapsikologjike, dhe mbi tė gjitha me RV, pėr tė pėrcaktuar rolin e tyre pėrfundimtar nė shėrbim tė shėrbimeve inteligjente.

Ai vinte nė dukje se programi "Stargate" nuk ishte mė ai i dikurshmi dhe ishte ndėrprerė prej kohėsh. Gjithsesi janė rreth 60 studiues tė psikikės qė kanė dhėnė kontribut njėherėsh pėr projektet qeveritare. Njė prej tyre, David Morehouse, u rekrutua kur mori nje plumb nė kokė nė Jordani dhe pas kėsaj, filloi qė tė kishte vizione dhe makthe, njėlloj sikur ti pėrjetonte sė gjalli. Ai shkroi edhe librin "Luftėtari Psikik". Shembuj tė tillė ka plot dhe mendohet se ka akoma mė shumė, nga ata qė nuk deklarojnė gjė fare, pasi ėshtė njė eksperiencė e pabesueshme dhe shpesh herė edhe bezdisėse pėr atė qė e ushtron.

Pėrveē njerėzve qė arrijnė tė aktivizojnė RV pas aksidentesh ose vuajtjesh fizike tė rastėsishme, ka edhe nga ata qė nė sajė tė njė disipline tė fortė dhe rregullash arrijnė tė bėhen "shikues".

Kėto janė disa nga projektet mė ambiciozė e mė sekretė, jo vetėm nė Amerikė, por edhe nė shumė shtete tė tjera. Njė gjė ėshtė e sigurt, e vėrteta ėshtė mė e pabesueshme se fantazia.

K.Bajraktari

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 11 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi