Mitologjia etruske

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia etruske

Mesazh  Jon prej 06.07.08 21:51

Mitologjia etruske

Etruskėt mendohet tė kenė migruar nga Azia e Vogėl nė Italinė Qendrore rreth shekullit VIII para Krishtit.

Shteti i tyre pėrbėhej nga njė lidhje qytetesh dhe pėrfshinte hapėsira si Etruria , Lacio, Kampania. Etruskėt themeluan Romėn.

Rreth vitit 500 p. Krishtit, Lacio shpalli pavarėsinė, ndjekur nga Roma dhe qytete tė tjera.

Etruskėt e humbėn pavarėsinė e tyre nė shekullin IV para Krishtit dhe u pėrfshinė brėnda Republikės Romake nė vitin 265 para Krishtit.

Megjithatė ndikimi i tyre u pėrcoll nė kulturėn romake nėpėrmjet ligjeve, arkitekturės, ritualeve, etj.

Aita

Zot etrusk i botės sė pėrtejme. Ėshtė identik me zotin grek Had dhe zotin romak Pluton.

Alpan

Pėrėndeshė etruske e dashurisė dhe e botės sė pėrtejme. Paraqitet krejtėsisht e zhveshur.

Ani

Zot etrusk i qiellit qė jeton nė parajsėn mė tė lartė (nė veri). Paraqitet shumė i ngjashėm me zotin romak Xhano.

Aplu

Zot etrusk i rrufeve dhe i bubullimave. Aplu paraqitet zakonisht me njė kurorė dafinash mbi kokė. Nė njerėn dorė mban njė shkop, kurse nė tjetrėn njė degė dafine. Ėshtė i ngjashėm me zotin grek Apollon.

Artume

Pėrėndeshė etruske e natės dhe e vdekjes por edhe mishėrim zhvillimit tė i natyrės. Mund ta krahasojmė me pėrėndeshėn greke Artemida.

Atunis

Versioni etrusk i zotit grek Adonis. Gjendet shpesh nė shoqėrinė e perendeshės sė dashurisė Turan.

-E-
Evan

Pėrėndeshė etruske qė mishėron pavdekshmėrinė e njeriut.

-F-

Februus

Zot etrusk i botės sė pėrtejme e njė nga zotat e purifikimit. Muaji Shkurt, qė pėr tė ishte i shenjtė, ka marrė edhe emrin prej tij.

Feronia

Pėrėndeshė etruske e zjarrit dhe e pjellorisė.

Fufluns

Njė nga zotat etruskė tė bimėsisė, tė gjallėrisė dhe haresė, bir i pėrėndeshės sė tokės Semia. Ka shumė ngjashmėri me Dionisin dhe Bakun, zotat pėrkatėsisht grekė dhe romakė tė verės.

-H-
Horta

Pėrėndeshė etruske e bujqėsisė.

-K-

Kautha

Zot etrusk i diellit, i njohur edhe me emrin Kath. Zakonisht paraqitet duke dalė prej oqeanit.

Karun

Perndia varkėtar tek etruskėt, pra i barazvlershėm me Karontin e grekėve. Megjithatė pėr nga pamja ta kujton fare pak varkėtarin e grekėve.

Nė tė vėrtetė Etruskėt e pėrfytyronin Karunin me lėkurė tė kaltėreme, hundė kėrrute dhe veshė si tė kalit. I armatosur me njė topuz, ai ishte i pranishėm nė vdekjen e njerėzve, tė cilėn, simbas rastit, edhe e nxiste.

Demon etrusk i vdekjes qė mundon shpirtėrat e tė vdekurve nė botėn e pėrtejme. Ėshtė edhe roje i hyrjes nė botėn e tė vdekurve.

Ėshtė i ngjashėm me grekun Karon. Karuni paraqitet me hundė tė pėrkulur, veshė me majė dhe pėrgjithėsisht i paisur me flatra. Arma e tij ėshtė ēekiēi, me tė cilin u shkakton vdekjen viktimave tė veta.

Kulsu

Demon femėror etrusk, roje nė hyrjen e botės sė pėrtejme. Armėt e tij janė njė vravashkė dhe njė palė gėrshėrė.

-L-

Laran

Zot etrusk i luftės. Paraqitet si njė djalė i ri lakuriq qė ka vetėm njė pėrkrenare nė kokė dhe njė heshtė nė dorė.

Lasa

Nė mitin etrusk janė hyjni femėrore dhe roje tė varreve. Gjenden shpesh nėn shoqėrinė e Turan-it, perendeshės sė dashurisė. Kėto hyjnesha herė paraqiten me flatra e herė pa flatra. Cilėsitė e tyre mishėrohen nėpėrmjet pasqyrave dhe kurorave tė luleve.

Losna

Hyjneshė etruske e hėnės.

-M-

Mania

Sė bashku me Mantus ėshtė rojtari i botės sė pėrtejme.

Mantus

Njėri nga zotat etruskė tė botės sė pėrtejme, emri i tė cilit lidhet me qytetin e Mantuas.

Menrva

Versioni etrusk i hyjneshės greke Athina dhe i pėrfytyruar nė mėnyrė tė ngjashme (me pėrkrenare, shtizė dhe shqyt). Krejt si Athinaja, Menrva ėshtė lindur nga koka e njė zoti, qė nė kėtė rast ėshtė Tinia. Bėn pjesė nė njė trini me Tinia-n e Uni-n. Ėshtė pararendėse e hyjneshės romake Minerva.

-N-

Nethuns

Zot etrusk i ujit, nė fillim puseve por mandej edhe i detit. Paraqet shumė ngjashmėri me zotin grek Poseidon dhe pararendės i atij romak, Neptunit. Cilėsitė e tij manifestohen nėpėrmjet cfurkut tridhėmbėsh, spirancės, kalit tė detit dhe delfinit.

S-

Selvans

Zot etrusėk, pararendės i zotit romak Silvanus.

Sethlans

Emri etrusk i i zotit tė zjarrit, i barazvlershėm me Hefestin grek dhe Vullkanin romak. Cilėsia e tij ishte rrufeja.

-T-

Tages

Hyjni etrusk qė zotėron dijen. Shfaqej prej njė brazde kur ara ishte e sapolėruar dhe u mėsonte etruskėve, tė mbledhur sė bashku, artin e hyjnitetit dhe atė tė falltarėve. Tages paraqitet si djalosh i ri me dy gjarpėrinj nė vend tė kėmbėve.

Ky art i veēantė i hyjnitetit etrusk, mė vonė u pėrdor edhe nga romakėt, ėshtė pėrshkruar nė Librat Tagetikė (quajtur ndryshe edhe Haruspiēinė ose Akerontikė) (Ovidi XV, 558).

Tarkon

Njė hero etrusk, i cili bashkė me vėllain e tij Tirrenus themeloi lidhjen etruske tė qyteteve. Kjo lidhje pėrfshinte dymbėdhjetė qytete: Arretium, Kaere, Klusium, Faesulae ose Kortona, Perusia, Populonia, Ruselae, Tarkuinii, Vetulonia, Volterrrae, Volsini e Vulēi. Tarkoni do t'i jepte emrin e vet qytetit Tarkonium, mandej Tarkuinii (Tarkuinia).

Ai gjithashtu mbėshteti Enean nė konfliktin e tij me Turno-n. (Virgjili X, 153, 290; XI, 727,746).

Thalna

Hyjneshė etruske e pjelljes. Gjendet shpeshherė nėn shoqėrinė e zotit Tinia, qė mendohet tė jetė bashkėshorti i saj.

Thesan

Hyjneshė etruske e agimit dhe mbikėqyrėsja e pjelljes. Paraqet disa ngjashmėri me hyjneshėn romake Aurora.

Tinia

Zoti i plotfuqishėm i qiellit tė etruskėve qė jeton nė pjesėn veriore tė qiellit. Mbron kufinjtė e shenjtė, vigjėlon mbi to dhe siguron paprekshmėrinė e tyre. Sė bashku me gruan e tij Thalna dhe hyjneshėn Menrva formon njė trini zotash.

Cilėsitė e tij janė njė vandak rrufeshė nė formė shigjetash, njė heshtė dhe njė skeptėr. Jupiterin, romakėt e shihnin tė barazvlefshėm me tė. Nė tė vėrtetė Tinia-Jupiter u ndėrfut nė qytetin e Romės gjatė periudhės sė monarkisė etruske (650-510 para Krishtit).

Tukulka

Gjind i ferrit etrusk. Kishte lėkurė tė kaltėreme, krahė si tė lakuriqit, sqep tė pėrkulur nė vend tė hundės, veshė gomari dhe njė krifė prej gjarpėrinjsh.

Tukulka

Demon femėror etrusk i botės sė pėrtejme. Ėshtė njė krijesė e tmerrshme me flatra qė ka gjarpėrinj nė vend tė flokėve dhe sqep si tė njė zogu.

Turan

Hyjneshė etruske e dashurisė, e shėndetit dhe e pjellorisė dhe pėr mė tepėr dalėzotėse e qytetit tė Volēi-t. Turan paraqitet pėrgjithėsisht si njė vajzė e re me flatra nė shpinė. Pėllumbi dhe mjellma e zezė janė kafshėt e saj simbolike. Shoqėrohet nga Lasa. E barazvlefshme me tė ėshtė Venera e romakėve.

Turms

Zot etrusk i identifikuar me Hermesin grek dhe Mėrkurin romak. Adhurohej sidomos nė Areco.Zot etrusk qė u prin tė vdekurve nė botėn e pėrtejme. Ėshtė lajmėtar i zotave e, ashtu si dhe i barazvlefshmi i vet Hermesi grek, vesh kėpucė me flatra dhe mban njė shkop prej kacneci-lajmėtar.

-U-

Uni

Hyjnesha e plotfuqishme e panteonit etrusk. Ėshtė pėrėndesha e kozmosit dhe hyjnesha e qytetit tė Peruxhias. Sė bashku me bashkėshortin e saj Tinia dhe hyjneshėn Menerva formon njė trini.

Biri i saj ėshtė heroi Herkle (qė duket qartė qė ėshtė Herkuli, Herkulesi, Herakli). Uni ėshtė identike si hyjnesha greke Hera dhe hyjnesha romake Junone.

-V-

Vanth

Demon femėror etrusk i vdekjes. Jeton nė botėn e pėrtejme. Sytė i ka pėrmbi flatra e nėpėrmjet tyre sheh gjithēka dhe ėshtė e gjithnjėpranishme. Ėshtė lajmėtare e vdekjes dhe gjendet e pranishme kur ndokush ėshtė duke dhėnė shpirt. Cilėsitė e saj janė njė gjarpėr, njė vravashkė dhe njė ēelės.

Veive

Zot etrusk i hakmarrjes. Paraqitet si njė djalė i ri qė ka njė kurorė dafinash dhe mban nė dorė njė vandak shigjetash. Pranė vetes ka njė dhi.

Voltumna

Kryesorja e hyjnive etruske, e adhuruar nė Volsinii (Bolsena), kulti i sė cilės qe futur nė Romė nga Tit Tacio, po qė u njoh zyrtarisht nė vitin 264 para Krishtit, mbas shkatėrrimit tė qytetit Volsinii prej romakėve.

Nė Romė qe adhuruar me emrin Vertumnus, por cilėsitė e saj nuk i dihen. Voltumna, e njohur edhe si Veltha, ėshtė njė nga hyjneshat e ferrit tė etruskėve, por qė mė vonė u lartėsua nė hierarkinė e njė pėrėndeshe supreme. Ėshtė edhe hyjnesha mbrojtėse e lidhjes sė dymbėdhjetė qyteteve etruske.

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi