Xhindėt te shqiptarėt

Shko poshtė

Xhindėt te shqiptarėt

Mesazh  Luli prej 14.04.12 21:12

Xhindėt te shqiptarėt



Ashtu si Djalli, Xhindet kanė hyrė nė demonologjinė shqiptare nga sfera e demonologjisė sė feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zėvendėsuar figura mė tė hershme tė mitologjisė primitive.

Xhindet e betytnisė popullore shqiptare gjenden natėn gjithkund, jashtė nė kopėsht, apo nė nevojtore. Vendet ku u pėlqen tė mblidhen janė cipat e rrėkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi.

Ndaj njeriu nuk duhet tė ecė apo tė derdhė ujėt e hollė natėn pa thėnė destur dhe bismillah. Pėr po kėtė arsye bėnin kujdes edhe gratė qė tė mos hidhnin ujėt e nxehtė me tė cilin kishin larė kėnanė e nuses, se po tė digjnin ndonjė xhind, nusja do tė shkallohej.

Nė krahina tė ndryshme besohet se zbresin netėve nėpėr pėrrenj, duke u rėnė daulleve dhe duke bėrė potere tė madhe. Nė Korcė nuk e lėnė ujin e tė vdekurit vetė nė zjarr, se thonė se e pinė Xhindėt.

Kurse nė Tiranė, kur e fusin foshnjėn nė djep pėr herė tė parė, nėn shtroja i shtinė njė gozhdė dhe njė qese pėrplot me fara liri, qė kur tė vinė Xhindet pėr tė marrė foshnjėn, tė harrohen dyke numėruar kokrrat e melit e tė mos i bėjnė keq fėmijės.

Nė labėri, lehonėn nuk e lėnė tė dalė jashtė pėr dyzet ditė: thonė se po tė dalė pėrpara kėsaj kohe do tė shuplaket, sepse do t’i shkelė e kėshtu tė sėmuret e tė dalė mendsh.

Kur janė duke kėnduar, nuk duhet tė thuhet se po kėndojnė Xhindet, por Shtojzovallet (Shtoj-Zot-Vallet). Edhe kėta zhduken me tė dėgjuar kėngėn e kėndezit: ‘…kėndoi kokoshi dhe iknė xhinėrit’ [Pedersem, Maro Pėrhitura].

Nė Veri, njė njeriu tė cilit i bie sėmundja e tokės, i thonė “Mos ke shkelė kund nė trevezė zanash?”. Shėmbėllyeshėm, sipas besimit popullor, njė njeri mund “tė shuplaket po tė shkelė nė sofėr (trevezė) tė Xhindeve.

Nisur nga kjo e dhėnė, ne na duket se Xhindi i besimeve popullore s’ėshtė, vec se njė Zanė e rrėgjuar dhe e kontaminuar prej njė prej figurave mė tė njohura tė demonologjisė islame Xhindi (‘xhini’ nė njėjės).

Dhe rastet kur nėn emrin e krishterė apo islam fshihen mbeturina tė figurave mė tė lashta mitologjike nuk janė tė rrallė. Thėrriten edhe Mirazt (p. sh., t’shplakin t’mirazt” , Shpat-Elbasan) e Xhine.

Marrė nga Fjalori i Mitologjisė dhe Demonologjisė Shqiptare.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi