Vetja e Lartė e gjithėpushtetshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vetja e Lartė e gjithėpushtetshme

Mesazh  Jon prej 06.07.08 19:44

Vetja e Lartė e gjithėpushtetshme

Dhe tani le tė vimė te antari i tretė dhe mė i fuqishmi i trinitetit. Vetja e Lartė ėshtė pjesa shpirtėrore e njeriut, si pjesa mė e ndriēuar e natyrės sė tij. Kjo qėndėr ndodhet rreth 1.5 metra mbi trupin e tij dhe lidhet me krahun e djathtė tė kokės me anėn e njė kordoni tė argjendė.

Kėrkimet kohėt e fundit kanė treguar psh se ndjenjat intuitive tė njeriut duket se dalin nga krahu i djathtė i kokės. Edhe okultistėt janė tė bindur se fuqitė ekstrasensore (shqisore) origjinojnė nga kjo zonė.

Vetja e Lartė ėshtė njėkohėsisht pjesė e jona dhe e veēuar nga ne. Ajo ėshtė Engjėlli ynė Mbrojtės pėr tė cilin flitet nga Krishtėrimi. Kahunat e quanin atė "Prindi ynė i Madh", duke qėnė njėkohėsisht njė nėnė dhe njė babė shpirtėror.

Gjatė lutjeve, Kahunat i drejtoheshin Vetes sė tyre tė Lartė dhe jo ndonjė zoti tė madh tė largėt. Kjo gjė u jepte atyre njė pėrparėsi tė qartė psikologjike ndaj bashkėkohėsve tė tyre sepse merrnin rezultate konkrete. Kahunat ishin praktikė nė besimet e tyre.

Tė pėrpjekurit pėr tė kuptuar njė Zot Madhor ishte pėr ta njė pamundėsi psikologjike dhe u krijonte atyre bllokim tė padėshirue¬shėm mendor dhe emocional. Ata besonin nė bashkėsinė e shumė Zotave, ku secili Zot kontrollonte zonėn e vet tė caktuar tė influencės.

Ideja e njė Zoti tė vetėm suprem qė nuk bėnte asgjė, por dėgjonte njėkohėsisht miliona lutje nga e gjithė bota gjatė 24 orėve, pėr ta dukej qesharake.

Ata e mendonin Universin si njė vend jashtėzakonisht kompleks, tej arsyetimit mortor. Meqė nė nivelin fizik ai dukej kompleks ata mendonin se edhe nė nivelin e padukshėm duhet tė ishte po aq kompleks, nė qoftė se jo mė shumė.


Zoti brėnda nesh


Mėsimet mistike gjatė epokave kanė kėmbėngulur se Zoti mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet ndriēimit tė brendshėm. Zoti nuk ndodhet jashtė, nė qiejt apo tjetėrkund, por brėnda nesh, thoshin ato mėsime. Kėto mėsime janė konfirmuar nga eksperienca e sotme mistike.

Thelbi dhe mesazhi bazė i mendimit mistik ėshtė se ēdo njeri ėshtė potencialisht njė Zot nė vetvete. Dhe kjo ėshtė tamam arsyeja pėr ekzistencėn e tij.

Pėr tė arritur kėtė synim mbi tė gjitha synimet, nė tokė janė bėrė riinkarnime tė panumėrta. Lutja ose meditimi i vėrtetė ėshtė njė komunikim me vetet tona. "Babai", tė cilit i lutemi, ėshtė nė fakt ajo pjesė e jona qė ka arritur tashmė statusin e Zotit, qė s'ėshtė gjė tjetėr veēse "Vetja e Lartė" e Kahunave.

Duhet t'i drejtohemi pikėrisht Vetes sė Lartė pėr tė fituar statusin eventual total tė Zotit. Me tė kuptuar potencialitetin tonė pėr tė qėnė Zot ne fitojmė fuqinė hyjnore pėr tė krijuar dhe pėr tė shkatėrruar.

Ky ishte sekreti i suksesit tė Kahunave, njė sekret tė cilin ne do t'ua kalojmė juve pėr tė arritur njė jetė tė re e tė mrekullueshme fuqish dhe arritjesh.

Teknikisht mund tė vihet re se pozicioni i Vetes-Zot (Vetja e Lartė) ndryshon nga pozicioni qė japin mėsimet e zakonshme ezoterike qė e vendosin Zotin jashtė trupit. Por kjo nuk ėshtė ndonjė kontradiktė e madhe konceptesh.

Koncepti i Vetes-Zot mbetet i njėjtė, ndryshon vetėm vendndodhja. Pėr mė tepėr, pėrshkrimi ezoterik i Zotit Brėnda ėshtė mė tepėr simbolik se sa gjeografik nė kuptimin e vet.

Mrekullia e Vetes tuaj tė Lartė


Tė dish se ka njė pjesė tė vetes tuaj qė ėshtė mė e madhe, mė e pėrkryer dhe mė e fuqishme, tė cilės mund t'i besojmė dhe tek e cila mund tė mbėshtetemi, ėshtė vėrtet njė burim i madh ngushėllimi dhe frymėzimi.

Nuk ka mė nevojė qė tė pėrpiqemi tė arrijmė njė Zot tė madh e tė largėt nė qiell pėr tė cilin nuk jemi kurrė tė sigurtė nėse ndodhet atje ose nėse do tė marrė mundimin qė tė ndalojė sė qeverisuri Universin pėr tė ardhur dhe pėr tė dėgjuar problemet tona tė vogla.

Vetja jonė e Lartė, qė ėshtė kaq pranė nesh, digjet nga dėshira pėr tė na ndihmuar pėr kapėrcimin e vėshtirėsive tona. Dhe ka fuqinė e mjaftueshme pėr t'i zgjidhur ato nė njė mėnyrė pėrfundimtare, po qė se do tė dinim si t'ja kėrkonim ndihmėn.

Sepse Vetet e Larta individuale lidhen me tė gjitha Vetet e Larta tė kėtij Planeti, duke pėrfshirė edhe Vetet e Larta qė kontrollojnė grup-shpirtrat e kafshėve.

Kjo lidhje ose ky komunikim bėn e mundur qė njė Vete e Lartė tė kėrkojė bashkėpunimin e Veteve tė tjera tė Larta, me kusht qė natyrisht, bashkėpunimi i kėrkuar tė mos binte ndesh me interesat e Veteve tė tjera tė Larta.

Nga libri Energjia Pranike
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi