Pėr zanafillėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėr zanafillėn

Mesazh  Odin prej 10.04.12 19:28

Pėr zanafillėn



“Gjithėsia, Perėnditė, Njerėzit – Rrėfime Greke pėr Zanafillėn”, kėshtu titullohet libri i autorit Jean-Pierre Vernant, qė sapo ėshtė botuar nė shqip nga Botimet IDK. Kushdo qė dėshiron tė dijė diēka mė tepėr pėr njėrėn ndėr trashėgimitė mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, kėtė mund ta gjejė nė kėtė libėr.

Ēfarė kishte kur ende nuk ekzistonte diēka, kur nuk kishte asgjė? Kėsaj pyetjeje, grekėt i janė pėrgjigjur me rrėfenja dhe mite.

“Nė fillim fare, ajo ēka ekzistoi sė pari, qe njė Zbrazėtirė.

Grekėt i thonė Kaos. Ēfarė ėshtė Zbrazėtira? Ėshtė njė boshllėk, njė zbrazėti e errėt ku nuk dallohet dot asgjė. Hapėsirė pėrmbysjeje, marramendjeje dhe rrėmuje, pa cak, pa fund. Gjithēka ishte gllabėruar nga kjo Golle, si nga njė gojė e stėrmadhe qė pėrpin ēdo gjė nė njė natė tė vagėlluar.

Pra, nė pikėnisje, ėshtė vetėm kjo Golle, humnerė e verbėr, e zezė, e pafund”, kėshtu shkruan autori Jean-Pierre Vernant nė librin e tij “Gjithėsia, Perėnditė, Njerėzit – Rrėfime greke pėr zanafillėn”. Ky libėr sapo ėshtė botuar edhe nė gjuhėn shqipe nga ‘Botimet IDK’, nė pėrkthim tė Luan Canaj.

Autori i librit, Jean-Pierre Vernant, ėshtė njė ndėr dijetarėt mė tė famshėm tė mitologjisė greke, i cili nė kėtė ritregim magjepsės tė miteve greke kombinon njohuritė e tij tė thella me njė stil rrėfimi krejt origjinal.

Duke e filluar me krijimin e Tokės nga Kaosi, rrėfimi i tij vazhdon me tredhjen e Uranit, luftėn e Titanėve, perėnditė e Olimpit, dredhitė e Prometeut e tė Zeusit dhe krijimin e Pandorės, gruas sė parė. Rrėfenja e tij i ēon lexuesit nga lufta e Trojės te udhėtimet e Odiseut, nga historia e Dionisit te fati i tmerrshėm i Edipit, deri nė pėrballjen e Perseut me Gorgonat.

Libri i Jean-Pierre Vernant ėshtė njė libėr pėr kėdo qė dėshiron tė dijė diēka mė shumė pėr njė ndėr trashgimitė mė tė rėndėsishme tė njerėzimit.

Jean-Pierre Vernant ia ka kushtuar gjithė jetėn studimit tė mitologjisė greke. Duke na ritreguar kėto rrėfenja, ai na zbulon domethėnien e tyre tė shumėfisht dhe sjell nė jetė figurat e dashura tė legjendave ku i ka rrėnjėt e origjinės qytetėrimi ynė.

Nė parathenie tė librit autori tregon se si ka ardhur deri te shkrimi i tij.

“Njė ēerek shekulli mė parė, kur im nip ishte ende fėmijė dhe i kalonte pushimet me mua e time shoqe, kishim vėnė njė rregull qė pėr ne ishte po aq rutinė sa dhe tė larėt e tė ngrėnėt: ēdo mbrėmje, me tė ardhur ora qė Zhylieni shkonte nė shtrat, e dėgjoja tek mė thėrriste qė nga dhoma e vet, shpeshherė me njė lloj padurimi: ‘Zhipe , dua pėrrallėn, pėrrallėn!’

Unė shkoja i ulesha pranė dhe i tregoja ndonjė legjendė greke. S’e kisha tė vėshtirė tė qėmtoja nė morinė e miteve me tė cilėt merresha gjithė kohėn duke i analizuar, zbėrthyer, krahasuar, interpretuar, duke u rrekur qė t’i kuptoja, por qė atij ia pėrcillja tjetėrsoj, lirshėm, ashtu siē mė vinin nė mendje, si tė ishin pėrralla me zana, pa e vrarė trurin pėr gjė tjetėr gjatė tė rrėfyerit, nga kreu nė fund, pėrveēse tė mos humbisja fillin e tregimit dhe tė ruaja tensionin dramatik: na ishte njė herė…”, shkruan Jean-Pierre Vernant.

‘Na ishte njė herė...’ ishte edhe titulli, tė cilin Vemont kishte menduar fillimisht t’ia vėnte librit prej 199 faqesh, i cili ka marrė vlerėsime tė shumta nga revista tė ndryshme.

“Kush kėrkon njė rrėfim tė dorės sė parė pėr domethėnien dhe zanafillėn e miteve greke, si dhe njė narrativė sa tė freskėt aq dhe rrėmbyese, s’ka udhėrrėfyes mė tė mirė sesa J.P. Vernant”, shkruan pėr kėtė libėr Publishers Weekly. Ndėrkaq, Library Journal shkruan se “libri ėshtė njė rrėfim i nivelit mė tė lartė. Njė thesar mjaft i pasur pėr tė gjithė lexuesit”.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi