Roli i “Qeverisė botėrore” nė Kosovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Roli i “Qeverisė botėrore” nė Kosovė

Mesazh  Gjinkalla prej 09.04.12 19:16

Roli i “Qeverisė botėrore” nė Kosovė

Roli i tė ashtuquajturės “Qeveri botėrore” nė Kosovė ėshtė mjaftė me ndikim. Ajo ka rrėnjėt mė herė kėtė vend, sidomos me ardhjen e SOROS-it njė firme me ndikim tė madh botėror, e qė ėshtė dorė e zgjatur e kėsaj qeverie.

Interesimi i tyre pėr Kosovėn ishte politik, por edhe ekonomik. Qėllimi politik ėshtė shkatėrrimi i ndikimit komunist, ndėrsa ekonomik ėshtė shfrytėzimi i resurseve kryesore ekonomike tė kėtij vendi.

Kjo “Qeveri e fshehtė” ishte shkaktari kryesor i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė nėpėrmjet agjenturave tė ndryshme tė tyre. Nuk ėshtė rastėsi ardhja e ish-diktatorit S.Millosheviq nga SHBA-ja nė Jugosllavi dhe prurja e tij nė pushtet, kur dihet se ky njeri ishte njė banakier i zot nė SHBA. Ky njeri ishte njė agjent i tyre dhe roli i tij ishte shkatėrrimi i Jugosllavisė. Vdekja e mistershme e tij lė pėr tė dyshuar pėr fatin e tij.

Konspiracion - Shqipėri & Kosovė

“Qeveria botėrore” interesimin e saj tė shtuar pėr Kosovėn e kishte filluar nga vitit 1990 sidomos me Lėvizjen Paqėsore tė Ibrahim Rugovės. Pėr mes saj kishin shpartalluar bėrthamėn komuniste nė kėtė vend, por kishin ndikuar qė edhe nė Evropėn Qendrore dhe Lindore tė shpėrthejnė pakėnaqėsitė e ndryshme. Me fillimin e luftės nė vitin 1997 ishin pėrcaktuar pėr metoda mė radikale nė realizimin e synimeve tė tyre.

Kėsaj “qeverie” aspak nuk i interesojnė viktimat nė njerėz, shkatėrrimi material, etj, sepse motoja e tyre ėshtė realizimi i qėllimit pa marrė parasysh pasojat e saj. Nuk ka dyshim se me ndihmėn e saj shqiptarėt kishin filluar luftėn kundėr njė ushtrie shumė tė forte tė Jugosllavisė.

Rezultati i saj ishte Konferenca e Rambujesė nė Paris, e cila Kosovės i jep njė status autonom nė kuadėr tė Jugosllavisė sė mbetur. Nė kėtė Konferencė shqiptarėt ishin pėrjashtuar nga procesi vendimmarrės. Kjo ndodhi edhe gjatė Marrėveshjes sė Kumanovės, edhe pse ata kishin luftuar dhe ishin pjesėmarrės aktiv nė luftė.

Kosova nėn ombrellėn e “QEVERISĖ BOTĖRORE”!?


Pra, dukej qartė se kush bėnė plane dhe pėr llogari tė kujt shkojnė ato. Pas kėsaj, periudhe jo rastėsisht nė Kosovė ishte instaluar UNMIK-u, njė administratė heterogjene e Kombeve tė Bashkuara. Kjo bėrthamė kishte instaluar edhe organizma tjerė si, Shtylla tė ndryshme, si nė ekonomi, polici, gjygjėsi, arsim, shtyp, shėndetėsi, etj.

Qėllimi i tyre ishte kontrolli dhe shfrytėzimi i tė gjitha kapacitet njerėzore dhe ekonomike tė kėtij vendi. Pėr dhjetė vjet sundimi nė Kosovė nuk ėshtė arritur ndonjė rezultat i dukshėm pėr popullin e saj.

Tani, kemi njė modifikim tė kėtij misioni me tė ashtuquajturin EULEX, njė mision evropian, por nė esencė ėshtė i njėjtė. Edhe ky mision ėshtė nė shėrbim tė tyre, e mė sė paku nė shėrbim tė popullit tė Kosovės. Shumica e elitės politike, elitės mediatike dhe njė pjese tė elitės sė biznesit janė nė duart e tyre.

Ato kontrollohen nga njerėzit e kėsaj “qeverie tė fshehtė”. Ata qė nuk i binden rregullave tė tyre, ose u ndalohet veprimtaria politike, ose u inskenohet ndonjė vepėr penale. Futja nėpėr listat e zeza pėr ata qė punojnė kundėr tyre janė dėshmia mė e mirė pėr ekzistencėn e tyre nė Kosovė.

Si shpjegohet fakti i ngritjes sė akuzave ndaj tyre, njėherė i konsiderojnė bashkėpunėtorė, ndėrsa mė vonė i akuzojnė. Rasti i ngritjes sė akuzės ndaj shumė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė nė Hagė, Albin Kurtit dhe tė tjerėve, a nuk tregon pėr funksionimin e tyre nė Kosovė? Kėta nuk lejojnė tė dalin proceset jashtė orbitės sė tyre planifikuese, edhe pse kanė kundėrshtarė tė fortė.

Njerėzit me mendje tė madhe, moral tė fortė dhe tė pėrkushtuar pėr drejtėsi, humanizėm dhe postulate tjera njerėzore janė kundėrshtarėt e tyre. Si tė shpjegohet fakti, edhe pse kjo “qeveri botėrore” sundon nė Kosovė dhe ky vend tė jetė mė i izoluar nė botė, popullata e saj ėshtė mė e varfėr dhe mė e diskriminuar nė Evropė? Pastaj, kush i kontrollon paratė e kėtij vendi?

Shembulli i Trustit Pensional tė Kosovės dhe parave tė pronės sė Kosovės nga i ashtuquajturi Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit tregojnė qartė se tė gjitha kėto janė nė duar tė tyre. Menaxhimi i pasurive nacionale tė Kosovės ėshtė plotėsisht nė duar e tyre.

Trepēa, e cila ėshtė baseni i dytė me xehe dhe minerale nė Evropė nuk punon, sepse nuk lejohet nga kjo “qeveri e mistershme”. Ata kanė plane pėr shfrytėzimin e resurseve energjetike, rrugore, ujore, pyjore dhe tė tjera. Ata vendosin pėr fatin e tyre, ndėrsa vendorėt janė vetėm spektatorė tė thjeshtė, apo disa prej tyre mund tė shėrbejnė si argat pėr interesa tė vogla individuale.

Kosova projekt eksperimental

Kosova ėshtė njė eksperiment nė duart e tyre. Plani i Ahtisarit ėshtė njė dokument i tyre dhe pėr kėtė nuk ėshtė pyet populli i saj, ndėrsa negociatat me Serbinė ishin vetėm farsė mediale. Krejt jeta e banorėve tė kėtij vendi duhet tė rregullohet sipas programit tė tyre, nga demokracia, ligjet e zgjedhjeve, shtypit, arsimit, shėndetėsia, etj.

Rasti i RTK-sė tregon edhe njė fakt se sa vendorėt kanė nė duart e tyre ndonjė mjet tė vetin informativ. Po ashtu, resurset ekonomike janė duke u shfrytėzuar nė mėnyrė tė vrazhdė, ndėrsa ekonomia ėshtė nė shkatėrrim e sipėr. Investohet vetėm aty ku fitojnė ata, e jo vendorėt.

Projekti i rrugės Durrės-Morinė dhe Morinė-Merdarė, qė kapin shumė prej 2 miliardė euro janė projekte tė tyre, ndėrsa pagesa bėhet nga populli shqiptar. Qėllimi kryesor i kėsaj “qeverie” ėshtė rregullimi idiotesk liberal dhe anarkik i shtetit, tė cilat mė pastaj ndikojnė nė ligjet e jetės sė kėtij vendi. Mendjet e mėdha mbeten tė mbyllura nė kėtė shoqėri.

Pėr kėtė shoqėri ka vlerė njeriu mistrec, gėnjeshtar, xheloz, intrigant, mashtrues, sepse kėta pėrshtaten me dekadencėn e tyre njerėzore. Si ėshtė e mundur qė kjo “qeveri botėrore” me 50 mijė forca mė tė forta ushtarake nė botė dhe me qindra shėrbime dhe organizata tė ndryshme tė mos mund tė rregullojė njė vend tė vogėl prej 2 milion banorėsh?

Qėllimi i tyre nuk ėshtė rregullimi, por shkatėrrimi. Lufta e Kosovės ishte zhvilluar pėr baza humanitare, njė mashtrim i tyre, ndėrsa kjo ishte vetėm pretekst pėr luftėrat e mėvonshme, si nė Afganistan, Irak, por edhe nė Iran dhe Korenė Veriore qė do tė zhvillohen mė vonė, sepse interesi i tyre ėshtė i madh, shfrytėzimi i burimeve tė naftės, dhe vjelja e pasurisė sė tyre.

Politikanėt e Kosovės janė pionė tė mirė nė duart e tyre, sepse ka kohė qė kėta janė futur nėn ombrellėn e tyre. Disa janė futur pėr interesa, disa janė tė kushtėzuar, ndėrsa disa me dėshirė, sepse spiunazhin e kanė trashėgimi. Si tė tregohet fakti i Qeverisė sė Kosovės, e cila pėr kėshilltarė ka njerėz tė tyre? Nė shėrbim tė kujt punojnė kėta njerėz?

Ata qė i rezistojnė planeve tė tilla menjėherė futen nė lista tė zeza, ose nuk i lėnė qasje nė detyra tė rėndėsishme, sepse pengojnė punėt e tyre. Nė kėtė luftė qėndrojnė vetėm mendjet e mėdha e tė guximshme, sepse vetėm ata mund t’i prishin planet e tyre.

Eroll Velija
avatar
Gjinkalla

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roli i “Qeverisė botėrore” nė Kosovė

Mesazh  insommia prej 10.04.12 21:01

Gjinkalla te pergezoje per temen mjafte intersante po me bere kurioze pak ca ne lidhje me kete teori se kush eshte lidership ne kete gisht skuptova gje !!
Mos eshte ndonje nga grupet e NWO apo ska te beje me kete.
avatar
insommia

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roli i “Qeverisė botėrore” nė Kosovė

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 11.04.12 19:15

Ca eshte ky Eroll Velija qe ti i ke marre shkrimin per baze Gjinkalla?
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

laureta

Mesazh  laureta prej 12.04.12 18:01

Mese e vertet kjo Gjinkalla...:D
avatar
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pershendetje,

Mesazh  netaa prej 12.04.12 19:29

Gjinkalla ju me pelqeni kogja shume per faktin se beni permbledhje te mira dhe i poston ketu ,megjithse shumica jan mjaft te njohura edhe per popullaten e zakonshme ,sidomos ky artikull qe keni postuar ma kujtove femijerin time ne ate kohe kur pergatitej S.Millosheviq te vinte ne qeveri dhe thuheshin ne popullaten e fshatit tim pikerisht keto qe i keni postuar ju e pastaj te tjerat ,gjithsesi vazhdoni te shkruani jeni i mrekullueshem
Me respekt
avatar
netaa

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roli i “Qeverisė botėrore” nė Kosovė

Mesazh  faton bellaja prej 20.04.12 11:37

ky shkrim per qeverin boterore ashte shume e vertet krejt kjo perputhet me situaten aktuale ekonomike politike ne kosove nje shkrim shum interesant aaa
avatar
faton bellaja

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roli i “Qeverisė botėrore” nė Kosovė

Mesazh  syri i art prej 23.11.12 13:22

nuk ka lidhje se nga ka ardh ky shkrim po kjo osht realiteti qe esht duke ndodh sot ju pershendes

avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

218


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi