Poltergeist

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Poltergeist

Mesazh  Jon prej 23.06.09 16:01

Poltergeistit



Poltergeist eshte bashkimi i dy fjaleve te gjuhes gjermane ku poltern do te thote te trokasesh ndersa geist do te thote shpirt/ra. Disa raste te poltergeist kane te bejne me shpirterat por ka dhe te tjere qe kane krijohen ne menyre subkoshiente nga individe te ndryshem.

Turbullime te natyres poltergeist kane ndodhur ne te gjithe boten qe nga kohet e lashta. Per here te pare u perpoq qe te analizoheshin ne menyre kompjuterike ne vitin 1970 nga dy parapsikologe, Alan Gauld dhe A.D.Cornell duke studiuar gjithe ato raste qe nga 1800 e me pas.

Ata identifikuan 63 karakteristika te pergjithshme te fenomenit ku perfshihen: 64 % rastet e levizjes se objekteve te vogla; 58 % ishin me shume aktive gjate nates; 48 % paraqiteshin me goditje apo trokitje; 36 % perfshinin levizje te objekteve te medha; 24 % zgjasnin me shume se 1 vit; 16 % permbanin komunikime midis poltergeist dhe personit; 12 % perfshinin hapjen dhe perplasjen e dyerve dhe dritareve.

Ka patur vazhdimisht shume pro e kundra burimit te ketyre fenomeve duke e lene ende pa nje pergjigje te bindshme ate qe ndodh dhe sidomos nga se shkaktohet. Sipas psikiatrit Ian Stevenson, shpirtrat e te vdekureve mund te jene shume me teper pergjegjes per ate qe ndodh sesa mendohej me pare.

Rasti me i hershem i dokumentuar dhe i trajtuar si 100 % real eshte ai i vitit 1716, ne muajin Dhjetor ne nje fshat te vogel te quajtur Parsonage te Epworth, Lincolnshire, Angli. Te gjithe pjestaret e familjes Wesley degjuan trokitje shume te forta dhe zhurma per nje periudhe prej 2 muajsh. Disa here zhurmat ishin te nje lloji te vecante, kjo sipas shenimeve tejet te hollesishme te mbajtura prej zonjes Wesley.

Gjate nje incidenti kur ajo dhe burri i saj ishin duke zbritur shkallet, nje dite ata degjuan nje zhurme sikur dikush ishte duke zbrasur nje traste me monedha perpara kembeve te tyre. Kjo u shoqerua nga zhurma e nje shisheje qe coptohej ne mijera pjese. Zhurma te tjera ishin ato te hapave ne vrap, gervishtje si dhe doreza e deres qe ngrihej disa here...

Rasti i poltergeistit (fantazmės) te Enfildit te vitit 1977- 1980 ėshtė mire i dokumentuar (foto, video dhe incizime te zėrit) prej institucioneve me kredibilitet te larte siē janė BBC, policia britanike dhe shoqata pėr hulumtime psikike dhe sipas mendimit tim ishte rast ideal i dėshmuar dhe i evidentuar pėr kėtė fenomen te paranormales (qe dyshohet qe kemi te bejme me fantazma sic edhe diskutohet ne kete forum) dhe pėr ate arsye i pėrcjella linkat pėr dokumentarin ne kohėzgjatje prej 1 ore ku behet rikonstruktimi i ngjarjes permes aktorve profesionist si dhe intervistimi i te gjithė te pėrfshirė ne atė ngjarje?

Sipas dokumentarit "poltergeist"-i qe i ka shqetesuar banoret e shtepise ka qene ish banuesi i ndjere i asaj shtepie, kete e verteton djali i tij kur i degjon incizimet e bera te zerit te tij!

Rasti me i ri i evidentuar mire dhe i botuar ne nje liber eshte rasti i njohur si “The South Shields Poltergeist” qe fillon ne Dhjetor te 2005-se, libri mban te njėjtin titull dhe mund te gjendet ne amazon.com.

Aktivitet tipike te poltegeistit ( fantazmės apo aftėsive telekinetike te tinejxherit qe ėshtė prezent) janė zhurmat misterioze, lėvizja e objekteve ne shtėpi, hedhja e gurėve nga askund, zėrat, erėra te kundėrmuese qe nuk mund ti gjendet burimi, ndezja e dritave apo aparateve te tjera elektrike, ne disa raste ėshtė raportuar pėr pickime, kafshim, shuplake, mandej te ftohte nga askund, uji qe shfaqet, zjarre spontane qe shfaqen nga askund (sikur rasti i Landovices ne Kosove), shfaqja e grafiteve (sikur rasti i Landovices ) etj .

Sqarimet rreth ketij fenomeni janė te ndara. Ato ma shkencore (ateiste) sic ėshtė studiuesi Z. William Roll si dhe i ndjeri shkrimtari i romaneve shkencore fantastike Arthur C. Clark (njeri prej shkrimtareve me te preferuar te fanta-shkencės), mandej ky i fundit i Brovetto and Maxia pohojnė qe fenomeni ndodh gjithmonė ne prezencėn e njė fėmije apo vajze tinejxherė (zakonisht prej 12-19 vjet por ka raste edhe deri ne 25) dhe si konkludim ėshtė qe ajo vajze (ne disa raste edhe ndonje djale) ka aftėsi parapsikologjike, me qene me specifik aftėsi psiko-kinetike apo telekinetike (lėvizja e objekteve me fuqi te mendjes pa i prek fare) dhe kėtė e bene ne mėnyrė te pavetėdijshme.

Shkaku mundet me qene ndonjė mos kėnaqėsi e brendshme, ndonjė frustrim, ndonjė problem emocional i pazgjedhur, vuajtja nga ndonjė fobi, ndonjė epsh i pakėnaqur.

Mandej sipas Brovetto and Maxia shkaktar te fenomenit jane femijet ne poburtet te cilet per shkak ndryshimeve ne trurin e tyre perfshijne fluktimin(lekundjen) ne aktivitetin e elektroneve te cilat ne raste te rralla mund te shkaktojne cregullime deri ne disa metra nga truri i femiut ne pubertet!
etj

Sqarimi tjetėr ėshtė qe kėto fenomene shkaktohen nga ndonjė fantazme apo ndonje entitet i tille. Kėto fantazma ushqehen dhe forcohen me friken (energjitė e liruara nga individėt me kėtė rast) te banorėve te shtėpisė dhe sidomos te vajzave adoloshcente pėr shkaqet e sipėr cekur -sa me e ndjeshme vajza aq me te forta janė aktivitetet.

Varėsisht prej intensitetit te aktiviteteve rastet e poltergeistave mund te jene ne 5 nivele:

1 Niveli i pare: vende te ftohta ne shtėpi, zhurma te ēuditshme, erėra kundėrmuese, dėgjimi i hapave, aktivitete te pakontrolluara te shtazėve shtėpiake, ndjenja qe dikush te shikon.

2 Niveli i dyte : Pėshpėritje, qeshje, hije lėvizėse, re te dukshme, shenja ne dysheme apo mure, elektricitet statik

3. Niveli tre : Dritat dhe aparatet tjera elektrike ndizen dhe fiken vet, dora e padukshme ja ngjasin personave ne shtėpi, shkrime ne muri, dyert qe mbyllen/hapen vet, zėra te qarte, paraqitja e plote e figurave te errėta, thirrje te ēuditshme telefonike,

4. Niveli i katėrt : Lėvizja e objekteve te shtėpisė, humbja dhe paraqitja e objekteve ne vende tjera, paraqitja e zjarrit spontanisht, paraqitja si entitete te frikshme, krijimi i vizioneve apo iluzioneve, te folurit ne mėnyrė urdhėruese, njerėzve ju vjen me vjelle, dritaret dhe pasqyrat thyhen pa ndonjė arsye, levitimi (qėndrimi ne ajre pa u mbajte askund)

5. Niveli i peste : Aktivitete te rrezikshme -kafshim, shuplake, pickim i personave te shtėpisė, pėrdorimi i orendive shtėpiake me shkaktua dėmtime trupore, zjarre dhe djegieje, gjake neper mure dhe dysheme, sulm nga njė force e padukshme, ngrehje te flokėve, gjuajtja me thika apo gjėsende te mprehta, shkrime kėrcėnuese apo shenja vizuale.

Kohėzgjatja : ashtu siē fillojnė pėrnjėherė edhe aktiviteti i tyre ndalet por mund te pėrsėritet prapė. Zakonisht me adaptimin e banorėve te shtėpisė me aktivitetin edhe frika dhe stresi bie kėshtu qe ēkado qe te jete poltergeisti nuk ka me mė ēka te ushqehet dhe intensiteti bie. Mund te zgjasin nga disa dite deri ne disa vite.

Nėse njeriu ka qenė i mirė gjate jetės edhe shpirti i tij/saj do te jete po ashtu i mirė. Ja njė shembull I huazuar nga libri “Pėrshėndetje nga parajsa” (Hello from heaven)” nga Billy dhe Judy Guggenheim.

Christine Baker, njė menaxhere e njė firme te patundshmėrive, ne moshėn 37 vjeēare rrėfen pėr rastin tragjik te humbjes se vajzės se saj 14 vjeēare Heather dhe paraqitjen e saj pas vdekjes! Ja se cka rrėfen ajo:

“Vajza e jone Heather, njė 14 vjeēare njė dite e kalon natėn tek shoqja e saj me e afėrt. Unė dhe bashkėshorti im atė natė shkuam ne shtrat rreth orės 23:00.

Isha ne gjumė kur me zgjoi telefoni rreth orės 01:00. Nje zyrtar i policise ne telefon me tha:” Zonja Baker, policia eshte para deres tuaj te hyrjes se shtepise. Ju lutem ja hapni deren”

Ju pėrgjigja “mire”, mbylla telefonin dhe qėndrova per pak kohe e ulur ne shtrat. Mendoja: Mos valle e kam lėnė dritat ndezur ne veturė, apo cka mund te jete?”

Hodha ca rrobe ne trup dhe dola nga dhoma e gjumit. Ne korridor e pash Heatheren (vajzėn) me gjyshin e saj, me te cilin ajo ishte shume e afėrt, mirėpo ai kishte vdekur para 6 viteve!

Ata qėndronin ne ajėr (pezull), dhe ai i kishte perqafuar me duar vajzen. Ishin shume solid dhe mund ti shihja shume qarte. U shtanga! Ne gjendje shoku(tronditej psicike) shkunda kokėn dhe mendova ne vete:”Pse e shoh “Babin” me Heather (vajzėn)”?

Atėherė babai u pėrgjigj: “ Ajo ėshtė mirė, bejbi. Tani ėshtė me mua. Ajo ėshtė shumė mirė”

“Babai” ne te vėrtet ishte vjehrri im(ashtu e quaja) dhe ai gjithmonė me thėrriste bejbi. Ishte zėri i tij. “Babai me buzėqeshte dhe ishte shume I qetė. Qe te dyte ishin shume te lumtur.

Shkunda kokėn edhe njė herė nga ēudia.

Pas njė minute e hapa derėn e jashtme te shtėpisė, policia qėndronte pranė derės dhe kėrkuan prej meje qe te ulem. Unė I thashė: “Me tregoni se cka ka ndodhur. Ju lutem, vetėm me tregoni”.

Ata me treguan se Heather kishte vdekur nė njė aksident tragjik me makinė!

Me vonė e kuptova qe babai u mundua ta zbuste dhimbjen e humbjes se vajzės dhe e dija qe Heather duhet te jetė tani me te. Kjo pėrvojė me ndihmojė ta pranoj humbjen e te vetmit fėmijė.

Komenti im: Nese mund ti besohet ketij tregimi a mundet te kete sqarim tjeter? Ndoshta truri ka aftesi telepatike dhe ne menyre te nderdijshme ka kuptuar vdekjen e vajzes, mirpo si mekanizem mbrojtes ka gjeneruar nje halucinacion te tille me kusht qe ta dobesoj tronditjen me rastin e humbje se femiut tevetem"?

P.S. Nėse ėshtė pėr ti besuar Dr. Michael Newton ne librat e tij “udhėtimi i shpirtrave” dhe “Fati i shpirtrave” ne te cilat i shkruan pėr dėshmitė e klientėve te tij te dhėna nėn hipnozė gjatė regresionit hipnotik ata pohojnė se shpirtrat e te dashurve qe kanė kaluar pėrtej kthehen dhe mundohen te na ngushėllojnė apo zbusin dhimbjen, kėtė e bėjnė duke e dėrguar njė energji pozitive, por ne disa raste nuk mund te depėrtojnė tek ne dhe kėtė me se miri e bėjnė gjatė gjumit kur mendja ėshtė me e qetė!

Njerezit gjate historise kane pasur sqarime per te gjitha fenomenet e natyres si vullnet i perendive te tyre, por vetem me hulumtime te mirefillta eshte arritur te sqarohet natyra e vertet e fenomenit, prandaj edhe me studimin e fenomeneve paranormale ndoshta arrijme nje dite ta sqarojme edhe boten e pertejme nese nje e tille ekziston ?

Timianonim
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poltergeist

Mesazh  gjilanasi prej 16.09.15 0:35



Dėshmi shkencore rreth poltergeistit?

Seancat paranormale, tė shoqėruara me aktivitet “poltergeist”, janė pėrshkruar gjatė qindra viteve nė tė kaluarėn. Por, vetėm tani duket se ėshtė gjetur njė dėshmi shkencore rreth trokitjeve qė dėgjohen gjatė seancave paranormale.

Numri aktual i revistės “Journal of the Society for Psychical Research” (SPR), pėrmban njė artikull tė shkencėtarit Dr Barrie Colvin B.Sc., Ph.D., i cili ofron dėshmi pėr zėrat trokitės qė janė detektuar dhe regjistruar gjatė aktivitetit poltergeist. Derisa trokitjet e rėndomta manifestojnė njė karakteristikė normale akustike, ato nga rastet poltergeist kanė njė natyrė krejtėsisht tjetėr tė zėrit.

Dr Colvin ka analizuar incizimet nga trokitjet poltergeist, tė siguruara gjatė 40 viteve tė fundit. Dallimi kryesor midis zhurmės sė trokitjes normale dhe asaj poltergeist, ėshtė se gjatė trokitjes normale, zėri vjen duke u shuar, me pjesėn mė tė zėshme nė fillim, derisa te trokitja poltergeist, pjesa mė e zėshme ėshtė nė mes.
avatar
gjilanasi

424


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poltergeist

Mesazh  gjilanasi prej 22.10.15 13:51

Qėndrimet pezull, hijet e frikshme dhe sulmet e padukshme



Ėshtė parė se fenomeni Poltergeist prek familjet me fėmijė para adoleshentė dhe ngjarjet e ēuditshme rėndom pėrqendrohen te njėri nga fėmijėt, apo te disa prej tyre. Ky mund tė jetė rasti i Kristit dhe familjes sė saj.

Fėmijėt e saj, qė atėherė kishin 10 dhe 8 vjeē, tanimė ishin nė shtrat, e mė pas edhe ajo, me burrin ranė pėr tė fjetur. Kah mesi i natės, Kristit ia nxorėn gjumin bėrtitjet e vajzės sė saj, Hanna: "Mami! Mė ndihmo! Mė lėr rehat! Ndihmė!"


Burrit nuk i del gjumi


Kristi ishte ngritur, kishte tentuar qė ta zgjonte burrin, por ai nuk kishte reaguar. Kishte tentuar qė ta hapte derėn e dhomės sė gjumit, por ajo nuk hapej. Kristit i dukej sikur ishte ndokush nga ana tjetėr e derės, qė e mbante atė tė mbyllur. Por, kur e kishte hapur derėn, nuk kishte parė askėnd. Kur kishte shkuar te dera e vajzės, ishte pėrsėritur e njėjta gjė. Kristi nuk mund ta hapte derėn.

Por, kur e kishte pėrplasur me tėrė fuqinė e saj, dera megjithatė ishte hapur. Pasi qė kishte ndezur dritėn, Kristi kishte parė gjėnė mė tė tmerrshme nė jetėn e vet. Hanna qėndronte pezull, mbi shtratin e vet, derisa disa hije qė fluturonin vėrdallė, tani dolėn jashtė nga dritarja. Me tė dalė tė hijeve jashtė, dritarja u pėrplas dhe Hanna ra poshtė, nė shtrat. Kur ajo kishte shkuar pėr tė parė sesi ishte vajza, dera e dhomės sė Kristit ishte pėrplasur aq shumė, saqė edhe burri i saj ishte zgjuar. I biri i tyre qė kishte fjetur nė katin e parė, nuk kishte dėgjuar gjė.


Shpėrngulja


Pas kėsaj ngjarjeje, familja kishte vendosur qė tė shpėrnguleshin nė Florida. Djali kishte mbetur i fundit pa dalė nga shtėpia. Por, derisa ai ishte duke zbritur shkallėve, diēka e kapi dhe e pėrplasi. Ai mė shumė ishte frikėsuar, sesa qė ishte lėnduar. Nejse, ata shkuan mė pas nė Florida, por kėtu nuk mbaruan tė gjitha vėshtirėsitė e tyre.

Pėrsėri, nė mesnatė, u dėgjua Hanna duke bėrtitur: “Dil nga dhoma ime! Nėnė, nxirre jashtė! Ndihmė!” Kristi ishte zgjuar me tė shpejtė dhe, nė atė turr, e kishte hapur derėn rrėshqitėse, e cila kishte dalė nga binari. E kishte pėrqafuar bijėn duke i thėnė: “Askush nuk ėshtė kėtu, qetėsohu”! Por, meqė vajza nuk qetėsohej, Kristi e kishte marrė atė nė dhomėn e vet.


Lutjet


Derisa qėndronin ulur nė shtrat, dritat kishin filluar tė dobėsoheshin. Ato kishin ndier sikur njė i ftohtė u shkoi shpinės teposhtė. Hanna kishte filluar tė bėrtiste, duke thėnė: “Aty ėshtė, aty ėshtė”!

Kur Kristi e kishte pyetur ēka kishte aty, ajo ishte pėrgjigjur: “Ajo gjėja! Tė lutem largoje nga kėtu”!

Por, Kristi nuk kishte parė kė tjetėr, pos burrit tė saj, David. Kur kishte kėrkuar nga vajza qė ta pėrshkruante atė qė ishte duke parė, Hanna kishte thėnė se kėmbėt e “tij” nuk preknin fare nė tokė, dhe se ai ishte tepėr i gjatė. Kishte tė veshur njė pallto tė gjatė tė zezė dhe njė kapelė. Kokėn e kishte transparente.

Atėherė Kristi dhe vajza e saj kishin filluar tė luteshin. Si duket, Zoti ua pranoi atyre lutjet, meqė kurrė mė nuk kishin pasur pėrjetime tė tilla.
avatar
gjilanasi

424


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi