Meditimi ndikon nė shėndet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Meditimi ndikon nė shėndet

Mesazh  Zattoo prej 08.04.12 17:24

Meditimi ndikon nė shėndet



Pėr rėndėsinė e meditimit flitet qe njė kohė tė gjatė. Pyetja bazė ėshtė pse meditimi rregullon tretjen, kur qėndrimi ulur me kėmbė tė mbledhura dhe pėrsėritja e ndonjė ‘mantre’ nuk kanė tė bėjnė me lukthin.

Pėrgjigja: Meditimi na qetėson, kėshtu qė zhduken faktorėt e kushtėzuar psikikė qė shkaktojnė probleme me tretje, ndėrsa frymėmarrja e thellė gjatė meditimit (kėtė e vėrtetojnė edhe fiziologėt) krijon ndryshim ritmik tė presioneve nė hapėsirat torakale dhe abdominale, qė rezulton me rritjen e qarkullimit brenda sistemit tretės, dhe njėkohėsisht lėvizjet e diafragmės dhe muskulaturės sė barkut masazhojnė organet tretėse.

Shembull i njėjtė ėshtė edhe fakti se ushtrimet e jogės eliminojnė disa probleme seksuale. Shpjegimi qėndron nė faktin se ushtrimet e tilla sjellin nė optimum funksionin e atyre nervave tė sistemit autoimun, tė cilat i inervojnė tė gjitha organet e regjionit urogjenital, ndėrsa edhe nė kėtė rast bėhet fjalė pėr pėrmirėsimin e qarkullimit tė gjakut.

Ushtrimi i radhės ndikon edhe nė tretje edhe nė seks. Fillon me uljen e drejtė me kėmbė tė mbledhura, me frymėmarrje tė thellė dhe ngritje tė dorės sė majtė. Krahas ngritjes pėrkuleni kah kėmba e djathtė.

Njė kohė qėndroni kėshtu tė qetė dhe merrni frymė thellė, ndėrsa mė pas duke marrė frymė ngrituni, ngritni duart lartė dhe duke nxjerrė frymėn vjen kthimi nė pozitėn fillestare. Pastaj gjithēka pėrsėritet nė anėn tjetėr.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi