Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP)

Mesazh  “HORIZON” prej 08.04.12 16:18



UFO (shqip. OFP) ėshtė akronim pėr Unidentified Flying Object, qė nė shqip do tė thotė Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Termi UFO pėrfshin ēdo objekt fluturues tė cilin shkencėtarėt nuk kanė arritur ta indentifikojnė. Nė shumė raste ėshtė bėrė fjalė vetėm pėr dukuri siē janė: rėnia e yjeve, kometat, ose dukuri tė tjera natyrore, sinjalet e tė cilave janė kapur keq nga satelitėt pėr t'u quajtur mė pas UFO.
Me UFO pėrfshijmė ēdo objekt ose krijesė tė ēuditshme fluturuese por qė siē e shpjeguam mė sipėr termi pėrfshin pamundėsinė pėr ti indentifikuar dhe jo pėr ti pėrjashtuar nga fakti qė mund tė jenė edhe diēka tokėsore. Fjalėt UFO dhe jashtėtokėsorė nuk janė i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit tė tyre quhet ufologji dhe cilėsohet si pseudoshkencė.
Shumė fotografi ose vėzhgime, tė cilėsuara si UFO, janė marrė nga njerėz tė ndryshėm por edhe nga satelitėt ushtarake. Materialet janė video, fotografi por edhe dėshmi mbi rrėmbime tė mundshme. Nuk ka ndeshur rrallė qė nė mes tyre tė ketė pasur edhe falso. Nė dhjetor tė 2005, njė video e ēuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua nė internet nga burime anonime (tė panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Pėr shume njerez keto filmime ishin prova tė pamohueshme tė ekzistencės sė UFO-ve.

| Historia |

Ufoligjia moderne lindi mė 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, njė pasanik amerikan, pohoi se kishte parė nga avioni i tij privat, 9 objekte tė paidentifikuara, tė ngjashme me disqet fluturuese, qė fluturonin nė afersi tė malit Rainer, nė shtetin e Washingtonit. Kjo dėshmi pėrqendroi vėmendjen e opinionit publik botėror mbi dukurinė UFO, duke i dhėnė jetė studimit e mė pas pseudoshkencės sė njohur si ufologji.
Qė nga fillimi i Luftės sė Dytė Botėrore, ka pasur shumė dėshmi nga pilotė tė cilėt pohojnė se gjatė fluturimeve kanė hasur nė prani tė ēuditshme ose janė shoqėruar nė fluturim nga objekte tė panjohur tė shndritshėm. Kėto u quajten Foo fighters nga vetė pilotėt, tė cilėt thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me njė shpejtėsi aq tė madhe saqė vinin seriozisht nė diksutim ligjet e fizikės nė atė kohė.
Sipas disa ufologėve italian, rasti i parė i dokumentuar daton 11 Prill 1933 nė Milano. Menjėherė Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta tė asaj epoke, aktualisht nėn pronėsinė e Qendrės Ufologjike Kombėtare, faktojnė se njė UFO ėshtė pėrplasur nė afėrsi tė Milanos.
Mė 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 nė Madisonville (Teksas) shumė njerėz panė njė objekt tė ēuditshėm me drita tė kuqe qė qėndronte pezull nė ajėr. Ky objekt u ndoq nga njė skuadrilje avionėsh tė cilėt nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit nė lartėsi tė madhe. Piloti qė u shkoi mė afėr ishte Thomas Mantell i cili gjatė komunikimit me radio dha pėrmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimė pėr mungesė oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte njė balon metereologjik i marinės Sky Hook.
Njė vend shumė i famshėm nė kėtė fushė ėshtė edhe “Area 51” (Zona51) njė territor ushtarak mbi tė cilin ėshtė i ndaluar fluturimi. Pikėrisht nė laboratorėt e zonės nė fjalė thuhet se ka dokumenete me tepėr vlera mbi ekzistencėn e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerėz tė cilėt kanė arritur deri aty sa tė thonė se kjo bazė ka studiuar vazhdmisht trupa qiellor dhe se ėshtė i vetmi vend ku gjendet kufoma e njė jashtėtokėsori.
Pėr shumė skeptikė UFO-t nuk ekzistojnė dhe ēdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm eksperimenti i rradhės i shėrbimeve ushtarake amerikane, si pėr shembull avionet Stealth tė cilėt karakterizohen nga forma tė pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjė njė prirje pėr tė mos dhėnė informacione mbi kėtė dukuri duke arritur deri aty sa tė mos e pėrfshijė zonėn 51 dhe shumė territore tė ngjashme nėpėr hartat gjeografike.
Kohėt e fundit studiues tė kėtij fenomeni kanė krijuar njė emėr tė ri qė ėshtė UAP (Unidentified Aereal Phenomena) nė shqip Dukuri Ajrore e Paidnetifikuar. Ky pėrkufizim i ri ka ardhur si pasojė e BOL (Ball of light), nė shqip Sferė Drite qė shpesh herė kanė ngatėrruar studiuesit ndėrkohė qė bėhej fjalė pėr dukuri krejtėsisht tė shpjegueshme.

| Rrėmbime |

Sipas njė versioni tė ndryshuar tė klasifikimit tė bėrė nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrėmbimeve pėrkufizohen dhe si takime nė afersi tė tipit tė IV. Ky klasifikim ėshtė bėrė pasi ka pasur shumė raste kur njerėzit kanė deklaruar se janė rrėmbyer nga krijesa tė ēuditshme pėr qėllime studimi apo analizash. Kėto deshmi janė konsideruar si tė rreme pasiqė asnjėherė nuk janė shoqėruar me prova konkrete, megjithėse disa nga tė rrėmbyerit janė paraqitur me vraga tė cilat nuk i kishin pasur kurrė mė parė.

|Jashtėtokėsorėt |

Jashtėtokėsorėt ėshtė njė emėrtim qė tregon qenie qė nuk jetojnė nė Tokė dhe nuk rrjedhin prej saj. Pasi qė nuk ka dėshmi dhe prova tė bindėshme pėr jetėn jashtėtokėsore, shkencėtarėt e kanė hedhur poshtė qenėsinė e tyre.
Disa meteoritė shfaqin gjurmė qė pėr ngjasojnė me mikro-organizmat primitive tė tokės, por provat nuk kanė pėrfunduar.
Shumė shkencėtarė besojnė se n.q.s. do tė kishte jetė jashtėtokėsore ajo ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė pamvarur nė vende tė ndryshme tė gjithėsisė. Hamendėsi tjetėr e qėnies sė jashtėtokėsorėve dhe jetės jashtėtokėsore ėshtė teoria e panspermės, e cila parashtron se jeta mund tė lindė nė njė vend dhe mė pas pėrhapet midis planeteve tė banueshme.
Format dhe madhėsitė e hamendėsuara tė jetės jashtėtokėsore, do tė ishin tė ndryshme dhe mund tė shtrihen nga qenie tė arsyeshme humanoide, gjer nė format mė tė vogla e mė tė thjeshta tė jetės mikroskopike.

| SETI |

SETI (shqiptohet poashtu seti, ėshtė fjalėshkurtimi i Search for Extra-Terrestrial Intelligence - Kėrkimi pėr Menēuri Jashtė-Tokėsore) janė pėrpjekjet e njerėzimit pėr tė diktuar menēuri jashtėtokėsore. Qėllimi i pėrgjithshem i projektit SETI- t ėshtė vėzhgimi i qiellit pėr tė zbuluar qėnėsinė e pėrēimeve (transmetimeve) tė qytetėrimeve nga planete tė largėta. SETI ėshtė njė projekt rrjeti gjigant kompjuterik internetor (ndėr rrjetor) qė shfrytėzon kohėn e papėrdorur procesorike nė kompjuterat e pėrdoruesve pėr tė rishqyrtuar tė dhėnat radio teleskopike.
avatar
“HORIZON”

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi