Natyra e misterit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Natyra e misterit

Mesazh  Jon prej 02.07.08 22:29

NATYRA DHE DOMETHĖNIA E MISTERIT NĖ PĖRGJITHĖSI

Kush e vėshtron vetėm pakėz mė me vėmendje dhe mė gjerėsisht vetveten dhe botėn rreth vetes, lehtė vėren se e tėrė gjithėsia ėshtė e gėrshetuar me fshehtėsi tė panumėrta; lehtė vėren se si bota rreth tij madje zhytet nė detin e fshehtėsisė.

Ne, pėr mė tepėr, flasim pėr energjinė, mirėpo – ēka dimė ne pėr tė? E dimė se ėshtė shkaku i tė gjitha dukurive nė materie – dhe asgjė mė shumė. Newton thotė: «Unė e di ligjin e fuqisė tėrheqėse (gravitacionit), mirėpo po tė mė pyeste dikush ē'ėshtė kjo fuqia tėrheqėse, unė nuk kam asnjė pėrgjigje». E tillė ėshtė (mos)dija jonė pėr gjithė energjinė nė pėrgjithėsi.

Ne tė gjithė shohim me anė tė dritės dhe nė dritė. Mirėpo, ē'ėshtė kjo dritė, kush do tė dinte tė tregonte? Njė fizicient kishte thėnė: «Drita, kjo dukuri mė e thjeshta qė na ēon nė botėn e tė gjitha dukurive materiale dhe qė gjindet nė thelbin e tė gjitha dukurive materiale, mbetet me thelbin e vet dhe me esencėn e vet fenomen i panjohur».

Ne e dimė se procesi i lėvizjes nė kozmosin tonė ka filluar para 5-10 miliarda vitesh, mirėpo si ėshtė zgjuar materia nga ėndrra e saj letargjike nė tė cilėn deri atėherė ishte, nė jetėn qė atėherė filloi, asnjė fizicient nuk di ta shtjellojė.

Gjatė netėve tė bukura tė kthjellėta mbi vehte qartė shohim kupėn qiellore me ngjyrė tė kaltėr tė mbyllur tė zbukuruar me yje.

Pėr popujt e lashtė mu kėto yje ishin njė fshehtėsi e madhe. Ne mirė i kemi zbuluar dhe kemi «shkelur» nė to, mirėpo sa larg ėshtė kjo prej njohjes sė yjeve dhe gjithėsisė! Edhe sa gjėra tė shumta janė tė fshehura nė kėto thellėsi qiellore, sa miliona trupa tė zjarrtė qė me miliarda vitesh flakėrojnė nė pafundėsinė e gjithėsisė – gjithė kjo pėr ne ėshtė fshehtėsi!

Megjithatė nė fshehtėsi nuk hasim vetėm ndėr dukuritė materiale dhe nė natyrėn e vdekur, por edhe nė qeniet e gjalla ku kėto fshehtėsi janė edhe mė tė komplikuara.

Edhe vetė fillimi i jetės mbetet pėr ne fshehtėsi.

Edhe nėse e mbėshtesim ne cilindo sistem,

edhe nėse shmangemi nė Zotin apo kaosin,

historinė apo tregimin,

arsyen apo fantazinė,

fillimi i jetės pėr ne gjithmonė domethėnė fshehtėsi, fshehtėsi aq e madhe sa para saj ndjejmė njė nderim tė thellė!
Dhe ashtu siē ėshtė fillimi i jetės fshehtėsi, po ashtu ėshtė fshehtėsi edhe vet jeta. A thua fshehtėsitė pikėrisht nė jetė – veēanėrisht nė jetėn e njeriut – nuk e kanė gjetur, do tė thonim, mu vendtakimin e tyre?

Po, njeriu ėshtė plotė me fshehtėsi!
Kėtu nė rend tė parė ėshtė fshehtėsia e zemrės sė tij!
E ē'ėshtė zemra e njeriut:
gur i ftohtė apo furrė e ndezur,
i plagosur apo qė plagosė,
fron i urrejtjes apo tempull i dashurisė?

Kėtu ėshtė edhe fshehtėsia e vullnetit tė lirė, kėsaj nėne tė tė gjitha tė mirave dhe tė gjitha tė kėqiave, nė tė cilėn prehen tė gjitha bekimet dhe tė gjitha mallkimet.
E ē'ėshtė kjo vullneti i lirė i njeriut?

E dimė se ajo ėndėrron pėr ideale dhe zien baza tė errėta,
se ngrit nė lartėsinė e virtyteve dhe rrėzon nė humnerėn e sė keqes...

E dimė edhe atė se ajo mund tė kalojė nė karikaturė, atėherė edhe njeriu bėhet karikaturė e njerėzisė...

E kur ajo fiket nė njeriun, tretet prej tij njerėzia! Po, por ē'ėshtė vullneti i lirė nė vetvete – kėtė nuk e dijmė!

Nė njeriun ėshtė fshehtėsia dhe arsyeja!

Si arrin kjo arsye nėpėrmjet botės sė pashme deri te e papashmja?

Si arrin nėpėr dukuritė deri te thelbi i sendit?

Si krijon prej qenieve tė veēanta koncepte tė pėrgjithshme tė kėtyre qenieve?
Tė gjitha kėto janė pyetje nė tė cilat ne nuk dijmė tė pėrgjigjemi.

Parandjejmė se janė aq tė mėdha sa qė nuk mund t'i pėrshkojmė dhe i pėrjetojmė si thirrje nė adhurim. Po e pakufishmja s`mund tė rroket apo tė shtjerret me intelektin tonė tė kufizuar.
Ėshtė e vėrtetė, syri i mprehtė i shqiponjės sheh nga lartėsitė mė larg dhe mė qartė se sa syri i zogut nga kulmi, mirėpo ekzistojnė kufijt pėrtej tė cilėve nuk kalon as syri mė i mprehti.

Ekzistojnė largėsi para tė cilave mjegullohet edhe syri mė i kthjellėt.

Fushat e tė Pamatshmit dhe tė Pakufijshmit paraqesin pėr intelektin tonė largėsi tė tilla sa ai (arsyeja/intelekti) nuk i arrin dot sepse e ka pikėmbėrrijtjen e vet pėrtej sė cilės nuk shkon. Ėshtė i kufizuar!

Qė tė mund t`i ndiqni kėto mendime me njė interes sa mė tė madh, do t`i nxjerr nė kėtė meditim tė parė edhe disa mendime pėr misterin apo fshehtėsinė nė pėrgjithėsi.
Ē`ėshtė misteri?

Misteri nė rend tė parė nuk ėshtė absurd!

Misteri, absurdi: tė paudhėzuarit kėto dy nocione me dėshirė i lidhin, mirėpo ato s`guxojnė kurrsesi tė lidhen.
Absurdi ėshtė njė grumbull nocionesh prej tė cilėve njėri bjerrė tjetrin.

Misteri, pėrkundrazi, larg ėshtė nga ajo qė tė jetė pėshtjellim nocionesh.

Misteri, mė tutje, nuk ėshtė njė vakuum ontik. Vakuumi ontik ėshtė mohimi i njėmendėsisė (realitetit).

Misteri nuk e mohon njėmendėsinė, por pėrkundėr – ai e afirmon atė.
Pra, misteri ėshtė e vėrteta dhe njėmendėsia.
Po, e vėrteta dhe realiteti (njėmendėsia)!

Mirėpo, prapė:
Jo realitet i pashėm (dukshėm pėr sytė), por i fshehur, realitet i pazhveshur;

Realitet sė cilit intelekti jonė nuk mund t`ia arrijė fundin, tė cilin me gjithė orvatjen e tij tė ndriēimit dhe shpjegimit nuk mund ta kapė pėrfundimisht!

Misteri, mund tė themi shkurtazi dhe nė mėnyrė tė figurshme, pėr arsyen tonė ėshtė realitet i fshehur apo i maskuar.
Fshehtėsia, misterioziteti, heshtėsia e njėmendėsisė para intelektit tonė – kjo ėshtė ajo qė pėrbėn thelbin e misterit!
Mirėpo, prej nga rrjedh kjo fshehtėsi e sendit, apo ē`gjė i jep njė sendi vulėn e fshehtėsisė?

Prej nga ėshtė e mundur qė disa sende para nesh qėndrojnė tė zbuluara, ndėrsa tė tjera disi nėn njė mbulesė.

Pėr njeriun i cili nė jetėn e vet nuk llogarit nė mister, siē nuk llogarit nė asnjė gjė tė rėndėsishme, i cili nė jetėn e vet ėshtė i kėnaqur me tė rėndomtėn dhe ikėn prej gjithė asaj qė ėshtė jo e rėndomtė, pėrgjigjja nė kėtė pyetje paraqet befasi tė vėrtetė.
Nėse e vėshtrojmė mirė dallimin ndėrmjet gjėrave evidente dhe misterit, ēka shohim?

Shohim se gjėrat e kursyera, tė cekėta, tė zbehta dhe tė dukshme na janė evidente dhe tė qarta, ndėrsa ato tė fshehta paraqesin sende me thellėsi jo tė zakonshme, gjėra me njė njėmendėsi shumė tė plotė nė vetvete, gjėra me dimenzione tė gjera.

Njė gjė pra, nuk e bėnė tė fshehtė varfėria dhe thjeshtėsia, por pėrkundrazi, bollėku i njėmendėsisė dhe shumėsia e qeniesimit (ekzistencės) tė cilėn njė gjė nė veti e ka dendur dhe ngjeshur.
Vetėm natyra paraqet pėr ne njė fshehtėsi tė madhe – njė mister.
Pėrse?

Pėr arsye se nė vetvete ka grumbulluar aq gjėra dhe aq qenie tė llojllojshme, me aq ligje tė larmishėm, por prapė me aq lidhje dhe thjeshtėsi tė madhe, sa njeriut s`mund qė pas tė gjitha hulumtimeve dhe kėrkimeve tė natyrės tė mos i shmanget ajo klithja Du bois Reymonda: «Ignoramus et ignorabimus!» (Nuk dimė, as qė do tė dijmė ndonjėherė!)

Edhe kupa e qiellit pėr ne ėshtė po ashtu njė fshehtėsi e tillė – mister.
Pėrse?

Pėr arsye se nė tė nėpėr drjetime tė panumėrta nė mėnyrė marramendėse ngarendin gjigandė tė panumėrt masash mė tė ndryshme, dritash mė tė llojllojshme dhe shpejtėsish mė tė ndryshme, dhe sėrish me njė ritėm dhe harmoni aq tė veēanėsishme sa qė para kėsaj dukurie barazi mbesin shtang artistėt, shkencėtarėt dhe vėzhguesit e rėndomtė. Po tė ishte nė qiell po edhe njė yll i vetėm, ai edhe atėherė do tė ishte fshehtėsi, mirėpo atėherė ndoshta kjo do tė zvogėlohej shumė.

Mirėpo njė shumicė aq e madhe, dimenzione aq tė mėdha, aq shumė shpejtėsi, aq shumė zgjatje – kėtė njeriun e mahnit dhe e tejkalon.

Nėse vetė materia ėshtė mister pėr njeriun, atėherė kjo ėshtė pėr arsye qė pas njė sipėrfaqeje rrafshore me tė cilėn ajo tregohet, pas mureve tė saja tė forta dhe tė shtangshme tė jashtme, luhet pikėrisht vallėzimi i zanave i qelizave atomike.

Dhe pikėrisht kjo begati, ky bollėk i qeniesimit (ekzistencės) dhe lėvizjeve qė ėshtė akumuluar nė njė atom, e bėnė materien pėr njeriun megjithatė fshehtėsi me gjithė progresin e fizikės moderne qė sinqerisht e pranon se nuk i mbanė nė dorė tė gjitha ēelsat e atomit. Fshehtėsia, pra, do tė thotė bollėk esence (ekzistimi).

Ai qė e kupton kėshtu misterin – dhe kėshtu duhet tė kuptohet – ai mund ta kuptojė lehtė domethėnien e misterit pėr njeriun.

Pėr njeriun, mister domethėnė ofrim i njė jete mė tė plotė dhe mė tė begatshme, sesa njeriu kėtė e posedon. Njė shkrimtar thotė: “Ēdo mister duket absurd, e megjithatė as nė jetė, as nė art, as nė jetėn shoqėrore – asgjė nuk ėshtė mė e thellė dhe mė frytėdhėnėse se sa misteri.”

Hyrja e njeriut nė kontakt me fshehtėsinė gjithmonė e ka pasė domethėnien e pėrparimit tė njeriut. Kėshtu psh. zbulimi i njeriut i njė fshehtėsie materiale, gjithmonė domethėnė fillim i njė epoke tė re dhe mė tė mirė tė jetės ekonomike dhe shoqėrore tė njerėzimit.

Dhe po t`i kishit larguar tė gjitha fshehtėsitė nga natyra, do ta kishit paralizuar mbarė zhvillimin e njerėzimit dhe do ta kishit bėrė ekonomikisht dhe qytetarisht apatik (tė venitur), sepse me humbjen e fshehtėsisė do tė humbiste pėr njeriun burimi i mėnyrave dhe mundėsive tė reja tė jetės.

Mund tė tingėllojė e ēuditshme, por megjithatė ėshtė e vėrtetė: derisa tė ketė nė materie errėsirė, derisa tė ketė nė natyrė mister, pėrmbi ardhmėrinė materiale tė njeriut do tė qėndrojė drita.
Dhe sikurse zemra e njeriut, edhe shpirti njerėzor ėshtė gjithmonė i shqetėsuar nėse nuk e ushqen e Vėrteta e pashterrshme, dmth. e Vėrteta sė cilės intelekti ynė kurrė nuk mund t`ia gjejė fundin, kurrė nuk ia prek kufijtė, nuk ia sheh mbarimin.

Prandaj:
Nuk ka paqe tė brendshme,
nuk ka vetėdije tė fortė shpirtėrore,
nuk ka jetė tė fortė dhe tė madhe shpirtėrore,
nuk ka jetė sė brendshmi tė frymėzuar dhe tė mbushur me admirim, nėse vetėdija jonė nuk ėshtė e rrėnjosur nė mister dhe nėse nga kėtu nuk ushqehet.

Pėrkundrazi, ēdonjėri qė e ekspozon shpirtin para veprimtarisė sė kėtyre mistereve, pėrjeton rilindjen e tij shpirtėrore.

Bota e qėmotshme ishte pa mistere. Idea e tij udhėheqėse ishte “njeriu ideal”, idea e humanitetit tė kulluar.

“Nos vero iuris germanaeque iustitiae solidam et expressam effigiem nullam tenemus” klith vajtueshėm Ciceroni (Ne nuk kemi asnjė rast solid, nė tė cilin do tė ishte realizuar drejtėsia e vėrtetė).

Arti i njerėzve tė hershėm ka dhėnė nė tė vėrtetė forma tė ndrequra, por nėn kėto forma nuk banon shpirti, nuk ndodhet dashuria e devotshme, nuk fshihet liria e vėrtetė e brendshme, e cila nuk dridhet para asnjė gjėje as para vdekjes, por pėrkundrazi, nėn ato forma ndjehet frika e robėruar dhe ngrirja para fatit tė mėrrolur tė jetės. Buzėqeshja pa jetė dhe shtėpia e bukur e vdekjes – kjo ishte bota e vjetėr.

Shfaqja e misterit, pėr botėn antike do tė thotė, siē e dimė, rilindjen e tij.
Luftėn kundėr misterit e bėnė njė sasi e caktuar e mendjelehtėsisė njerėzore dhe krylartėsisės sė fryrė.

Hedhja poshtė e misterit gjithmonė domethėnė mohim nga njė jetė mė e begatshme shpirtėrore.

Nga Rudolf Brajiēiq
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Natyra e misterit

Mesazh  Berti69 prej 30.05.15 20:49

Ne jetojmė nė njė univers shumė misterioz.
Shpesh herė e vetmja mėnyrė pėr tė mėsuar, pėr ta njohur atė por dhe per te njohur veten ėshtė qė tė luajmė me tė.
Duke bėrė eksperimente dhe pėrvoja, duke "vallezuar" me realitetin ju mund tė zbuloni ritmin e tij, harmoninė dhe gjithė fuqinė e krijimit dhe te zbuluoni atė qė ai ju ofron.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi