Bioenergjia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bioenergjia

Mesazh  FM prej 01.05.08 21:45

Bioenergjia



Sikurse te gjitha aparetet teknike qe funksionojne duke u furnizuar me ane te energjise, me te cilen jane te lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston duke e sherbyer me energji universi.

Ne psikologji me enrgji do te thote force, gjalleri e aktivitetit psikik. Njeriu nuk eshte i kufizuar vetem ne lekuren e vet, por me potencialin e pakufishem te rrezeve ne hapsire dhe kohe.

Fjala bioenergji rrjedh nga fjalet greke -bios-jete dhe energji - pune, veprim.

Bioenergjia perdoret per sherimin e semundjeve ose lehtesimin e dhembjeve tek te semurit, me ane te furnizimit natyror me energji, pa ndihmen e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar enrgjine tone personale,me ane te duarve,mbi trupin e pacientit te semure,pa e prekur ate.

Aura (bioenergjia), fusha energjetike e njeriut eshte manifestim i energjise dhe eshte i lidhur ngushte me jeten e njeriut. Pershkruhet si mjegull qe rrethon dhe e pershkon trupin fizik dhe emiton rreze karakteristike.

Gjithashtu, ekzistojne lokacione specifike ne sistemin tone energjetik per emocionet, mendimet, kujtimet dhe perjetimet tjera fizike.

Pasi qe simptomet fizike jane te lidhura me ato lokacione,do te thote mund ta kuptojme natyren e semundjes.

Per kete edhe studimi i aures mund te jete ure ne mes te mjeksise tradicionale dhe shkences sone psikologjike.


Edituar pėr herė tė fundit nga ExplorerX nė 19.05.08 18:33, edituar 1 herė gjithsej
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bioenergjia

Mesazh  Jon prej 19.08.09 12:21

BIOENERGJIA

Duhet tė kuptojmė se njeriu nuk ėshtė i kufizuar vetėm me lėkurėn e vet, por me potencialin e pakufishėm tė rrezeve nė hapėsirė dhe kohė.

Kėto rreze, kjo energji qarkullon edhe nėpėr trupin e tij, nėpėrmjet qendrave pėrkatėse energjetike (qė nė kulturėn e lashtė indiane quhen ēakra) dhe mban organizmin nė harmoni me ambientin e jashtėm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.

Sikurse tė gjitha aparatet teknike qė funksionon duke u furnizuar me anė tė energjisė, me tė cilėn janė tė lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston duke u shėrbyer me energji universi.

Nė fizikė, energji do tė thotė aftėsi veprimi, pėr kryerjen e njė pune, ndėrsa nė psikologji do tė thotė forcė, gjallėri e aktivitet psikik.

Energjia fizike paraqitet dhe vepron me forcėn e saj nė botėn e jashtme materiale, ndėrsa energjia psikike, mentale, emocionale... paraqet aftėsi pėr kryerjen e veprimeve psikike, kuptimeve mentale, pėrjetimeve emocionale... pra, nxitje dhe rezultate tė proceseve shpirtėrore.

Natyra e rrezeve fizike (dritės, rrezeve elektromagnetike, rrezeve rėntgen etj.) na ėshtė e njohur dhe e dokumentuar me anė tė fakteve vepruese si materiale, ndėrsa natyra e rrezeve biologjike ende mbetet e papranuar shkencėrisht, e pasqaruar definitivisht, e mbėshtjell me vello mistike etj. etj. edhe pse fakte pėr t’u dokumentuar ka mjaft!

Duhet tė kuptojmė se njeriu nuk ėshtė i kufizuar vetėm me lėkurėn e vet, por me potencialin e pakufishėm tė rrezeve nė hapėsirė dhe kohė. Kėto rreze, kjo energji qarkullon edhe nėpėr trupin e tij, nėpėrmjet qendrave pėrkatėse energjetike (qė nė kulturėn e lashtė indiane quhen ēakra) dhe mban organizmin nė harmoni me ambientin e jashtėm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.

Fjala bioenergji rrjedh nga fjalėt greke: bios - jetė dhe energji - punė, veprim. Bioenergjia i ėshtė e njohur njerėzimit qė nga lashtėsia dhe ėshtė pėrdorur atėherė, e pėrdoret edhe sot, pėr shėrimin e shumė sėmundjeve ose lehtėsimin e dhembjeve tek tė sėmuret, me anė tė furnizimit natyror me energji, pa ndihmėn e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinė tonė personale, me anė tė duarve, mbi trupin e tė sėmurit, pa e prekur atė.

Edhe Jungu, nė teorinė e tij tė “Vetėdijes kolektive dhe tė simboleve tė arketipave”, thotė se njeriu ėshtė qenie psikoenergjetike dhe se shėndeti i tij varet shumė nga ajo se si energjia qarkullon nėpėr trupin e tij, madje, ēfarė ndien, mendon, dėshiron etj.

Siē thamė mė lartė, bioenergjia i ėshtė e njohur njerėzimit qė nga kohėt mė tė hershme. Indianėt e njohin kėtė energji qysh para 5000 vjetėsh she e quajnė “prana”. Kėtė energji universale ata e konsiderojnė burim tė jetės.

Me anė tė ushtrimeve tė Jogės, ata manipulojnė edhe sot me kėtė energji, nėpėrmjet teknikės sė frymimit, meditimit dhe ushtrimeve fizike, pėr ta mbajtur organizmin nė gjendje tė kthjellėt, tė qetė dhe tė shėndoshė.

Edhe kinezėt e njohin kėtė energji dhe e quajtėn Ch’i. Sipas filozofisė sė tyre, e gjithė materia e gjallė apo edhe ajo qė konsiderohet e “vdekur”, ėshtė e pėrbėrė dhe e pėrshkuar nga kjo energji. Energjia Ch’i pėrmban dy pole tė forcės, Jin dhe Jang.

Kur Jin dhe Jang janė nė baraspeshė, sistemi i gjallė (organizmi) ėshtė i shėndosh, ndėrsa kur midis tyre sundon disharmonia (jobaraspesha), si rezultat i saj kemi gjendje tė sėmurė.

“Kabala” - teoria mistike e hebrenjve, qė ka filluar tė paraqitet rreth 450 vjet para Krishtit, bėnė fjalė pėr kėtė energji si dritė e shndritshme, dritė astrale.

Krishterimi portreton figurėn e Isait dhe figurat tjera tė larta shpirtėrore tė rrethuara me dritė tė lehtė e tė shndritshme (aureolė) mbi kokė.

Shumė mėsime ezoterike, si tekstet e vjetra hinduse, teozofistėt, tibetasit, budistėt e Indisė, zen - budistėt e Japonisė, Zonja Blavocki, Rudolf Shtajner e shumė personalitete tjera, qė janė marr me ēėshtje shpirtėrore, flasin dhe e pėrshkruajnė kėtė energji.

Nė fillim tė shekullit XII, Buraku dhe Liberi kanė vėrejtur se qeniet njerėzore kanė energji, e cila mund tė provokojė ngacime edhe nė largėsi.

Ata kanė cekur se njė person, me vetėdėshirė, mund tė provokojė efekte pozitive ose negative tek personi tjetėr, pa prekje fizike. Edhe Paracelzusi, nė mesjetė, kėtė energji e ka quajtur “Ilaster” dhe thoshte se ilasteri ėshtė i pėrbėrė nga forca e jetės dhe materies.

Dukurinė e “Energjisė universale”, nė vitin 1800, e vėren edhe Mesmeri, i cili nė bazė tė kėsaj energjie e krijoi “mesmerizmin”. Mė vonė, Mesmeri kėtė energji e pėrshkruan si hipnotizėm.

Wilhem von Rajhenbah kaloi 30 vjet duke eksperimentuar nė lėmin, tė cilin e quajti “forcė tėrheqėse”. Ai zbuloi se forca nė trupin e njeriut prodhon polaritet tė njėjtė me atė qė gjendet nė kristale. Nė bazė tė kėtij eksperimenti, Rajhenbahu e pėrshkruan anėn e majtė tė trupit si po, negativ, ndėrsa tė djathtėn si pol pozitiv. Ky sistem ėshtė pothuajse i njėjtė me sistemin kinez: Jin dhe Jang.

Dr. Wilhelm Reich

Nė vitin 1919, dr. Wiliam Killner bėri publike kėrkimet e veta rreth energjisė njerėzore, pėr tė cilėn thotė se e ka parė nėpėrmjet ekraneve tė ngjyrosura dhe filtrave. Ai shkruan se ka parė tri shtresa nė formė tė mjegullės rreth trupit tė njeriut.

Kėtė mbėshtjellės ai e quan “aura”. Killner zbuloi gjithashtu se paraqitja e aurės tek njerėzit ėshtė e ndryshme, varėsisht nga mosha, vetitė mentale - emocionale dhe gjendja e tyre shėndetėsore.

Nė bazė tė kėsaj, Killner zbuloi sistemin e diagnozimit nė bazė tė ngjyrave, pėrmbajtjes dhe dukjes nė pėrgjithėsi tė mbėshtjellėsit tė trupit, pra aurės.

Dr. Wilhelm Reich, psikiatėr dhe koleg i S. Frojdit, kėtė energji e quajti “orgon”. Nė periudhėn 1930-1950, Rahji eksperimentoi me kėtė energji, duke shfrytėzuar instrumentet mė tė reja mjekėsore tė kohės.

Ai vėrejti se si energjia pulsonte nė natyrė dhe rreth tė gjitha lėndėve organike dhe joorganike; kishte vėrejtur gjithashtu pulsimin e energjisė qė rrezatonte nga mikroorganizmat, duke shfrytėzuar mikroskopin e fortė, tė konstruktuar posaēėrisht pėr kėtė. Gjithashtu, Rahji kishte konstruktuar vetė edhe aparatet pėr matjen e polit tė orgonit.

Para disa vitesh, njė grup shkencėtarėsh nga ish- Bashkimi Sovjetik, nė Institutin e Bioinformatikės “A.S. Popov”, paraqesin zbulimin se organizmat e gjallė emitojnė vibracione energjetike nė frekuenca rreth 300-2000 nanometra.

Ata kėtė e quajtėn energji biopolare ose bioplazėm. Ata zbuluan se personat qė kanė aftėsi pėr transformimi e energjisė e kanė fushėn polare mė tė gjere dhe mė tė fortė. Kėto zbulime i vėrtetoi edhe Akademia e Shkencave tė Mjekėsisė nė Moskė.

Gjithashtu, kėtė zbulim e pėrmbajtėn edhe edhe shkencėtarėt nga nga Britania, Holanda, Gjermania etj.

Zbulim mjaft interesant rreth ekzistimit tė aurės ėshtė edhe ai i dr. Valovit Hant nga UCLA. Nė studimin pėr efektet e rolfingut (shėrimi me anė tė lėvizjeve tė gishtave) nė trup dhe nė psikė, ai shėnoi frekuenca tė ulėta milivolitke tė sinjaleve nga trupi gjatė serisė sė seancės “Rolfing”.

Pėr t’i regjistruar kėto, ai shfrytėzoi njė elektrodė tė thjeshtė, tė ndėrtuar nga argjendi, duke e vendosur nėn lėkurė.

Njėkohėsisht, me regjistrimin e sinjaleve, Rozalin Brijer nga qendra e Glendjelit pėr bioenergji (kaliaforni), vėrejti aurėn tek personat tek tė cilėt ėshtė bėrė rolfingu. Ajo raportonte nė mėnyrė paralele edhe pėr ngjyrat, madhėsit dhe sjelljet e energjisė nėpėr ēakra si dhe mjegullat e aurės.

Pastaj, shkencėtarėt nė mėnyrė matematikore shqyrtuan struktuar e valėve tė regjistruara me anė tė analizės furike (tė shpejtė) si dhe tė analizės me anė tė frekuencave tė stenogramit.

Te dy format e analizave ofronin rezultate interesante. Format konsistente tė valėve dhe frekuencave i pėrshtatėshin saktėsisht ngjyrave tė cilat i thoshte Rozalin Brijer.

Dr. Hant e pėrsėriti tė njėjtin eksperiment me shtat persona tė tjerė, qė e lexonin aurėn. Ata vėrejtėn ngjyrat e aurės, tė cilat ishin korrelative nė strukturėn dhe frekuencat e njėjta tė valėve. Nė shkurt tė vitit 1985, rezultatet vazhduese treguan kėto korrelacione tė ngjyrave (frekuenca Hz - herc ose ciklus - sekondė):

Ngjyra e kaltėr 250-270 Hz 1200 Hz

Ngjyra e gjelbėr 250-475 Hz

Ngjyra e verdhė 500-700 Hz

Ngjyra e portokalltė 950-1050 Hz

Ngjyra e kuqe 1000-1200 Hz

Ngjyra vjollcė 1000-2000 Hz plus 300-400; 600-800 Hz

Ngjyra e bardhė 1100-2000 Hz

Shifrat e vazhduara tė frekuencave tė ngjyrave, e kaltra dhe vjollcė, janė si rrjedhojė e gjatėsisė sė ngjyrave. Frekuencat e matura janė shenja tė instrumentit, se sa ėshtė energjia, e cila ėshtė matur.

Kah fundi i viteve ’60, u lajmėrua pėr herė tė parė aparati pėr fotografimin e aurės (bioenergjisė), tė cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkė me tė shoqen, Valentinėn dhe e quajtėn me mbiemrin e tyre “Fotografia e Kirlianit”.

Nė kėto fotografi shihet qartė njė lloj drite, diku mė e fortė e diku mė e dobėt (varėsisht nga lėnda), e cila duket nė formė tė flakės ose rrezeve.

Kirliani, gjatė eksperimenteve tė gjata, arriti tė konstatoj se secila substancė e ka strukturėn e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturėn krejt tė ndryshme tė dritės nga gjethi i ndonjė bime.

Metali tregon dritė fare tė dobėt, ndėrsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnė fare dritė.

Aparati i Kirlianit

Ky aparat pėrdoret edhe sot pėr matjen e potencialit tė energjisė dhe nė bazė tė kėtij aparati, njerėzve, qė kanė energji tė madhe, u jepen diploma dhe leje pėr shėrim me anė tė duarve.

Fotografia e Kirlianit edhe mė tej mbetet njė ndėr faktet mė tė forta dhe mė bindėse pėr ekzistimin e bioenergjisė.

Aura, fusha energjetike e njeriut, ėshtė manifestim i energjisė dhe ėshtė e lidhur ngushtė me jetėn e njeriut. Mund tė pėrshkruhet si mjegull, qė rrethon dhe e pėrshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike.

Kjo fushė e aurės, bazuar pėrgjithėsisht nė njohurit e lashta indiane, pėrshkruhet si shtat shtresore. Secila shtresė e aurės ėshtė e lidhur me shtat ēakrat. Kėshtu qė shtresa e parė ėshtė e lidhur me ēakrėn e parė, e dyta me tė dytėn e kėshtu me radhė.

Ēakrat - qendrat e energjisė

Shtresa e parė dhe ēakra e aprė ėshtė e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmėrinė e dhembjes fizike dhe kėnaqėsitė shqisore. Shtresa e dytė dhe ēakra e dytė ėshtė e lidhur me aspektet emotive tė njeriut.

Shtresa e tretė dhe ēakra e tretė ėshtė e lidhur me jetėn tonė mentale, me mendimet lineare. Shtresa e katėrt dhe ēakra e katėrt ėshtė rruga nėpėr tė cilėn krijojmė dashurinė. Jo vetėm ndaj polit tė kundėrt, por edhe ndaj gjithė njerėzimit.

Shtresa e pestė dhe ēakra e pestė ėshtė e lidhur me dėshirat mė tė larta, me forcėn e fjalės dhe me marrjen e pėrgjegjėsisė pėr veprimet tona.

Shtresa e gjashtė dhe ēakra e gjashtė ėshtė e lidhur me dashurinė qiellore, me dashurinė e cila shtrihet jashtė rrethit njerėzor dhe pėrfshin gjithė jetėn.

Shtresa e shtatė dhe ēakra e shtatė ėshtė e lidhur me mendimet e larta, inteligjencėn dhe integrimin e forcės sonė fizike dhe shpirtėrore.

Gjithashtu, ekzistojnė lokacione specifike nė sistemin tonė energjetik pėr emocionet, mendimet, kujtimet dhe pėrjetimet tjera psiko-fizike.

Pasi qė simptomat fizike janė tė lidhura me ato lokacione, do tė thotė mund ta kuptojmė edhe natyrėn e sėmundjes. Pėr kėtė edhe studimi i aurės mund tė jetė urė nė mes mjekėsisė tradicionale dhe asaj konvencionale.

Nėpėrmjet kėtyre ēakrave supozohet se kalon e gjithė energjia universale nėpėr trupin tonė dhe e mban atė nė harmoni me natyrėn. E nė ēoftė se ndonjė nga kėto ēakra ērregullohet, atėherė pason edhe sėmundja, tė cilėn bioterapeutėt me anė tė duarve, respektivisht bioenergjisė, e shėrojnė, duke ia rregulluar drejtimin e rrotullimit energjisė nėpėr ēakra pėrgjatė gjithė organizmit.

Sa i pėrket bioenergjisė, sot nė botė ekzistojnė tri teori: Njėra konsideron se ėshtė fjala pėr fushėn e energjisė, e cila i ėshtė e njohur fizikės moderne.

E dyta konsideron se ėshtė fjala pėr energji ende tė panjohur. Ndėrsa e treta mohon bioenergjinė, ekzistencėn e saj dhe pohon se fjala ėshtė pėr sugjestione dhe hipnozė.

Pavarėsisht se cila teori ėshtė mė afėr realitetit, pra mund tė jetė e saktė, dhe pėr ēfarė forme energjie ėshtė fjala, ajo sot me sukses po pėrdorėt pėr shėrim dhe po tregon rezultate tepėr inkurajuese.

Sabir Krasniqi
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bioenergjia

Mesazh  Jon prej 19.08.09 12:24

Bioenergjia dhe aftėsia vetshėruese e njeriut

Ashtu si tė tė gjitha aparatet teknike qė funksionojnė, duke u furnizuar me anė tė energjisė, me tė cilėn janė tė lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston, duke u shėrbyer me energjinė e universit.

Nė fizikė, energji do tė thotė aftėsi veprimi, pėr kryerjen e njė pune, ndėrsa nė psikologji do tė thotė forcė, gjallėri e aktivitet psikik.

Energjia fizike paraqitet dhe vepron me forcėn e saj nė botėn e jashtme materiale, ndėrsa energjia psikike, mentale, emocionale... paraqet aftėsi pėr kryerjen e veprimeve psikike, kuptimeve mentale, pėrjetimeve emocionale pra, edhe nxitje tė rezultate dhe tė proceseve shpirtėrore.

Natyra e rrezeve fizike (dritės, rrezeve elektromagnetike, rrezeve rentgen etj.) na ėshtė e njohur dhe e dokumentuar me anė tė fakteve vepruese si materiale, ndėrsa natyra e rrezeve biologjike ende mbetet e papranuar shkencėrisht edhe pse ka mjaft fakte pėr t'u dokumentuar.

Duhet tė kuptojmė se, njeriu nuk ėshtė i kufizuar vetėm me lėkurėn e vet, por me potencialin e pakufishėm tė rrezeve nė hapėsirė dhe kohė. Kėto rreze, kjo energji qarkullon edhe nėpėr trupin e tij, nėpėrmjet qendrave pėrkatėse energjetike (qė nė kulturėn e lashtė indiane quhen cakra) dhe mban organizmin nė harmoni me ambientin e jashtėm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.

Fjala bioenergji rrjedh nga fjalėt greke: bios - jetė dhe energji - punė, veprim. Bioenergjia i ėshtė e njohur njerėzimit qė nga lashtėsia dhe ėshtė pėrdorur atėherė, e pėrdoret edhe sot, pėr shėrimin e shumė sėmundjeve ose lehtėsimin e dhembjeve tek tė sėmurėt, me anė tė furnizimit natyror me energji, pa ndihmėn e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinė tonė personale, me anė tė duarve, mbi trupin e tė sėmurit, pa e prekur atė.

Edhe Jungu, nė teorinė e tij tė "Vetėdijes kolektive dhe tė simboleve tė arketipave", thotė se njeriu ėshtė qenie psikoenergjetike dhe se shėndeti i tij varet shumė nga ajo se si energjia qarkullon nėpėr trupin e tij, madje, ēfarė ndjen, mendon, dėshiron etj.

Siē u tha edhe mė lart, bioenergjia ėshtė e njohur nga njerėzimi qė nga kohėt mė tė hershme. Indianėt e njohin kėtė energji qė para 5000 vjetėsh dhe e quajnė "prana". Kėtė energji universale ata e konsiderojnė burim tė jetės. Me anė tė ushtrimeve tė Jogės, ata manipulojnė edhe sot me kėtė energji, nėpėrmjet teknikės sė frymėmarrjes, meditimit dhe ushtrimeve fizike, pėr ta mbajtur organizmin nė gjendje tė kthjellėt, tė qetė dhe tė shėndoshė.

Edhe kinezėt e njohin kėtė energji dhe e quajtėn Ch'i. Sipas filozofisė sė tyre, e gjithė materia e gjallė apo edhe ajo qė konsiderohet e "vdekur", ėshtė e pėrbėrė dhe e pėrshkuar nga kjo energji. Energjia Ch'i pėrmban dy pole tė forcės, Jin dhe Jang. Kur Jin dhe Jang janė nė barazpeshė, sistemi i gjallė (organizmi) ėshtė i shėndoshė, ndėrsa kur midis tyre sundon disharmonia, si rezultat tė saj kemi gjendje tė sėmurė.

"Kabala" - teoria mistike e hebrenjve, qė ka filluar tė paraqitet rreth 450 vjet para Krishtit, bėnė fjalė pėr kėtė energji si dritė e shndritshme, dritė astrale. Krishtėrimi portretizon figurėn e Isait dhe figurat e tjera tė larta shpirtėrore tė rrethuara me dritė tė lehtė e tė shndritshme (aureolė) mbi kokė.

Shumė mėsime ezoterike, si tekstet e vjetra hinduse, teozofistėt, tibetasit, budistėt e Indisė, zen - budistėt e Japonisė, Zonja Blavocki, Rudolf Shtajner e shumė personalitete tjera, qė janė marrė me ēėshtje shpirtėrore, flasin dhe pėrshkruajnė kėtė energji.

Nė fillim tė shekullit XII, Buraku dhe Liberi kanė vėrejtur se qeniet njerėzore kanė energji, e cila mund tė provokojė ngacmime edhe nė largėsi. Ata kanė cekur se njė person, me dėshirė, mund tė provokojė efekte pozitive ose negative tek personi tjetėr, pa prekje fizike. Edhe Paracelzusi, nė mesjetė, kėtė energji e ka quajtur "Ilaster" dhe thoshte se ilasteri ėshtė i pėrbėrė nga forca e jetės dhe materies.

Dukurinė e "Energjisė universale", nė vitin 1800, e vėren edhe Mesmeri, i cili nė bazė tė kėsaj energjie krijoi "mesmerizmin". Mė vonė, Mesmeri kėtė energji e pėrshkruan si hipnotizėm. Ėilhem von Rajhenbah kaloi 30 vjet, duke eksperimentuar nė lėmin, tė cilin e quajti "forcė tėrheqėse". Ai zbuloi se, forca nė trupin e njeriut prodhon polaritet tė njėjtė me atė qė gjendet nė kristale.

Nė bazė tė kėtij eksperimenti, Rajhenbahu e pėrshkruan anėn e majtė tė trupit si pol negativ, ndėrsa tė djathtėn si pol pozitiv. Ky sistem ėshtė pothuajse i njėjtė me sistemin kinez: Jin dhe Jang.

Nė vitin 1919, Dr. Ėiliam Killner bėri publike kėrkimet e tij rreth energjisė njerėzore, pėr tė cilėn thotė se e ka parė nėpėrmjet ekraneve tė ngjyrosura dhe filtrave. Ai shkruan se ka parė tri shtresa nė formė tė mjegullės rreth trupit tė njeriut. Kėtė mbėshtjellės ai e quan "aura".

Killner zbuloi gjithashtu se, paraqitja e aurės tek njerėzit ėshtė e ndryshme, varėsisht nga mosha, vetitė mentale - emocionale dhe gjendja e tyre shėndetėsore. Nė bazė tė kėsaj, Killner zbuloi sistemin e diagnozimit nė bazė tė ngjyrave, pėrmbajtjes dhe dukjes nė pėrgjithėsi tė mbėshtjellėsit tė trupit, pra aurės.

Dr. Ėilhelm Reich, psikiatėr dhe koleg i S. Frojdit, kėtė energji e quajti "orgon". Nė periudhėn 1930-1950, Rahji eksperimentoi me kėtė energji, duke shfrytėzuar instrumentet mė tė reja mjekėsore tė kohės.

Ai vėrejti se si energjia pulsonte nė natyrė dhe rreth tė gjitha lėndėve organike dhe joorganike; kishte vėrejtur gjithashtu pulsimin e energjisė qė rrezatonte nga mikroorganizmat, duke shfrytėzuar mikroskopin e fortė, tė konstruktuar posaēėrisht pėr kėtė. Gjithashtu, Rahji kishte konstruktuar vetė edhe aparatet pėr matjen e polit tė orgonit.

Para disa vitesh, njė grup shkencėtarėsh nga ish-Bashkimi Sovjetik, nė Institutin e Bioinformatikės "A.S. Popov", paraqitėn zbulimin se organizmat e gjallė emitojnė vibracione energjetike nė frekuenca rreth 300-2000 nanometra. Ata kėtė e quajtėn energji biopolare ose bioplazėm.

Ata zbuluan se, personat qė kanė aftėsi pėr transformimin e energjisė e kanė fushėn polare mė tė gjerė dhe mė tė fortė. Kėto zbulime i vėrtetoi edhe Akademia e Shkencave tė Mjekėsisė nė Moskė. Gjithashtu, kėtė zbulim e mbėshtetėn edhe shkencėtarėt nga Britania, Holanda, Gjermania etj.

Zbulim mjaft interesant rreth ekzistimit tė aurės ėshtė edhe ai i Dr. Valovit Hant nga UCLA. Nė studimin pėr efektet e rolfingut (shėrimi me anė tė lėvizjeve tė gishtave) nė trup dhe nė psikė, ai shėnoi frekuenca tė ulta milivolitke tė sinjaleve nga trupi gjatė serisė sė seancės "Rolfing".

Pėr t'i regjistruar kėto, ai shfrytėzoi njė elektrodė tė thjeshtė, tė ndėrtuar nga argjendi, duke e vendosur nėn lėkurė. Njėkohėsisht, me regjistrimin e sinjaleve, Rozalin Brijer nga qendra e Glendjelit pėr bioenergji (kaliaforni), vėrejti aurėn tek personat, tė cilėve u ishte bėrė rolfingu.

Ajo raportonte nė mėnyrė paralele edhe pėr ngjyrat, madhėsitė dhe sjelljet e energjisė nėpėr ēakra si dhe mjegullat e aurės. Pastaj, shkencėtarėt nė mėnyrė matematikore shqyrtuan strukturėn e valėve tė regjistruara me anė tė analizės furike (tė shpejtė) si dhe tė analizės me anė tė frekuencave tė stenogramit. Tė dy format e analizave ofronin rezultate interesante. Format konsistente tė valėve dhe frekuencave i pėrshtatėshin saktėsisht ngjyrave, tė cilat i tregonte Rozalin Brijer.

Nė fund tė viteve '60, u zbulua pėr herė tė parė aparati pėr fotografimin e aurės (bioenergjisė), tė cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkė me tė shoqen, Valentinėn dhe e quajtėn me mbiemrin e tyre "Fotografia e Kirlianit".

Nė kėto fotografi shihet qartė njė lloj drite, diku mė e fortė e diku mė e dobėt (varėsisht nga lėnda), e cila duket nė formė tė flakės ose rrezeve. Kirliani, gjatė eksperimenteve tė gjata, arriti tė konstatojė se secila substancė e ka strukturėn e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturėn krejt tė ndryshme tė dritės nga gjethja e ndonjė bime. Metali tregon dritė fare tė dobėt, ndėrsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnė fare dritė.

Ky aparat pėrdoret edhe sot pėr matjen e potencialit tė energjisė dhe nė bazė tė kėtij aparati, njerėzve, qė kanė energji tė madhe, u jepen diploma dhe leje pėr shėrim me anė tė duarve.

Fotografia e Kirlianit ėshtė njė ndėr faktet mė tė forta dhe mė bindėse pėr ekzistimin e bioenergjisė. Aura, fusha energjetike e njeriut, ėshtė manifestim i energjisė dhe ėshtė e lidhur ngushtė me jetėn e njeriut. Mund tė pėrshkruhet si mjegull, qė rrethon, pėrshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike.

Kjo fushė e aurės, bazuar pėrgjithėsisht nė njohuritė e lashta indiane, pėrshkruhet si shtat shtresore. Secila shtresė e aurės ėshtė e lidhur me shtat ēakrat. Kėshtu qė, shtresa e parė ėshtė e lidhur me ēakrėn e parė, e dyta me tė dytėn e kėshtu me radhė.

Shtresa e parė dhe ēakra e parė ėshtė e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmėrinė e dhembjes fizike dhe kėnaqėsitė shqisore.

Shtresa e dytė dhe ēakra e dytė ėshtė e lidhur me aspektet emotive tė njeriut.

Shtresa e tretė dhe ēakra e tretė ėshtė e lidhur me jetėn tonė mentale, me mendimet lineare.

Shtresa e katėrt dhe ēakra e katėrt ėshtė rruga nėpėr tė cilėn krijojmė dashurinė. Jo vetėm ndaj polit tė kundėrt, por edhe ndaj gjithė njerėzimit.

Shtresa e pestė dhe ēakra e pestė ėshtė e lidhur me dėshirat mė tė larta, me forcėn e fjalės dhe me marrjen e pėrgjegjėsisė pėr veprimet tona.

Shtresa e gjashtė dhe ēakra e gjashtė ėshtė e lidhur me dashurinė qiellore, me dashurinė, e cila shtrihet jashtė rrethit njerėzor dhe pėrfshin gjithė jetėn.

Shtresa e shtatė dhe ēakra e shtatė ėshtė e lidhur me mendimet e larta, inteligjencėn dhe integrimin e forcės sonė fizike dhe shpirtėrore.

Pavarėsisht, se cila teori ėshtė mė afėr realitetit, dhe se pėr ēfarė forme energjie bėhet fjalė, rėndėsi ka qė ajo sot me sukses po pėrdoret pėr shėrim dhe po tregon rezultate tepėr inkurajuese.

Pėrgatiti: Klarita Bajraktari
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Energjia trupore e njeriut

Mesazh  protoni prej 22.10.09 6:33

Bota eshte materiale, ashtu sikur gjdo gje tjeter qe eshte materiale, energjia per mendimin tim eshte materiale apo me mire te themi modifikim specifik i materies, po themi rrjedhoje nga se buron si rezultat i proceseve qofshin kimike apo edhe fizike qe ndodhin ne materie, apo rreth saj.

Po edhe Idea, nuk mund te jete dicka e izoluar apo fenomen i vetvetes sepse nuk eshte vetvetja, por eshte burim i materies, sepse ajo rrjedh nga truri, qe ne te vertet eshte forma me speciale e struktures organizative dhe funksionale te materies.

Keshtu qe, duhet te besojme aq shume ne materie sa qe pa materie apo jasht saj, mund te flitet per dicka per te cilen kurr shqisat njerezore deri me sot nuk kane kontaktuar. Pra nuk ka jomaterie sepse energjia eshte delivat i materies.

Aurat njerezore jane prodhim i materies se gjalle te tij, njerzit komunikojne permes ketyre aurave qoft nga afer apo edhe nga largesia, sikur qe komunikojne dy telefona celular mes tyre. Relacioni komunikativ mes tyre mund te behet ne menyre te vetedijshme dhe te pavetedijshme!

Te gjithe njerezit kane forcen e telepatise, por jo te gjithe dijne ta perdorin dhe shfrytezojne ate, ata qe dijne ta shfrytezojne kete dhuarte natyrore zhvillojne telepati aktive, ata qe nuk dijne ta shfrytezojne zhvillojne teleapti pasive.

Relacioni komunikativ pasiv eshte shume i rrezikshem sepse mund te na i komplikoje pa nevoje marredheniet me te tjeret, ky proces kryhet permes zonave te nderdijeve te cilat e kane forcen e tyre e qe quhet Forca e Nderdijes.

Forca e Nderdijes nese udheheqet, nga arsyeja e shendoshe permes vetedijes se shendoshe atehere do te jemi te arsyeshem para gjithe atyre, qe fytyrat e tyre, kane kaluar ne mendjen tone, ne zonen trunore te parafytyrimit, te te menduarit, te analizes dhe sintezese informative rreth subjektit per te cilin me vetedije te plote mendojme por te udhehequr nga dicka e paspjegueshme e qe vepron brenda nesh.
avatar
protoni

49


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bioenergjia

Mesazh  Xhulia123 prej 14.11.10 14:13

besoj se nga kimia dhe fizika dimė se energjia nuk vdes kurre, ajo vetem mund te ndryshohet ose transformohet. njeriu eshte i perbere nga energjia, dhe kjo vertetohet shume lehte:
kemi organizmin e njeriut, i cili eshte i perbere nga sisteme ose aparate organesh. sistemet/aparatet jane te perbera nga vete organet, organet perbehen nga indet, indet nga qeliza qe eshte tulla e jetes. disa mendojne se perfundon ketu perberja. por jo. qelizat vete perbehen nga molekulat. molekulat vete perbehen nga atomet. atomet clirojne energji, prandaj edhe njeriu vete eshte energji. :)) nje shkencetar indian ka thene qe njeriu dhe qeniet e tjera te gjalla perbehen nga dy pjese themelore:
1. masa eterike (qe eshte energjia jetesore, pra shpirti)
2.masa fizike, (qe eshte trupi)
si pasoje, energjia qe ndodhet ne cdo gjallese nuk vdes, thjesht ndryshon, zhvendoset, transformohet. trupi mund te tretet nen toke, por energjia jo.
avatar
Xhulia123

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bioenergjia

Mesazh  Berti69 prej 22.04.11 23:25

Trupat tonė kanė natyrė tė thellė elektrike. Ēdo kurs fillestar anatomie e konfirmon njė gjė tė tillė. Zvarriti kėmbėt e tua mbi tepih dhe pastaj prek ndonjė artikull metali. Kėshtu mund tė shohėsh elektricitetin e qėndrueshėm tė shkarkohet nga gishtat e tu.

Njė gjė e tille nuk do tė ishte e mundshme po qe se trupi yt nuk do tė kishte natyrė elektrike. Po qe se prek stufėn e nxehtė do tė ndjesh menjėherė dhembje, ngaqė ajo transmetohet elektrikisht nėpėr nerva deri ne tru. Dhembja udhėton me shpejtėsinė e elektricitetit dhe ky ėshtė shkaku pse ti ndjen dhembje menjėherė.

Mesazhet elektrike shkojnė vazhdimisht kudo nė trup pėr ta informuar pandėrprerė pėr gjerat qė shkojnė nė te. Pa kėtė rrjedhė elektrike nuk do tė mund tė shihje, as tė dėgjoje, as tė ndjeje, as tė shijoje e as tė nuhasje.

Njė tjetėr argument lidhur me ekzistencėn e elektricitetit (energjisė) nė trup ėshtė edhe elektroencefalografi (EEG) dhe elektrokardiografi (EKG). EEG-ja regjistron aktivitetin elektrik tė trurit, ndėrkohė qe EKG-ja regjistron atė tė zemrės.

Kėto pajisje janė pėrdorur me dekada nga shkenca e mjekėsisė dhe janė si ato qė mbėrthehen pranė pacientėve tė vdekur nė dramat spitalore, qė mund t’i shohėsh nė TV.

Kur ekrani ndal "sinjalet" pacienti ėshtė i vdekur. Sistemet tona elektrike janė thelbėsore pėr shėndetin tonė fizik dhe psikik.

Nė fakt civilizimi e di kėtė prej mijėra vitesh. Diku rreth 5000 vite mė parė kinezėt zbuluan sistemin kompleks tė qarqeve energjike qė qarkullojnė nėpėr trup.

Kėto vargje pėrcjellėse elektrike ose meridianė siē quhen ndryshe janė epiqendra e praktikave lindore tė shėrimit dhe formojnė bazat e akupunkturės sė ditėve moderne dhe teknikave tė ndryshme e tė gjera tė kurave.

Fillet e para tė kėtyre zbulimeve mund t’i gjejmė nė akupunkturė dhe shiatsu, si praktika tė hershme tė kurave qė qenė zhvilluar pėrgjatė shekujve nė Kinė dhe Japoni.

Eksperti i Ēi Kongut mjekėsor (ushtrimeve tė shėndetit nga mjekėsia kineze) me renome ndėrkombėtare, Hasan el-Bishel (Arabi Saudite) nėnvizon faktin, se nocioni i energjisė me kėtė botėkuptim nuk ėshtė monopol i kulturės kineze, por edhe mjekėsia greke, indiane, arabe dhe ajo islame e kane konsideruar se kjo energji ėshtė jetike dhe esenciale pėr shėndetin e njeriut.

Dallimi nė mes kėtyre kulturave qėndron nė faktin se mjekėsia kineze ėshtė mė e pėrpikta nė shtjellimin dhe trajtimin e temave dhe praktikave me bioenergji, pėr shkak se kjo mjekėsi ėshtė bazuar nė esencė nė pėrqendrimin e saj nė studimin e kėsaj energjie dhe lidhjen e saj me shėndetin e njeriut pėrgjatė shekujve.

Instituti Kombėtar Amerikan i Mjekėsisė kėrkoi nga kirurgu i kockave Dr. Robert Beker studime konkrete pėr tė kuptuar metodikėn e punės sė akupunkturės.

Supozimi fillestar i Dr. Bekerit ishte se ekzistenca e rrymave elektrike, qė ai regjistroi nė kėrkimet e veta, nė realitet ėshtė po e njėjta gjė qė qarkullon nėpėr meridianėt e energjisė nė tė cilat bazohet mjekėsia kineze nė praktikat e akupunkturės dhe se ato meridianė nė tė vėrtetė janė pėrēues elektrikė dhe pikat qė ekzistojnė pėrgjatė atyre meridianėve shėrbejnė si stacione stimulimi tė kėsaj rryme energjie, proces i cili realizohet me stimulimin e energjisė pėrmes nguljes sė gjilpėrave nė ato pika.

Rezultatet e Dr. Bekerit konfirmuan supozimet e tij dhe se pikat (lexo: meridianėt), qė i saktėson mjekėsia kineze me pėrpikėri tė madhe pėr tė ngulur gjilpėrat nė to janė pika njėmend tė sakta pėr stimulimin dhe forcimin e rrymės elektrike.

Mė nė fund u bė e qartė se teoritė e mjekėsisė kineze nė lidhje me bioenergjinė dhe ndikimin e saj tek njeriu, u qartėsuan shumė paqartėsi pėrkitazi me mekanizmat e shėrimit, tė cilat hutuan studiuesit dhe profesionistėt pėrgjatė shekujsh dhe se ato teori japin pėrgjigje konkrete dhe tė sakta mbi forcat e brendshme tė njeriut nė avancimin e shėndetit dhe realizimin e tij.

Njė tjetėr studim serioz dhe mjaft interesant ėshtė edhe studimi i Born Nordenstormit, shkencėtar suedez dhe ish-kryetar i Komisionit pėr Kandidim pranė ēmimit Nobel.

Ai nė studimet e tij, qė zgjatėn dy dekada dokumentoi ekzistencėn e qarkoreve elektrike nė trup. Shkak i studimeve tė tij ishte ekzistimi i njė aure ndriēuese rreth njė tumori malinj nė mushkėri, gjė qė e shtyu atė ta studiojė njė dukuri tė tillė.

Ka edhe disa studime empirike mjaft konkrete, tė cilat i sjell psikoterapeuti amerikan Dr. Roxher Kallahan nė librin e tij "Tapping the Healer within".

Vlen tė pėrmendet kėtu edhe fakti se Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė raportin e saj mbi mjekėsinė popullore e ka regjistruar Ēi Kongun Mjekėsor (Ushtrimet e zhvillimit tė energjisė) si njė prej terapive natyrale nga mjekėsia kineze dhe e ka pėrkufizuar kėshtu: "Ēi Kongu mjekėsor janė ushtrime nga mjekėsia popullore kineze, ku inkuadrohen lėvizjet e shoqėruara me meditim dhe rregullimin e frymėmarrjes pėr forcimin e qarkullimit tė bioenergjisė (ēi) nė trup, pėrmirėsimin e qarkullimit tė saj dhe forcimin e funksionit tė imunitetit".

Edhe disa qendra me renome ndėrkombėtare e kanė inkuadruar Ēi Kongun si strategji plotėsuese nė repartet e mjekėsisė alternative, siē janė: Mayo Clinic; Qendra mjekėsore nė kuadrin e universitetit UCLA; spitali Stanford etj.

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqe facebook-u me leksione

Mesazh  JoziGila111 prej 24.04.11 16:49

Kam hapur nje faqe facebook me leksione per kine dhe perdorimet e saj gjithashtu edhe per gjera te tjera
http://www.facebook.com/TheMasterOfDeaTh
avatar
JoziGila111

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIOENERGJIA

Mesazh  patrolla prej 15.05.11 0:50

Duhet tė kuptojmė se njeriu nuk ėshtė i kufizuar vetėm me lėkurėn e vet, por me potencialin e pakufishėm tė rrezeve nė hapėsirė dhe kohė. Kėto rreze, kjo energji qarkullon edhe nėpėr trupin e tij, nėpėrmjet qendrave pėrkatėse energjetike (qė nė kulturėn e lashtė indiane quhen ēakra) dhe mban organizmin nė harmoni me ambientin e jashtėm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.
avatar
patrolla

86


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bioenergjia

Mesazh  patrolla prej 15.05.11 0:53

Fjala bioenergji rrjedh nga fjalėt greke: bios - jetė dhe energji - punė, veprim. Bioenergjia i ėshtė e njohur njerėzimit qė nga lashtėsia dhe ėshtė pėrdorur atėherė, e pėrdoret edhe sot, pėr shėrimin e shumė sėmundjeve ose lehtėsimin e dhembjeve tek tė sėmuret, me anė tė furnizimit natyror me energji, pa ndihmėn e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinė tonė personale, me anė tė duarve, mbi trupin e tė sėmurit, pa e prekur atė.
Rasti qe kam une, personalisht per bioenergjin eshte se kam mundesi te veproj edhe ne distanca shume te mdha si per shembull 15 000 km.
avatar
patrolla

86


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A mund te me spjegoni diēka per Bioenergjinė !

Mesazh  besskras prej 18.07.11 2:31

Rreth bienergjisė diēka ?
A ka njohuri ndokush ?
avatar
besskras

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bioenergjia

Mesazh  vjollca tahiri prej 27.01.12 23:42

a mund te me tregon dikush se a ka ne kosov sherues me bioenergji se kisha pas deshir ta di dhe nje adres ose numer telefoni kisha pas deshir ta pyes per nje semundje ose te kontaktoj me te tregomni nese dini ju lutem
avatar
vjollca tahiri

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi