Termet i frikshem ne Diell !!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Termet i frikshem ne Diell !!!

Mesazh  unaza10 prej 05.04.12 22:34

Termet i frikshem ne Diell !!!



Shkencėtarėt kanė zbuluar njė tėrmet tė pėrmasave enorme nė Diell, 1000 herė mė tė fuqishėm se tėrmeti 8,9 ballėsh qė goditi Japoninė nė muajin mars tė vitit tė kaluar dhe qė shkaktoi cunami.

Astronomė tė laboratorit tė shkencave hapėsinore “Mullard UCL”, njė nga grupet mė tė mėdha tė studimeve hapėsinore tė universiteteve nė Angli, bėnė tė ditur se tėrmeti me pėrmasa 1000 herė mė tė fuqishme se tėrmeti i rėnė nė Japoni mė 11 Mars 2011, ka tronditur Diellin mė 15 Shkurt tė 2011.

Sipas rezultateve tė studimit tė publikuara nga Sergei Zharkov nė Takimin Kombėtar tė Astronomisė 2012, tė realizuar pak ditė mė parė nė Manēester, tėrmetet mund tė nxiten nga shpėrthimet e fushave magnetike tė krijuara nė Diell dhe hedhjeve tė masave koronale.

Sipas tij tėrmeti i pabesueshėm i realizuar nė Shkurt tė vitit 2011 ka ndodhur pas dy shpėrthimeve diellore. Stuhia gjeomagnetike e krijuar pas shpėrthimit ėshtė drejtuar drejt Tokės me njė shpejtėsi 600 km nė sek dhe ka ndikuar nė krijimin e dritave veriore nė atmosferėn tonė tė njohura si aurora. Pas tėrmetit nė sipėrfaqen e Diellit janė vėnė re dallgėzime tė ngjashme me tė cunamit.

“Nė sipėrfaqen e Diellit u shfaqen dallgėzime tė ngjashme me dallgėzimet e krijuara pas hedhjes sė njė guri nė ujė. Nė tė vėrtetė kėto dallgėzime krijohen nga shkarkimi i menjėhershėm i energjisė sė prodhuar nga dallgėt zanore nėn sipėrfaqen e Diellit”, u shpreh Sergei Zharkov gjatė fjalės sė tij nė takim.

Por, akoma qėndron enigmė lidhja ose ndikimi qė mund tė shkaktojnė tėrmetet dhe shpėrthimet nė Diell nė lėvizjet sizmike nė sipėrfaqen e Tokės.
avatar
unaza10

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi