Horoskopi kelt - druid

Shko poshtė

Horoskopi kelt - druid

Mesazh  Neo prej 29.06.08 2:14

Horoskopi kelt - druid



Antiket kelte i bashkangjisnin diteve te vitit nje peme, virtytet e te cilit kane influencuar mbi te lindurit e asaj dite vecante.

Kalendari kelt eshte i ndryshem nga kalendari i perdorur zakonisht ne pjesen me te madhe te botes dhe sipas ketij kalendari dita e pare e vitit korrespondon me diten e pare te nentorit.

Viti ishte i ndare ne kater tremujore: Samain (nga 1 nentori), Imbolic (nga 1 shkurti), Bealtaine (nga 1 maji) dhe Lśnasa (nga 1 gushti).

19 pemet te percaktuar nga kultura keltike karakterizojne personat e lindur ne periudha te ndryshme te vitit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi kelt - druid

Mesazh  Nikolaos prej 24.06.11 20:19

Bredhi

1 janar - 11 janar
12 korrik - 22 korrik


Bredhi ėshtė konsideruar me respekt dhe ėshtė njė nga pemėt me tė lashta dhe ėshtė nga pemėt mė antike. Qėllimi i pėrjeteshėm i te lindurve nen kete shenje eshte kerkimi i prirur drejt te vertetes dhe drejt idealeve. Bredhi eshte vital e luftetar dhe nuk heq dore kurre nga konkurenca, ne cdo lloj fushe qofte. Por me pas, ne momentin e fitores e perfshin nje lloj vale trishtimi. Bredhi eshte nje e dashur besnike dhe totale, ngandonjehere aq sa duket mbytese. Bredhi eshte i nderrshem dhe i ndjeshem. Pozitiviteti i Geshtenjes dhe i Meshtenkes di te bashkepunoje me te lindurit e kesaj shenje dhe ti shtyje drejt nje permiresimi e perforcimi. Bredhi ne moshen me te pjekur eshte nje person i shkelqyer, aspak kunjaxhi e qaraman, edhe pse shpesh ambicja mbyt energjine e tij. Eshte i prirur per metafizike dhe nese i jepet thirrjes se kesaj fushe behet nje ekspert ne boten astrologjike e fantastike.



Vidhi

12 janar - 22 janar
23 korrik - 31 korrik

Konformist deri ne menyren me te armatosur, i linduri ne shenjen e Vidhit krijon simpati tek ata qe i qendrojne prane. Moralizmi i tyre i pengon ama, qe te fitojne sa me shume nga favoret qe i lejon nga simpatia qe fitojne. Ciltersia dhe zemergjeresia e Vidhit ka nje besim te madh ne natyren njerzore, eshte ne kerkim te drejtesise njerzore dhe mbetet i zhgenjyer shume keq nga eksperiencat e keqia. Ne kete rast ne pjekuri, i linduri nen kete shenje mund te rrezikoje te humbasi cilesite e tij te mira enderrimtare si pasoje e oreve negative qe zbulon ne jete. Impenjimet e Fikut e Ullirit shpesh trembin te lindurit e Vidhit, ne vend qe ky i fundit te renditet perkrah tyre me besim. Autoriteti qe i perket ketyre shenjave mund te drejtonte mė me realizem menyren e te parit e te besuarit te Vidhit



Qiparisi

23 janar - 31 janar
1 gusht - 11 gusht

Qiparisi me gjelberimin e tij te perjeteshem perhere ka qene simbol i jetegjatesise. Te lindurit e kesaj shenje plaken ne menyre diskrete, pa tortura te teperta. Qiparisi ka natyre toleruese, shpesh le pas punet e veta dhe u shkon pas e dedikohet me plot zell atyre te te tjereve. Nganjehere nuk i ben sherbimet e duhura as trupit te vete. I ndershem. Qiparisi duket sikur di te komunikoje si me njerzit ashtu dhe me forcat kryesore te natyres, perfshi ketu dhe eren sinjalet e ujrave dhe shenjave te tokes. Ka nje kult real per miqesine dhe zoteron nje shije te mire ne perzgjdhjen e humorit dhe te shoqerise. Qiparisi me pranine e tij eshte i domosdoshem per shoqerine. Ne adoleshence shpesh here tentojne te fluturojne me krahet e tyre per te krijuar nje autonomi te pavarur. Nje Qiparis mund te kaloje nje jete te tere perkrah nje Meshtenke ose nje Ulliri ndersa shoqeria me Ahun dhe Vidhin nuk eshte e pershteshme per te.



Pisha

1 shkurt - 10 shkurt
12 gusht - 22 gusht

Duke filluar qe nga adoleshenca e lart te lindurit e kesaj shenje do te pelqejne prefeksionin, do ti kunderviheshin detyres se kenaqesise. Keto karakteristika se bashku me ndergjegjesimin e forces se tij fizike, bejne qe Pisha te ushqeje urrejtje te thelle per kompromiset dhe te jete teper i interesuar per dhembjet e te tjereve Behet fjale per nje shenje inteligjente por te njejten koh te pameshireshem dhe i drejton punet e veta duke mbajtur prane ne kontrrol dashurine, karieren pa aspak ndroje e pendimNe kete barriere te pepershkrueshme gjindet nje shteg vetem per dashurin, zjarri pasionit pershkon Pishen dhe e le pa mbrojtje ne duart e nje psioni me te forte se gjithshka tjeter. Tendenca antipatike per perfeksionizem e te lindurve ne kete shenje mund te korrigjohet fale impulseve sentimentale te grumbulluara gjate viteve. Pak cmenduri do ti bente mire.



Bliri

11 shkurt - 20 shkurt
23 gusht - 31 gusht

Bliret e dedikojne miqesise dhe meshires nje pjese te mire te jetes se tyre Eshte nje shenje qe ka lidhje te forta me gjumin dhe hipnozen di sesi te tregohet i domosdoshem, duke krijuar me lehtesi nje lloj pavaresie tek te tjeret, arrijne te trasmetojne qetesisht nje lloj ndjesie e qetesie. Gjithesesi karakteri i vertete i Blirit qendron larg genjeshtres dhe fallsitetit. Duke u perpjekur te maskojne delikatesen e tyre shpirterore te lindurit nen kete shenje kerkojne sukses ne shoqeri, buk arrijne te kontrrollojne sterhollimet e tyre dipllomatike kane nevoj per partner te qete dhe te pasur me fantazi sepse ata vete kane inteligjence konkrete dhe racionale. Jane prinder te persosur dhe efikase mirekuptues



Shelgu

21 shkurt - 29 shkurt
1 shtator - 11 shtator

Shelgu eshte nje peme qe braktiset lehte ne kapricot e eres dhe eshte gjithone simbol i nostalgjise. Te lindurit e kesaj shenje do treshegojne nostalgjine dhe kane tendence te forte melenkolike .ne tentative per te kenaqur kete karakteristike, Shelgu shtyhet drejte lirise, intuites e joshjes. Zakonisht te lindurit nen kete shenje jane disi egoiste dhe mund te jene artiste te shkelqyer nese arrijne te pervetesojne shijen per dramen ne nje sens ironik meskin.temerri kohes qe kalon ankthi se mos e braktisin supertioziteti i vdekjes e bejne Shelgun nje dashnor tredhetare. Per te justifikuar tendencen e trishtimit kjo shenje rrethohet edhe ne jeten e perditeshme nga ngjarje paetike, duke influencuar keshtu dhe jeten e atyre qe i qendrojne prane. Arrin te japei dashuri te brishte dhe teper sensuale. Fiku Ulliri jane shenjat qe jane perfete ti qendrojne prane



Lisi

1 mars - 11 mars
12 shtator - 22 shtator

Lisi njihet nė ēdo epokė si simbol i forcės. Pėrfaqeson periudhėn ku tė gjitha forcat e natyres rizgjohen dhe rivonohen dhe ėshtė simbol i drejtesisė. Po kėshtu tė lindurit e kėsaj shenje inspirojnė vlerėsim e konsideratė. Dhuntitė mė tė mira qė mund tė pėrdorin janė qėndrushmėria dhe durimi. U pėlqen tė ndajnė me tė tjerėt argėtimet e detyrimet me qė i janė tepėr besnikė fjalės, meqė janė autoritarė tė fuqishėm jo gjithnje arrijnė tė jetojnė pavaresinė e tyre nė mėnyrė tė qetė. Mė shumė i fut nė depresion besimi i tradhėtuar sesa njė zhgėnjim nė dashuri. Tė lindurit e kėsaj shenje do tė piqen me moshėn, duke mėsuar tė pėrdorin mirėkuptimin si karshi tė tjerėve ashtu dhe karshi vehtes. Mirėkuptohen me shenjėn e Shelgut.



Lajthia

12 mars - 22 mars
23 shtator - 30 shtator

Te lindurit ne kete shenje paraqisin tipare lineare, te brishta, si ne fytyre ashtu edhe ne trup ne dukje jane teper delikate. Shpesh lajthija nuk vihet re ne grup.Kjo shenje mund te merren si shembull urimi dhe kokeforcie, dine te perdorin deri ne limite diskrecionin e tyre. Shpesh e lene vehten te afrohen me persona te tjere 8sidomos Bliri Shelgu) duke kerkuar dashuri dhe embelsi dhe duke perdorur gjithnje aftesite e tyre telepatike. Mund te rezultoje nje elksperience e rezikeshme te beshkpunosh ose te dashurohesh me nje Lajthi. Te lindurit ne kete moshe trajtojne e punojne me fantazi sidomos duke perdorur vitet e shkuara ne vecanti mbas moshes 40 vjecare. Arrijne te mbyllen ne nje univers te perbere nga histori, ndjenja, gjera te shkuara, Te para vetem nga nje pike estetike me emocione te fshira nga koha, per te mos u mbyllur ne vetvete i keshillohet te shoqerohet me nje Molle e cila mund ta ndihmoje te vendose kontakt me te tjeret



Thana

23 mars - 31 mars
1 tetor - 11 tetor

Te lindurit ne shenjen e Thanes do te kene shpesh nje jete afektive, duke pare predispozicionin e tyre per nje pjellori te fuqishme, plot dashuri avetura te jetuar me gezim e lehtesi. Do te jene dashnore pak fluturak dhe pse plot me energji e mrekullira, Gjithesesi gjithashtu si miq do jene me te kerkuarit dhe te besueshmit. Duhet te kontrrollojne vitalitetin e tyre qe ngadonjehere merr rruge negative e trasformohet ne agresivitet, i cili shpreh me pakenaqesi e merzitje per jeten dhe pse duke fshehur nje ndjenje te rendesishme faji. Per te lindurit ne shenjen e Thanes do te jete thelbesore deri ne obsesion te behet nje personazh i rendesishem te lere gjurmet e veta te shpike o krijoje dicka qe le shenje te re. Tetojne te kujdesen per ndjeshmerine dhe jetojne te bukuren e perditeshme si nje mundim i madh jane delikate dhe shume intuivtive teper te shpenzuar ne fantazi dhe shume pak realiste ..mund te perqendrohen me shume duke ndejtur prane shenjes se Ullirit.



Panja

1 prill - 11 prill
12 tetor - 17 tetor

Druri Panjes i forte e i lehte qysh ne kohet antike eshte perdorur per te realizuar harqe lufte e gjuetije. Influenca e te kaluares e ka treguar Panjen si teper agresive dhe e afte ne organizim. Te lindurit ne kete shenje jane te paprkur nga te gjitha stuhite nxjerrin ne pah imazhin e rreptesise po edhe pse jetojne nje ekzistence madheshtore ngandonjehere rrezikojne te dalin prej binareve nobel.
Per nje Panje jate familjare eshte shpesh e pershteteshme. Profesionet e tij ideale jane te tipit te shenjte, duhet tu dedikohen kthjellesise se shpirtit si mjeke, orator etj. Do te kerkojne suksesin me te rehateshem ne jeten mondane te Panjeve te cilet kurre nuk pranojne nje jete te vetmuar.mania per te kerkuar do ti shtyp shpejt ne narcizem dhe vetem kur te arrijne ne moshe te pjekur do te qetesohen. Per te krijuar nje ekujliber ideal te lindurit nen kete shenje u keshillohet shoqeria me Mollet e Caracen



Arra

12 Prill - 22 Prill
18 tetor - 23 tetor

Arra peme e vetmuar, u lartesua si bartese e te mirave dhe ushqimit. Te lindurit ne kete shenje bien ne sy ngado per pranine e tyre imponuese; jane miqte dhe mbrojtesit e me te urteve. Po pasi ke perfituar mbrojtje dhe pushim nen gjethen e arrave eshte disi e ezikeshme te kontrrollohesh nga nje i lindur ne kete shenje. Arrat nga njera ane do te jene te prirur per nje keriere ne perdorim te strategjise, por nga ana tjeter do te preferonin ti dedikoheshin komplet karakterit vetmitar e pak henor qe i identifikon me nje pune te ndare nga shoqeria.
Do te jete e domosdoshme te vendoset nje lidhje nder keto tendenca dy aneshe teper te rezikeshme nese jetohen te ndara. Per te evituar rezikun e vazhdueshem te mbylljes ne nje jete tejet te brendeshme, larg nga realiteti i perditeshem te lindurit nen shenjen e Arres duhet te dine te perdorin kthjelltesine mendore qe eshte tip9ke per ta. Mund te lene drejtimin edhe nga Ahu e Lisi shpesh here ne rrugen e tyre.



Geshtenja

23 prill -30 prill
24 tetor - 31 tetor

Meqe frutat e saj jane ushqim i dimrit tradita popullore i njeh Geshtenjes nje aftesi ngopese. Te lindurit ne kete shenje kane prirje te bisedojne me boten sociale dhe rregullat e saj, zakonisht tentojne te jene te bukur dhe te fuqishem, te afte te zhvillojne UNIN e brendeshem, i cili rezulton te jete pjesa e tyre me te vertete dhe e disiplinuar. Sidomos ne vetite e tyre te para te jetes. Geshtenjat rralle ndjehen rehat nen lekuren e tyre dhe sensualitetin perkates. Duke qene shume moralist dhe censore. Geshtenje kane shpesh nevoje per te tjere ne menyren qe te gjejne tek vetja anen tyre nobel qe i dallon ata. Ne vaecanti ne shoqerine e shpirtrave te thjeshte si Pisha e Meshtenka me te cilet arrijne te ndertojne nje filozofi konstruktive dhe ne mardheniet qe shpreh zemergjeresi personaliteti tyre tentohet te perqendrohet gjithmone ne permiresim konstante.



Frasheri

Nga 1 maj - 11 maj
1 nentor - 7 nentor

Te lindurit ne shenjen e Frasherit teper te sigurt sic arrijne te jene te kendeshem dhe irritues ne te njejten koh. Demostrojne shpesh tendencat e te qenurit te domosdoshem, si rrjedhoje e argumentit kjo pemje konsiderohej si simbol i fuqise dhe pavdekesise. Perfaqesuesit te vertete te Frasherit arrijne te tallen me fatin deri ne momentin e caktuar dhe kjo eshte nje shenje pozitive. Kane besim tek njerzit dhe ne elementet e natyres nuk genjehen lehte nga nje mirazh. Jane mbeshtetes te hekurt te drejtesise po ata perdorin pikerisht anen cinike te karakterit te tyre per te zgjidhur problemet si te perditeshme dhe ato metafizike.
Nuk perfillin regullat e vendosura Vendimi per te lidhur jeten vetem me nje partner e ben jeten e tyre dhe te pertnereve te tyre me te fuqishme dhe frytdhenese Per ta do ishte lidhja me me mire me Ullirin ose Fikun.



Caraca

12 maj - 21 maj
8 nėntor - 12 nėntor

Qysh ne antikitet druri i bardhe i Caraces eshte perdorur gjithnje per ndertimin e karrocave, banesave, tempujve, pra duke u pare si simbol i transporteve i domosdoshmerise, te lindurit ne kete shenje do te jene tregetare teper te afte, e udhetare, do te pelqejne festat mbulohen shpesh me dhurata edhe ftesa po per fat te keq do te rezultojne pak siperfaqesore e pak introspektive. Gjate adoleshences do te kete nje tendence disi te ftohte e pak komunikuse qe me moshe do te zhvillohet ne ta nje domosdoshmeri estetike ne elegance e cila do te sherbeje pjeserisht per te dispiplinuar ushqimin e ndjenjave. Pjesa tjeter e kerkimit te tyre zihet nga ambicjet per pune. Duken plot finde e mburrje e duke u irrituar mund te braktisin perfektmerine e anes estetike dhe mund te gjejne pak ekujliber ne mardheniet e tyre konfliktuale me jeten e perditeshme. Mjafte ne ndihmen e kesaj shenje te keqkutuar shesh do te jete Plepi dhe Bredhi.meqe qetesia ne shenjen e Caraces eshte thelbesore besimi tek ata do te jete gjithmone i mirepritur dhe do te shohin tek rritet ndjeshem simpatia e te tjereve ne kete shenje.



Fiku

22 maj - 31 maj
13 nėntor - 19 nėntor

Fiku eshte nje nga simbolet e bollikut se bashku me Ullirin.Por duke qene me shume delikate sa duken ne sy te pare te lindurit e kesaj shenje duhet te ushqehen e te mbrohen ne nje hapesire me njeres dhe ndjenja keshtu do munden te zgjerohen gjethet e tyre te plota, por ne rast te kundert kur nuk ndjejne dashuri mund te thahen. Qysh ne lindje personat e Fikut cmojne gezimin e familjes dhe ne menyre spontane do ishin social e zemer gjere shpesh tendtojne te nderpresin bisedime me menyre autoritare dhe mendjemadhesi. Per te kuruar me kujdes sjelljet e tyre autoritare eshte e rendesishme per te lindurit e kesaj shenje te kene besim tek ndjenjat e te familja. Te lindurit e kesaj shenje duan te shoqerohen me shenja xhentile dhe te vendosura si Pisha dhe Meshtenka. Jane te vetmit qe e detyrojne Fikun te nxjerre ne pah xhentelesen e vet.



Mėshtenka

Nga 1 qershor -11 qershor
20 nentor - 30 nentor

Te lindurit ne shenjen e meshtenkes, nen ndikimin e diellit dhe zenitit, kane nje instikt te hapur e krijues. Cmojne e vleresojne gezimet e mureve shtepiake, te rafinuar po ne te njejten koh udhetare te palodhur. Te lindurit e kesaj shenje gezojne respekt dhe ne te njejten kohe ndimohen se tepermi nga inteligjenca e tyre. Pelqejne enigmat, veshtiresite dhe fal aftesise se tyre per te mesuar nga cdo lloj episodi i jetuar, jane gjithmone ne gjendje per te perballuar cdo gje te jetes se perditeshme. Ndonjehere sidomos ne rini rezultojne disi te pakendeshem per faj te zellit te tyre te tepruar. Megjithse te lindurit nen kete shenje jane teper cinik dhe rralle ndihmojne te tjeret, mund t'i hyjne me sukses karrieres se mesimedhenies. Ne vecanti me ndihmen e nje shoku shume te ekuilibruar, Vidhi i cili di ta bej te kendeshme shoqerine e tyre. Te lindurit e Meshtenkes jane te afte per dashuri teper te sinqerta.



Molla

12 qershor - 22 qershor
1 dhjetor - 11 dhjetor

Te veshtrosh nje Molle ,me strukturen e saj pak imponuese, me familjaritetin e saj qeteson veshtrimin.Ne te njejten koh personat qe i perkasin kesaj shenje arrijne te tresmetojne te shoket e tyre nje ndjenje paqe dhe qetesie, cilesi te cilat Mollet i kane perhere me vehte kerkimi kenaqesise, shijimi i plote i egzistences, jane nder karakteristikat me predominuese, me te lindurit e kesaj shenje cilesi te lidhura me llogarritjet dhe strategjite. Deshira per te mesuar per te njohur tek te lidurit nen kete shenje eshte e madhe ana siperfaqesore qe ngandonjehere penetron ne shpirtin e tyre i ben preh te malinkolise dhe pergjumjes. Ne pergjithesi jane teper hedoniste per te germuar deri ne brendesi te shpirtit te tyre. Zbulojne dicka nga vehtja vetem nese gjykohen rrepte nga shenja te tjera. Meqe paraqisin karakteristika shpirterore delikate arrijne te qetesojne shpirtrat e torturuar, te lehte per tu gjetur sidomos ne shenjen e Pishes.



Ulliri

23 qershor - 30 qershor
12 dhjetor - 22 dhjetor

I ashper dhe i brishte Ulliri eshte emblema ne zodiakun seltik te botes se ngrohtesise dhe te zjarrit.rete e dyshimit zhduken shpejte dhe cdo fantazem zhduket parpare shkelqimit te kesaj shenje .Per te ralizuar kete Ulliri ka nevoje per dashuri
Te lindurit nen kete shenje jane simbol i paqes, forces pastrimit. I vetmi difekt i kesaj shenje nganjeher paaftesia per te patur mendim personal; Kjo i ben te pavendosur ne perballimin e jetes, dhe kkjo shtyn qe te shprehen ngandonjehere me formula pa pike domethenie teper konvencionale. Shenja e Ulirit ka nevoje te shoqeroohet me shenja qe shprehin inteligjence e shkelqim. Te lindurit e kesaj shenje zoterojne shendet te mire dhe jetegjatesi jane te pershtateshem ne vecanti me ata te shenjes se Vidhit dhe Qeparizit.



Ahu

1 korrik - 11 korrik
23 dhjetor - 31 dhjetor

Simbol i pare i fillimit te fazes zbritese te ciklit vjetor perfaqesohet nga jetegjatesia dhe nga prosperiteti Ahut. Te lindurit nen shenjen e Ahut pelqejne elokuencen dhe kjo lihet edhe me aftesite e tyre per te memorizuar. Do te jene bisedues te kendeshem, gjithnje te afrueshem dhe interesant, per kete arsye puna e tyre ideale do te lidhet me artin e te folurit. Perfshihen normalisht ne mentalitetin mesatar te kohes se tyre nuk pengohen aspak nga stili klasik. Jane te prirur te perdorin inteligjencen e tyre per qellime ekonomike e praktike, rralle i perkushtohen kerkimeve matafizike ose idealistike, nuk perfshihen ne festa e aktivitete ne shoqeri .ne syte e te lindurve nen shenjen e Vidhit. Te lindurit e Ahut jane si te pandjeshem dhe egoiste. Por shoqeria e Ahut eshte e cmuar per Bredhin dhe Meshtenken.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi kelt - druid

Mesazh  Zattoo prej 27.11.11 23:35

Shenjat kelte & druide

Shenja e Frasherit



I linduri ne shenjen e frasherit eshte nje njeri i bukur, plot me jete. Nuk pranon te jete i kritikuar , ka tendence te jete egoist dhe i pelqen te rezikoj ne maksimum.

Ne realcion me te tjeret, ka tendence mos implikohet shume. Per frasherin eshte shume e rendesishme te ruaj lirine, pavaresine dhe identitetin personal.

Megjithate eshte nje partener qe mund te kesh besim, duke qene serioz dhe i perkushtuar rreth lidhjes sentimentale.

Frasheri eshte shenja me e preokupuar per te ardhmen nga tere horoskopi druidik dhe ka deshiren te avancoj permanent, tere kohen. Ne qofte se i propozon vetes nje obiektiv ambicioz bene gjithcka per ta realizuar.

Frasheri , me aq sa ka mundesi bene perpjekje te medha per te ndihmuar njerzit qe kane me pak se sa ai.


Shenja e e Molles



Molla eshte pema e perfekcionit. Perfaqeson lidhjen mes njeriut dhe natyres. Eshte njera nga pemet e shenjta e kelteve. Ne zodiakun druidik jane vetem 2 peme frutdhenese (qe bejne fruta): molla dhe fiku.

I linduri ne shenjen e Molles, eshte nje tip terheqes. I pelqejne aventurat dhe flirti.

Molla eshte nje tip sensibil dhe tere kohen i dashuruar. I pelqen te jete i dashur dhe tregohet nje partener i perkushtuar atehere kur takon njeriun e duhur.

Eshte bujar, stabil dhe ka te gjitha cilesite per tu bere nje njeri i mesuar, i shkolluar.

Motto-ja e Molles eshte „Carpe diem” (lat. = jetoje momentin ). Eshte tipi i fillozofit i cili te terheq ne diskutime reth temave te ndryshme, duke pasur imagjinate te pasur.

Eshte nje mediator i shkelqyher konfliktesh, i pelqen ti ndihmoj njerzit dhe ka nje lidhje te fort me familjen.


Shenja e Ullirit



I linduri ne shenjen e yllirit eshte nje tip i lumtur dhe i qete. Eshte i ekuilibruar dhe i arsyeshem. Nuk e pelqen agresivitetin dhe dhunen.

Ka nevoje per ngrohtesine e Diellit, dhe ngrohtesine e shpirtit njerezor, duke qene se nuk pelqen te jete vetem.

Adhuron njerzit dhe i vlereson per te gjitha cilesite e tyre, nga me e vogla deri tek me e madhja.

Eshte nje njeri i ndjeshem, nuk di ēka eshte xhelozia, i pelqen te jete i rethuar nga harmonia dhe mirekuptimi mes njerezve.

I pelqen te lexoje libra me subjekte nga me te ndryshme. Eshte i influencuar kollaj nga tendencat mondene.


Shenja e Meshtenkes


I linduri me shenjen e Meshtenkes eshte tere gjallėri, elegant .Eshte njeri modest, nuk ka ambicie te medha edhe nuk i pelqejne te abuzoj me asgje.

E urren vullgaritetin dhe dashuron natyren.

Eshte nje tip i qete i cili as nuk nevrikoset e as nuk entuzaiasmohet shume kollaj. Ka nje imagjinate te pasur dhe di te krijoj nje atmosfere te kendcme reth tij.

Eshte njeriu qe te ndihmon sa here ke nevoj, eshte i devotshem ndaj njerezeve
qe i do. Ka shume besim ne njerez, gje qe shpesh here i sjell zhgenjime.


Shenja e Arres



I linduri ne shenjen e arres eshte nje njeri i ashper, plot me kontraste, dhe shume veshtire per te kuptuar. Ka tendencen te jete egoist dhe mbron intereset e veta dhe me agresivitet ne qofte se eshte nevoja.

Eshte spontan por nuk di te jete fleksibil.

Reagon ne menyra qe si pret dhe ka nje mendje te cudishme. Eshte shume ambicioz dhe mund te jete nje partener i veshtire fale koncepteve te tij te ndryshme nga te tjeret.

Eshte nje strateg i perkryher, i cili nuk pranon asnje lloj kompromisi. Eshte shume perseverent dhe nuk terhiqet para se te realizoj cfare i ka propozuar vetes. Edhe pse nuk eshte shume i simpatizuar nga te tjeret, eshte i admiruar per cilesite e tij.

Si partener jete, eshte nje tip pasional i cili ka tendenca te medha xhelozie. Dashurohet shume ralle, por eshte i perkshtuar lidhjes. Nuk tradheton.


Shenja e Pishes



I linduri ne shenjen e pishes eshte nje njeri plot energji, nje njeri aktiv,i kujdesshem dhe shume punetor. Eshte idealist, njeri qe mban fjalen dhe eshte pragmatik.

I linduri ne kete shenje i pelqen te kete kontakt me njerzit, dhe di te kete nje jete te bukur pa qene egoist. Sa ka nje jete te pasur, di te ndaj me te tjeret.

Eshte nje shoqerues i mire per shoqerine , por eshte shume i rezervuar per te panjohurit.

Dashurohet shume kollaj, ama pasioni shuhet aq shpejt sa u ndez. Ka tendencen te terhiqet relativisht kollaj dhe per kete ngelet i zhgenjyer nga jeta.


Shenja e Plepit



I linduri ne shenjen e plepit eshte njeriu me nje pamje te kendshme. Nuk para ka besim ne vetevete, por ka nje kapacitet te madh per te mesuar gjera te reja. Pjeket para kohe dhe i
pelqen harmonia.

Eshte nje tip i sinqert, dhe ka shume kurajo, nuk duron ekstremizmin, budallekun dhe agresivitetin. Ndonjehere mund te bej naze per gjithēka dhe per kete ngelet vetem.

Eshte tip artisti dhe eshte personi ne te cilin mund te bazohesh ne cdo situate.

Si partener eshte njeri ne te cilin mund te kesh besim. I pelqen te mendoj mire veprimet, nuk vepron asnjehere nga nje impuls.

Ne qofte se eshte i pritur mire pergjigjet me nje buzeqeshje dhe nje fjale te mire, ne qofte se jo terhiqet.


Shenja e Shelges



I linduri ne shenjen e Shelges eshte nje njeri melankolik. I pelqejne gjerat te bera mire. Eshte korekt dhe ka nje ndjesi te veēante.

Pelqen udhetimet , eshte fleksibil dhe adaptohet kollaj ne cdolloje situate. Eshte pragmatik dhe gjithmon arrine te mbaj kalmin ne situatat e veshtira.

Ne lidhje me te tjeret, eshte shume tolerant dhe arine te kuptoje pikpamjet e te tjereve. Mund te jete shume kapricioz dhe veshtire per te falenderuar. Deri sa krijon nje familje mund te pesoj
shume zhgenjime sentimentale.


Shenja e Vidhit



I linduri ne shenjen e Vidhit eshte tip i qeshur dhe i hapur. I pelqen te jete ne qendren e vemendjes dhe eshte i dashuruari perjetesisht dhe i implikuar ne lidhje te komplikuara.

Nuk para gjenden Vidhi te cilet te mos jene spontan dhe teper aktiv. Mundohen tere kohen te terheqin vemendjen, dashurojne jeten e zhurmshme. Nuk e duron dot vetmine. Eshte gjithmone
ne kompani te shume njerezve.

Vidhi ka tipin e artistit dhe ka shije te rafinuara. Eshte sentimental dhe entuziast, ka deshire te kontribuoj per krijimin e nje bote me te mire dhe me te bukur.

Eshte mik i mire, nje partener jete i cili nuk tradheton.


Shenja e Fikut



I linduri ne shenjen e fikut eshte tip shume i forte, i pavarur dhe kokeforte. Dashuron jeten, kafshet. I dedikohet familjes.

Nuk i peleqen te kundershtohet. Ka ndjenjen e humorit.

Nuk para i pelqen te punoj. Eshte tip indjeshem dhe ndonjehere i duket qe jeta eshte e padrejte me te, por ka fuqi te luftoj me situatat e ndryshme qe shfaqen.

Nuk eshte tip konstant e as shume i ekuilibruar, kjo mund te jete efekti i faktit qe eshte i lindur ne nje nga ditet me te gjata ose me te shkurtra te vitit, e ka veshtire te gjej nje rruge mesi.
Kalon nga nje ekstrem ne tjetren shume lehte.

avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi kelt - druid

Mesazh  Zattoo prej 28.11.11 0:04

Shenja e Lajthise



I linduri ne shenjen e lajthise eshte magjepsės dhe shume i sjellshem. Te kupton ne ēdo situate. Di te bej nje pershtypje te mire dhe eshte i vlersuar shume shpejt nga njerezit qe e
rethojne.

Ka nje spirit etik te zhvilluar prandaj ka dhe tendence te implikohet ne aktivitete sociale. I pelqen te „hapi rrugen”, ka spirit inovator dhe i pelqen te konkuroj.

Per te mos humbur gjithe energjine i rekomandohet mos mundohet te „drejtoj” tere gjerat e „shtrembera” qe e rethojne.

Lajthia eshte e dashur ne shoqeri sepse reprezenton nje njeri korekt dhe tolerant, te ekuilibruar dhe ne gjendje te moderoj konflikte te ndryshme.

Ne nje lidhje, Lajthia mund te jete nje partener i veshtire, kapricioz dhe shume veshtire per te falenderuar.

Numeri me fat i shenjes lajthise eshte 9.


Shenja e Panjes



I linduri ne shenjen e Panjės eshte nje person i veēante dhe me pretendime shume te larta..
I pelqen te dallohet dhe nuk humb asnje rast per te dal ne evidence dhe te afirmohet.

Ka nje imagjinate kreative me ide origjinale, te cilat arrine ti realizoj fale perseverences dhe durimit qe e karakterizojne. Ka memorie te shkelqyer dhe nje kapacitet te madh per te mesuar gjithmone gjera te reja.

Edhe pse duket i turpshem dhe i rezervuar, Panja ja njef vleren vetes dhe eshte abicioz dhe krenar.

Eshte gjithmon gati per eksperienca te reja dhe vepron ne ate menyre qe te jete i veshtruar nga te tjeret.

I pelqen te aventurohet ne gjera qe si njeh, sado i madhe te jete reziku me ke duhet te perballet.

Dyshon shpesh mes deshires te jete i pavarur dhe nevojes te jete i shoqeruar nga shume njerez.

Ne jeten sentimentale , i linduri ne shenjen e Panjės i pelqejne lidhjet e komplikuara.


Shenja e Bredhit



I linduri ne shenjen e bredhit ka shije te rafinuara, eshte krenar dhe i sofistikuar. Dashuron te bukren ne pergjithesi, ka tendence te jete kapricioz dhe kokefort.

Edhe pse eshte disi egoist di te kete kujdes per te afermit e tij.

Ne pergjithesi eshte modest, i talentuar, punetor dhe ambicioz.

Bredhi ka shume miqe, poashtu dhe armiqe. Nuk i pelqen te flasi per problemet e tij.

Ka nje deshire paradoksale te ndihet i lire.


Shenja e Shkozes



Te lindurit ne shenjen e Shkozės kane nje bukuri te jashtezakonshme dhe shije te veēanta. Edhe pse eshte shume i preokupuar nga pamja e tij e jashtme, nuk eshte egoist.

Shkoza ēon nje jete te ekuilibruar dhe te regullut, kerkon ti siguroj vetes tere konfortin qe ka nevoje.

Ne jeten sentimentale Shkoza kerkon nje partener te qete, i cili te dije ti vlersoj cilesite, sepse
nuk eshte shume i sigurte ne vetevete, per sentimentet e tij dhe per vendimet qe merre.

Shpesh here Shkoza eshte i dispozuar te mbaj pergjegjesi per gabimet qe bejne te tjeret. Per ate
eshte me e rendesishme te jetoje ne nje atmosfere mirkuptimi dhe harmonie se sa te respektoj deri ne maksimum regullat dhe te ndeshkoj fajtoret.


Shenja e Geshtenjes



I linduri ne shenjen e geshtenjes eshte ne pergjithesi nje person i cili eshte shume kritik me veteveten. Nuk e preokupon shume pershtypja qe le te tjereve dhe nuk duron dot njerzit fallco.

Ka ndjenen e drejtesise edhe eshte diplomat. Eshte nje tip i qeshur, por mund te jete shume dyshues, i cili ndihet i ofenduar nga gjithcka sepse nuk eshte i sigurte ne vetevete.

I linduri ne shenjen e geshtenjes mund te marri ndonjehere nje ajer superioriteti dhe te konsiderohet i pakuptuar nga njerzit qe e rethojne.

Gjen me veshtiresi nje partener, dhe ne rastet me te shumta dashuron vetem nje here ne jete.


Shenja e Kederit



I linduri ne shenjen e kedrit eshte nje person me cilesi te vecanta. Eshte nje njeri i cili adaptohet shume kollaj, dashuron lluksin dhe ka nje shendet te mire.

Nuk eshte fare i turpshem, ka tendence te ket nje pershtypje shume te mire per veten, ndonjehere te egzagjeruar.

I pelqen ti impresionoj njerzit qe e rethojne. Eshte nje njeri shume i vendosur, shpeshhere i mungon durimi. Eshte i talentuar dhe optimist, ka nje rezistente te mire ne stres.

Respekton kodet e moralit, dhe eshte ne gjendje te kerkoj tere jeten dashurine e vertete.


Shenja e Qeparisit



I linduri ne shenjen e qeparisit eshte nje tip i fort, i cili adaptohet lehte tek te tera „surprizat” qe i rezervon jeta.

Eshte njeri optimist, deshiron te kete leke dhe nje pozicion social te larte.

Nuk e durron dot vetemine dhe i pelqen te jete indipendent ne te njeten kohe.

Ne dashuri eshte pasional, nuk tradheton duke respektuar njeriun qe ka afer. Eshte nje njeri i shkathet, rebel , ndonjehere mund te jete dhe agresiv. Eshte sarkastik dhe ironik.

Di te dali nga cdo situate, nuk i pelqen te mbaj inat.

Shenja a Ahut



I linduri ne shenjen e Ahut ka shje te rafinuara, kujdeset shume per veten. Ka kujdes dhe per shendetin dhe eshte gjithnje ne forme.

Eshte pragmatik dhe nje organizues shume i mire, aq ne jeten profesionale sa dhe ne ate sentimentale.

Ka ndonjehere tendencen te behet materialist.

Eshte nje drejtues i mire, edhe pse ndonjehere nuk eshte shume i vendosur dhe ka tendecen te rezikoj ne menyre te pa justifikuar.

Mund te jete nje partener ideal per jeten, duke qene se e adhuron jeten e familjes.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi kelt - druid

Mesazh  Zattoo prej 19.01.12 20:03

Horoskopi Kelt



Lisi ( 21 mars solstici i pranveres)

Ky vit pritet te jete nje vit i mbare per te lindurit ne kete shenje. Do te merrni lajme te mira persa i perket karrieres tuaj profesionale; ndoshta nje ngritje rroge apo ngritje ne detyre. Pritet qe nga fusha e ndienjave te perballeni me disa probleme, por nuk do te jete asgje serioze dhe qe nuk zgjidhet. Mos u tregoni kokeforte dhe mundohuni te jeni sa me te qete.




Bajamja ( 22 - 31 mars, 24 shtator - 3 tetor)

Viti i ri do te jete jo edhe aq i lehte per ju. Tregohuni te kujdesshem ne cdo fushe te jetes tuaj dhe nuk do te keni problem. Kujdes me fjalet qe thoni pasi mund te shkaktojne shume rremuje. Pjesa e dyte e vitit do te jete me e qete dhe do te mund keshtu qe ju te relaksoheni. Beni mire te keni kujdes edhe me shpenzimet e teperta.




Vadhe ( 1 - 10 prill, 4 - 13 tetor )

Priten disa surpriza te kendshme per ju kete vit te ri. Eshte lehtesuese qe me ne fund do te perjetoni nje periudhe te bukur pas shume problemesh dhe mundimesh. Perfitoni nga ky vit qe te qetesoheni dhe te mendoni per veten tuaj, por ama nuk duhet te lini pas dore edhe punen tuaj. Miqte jane krah jush kete vit dhe ju mbeshtesin ne cdo iniciative tuajen. Eshte nje lehtesim shume i madh per ju te dini qe ka njerez qe ju duan shume dhe ju mbeshtesin ne vendimet tuaja.




Panje ( 11 - 20 prill, 14 - 23 tetor )

Pjesa e pare e ketij viti te ri eshte periudha me e pershtatshme per te marre vendimet e rendesishme. Te jeni te sigurt se vendimet qe do te merrni ne kete fillim vit do te jene vendimet me fitimprurese qe do te mund te merrnit ndonjehere. Por ky vit nuk sjell vetem lajme te mira per ju. Ka mundesi qe kete vit edhe te zhgenjeheni nga nje person i juaj i afert. Por nuk duhet te shqetesoheni pasi ky person nuk do te kete mundesine tā€™ju demtoj. Vetem fakti qe ju ka zhgenjyer do ju merzise jashte mase.




Arra ( 21 - 30 prill, 30 tetor - 2 nentor )

Kete vit priten te reja per te linurit ne kete shenje persa i perket fushes se ndienjave. Ndosha do te kete ndonje njohje shume interesante, sidomos ne muajt e veres. Te jete vetem nje zjarr vere? Ndoshta mund te jete edhe nje ndienje shume me e thelle se vetem nje zjarr kashte. Priten te reja interesante edhe ne fushen tuaj profesionale. Ndoshta nje oferte e re per pune? Gjithsesi, duhet te tregoheni me te kujdesshem per familjen tuaj dhe te mos i leni pasdore ne asnje moment te ketij viti pasi ata do ta ndiejne shume.




Plepi ( 1 - 14 maj, 3 - 11 nentor, 5 - 13 gusht, 4 - shkurt )

Nje person i juaj i afert do te kete shume nevoje per ndihmen tuaj megjithate do te hezitoje qe ta kerkoje kete ndihme. Duhet te tregoheni vigjilente qe te kuptoni se kush eshte ky person qe ka nevoje per ju dhe ta ndihmoni pa jua kerkur ai kete gje. Te jeni te sigurt qe ia vlen mundimi juaj pasi do te merrni shperblimin e duhur per vepren qe do te beni. Mundohuni te beni sa me shume per te tjeret kete vit te ri pasi asgje nuk do te ngele pa shperblyer.




Geshtenje ( 15 - 24 maj, 12 - 21 nentor )

Ky vit nuk pritet te jete vit shume i mbare, por mos u shqetesoni. Ju mund te ndryshoni sadopak rrjedhen e ngjarjeve kete vit. Duhet te tregoheni sa me te kujdesshem dhe tolerante. Per me teper duhet te keni kujdes mos te tregoheni shume te ashper me nje person prane jush, pasi mund te lendohet dhe do te jete shume e veshtire per ju te merrni faljen e tij, dhe akoma me e veshtire do te jete per ju qe te falni veten tuaj.




Frasher ( 25 maj - 3 qershor, 22 nentor - 1 dhjetor )

Mos mendoni qe gjerat do te jene gjithe vitin aq te veshtira sa do te jene ne fillim te tij. Vertet qe fillimi i vitit do tju duket shume i veshtire, por do te shihni qe me kalimin e diteve gjithshka fillon e behet gjithmone e me e thjeshte per ju. Fundi i vitit do ju gjeje shume te limituar dhe me gjithshka ne vendin e duhur, prandaj tani mos u merzisni dhe buzeqeshni.




Shkoze ( 4 - 13 qershor, 2 - 11 dhjetor )

Fillimi i vitit do te jete shume i mire per ju, por nga mesi do ju duket sikur eshte duke ju rene bota mbi koke. Me pas do ju duhet vertet te punoni shume qe te riktheheni ne gjendjen normale te jetes tuaj. Gjendja juaj ne fund te vitit varet vetem dhe vetem nga ju; nga reagimi juaj ndaj problemeve. Mundohuni te perballoni gjithshka me ngadale, qetesi dhe sipas rradhes, pasi eshte menyra e vetme qe mund te kaperceni te gjitha problemet tuaja.




Fiku ( 14 - 23 qershor, 12 - 21 dhjetor )

Duhet te keni kujdes nga mbilodhja, pasi kete vit do te jeni shume te ngarkuar nga ana profesionale. Por ne fund do te merrni shperblimin e duhur te punes suaj te palodhur. Duhet te mos e lini veten tuaj pas dore dhe te kujtoheni qe edhe ju jeni njeri dhe si gjithe qeniet e tjera njerezore keni nevoje per pushim. Kujtohuni qe pushimi eshte i domosdoshem dhe ben qe ju t'i riktheheni akoma me fuqishem asaj qe kishit nisur.




Meshteken ( 24 qershor - solstici i veres )

Do te jete nje vit shume i mire per ju. Do te nisi mire dhe do te perfundoje po mire. Jo se do te ndodhe ndonje gje e vecante por cdo aspekt i jetes tuaj do te jete ne rregull dhe nuk do ju duhet te perballeni me asnje problem ne kete vit te ri. Dhe kjo eshte nje arritje, apo jo? Nje vit pa shqetesime ne te gjitha fushat e jetes pa probleme. Shume do te deshironin te ishin ne vendin tuaj.




Molla ( 25 qershor - 4 korrik, 23 dhjetor - 1 janar )

Kete vit ju duhet te punoni shume per te arritur shume pak. Gjerat priten te mos jene te lehta per ju ne kete vit te ri. Por ne vend qe te rrini te mendoheni dhe te qaheni per kete fat tuajin, duhet te punoni dhe te mos ankoheni. Parashikohet qe te keni probleme me shendetin tuaj persa i perket te ushqyerit. Nuk mund te thuhet se jeni ne forme te mire fizike dhe se keni linja te bukura. Ushqimi dhe shendeti ju kane dale jashte kontrollit. Filloni te veproni pa u vonuar.




Fier ( 5 - 14 korrik, 1 - 12 janar )

Shpenzojini energjite tuaja per nje gje vertet te vlefshme. Ndoshta do te zbuloni qe keni nje talent qe as ju vete nuk e dinit. Perkushtojuni vetes tuaj sa me shume te mundeni kete vit, por mos lini menjane edhe punen tuaj. Pritet qe jeta juaj dashurore te jete mjaft e mire kete vit, sidomos ne muajt e fundit te vitit. Ndoshta jeni ju qe keni nje sharm te parezistueshem.




Elm ( 15 - 25 korrik, 13 - 24 janar ) Kete vit do te merrni vendime shume te rendesishme per jeten tuaj pivate. Ndoshta do te kuptoni qe personi qe keni ne krah nuk vlen aq sa ju mendonit ose qe nuk e dashuroni vertet aq sa mendonit ju se e donit. Por mos u merzisni, pasi cdo ndryshim qe do te vendosni te beni do te jete vetem ne te miren tuaj. Ndoshta nje dashuri e re me e mire po pret qe tā€™i hapni deren. Duhet te kuptoni qe nuk ia vlen te kapeni pas nje fije peri dhe qe ndonjehere eshte shume me mire ta kepusni fare ate perin qe ju mban te lidhur me dike.




Selvia ( 26 korrik - 4 gusht, 25 janar - 3 shkurt )

Vera e ketij viti pritet te jete e paharrueshme per ju. Ndoshta do te takoni nje person qe do te behet nje pjese e pandashme e jetes tuaj ose thjesht ndoshta do te jetoni nje experience te paharrueshme. Sido qe te jete, rendesi ka qe do te kaloni nje periudhe me te vertet te vecante. Duhet te tregoni pak kujdes pasi jo te gjithe ju duan te miren, dhe per kete arsye nuk duhet te flisni me kedo e per gjithshka. Duhet te tregoheni pak me te rezervuar.




Keder ( 14 - 23 gusht, 9 -18 shkurt )

Viti i ri pritet te vije me ndienja te reja per ju. Por eshte e cuditshme pasi jeni shume konfuz per keto ndienja dhe nuk e dini as vete arsyen pse. Nese ju ben te ndiheni me mire te dini qe keni vepruar mire dhe ne keto ndienja nuk ka asgje te gabuar, atehere te jeni te sigurt qe keto ndienja jane shume te pastra dhe nuk mund te jene asnjehere te gabuara. Pra mos prisni me dhe jetojini keto ndienja me bukurine e tyre.




Pisha ( 24 gusht - 2 shtator, 19 - 28 shkurt ) Pritet qe te perjetoni nje vit te mrekullueshem. Gjithshka do te shkoje shume mire dhe ju jeni ne forme te perkryer. Si ne fushen profesionale ashtu edhe ne ate te ndienjave pritet qe pergjithesisht te kaloni vetem momente te bukura. Pritet qe periudha me e bukur e vitit per ju megjithate te jete vera. Por, fakti qe do te keni nje vit te perkryer nuk do te thote qe ju te mos tregoheni aspak te kujdesshem.




Shelgu Lotues ( 3 - 12 shtator, 1 - 10 mars )

Priten te reja ne fushen tuaj profsionale kete vit. Ndoshta do te nisni nje pune te re apo te ardhurat tuaja do te shtohen. Sidoqofte, jane te reja te bukura. Ne sektorin e dashurise, ju do te kuptoni qe personi qe keni perkrah eshte i vetmi person qe ju do te deshironit te ndodhej ne ate vend dhe do te filloni tā€™i tregoni edhe atij rendesine qe ka per ju dhe dashurine tuaj per te. Me ne fund po, jeni te ndergjegjshem se sa i rendesishem eshte ai person per ju dhe sa nuk doni qe te largohet.




Bli ( 13 - 22 shtator, 11 - 20 mars )

Kete vit do te perjetoni emocione te ndryshme, por do te mbizoterojne emocionet e bukura. Priten surpriza te kendeshme per ju qe do ju vijne nga njerezit e afert. Me ne fund do te kuptoni se sa ju duan familjaret tuaj; jo se me pare nuk e dinit, por tani do te filloni te ndergjegjesoheni me shume per kete. Do te kete hyrje parash. E vetmja gje qe mund tā€™ju shqetesoje kete vit eshte nje problem familjar, por edhe ky eshte pa zarar.




Ulliri ( 23 shtator - ekuinoksi i vjeshtes )

Ju mund te perjetoni nje periudhe ankthi gjate fillimit te ketij viti. Ndodh ndoshta ngaqe eshte fillimi i vitit dhe nuk e dine se cfare ju pret apo thjesht kur mendoni gjithe punen dhe gjithe vitin te tejmbushur qe po ju pret. Duhet vetem te qetesoheni dhe te bindni veten qe gjithshka do te shkoje mire dhe keshtu gjerat mund te shkojne me mire vertet. Mundohuni te kapni ritmin tuaj te zakonshem dhe se do te keni probleme.




Ahu ( 22 dhjetor - solstici i dimrit )

Ju duket sikur gjithshka ju shkon keq dhe nuk ju do njeri por kjo eshte vetem nje pershtypje e juaja. Flisni me dike te afert per kete problem qe po perjetoni dhe te jeni te sigurt qe jo do ju ndihmoje shume ta kaperceni. Eshte vetem nje moment i keq qe do ju rikthehet here pas here gjate gjithe vitit. Por mos u shqetesoni; thojini vetes qe gjithcka eshte ne mendjen tuaj dhe vazhdoni perpara.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi kelt - druid

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi