Kulti - Vdekja e Shenjtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kulti - Vdekja e Shenjtė

Mesazh  Zattoo prej 31.03.12 20:50

Fėmijėt e Meksikės sakrifikohen pėr kultin Vdekja e Shenjtė



Policia nė veri tė Meksikės ka arrestuar tetė vetė nė lidhje me vrasjen e dy djemve 10-vjeēarė dhe tė njė gruaje nė ritualet e sakrifikimit. Prokurorėt e shtetin meksikan Sonora raportojnė se tė dyshuarit i takojnė sektit Vdekja e Shenjtė (La Santa Muerte).

Njė zėdhėnės i policisė ka thėnė se gjaku i viktimave ėshtė derdhur rreth altarit tė idhullit i cili paraqitet si njė skelet me flokė, i mbuluar me rroba dhe me njė kosė. Ky kult qė adhuron vdekjen po fiton do herė e mė shumė pėrkrahės nė Meksikė.

Jose Larrinaga, zėdhėnės i Prokurorisė sė Sonoras, ka thėnė se viktima e parė ėshtė vrarė mė 2009, e dyta mė 2010, ndėrsa e treta nė fillim tė kėtij muaji.

Hetuesit kanė vėrtetuar se viktima u ėshtė prerė qafa e duart, ndėrsa gjaku i tyre ėshtė derdhur nė altar. Trupat e viktimave janė gjetur nė njė minierė nė vendin e e quajtur Nacozari, 110 kilometra larg shtetin amerikan Arizona.

Larinaga tha se vrasjet kanė ndodhur natėn, nėn dritėn e qirinjve.

"Ata tė prerė venat e viktimave, derisa ishin tė gjalla, ndėrsa kanė pritur tė gjakojnė deri nė vdekje. Gjaku ėshtė mbledhur nė njė kovė", tha ai.

Hetimet kanė filluar kur 10 vjeēari Jesus Octavio Martinez Yanez ėshtė raportuar si i zhdukur. Deri tash nuk ka informacione pėr vrasjet e mėparshme tė kultit, i cili ndjek disa mėsime tė krishtera dhe tė disa besimeve pagane.

Shumė nga arrestuarit janė anėtarė tė njė familjeje. Silvia Merez Moreno, njė prej tė dyshuarave, dhe i biri Ramon Palacios, thuhet tė jenė udhėheqėsit e kultit. Nė mesin e tė arrestuarve ėshtė edhe burri i saj Martin Barron Lopez, “prifti” 48 vjeēar i cili ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e viktimave. Tė dyshuarit tjerė, kushėrinj tė tyre, janė tė moshės 15-44 vjeēare.

Derisa sakrifica ishte nė fokus tė kulteve tė trafikantėve tė drogės dhe tė kriminelėve meksikanė, nuk kishte raste tė sakrifikimit njerėzor pėr tė “skeletin e shenjt” qė nuk njihet nga Kisha Katolike.

Vrasjet narko-satanike tė viteve ’80 tė shekullit tė kaluar janė kryer nga kulti i trafikantėve tė drogės, duke besuar se sakrificat u ndihmojnė t’i shpėtojnė policisė. Njė nga viktimat e kėtij kulti - anėtarėt e tė cilėt gjenden ende nė burg - ishte Mark Kilroy, studenti 21 vjeēar nga Universiteti i Teksasit.

Por, pos disa ngjashmėrive, narko-satanikėt nuk kanė lidhje me kultin e Vdekjes sė Shenjtė, i cili ka marrė popullaritet tė madh prej vitet 2000.

Ithtarėt e Vdekjes sė Shenjtė, statujės-skelet pos gjakut i ofrojnė karamele, cigare dhe temjan.










avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulti - Vdekja e Shenjtė

Mesazh  psiko prej 01.04.12 18:07

rrace e keqe, keta duhen eliminuar.
avatar
psiko

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fėmijėt sakrifikohen pėr kultin Vdekja e Shenjtė

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 01.04.12 18:59

keta duhet te digjen me acid
avatar
Ushtari i krishtit

389


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kulti - Vdekja e Shenjtė

Mesazh  gjilanasi prej 12.12.14 23:35

Brenda kultit tė Zonjės sė Vdekjes: Religjioni qė pėrhapet me shpejtėsi, e Vatikani e quan “skėterrė”



Nė dhomėn e pasme tė njė dyqani nė Mexiko City, qė shet mjete pėr magjinė e zezė, “shtriga” qė quhet Lukzero Agakhan, mė uli nė njė stol tė vogėl druri. Njė metėr larg meje ishte statuja e njė skeleti tė veshur me rroba tė arta, si tė abatėve tė manastirit, e me kosė nė dorė. Tek ky altar i frikshėm gjendesha gjoja pėr tė kryer ekzorcizėm, shkruan Daily Mail.

Lukzero kishte vėnė nė kokė njė pėlhurė roze dhe me ngjyrė ari, e cila sipas saj e ndihmonte tė komunikonte me shpirtrat e fuqishėm qė ishin aty. Mund tė ndjeja frymėmarrjen e saj tė nxehtė, teksa fliste lehtė nė veshin tim, nė njė gjuhė tė ēuditshme, qė tingėllonte si dialekt actek.


Nė dhomėn e pasme tė njė dyqani nė Mexiko City, qė shet mjete pėr magjinė e zezė, “shtriga” qė quhet Lukzero Agakhan, mė uli nė njė stol tė vogėl druri. Njė metėr larg meje ishte statuja e njė skeleti tė veshur me rroba tė arta, si tė abatėve tė manastirit, e me kosė nė dorė. Tek ky altar i frikshėm gjendesha gjoja pėr tė kryer ekzorcizėm, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Lukzero kishte vėnė nė kokė njė pėlhurė roze dhe me ngjyrė ari, e cila sipas saj e ndihmonte tė komunikonte me shpirtrat e fuqishėm qė ishin aty. Mund tė ndjeja frymėmarrjen e saj tė nxehtė, teksa fliste lehtė nė veshin tim, nė njė gjuhė tė ēuditshme, qė tingėllonte si dialekt actek.

LEXO PO ASHTU: Skandaloze: Fėmijėt e Meksikės sakrifikohen pėr kultin Vdekja e Shenjtė (Video)

“Shtriga” mė tha t’i lutesha statujės pėr pranim, ndėrsa dhoma ishte e mbushur me erė tė athėt nga shkopinjtė e temjanit qė i ndizte mbi njė qiri tė kuq.

Lukzero e mori mė pas njė cigare tė fortė, e thithi thellė, dhe tėrė tymin e zbrazi nė fytyrėn time. Atėherė gjėrat filluan tė bėhen tė pakėndshme...



E kisha paguar ekuivalentin e 12 eurove pėr tė kryer “ekzorcizėm” me shtrigėn e Santa Muertes, apo Zonjės Vdekje, qė sipas disa ekspertėve ėshtė religjioni qė po pėrhapet mė sė shpejti nė botė. Kjo fe ka lindur nė nėntokėn kriminale nė Meksikė, ku luftėrat e dhunshme mes rivalėve tė kartelave tė drogės kanė bėrė qė vlera e vrasjes tė rritej, kurse jeta tė mos ketė aspak vlerė. Pa menduar fare, nė kėtė vend banditėt mund tė vrasin dikė pėr vlerėn e njė palė kėpucėve.

Ndjekėsit filluan tė ndėrtojnė tempuj tė fshehtė nė shtėpitė e tyre, qė tė luteshin pėr mbrojtje e pėr ndihmė nė kėtė shoqėri tė dhunshme, si dhe tė kenė njė vdekje nė paqe e tė “shenjtė”!

Ekspozimi i parė i kėtij kulti nė Perėndim ėshtė bėrė pėrmes serialit “Braking Bad”, kur Walter White, mėsuesi i kthyer nė diler tė metamfetaminės shkon nė Mexiko City. Kur binjakėt qė i pėrkitnin kartelit brutal Sinaloa, urdhėrohen pėr tė zhdukur Whiten, ata shihen duke u lutur nė njė faltore tė rrethuar me qirinj, poshtė statujės sė Santa Muertes. Ata ecin nė gjunjė drejtė statujės duke bėrė betime dhe dhurata, njėjtė sikur bėjnė pasuesit e vėrtetė nė Mexiko City.



Mirėpo, efekti Santa Murte nuk mund tė lihet vetėm si insert filmit, sepse tundimi dhe tėrheqja pėr tė po bėhet ēdo ditė e mė e madhe. Ky kult besohet se ka mbi 10 milionė ndjekės nga Buenos Airesi, Los Angelesi, e deri nė Japoni dhe Australi. Numri i ndjekėsve ėshtė rritur shumė, prejse pėr herė tė parė para 17 viteve ėshtė hapur kisha e parė nė kryeqytetin meksikan.

Ekzorcizmi qė e pėrjetova ėshtė thėnė se ishte pėr tė hequr mėrzinė dhe negativitetin nga e keqja qė mė kishte kapluar, pėrmes njė rituali tė dhimbshėm qė do tė mė pastronte shpirtin. Nė vazhdim tė ritualit, gruaja mė dha tė mbaja njė gur kuarc tė bardhė, kurse nė duar mė la edhe degė me gjethe tė gjelbra qė mbanin erė tė ēuditshme e qė nuk di se ēfarė ishin. Fillova tė kem marramendje nga era e fortė e duhanit dhe e temjanit, kurse Lukzero nisi tė kėndonte dhe t’i binte disa zileve mbi kokėn time.

Duart nisėn tė djersiten dhe tmerri filloi tė mė rritej nga brenda. E tėra qė shihja ishte skeleti i mbuluar me kapuē duke qeshur pėrmes tymit. Mė dukej sikur po ngjallej. Gropėzat e syve filluan t’i ndiznin zjarr, goja po i zgėrdhihej, kurse dhėmbėt e shtrembėt sikur donin tė flisnin. U tmerrova. Gjithēka qė mund tė bėja ishte tė koncentrohesha nė frymėmarrje, derisa rituali po bėhej gjithnjė e mė i fortė.



Mė pas, “shtriga” mė solli degėt dhe temjanin te fytyra dhe mė tha tė marrė frymė thellė dhe tė nxjerr ajrin disa herė. Ndjeja se isha futur nė trans, sikur isha droguar. Lėvizjet e mia ishin tė ngadalta dhe nuk mund tė koncentrohesha nė mendime.

Mendimet mė ishin trazuar, kurse fjalėt dilnin ngadalė. Ajo tha: “Hapi sytė ngadalė dhe shiko armiqtė e tu”. Dhoma po mė sillej, kurse shpina mė ishte bėrė qull nga djersėt. Mund tė ndjeja duart e nxehta tė shtrigės qė mė qėndronte nė krah dhe skeletin e qeshur qė mė rrinte pėrballė.

Shtriga e vendosi njė idhull tė Santa Muerte nė dorėn time dhe u kthye nga shishja e tekilės, pėr njė gllėnjkė tė madhe. Mė pas pėshtyu tėrė lėngun qė kishte nė gojė, mbi krahun dhe dorėn qė po mbaja figurinėn e idhullit. Ajo tha se duhet ta mbaj figurėn dhe ta vė nė njė zinxhir tė kuq pėr mbrojtje. Mė paralajmėroi se duhet tė kem kujdes se ēfarė kėrkoj nga Santa Muerte, sepse magjia qė kishte bėrė pėr tė hequr shpirtrat e kėqij ishte shumė e fuqishme.



"Shumė njerėz lusin Santa Muerten pėr gjėra tė liga ", thotė Lukzero. "Unė lutem vetėm pėr shėndetin dhe mirėqenien e familjes sime. Por, shumė njerėz vijnė pėr Zonjėn e Bardhė (njė tjetėr emėr pėr idhullin skeletor) pėr ta pyetur pėr vuajtjet e tė tjerėve ose qė aktivitetet kriminale tė shkojnė pa probleme".

"Ajo (Santa Muerte) nuk bėn dallim nė mes tė mirės dhe tė keqes", shtoi ajo. "Ajo do t’ju japė ēdo gjė qė ju kėrkoni, por ju duhet tė jepni diēka nė kthim".

Kėshtu, pasuesit ofrojnė para, cigare dhe tekilė.

“Ajo qė ofroni varet tėrėsisht nga ju. Ju keni pėr tė bėrė sakrifica personale", tha Lukzero."Nėse e doni tekulėn mė shumė se ēfarėdo tjetėr, atėherė duhet ta ofroni. Duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm. Nėse merrni prej saj, e ju nuk e jepni atė qė premtuat, ajo do t’ju shkatėrrojė. Do tė marrė gjithēka nga ju”.

Praktikat e Santa Muertes janė tė rrėnjosura thellė nė katolicizėm. Pasuesit kanė mesha, kungime, pėrdorin tespihe dhe ka ngjashmėri me Virgjėreshėn Mari. Por, kjo ka lidhje edhe me besimet acteke: imazhi i Zonjės sė Vdekjes ngjanė me Mictecacihuatl - mbretėreshėn e nėntokės.

Vatikani distancohet nga ky kult duke e quajtur atė “tė keq dhe tė tmerrshėm".



"Edhe nėse ky kult sjellė njerėz tė zhgėnjyer nga feja mė afėr Zotit, ajo pėrdor magji dhe besimin nė magji tė errėta nė ceremonitė e saj”, tha Monsinjor Enrique Glennie, rektor i Virgjėreshės sė Bazilikės Guadelupe nė Mexico City, njė nga vendet mė tė popullarizuara tė pelegrinazhit nė Amerikėn Latine. "Santa Nuerte nuk pėrfaqėson vlerat e krishtera '.

“Zonja e Bardhė nuk do mė tė gjykojė mua pėr atė qė bėj unė", thotė Alejandro Herrera, qė plaēkit njerėzit me armė nė Mexico City.

Ai u gjunjėzua nė altarin e vetėm publik tė Kishės Santa Muerte, e themeluar shtatėmbėdhjetė vjet mė parė nė Tepito, njė veri tė Mexico Cityt. Ai e kishte lėnė njė puro tė ndezur si dhuratė pėr shenjtoren qė pretendon se e ka mbrojtur pėrpjekjet e tij penale, qėkur ka besuar tek ajo. Ai ka njė tatuazh tė madh tė Santa Muertes nė kėmbėn e tij tė shoqėruar me fjalėt “Faleminderit nėna ime”.

"Unė lutem pėr sukses nė krimet e mia dhe tė mė mbrojė nga policia", tha ai pėr pasi kaloi pesėmbėdhjetė minuta thellė nė lutje pėrpara figurės sė skeletit. "Ēdo herė qė kam sukses, menjėherė kthehem pėr ta falėnderuar. Ajo e di se sa kam fituar”.



Jesśs Malverde, i njohur gjithashtu si "Narko i Shenjtė” - njė personazh si Robin Hoodi - ka po ashtu dy altarė brenda kompleksit dhe ai respektohet nga kartelat meksikane tė drogės. Malverdeses, njė meksikan me mustaqe veshur si kauboj, i lihen dollarė, tekila dhe plumba si dhuratė.

"Ne lutemi pėr Santa Muerten pėr shumė gjėra, por mė e zakonshmja ėshtė pėr njė vdekje tė qetė”, thotė prifti i kishės, Juan Carlos Įvila. "Nuk kam frikė nga vdekja, por jam i frikėsuar se si do tė vdes. Ne kėrkojmė nga Zonja e Bardhė qė kur tė vije koha tė kemi vdekjen tė shenjtė, pa dhimbje ose vuajtje ".

Įvila ishte kriminel para se tė bėhet pėrkrahės i kultit. Teksa mban meshėn, ai kėrkoi nga pjesėmarrėsit tė cilėt kishin bėrė njė vrasje, pėr tė ngritur duart e tyre. Ai ishte i vetmi anėtar qė pranonte kėtė.

“Vajza ime (siē i referohet idhullit skelet) ėshtė e vetmja qė e njeh vdekjen”, thotė ai. “Vetėm ajo mund tė fal pėr krimet tona”.



"Fakti se njė ditė do tė vdisni ėshtė gjėja e vetme e sigurt, dhe kjo bėn tė ndryshosh mėnyrėn se si jeton”, thotė Guillermo Mendoza, njė adhurues i rregullt nė altarin Santa Muerte. “Njė ditė ne tė gjithė do tė mbarojmė dhe do tė dukemi si ajo”.

Pėrveē ekzorcizmit, kisha mban edhe meshat e sakrificave nė ditėn e parė tė ēdo muaji, ku pėllumbat dhe kafshėt e fermave theren mbi altar. Ēdo tė premte nė mesditė, sheh edhe “meshėn e tė burgosurve”, ku anėtarėt e familjes sė personave tė burgosur luten qė tė hapen bravat e qelive tė tre.

'Nėse Santa Muerte ka tėrhequr shumė pasues, shumė prej tė cilėve janė tė dedikuar pėr krimin dhe magjinė, kjo ndodh pėr shkak se ajo nuk ėshtė njė shenjtore gjykuese", thotė Monsinjor Įvila. "Ajo ju pranon ashtu si jeni”.

http://www.dailymail.co.uk/video/news/video-1142550/Inside-10-exorcism-performed-Santa-Muerte-witch.html
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi