Kreativiteti-imagjinata krijuese.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kreativiteti-imagjinata krijuese.

Mesazh  laureta prej 19.03.12 23:32

SI TĖ ZHVILLOJMĖ KREATIVITETIN TONĖ ?

Kreativiteti ėshtė aktiviteti i cili lind diēka tė re nga ana cilėsore qė nė tė kaluarėn nuk ekzisonte kurrė. Kjo temė mund tė preket edhe nga pikėpamja filozofike ashtu si edhe nga ajo psikologjike. Psikologjia e kreativitetit studjon proēedurėn, ‘’mekanizmin psikologjik’’ nga ku buron veprimi i kreativitetit.

Njė model qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar nė mėnyrė fenomenale ecurinė e mendimit krijues, ėshtė ai i Uallasit, i cili e formoi duke u bazuar nė dėshmi individėsh, si nė rastin e matematicienit Poincare.

Kėshtu dallohen 4 faza:

Pėrgaditja – njohja e mirė e cėshtjes dhe angazhimin serioz me problemin e caktuar.


Inkubacionimi – pushim midis pėrpjekjeve zgjidhėse


Ndricimi – zgjidhje e papritur e problemit, nepėrmes vegimit


Vėrtetimi – testimi i dobishmėrisė sė zgjedhjes




Ekzistojnė mėnyra tė ndryshme pėr tė pėrcaktuar mendimin kreativ:

1. Ėshtė ai lloj mendimi qė udhėheq nė produkte krijuese, nė produkte tė rinj, prototipe, unike dhe tė pazakonshme, por qė janė tė dobishme pėr individin apo pėr shoqėrinė nė tė cilin ai jeton. Tė tilla janė zbulimet, teoritė, veprat artistike, ndėrtimet teknologjike, ligjet, zbulimet mjekėsore. Madje edhe ndryshimi nė fushėn dekorative apo nė mėnyrėn e jetesės ėshtė njė produkt krijues.
2. Duke u bazuar tek proceset njohura, mendimi kreativ pėrcaktohet si zgjidhja e problemeve, tė cilat nuk kanė vetėm njė zgjidhje, por shumė. Pėr kėtė arsye quhet mendim prodhues dhe anėsor, me kuptimin se kėrkon zgjidhje tė menjėhershme, duke pėrdorur elementėt pėrreth problemit dhe jo vetėm tė dhėnat e problemit, ashtu siē bėn mendimi vertikal. Humori pėr shėmbull, shpesh herė, ėshtė njė pėrgjigjje krijuese ndaj njė rrethane konvencionale.


3. Mendimi krijues si aftėsi pėrcaktohet duke u bazuar nė rezultatin e veprave qė kėrkojnė prototipe, ide tė pazakonta dhe mendime tė largėta. Nga kėto lloj veprash pėrbėhen teste tė veēanta pėr matjen e tij.
Karakteristikat e njė njeriu me imagjinatė krijuese janė si nė vazhdim:

- Lehtėsi shprehjeje.

-Fleksibilitet. Individi ėshtė i aftė tė analizojė njė gamė tė madhe afrimesh pėr ndonjė problem, por pa humbur nga sytė qėllimet kryesore tė tij.

-Ndjeshmėri ndaj problemeve. Merret me zbulimin, jo vetėm pėr tė zgjidhur problemet, atje ku tė tjerėt nuk kuptojnė asgjė tė ēuditshme.

-Origjinaliteti. Ai ushqehet me habinė, ndryshimin (udhėtimet, ndryshimin e aktiviteteve, zhytje drejt sė papriturės), ka nevojė tė rinovojė eksperiencat.

-Kureshtja. Ėshtė aftėsia pėr tė admiruar. Nevoja ėshtė nėna e tė gjitha zbulimeve , por babai ėshtė kureshtja.

- Hapje ndaj mallėngjimeve dhe nėnvetėdijes. Nevojitet qė dikush tė ketė mė tepėr energji, me tepėr vrull, tu pėrgjigjet mallėngjimeve dhe ndjenjave mė mirė se gjithė tė tjerėt.

- Ka kauza. Ka njė dėshirė tė fortė pėr tė krijuar, njė ndjenjė tė thellė tė pėrgjegjėsisė dhe detyrės, si dhe tė qėllimit qė do tė arrij. Jeton nė tė tashmen.

-Durim dhe pėrqėndrim. Njė total i pėrpjekjeve tė dėshtuara nxit krijimtarinė, aktivizon proēesin e vetėdijshėm tė meditimit dhe inkubacionin e ideve. Pa seanca pune, vetėdija ruan qėndrueshmėrinė e saj.

-Aftėsia pėr tė menduar me figura. Nevojitet qė dikush ti pėrceptojė figurat mendore para se tė kalojė tek stadi i formimit eklektik tė koncepteve qė gjeti, sepse pėrndryshe mund tė shkojė nė pikėn e prishjes sė tyre.

-Aftėsia pėr tė “luajtur” me idetė, si njė njw ‘’stretching’’ psikologjik. E ndihmon individin qė tė gjejė “rastėsisht” zgjidhje fantastike pėr probleme disa vjeēare.

-Aftėsia e analizės dhe sintezės. Analiza ėshtė coptimi i tw dhwnave, ndėrsa sinteza krijuese ėshtė qė tė riformojė elementėt e ndryshėm nė mėnyrė qė tė rezultojė njė element i ri, rezultat i gjykimeve tėrėsore.

-Durim nė gjėrat e ndryshme. Nuk i ka frikė paqartėsitė. Ėshtė i vetėdijshėm dhe i sigurtė pėr shumicėn e gjėndjeve qė janė tė nderlikuara, absurde, dhe kaotike.

-Dallueshmėri dhe eklektizėm. Aftėsia qė tė dalloi dikush thelbėsoret nga ato qė janė jo thelbėsore.

-Aftėsia e durimit gjatė izolimit, nė mėnyrė qė tė jetė i aftė qė tė krijojė.

-Kujtesė krijuese, e cila ka nevojė pėr rrjedhshmėri dhe dinamikė nė elementėt e saj dinamikė.

Metoda mė e njohur e kultivimit, veēanėrisht tė kreativitetit nė grup ėshtė metoda brainstorming, katalogu i ideve krijuese, zgjedhja e ideve tė tė tjerėve, analogjitė dhe metaforat, kohezioni (ta shohim tė njohurėn nėpėrmjet tė ēuditshmes, nga pika tė tjera referimi).Nė pėrgjithsi kreativiteti ėshtė e mundur qė tė lehtėsohet kur ekziston njė ambjent qė nxit ndryshimet dhe i pėrforcon.

Filozofia nga ana tjetėr, kontrollon temėn e esencės sė kreativitetit, e cila ka vendosje tė ndryshme nė epokat historike tė ndryshme. Por megjithatė vėndi i pėrbashkėt qė nga kohėt e lashta (Platoni) e deri tek modernet (Seling dhe romantikėt e Ienas) ėshtė se kreativiteti, dhe veēanėrisht kreativiteti i artistit dhe i filozofit ėshtė njė formė mė e lartė i aktivitetit njerėzor: kėtu njeriu komunikon me gjithėsinė.

Platoni thoshte se gjėrat nė kėtė botė janė thjesht hijet e ideve, qė banojnė nė Botėn Mendore. Por pėr shkak se mėndja njerėzore mendon me anė tė figurave dhe nuk arrinė nė idetė e pastra dhe tė kulluara, ka nevojė pėr ndėrhyrjen e imagjinatės, si aftėsia mė e lartė e botės Shpirtėrore. Ajo pėrdor imazhe, shėmbėlltyra, tė cilat janė “rrobat” e ideve te kulluara tė Botės Mendore. Ėshtė organi i Shpirtit, organi i Metamorfozės, i Ripėrtėritjes.

Rrjedhimisht e vetmja mėnyrė qė njeriu tė ketė akses nė Botėn e Lartė Shpirtėrore ėshtė nėpėrmjet pėrdorimit, zhvillimit dhe kontrollit tė Fantazisė Kreative. Vetėm nėpėrmjet kėsaj mėnyre do tė lindė brėnda nesh Uni ynė i vėrtetė, i ashtuquajturi Uni Kreativ. Nėqoftėse njeriu mėson ta pėrdori ashtu siē duhet dhe nuk bie nė kurthin e fantazisė sė shfrenuar, mund ta vėrė nė kontakt me tė padukshmen dhe metafiziken.

Imagjinata Krijuese nuk prodhon elementė tė rinj (prandaj dhe nuk ėshtė krijim i vėrtetė), por pėrpunon, kombinon, sintetizon ose thjeshtėzon ato qė janė tashmė tė njohura nė mėnyrė krijuese, rikrijuese, subjektive ose objektive. Lind, sajon ose mishėronė idetė.

Asocionet nga vetė natyra e saj me emocionet e larta dhe krijimtaria ėshtė njė “pastrim” emocional dhe shpirtėror, qė zbukuron dhe vesh gjithēka. Atėhere kemi tė bėjmė me artin.

Kjo aftėsi e imagjinatės krijuese varet nga zhvillimi i vetėdijshėm qė ka bėrė te vetėn ēdo njeri. Nuk ėshtė e mundur qė tė gjitha qėniet tė “krijojnė” njėsoj. Por tė gjithė krijuesit e mėdhenjė kanė njohur mrekullinė e Imagjinatės– Kreativitetit tė kontrolluar dhe tė drejtuar nga Vullneti.

Mė praktikisht, qė dikush tė zhvillojė imagjinatėn krijuese duhet tė mėsojė qė tė mos i deformojė format ose imazhet dhe ti mbajė nė trurin e tij pėr shumė Kohė, pra tė zhvillojė njė shpirt shumė tė pastėr. Kjo do tė thotė paralelisht:

-zhvillimi i Vėmėndjes

-zhvillimi i Kujtesws

-qetėsi dhe kontroll i pasioneve qė trondisin Psikikėn.

Ky kontroll, zbutja e pasioneve, duhet tė bėhet duke filluar nga niveli fizik e deri tek ai mendorė, tė paktėn nė fushėn e dijes, ku tentohet kreativiteti ose frymėzimi, domethėnė aty ku dikush do tė kanalizojė Fantazinė Krijuese.

Gjithashtu nevojitet qė njeriu tė fitojė njė mendim tė pavarur dhe autonom. Disa kujtojnė se tregojnė kreativitet, ndėrkohė nuk bėjnė asgjė mė shumė se sa tė pėrsėrisin idetė qė u janė ngulitur ndėr vite, qoftė nga trajnimi apo qoftė nga ambjenti ku jetojnė, duke bllokuar kėshtu perceptimin e drejt tė realitetit, njė gjėndjeje tė caktuar ose problemi.

Pra qė dikush te ketė idetė e tij, fantazinė e vet, nevojitet tė ketė njė trup mendor tė lirė, i cili ka arritur te jetė i pavarur nga mendimet e tė tjerėve, duke ndjekur pak a shumė modat e ndryshme.

Mendimi krijues ka nevojė pėr njė shpirt qė tė jetė i hapur ndaj njė shumllojshmėrie tė madhe temash. Njeriu duhet tė pyesė veten pėr njeriun, qytetin, botėn, historinė, shkencėn, artin, problemet moderne. Duhet tė drejtohemi drejt njohurive tėrėsore tė cilat do tė na lehtėsojnė njė ekuilibėr emocional.

Qė dikush tė zhvillojė kreativitetin duhet tė mbizotėrojė mbi personalitetin e tij. Pra tė mėsojė tė zotėrojė nivelet e ndryshme tė saj (fizik, energjik, emocional dhe mendor) nė mėnyrė qė tė jetė i saktė dhe rezultativ nė sjelljen e tij kundrejt botės, me veprime harmonike dhe pozitive.

E sigurtė ėshtė qė idetė, imazhet, skeptomorfozat siē quhen, nevojitet qė tė krijohen. Nėqoftese nuk veprojnė, tė bllokuara dhe tė braktisura nė botėt e hollė tė nivelit mendor do tė kalben, ashtu siē ndodhė me ujin e ndenjur. Imagjinata dhe Realizimi japin duart: Mendim i Drejtė dhe Zbatim i Drejtė tė ēojnė nė Veprimin e Drejtė.

Kėshtu duhet ta “imagjinojmė” Historinė e Ardhėshme me perspektiva optimistite, pasi nga imazhi i sė tashmes do tė vijė bota e sė Ardhmes. E sotmja ėshtė rezultati i sė Djeshmes. Gjithēka qė ekziston filloi nga njė imazh. Prandaj nėqoftėse i shmangemi fantazisė iluzionare do tė fitojmė Unin tonė mė tė thellė qė ėshtė burimi i kreativitetit tė vėrtet.
avatar
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi