Reiki

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Reiki

Mesazh  Neo prej 30.12.11 20:06

REIKI



Dr. Mikao Usui, njė mjek japonez, e rizbuloi Reikin nė vitet e vonshme 1800. Dr. Usui udhėtoi nė Shtetet e Bashkuara dhe hyri nė Chicago School of Divinity, ku mbrojti doktoraturėn pėr teologji. Mirėpo nuk gjeti pėrgjigjen e pyetjes sė tij: Si mund ta shėrosh trupin? U kthye nė Japoni dhe hyri nė njė manastir Zen. Atje studioi pėr shumė vite shkrime tė lashta budiste, tibetane dhe nė sanskritisht.

Dr. Usui kishte pėrshtypjen se ishte dėshtuar dhe ia shprehu ndjenjat e tij njėrit prej murgjėrve. Nė Zen nuk thuhet kurrė se ky qenka fundi, “ēdo gjė ėshtė njė fillim. Mos hiq dorė nga kėrkimi yt sepse gjithēka qė njeriu e njihte mund tė bėhet e njohur pėrsėri. Mė nė fund gjente nė shkrimet e lashta sanskritishten origjinale formulėn pėr shėrimin e trupit, por nuk kishte aftėsinė ose kuptimin pėr ta pėrdorur.

Kėshtu vendosi pėr tė agjėruar dhe pėr tė medituar. Udhėtoi nė malin e shenjtė tė Kurijamės. I ngjiti malit, zgjodhi vendin pėr meditimin e tij, pastaj mblodhi 21 gurė dhe i vendosi pėrpara tij. Ēdo ditė hodhi njė gur poshtė malit. Nė mėngjesin e fundit, mu para agimit, Dr. Usui pa njė rreze drite tė bardhė, qė erdhi drejt tij. Reagimi i parė ishte tė merrte vrapin. Por vendosi pėr tė qėndruar i qetė.

Drita hyri nė syrin e tij tė tretė, dhe ai humbi vetėdijėn. Rrėfeu qė pa miliona flluska nė ngjyrat e ylberit dhe simbole tė vogla, qė shkėlqenin nė ngjyrė ari. Kur pa secilin prej simboleve, iu dhanė emrat dhe pėrdorimet e secilit si dhe informacione se si aktivizohet energjia shėruese. Dr. Usui zbriti nga mali dhe pėrjetoi atė qė njihet si mrekullitė.

1. Duke u zbritur nga mali, vrau gishtin e kėmbės nė njė shkėmb dhe ra pėrtokė. Gishti i kėmbės pikonte gjak. Instinktivisht e kapu gishtin e kėmbės. Pas pak minutash, rrjedhja e gjakut mbaroi dhe dhembja u zhduk.

2. Dr. Usui kishte agjėruar pėr 21 ditė dhe pastaj hėngri njė mėngjes shumė tė madh pa asnjė efekt tė dėmshėm.

3. Mbesa e hanxhiut kishte dhembje tė forta dhėmbi prej disa ditėsh. Dr. Usui vuri duart e tij mbi fytyrėn e saj, dhe ajo menjėherė u ndie mė mirė.

Dr. Usui filloi tė praktikonte Reiki nė getot e Kiotos, ku shėronte lypėsat falas duke kėrkuar vetėm qė tė fillonin njė jetė tė re. Punoi shtatė vjet nė njė strehimore duke trajtuar shumė sėmundje. Mirėpo, ai vėzhgoi qė ktheheshin tė njėjtit njerėz, tė cilėt, ndonėse i kishte shėruar nga sėmundjet e tyre fizike, preferonin tė jetonin nga lypja e lėmoshave. Dr. Usui ishte thellėsisht i tronditur. Kuptoi se kishte harruar diēka shumė tė rėndėsishme nė punėn e tij tė shėrimit: Mėsimin e mirėnjohjes. Pas kėsaj, hartoi parimet e Reikit:

Parimet etike tė Reikit

Vetėm pėr sot mos u shqetėso

Vetėm pėr sot mos u zemėro

Nderoji prindėrit, mėsuesit dhe pleqtė

Fito jetesėn me ndershmėri

Trego mirėnjohje pėr gjithēka

Para vdekjes sė tij, Dr. Usui ia kaloi mėsimin e Reikit bashkėpunėtorit tė tij mė tė ngushtė, Dr. Ēixhiro Hajashi. Dr. Hajashi hapi njė klinikė nė Tokio, ku praktikonte Reiki. Kėtu erdhi zonja Takata pėr shėrim. Havajo Takata ishte havaiane me prejardhje japoneze. Ishte nė Japoni pėr t’u operuar pėr shkak tė sėmundjes sė fshikėzės sė tėmthit, apendicitit dhe njė tumori.

Nė tryezėn e operimit, dėgjoi njė zė qė i tha: “Operimi nuk ėshtė i nevojshėm.” U ēua nga tryeza dhe pyeti kirurgun se a kishte ndonjė mėnyrė tjetėr pėr t’u shėruar. Ai e dėrgoi nė klinikėn e Dr. Hajashit. Brenda katėr muajsh, ajo ishte plotėsisht e shėruar. Vendosi se dėshironte tė mėsonte pėr Reiki, kėshtu qė qėndroi nė Japoni dhe u bė njė nxėnėse e Dr. Hajashit. Dr. Hajashi dinte se po vinte njė luftė e madhe dhe vendosi pėr t'ua kaluar mėsimet e plota dy grave: gruas sė tij dhe Havajo Takatės.

Reiki ėshtė energjia universale shėruese:

Rei = i pėrgjithshėm, universal

Ki = forca e jetės, forca "ēi” [siē e quajnė kinezėt kėtė forcė], frymėmarrje

Reiki = energjia universale shėruese [japonisht]

Kur harmonizohesh me Reikin, hapesh pėr energjinė e pėrgjithshme jetėsore. Harmonizimet me Reikin i ngjajnė shumė kapjes sė njė stacioni tė radios. Valėt e radios janė atje, vetėm duhet t'i kapesh. E njėjta gjė i takon Reikit. Reiki nuk trajton vetėm vendin ku janė vėnė duart e tua, por do tė udhėtojė atje ku nevojitet nė trup. Intuita ėshtė e rėndėsishme nė pėrdorimin e Reikit. Lėvizi duart atje ku udhėhiqesh, edhe pse nuk ėshtė vendi ku gjendet dhembja.

Kur nuk duhet tė pėrdoret REIKI


Reiki neutralizon shpejt anestezinė, prandaj mos e pėrdor para njė operimi ose punės sė dentistit.

Mos e pėrdor pėr eshtra tė thyer derisa t’i ketė rregulluar njė mjek.

Mos e pėrdor pėr njė gjymtyrė tė shkėputur derisa tė rilidhet. Energjia mund tė mbyllė damarė dhe nerva, gjė qė e bėn rilidhjen e gjymtyrės tė vėshtirė. Nė kėto raste ėshtė nė rregull tė trajtosh pjesė tė tjera tė trupit, si veshkat pėr shkak tė tronditjes.

Nė qoftė se je diabetik, Reiki mund tė reduktojė sasinė e insulinės pėr tė cilėn ke nevojė, kėshtu qė mjeku yt duhet ta mbikėqyrė dozimin.

PĖRDORIME TĖ TJERA PĖR REIKI

Trajto me Reiki ushqimin tėnd, bimėt dhe farėrat e kopshtit.

Pėr kafshėt shtėpiake, Reiki shėron edhe kafshėt.

Dhuratat qė jep. Lodra fėmijėsh, batanije foshnjesh etj.

Trajto paret e tua me Reiki pėr njė rrjedhje tė shtuar.

Kristale dhe gurė tė tjerė shėrues.

Makinėn tėnde, qė tė ecėn mė mirė, ose makinėn [apo biēikletėn] e fėmijės sate, qė tė jetė mė e sigurtė.

Trajto me Reiki gjėndrat e veshkave kur njerėz janė tė tronditur.

Pickime bletash dhe insektesh tjera, djegie, prerje, pėrdredhje dhe vende tė mavijosura.

Jepi Reiki dikėnd qė vdes pėr ta ndihmuar nė njė vdekje mė tė ndėrgjegjshme.

Reiki shėron planetin dhe ty ēdo herė qė e pėrdor.

Mund ta pastrosh dhomėn nga energji negative.

SI NDIHET REIKI?

Mund tė jetė ēfarėdo nga njė pickim deri te energji e ngrohtė, e nxehtė ose e freskėt. Disa njerėz nuk ndiejnė asgjė, por megjithatė marrin shėrim ose harmonizimin. Sa mė shumė e pėrdor Reikin, aq mė i fortė bėhet. Pėrdore ēdo ditė. Pėrdor Reiki pėr mendjen dhe trupin tėnd dhe pėr tė shėruar tė tjerė.

Pėrdor intuitėn tėnde, edhe pse mund tė duket e ēuditshme. Energjia di se ēfarė tė bėjė, pra mos u shqetėso a e bėn mirė, sepse e bėn mirė. Nuk mund tė bėsh asnjė gabim, energjia do tė shkojė atje ku nevojitet. Njėra nga gjėrat mė tė rėndėsishme ėshtė synimi pėr tė dėrguar shėrim dhe synimi pėr ta marrė. Dije se ka njė arsye se pse u thirre pėr Reiki. Ke njė rol pėr tė ndihmuar pėr ta shėruar planetin. Mos u lidh me rezultatet e seancave tė shėrimit. Mos provo ta detyrosh energjinė. Reiki le tė rrjedhė atje ku do, dhe le ta bėjė shėrimin. Ti nuk e bėn shėrimin, ti je vetėm njė kanal pėr rrjedhjen e energjisė.

Gjatė harmonizimit tėnd:

Mund tė ndiesh diēka apo jo. Kėtu janė disa prej gjėrave qė njerėzit pėrjetojnė: Tingėllime nė gjithė trupin, trullosje, pluskim, projektim astral [udhėtim me njė “trup shpirtėror], vizione dhe shumė gjėra tė tjera. Procesi i harmonizimit nuk ėshtė asnjėherė njėlloj dy herė.

Procesi i pastrimit:

Disa njerėz kalojnė njė proces pastrimi dhe disa jo. Ai mund tė zgjasė nga 1 ditė deri 21 ditė. Ky proces mund tė jetė i pakėndshėm pėr disa njerėz. Efektet qė ndien mund tė jenė nga acarueshmėria, tė qarat, depresioni deri te simptomet si gripi, dhembje gryke etj. Nė qoftė se ke kėto simptome, duket tė kėrkosh shėrim nga mjeshtri qė tė ka mėsuar Reiki. Nuk ka arsye pėr t’u brengosur sepse vetėm po ēhelmohesh. Kjo ėshtė njė gjė e mirė. Kjo do tė thotė qė ndotėsit e grumbulluar nė ēakrat e tua dhe nė sistemin tėnd energjetik po shėrohen.

Pas harmonizimit:

Pėr mjeshtrin dhe personin qė e pranon harmonizimin

Duhet tė pish shumė ujė. Tė ndihmon pėr tė pastruar sistemin tėnd energjetik dhe trupin tėnd.

Medito 10-15 minuta ēdo ditė.

Fli gjumė herėt.

Bėj sport dhe qėndro nė ajėr tė freskėt.

Largohu nga turma njerėzish dhe zhurma tė larta.

Evito mendime negative dhe njerėz negativė.

Shmangiu lajmeve tė mediave.

Jepia vetes ēdo ditė njė trajtim me Reiki.

ASPEKTE LIGJORE

Sė shpejti do tė jesh njė praktikues i Reikit. Ėshtė e rėndėsishme qė t’i kesh parasysh kėto aspekte ligjore kur punon me njerėz. Nė shumė vende nuk ke tė drejtė ligjore pėr tė shėruar, mjekuar, bėrė diagnoza ose receta pėr ilaēe. Vetėm njė doktor i mjekėsisė mund tė bėjė kėto gjėra (priftėrinj dhe pastorė mund tė shėrojnė).

Nė vendet me ligje tė tilla mund tė hysh nė telashe sepse praktikon mjekėsi pa leje nė qoftė se pėrdor fjalėt “shėroj - mjekoj - kurė - diagnozė - recetė mjekėsore”. Mund tė pėrdorėsh kėto fjalė pėr t’iu shmangur riskut juridik: “praktikues - terapeut - trajtim - lehtėsim”.

Ka njė arsye tjetėr pse nuk i pėrdorim kėto fjalė: ne nė fakt nuk shėrojmė. Lejojmė qė energjia universale (Reiki) tė rrjedhė nėpėr nesh, dhe energjia universale e bėn shėrimin, jo ne. Energjia di se ēfarė duhet bėrė. Vjen nga SYNIMI pėr tė shėruar, dhe njerėzit vijnė nga synimi pėr t’u shėruar. Mos u kap pas rezultateve. Nuk mund tė gabohesh nė aplikimin e energjisė. Nė nivelin fizik shėron kur prek. .

SI PUNON REIKI

Kur je i harmonizuar me energjinė Reiki, kanalet e tua janė hapur pėr energjinė universale jetėsore. Harmonizimet me Reikin i ngjajnė shumė kapjes sė njė stacioni tė dėshiruar tė radios. Tė gjithė prej nesh e kanė energjinė universale tė forcės sė jetės, qė ėshtė themelore pėr shėndetin dhe jetėn. Tė gjithė prej nesh kemi ndonjė energji shėruese, qė vjen nga ne. Harmonizimi ndihmon pėr tė shtuar rrjedhėn e forcės sė jetės nėpėr trupin tėnd pėr dobinė tėnde dhe tė tė tjerėve.

Veriu dhe jugu i trupit

Trupi ka njė veri dhe njė jug. Koka ėshtė veriu dhe kėmbėt janė jugu. Dora jote e djathtė ėshtė veriu dhe dora jote e majtė ėshtė jugu. Dora jote e djathtė duhet tė jetė gjithmonė nė veri tė dorės sė majtė.

Dhėnia e njė trajtimi me Reiki

Laji duart e tu.

Pėrfytyro qė dhoma mbushet me dritė tė bardhė. Luti udhėhqėsit e tu shpirtėrorė qė tė tė mbėshtesin gjatė seancės sė shėrimit.

Sille klientin nė dhomė. Pyet se pse ka ardhur pėr trajtim.

Tregoji klientit ku tė ulet ose tė shtrihet (njė tryezė masazhi ėshtė e shkėlqyeshme pėr kėtė).

Klienti le tė relaksohet (muzikė me zė tė ulėt, qiri dhe, sipas mundėsisė, aromatizimi i dhomės [nė disa vende ka shkopinj qė lėshojnė tym tė aromatizuar] janė njė kuadėr i mirė).

Zbato trajtimin standard.

Pastaj klienti rri i qetė pėr disa minuta. Nė qoftė se i merren mendtė, mund tė vėsh dorėn tėnde tė djathtė nė ballin e tij (ēakra e syrit tė tretė) dhe dorėn tėnde tė majtė nė pleksusin e tij diellor [nė zonėn e stomakut].

Shkėpute lidhjen tėnde energjetike nga klienti [p. sh. duke lėvizur dorėn tėnde si thikė nga lart poshtė midis teje dhe klientit].

Sigurohu qė klienti yt ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm para se tė ikėn. Mos le tė ikin klientė tė dobėt ose me marramendje. Edhe ecja nėpėr dhomė i ndihmon pėr t’u tokėzuar. Nė qoftė se ke kohė, edhe mund t’i lėsh tė flenė pak gjumė.

Pozitat e duarve pėr tė trajtuar veten dhe tė tjerė:

Mbaj ēdo pozitė pėr 1 deri 5 minuta ose derisa tė zvogėlohet energjia. Kėto janė vendosjet tradicionale tė duarve, por intuita jote duhet tė mbisundojė pėr vendosjet e duarve tė tua dhe duhet tė tė tregojė se kur tė largosh njė pozitė.

Fytyra: Vendosi duart tė mbledhura si lupė butėsisht mbi sytė.

Kjo trajton sinuset, sytė, shikimin dhe zonėn e ballit, qė njihet edhe si “syri i tretė”.

Faqet: Vendosi duart nė secilėn anė tė fytyrės duke mbuluar butėsisht veshėt dhe zonėn e mollėzės.

Kjo trajton veshėt, ekuilibrin nė veshin e brendshėm, nofullat dhe dhėmbėt.

Maja e kokės: Vendos njė dorė nė anėn e pasme tė kokės dhe dorėn tjetėr mbi majėn e kokės.

Kjo trajton kujtime tė vjetra dhe sjellje tė zakonshme.

Gryka: Vendosi duart mbi qafėn ose shumė afėr.

Kjo trajton: zonėn e grykės. Gjėndrėn tiroide. Duar tė enjtura. Ndihmon pėr t’u shprehur sinqerisht ose pėr t’i bėrė nevojat tė njohura nėpėrmjet tė folurit.

Zemra: Vendosi duart mbi zonėn e zemrės me majat e gishtėrinjve brenda, mbi zonėn e gjoksit.

Trajton: zemrėn, mushkėritė dhe gjėndrėn thymus (ēelėsi i sistemit tonė imunitar). Ndihmon gjatė mėrzisė emocionale ose trishtimit. Pėrdore pasi qave pėr tė rimbushur energjinė tėnde.

Pleksusi diellor: Vendosi duart tre gishta mbi kėrthizėn.

Trajton: stomakun dhe organe tė tjera nė mes tė trungut. Kjo trajton edhe probleme vetėbesimi.

Kryqet: Vendosi duart afėr mesit tė eshtrave tė ijėve.

Trajton: Zorrėt e sipėrme, mėlēinė, fshikėzėn e tėmthit dhe shpretkėn. Kjo ėshtė zona ku mund tė trajtohet seksualiteti yt dhe marrėdhėnia jote me botėn nė tėrėsi.

Rrėnja: Vendosi duart nė ēdo anė tė ijėve tė poshtme, vezoret pėr gratė.

Kjo trajton zorrėn e trashė dhe organet riprodhuese. Ėshtė e mirė pėr probleme para menstruacionit dhe vėshtirėsitė menstruale. Kėtu mund tė trajtohen reagimi yt i luftės apo ikjes dhe instinktet e tua tė mbijetesės.

Gjunjtė: Vendosi duart mbi tė dy gjunjtė, njėrėn mbi secilin. Pastaj vendosi duart nėn anėt e pasme tė gjunjve, njėrėn nėn secilin.

Kjo trajton patjetėr kyēet e gjunjve dhe zonat e kėrcirit tė kėmbės dhe ndihmon edhe nė ēdo lloj problemesh me para dhe mbėshtetje. Nė qoftė se tė mungon ndonjė lloj mbėshtetjeje, do tė gjesh se dhembja shfaqet kėtu.

Nyjėt e kėmbės: Vendos njė dorė mbi secilėn nyjė. Kėtu fillon tokėzimi. Kjo ėshtė zona jote e lėvizjes. Nė qoftė se ndihesh “i ngecur” ose i humbur sa i pėrket rrugės sate nė jetė, kjo nganjėherė jep probleme me nyjėt ose pėrdredhje etj.

Shputat e kėmbėve Vendos njė dorė mbi secilėn shputė tė ēdo kėmbe. Kjo ėshtė lidhja jote me “rrėnjėt”, nėnėn tėnde tokėsore, thelbin tėnd tokėzues. Nė qoftė se nuk je i tokėzuar, do tė zbulosh qė kėmbėt e tua vėrtet thithin energjinė tėnde tė Reikit dhe do ta ndiesh sikur tė thithej me fshesė korrenti nga duart e tua.

Pasi bėre tė gjitha vendosjet e tjera tė duarve, i hape ēakrat dhe ndihmove nė heqjen e bllokimeve tė shkaktuara nga probleme lidhur me kėto ēakra, kėto duhet tė jenė disa minuta tė rehatshme dhe relaksuese, kur rilidhesh me "burimin" tėnd dhe lė gjithė kaosin, lėndimet dhe mosmarrėveshjet tė rrjedhin nga shputat e tua pėr nė tokė, ku mund tė transformohen dhe tė kthehen si energji shėruese.

Tokėzohu kur ke dhėnė njė trajtim. Mund tė kesh marrė nga empatia [tė marrėsh dhe ndiesh automatikisht ndjenjat e njė personi tjetėr] probleme tė mbetura, dhembje ose mundime nga klienti yt. Prandaj stakohu nė mėnyrėn qė tė duket mė e dobishme pėr tė mos ndikuar negativisht nė shėndetin tėnd.

Bazat e ēakrave:

Ēakrat janė njė koncept tė bazuar nė filozofinė e Lindjes, qė do tė thotė qė trupat janė tė lidhur me Universin nėpėrmjet “rrotave” ose “ēakrave” tė ndryshme. Ky ėshtė sistemi yt energjetik. Kur problemet, sėmundja ose stresi shfaqen nė jetėn e njė personi, mund tė ndikojnė nė ekuilibrin e sistemit energjetik.

Nė qoftė se vėshtirėsia ose sėmundja nuk trajtohet dhe vazhdon pėr njėfarė kohe, ēakrat e lidhura me kėto probleme mund tė bėjnė njėrėn ose disa prej kėtyre gjėrave: tė mbyllen, tė rrotullohen tepėr shpejt, tė rrotullohen tepėr ngadalė, tė hapen tepėr, tė bllokohen plotėsisht.

Kur njė ēakėr vuan nė njėrėn prej kėtyre mėnyrave, kjo tregohet edhe fizikisht, edhe mendėrisht. Kur lexon listėn vijuese dhe asociimet e ēdo ēakre, mendo thellė pėr ēėshtjet qė mund tė ndikojnė jetėn tėnde dhe jetėn e tė dashurve tė tu.

Ndoshta mund tė marrėsh me mend se ku gjenden shqetėsimet e tyre nė sistemin e tyre energjetik ose nė ēakrat e tyre. Ndoshta ke vėnė re qė vendosjet e duarve nė Reiki janė ose shumė afėr ēakrave ose drejt mbi zonat ku gjenden ēakrat nė trupin e personit.

Nė fakt kėtė e bėn: i hap dhe balancon ēakrat, kėshtu qė mund tė “qėllosh grushtin” e sėmundjes. Thuhet se sėmundja shfaqet sė pari nė aurėn apo sistemin energjetik (ēakrat) e njeriut para se tė manifestohet fizikisht. Kjo ēon deri tek mendimi qė shėndeti i ēakrave ndikon drejtpėrdrejt nė shėndetin e gjithė qenies. Nė Reiki synojmė tė balancojmė, tė hapim butėsisht dhe tė shėrojmė gradualisht.

Disa ēėshtje ose sėmundje qė i bllokojnė ēakrat ose i ēojnė nė ēekuilibėr kėrkojnė kohė pėr t'u paraqitur dhe pėr t'u zbuluar. Kjo ėshtė normale. Por pėr kėtė shėrben dhurata jonė e shėrimit. Pėrdore me intuitė dhe urtėsi dhe do tė jesh shumė i suksesshėm.

Ēakra e rrėnjės: Ngjyra ėshtė e kuqe, tė gjitha nuancat nga e kuqja e thellė, pothuajse e zezė, deri tė kuqen jargavani dhe trėndafili. Ėshtė ēakra qė rrotullohet mė ngadalė nga tė gjitha. Kjo ēakėr gjendet nė zonėn midis anusit dhe organeve gjenitale. Sundon: tokėn, realitetin fizik, organet gjenitale, mosha e zhvillimit 0-5 vjeēare, tė qenėt e rrėnjosur, pranimi i inkarnimit tėnd, vetėmbrojtja.
Kjo ėshtė zona e instinktit tėnd tė mbijetesės. Nė qoftė se tė mungojnė nevojat bazė tė jetės, kjo ēakėr do tė ketė probleme. Strehimi, ushqimi, pirja, veshmbathjet, dashuria, pranimi, seksi, siguria dhe ngrohtėsia janė bazat mbi tė cilat sundon kjo ēakėr.

Ēakra e kryqeve: Ngjyra ėshtė e portokalltė, nga ngjyra e verdhė-portokalli, e kuqe-portokalli deri ngjyrėn thellėsisht tė portokalltė. Kjo ēakėr ndodhet rreth dy gishta nėn kėrthizėn. Sundon: sigurinė, se si ndihesh me tė tjerėt, seksualitetin (jo seksin, por mėnyrėn se si merresh me seksin), krijimtarinė, fuqizimin, sinqeritetin, moshėn e zhvillimit 5-8 vjeēare.
Kėtu problemet e vetėbesimit fillojnė tė shfaqen nė sistemin energjetik. Kjo ēakėr ėshtė e lidhur me ujin, shijen dhe trupin eterik [trupi ynė fizik pėrshkohet dhe rrethohet nga trupa tė padukshėm nga energjia subtile, trupi eterik pėrbėhet nga forca qė lidhet mė ngushtė me gjendjen shėndetėsore].

Ēakra e pleksusit diellor: Ngjyra ėshtė e verdhė, nga e verdhė e ēelur deri tė verdhėn gjelbėroshe dhe tė portokalltė. Kjo ēakėr ndodhet tamam nėn dėrrasėn e kraharorit dhe shtrihet poshtė deri nė kėrthizė. Sundon: logjikėn, arsyen, opinionin, vetėbesimin, vetėsigurinė, vėnien e kufive, moshėn e zhvillimit 8-12 vjeēare.
Ėshtė e lidhur me zjarrin, shikimin, trupin astral [i lidhur me instinktet; me trainim, ky trup mund tė dalė nga trupi fizik pa u shkėputur nga ai nė tė ashtuquajturat udhėtime astrale] dhe veshkat.

Ēakra e zemrės: Ngjyra ėshtė e gjelbėr, ēfarėdo nuance, dhe nganjėherė ėshtė e larmė duke pėrmbajtur ngjyrėn rozė [qė nganjėherė konsiderohet vetė si ngjyra e ēakrės sė zemrės; pra, kjo ēakėr ka dy ngjyra]. Gjendet nė zonėn reale tė zemrės, por nė mesin e trupit, jo nė tė majtėn.
Sundon: mėshirėn, ndjenjat, dhembshurinė, dashurinė e vetes dhe tė tjerėve, hyjninė, pavarėsinė e brendshme dhe mosha e zhvillimit 12-15 vjeēare. Ėshtė e lidhur me ajrin, prekjen, trupin e ndjenjave [trupi subtil i lidhur me ndjenjat], gjėndrėn “thymus”.

Ēakra e grykės: ngjyra ėshtė e kaltėr, ēfarėdo nuance tė purpurtė ose disa ngjyrime gjelbėroshe, edhe ngjyra tė argjendta mund tė duken kėtu. Gjendet nė qafė ose nė arrėzėn e fytit. Sundon: fjalėt, shprehjen, pėrgjegjėsinė, komunikimin, tė vėrtetėn universale, tė folurit hapur dhe tė folurit pėr nevojat e vėrteta si dhe mosha e zhvillimit 15-21 vjeēare.
Ėshtė e lidhur me dėgjimin, trupin mendor [trupi subtil i lidhur me mendimet dhe intelektin], elementin e eterit/akashės [qė ėshtė i padukshėm dhe shėrben si baza e elementeve tė tjera] si dhe gjėndrėn tiroide dhe paratiroide. Kjo ėshtė e fundit nga ēakrat “fizike”. Kėtej e mė sipėr merremi me ēėshtje spirituale.

Ēakra e vetullave ose Syri i tretė: Ngjyra ėshtė indigo [e kaltėr e errėt], nganjėherė e bruztė. Gjendet midis vetullave dhe vetėm pak mė lart. Sundon: shpirtin [nė kuptim tė frymės], plotėsimin, frymėzimin, intuitėn, depėrtimin e kuptimit, dhunti spirituale. Ėshtė e lidhur me: elementin radium, trupin e lartė mendor, gjėndrėn pineale.

Ēakra e majės sė kokės: Ngjyra ėshtė e bardhė, vjollcė e thellė ose e artė. Gjendet nė pjesėn mė tė lartė tė kokės. Sundon: shpirtin [psikja nė kuptim mė tė thellė], dorėzimin [diēkaje mė tė lartė], lėshimin pe, vullnetin, lidhjen me hyjninė dhe universin nė frymėn e dashurisė.

Shėnime personale nga autorja e manualit dhe nga mėsuesja jote: Shumė tė ashtuquajtur mjeshtra tė Reikit thonė se, nė qoftė se je harmonizuar nė distancė, nuk je njė praktikues i Reikit fare. Atėherė mendo pėr kėtė: Dr. Usui nuk kishte “mjeshtėr” apo “mėsues”, u harmonizua shpirtėsisht ose nė distancė nga Universi, pra, nė qoftė se themeluesi e Reikit e mori nė kėtė mėnyrė dhe, siē duket, funksionoi, atėherė pse tė mos funksionojė pėr ne nxėnėsit e tij tė mėvonshėm?

Reiki funksionon pėr ēdo njeri qė ka dėshirėn e vėrtetė pėr ta marrė si dhuratė dhe dhunti nga Universi. Mos prano kurrė qė tė tjerėt tė diktojnė se ēfarė tė kesh dhe ēfarė tė mos kesh. Ty t’u dha kjo dhuratė me dashuri dhe shpresė, dhe ajo ėshtė e shenjtė.

Mos lejo qė dikush bėn qė tė ndihesh mė i ulėt sepse nuk ke paguar njė shumė tė lartė pėr mėsimet e tua ose sepse nuk ishe i pranishėm “personalisht” pėr harmonizimin tėnd. Besomė, nė qoftė se Reiki mund tė qarkullojė nėpėr gjithė globin pa asnjė problem, edhe mund tė largohet lehtėsisht nga sistemi im energjetik dhe tė arrijė tėndin, kudo tė jesh.

Sa i pėrket kėrkimi i pagesės pėr shėrime ose mėsime, unė ndiej qė bota ka njė nevojė tė llahtarshme pėr shėrues. Reiki duhet tė jepet nė dashuri dhe tė mos blihet dhe shitet si njė produkt ose nė mėnyrė biznesi. Kjo ia heq mirėsinė dhe e zėvendėson me lakmi. Hedh njė hije mbi diēka tė bukur.

Besomė, Reiki ndikon mbi karmėn [pasojat e veprimeve tė mira dhe tė kėqia, qė realizohen mė vonė nė kėtė jetė ose nė njė jetė tė mėvonshme], dhe do tė kėrcejė prapa dhe do tė tė bekojė pėr secilėn herė kur e pėrdor me njė zemėr tė hapur. Nuk ėshtė e rastėsishme qė e ke gjetur Reikin. Ishte fati, dhe Reiki tė ka gjetur TY!

Ti je nxėnėsi im i pėrjetshėm [sa i pėrket Reikit]. Do tė kujdesem pėr mbarėvajtjen e praktikės sate gjatė jetės sate. Kjo ėshtė detyra e ēdo mėsuesi. Pra, nėse ke nevojė pėr mua, ja ku jam.

Rebecca Doolin & Linda Horton
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi