Hyrje ne Reiki

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hyrje ne Reiki

Mesazh  Neo prej 23.02.10 11:50

Hyrje ne Reiki



Reiki ndryshon jetėn, dhe duke vendosur pėr t’u bėrė praktikues, niseni pėr njė udhėtim personal pėr zbulim dhe zhvillim spiritual.

Po ē’ėshtė Reiki?

Ėshtė njė teknikė shėrimi me vėnien e duarve, qė me gjasė ėshtė disa mijėra vjeēare. Mendohet se u pėrdor fillimisht nga murgjėr budistė tibetanė, por u rizbulua nė fund tė viteve 1800 nga japonezi Dr. Mikao Usui.

''Rei'' nė definicionin e pranuar do tė thotė ''universal'', por shkronjat japoneze mund tė kenė disa kuptime, kėshtu qė edhe mund tė interpretohet si ''vetėdijė spirituale''.

''Ki'' ėshtė ''Forca Jetėsore''. Pėr tė ka fjalė tė ndryshme nė kultura tė ndryshme – Prana nė sanskritisht, Mana nė Havaii dhe Ēi nė kinezisht. Ki ėshtė njė energji jofizike, qė pėrshkon tė gjitha qeniet e gjalla. Kur dikush vdes, ikėn forca jetėsore. Besohet se kjo ėshtė energjia e lidhur me mendimet dhe ndjenjat tona dhe me ekzistencėn spirituale.

Ki pėrdoret nga tė gjithė shėruesit, pavarėsisht nga kultura apo metoda e tyre; ėshtė e pranishme kudo pėrreth nesh dhe ėshtė njė energji qė mund tė shfrytėzohet nga trupi dhe tė udhėhiqet nga mendja.

Reiki ėshtė njė lloj i veēantė i forcės jetėsore, qė mund tė kanalizohet vetėm pasi dikush u harmonizua me kėtė energji. Me t’u harmonizuar njė herė, kanali do tė mbetet i hapur, dhe energjia ėshtė e disponueshme pėr t’u pėrdorur nga shėruesi pėr gjithė jetėn e tij.

Reiki ka inteligjencėn e vet dhe di saktėsisht ku tė shkojė dhe ēfarė tė bėjė. Pasi u harmonizua, njė praktikues i Reikit vetėm vė duart e veta mbi personin qė kėrkon shėrim, dhe energjia rrjedh nė zonėn ku ka mė shumė nevojė. Ka njė numėr pozicionesh pėr duart, qė mėsohen lehtė, dhe pėr njė praktikues tė ri, kjo ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė filluar; por pasi punove pėr njė kohė me kėtė energji, do tė ndiheni i udhėhequr nga intuicioni se ku do t’i vendosni duart.

Ēdo trajtim me Reiki ėshtė i ndryshėm, dhe ata qė e marrin rrėfejnė pėrshtypje tė ndryshme, si mė shumė ngrohtėsi ose tė ftohtė ose mizėrim. Shumica ndiejnė njė relaksim tė thellė dhe marrin sasinė e saktė tė energjisė pėr tė filluar procesin e shėrimit dhe tė rivendosjes sė barazpeshės.

Informata per Reiki

Nuk ka sistem fetar tė lidhur me Reikin, kėshtu qė kushdo mund tė marrė ose tė mėsojė tė japė njė trajtim Reiki. I vetmi parakusht ėshtė dėshira pėr t’u shėruar.

Njė trajtim Reiki


Metoda pėr tė marrė njė trajtim Reiki nga njė praktikues i Reikit ėshtė njė proces shumė i thjeshtė. Marrėsi vetėm shtrihet dhe pushon. Nė qoftė se nuk ėshtė nė gjendje tė shtrihet, trajtimi edhe mund tė jepet nė pozicion tė ulur. Praktikuesi vė nė mėnyrė tė butė dhe pa bezdisur duart nė njė seri pozicionesh, qė mbulojnė gjithė trupin (e veshur). Njė trajtim i plotė zgjat zakonisht rreth njė ore., kur ēdo pozitė mbahet pėr disa minuta. Edhe trajtime mė tė shkurtra mund tė jenė shumė tė dobishme.

Dr. Usui pėrcaktoi Pesė Parime Spirituale, qė me gjasė janė mė tė njohura nė kėtė formė:

Vetėm pėr sot dua tė falėnderoj pėr bekimet e mia tė shumta.
Vetėm pėr sot nuk dua tė brengosem.
Vetėm pėr sot nuk dua tė mbaj inat.
Vetėm pėr sot dua ta bėj punėn time me ndershmėri.
Vetėm pėr sot dua tė trajtoj fqinjin tim dhe ēdo gjallesė me mirėsi.

Kėto pesė parimet nuk ekzistojnė pėr t’ju shtrėnguar, por si njė udhėrrėfyes pėr tė jetuar.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi