Xhindėt si njerėzit

Shko poshtė

Xhindėt si njerėzit

Mesazh  Jon prej 27.04.10 1:14

Xhindėt si njerėzit

Bota ku njeriu jeton nuk ėshtė vetėm ajo ēka syri human sheh, por nė tė vėrtetė ėshtė botė e ēudirave ku gėrshetohen pėrveē njeriut dhe ekzistenca tė tjera.

Xhindet pėr njeriun janė njė botė e padukshme. Fjala xhind ėshtė shumėsi i fjalės arabe "xhinij", qė domethėnė: i mbuluar, i padukshėm. Xhindet sidoqoftė janė krijuar para njerėzve dhe ndryshe nga ata, xhindet u krijuan nga zjarri, gjė pėr tė cilėn flasin edhe Kurani dhe Hadithi. Ato janė qenie, tė cilat ne nuk mund t’i shohim sikur janė nė realitet.

Nė kėtė botė transcendentale, paralelisht me njerėzit (por nuk janė botė paralele) jeton edhe bota e xhinėve, nga lloji i tė cilėve janė edhe shejtanėt (djajtė). Kėtė e vėrteton edhe Kurani e Sunneti.

Jeta e xhindeve ėshtė mjaft e pėrafėrt me jetėn natyrore tė njerėzve. Edhe tek ta ekziston dashuri e urrejtje, harmoni e mospajtim, miqėsi e armiqėsi.

Ndryshimet mes tyre dallohen nga pamja, zakonet, si dhe shpenzimet midis njėrės dhe klasės tjetėr sociale. Ka dallim edhe midis familjeve, qyteteve, shteteve.

Marrėdhėniet seksuale midis xhindit mashkull dhe femėr janė tė njėjta si tek njerėzit. Edhe te xhindet ekzistojnė ereksionet, epshi, gjakimi, dashuria, simpatia, ndjenjat, tė cilat nuk ndryshojnė me asgjė nga ato njerėzore.

Nga aspekti i ngjyrave dhe pamjes janė: tė kuq, tė bardhė, tė zinj, tė verdhė dhe ngjyra tė tjera qė janė prezente edhe te njerėzit.

Pėr sa i pėrket numrit tė tyre ėshtė vėshtirė tė numėrohen tė tėrė, mirėpo, njė pasqyrė paksa mė tė pėrafėrt do tė na japė hadithi i Muhammedi-t a.s., nė tė cilin, lidhur me kėtė, thotė: “Ekzistojnė tri lloje tė xhindeve: njė e treta (1/3) e tyre kanė flatra dhe fluturojnė nė ajėr, njė e treta e tyre janė nė formė tė gjarpėrinjve e qenve, ndėrsa njė e treta e mbetur lėshohen e ngrihen aty ku dėshirojnė”.

Secili prej kėtyre tre llojeve tė pėrmendura brenda tyre kanė edhe nėnlloje tė ndryshme. Qentė pėr shembull nė tė vėrtetė, janė njė lloj i xhindit, por qeni tejet i zi, i cili i ka dy pika tė bardha mbi sy ėshtė shejtan katil.

Edhe te gjarpėrinjtė ekziston e njėjta gjė, por sipas paralajmėrimit tė Pejgamberit a.s., gjarpėrinjtė mė tė rrezikshėm janė helmuesit bisht cub dhe helmuesi me dy vija tė zeza nė shpinė.

Macja e zezė nga ana tjetėr ėshtė kryesisht shejtan. Pėr sa u pėrket tė tjerave, xhindet mund tė shndėrrohen edhe nė figurėn e tyre. Veēanėrisht xhindeshave ua ka ėndja tė shndėrrohen nė mace me ngjyrė tė ēelėt apo tė bardhė.

Ekzistojnė lloje tė xhindeve, tė cilėt nuk mund tė shndėrrohen e mishėrohen (trupėzohen). Siē ėshtė, bie fjala, rasti me xhindin pėrcjellės tė njeriut (Karinin). Pėrderisa ėshtė te njeriu, pėr tė cilin ėshtė i obliguar pėr ta pėrcjellė, nuk mund tė mishėrohet.

Pasi personi pėrkatės tė ketė vdekur, xhindi mbetet, meqė xhindi jeton mė gjatė se njeriu dhe atėherė mund tė shndėrrohet nė diēka tjetėr e tė mishėrohet.

Gjithashtu, ekzistojnė lloje tė xhindeve, tė cilėt nuk mund tė mishėrohen pėr shkak tė mundėsive tė tyre tė kufizuara, meqenėse mishėrimi kėrkon energji jashtėzakonisht tė madhe. Pėr kėtė arsye, kėtė janė nė gjendje ta bėjnė vetėm xhindet demonė (Ifritėt).

Maridėt janė xhindet qė janė fare tė vegjėl e tė dobėt, deri sa tė rriten e tė arrijnė moshėn e caktuar. Me kalimin e viteve, ata e fitojnė edhe fuqinė. Atėherė edhe ata e kanė kėtė mundėsi, por deri te njė kufi i caktuar. Gjithashtu, edhe nga shejtanėt ekzistojnė tė atillė qė mund tė mishėrohen dhe tė atillė qė nuk mund ta bėjnė kėtė.

Akti i shndėrrimit dhe i mishėrimit ėshtė gjė shumė e vėshtirė si pėr xhindet, ashtu edhe pėr shejtanėt. Pėr kėtė lypset njė mundim i madh fizik e psikik, gjė qė ėshtė vėshtirė edhe pėr ta marrė me mend.

Mishėrimi kryhet pėr njė a disa minuta, varėsisht nga forca dhe energjia e xhindit. Pėr kėtė shkak, ėshtė shumė vėshtirė, tė mos themi, e pamundur dhe e paparamendueshme qė xhindi tė shndėrrohet nė fytyrė tė bashkėshortit tė gruas apo nė ndonjė figurė tė ndonjė njeriu tjetėr dhe nė kėtė gjendje tė mund tė tė qėndrojė pėr kohė tė gjatė.

Xhindet apo shejtanėt kanė frikė nga njerėzit. Forma nė tė cilėn shndėrrohet xhindi a shejtani, e frenon nė kėtė. Kėshtu qė, po ta kapte ndokush nė atė formė apo edhe ta mbyste, ai patjetėr do tė vdiste.

Pėrveē kėsaj, shumė nga xhindet ua kanė frikėn njerėzve, meqenėse janė tė vetėdijshėm se ka njerėz qė dinė tė vėnė kontakt me kėtė botė (tė xhinėve), prandaj kanė frikė se mos njerėzit e tillė do t’i denonconin te kryetari i fisit a qytetit e do tė gjykoheshin me burgim, meqenėse nė mesin e tyre ka edhe komunistė, budistė, ēifutė e tė krishterė dhe secili vepron sipas ligjit tė ideologjisė sė vet, por nė tė njėjtėn kohė dhe tė gjithė duhet tė sillen sipas ligjeve.

Nė kuptimin ideologjik, doktrinar, xhindet janė pasues, njėsoj si njerėzit, tė religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve tė ndryshme.

Njė pjesė dėrrmuese e dijetarėve konsiderojnė se, ndonjėherė, disa individė tė veēantė mund t’i shohin nė format e tyre tė paraqitura, e jo nė format e tyre natyrore, origjinale, ndėrsa disa tė tjerė konsiderojnė se xhindet s’mund t’i shohin as tė dėrguarit, as njerėzit (e zgjedhur) tė rėndomtė. Xhindet gjenden dhe banojnė nėpėr shtėpitė e njerėzve.

Xhindi shtėpiak e ka emrin ‘Amir, shumėsi ‘Ummar. Banojnė nė vende tė papastra, nėpėr banja, nė nevojtore, nė varreza, nė kantiere pėr mbeturina e nė vende tė ngjashme, tė ndyta.

Megjithatė pėr sa u pėrket xhindeve, gjithashtu transmetohet se xhindet frikėsohen prej njerėzve siē frikohen njerėzit prej tyre.

Por paēka kėsaj, njerėzit shpesh janė rrezikuar nga sulme nga ana e xhindeve, mund tė jetė i shkaktuar me ndonjė veprim ose irritim pa dashje njerėzore qė s’ka pėrherė motiv logjik, e mund tė jetė edhe pa kurrfarė shkaku.

Xhindet kanė fuqi tė cilat njerėzit nuk i kanė. Pėr njė gjė tė tillė ka mjaft tė dhėna nga burimet tradicionale dhe fetare.

Ndėr specifikat e tyre mbizotėrojnė shpejtėsia e lėvizjes, pėr ēka bėhet fjalė nė rrėfimin Kuranor, ku Sulejmani a.s. kėrkon qė t’ia sjellin fronin e mbretėreshės nga Saba, kurse xhindi e lajmėron.

Mundėsia e lėvizjes sė tyre natyrore nė kozmos ėshtė deri te kufiri i caktuar, sepse xhindet qė nga momenti i krijimit tė tyre kanė pasur mundėsi tė ngjiten nė sferat qiellore dhe tė dėgjojnė lajmet qiellore.

Ata gjithashtu kanė aftėsinė e ndėrtimit tė sofistifikuar tė materialeve shkencore-teknike, tė cilat kanė qenė me shekuj para atyre njerėzore, si dhe aftėsinė pėr t’u materializuar. Mbi tė gjitha, ata kanė dhe aftėsinė pėr tė qarkulluar nėpėr trupin e njeriut sikur gjaku.

Nėse ndodh qė njeriu pushtohet nga xhindi, atėherė shėrimi i vetėm janė kurimi me librin e shenjtė dhe lutjet e bėra nga persona me besim tė fortė.

Si pėrfundim, edhe pse nė tokė flitet se ekzistojnė dy krijesat me inteligjente, njerėzit dhe xhindet, nė tokė pėrparėsi i ėshtė dhėnė njeriut, pasi ai ėshtė qenia mė e dashur tek Zoti.

Pėrktheu: Lorena Kollobani
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi