Japoni - UFO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Japoni - UFO

Mesazh  Neo prej 24.09.09 22:42

Gruja e parė e Japonisė ka takuar Jashtėtokėsorė



Gruaja e kryeministrit te sapozgjedhur Juki Hatojama, tha se para 20 vjetesh ėshtė takuar me krijesa jashte Toke.

"Derisa trupi im flinte, mendoj se shpirti im vozitej ne nje fluturake jashtetokesore ne forme trekendeshi dhe une kam qene ne Venera”, shkruan Mijuki Hatojama ne librin qe e kishte botuar vitin e kaluar.

"Ishte njė vend plot me gjelberime”, shkruan zonja Hatojama ne librin "Gjėra te ēuditshme qe mė kane ndodhur”
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Japoni - UFO

Mesazh  Fikrro prej 30.03.11 13:13

Edhe njė dukuri e pazakontė mbi Japoninė



Pas katastrofės qė ndodhi, Japonia ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė mbarė botės. Por me sa duket gjendjen nė Japoni nuk po e vėshtrojnė vetėm njerėzit. Nė njė video tė publikuar e cila vjen nga Fukushima janė xhiruar fluturake interesante me prejardhje tė panjohur.

Pėrveē se kjo teori u shkon pėr shtati atyre se jashtėtokėsorėt kanė interesa tė veēanta nė katastrofat qė ndodhin nė tokė, qoftė nėse po pėrpiqen tė na shpėtojnė ose na mbysin krejt, kjo video i paraqet UFO-t nė njė formė krejtėsisht tjetėr.

Pėr dallim nga mėnyra se si janė incizuar mė parė, UFO-t kėsaj radhe vendosėn tė na paraqiten edhe me pak koreografi. Fluturimi i tyre i sinkronizuar mund tė shihet nė videon qė do t’ua prezantojmė, ndėrsa pritet tė konfirmohet nėse nė video vėrtetė janė fluturaket jashtėtokėsore ose ky ėshtė vetėm ndonjė fenomen i ēuditshėm i natyrės.


avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ufo mbi Japoni

Mesazh  Estilen prej 13.04.11 16:39


Ufo mbi Japoni me 26 mars 2011.


Me 26 mars,15 dite nga Termeti i fuqishem qe preku Japonine dhe i shoqeruar dhe me Cunamin katastrofik,mbi qiellin Japonez dhe pikerisht mbi Fukishima jane pare dhe filmuar disa objekte te paindentifikuara dhe te grupuara.

Te gjitha objektet kishin nje organizim te persosur ne levizshmeri dhe indentifikoheshin nepermjet dritave te fuqishme..Askush nga instutucionet pergjegjese nuk ka dhene nje shpiegim per kete fenomen



Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ufo ne Japoni

Mesazh  Neo prej 22.06.11 10:29

Njė fluturake gjigante mbi Japoni

Nė videon tė cilėn ua sjellim ėshtė xhiruar njė formė e pazakontė e fluturakes e cila fshihet pas njė reje afėr aeroplanit tė udhėtarėve nga i cili edhe ėshtė xhiruar.

Ende nuk ėshtė vėrtetuar se pėr ēfarė objekti fluturues bėhet fjalė, por xhirimi ka mahnitur shumė njerėz.

Edhe pse shumica mendojnė se nė video shihet vetėm njė fluturake e vogėl, ka gjithnjė e mė shumė njerėz qė thonė se pjesa e dukshme ėshtė vetėm copėza e njė fluturakeje mė tė madhe e cila fshihet nėn re.

Pėr pjesėn e dukshme ekspertėt e UFO-ve thonė se janė njė lloj “dare” e cila mund tė shėrbejė pėr lėshimin e fluturakeve mė tė vogla, sikur ato nė formė tė pjatave fluturuese qė shpesh i shohim kur flitet pėr xhirimet e UFO-ve.

Njė teori tjetėr ėshtė se objekti i fshehur ndoshta pret aeroplanėt e papėrgatitur tė udhėtarėve tė cilėt pastaj i rrėmben.

Ekuipazhin e fluturakes e pėrbėjnė jashtėtokėsorėt tė cilėt kryejnė eksperimente nė udhėtarėt e aeroplanėve dhe ekuipazhin. Me sa dimė ne, ende askush nuk e ka vėrtetuar se pėr ēfarė objekti bėhet fjalė.

Nė bazė tė xhirimit tė cilin ua sjellim ju mund tė konkludoni vetė se ēfarė po shihni nė tė vėrtetė.

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Japoni - UFO

Mesazh  Androo prej 12.03.12 15:36

Nga Japonia njė provė tjetėr pėr ekzistencėn e UFO-ve!



Nė bregdetin Hara-yadori nė terrenin e Ogasawara Etchuu-no-kami, njė anije e ēuditshme dukej nė thellėsi.

Disa peshkatare u qasėn pran saj me varkat e tyre tė vogla dhe mė pas e nxorėn nė breg.

Sipas artikullit (historisė sė ngjarjes), anija ishte rrumbullakėt dhe ngjante me njė lloj kutie (Ku-Hako) qė pėrdoret pėr tė djegur temjan.
Dimensionet e saj, ishin mbi 3 metra.

Nė pjesėn e sipėrme tė anijes, kishte dritare prej xhami (tė kristalta) nė stil rrjete, ndėrsa pjesa e poshtme ishte e hekurt dhe shumė e fortė.

Duke vėshtruar nga dritaret prej xhami, peshkatarėt panė nė brendėsi tė anijes njė femėr tė vdekur me karakteristika tė ēuditshme.
Flokėt e saj ishin tė kuqe me tufa tė bardha (refleksione), ndėrsa fytyra e saj ishte ngjyrė rozė.

Tek gjendej e shtirė e pa jetė, ajo mbante njė kuti katrore, rreth 60 cm, ndėrsa pranė saj ishte njė shishe 3.5 litrash dhe dy pjesė tė njė majaje tė panjohur.

Peshkatarėt, pas kėtij takimi kaq tė mistershėm, tė bazuar nė dijet e tyre rreth legjendave tė hershme tė asaj epoke shkruan: “Kjo femėr mund tė jetė vajza e njė mbreti i njė vendi tjetėr e cila mund tė ketė dashuruar njė burrė tjetėr pas martesės sė saj dhe u dėnua me njė ritual vdekjeje. Meqenėse ishte princeshė, ajo u vendos nė kėtė anije dhe ju fal fatit tė detit, nėse do tė shpėtonte pėrfundimisht.

Nėse ky version ėshtė i saktė, atėherė brenda nė kutinė katrore (anije) duhet tė jetė dhe koka e prerė e tė dashurit tė saj”.
Specialistėt dhe shumė shkencėtar, si dhe shumė teoriciene e konsiderojnė kutine katrore si anije jashtėtokėsore, pasi pėrveē ngjashmėrisė me fotografite dhe me disqet e vetė UFO-t, nė dorėshkrimet e shpėtuara nga peshkatarėt tė aso kohe, janė skicuar dhe simbolet e ēuditshme tė anijes.

Pėrkundrazi, arkeologėt bėjnė fjalė pėr simbole tė panjohur tė folklorit Japonez.
avatar
Androo

294


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi