Fenomeni “Kony 2012”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fenomeni “Kony 2012”

Mesazh  Androo prej 12.03.12 14:23

Fenomeni “Kony 2012”: Bota po zgjohet, revolucioni global filloi!



Videoklipi "Kony 2012" brenda pak ditėve ėshtė parė nga afro 74 milionė njerėz. Qėllimi i kėtij filmi ishte ndėrgjegjėsimi i masave pėr komandantin famėkeq tė njė grupi kryengritės nga Uganda, i cili ka rrėmbyer mbi 60 mijė fėmijė duke i detyruar ata qė tė jenė pjesė e ushtrisė sė tij private. Ky projekt, si asnjėherė mė parė, ka dėshmuar fuqinė pėr ndryshime tė mediave sociale tė internetit.

Njerėzit nuk e dinė se kush ėshtė Kony, por kur e marrin vesh, do tė bėjnė presion qė ai tė arrestohet dhe t’i dorėzohet drejtėsisė ndėrkombėtare. Kjo ishte ideja motivuese e shoqatės jo fitimprurėse amerikane, Invisible Children (fėmijėt e padukshėm), pėr filmin qė pa vazhdimisht po pėrhapet nė internet dhe qė shpėrndanė lajme pėr krimet e komandantit famėkeq nga Armata e Rezistencės sė Zotit (LRA), Joseph Kony.

Pėrkushtimi nė realizimin e idesė ka dhėnė rezultate mahnitėse: videoklipi “Kony 2012” ėshtė parė brenda pak ditėsh nga mbi 73 milionė njerėz, ndėrsa ky numėr po rritet ēdo orė.

Por, kush ėshtė Kony? Lideri i LRA-s e ka paramenduar njė detyrė profetike pėr veten: ai ėshtė “lajmėtari” i Zotit, i cili nė moshėn 22- vjeēare ėshtė “zgjedhur” pėr luftėn kundėr grupit tė margjinalizuar etnik, tė njohur si acholi. Por, shumėēka ka ndryshuar qė atėherė, meqė grupi i tij bėhet jashtėzakonisht i dhunshėm.

Kony akuzohet se ka detyruar mbi 60 mijė fėmijė qė tė jenė pjesė e grupit tė tij, duke i bėrė ata hajdutė dhe vrasės. Djemve ua ka shpėlarė trurin qė tė jenė pjesė e ushtrisė, ndėrsa vajzat i shndėrron nė skllave seksuale. Anėtarėt e ushtrisė sė tij janė tė njohur pėr brutalitetin qė e kanė shfaqur, duke vrarė dhe torturuar popullatėn lokale.

"Qėllimi ėshtė qė ta bėjmė Konyn tė njohur, e jo tė famshėm, qė tė rritet mbėshtetja pėr arrestimin e tij”, thonė nga Invisible Children, i cili kulmin e kampanjės planifikon ta arrijė mė 20 prill, nė aksionin “Cover of the Night” (mbulesa e natės). Atė natė rrugėt e qyteteve amerikane do tė duhej tė mbuloheshin me pllakatet pėr Konyn.

Por, njė problem nė kėtė rrėfim ėshtė shoqata jo fitimprurėse, e cila duket se nuk ėshtė fare e tillė. 11 filmat pėr Konyn, sa janė xhiruar deri tash, janė realizuar me njė buxhet prej mbi 8.5 milionė dollarėsh, ndėrsa ata akuzohen se 70 pėr qind e atyre mjeteve kanė shkuar nė pije, udhėtime, marketing dhe prodhim.
Shoqata ėshtė akuzuar pėr manipulimin tė shifrave, nė mėnyrė qė tė arrijė qėllimet dhe efektin e dėshiruar. Po ashtu, akuzohen edhe pėr sensacion, meqė nė fokus e kanė vėnė njeriun e bardhė, amerikanin, si shpėtimtar tė Afrikės.

"Nuk ėshtė e rrezikshme ideja e shpėtimit tė fėmijėve dhe Afrikės nga ana e njeriut tė bardhė tė Shteteve tė Bashkuara”, ka komentuar politologu Chris Blattman nga Universiteti Yale.

Filmi do tė jepet tė martėn edhe nė Afrikėn Qendrore. Agnes, si ēdo ugandase tjetėr, po e shpėrndan fjalėn pėr kėtė. Ajo ka jetuar nė konfliktin brutal tė vendit tė saj dhe tash pėrkrahė tri shtetet qė janė terrorizuar nga forcat rebele tė Konyt.

Fshati i saj ėshtė shpėrngulur nė kampe. Ajo nuk ka mundur tė shkojė nė shkollė derisa nuk e fitoi njė bursė nga Invisible Children. Kjo shoqatė tash inkurajon nxėnėsit qė t’i pėrdorin mediat sociale pėr t’i angazhuar njerėzit me ndikim, nė kulturė dhe politikė, nė realizimin e qėllimit tė projektit “Kony 2012”.

"Ka pasur pėrparime tė mėdha nė muajt e fundit nė ndalimin e dhunės sė RLA-sė”, ka thėnė Ben Keesey, drejtor ekzekutiv i Invisible Children. “Nėse bota vazhdon tė mblidhet pas kėtij projekti, viti 2012 do tė jetė vit i realizimit final tė paqes - njė herė e pėrgjithmonė”.

“Kony 2012” ėshtė bėrė pjesė e statusit tė shumė anėtarėve tė rrjetit social facebook. Christopher Tunnard, i cili ligjėron efektin e mediave sociale nė politikė, nė Unveristetin Tufts, thotė: “Kur i pėrdorė mediat sociale pėr ta rrėzuar njė diktator, kjo punė ėshtė e thjeshtė dhe e lehtė”...

Pranvera Arabe lindi me qėllimin: pėr tė pėrmbysur diktatorėt, si atė tė Egjiptit, Hosni Mubarak. Por, mobilizimi i masave egjiptiane pėr ta ndėrtuar demokracinė e ka shpėrfaqur edhe fuqinė e “twitterėve” tė kėtij vendi.

Ish-guvernatori i New Yorkut, Eliot Spitzer, e ka krahasuar pėrhapjen “virale” tė videos si me fenomenin e shtypit tė Gutembergut.

“Ėshtė mahnitėse se si arena e re e informatave rrjedhė aq shpejtė te popullatat e ndryshme”, ka thėnė ai. “Ėshtė si Gunebergu. Papritmas, tė gjithė mund tė shohin dhe mėsojnė”.

Luis Moreno Ocampo, prokurori i Tribunalit tė Hagės, i ka mbrojtur krijuesit e “Kony 2012”, duke e cilėsuar kėtė si kampanjė qė ka mobilizuar botėn.

Suksesi i jashtėzakonshėm i videos 30-minutėshe ėshtė cilėsuar si njė frymėzim qė tė rinjtė tė kyēen nė aktivitete, por ka marrė edhe kritika, pėrfshirė ato se e kanė thjeshtėzuar krizėn e tė drejtave tė njeriut. Regjisori Jason Russell thotė se kėtė e ka bėrė me qėllim

"Kjo video nuk ėshtė pėrgjigja, ėshtė vetėm njė portė nė bisedim. E kemi bėrė shpejt dhe e kemi thjeshtėzuar me qėllim", tha ai. "Jemi krenarė qė kjo ėshtė e thjeshtė. Ne e pėlqejmė kėshtu. Dhe ne duam qė ju tė vazhdoni me hetime, ne duam qė ju ta lexoni historinė".

Reagimet e ndryshme nė Ugandė pėrfshijnė kritikat se vėmendja pėr kėtė ka ardhur vonė, se shumė konflikte tė armatosura janė lėnė mėnjanė dhe se nė film ushtria e Ugandės shpesh akuzohet se ka kryer krime si luftėtarėt e Konyt. Pėrveē kėsaj, besohet se Kony ka kohė qė ka ikur nga Uganda dhe se tash komandon me “vetėm” disa qindra ndjekės.

"Kony ėshtė akuzuar, kjo ėshtė ajo qė ne jemi duke thėnė. Nuk ka rėndėsi nėse ai ka tre luftėtarė, 300 apo 3000. Kjo nuk ėshtė ēėshtja", tha Russell.

Qėllimi ėshtė qė Kony tė dorėzohet dhe tė sillet para Tribunalit nė Hagė, ku ai ėshtė nėn padi.

"Ai duhet tė pėrballet me drejtėsinė dhe ne duam qė t'i japė atij zgjedhjen pėr t’u dorėzuar", tha Russell.

Invisible Children po pėrballen po ashtu me kritikat pėr shumat e mėdha tė fondit, tė pėrdorura pėr udhėtime e jo pėr punė humanitare.

"Ata dėgjojnė fjalėn lėmoshė dhe nuk e kuptoj pse tė gjitha paratė tona nuk shkojnė nė Afrikėn Qendrore”, shton Russell. “Ne kemi menduar se paratė e investuara nė mediat tona dhe filmat tanė, ndryshojnė jetė. Dhe me kėtė jeta ndryshon, sepse ka dhėnė rezultate nė lėvizje... lėvizja nxit misionin”.

Tė tjerėt thonė se problemi duhet tė zgjidhet me Ugandėn e jo ndonjė kampanjė qė haset nga shikuesit qė nuk e kuptojnė situatėn nė terren.

Pėr kėto kritika, Russell thotė: "Ne nuk mendojmė se amerikanėt duhet tė jetė policia e botės, kjo nuk ėshtė ajo qė ne po mbrojmė Ne duam tė vazhdojmė tė bėjmė presione mbi krijuesit tanė tė politikave”.

Video fillon me parullėn: "Asgjė nuk ėshtė mė e fuqishme se njė ide" dhe i dedikohet fuqisė sė mediave sociale, si facebook, e cila mund tė nxisė veprim tė menjėhershėm. Suksesi i ka habitur edhe krijuesit, tė cilėt kanė synuar mė sė shumti 500 mijė shikime nė YouTube.

"Ne nuk ishim tė pėrgatitur pėr kėtė lloj tė reagimit”, thotė Russell. “Pėr ne bota po zgjohet... ėshtė njė revolucion global”.


/Telegrafi/
avatar
Androo

296


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi