Karma

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Karma

Mesazh  Admin prej 27.06.08 11:57

KARMA



Da pyesni cfare vlere kane deshirat e tua ne kete pafundesi rrjetash force qe ju rrethojne dhe se cfare impulse mund te ndikoje vullneti juaj ne burgun e atij pushteti supreme qe controllon ferret e kozmosit.

Sigurisht nje force e madhe, misterioze, peshon me te gjithe te papriturat mbi te gjitha qeniet jetesore dhe jo jetesore, dhe njeriu, qe duhet te perballojne keto efekte, quhet KARMA.

Por cfare eshte ne realitet kjo force, force gjithmone ne veprim, prezente kudo me te gjitha ligjet e saj te cilave askush nuk mund t ju beje bisht?

Kush e rregullon kete levizje Karmike, qe shkon nga fati i njerezve ne ate te university?

Karma perfaqeson ate qe do ndodhe ne kohe, ne hapesiren e ngjarjeve, te cikleve qe shkojne drejt infinitit, nga atomi tek ujet, nga njeriu tek universi.

Pafundesia e zinxhirit te fateve duke i bere bisht te krijuares me ligjet e saj te hekurta dhe harmonike, gershetohet ne rrjeten e aresyeve dhe efekteve Karma e njeriut, e famigles, e kolektivit planetar dhe universal.

Cdo njeri gjate ekzistences se tij krijon me veprimet e tij motive karmike, keshtu ai kthehet baza kryesore te fatit te ardhshem qe do jete rezultati, efekti dhe kompleksiteti I te gjitha veprimeve dhe i mendimeve te tij., sepse nuk eksistojne denimet, ose cmime, por vetem pasoja te veprimeve dhe kjo e vertete eshte rregulli qe duhet te shpjegoje konceptin e Karmes

Ne fakt, ne cfare ndodh ne jete Hyjnori (shpirti) kerkon here pas here prova per ti kaluar, eksperienca pastrami qe do e largojne nga deshirat, nga pasionet, nga te gjitha ato sulme qe e lidhin me mishin (ndikimi njerezor).

N.q.s mendjemadhesia, zilia, krenaria, vetdashuria, egoizmi, zemerimi, cinizmi, egoizmi, kane qene motivet kryesore e qendrimit te saj akoma ne material, eshte e qarte qe ai duhet ti fitoje me nje praktike te thjeshte dhe eficente tolerance, modestie, thjeshtesie, painters, pasteritie, dashurie, largpameri.

Por Hyjnori nuk mund ti kaloje kaq thjesht keto, por do te duhet ta deshiroje, kjo do ishte nje fitore e ndergjegjshme dhe ne te gjitha fushat dhe mbi te gjitha do te jete ne kontroll te plote te ndjenjave.

Ambicia per shembull, nuk mund te quhet kurre e kaluar nga nje njeri, vetem sepse ka lindur ne kushte shume te thjeshta, duke provuar nje sens rebelimi ndaj kushteve te tij te mjerueshme, duke mos deshirua gjate egzistences se tij te arrije nje nivel me te larte te jetes, por kjo do te fitohej ne kushtet e nje prince ose te nje gjykatesi, te nje njeriu te zakonshem ose te nje studiuesi, te nje artisti ose te nje ushtari, te nje te pasuri ose te nje te vasferi, te nje aktori ose te nje prifti, domehtene per te gjithe aspektet e personalitetit te njeriut te cilat e mbajne te lidhur me kerkesat e tyre materiale.

Folem per ambicien, cilat jane deget e saj?
Te pafundme!
Po efektet e saj?
Edhe ato te pafundme.

Per te fituar kunder ambicies nuk mjafton nje jete, cfare duhet te bje njeriu per te kaluar me nje jete te vetme te gjithe pjesen tjeter te veseve dhe mangesite qe jane ne te?

Lind domethene nevojshmeria e RIMESHERIMIT (rilindjen), e vetmja menyre qe mund ten a jape mundesine ti ngjitemi shkalles, qe per Token, si per te gjithe universin, ka qene e nevojshme kalimi I provave.

Te nxehta te frikshme dhe te ftohte te tmerrshem, shperthime vullkanike dhe termete, shfaqje te figurave mostruoze jetesore dhe kataklizma , kane ndikuar per ti bere me pak xhentile format dhe aspektet.

Duhet te kerkohet aresyeja e ketyre trasformimeve te vazhdueshme, qe fillon nga jojetesoret deri ne format e para jetesore e verteta e kesaj dogme do te jete si nje tunnel drite ne ndergjegjen tende dhe do te ndjesh sigurisht ne brendesine tende te verteten e thelle te pavdekshmerise se shpirtit.

Do te kuptosh qe nuk ke lindur vetem nje here dhe qe vdekja perfaqeson nje stad fizik te evolucionit, nga nje numer I pafund vitesh drejt qellimit kryesor, Hyjnore, e cila te pret ne fund te provave te tua.

Karma domethene eshte praktika e pastrimit dhe e rilindjes e nderlidhur me vendosmerine e Unit Hyjnor, per aksionet e kryera ne vitet e kaluara.

Per shkak te fenomenit te vdekjes, pas nje periudhe ne pertej varrit, Uni Hyjnor kthehet perseri ne ciklin e egzistences.

Ai, i ndergjegjshem si shpirt, ka pasqyrim te qarte te te kaluares se tij, rishikon gabimet, veset e tij, dhe ne baze te te gjithe ketyre do qe e ardhmja e tij te kaloje net e gjitha provat qe ka akoma per te kaluar, duke kaluar te njejtat vuajtje qe u ka krijuar te tjereve.

Ja shprehja e Ligjit Hyjnor, qe gjithēka jep dhe asgje nuk kerkon, qe nuk nderhyn per ta bere me te rende, por ofron menyren per ta larguar, sepse Ajo do shpetimin tend dhe jo humbjen tende… je ti vete ne baze te tradhetise te kryer ne jeten e meparshme, kerkon te jesh i tradhetuar, sepse ke plagosur do te jesh i plagosur, sepse ke beret e vuajne dhe do kerkon te vuash.

Ti vete shenon te ardhmen tende, pershkruan te ardhmen tende, percakton semundjet e tua, fatkeqesit e tua, vuajtjet e tua, ate vdekje qe me vone kur te jesh ne Toke te bejne qe ne menyre te padrejte te thuash: “O Zot pse me denon keshtu? Ēfare kam bere? O Zot dije qe kurre nuk kam denuar dike…..”.

Ekuilibri Hyjnor nuk rendon kurre mbi shpatullat e tua pesha superiore mbi deshiren tende te perhapjes: mba mend gjithashtu qe je ti ai qe ke bere, sic do te jesh edhe ai qe do te besh, sepse jane veprimet e tua qe percaktojne rrugen e te ardhmes tende…. Kjo eshte Karma, edhe pse ajo te imponon nja fat human, nje drite shkelqen ne cdo gje te hidhur, duhet vetem te dish ta ndjekesh:

1) Pertej paqes ndodhet qetesia.
2) Per te gjetur qetesine meditoni,
3) Buzeqeshni ne dashurine e Zotit,
4) Mos I bene pyetje Zotit, por duheni,
5) Zoti eshte I dashuri pas dashurise.
Ajo qe nuk eshte reale nuk egziston, ajo cka eshte reale nuk mund te jete jo egzistuese.

Aspektet teorike

Ka nje ligj natyror qe shpjegon ndryshimet e pafundme midis karakterit dhe fatit te njeriut: ligji I karmes, e cila rregullon dhe lidh aresyet me efektet e tyre.

“Karma” eshte nje fjale e shkruar qe rrjedh nga folja rrenje “kri”: te besh. Fjala “karma” tregon aksionet dhe afektet e tyre ne kete jete dhe ne jeten e pertejshme.

Ligji i karmes ekuilibron aksionin dhe reaksionin, shkaqet dhe pasojat, principin e rastesise, qe lidh aksionin me rezultatin e tyre: reaksioni eshte gjithmone ekuivalent i aksionit.

Ligji i karmes, ligj fizik dhe mendor, ajo rregullon rregullin e organizimit dinamik qe mban krijimin: e quajtur nga Indł Dharma dhe e njohur nga Egjiptianet si Maat. Ne gjuhen e tribus Lakota ligji i karmes mbiquhet okawige.

Nje ose me shume ngjarje japin nje ose me shume reaksione (efekte), qe me pas behen shkaqe. Cdo aksion krijon rezultate, te brendshem ose te jashtem, dhe cdo njera behet shkak, e cila vihet re ne menyre komplekse ne boten e jashtme per tu kthyer me vone ne agjentin e aksionit. Rastesia eshte e mire per nje ligj jo te njohur: ekzistojne shume plane te rastesise dhe asgje nuk i shpeton ligjit te karmes.

Sipas vazhdimesise se ketij ligji, cdo njeri me mendimet e tij (aksionet mendore), ndjenjat (aksionet afektive), fjalet (aksionet shprehese) dhe sjelljen (aksionet fizike), behet percaktues i fatit te tij.

Energjite, ne menyre te menduar apo te pamenduar te vena ne veprim, kthehen ne piken e nisjes, si nje rreth qe ndjek linjen e saj rrethuese.

Efektet e aksioneve ndjekin shpirtin nga nje misherim ne tjetren, derisa nuk do jene te kenaqur.

Bashkesia e aksioneve te njerezve ne familje, ne grup, ne komunitet, ne race dhe ne bote ne pergjithesi, perben karmen familjare, te grupit, te komunitetit, te races, te mases, nje system vertet te madh dhe perserites, e cila prodhon efekte ne baze te karakteristikave te tyre ne cilesi dhe sasi.

Secili nga nivelet e permendura (individi, familja, komuniteti, etj) eshte i lidhur ngushte me te tjeret ne menyre dhe forme organizimi.

Mendimet, ndjenjat, fjalet dhe sjellja e cdo njeriu ndihmojne ne dhenien e rezultateve qe familja, shteti dhe njerezimi duhet te mbledhin.

Kjo tregon se cdo zgjedhje ose veprim i yne do jete arsyeja e nje pasoje te mevonshme ne jeten e perditshme.

Aspektet praktike

Ngjarjet qe jeta na ve perpara jane gjithmone opurtunitete, ne te cilat therritemi per te pasur nje trensformim personale.

Ligji i karmes, ne fakt, eshte nje ligj i te kuptuarit dhe jo te kuptohet si denim ose spiunim.

Kuptimi i ketij ligji sherben per te liruar shpirtin tone nga pakenaqesite ndaj zotit, njerezve te tjere dhe vetes.

Te lirohesh nga pakenaqesia do te thote te hapesh zemren dashurise dhe faljes: ky eshte transformimi i vertete per te cilen therritemi.

Ne kuptojme nepermjet aksioneve tona, duke eksperimentuar mbi pasojat formojme dhe transformojme karakterin tone.

Mendimet tona, fjalet dhe sjellja “mbjellin” ne shpirt gadishmerite qe “mbijne” zakonet, karakteri dhe fati yne.

Ky eshte motive i perseve qe te gjitha besimet te mesojne sjelljen morale. Ligji i karmes na shtyn qe te marrim persiper pergjegjesine e aksioneve tona dhe per ti treguar vetes dhe te tjereve mirekuptim dhe dashuri.

Hillel ka thene: "Ne qofte se nuk jam per vete, kush do jete? Dhe ne qofte se jam vetem per vete, cfare jam?".

Pavaresisht nga kush ose nga ēfare jemi, edhe pse jemi pjeserisht te kushtezuar nga kushtet e krijuara nga efektet e aksioneve qe kemi kryer ne te shkuaren, menderisht mund te bejme cdo gje qe duam.

Te gjitha aksionet kane origjine nga mendja jone, ku jane te mbyllura me drynat e skllaverise si dhe me ato te lirise (domethene eshte e drejta e zgjedhjes).

Duke shfrytezuar mundesite qe na jipen ne kete jete dhe ne ate te mevonshme, kemi gjithmone nje mundesi per te permiresuar fatin tone dhe te botes ku jetojme.

Jeta na ēon, ne menyre periodike, te takojme veshtiresi te brendeshem, te cilat nuk i kemi kaluar ne jetet e meparshme.

Per shembull, ne qofte se kemi vjedhur ne jeten e meparshme, ne kete jete do te kalojme nje vjedhje te tille, pastaj me tutje do ndodhemi perseri ne pozicionin per te vjedhur.

Nje shembull tjeter eshte: nje autoritet na kane vrare ne jeten e meparshme, ne te ardhmen do te ndodhemi ne pozicionin e autoritetit duke pasur mundesine per te zgjedhur ne qofte se do reagojme ne te njejten menyre.

Si njerez, pjesemarres te natyres njerezore, jemi bashkefajtore te verpimeve te te tjereve, sepse edhe trasportojme ne te qenit tone kapacitetin dhe transformimet e te keqes.

Aresyeja e kesaj psikodrame kozmike eshte ajo e te mesuarit te vendosemi ne pozicionet e te tjereve, te hapim zemren tone per te degjuar, faljes dhe meshires, e gjithe kjo per te pasur kontakt te drejt per drejte me Uni-n qe ka secili nga ne.

Menyra se si jetojme, ne baze te bindjeve tona, ndjenjave, deshirave, motivimit, qellimeve, vendimeve dhe aksioneve, mbjell vazhdimisht “farat” e menyres se te vepruarit, ne shpirtin tone.

Kur keto “fara” gjejne ambientin e duhur, do te kene mundesine te mbijne dhe te rriten.

Duke vazhduar te ushqyerit e ndjenjave, mendimeve dhe aksioneve, formon dhe transformon karakterin tone.

Karakteri yne domethene eshte shprehja e histories se shpirtit tone, e fatit qe kemi krijuar. Duke analizuar tendencat ton ate fort ate momentit, mund te analizojme me nje saktesi te perafert, cfare lloj jete kemi bere me pare.

Fati qe kemi ndertuar, mund te krahasohet me nje spirale, ose me mire me nje kombinim te gershetuar te shume lloj spiraleve. Spirale evolutive dhe involutive, ndertuese dhe shkaterruese, ndertohen dhe mbahen, duke percaktuar kohen e disa jeteve, ose te mijera viteve.

Nga nje jete ne tjetren, ne ne kemi kontribuar per te zhvilluar kushtet, e brendeshme dhe te jashtme, derisa ngjarje te percaktuara mund te ndodhin.

Le te shohim tani tre shembuj te spiraleve qe mund te zhvillohen gjate rruges se rilindjeve:

1. Nje aksin kostruktiv, e cila sjell rinire dhe krijon mireqenie (spirale karmike evolutiva).

2. Nje aksion shkaterrues, qe demton dhe krijon dhimbje e vuajtje (spirale karmike involutive).

3. Nje spirale karmike involutiva e transformuar ne menyre evolutive: ndryshimet alkimike te shpirtit.

Keto tre shembuj nuk jane realitet, por perfaqesojne nje thjeshtesim e permbledhje te ngjarjeve, per te kuptuar evolimet dhe inovulimet karmike.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Neo prej 21.05.09 13:28

ĒFARĖ ĖSHTĖ KARMA?

Karma ėshtė ligji qė pėrmbledh nė njė fjalė tė vetme gjithė shkaqet dhe pasojat e veprimeve dhe situatave bashkė. Ēdo mendim, dėshirė dhe veprim, ndikon nė njė farė mėnyre ekulibrin universal. Kur ky ekuilibėr prishet, universi kundėrvepron qė tė gjejė ballancėn e humbur. Fjala karma pėrshkruan pikėrisht kėtė proēes a ligjėsi qė nuk harron kurrė “ti japė Ēezarit atė qė i takon Ēezarit, dhe Perėndisė atė qė i takon Perėndisė”.

Me fjalė tė tjera, secili e krijon vetė tė ardhmen, nė varėsi tė sjelljes dhe pėrzgjedhejve tė bėra minutė pas minute. Ndaj kur e kupton kėtė ligjėsi, absurditeti i veprimeve negative, bėhet mėse i qartė. Atė qė kujton se po ja bėn tjetrit, ja ke bėrė vetes nė rradhė tė parė, se ē’tė mbjellėsh do korrėsh, si nė kėtė botė, ashtu dhe nė tjetrėn.

Mėnyra e tė menduarit se vdekja do ti vėjė kapak tė gjithave, ėshtė njė injorancė naive, qė nuk ka pėr tė ndihmuar aspak nė llogari tė fundit. ‘Tė gjithė vdesin, po askush s’ėshtė i vdekur’ thotė ajo shprehja e moēme.

Ēdokush i merr me vete tendencat dhe prirjet e zakoneve tė ngulitura nga njė jetė e tėrė, kudo ku i takon tė shkojė mė pas. Janė pikėrisht frytet e kėtyre veprimeve qė pėrcaktojnė vendin ku tė takon tė shkosh, pėr mirė a pėr keq, nė rilindjen e radhės. Ēdo veprim ka njė pasojė. Vdekja ėshtė vėrtet fundi i jetės, por ēdo fund e ka njė fillim!

Secili prej nesh lind me veti e prirje tė caktuara, nė atė familje e ato kushte qė tė ndihmojnė a tė prishin punė, sipas rastit tė dhėnė. Nė njė farė mėnyre, tė gjitha llojet e rrethanave ja hapin dyert mundėsive pėr progres, sepse ato janė as mė shumė e as mė pak, fryt i pasojave mė tė hershme.

Ndaj fati, ėshtė njė fjalė pa kuptim. Jemi ne ata qė i bėjmė vetė tė gjitha kohėt e foljes. Karma nė kėtė mes, na krijon pikėrisht ato mundėsi qė kanė potencialin pėr tė na ndihmuar nėse jemi nė gjendje ti shfrytėzojmė siē duhet. Ne jemi tani fryti i tė shkuarės. Nė tė njėjtėn masė, a ardhmja do tė jetė fryt i tė tashmes.

Pėr shkak se funksionimi i kėtij ligji pėrfshin shumė faktorė, ngjarje dhe periudha kohore, nuk ėshtė e lehtė pėr tė kuptuar gjithmonė pse situatat zhvillohen nė njė mėnyrė tė caktuar. Nganjėherė ne thjesht sa shikojmė rezultatet, pa qenė nė gjendje tė kuptojmė shkaqet qė i mundėsuan ato. Herė tė tjera janė veprimet qė duket se s’po japin kurrfarė rezultati.

Pėrgjithsisht, kur dėgjon pėr herė tė parė rreth karmės dhe rijetėve, mund tė tė duket si e padrejtė qė tė bie pėr tė paguar gabimet e ‘njė tjetri’. Mirėpo, kur e kupton edhe me ndihmėn e eksperiencės sė pėrftuar gjatė meditimit se si kryhet ky transformim nga jeta nė jetė, bėhet e qartė njėherė e mirė “fati”, qė secili prej nesh e shkruan pėr vete.

Nė kėtė moment, ajo qė vėrtet merr vlerė, ėshtė mundėsia pėr ti pėrmirėsuar gjėrat, dhe vendosmėria pėr tė mos i pėrsėritur mė gabimet e tė shkuarės.

Nga ky kėndvėshtrim, karma nuk ėshtė as rastėsi, e as fatalitet. Kėto faktorė kanė pushtet vetėm mbi ata njerėz qė besojnė verbėrisht te forca e faktorėve tė jashtėm mbi vullnetin e tyre.

Sigurisht, njė gjė e tillė mund tė pėrkufizohet si rezultat karmik po ashtu, por ka rėndėsi tė kuptohet nė radhė tė parė se fenomene tė tilla ndodhin si rrrjedhojė e veprimeve tė gabuara, dhe kjo ėshtė mė se e korrigjueshme nėse e mobilizon veten pėr tė ndėrruar rrugė dhe vepruar pozitivisht.

Vend pėr pesimizėm tė pėrjetshėm s’ka. Ne mund tė ndodhemi nė situata pa krye pėr momentin, por pėr kėtė e kemi fajin vetė. Kur e kuptojmė kėtė, mėsojmė gjithashtu se po vetė e kemi nė dorė edhe ta ndryshojnė tė nesėrmen.

Ndonėse funksionimi i ligjit karmit ėshtė mjaft kompleks nė vetvete, ēdokush mund tė bazohet nė prinicipet bazė dhe tė ndėrtojė njė strategji efikase pėr tė vepruar si duhet.

Mė konkretisht, ne jetojmė nė tre botė njėherazi: atė fizike, emocionale dhe mendore. Nė secilėn nga kėto, aktivizojmė forca qė japin efekt nė sferėn pėrkatėse. Veprimet fizike ndėrtojnė botėn qė na rrethon; dėshirat pėrcaktojnė familjen dhe lidhjet sociale; mendimet rezultojnė nė prirjet dhe talentin. Shuma e tė trejave bashkė quhet karakter.

S’do shumė mend, qė ekuilibri dhe harmonia nuk mund tė realizohen brenda njė jete tė vetme. Kjo ėshtė arsyeja pse kthehemi e rikthehemi sėrisht, jo pėr ta shpėrdoruar kohėn sipas qejfit, por pėr tė realizuar ato qėllime qė mundėsojnė evulucionin dhe harmoninė tonė si qenie. Vetė cikli pėrsėritės i jetė-vdekejve krijon atė hapėsirė tė nevojshme kohore qė ligjėsitė karmike tė manifestohen plotėsisht.

Ndaj, si motivet ashtu edhe detyrat qė i vėmė vetes kanė rėndėsinė e tyre. Veprimet vetė, i japin rezultatet nė botėn qė na rrethon, ndėrsa motivet, nė karakter. Kur ndeshemi pėrballė njė situate tė vėshirė a delikate, ėshtė me rėndėsi qė tė mbahet parasysh se njė provė e tillė ėshtė e nevojshme pėr kalitjen tonė shpirtėrore nė rradhė tė parė, ndaj nuk duhet konsideruar si njė lloj fatkeqėsie, por thjesht si mundėsi pėr tė ecur mė tutje.

Kurajoja dhe qashtėrsia shpirtėrore, janė ilaēi e antidoda kundėr ēdo vėshtirėsie dhe problemi. Ato do tė eleminojnė negativitetin impulsiv si ndaj situatės vetė, ashtu dhe personave qė janė implikuar nė tė. Nėse arrin ti shikosh gjėrat nga ky kėndvėshtrim dhe mos ta humbasėsh torruan para sfidave qė tė afron jeta, nuk ka pikė dyshimi se e sotmja dhe e nesėrmja do tė pėrmirėsohen patjetėr.

Po ashtu, kur rrethanat na afrojnė njė mundėsi qė duket si shumė e mirė pėr tė qenė e vėrtetė, s’duhet harruar se asgjė s’ėshtė e rastit – por pasojė e veprimeve dhe dėshirave tė aktivizuara nė tė shkuarėn. Ndaj nė rrethana tė tilla duhet mobilizuar nė maksimum, pėr ti ēuar gjėrat deri nė fund.

Nganjėherė rezultat karmike, nuk duken aty pėr aty. Ato ngjajnė me atė farėn e harruar nėn tokė. Por kur rrethanat e pėrshtatshme krijohen, ajo ēel, rritet e i jep frytin pėrkatės atij veprimi, qė tashmė ėshtė mbuluar, nga pluhuri i kohės.

Kini parasysh pra, se karakteri ėshtė pasqyra mė e saktė e veprimeve tona nė tė shkuarėn, e kėsisoj, edhe e premtimeve tė sė ardhmes. Ndaj edhe fitorja mbi vetveten, ėshtė mė e ēmuara e tė gjithave.

Gazmend Ēeno
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Neo prej 30.10.10 18:47

LIGJI I KARMES

(Shkėputur nga kapitulli VIII i librit Esenca e Vetė-realizimit, nga Jogananda).


Njė vizitor: Nė Bibėl thuhet se ata qė bėjnė keq dot tė ndėshkohen ndėrsa ata qė bėjnė mirė do tė shpėrblehen. A bashkoheni ju me njė qėndrim tė tillė?

P.Jogananda: Sigurisht. Nėse e pranojmė principin e shkakut dhe pasojės nė natyrė, dhe tė veprimit dhe kundėrveprimit nė fizikė, si mund tė mos besojmė se kjo ligjėsi e natyrshme pėrfshin gjithashtu edhe njerėzit?

Vizitori: Sa konkret ėshtė ky ligj? Nė fizikė, ligji i lėvizjes deklaron se pėr ēdo veprim, ka njė kundėrveprim tė barabartė. Nė natyrė, efektet janė shpesh mė se tė qartė, dhe jo tė hanendshėm, nė lidhje me shkaqet. E prapseprapė ne na ėshtė sugjeruar qė ta konceptojmė shpėrblimin apo dėnimin nė rastin e veprimeve njerėzore, nė njė kuadėr mė tė pėrgjithshėm.
Nė se bėjmė mirė, thuhet se do tė shkojmė nė parajsė, nė se bėjmė keq, nė ferr. Por njerėzit nuk mendojnė vertet se marrin njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr veprimit e tyre.


P.Jogananda: Ligji i Karmės ėshtė i saktė njė mė njė. Sidoqoftė, tė vuajturit nė ferr pafundėsisht ėshtė jashtė diskutimit. (E si ėshtė e mundur qė gabimet e pak viteve nė tokė tė mundėsojnė njė dėnim tė pėrjetshėm? A mundet qė njė shkak i kufizuar tė pasohet nga njė efekt i pakufizuar?)

Qė ta kuptosh ligjin Karmik duhet tė realizosh faktin se mendimet janė gjėra (sende) nė vetvete.Vetė universi, nė analizė tė fundit, ėshtė krijuar jo nga materja, por vetėdija. Aspekti fizik, i nėnshtrohet fuqisė se mendimit, shumė mė tepėr se ē'kujton shumica e njerėzve. Vullneti drejton energjinė, dhe energjia nė kthim, vepron mbi materjen. Materja nė tė vertetė, ėshtė energji.

Sa mė i fortė vullneti, aq mė e madhe forca e energjisė, dhe pėr pasojė veprimi i saj nė botėn fizike. Njė vullnet i fortė, sidomos kur kombinohet me vetėdijen e energjisė kozmike, bėn tė mundur mbrekullira. Ai mund tė shėrojė sėmundjet, e ta ngrejė njeriun nė kėmbė. Ai mundėson sukses tė padiskutueshėm nė ēdo aktivitet. S'ka asgjė qė tė mos i nėnshtrohet njeriut me vullnet tė fortė dhe besim tė palėkundur.

Madje edhe njerėzit mė tė zakonshėm e krijojnė fatin e tyre, shumė me tepėr nga sa janė tė vetėdijshėm pėr kėtė, nė bazė tė faktit se sa dhe si e pėrdorin vullnetin e tyre. Sepse asnjė veprim nuk qėndron si diēka e shkėputur dhe pa lidhje me pjesėn tjetėr tė ngjarjeve. Nė ēdo rast ai provokon vetvetiu njė kundėrveprim nga universi pėrreth,qė korrespondon egzaktėsisht me llojin dhe forcėn qė qėndron nė prapaskenė tė mendimit. 'Veprimi e ka zanafillėn te vullneti, qė drejton energjinė drejt rezultatit tė dėshiruar'. Ky ėshtė pra, pėrkufizimi i vullnetit: dėshirė+energji, drejtuar pėrgjatė realizimit.

Energjia, ashtu si elektriciteti, gjeneron njė fushė manjetike. Ėshtė pikėrisht kjo fushė manjetike qė tėrheq drejt vetes, pasojat e veprimit.

Katalizatori mes veprimit tė njeriut dhe kundėrveprimit kozmik, ėshtė 'uni' i njeriut. Vetėdija e Unit tė personit, e vulos faktin se veprimi i tij do tė ketė pasoja pėr atė vetė si person. Kėto konseguenca mund tė anullohen nese vullneti prapa qėllimit nuk ėshtė i fuqishėm sa duhet pėr tė arritur rezultate tė menjėhershme, apo nė rastin kur sulmi i tij bllokohet nga energji tė kundėrta me tė parėn.

Sidoqoftė,shpejt a vonė ēdo veprim,qoftė i trupit,mendimit apo dėshirės ballafaqohet me rezultatin e tij. Ky proēes i ngjan njė qarku tė mbyllur, ku s'ke se nga t'ja mbathėsh. Dhe kėshtu njeriu, 'qė u krijua si shėmbėlltyrė e Perėndisė', bėhet nė kthim krijuesi vetė.

Rezultatet e veprimeve pozitive apo negative, nuk pėrjetohen vetėm pas vdekjes. Parajsa dhe ferri janė realitete madje edhe kėtu nė Tokė, ku njerėzit bėhen subjekt i ndėshkmit pėr veprimet e tyre tė gabuara, apo shpėrblehen pėr rezultatet pozitive dhe meritat e tyre.

Njerėzit nė fakt, shumė rrallė i mendojnė veprimet e veta si tė qėllimshme pėr keq. Ēfarėdo tė bėjnė, tė paktėn sipas mendjes sė tyre, ėshtė e drejtė. Por nėse ata krijojnė disarmoni pėr tė tjerėt, duke u bėrė instiktivisht vatėr e tyre (si kusht paraprak pėr ti projektuar dikush tjetėr) njė vibrim i tillė do tė kthehet njė ditė andej nga u nis (po te ata vetė). Prandaj ēdo veprim dhe ēdo mendim shpėrblehet nė raport tė drejtė me qėllimin e tij.

Vuajtjet e njeriut nuk janė pasojė e zemėrimit tė Perėndisė me njerėzimin. Mė saktė, ėshtė njė shenjė e injorancės sė njeriut rreth kėtij ligji tė artė.

Njė ligj i tillė, nuk i njeh dėshtimet, dhe ėshtė gjithmonė i pagabueshėm nė vendimet e tij.

Pėrgatitur nga J. Donald Uolltėrs
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Idlir prej 28.12.10 16:36

Teme e bukur, motivuese dhe plot kuptim. Kush te mundet, le te na sjelle ketu fragmente te shkrimeve te Joganandes dhe Mjeshtrave te tjere! Ata qe mund te perkthejne, kane nje lutje: a mund te na postoni ne forum, pjese nga vepra e madam Blavatskit? Do t;ju ishim mirenjohes, sic jemi per Jogananden...
avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Lapsi prej 26.05.11 19:14

po ne qofte se gjate jetes kam qene shum dembel se kam mbajtur veten dhe aq shum dhe gjithmon jam sjelle mire me te tjeret
avatar
Lapsi

151


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Lapsi prej 26.05.11 19:17

si duhet mund te jem jeten tjeter
avatar
Lapsi

151


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

KARMA

Mesazh  cosmiclove prej 30.05.11 21:15

Cfare eshte karma ne te vertete?
Karma eshte nje ligj universal i marredhenieve shkak pasoje. ajo perfshin cdo gje te gjalle ose jo.
Gjithcka ne univers evolon dhe qellimi i gjithckaje eshte perparimi gradual duke eksperimentuar forma te ndryshe qe e cojne ne rrugen drejt burimit apo kreatorit.kam lexuar diku se cdo qenie e fillon ekzistencen e saj si mineral nga materjalizimi i energjise dritore kozmike.
Me pas kthehet ne bime ne kafshe dhe ne fund ne njeri. por edhe njeriu evolon duke kaluar permes dimensioneve te ndryshme derisa arrin te behet zot. me pas ne nivel dimensional ai inkarnizohet si planet dhe filllon nje faze te re.
Planetet kthehen ne yje, yjet ne konstelacione e me pas ne galaktika.
Po te krahasosh universin me nje qenie te gjalle galaktikat do te ishin qelizat e tij ndersa planetet elektrone !!!
avatar
cosmiclove

56


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Lapsi prej 30.05.11 22:22

ne jeten tjeter un mund te jem nje tiger?
avatar
Lapsi

151


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Gon! prej 02.06.11 15:10

lapsi shkruajti:ne jeten tjeter un mund te jem nje tiger?
Emri yt lapsi tregon se ende nuk guxon ta pėrdorėsh hemiskin, sepse bėn gabime dhe pastaj nuk mund ti fshijsh ato, sepse goma nuk mund ti fshij, kėshtu qė vazhdo tė shkruash me laps deri nė kohėn e caktuar kur tė lejohet hemiski :).
Nėse nė kėtė botė tė ka rrahur ndonjė shok mė i fort se ti, nė botėn tjetėr ti do tė bėhesh Tiger, kurse ai qė tė ka rrahur bėhet Pulė dhe ti do ta hash atė dhe do tė hakmirresh me tė:P.

Mė pėlqyen kėto postime, i interesant qenka ky ligj i panjohur pėr shumicėn, e qė jeton me tė, e qė ėshtė vetė shumica, por nuk mė pėlqei i tėri, sepse qenka ligj pa rend :).
avatar
Gon!

488


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Lapsi prej 08.06.11 22:36

faliminderit per sqarimin
avatar
Lapsi

151


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Berti69 prej 31.07.11 11:58

Darma & Karma

Ne lashtesi ekzistonte nje Institucion shume i rendesishem te cilin e takojme ne te gjitha qyteterimet e njohura te Njerezimit dhe ky Institucion eshte Institucioni i Mistereve.

Misteret jane nje lloj "universiteti perjetues", qe ndryshon rrenjesisht cdonjeri qe "studjon" brenda tij. Nxenesi fitonte dituri ne niele te ndryshme. Ushtrimi teorik shoqerohej me ate praktik dhe testet ishin ne nje fare menyre provimet e tyre. Qellimi ishte qe dikush te njihte vetveten dhe ligjet e Natyres, ne menyre qe te pushtonte nje shkalle me teper ne ecurine e tij zhvilluese.

Ne filozofine e Indise Njerezimi shikohet si nje qenie e gjalle qe ndodhet ne zhvillim e siper dhe konsiderohet se Historia ndjek nje qellim te caktuar. Ekziston nje ecuri qe do te udheheqe te gjithe njerezimin ne nje moment ne menyre qe te arrije te lartesohet, pasi te kete thyer te gjitha vargonjte qe e mbajne te burgosur ne materie. Kjo eshte teoria e zhvillimit shpirteror nepermes rimisherimeve (kujtojme se ideja e rimisherimit eshte percaktuese ne mesimdheniet e esoterizmit te Indise).

Cdo njeri perben nje njesi te vecante dhe per kete nuk ekzistonin Initacione kolektive apo masive, por kjo njesi bashkevepron me grupe te ndryshme, formon dhe formohet nga ato.

Mund te ekzistoje e parashkruara (e shkruar per te ndodhur) por ekziston dhe Vullneti. Per filozofet e Indise, rastesia nuk ekziston. Rastesia eshte nje ligj qe akoma nuk njohim dhe per kete arsye nuk mund ta quajme me emrin e tij. Besojne se gjithcka ka nje arsye dhe se cdo veprim krijon nje rezultat. Ky eshte ligji Karma qe lidhet me te gjitha qeniet. Eshte menyra me te cilen cdo qenie pershkon udhen e jetes, por nuk eshte udha, eshte ecuria.

Udha eshte Darma. Darma eshte udha qe kemi per te pershkruar, dhe Karma eshte muret elastike – anesore te Darmes. Asnjeri nuk mund te tejkaloje muret elastike te kesaj rruge. Per shembull nje zog ka nje Darme te ndryshme nga nje njeri dhe nje bime ka nje Darme krejt ndryshe nga nje kafshe dhe kjo nuk mund te ndryshoje.

Cdo qenie pra ka Darmen e tij dhe menyra me te cilen do ta pershkoje percakton Karmen e tij. Pasi cdo veprim krijon nje kunderveprim, kete thote ligji i Karmes. Edhe nese dikush kryen nje veprim pozitiv, perseri krijon Karma. Kjo do te thote se vazhdon te jete i izoluar brenda ligjit te arsyes dhe te rezultatit. Por me cfare menyre mund te clirohet nga ky ligj?

Vetem me Veprimin e Drejte. Veprim i drejte do te thote te veprosh pa pasur si qellim frytet e veporimeve te tua. Eshte ajo qe thote populli
"Beje te miren dhe harro se cfare ke bere".

Tek Misteret nuk flitej per nje zot personal qe urren dhe ndeshkon dike ose qe do dhe fal dike tjeter. Njeriu eshte i pergjegjshem per te gjitha veprimet e tij dhe ben pjese ne nje plan te pergjithshem, ne nje logjike te jetes.

Sipas esoterizmit te Indise, ekziston nje Force e Pare dhe pas saj ekziston arsyeja e saj (deri ketu ekziston dualizmi) dhe pastaj ekziston Arsyeja pa Arsye, e Verteta, Jo –Numri, Zero qe eshte fillimi i te gjithe numrave qe ne gjuhen sanskrite quhet DARMAN. Nuk duhet ta ngaterrojme me Darmat e ndryshme. Darmani eshte i ligji i kompletuar, nepermes te cilit lindin te gjitha Darmat.

Vetem atehre kur Nxenesi pershkon rrugen e zhvillimit me Veprimin e Drejte, vetem atehere nuk krijon Karma. Kjo ecuri e drejte e njeriut nepermes rimisherimeve te ndryshme quhet ne gjuhen sanskrite SANTANA. Pra vetem Veprimi i Drejte mund ta shpetoje njeriun nga cikli i rimisherimeve, domethene nga rrotulla Samsara. Vetem Veprimi i Drejte mund te udheheqe ne clirimin perfundimtar, nepermes Vullnetit te Nxenesit per te qene i lire.

" … Per veprat te interesohesh, por kurre per frytet e tyre. Motivi yt te mos jete fryti i punes, por as edhe te mos mbetesh ne mosveprim. Te zbatosh detyrat e tua , duke braktisur cdo lloj ngjitjeje dhe duke mbetur i njejti si ne suksese ashtu edhe ne deshtime…" Bagavat Gita
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Fakiri prej 25.02.12 17:56

Origjina e karmės

Karma ėshtė njė lloj substance e zezė qė ėshtė e kundėrta e virtytit. Nė Budizėm quhet karmė mėkatare, ndėrsa kėtu ne e quajmė karmė. Kėshtu tė bėsh gjėra tė kėqija do tė thotė tė krijosh karma.

Karma krijohet kur njė person bėn keq nė kėtė jetė apo nė jetėt e mėparshme. Pėr shembull, tė vrasėsh, tė shfrytėzosh tė tjerėt, tė shkelėsh interesat e tė tjerėve,tė pėrflasėsh tė tjerėt pas shpinės,tė sillesh keq me tė tjerėt, etj., tė gjitha kėto krijojnė karma.

Po ashtu, njė pjesė karme trashėgohet nga tė parėt, familja dhe tė afėrmit, apo miqtė e ngushtė. Kur dikush godet njė tjetėr, ai po ashtu i jep atij substancėn e bardhė, dhe pjesa bosh e trupit tė tij mbushet pastaj me substancėn e zezė. Vrasja ėshtė vepra mė e keqe—ėshtė njė vepėr e keqe qė do tė krijojė karmė tė madhe.

Karma ėshtė faktori primar qė shkakton sėmundje tek njerėzit. Sigurisht, nuk shfaqet gjithmonė si formė sėmundjeje—mund tė manifestohet gjithashtu si ndeshje me vėshtirėsi e tė tjera si ato.

Tė gjitha kėto tregojnė si vepron karma. Kėshtu praktikuesit nuk duhet tė bėjnė gjė tė keqe. Ēdo sjellje e keqe do tė krijojė ndikime negative qė seriozisht do tė influencojnė nė kultivimin tuaj.

Disa njerėz nxisin mbledhjen e qi-sė nga bimėt. Kur ata mėsojnė ushtrimet e tyre, ata gjithashtu mėsojnė si tė mbledhėsh qi nga bimėt; ata diskutojnė me interes tė madh cilat pemė kanė qi mė tė mirė dhe ngjyrat e qi-sė sė pemėve tė ndryshme.

Ishin disa persona nė njė park nė njė rajon tė verilindjes tė cilėt praktikonin njė lloj tė ashtuquajturi qigongu ku ata rrotulloheshin mbi tokė dhe pasi ēoheshin, ata do tė rrethonin pemėt e pishave pėr tė mbledhur qi-nė e tyre.

Brenda gjysmė viti korija e pemėve tė pishės ishte vyshkur dhe kthyer nė ngjyrė tė verdhė. Ky ishte njė akt qė krijon karma! Po ashtu ishte dhe vrasje! Tė mbledhėsh qi nga pemėt nuk ėshtė e drejtė, e parė kjo nga kėndvėshtrimi i gjelbėrimit tė vendit, ruajta e ekuilibrit ekologjik, apo nga njė perspektivė niveli tė lartė.

Universi ėshtė i madh dhe i pafund, me qi qė gjendet kudo qė ju ta mblidhni. Luaj vendit e shko e mblidhe—pse tė abuzosh bimėt? Nėqoftėse ti je praktikues, ku e ke atė zemėr mėshirimi e mirėsie?
avatar
Fakiri

998


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Fakiri prej 25.02.12 17:59

Ēdo gjė ka inteligjencė. Shkenca moderne tashmė e ka pohuar qė bimėt jo vetėm qė kanė jetė, por gjithashtu inteligjencė, mendime, ndjenja, dhe madje edhe funksione super ndjeshmėrie.

Kur Syri yt i Tretė arrin nivelin e Shikimit tė Ligjit, ti do tė shohėsh se bota ėshtė krejtėsisht njė vend tjetėr. Kur ti tė dalėsh jashtė, shkėmbinjtė, muret dhe madje pemėt do tė tė flasin.

Tė gjitha objektet kanė jetė. Sapo njė objekt krijohet, njė jetė hyn nė tė. Janė njerėzit qė jetojnė nė Tokė qė i kanė ndarė substancat nė organike e joorganike.

Njerėzit qė jetojnė nė tempuj mėrziten kur thyejnė njė vazo, sepse nė momentin qė thuhet, forma jetės nė tė ēlirohet. Ajo nuk e ka mbaruar kohėn e jetės sė vet, kėshtu nuk do tė ketė ku tė shkojė. Prandaj do tė ketė urrejtje tė jashtėzakonshme ndaj personit i cili i mori jetėn.

Sa mė shumė tė egėrsohet, aq mė shumė karma do tė mbledhė personi.Disa ―mjeshtėr qigongu‖ shkojnė madje pėr gjueti.Ku shkoi mirėsia dhe mėshira e tyre? Shkolla Budės dhe Daos nuk bėjnė gjėra qė shkelin parimet e qiellit.Kur dikush i bėn kėto gjėra, ėshtė njė akt vrasjeje.

Disa njerėz thonė se nė tė kaluarėn ata prodhuan shumė karma, pėr shembull, duke vrarė peshk apo pula, peshkuar, etj. A do tė thotė kjo se ata nuk mund tė kultivojnė mė? Jo, nuk do tė thotė.

Atėherė ti e bėre pa ditur pasojat, kėshtu nuk do tė ketė krijuar karma suplementare. Veē mos e bėj mė nė tė ardhmen dhe kjo mjafton.Po ta bėsh pėrsėri ti do tė shkelėsh parimet me vetėdije dhe kjo nuk lejohet.

Disa nga praktikuesit tanė kanė kėtė lloj karme. Pjesėmarrja juaj nė seminarin tonė do tė thotė se ju keni lidhje tė paracaktuara nga fati dhe se ju mund tė kultivoni lart.

A ti shtypim ne mizat apo mushkonjat kur na hyjnė brenda? Pėrsa i pėrket asaj si e bėni ju kėtė nė nivelin e tanishėm, nuk konsiderohet gabim nėqoftėse i shtypni dhe i vrisni ato.

Nėqoftėse nuk i nxirrni dot jashtė, atėherė po i vratė nuk ėshtė ndonjė hata e madhe. Kur diēkaje i ka ardhur koha pėr tė vdekur, natyrisht qė do tė vdesė.
avatar
Fakiri

998


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Fakiri prej 25.02.12 18:01

Njėherė, kur Sakiamuni ishte akoma gjallė, ai donte tė bėnte banjė dhe i kėrkoi njė dishepulli tė tij qė tė pastronte vaskėn. Dishepulli zbuloi se kishte shumė insekte nė vaskė, kėshtu ai u kthye dhe pyeti ēfarė tė bėnte.

Sakiamuni i tha pėrsėri, ―Dua qė tė pastrosh vaskėn.‖ Dishepulli e kuptoi dhe shkoi dhe e pastroi vaskėn. Ju nuk duhet t’i merrni disa gjėra me shumė seriozitet.

Ne nuk duam qė tė jeni tė tepruar nė kujdese. Nė njė ambient tė komplikuar nuk ėshtė mirė, mendoj, qė ju tė jeni nervozė nė ēdo moment dhe tė keni frikė se mos bėni ndonjė gabim. Do tė ishte njė formė vesi—vetė frika ėshtė ves.

Ne duhet tė kemi zemėr dashamirėse dhe mėshiruese.Kur ne i bėjmė gjėrat me njė zemėr dashamirėse dhe mėshiruese, do ketė me pak shanse qė ne tė krijojmė probleme.

Merre interesin personal me lehtėsi dhe ji zemėrmirė dhe zemra juaj dashamirėse do t’ju ruaj nga kryerja e tė kėqijave.Nė doni besojeni nė doni jo, ju do tė zbuloni se nėqoftėse ju gjithmonė mbani njė qėndrim keqdashės dhe gjithmonė doni tė grindeni apo tė haheni,ju do t’i ktheni gjerat e mira nė tė kėqija.

Unė shpesh shoh se kur disa njerėz qė kanė tė drejtė, nuk i lenė rehat tė tjerėt; kur ky tip ka tė drejtė, ai ka gjetur shkak qė t’i keqtrajtojė tė tjerėt. Po ashtu, ne nuk duhet tė shkaktojmė konflikte nėqoftėse ne nuk biem dakord pėr disa gjėra.

Gjėrat qė nuk ju pėlqejnė mund tė mos jenė ngandonjėherė tė kėqija. Kur ju tė ngrini nivelin vazhdimisht si praktikues,ēdo fjali e juaj do tė ketė energji. Ju nuk duhet tė flisni si t’ju vijė, pėrderisa ju mund tė ndikoni njerėzit e zakonshėm.

Ėshtė veēanėrisht e lehtė qė ju tė bėni gabime dhe tė krijoni karma kur ju nuk jeni nė gjendje tė dini tė vėrtetėn e situatės dhe shkaqet karmike tė saj.
avatar
Fakiri

998


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Fakiri prej 26.02.12 12:37

Eliminimi i karmės

Parimet nė kėtė botė janė tė njėjta me ato nė qiell: Nė fund tė fundit ju duhet tė paguani ato qė i keni borxh tė tjerėve. Madje edhe njerėzit e zakonshėm duhet tė paguajnė ēfarė i detyrohen tė tjerėve.

Tė gjitha vėshtirėsitė dhe problemet qė ndeshni ju nė jetė janė rezultat i karmės. Ju duhet tė paguani mbrapsht. Rruga e jetės pėr kultivuesit e vėrtetė do tė ndryshohet. Njė rrugė e re qė i pėrshtatet kultivimit tėnd do tė zgjidhet.

Mjeshtri juaj do tė reduktojė ca nga karma juaj dhe ajo qė mbetet do tė pėrdoret pėr tė pėrmirėsuar karakterin tuaj. Ju shkėmbeni dhe paguani pėr karmėn tuaj duke kryer ushtrimet dhe duke kultivuar karakterin tuaj.

Qė sot e tutje, problemet qė ndeshni nuk do tė ndodhin rastėsisht. Pra ju lutem pėrgatituni mendėrisht.Duke duruar pak vėshtirėsi, ju do tė arrini tė hiqni dorė nga tė gjitha gjėrat qė njė person i zakonshėm nuk heq dorė. Ju do tė ndesheni me shumė probleme.

Problemet do tė lindin nė familje, shoqėri dhe nga burime tė tjera, apo ju papritmas mund tė ndesheni me fatkeqėsi; mund tė ndodhė qė ju do tė fajėsoheni pėr ēfarė nė fakt ėshtė faji i njė tjetri e tė tjera si kėto ndodhira.Praktikuesit nuk supozohen tė sėmuren, megjithatė ju mund tė sėmureshit papritmas me sėmundje serioze.

Sėmundja mund tė vijė me forcė intensive, duke ju shkaktuar vuajtje derisa ju mund tė mos e duroni dot mė. Edhe analizat mjekėsore mund tė mos japin ndonjė diagnozė. Megjithatė pa ndonjė arsye, sėmundja mund tė zhduket mė vonė pa ndonjė kurim.

Nė fakt, borxhet tuaja paguhen nė kėtė mėnyrė. Mbase njė ditė bashkėshortja juaj do nxehet dhe fillojė tė grindjet me ju pa shkak fare; edhe gjėra tė parėndėsishme mund tė shkaktojnė grindje tė mėdha.Mė pas, edhe bashkėshortja juaj nuk do e kuptojė pse e nxeh.

Meqenėse ju jeni praktikues, ju duhet tė jeni tė qartė pse ndodhin incidente tė tilla:Ndodh sepse erdhi ajo ―gjėja‖ dhe tė kėrkon qė tė paguash pėr karmėn tėnde.

Qė tė zgjidhni kėto lloj incidentesh, ju duhet ta mbani veten nėn kontroll gjatė atyre momenteve dhe tė ruani karakterin tuaj. Jini mirėnjohės dhe falenderues qė bashkėshortja juaj ju ka ndihmuar qė tė paguani karmėn.
avatar
Fakiri

998


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Fakiri prej 26.02.12 12:40

Kėmbėt do tė fillojnė tė dhembin pasi personi rri ulur nė meditim pėr njė kohė tė gjatė, dhe ngandonjėherė dhimbja ėshtė torturuese. Njerėzit me Sy Qiellor tė njė niveli tė lartė mund tė shikojnė kėtė: Kur personi ka dhimbje tė madhe, ka njė copė tė madhe karme tė zezė,si brenda ashtu dhe jashtė trupit, qė del poshtė dhe eliminohet.

Dhimbja qė provon personi ndėrsa rri ulur nė meditim ėshtė me ndėrprerje dhe torturuese. Disa e kuptojnė kėtė dhe janė tė vendosur qė tė mos ulin kėmbėt. Substanca e zezė do tė eliminohet pastaj dhe transformohet nė substancėn e bardhė, e cila pastaj do tė shndėrrohet nė gong.

Praktikuesit nuk munden tė paguajnė pėr tė gjithė karmėn e tyre nėpėrmjet tė ndenjurit ulur nė meditim dhe duke bėrė ushtrimet.Ata do tė duhet tė pėrmirėsojnė gjithashtu edhe karakterin e tyre dhe cilėsinė e ndriēimit dhe tė kalojnė disa probleme. Ēfarė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė ne tė jemi mirėdashės.

Mirėsia e personit lind shpejt nė Falun Gongun tonė. Shumė njerėz shohin se i dalin lot pa ndonjė arsye ndėrsa rrinė ulur nė meditim.Pėr ēfarėdo qė tė mendojnė, ata do tė ndjejnė pikėllim.

Kėdo qė shohin, ata shohin vuajtje. Nė fakt kjo ėshtė zemra e njė mėshirimi tė madh qė lind. Natyra juaj, vetja juaj e vėrtetė, do tė fillojė tė lidhet me natyrėn e universit: Zhen-Shan-Ren (Ndershmėri-Mirėsi-Tolerancė). Kur tė lind natyra dashamirėse, ju do t’i bėni gjėrat me shumė mirėsi.

Nga brenda zemrės deri tek pamja juaj e jashtme, tė gjithė do mund ta shohin se ju jeni me tė vėrtetė dashamirės. Nė atė pikė asnjė nuk do t’ju keqtrajtojė mė.

Nėqoftėse dikush do t’ju keqtrajtonte,atėherė zemra juaj dashamirėse do tė vepronte dhe ju nuk do e trajtonit njėsoj atė tjetrin. Ky ėshtė njė lloj pushteti, njė pushtet qė ju bėn tė ndryshėm nga njerėzit e zakonshėm.
avatar
Fakiri

998


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Fakiri prej 26.02.12 12:42

Kur ju ndesheni me njė fatkeqėsi, kjo dashamirėsi e madhe do t’ju ndihmojė qė ta mposhtni atė. Nė tė njėjtėn kohė, Fashen e mi do tė kujdesen pėr ju dhe mbrojnė jetėn,por ju duhet ta kaloni fatkeqėsinė.

Pėr shembull, kur po jepja leksion nė Taijuan, ishte njė ēift i moshuar qė erdhi tė ndiqte klasėn. Ata ishin me nxitim kur kaluan rrugėn dhe sapo arritėn nė mes tė rrugės njė makinė erdhi me shpejtėsi.

Nė ēast e shtriu nė tokė gruan e moshuar dhe e tėrhoqi pėr mė shumė se dhjetė metra para se ta linte nė mes tė rrugės. Makina nuk ndaloi dot pas nja njėzet metrash tė tjera. Shoferi doli nga makina dhe tha disa fjalė tė pasjellshme dhe pasagjerėt brenda nė makinė gjithashtu thane disa gjėra negative.

Nė atė moment gruaja e moshuar kujtoi ēfarė kisha thėnė unė dhe nuk tha asnjė fjalė. Pasi u ēua, ajo tha, ―Ēdo gjė ėshtė mirė, asgjė nuk ėshtė thyer.‖ Ajo pastaj hyri nė sallėn e leksionit me tė shoqin. Tė kishte thėnė ajo nė atė moment, ―Oh, mė dhemb kėtu e mė dhėmb atje.Mė ēoni nė spital,‖ situata do tė kishte pėrfunduar me tė vėrtetė keq.

Por ajo nuk tha ashtu. E moshuara mė tha: ―Mjeshtėr, unė e di pse ndodhi ajo. Mė ndihmoi mua tė paguaj pėr karmėn time!‖ Njė fatkeqėsi e madhe u eliminua dhe njė copė e madhe karme u hoq.

Siē mund ta imagjinoni, ajo kishte karakter tė lartė dhe cilėsi ndriēimi shpirtėror tė mirė. Ajo ishte kaq e moshuar, makina po shkonte aq shpejt dhe ajo u zvarrit aq shumė para se sė fundi tė godiste tokėn aq fort, megjithatė ajo u ngrit me mendje tė mirė.

Shpesh njė fatkeqėsi duket shumė e tmerrshme kur vjen—kaq e pakalueshme sa duket sikur nuk ka rrugėzgjidhje. Mbase qėndron pėr disa ditė. Pastaj njė dalje shfaqet papritur dhe gjėrat fillojnė tė ndryshojnė me shpejtėsi. Nė fakt, kjo ndodh ngaqė ju keni pėrmirėsuar karakterin tuaj dhe problemi zhduket natyrshėm.
avatar
Fakiri

998


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Fakiri prej 26.02.12 12:43

Qė tė pėrmirėsoni sferėn e tė menduarit,ju duhet tė sprovoheni nga vėshtirėsi tė ndryshme nė kėtė botė. Nėqoftėse karakteri juaj ėshtė pėrmirėsuar me tė vėrtetė dhe ėshtė i qėndrueshėm, karma do tė eliminohet gjatė atij procesi, problemi do tė kalojė dhe gongu juaj do tė rritet.

Mos u dekurajo nėqoftėse gjatė sprovės sė karakterit ti nuk e kalon provėn e ruajtjes sė karakterit dhe ju nuk silleni mirė. Merrni iniciativėn tė gjeni ēfarė mėsimi nxorėt,tė zbuloni ku patėt mangėsinė,dhe bėni pėrpjekje mė shumė tė kultivoni Zhen-Shan-Ren (Ndershmėri-Mirėsi-Tolerancė).

Problemi tjetėr qė do vėrė nė provė karakterin tuaj mund tė vijė menjėherė pas kėtij. Ndėrsa fuqia e gongut tuaj zhvillohet, prova e problemit tjetėr mund tė vijė edhe mė e fortė dhe mė papritur. Fuqia e gongut tuaj do tė rritet pak me secilin nga problemet qė kapėrcen.

Zhvillimi i gongut tuaj do tė ndalojė nėqoftėse ju nuk jeni tė aftė tė mposhtni problemin. Testet e vogla ēojnė nė pėrmirėsime tė vogla; testet e mėdha ēojnė nė pėrmirėsime tė mėdha. Shpresoj se ēdo praktikues ėshtė i pregatitur tė durojė vuajtje tė mėdha dhe do tė ketė vendosmėrinė dhe vullnetin tė pėrqafojė vėshtirėsitė.

Ju nuk do tė fitoni gong tė vėrtetė pa bėrė pėrpjekje. Nuk ekziston ndonjė parim qė do t’ju lejojė tė merrni gong duke qenė rehat pa vuajtje apo pėrpjekje.

Ju nuk do tė kultivoni kurrė pėr t’u bėrė njė qenie e lartėsuar shpirtėrisht nėqoftėse karakteri juaj nuk pėrmirėsohet thelbėsisht dhe akoma mbani veset tuaja!
avatar
Fakiri

998


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Ekonomisti prej 26.02.12 23:06

E gjith kjo eshte rruga e joges,joga beson ne ndritie ngraduale por egziston nje rruge vertet shum e vertet ajo esht tantra rruga tantrike esht perndritie e pernjehershme ,edhe faktikisht keshtu duhet te jete ,perndritia nuk mund te jete proces ose je i perndritur ose nuk je,nuk mund te jesh ne mes,ai esht nje kercim  qe ndodhe ai nuk mund te jet proces duke pritur te balancohet karma ne jetrat e tjera.rruga e joges mua me duket e pafundme, ajo esht matematik joga esht koncept shkencor.

Cdo mekat te ber duhet ta pastrosh duke ber nje veper te mir dhe llogjika dn te thet natyrisht keshtu mund te jet.ke ber mekat  kush do ta paguaj ,mund te clirohesh vetem permes vuajties kur bilanci perfundon ather liria eshte e mundeshme,perndryshe gjithmon do te rimesherohemi.tantra esht komplet ndrysh ne tanter nuk shtrohet pjetya e veprave e mir apo e keqe ti i ben sepse je i paditur ato jan prodhim i mosdijes jote ne te vertet tantra thot se ti nuk je pergjegjes ti je i krijuar,ti vet nuk ke lindur ti je i lindur.krijuesi duhet te jete pergjegjes jo ti. E ti gjitha veprat i ke ber ne mos dije .

Tantra thot se ne jeten jote ti ke qen ne kome  ti nuk je pergjegjes per gjith keto  e vetmi gje qe te duhet te besh esht te ndezesh driten dhe te gjitha cka i takojne botes se erret zgjuken  .motoja e tantres esht pranimi praoje tersin mos refuzo asnje cike .te kuptosh tantren esht vertet mesimie i madh kuptueshmeri supremek
avatar
Ekonomisti

65


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Ekonomisti prej 27.02.12 17:14

tantra thot nevoitej jo-mendia per tu cliruar nga te gjitha veprat e ky  ka qene qellimi i budes. Buda eshte njeri i cili jeton natyrshem ,per kete arse njerzit ne lindie thon se ai nuk akumulon karme sepse karma nenkupton aktivitet.por ne lindi thon se buda  nuk do te akumuloj karm edhe nese ai vret.pse?

Dhe ne grumbullojme .sepse ai e ben cdo veprim spontanlisht pa pjesmarrien e mendies ne spontanitet.spontaniteti nuk esht aktivitet .spontaniteti ndodh nuk i duhet mendia , njeriu nuk ka ego me per te kundershtuar, kjo do te thot te jesh i cliruar me nuk grumbullon asgje,ather me nuk je pergjegjes sepse nuk ke qen pjesmares! materie  esht mendim kete dhe shkenca po e afron si te vertet dhe mendimi eshte materie  keto jane dy aspekte  te se njejtes dukuri ,kjo do te thot se me mendim mund te ndikojme  me pretendim.

Dike nund ta godasesh me mendim si me send material dike mund ta vrasesh me mendim, por mendimet nuk jan tonat ,ne kemi lindur pa mendime ato i  kem te gjitha te huazuara nga te tjeret ,dhe kete te tjeret e kan ber njejt me par. E vetmi gje qe mund te bejme esht te behemi te vetdijshem dhe ato vetvetiu largohen  sepse  faktikisht nuk na perkasin neve i gjith universi eshte materie dhe mendim.

Osho thot se mendimi  eshte pjesa mendore e materies dhe materia eshte  pjesa fizike e mendimit. Nese dikush mendon panderprer per shendetin e mir ai do te ndodh sepse energjia u orientu nga ti. Per kete arsie urimet dhe bekimet  realizohen.nese  bekohej nga njerez qe jan ne gjendien e jo-mendies bekimi do materializohet ,sepse njeriu qe nuk e ka perdorur mendien ka akumuluar energji. Kjo eshte dhe esenca e magjis.
avatar
Ekonomisti

65


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Ekonomisti prej 28.02.12 23:46

Tantra thot beju vetem i vetdijshem askush nuk te mashtron per vec se ti veten jote, realiteti nuk perpiqet te krijoje fantazi,ti je ai qe e krijon fantazin ndaj realitetit dhe kur vjen momenti qe fantazia jote te takohet me realitetin humbese gjithmon eshte fantazia jone sepse fantazia eshte vetem fantazi,enderr.  

Tantra thot mundohu te kptosh menyren se si punon mendia dhe prej rrenjet, mos zgjidh.e kur me dicka identifikohesh ti humb nje pjes te shpirtit ,ate pjes te shpirtit ti ja fal pjeses se identifikuar.sa me shum identifikohesh aq me shum coptohesh .e vetmi gje qe esht mir esht te mos zgjedhi te mos krijojme ndarsi thjesht veshtro puno vrapo luaj  thjesht veshtro perseri mendime do te vijne  perseri akoma veshtro mos lufto vetem veshtroi mendimet dhe gjithcka zhduket,jo asgje nuk zhduket thjesht zgjohemi te gjitha egzistojne thjesht shkaku se ne jemi ne gjum ne momentin qe zgjohemi nuk mund te ket ne endrra.

Tantra nuk thot bej kete apo ate bej cfar te behet thjesht vetem veshtro kujdesshem sepse vetem ashtu mund te priten rrenjet,  te behesh si pasqyra do te thot dicka e madhe sepse ajo gjithmon jeton momentin e tanish ajo nuk do tja di per te kaluaren atje mund te jen shikuar njerez te shemtuar kriminel por pasqyra nuk esht ankuar as per te bukurin as per te shemtuarin ajo thjesh ka pasqyruar tani esht e zbrazet e lir si diten e par te jetes.por rrall njerez behen si pasqyra te shumtet jan si kamera  ata vashdojne te grumbullojne te shkuren dhe projektojne te ardhmen.nese arim te behem si pasqyra do te thot se i kemi prer rrenjet e  te gjitha promblemeve.
avatar
Ekonomisti

65


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Karma

Mesazh  Admin prej 03.12.12 23:38

Karma

Le ta mendojmė sė bashku ekzistencėn vetjake si njė litar qė zgjatet nga pafundėsia nė infinit dhe nuk ka fillim e fund. Litari pėrbėhet prej fijesh tė holla tė panumėrta, tė cilat janė pa ngjyra, perfekte nė cilėsitė e tyre. Ky litar, duke u pėrdorur, nė vende tė ndryshme pėson dėme tė shumėllojshme.

Shpesh kapet e pėrdridhet, ose del edhe dhunshėm nga brazda, e pėr njė kohė tė gjatė ērregullohet i gjithi. Ndonjėherė ndotet ose merr ngjyrė, madje ndot edhe litarėt e tjerė tė bashkėsisė. Mendojini gjithmonė si tė gjallė kėta litarė, si nerva tė ndjeshme. Me kalimin e kohės ato dalin nga hijet nė dritė, duke shkėlqyer si ar. Bashkohen pėrsėri e harmonia rikthehet, duke funksionuar tė gjitha bashkė si njėsi brenda njė harmonie edhe mė tė madhe.

Ky ilustrim pėrfaqėson vetėm njė copėz tė vogėl tė sė tėrės, njėrėn anė tė medaljes: ėshtė mė pak se njė fragment. E me kėtė do tė merremi, pasi ju ndihmon tė perceptoni mė tepėr. E rėndėsishme sė pari ėshtė tė kuptojmė se e ardhmja nuk pėrbėhet arbitrarisht prej veprimesh tė veēuara nė tė tashmen, por se gjithė vazhdueshmėria e sė ardhmes ėshtė e pandshme me tė sotmen, siē ėshtė e tashmja me tė kaluarėn. Nė njė kėndvėshtrim, ilustrimi me litarin ėshtė i drejtė.

Thuhet se dhe pak vėmendje pėr Okultizmin prodhon pasoja tė mėdha karmike. Kjo sepse ėshtė e pamundur tė njohėsh Okultizmin pa zgjedhur pėrfundimisht mes atyre qė quhen zakonisht e mirė dhe e keqe. Hapi i parė drejt Okultizmit e ēon nxėnėsin drejt Pemės sė Dijes. Ai duhet tė guxojė e tė hajė frutin: duhet tė zgjedhė. Nuk fshihet dot mė pas injorancės, e merr ose monopatin e sė mirės ose tė sė keqes. Dhe tė hedhėsh qoftė edhe njė hap nėpėr kėto dy rrugė prodhon rezultate tė mėdha karmike.

Turma e njerėzve qė ecin hezitueshėm, tė pabindur ku shkojnė e qė standartin e jetės e kanė tė paqartė, mbajnė supesh karmė qė funksionon nė mėnyrė tė turbullt.

Por, kur mbėrrihet nė breg tė dijes turbullira pakėsohet e, si pasojė, rrjedhojat karmike rriten jashtėzakonisht, sepse tė gjitha veprojnė nė tė njėjtin drejtim tė planeve tė ndryshme: okultisti nuk mund tė niset me gjysmė zemre apo tė kthehet mbrapsh kur kalon pragun.

Kjo gjė ėshtė e pamundur, aq sa njeriu tė kthehej pėrsėri fėmijė. Individualiteti arrin gjendjen e pėrgjegjshmėrisė sepse ėshtė rritur; nuk mund tė zmbrapset. Ai qė kėrkon tė shpėtojė prej skllavėrisė sė Karmas duhet tė nxjerrė individualitetin nga hija nė dritė; duhet tė lartėsojė ekzistencėn e vet, qė fijet e litarit tė mos preken nėpėr substanca llumore e tė mos ngatėrrohen keqazi. Ai thjesht ngrihet mbi nivelin ku Karma funksionon. Por, nuk e lė kėtė ekzistencė vetėm pėr kėtė.

Toka mund tė jetė e ashpėr e pis, ose me lule plot pjalm apo lėndė tė shijshme pas tė cilave fiksohesh, por sipėr ėshtė gjithmonė qielli i lirė. Ai qė kėrkon liri prej Karmas duhet tė shohė lart nė ajėr pėr tė ngritur fole, e mė pas nė eter. Ai qė do tė formojė Karma tė mirė do tė pėrballojė shumė ngatėrresa, e nė pėrpjekjet pėr tė mbjellė farė tė pasur pėr ta korrur vetė, mund tė mbjellė mijėra, e mes tyre gjigandin.

Mos dėshironi tė mbillni vetėm pėr tė korrur vetė, por mbillni pemė, frutat e tė cilave do tė ushqejnė botėn. Ju jeni pjesė e botės: kur i jepni bukė, ushqeni veten.

Megjithatė, edhe nė kėtė mendim fle njė rrezik i madh qė i pret rrugėn dishepullit, i cili ka menduar pėr njė kohė tė gjatė se punonte pėr tė mirėn, ndėrsa nė thellėsinė e qenies sė vet ka perceptuar tė keqen: qė e ka menduar veten nė shėrbim tė botės, ndėrsa i pavetėdijshėm ka pėrfshirė mendimin e Karmas e ka punuar vetėm pėr veten.

Njė njeri mund t’i refuzojė vetes tė mendojė pėr shpėrblim, por nė vetė atė refuzim shihet fakti se shpėrblimi dėshirohet. Dhe ėshtė e pavlerė pėr dishepullin tė mėsojė duke kontrolluar veten. Shpirti duhet tė jetė i ēliruar, pa dėshira. Por, derisa tė mbėrrijė nė fazėn kur dėshirat zhduken e nuk ka as shpėrblim, as ndėshkim, mirė apo keq, ai pėrpiqet nėpėr atė mendjemadhėsi.

Duket sikur po bėn progres tė madh, por njė ditė pėrballet me shpirtin e vet, duke mėsuar se nė ēastin qė i’u afrua pemės sė dijes, hėngri frutin e hidhtė, jo tė ėmblin. Pastaj velloja bie plotėsisht e ai zgjedh skllavėrinė ndaj dėshirave, duke falur lirinė. Prandaj, kujdes ju qė afroheni brigjeve tė Okultizmit: dijeni se nuk ka shėrim pėr dėshirėn, qejfin e shpėrblimit, mjerimin e dėshirimit, pėrveē ngulitjes sė syve e veshėve drejt sė padukshmes dhe heshtimės.

Filloni ta praktikoni e mijėra gjarėprinj do t’ju shporren rrugės. Jetoni pėrjetėsinė.

Zhvillimet e ligjeve aktuale tė Karmas nuk mund tė studiohen nga dishepulli gjersa ai tė mbėrrijė nė pikėn kur ėshtė i paprekshėm prej tyre. Rishtari ka tė drejtėn tė kėrkojė sekretet e Natyrės e tė mėsojė rregullat e qeverisjes njerėzore; e arrin kėtė tė drejtė duke u shpėtuar kufijve natyrorė e rregullave tė jetės njerėzore. Ai ėshtė bėrė njė pjesėz e padiskutueshme e njėsisė hyjnore dhe nuk preket mė prej sė pėrkohshmes.

Pastaj fiton dije tė ligjeve qė sundojnė kushte tė pėrkohshme. Prandaj, ju qė kėrkoni tė kuptoni ligjet e Karmas, pėrpiquni njėherė tė ēlironi veten prej tyre, dhe kjo nuk arrihet vetėm duke pėrqendruar vėmendjen tuaj nė atė qė nuk preket prej kėtyre ligjeve.


____________
Mabel Collins (9 Shtator 1851 – 31 Mars 1927) ishte teozofiste dhe autore e mėse 46 librave. Lindur nė St Peter Port, Guernsey, shkroi novela okulte, pėr modėn, e u aktivizua kundėr eksperimenteve me kafshėt. Thuhet se ajo u gjurmua romantikisht njėherėsh nga rivalėt Vittoria Cremers dhe D’Onston Stephenson. Cremers pretendoi se gjatė kėsaj kohe ajo gjeti pesė kravata tė gjakosura nė njė sėnduk poshtė krevatit tė Stephenson, qė u korrenspondonin pesė vrasjeve tė kryera nė atė kohė nė Whitechapel nga Jack the Ripper.

Mabel Collins – Dritė nė shteg
Pėrktheu Arben Orhani

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Arsenic prej 14.07.13 22:06

Nė botė, ēdo problem ėshtė i manipuluar, i orkestruar qėllimisht, i nxitur, qė zbatohet dhe qė menaxhohet: kriza e ushqimit ėshtė e manipuluar, kriza financiare ėshtė e manipuluar, masmediat janė tė manipuluara, argėtimet janė tė manipuluara, zgjedhjet demokratike janė tė manipuluara, statistikat janė tė manipuluara, arsimi ėshtė i manipuluar, epidemitė janė tė manipuluara, pushtimi i afėrt i UFO-ve ėshtė i rremė, ngrohja globale ėshtė gėnjeshtėr, Lufta e III Botėrore ėshtė e manipuluar, terrorizmi ėshtė i manipuluar, etj.

Sa truke na duhen pėr tė kuptuar rreth asaj se si karma punon dhe sesi ne e perceptojmė kėtė si detyrim tė verbėr tė njė vetė-iluzioni?
avatar
Arsenic

88


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Gabriel prej 15.07.13 2:09

Feja Islame, Krishtere, Budizmi, Hinduizmi, Judaizmi, Shamanizmi, Spiritualizmi etjjjjjjj........

Te gjith jane fe qe kundershtojne bindshem njera-tjetren.
Te gjitha fete kane te drejte sipas tyre dhe te gjitha mendojn se cdo fe pervec
tyre esht fe qe nuk ben, mashtruese, negative, kopjuese etj etj.
Nqs esht kshu, ke duhet te besojme'? Kush esht e verteta'?

P.S. Nuk esht nevoja t'me pergjigjeni sepse un e kam tashme nje besim.
Ate besim qe duhet ta kene te gjithe. Ekziston vetem 1 ZOT, Krijuesi i gjithckaje.
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

211


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Arsenic prej 15.07.13 9:05

Bohan shkruajti:Feja Islame, Krishtere, Budizmi, Hinduizmi, Judaizmi, Shamanizmi, Spiritualizmi etjjjjjjj........

Fete do te ekzistojne gjithmone deri sa te ekzistoje edhe njerezimi, sepse njeriu i pa evoluar shpirterisht ka nevoje per te.
avatar
Arsenic

88


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 12:31

Ēdo shkak ka njė pasojė – ēdo pasojė ka njė shkak. Ēdo veprim krijon njė energji tė caktuar, e cila kthehet me tė njėjtin intensitet tek pikėnisja / tek prodhuesi. Pasoja kthehet nė cilėsi dhe sasi tė njėjtė. E njėjta prodhon tė njėjtėn: Aksion-Reaksion. Diku nė kozmos gjendet njė memorizues personal, ku memorizohen veprat. Njė ditė kthehen tė gjitha, nė mos nė kėtė jetė, nė tjetrėn...

Motivi i Shkakut mund tė qėndrojė nė shumė shtresa. Ēdo gjė bėhet nė pėrputhje me ligjin. Ēdonjėri ėshtė krijuesi, bartės dhe pėrcaktues i fatit tė tij. Ēdo mendim, ēdo ndjenjė, ēdo veprim ėshtė njė shkak, qė ka edhe njė pasojė. Nuk ka mėkat, nuk ka faj dhe nuk ka rastėsi, por vetėm shkak dhe pasojė, qė qėndrojnė shumė shekuj dhe shumė jetėra larg njėra tjetrės. "Fati" dhe "Rastėsia" janė vetėm nocione, qė tregojnė pėr mosnjohjen e ligjit.
„Karma " ėshtė fjalė sanskrite dhe do tė thotė"rrotė" (rreth). Karma na detyron neve tė lindemi e rilindemi. Pėr njė arsye: Tė ēlirohem nga padrejtėsitė qė i kemi shkaktuar dhe t’ i pėrmirėsojmė gabimet. Ēdo reinkarnim, ėshtė njė mundėsi e re e mėsimit, sepse ēdo herė do tė konfrontohemi me problemet e pa zgjidhura, me veprat e kėqija. Kapėrcimi i tyre, nuk ėshtė anashkalimi, por konfrontimi me to dhe zgjidhja. Shpesh ato zgjidhen me pranimin e tyre. Aq sa mė shumė u ikin njerėzit zgjidhjeve tė problemeve, aq mė shumė rikrijojnė karmė, dmth. rilindje. Karma i nėnshtrohet ligjeve tė kauzalitetit. Kjo domethėnė se veprat e mira, sjellin vepra tė mira, tė kėqijat, sjellin tė kėqija. Njeriu lindet e rilindet deri sa tė pėrkryhet, pastaj kalon nė Nirvanė, gjendje tė pagjendje, nė mosekzistencė, sepse sipas Budės, ēdo ekzistencė ėshtė vuajtje. Kjo ėshtė e vėrteta e parė fisnike tek Budizmi dhe e vėrteta e dytė ėshtė: shkaku i vuajtjes ėshtė dėshira e tepruar, lakmia..."

Kjo ėshtė lindja ime e fundit, kėtu e tujte, nuk dot ketė mėlindje tjera pėr mua", thotė Buda.
pėrgaditi pėr lexuesit, nga gjermanishtja Lis Bukuroca
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Flavius prej 03.09.13 16:42

80% e dhimbjeve dhe semundjeve tona jane me origjine karmike.
Keto jane memorja e vuajtjeve (fizike apo psiqike) te jetuara ne jetet tona te kaluara qe mbesin te bllokuara ne nenvetedijen tone, duke krijuar frike, shqetesim, semundje dhe depresion te pashpjegueshem.
avatar
Flavius

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Zattoo prej 06.10.13 23:29

Si mund tė arrish nė forcėn e karmės?



Shpesh keni dėgjuar tė flitet pėr karmėn, por ndonjėherė nuk e keni ditur kuptimin e saj tė vėrtetė. Kėshtu qė ne po jua sjellin nėpėrmjet kėtij artikulli…

Do tė pyesni se ēfarė vlere kanė dėshirat tuaja nė kėtė pafundėsi rrjetash force qė ju rrethojnė dhe se ēfarė impulsesh mund tė ndikojnė vullnetin tuaj nė burgun e atij pushteti suprem qė kontrollon ferret e kozmosit!

Sigurisht njė forcė e madhe, misterioze, peshon mbi tė gjitha tė papriturat, mbi qeniet jetėsore e jojetėsore dhe njeriu, qė duhet tė pėrballojė kėto efekte, quhet karma.

Por ēfarė ėshtė nė realitet kjo forcė, njė forcė gjithmonė nė veprim, prezente kudo me tė gjitha ligjet e saj, tė cilave askush nuk mund t’ju bėjė bisht? Kush e rregullon kėtė lėvizje?

Karma pėrfaqėson atė qė do tė ndodhė nė kohė, nė hapėsirėn e ngjarjeve, tė cikleve qė shkojnė drejt infinitit, nga atomi, njeriu e tek universi. Pafundėsia e zinxhirit tė fateve, duke i bėrė bisht tė krijuarės me ligjet e saj tė hekurta dhe harmonike, gėrshetohet nė rrjetėn e arsyeve dhe efekteve karma tė njeriut, tė familjes, tė kolektivit planetar dhe universal.

Ēdo njeri gjatė ekzistencės krijon me veprimet e tij motive karmike, kėshtu ai kthehet si baza kryesore e fatit tė ardhshėm qė do tė jetė rezultati, efekti dhe kompleksiteti i tė gjitha veprimeve dhe i mendimeve tė tij, sepse nuk ekzistojnė dėnimet ose ēmimet, por vetėm pasojat e veprimeve dhe kjo e vėrtetė ėshtė rregulli qė duhet tė shpjegojė konceptin e karmės.



Nė fakt Hyjnori (shpirti) kėrkon herė pas here prova pėr t’i kaluar, eksperienca pastrimi qė do e largojnė nga dėshirat, nga pasionet, nga tė gjitha ato sulme qė e lidhin me mishin (ndikimin njerėzor).

Nė qoftė se mendjemadhėsia, zilia, krenaria, vetėdashuria, egoizmi, zemėrimi, cinizmi, kanė qenė motivet kryesore tė qėndrimit tė tij akoma nė material, ėshtė e qartė qė ai duhet t’i fitojė me njė praktikė tė thjeshtė tolerance, modestie, thjeshtėsie, pastėrtie, dashurie, largpamėsie. Por hyjnori nuk mund t’i kalojė kaq thjesht kėto, ai do tė duhet t’i dėshirojė, kjo do tė ishte njė fitore e ndėrgjegjshme nė tė gjitha fushat dhe mbi tė gjitha do tė jetė nė kontroll tė plotė tė ndjenjave.

Ambicia, pėr shembull, nuk mund tė quhet kurrė e kaluar nga njė njeri, vetėm sepse ka lindur nė kushte shumė tė thjeshta, duke provuar njė sens rebelimi ndaj kushteve tė tij tė mjerueshme, duke mos dėshiruar gjatė ekzistencės sė tij tė arrijė njė nivel mė tė lartė tė jetės, por kjo do tė fitohej nė kushtet e njė ēmimi ose tė njė gjykatėsi, tė njė njeriu tė zakonshėm ose tė njė studiuesi, tė njė artisti ose tė njė ushtari, tė njė tė pasuri ose tė njė tė varfėri, tė njė aktori ose tė njė prifti.

Domethėnė, pėr tė gjitha aspektet e personalitetit tė njeriut, tė cilat e mbajnė tė lidhur me kėrkesat e tyre materiale. Folėm pėr ambicien, por cilat janė degėt e saj? Tė pafundme! Po efektet e saj? Edhe ato tė pafundme. Pėr tė fituar kundėr ambicies nuk mjafton njė jetė, ēfarė duhet tė bėjė njeriu pėr tė kaluar me njė jetė tė vetme tė gjithė pjesėn tjetėr tė veseve dhe mangėsitė qė janė nė tė? Lind domethėnė nevojshmėria e rilindjes, e vetmja mėnyrė qė mund tė na japė mundėsinė t’i ngjitemi shkallės, qė pėr Tokėn, si pėr tė gjithė universin, ka qenė e nevojshme kalimi i provave.

Tė nxehtėt e frikshėm dhe tė ftohtėt e tmerrshėm, shpėrthimet vullkanike dhe tėrmetet, shfaqjet e figurave monstruoze jetėsore dhe kataklizmat, kanė ndikuar pėr t’i bėrė mė pak xhentile format dhe aspektet. Duhet tė kėrkohet arsyeja e kėtyre transformimeve tė vazhdueshme, qė fillon nga jojetėsorėt deri nė format e para jetėsore. “E vėrteta e kėsaj dogme do tė jetė si njė tunel drite nė ndėrgjegjen tuaj dhe do tė ndieni sigurisht nė brendėsinė tuaj tė vėrtetėn e thellė tė pavdekshmėrisė sė shpirtit.

Do tė kuptoni qė nuk keni lindur vetėm njė herė dhe se vdekja pėrfaqėson njė stad fizik tė evolucionit, nga njė numėr i pafund vitesh drejt qėllimit kryesor, Hyjnor, i cili ju pret nė fund tė provave.” Karma domethėnė ėshtė praktika e pastrimit dhe e rilindjes, e ndėrlidhur me vendosmėrinė e Unit Hyjnor, pėr aksionet e kryera nė vitet e kaluara.

Pėr shkak tė fenomenit tė vdekjes, pas njė periudhe pėrtej varrit, Uni Hyjnor kthehet pėrsėri nė ciklin e ekzistencės. Ai, i ndėrgjegjshėm si shpirt, ka pasqyrim tė qartė tė sė kaluarės sė tij, rishikon gabimet, veset e tij, dhe nė bazė tė tė gjithė kėtyre do qė e ardhmja e tij tė kalojė nė tė gjitha provat qė ka akoma pėr tė kaluar, duke kaluar tė njėjtat vuajtje qė u ka krijuar tė tjerėve.

Ju vetė shėnoni tė ardhmen tuaj, pėrshkruani tė ardhmen tuaj, pėrcaktoni sėmundjet tuaja, fatkeqėsitė tuaja, vuajtjet tuaja, vdekjen, qė mė vonė kur tė jeni nė Tokė tė bėjnė qė nė mėnyrė tė padrejtė tė thoni: “O Zot, pse mė dėnon kėshtu? Kjo ėshtė karma, edhe pse ajo tė imponon njė fat human, njė dritė shkėlqen nė ēdo gjė tė hidhur, duhet vetėm tė dini ta ndiqni.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Anon prej 07.10.13 4:38

Paradox shkruajti:

Fete do te ekzistojne gjithmone deri sa te ekzistoje edhe njerezimi, sepse njeriu i pa evoluar shpirterisht ka nevoje per te.
Sipas kesaj qe the, mendon qe asnjehere sdo evuloi shpirterisht njeriu ?

Une jam plotesisht ne nje mendim te kundert,fete ekzistojn dhe shyqyr qe jane,cdo behej me kte bote nese sdo kishte nje ligj per moral dhe respekt !Pa fe do ishim ne xhungell , mire qe ekzsitojnė sepse masa sundohet nga to.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

404


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  syri i art prej 07.10.13 10:12

Bengjamin,kjo fjala jote ,masa sundohet,nuk me pelqen edhe pse esht e vertet kjo qe thua,se sundohen masat...po kto masa jan njerez e jo kafsh,njerezit nuk kan nevoj per sundues,po per udhesues shpirteror...dhe pikerisht keta qe po sundojn njerezimin e kan pru ne kete gjendje te mjer...shpirterorja esht mbuluar me dogma te ndryshme fetare e politike,te cilat njeriu e konsiderojn rob, sa qe njerezit e kan te veshtir te besojn se jan qenje hyjnore...siq edhe jemi...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Anon prej 08.10.13 0:13

Negativja eshte paresore per te kuptuar te miren,ketu ke te drejte dhe ti.
Por,e mira e gjith ksaj negatives gjendet ne ate se FEJA na ben te kufizohemi.
Kte pjese e spjegon teoria e mekateve ( seks,ego,lufte,vjedhje ) ... ndersa per nga ana shpirterore eshte pergjegjsi e cdo individi.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

404


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Anon prej 08.10.13 0:16

Sjam fetarė,jam agnostik!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

404


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Flavius prej 08.10.13 0:46

Benxhamin. shkruajti:Negativja eshte paresore per te kuptuar te miren,ketu ke te drejte dhe ti.
Por,e mira e gjith ksaj negatives gjendet ne ate se FEJA na ben te kufizohemi.
Kte pjese e spjegon teoria e mekateve ( seks,ego,lufte,vjedhje ) ... ndersa per nga ana shpirterore eshte pergjegjsi e cdo individi.
Pune eshte se fete jane degjeneruar qellimisht qe masat te mos e kuptojne te verteten.
avatar
Flavius

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Siroco prej 27.10.14 21:54

Karma, pėr ndjekėsit e saj, ėshtė njė ligj i pandryshueshėm, sipas sė cilės fati aktual konsiderohet si rrjedhojė e veprimeve tė kaluara tė njė personi ose tė Karmės. Artikulli i mėposhtėm ėshtė njė shqyrtim racional, logjik dhe sociologjik i teorisė sė rimishėrimit.

Doktrina e rimishėrimit dhe karmės ėshtė baza e mėsimeve brahmane nė lidhje me organizimin dhe sistemimin e botės dhe jetės njerėzore. Pėr mirė apo pėr keq, supozohet se shpirti njerėzor do tė rilindė nė atė gjendje, qė ishte nė jetėn e mėparshme.

Karma mund tė pėrkufizohet si ligji i pasojės nė lidhje me aktivitetet e njeriut gjatė jetės, qė supozohet se ėshtė forca lėvizėse, qė gjendet pas ciklit tė rimishėrimeve dhe rilindjeve. Ligji i Karmės supozon, se ēdo individ duhet tė kalojė nėpėr njė numėr jetėsh, pėrsėri nė tokė ose gjetiu, para se ai ose ajo ta arrijė moksha-n ose ēlirimin.

Sipas teorisė sė Karmės, shpirti lind disa herė dhe vdes disa herė. Nė secilin prej rimishėrimeve njeriu ka njė karmė tė caktuar, qė vjen nga e mira dhe e keqja, qė njeriu ka kryer nė jetėn e mėparshme. Veprat e mira krijojnė njė karmė tė mirė dhe e lejojnė njeriun tė rilindė nė njė kastė mė tė lartė se sa mė parė, qė vjen pas karmės sė njeriut nė rimishėrimin e mėparshėm. Ē\'tė mbjellėsh do tė korrėsh, por problemi ėshtė se korrja, sipas besimit brahman, nuk vjen deri nė rilindje. Ligji i Karmės supozohet se ruan pasojat morale tė tė gjitha veprimeve dhe paracakton jetėt tona aktuale dhe tė ardhshme. Doktrina e rimishėrimit mėson, se ēdo person i vazhdon jetėt e tij ose tė saj njėra pas tjetrės dhe do tė vazhdojė kėshtu vazhdimisht, derisa tė ēlirohet nga detyrimi.

Doktrina deklaron, se ēdo njeriu i jepet njė trup i ri, ai jeton njė jetė njerėzore pėr aq kohė sa jeton ai trup dhe kur ai trup vdes, rimishėrohet nė njė trup tjetėr. Doktrina e Karmės thotė, se kushtet fizike, sociale, ekonomike dhe politike sipas tė cilave mishėrohet njė njeri dhe jeton jetėn e caktuar, janė kushtet qė janė bėrė tė pėrshtatshme sipas veprimeve tė personit nė jetėn e mėparshme. Tė dyja deklarimet sė bashku ēojnė tek njė i tretė: tė kėqijat qė i ndodhin njė njeriu gjatė njė jete tė caktuar janė moralisht tė duhura, duke qenė pasojat e duhura pėr atė qė ai ose ajo kanė bėrė mė parė. Pjesėrisht jeta aktuale caktohet nga pasojat e veprimeve tė kaluara. Ne sipas kėsaj doktrine tė Karmės jemi rezultati i tė kaluarės tonė tė pafund. Ēdo fėmijė qė lind nė kėtė botė, lind pėr tė jetuar veprat e tij tė kaluara. Kjo do tė thotė, qė gjithēka qė shohim ėshtė e ekuilibruar dhe e drejtė dhe problemet qė hasim, do tė shijohen si "teatėr fetar". Ndoshta kjo shpjegon, pse disa njerėz kanė lindur tė paprekshėm.

Nocioni i Karmės si njė parim moral, qė ofron pasojat e pashmangshme tė gjendjes njerėzore, jep njė mbėshtetje ideologjike pėr ekzistencėn e varnave tė ndryshme (ndarjet fillestare sociale). Ideja e shlyerjes ishte e lidhur me fatin shoqėror tė individit dhe nė kėtė mėnyrė me renditjen e kastės. Tė gjitha meritat dhe gabimet (rituale ose etike) e individit regjistrohen nė njė libėr llogarish: ekuilibri cakton nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme fatin e shpirtit nė rilindje dhe ky ėshtė njė pėrpjesėtimi i saktė i tepricės sė njėrės apo tjetrės anė tė librit.

Konkluzioni i besimit nė kėtė teori ndoshta paraqitet mė sė miri nga Shri Aurobindo:

Sidoqoftė tė paktėn nėntė tė dhjetat e lirisė tonė tė vullnetit janė njė iluzion i dukshėm. Ky vullnet krijohet dhe pėrcaktohet, jo vetėm nga veprimi i tij i mėvetėsishėm nė njė moment tė caktuar, por nga e kaluara jonė, nga trashėgimia, kualifikimi, ajo gjė e ndėrlikuar dhe e tmerrshme qė quhet karma, qė pėrfshin, tė gjitha veprimet e kaluara qė ka bėrė natyra mbi ne dhe botėn, qė pėrqendrohet tek individi, duke pėrcaktuar ēfarė ėshtė ai, duke pėrcaktuar cili do tė jetė vullneti i tij nė njė ēast tė caktuar dhe duke pėrcaktuar madje dhe veprimet e tij nė atė ēast.1

Karma e shndėrron botėn nė njė kozmos rreptėsisht racional dhe tė pėrcaktuar sipas etikės, duke pėrfaqėsuar drejtėsinė mė kontradiktore tė perėndisė, qė ėshtė krijuar ndonjėherė nė histori. Ajo kėrkon gjithashtu pėrmbushjen e saktė tė detyrimit tė kastės. Mungesa e universalizmit etik tė shpie nė pėrpjekjen e shpėtimit individual, tė bazuar nė orvatjet pėr tė shpėtuar nga cikli i rilindjeve. Njė individ i pėrkushtuar i klasės sė ulėt beson, se edhe ai mund ta fitojė botėn; se ai pas rilindjeve mund tė bėhet Kshatrija (anėtar i kastės hindu mbretėrore ose luftėtare) ose njė Brahman (kastė e lartė e priftėrinjve). Sipas doktrinės, rendi dhe shkalla e kastės janė gjithashtu tė pėrjetshme, ashtu si drejtimi i trupave kozmikė ose ndryshimi mes kafshėve dhe specieve njerėzore. Pėrmbysja e tyre do tė ishte sakrilegj. Rilindja mund ta ulė njeriun poshtė nė jetėn e njė "krimbi nė zorrėn e njė qeni", por sipas sjelljes sė tij mund ta ngrejė atė dhe ta vendosė nė mitrėn e njė mbretėreshe ose tė njė vajze tė Brahmanit. Sidoqoftė kushtet paraprake absolute janė pėrmbushja e saktė e detyrimeve tė kastės (pozitės shoqėrore) nė njė jetė tė dhėnė. Pėr mė tepėr, pėrderisa shkallėt e ulėta shoqėrore mund tė fitonin nga vėzhgimet rituale tė rrepta tė diktateve tė kastės sė lartė, ata ishin mė pak tė joshur dhe kishin mė pak guxim pėr tė bėrė risi apo revoltė. Ėshtė shumė e qartė, se pėr aq sa doktrina e karmės do tė mbetet e palėkundur, idetė revolucionare do tė jenė tė pakonceptueshme.

Chandogja Upanishad thotė:

Perspektiva ėshtė, se ata qė kanė sjellje tė mirė, do tė hyjnė nė njė mitėr tė mirė, ose nė mitrėn e njė Brahmani, tė njė Kshatrije apo tė njė Vaishje (kasta e njerėzve tė thjeshtė). Por ata qė kanė sjellje tė keqe, do tė hyjnė nė njė mitėr tė neveritshme, nė mitrėn e njė qeni, derri apo njė tė dėbuari (chandala) nė pritje tė zhvillimeve.2

Duke qenė ky referimi i parė i teorisė, nė fund tė periudhės Vedike (500 para Krishtit) sistemi brahman me ndarjen e tij hierarkike tė shoqėrisė, u mbėshtet ideologjikisht duke iu referuar teksteve tė lashta dhe doktrinave tė karmės dhe rilindjes.

Koncepti i karmės e ka zanafillėn gjithashtu dhe nė filozofinė e Gitas, qė deklaron se njeriu e arrin pėrsosmėrinė shpirtėrore, duke adhuruar Zotin nėpėrmjet kryerjes sė detyrave ashtu si kėrkohet nga shkrimet e shenjta (Bhagavat Gita 18:46). Si pasojė ndjekėsit besojnė, se ka shpėtim, vetėm duke vepruar nė pėrputhje me rregullat e sistemit tė kastės, ashtu si interpretohet nga njerėzit e kastės sė privilegjuar, tė cilėt e kishin autoritetin pėr t'i caktuar ato.

Komentet e bėra nga M.N.Roy pėr pasojat sociale tė njė besimi tė tillė janė me vend tė citohen kėtu:

Sistemi i kastės vendos grupe tė ndryshme njerėzish nė pozita tė ndryshme shoqėrore. Nėse ky sistem ėshtė i paracaktuar, ata qė i pėrkasin shkallės sė ulėt, duhet tė qėndrojnė gjithmonė nė pozicionet e tyre. Si rrjedhim pabarazia shoqėrore pėrjetėsohet sipas urdhrit tė vullnetit hyjnor. Skllavi duhet tė jetė skllav pėrgjithmonė! Klasa drejtuese gėzon pushtetin dhe privilegjet si dhurata tė Zotit, tė cilat vetėm mėkatari mund tė guxojė t'ua marrė.3

"Doktrina e Karmės - thotė John Gunter, - ka pasoja tė konsiderueshme politike. Ėshtė e qartė se ajo mishėron njė formė ekstreme fatalizmi, qė pengon ambicien4". Nė tė vėrtetė teoria e Karmės i mban tė shtypurit nė varėsi tė vazhdueshme. Kjo teori nuk e vė re, se varfėria ėshtė nė fakt faj i shoqėrisė – njė shoqėri ku lakmitari dhe dinaku shfrytėzojnė dhe ngrihen nė majė. I varfri duhet tė pranojė zinė e urisė dhe mjerimin, sepse ai nuk ka ushqim tė mjaftueshėm dhe nuk ka energji tė ngrihet dhe tė bėjė revolucion. Ai duhet tė pranojė atė qė i jep jeta dhe kėshtu ai thotė: "Ėshtė Karma ime qė unė tė jem kėshtu". I pasuri vendos: "Ėshtė Karma ime. Duhet tė kem bėrė vepra tė mira nė njė jetė tė mėparshme dhe tani po korr shpėrblimet e veprimeve tė mia tė kaluara". Si rrjedhim Karma i pranon gjėrat ashtu si janė. Ajo nuk e pranon revoltėn kundėr tiranisė; ajo e parandalon njeriun nga krijimi i fatit tė tij. Duke qenė fatalistė, tė varfrit nė Indi besojnė, se vuajtjet e tyre janė njė dėnim pėr mėkatet, qė kanė bėrė nė jetėn e mėparshme. Nėnshtrimi pa kundėrshtim ėshtė e vetmja e mirė. Indoktrinimi ishte aq i plotė, sa shumė rrallė kishte njerėz, tė cilėt e pranonin idenė e revoltės.

Pothuajse tė gjithė Gurus dhe Pujaris brahmanė besonin nė shenjtėrinė e "paprekshmėrisė", njė degėzim i sistemit tė kastės. Edhe nė vitin 1969 Shri Shankaracharja i Jagannathpuri e ka justifikuar paprekshmėrinė si njė ēėshtje tė fesė, nė sammelanin Vishėa Hindu qė u mbajt nė Kashi, Banaras.5

Si fillim ligji i Karmės kishte kuptimin: Ē'tė mbjellėsh do tė korrėsh. Faktikisht zinxhiri shkak - pasojė ka shumė pak lidhje me zinxhirin e rimishėrimeve, qė ėshtė krejtėsisht imagjinar. Por teoria e zvetėnuar e Karmės, madje dhe ndikimi i saj psikologjik, duket se aktualisht po e errėson nė mėnyrė tė volitshme parimin e drejtėsisė shoqėrore. Disiplina u rrėnjos pak nga pak nė mendjet e hindusve nėpėrmjet mėsimeve elementare tė ligjit tė Karmės. Nėse gjėrat nuk shkonin si duhet, njeriu po paguante pėr gjėrat e gabuara qė kishte bėrė nė jetėn e kaluar. Nėse njeriu ecte nė jetė, ai po korrte frytet e veprave tė mira qė kishte bėrė mė parė. Ligji i Karmės i jepte njeriut ndjesinė, se e djeshmja ishte e lidhur me tė sotmen, ashtu si e sotmja me tė nesėrmen, nė njė cikėl qė nuk mbaron asnjėherė. Pėr ata qė besojnė nė rimishėrim, rrugėt e jetės janė penale dhe jo rregulluese, ku ēdo shpirt njerėzor u jep jetė [tetėdhjetė e katėr lakhs (njė qindmijė)] 8 400 000 trupave radhazi – trupave tė qenieve tė tjera njerėzore, tė kafshėve, zogjve, peshqve, bimėve e tė tjera tė ngjashme. Kjo pėrvojė e lodhshme dhe e pafund e ciklit tė lindjeve e mbush mendjen e besimtarit me tmerr.

Doktrina e Karmės ka disa nėnkuptime antishoqėrore. Ajo nuk merr parasysh ndikimin e forcave shoqėrore nė lidhje me gjendjen e vėshtirė tė njė personi. Si pasojė, kjo pikėpamje shkakton njė lloj indiference ndaj vuajtjeve tė njerėzve tė tjerė, pėr arsye se vuajtja e secilit interpretohet sipas veprimeve tė jetės sė kaluar. Kjo pikėpamje e bėn individin tė shkujdesur dhe tė paaftė pėr gjendjen e tij dhe tė padobishėm nė lidhje me gjendjen e njerėzve tė tjerė. Kur nuk ka ndonjė mėnyrė tė dukshme pėr ta pėrmirėsuar jetėn e tyre, njerėzit priren tė bėhen fatalistė, tė zbatojnė normat ekzistuese tradicionale dhe tė humbasin vullnetin pėr tė mėsuar gjėra tė reja, si rrjedhim duke e bėrė tė padobishėm nė mos jashtė pėrdorimit, virtytin e madh njerėzor tė krijimit.

Procesi i lindjes kėrkon ndryshimin e gjinisė. Njeriu mund t'ia atribuojė ndryshimin aktual tė tij nga njė qenie tjetėr njerėzore, disa shkaqeve tė jetės sė mėparshme, por ku ishin veprimet qė shkaktuan ndryshimin e gjinisė tek ēifti i parė nga ku kanė ardhur kėta grumbuj njerėzish? Ndryshimi mes djalėrisė dhe atėsisė ėshtė njė sekuencė tjetėr, qė mund tė ketė ekzistuar qė nė fillimet e jetės. Si do t'i shpjegojmė kėta ndryshime, kur nuk kishte jetė tė mėparshme dhe si pasojė asnjė veprim tė mėparshėm?

Sipas teorisė sė Karmės, zakonet tona tė kėqija janė krijuar si fryt i disa veprimeve tona tė kaluara. Kjo nuk mund tė zhbėhet dhe tė gjitha forcat tona pėr ta bėrė kėtė do tė jenė tė kota. Nėse unė kam kryer disa gjėra tė gabuara nė njė jetė tė mėparshme, si pasojė duhet tė vuaj pasojat e tyre nė jetėn e tanishme dhe tė gjitha pėrpjekjet e mia pėr tė qenė i lirė prej tyre janė thjesht pėr ta demaskuar atė teori. Nėse A-ja plagoset nga B-ja, sipas konceptit tė Karmės, kjo ndodh pėr tė shlyer disa plagė tė marra nga B-ja prej A-sė nė ekzistimin e mėparshėm. Si rrjedhim ofendimi bėhet njė justifikim nė sytė e keqbėrėsit! Njeriu nuk duhet tė jetė falėnderues ndaj njė mirėbėrėsi, sepse njeriu merr nga ata, atė qė njeriu u kishte dhėnė atyre si bamirėsi nė jetėn e mėparshme. Kur ēdo veprim i njeriut – i ligėsisė dhe korrupsionit, i bujarisė dhe dashurisė e kėshtu me radhė – detyrohet tė konsiderohet nė mėnyrė tė pashmangshme si vijues dhe i patjetėrsueshėm, ėshtė e sigurt se ligjet e shoqėrisė dhe zbatimi i tyre do tė bėhen trillet e atyre qė e pėrdorin kėtė autoritet. Si rrjedhin teoria ėshtė shumė e pafavorshme pėr rritjen e moralit tonė.

Pozicioni i tė paprekshmėve, Dalits dhe Bahujans, u bazua nė njė filozofi tė sajuar dhe njė teologji djallėzore. Doktrina e Karmės u formulua me shkathtėsi, pėr tė kanonizuar pabarazinė e njeriut nga lindja gjer nė vdekje, madje dhe mė vonė. Mendėsia e tė varfėrve, tė paditurve dhe tė dėbuarve u fut nė grackė pa asnjė rrugė shpėtimi. Koncepti i tė drejtave tė njeriut ishte joekzistent dhe nė njė rend tė tillė socio-fetar praktikimi i tij nuk mund tė shpresohej. E gjitha kjo u pėrsos me kėto dėrdėllisje filozofike, se duke e ngatėrruar mendjen e njeriut tė thjeshtė, ai nuk mund tė dalė asnjėherė prej saj. Psikika njerėzore u bė viktimė e kontradiktave dhe epėrsia e kastės u bė e shenjtė pėrtej fuqisė sė shoqėrisė civile dhe ligjeve tė shtetit.

Shkurtimisht doktrina e Karmės u pėrdor qėllimisht si njė instrument delikat por i fuqishėm, pėr tė justifikuar dhe pėrjetėsuar pabarazinė dhe shfrytėzimin. Ajo ka shkaktuar goditjen e vetme mė tė madhe tė strukturės shoqėrore indiane. Me njė pėrpjekje tė vetme njerėzve u ėshtė thėnė, se sado tė pėrpiqen pėr ta pėrmirėsuar fatin e tyre, ata nuk mund tė arrijnė asgjė, pėr shkak tė mėkateve tė grumbulluara tė sė kaluarės. Prandaj ėshtė mė mirė t'i dorėzohesh fatit dhe tė vuash duke bėrė shlyerjen, sepse kjo ėshtė e vetmja zgjidhje! Nuk ėshtė habi, qė skllevėrit ta shijojnė skllavėrinė e tyre, duke pasur kėtė besim.

Njė shqyrtim i kujdesshėm tregon, se nėnkuptimet shoqėrore tė doktrinės sė rilindjes sė shpirtit janė njė fenomen absurd. Sipas konceptit tė Karmės, njė qenie njerėzore mund tė ketė qenė kafshė nė jetėn e mėparshme. Natyrisht njė kafshė qė ka qenė njė qenie njerėzore, mund tė ketė kryer vepra tė kėqija. Kjo krijon njė rreth tė lig. Pėrkrahėsit e kėtij besimi nuk mund tė caktojnė ndonjė formė pėr krijesėn e parė, sepse ēdo brez nėnkupton se ka pasur njė brez paraardhės, kėshtu qė brezi pasues mund tė konsiderohet si pasoja e brezit tė mėparshėm. Kjo ėshtė absurde.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Karma

Mesazh  Hagel prej 04.03.15 22:48


Per te njohur Karmen Personale ekziston nje metode e thjeshte dhe qe nuk kushton asgje = shikojeni Jeten tuaj te tanishme (prezente) !
avatar
Hagel

107


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi