Kam Ftohte

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kam Ftohte

Mesazh  benardi prej 08.03.12 10:07

KAM FTOHTE

qetesia shtrihej ne agim te perenduar
me renkim te mbytur po psheretinte
gezimin e fikur e mbante ne duar
me ngasherim te plakur qetesine fshinte

dore e mjegullt,turbull mbi udhe
e pashprese dremiste,ballin rrudhe
ne cast u mbet ne terr pa hije
u mek,u vak si prej pleqerie

ditet u dehen,nisen e shperthejne
une fle me gjumin ne afrim
ata qeshin serish e perdellejne
une kam ftohte,yjet fik ne harrim

ZONJA SHPIRTIT ELEONORE

(nga libri: DUKE VOZITUR MOSKTHIMIN)
avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi