FMN e ka shkaktuar luftėn e Jugosllavisė?

Shko poshtė

FMN e ka shkaktuar luftėn e Jugosllavisė?

Mesazh  Jon prej 01.03.12 20:54

FMN e ka shkaktuar luftėn e Jugosllavisė?



Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė pjesėrisht fajtor pėr luftėn nė Jugosllavi, thuhet nė njė memorandumi sekret tė vitit 2009, tė Institutit amerikan pėr Analiza Strategjike "Stratfor".

Nė memorandum - i cili pėrmban gjetjet e analistėve nė terren, nga rajonet e ish-Jugosllavisė - thuhet se masat e kursimit qė FMN ia ka imponuar ish-Jugosllavisė para lufte, kanė shkaktuar trazira sociale qė janė fajtore pėr luftėn.

Pėr kėtė arsye, "Stratfor" udhėzon analistėt e saj qė tė jenė veēanėrisht tė ndjeshėm ndaj ēėshtjeve sociale nė rajon.

"Pėr shkak tė recesionit global, janė tė rėndėsishėm treguesit ekonomikė nga rajoni. Kini kujdes nga trazirat pėr shkak tė krizės nė tė cilėn marrin pjesė punėtorėt dhe sindikatat. Mos harroni se masat e kursimit tė FMN-sė, qė i janė imponuar Jugosllavisė, janė pjesėrisht fajtore pėr luftė. Duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr ēfarėdo pakėnaqėsie sociale, tė motivuar nga ekonomia”, thuhet nė memorandumin tė cilin e ka publikuar “WikiLeaks”.

Gjithashtu, aty theksohet se duhet tė kemi kujdes nga deklaratat ekonomike qė vijnė nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia.

Pėr analistėt nė “Stratfor” janė tepėr tė rėndėsishme sinjalet qė Evropa perėndimore jep mjete pėr ndihmė dhe zhvillim tė rajonit, si dhe vizitat e FMN-sė nė shtetet e rajonit.

"Kini kujdes nga problemet nė sektorin bankar, ēfarėdo pėrmendje tė bankave tė huaja nė rajon qė bėjnė diēka tė pazakontė, si mbyllja e vendeve tė punės apo parandalimi i investimeve", thuhet nė memorandum.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi