Arratisja e vėrtetė e trurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arratisja e vėrtetė e trurit

Mesazh  Valtoni prej 29.02.12 15:24

Arratisja e vėrtetė e trurit.



Tė shpėrqendruar njė nė dy orė.

Nga Universiteti i Harvardit, njė studim mbi “endjen” e trurit. Nė punė, nė kompjuter apo televizor, gjysmėn e kohės mendojmė pėr tė tjera gjėra. Vetėm seksi dhe fėmijėt i mbajnė mendimet pėrkrah realitetit

Si ėshtė realiteti pėrballė fantazisė?

Duket se e tashmja pėr trurin tonė ėshtė si njė lloj kafazi, nga i cili ajo dėshiron tė arratiset. Gjysmėn e kohės kur jemi zgjuar e kalojmė duke menduar pėr diēka tė ndryshme nga puna ku jemi pėrqendruar. Nė Universitetin e Harvardit, autorėt kanė arritur tė dizajnojnė njė hartė pėr navigimin e mendjes, tė quajtur “mind wandering”.

Studimi i Matthew Killingsworth dhe Daniel Gilbert qė ka dalė nė revistėn “Science”, ka arritur nė pėrfundimin se: “Nė krahasim me kafshėt e tjera, njeriu e kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės duke menduar pėr gjėra qė nuk po ndodhin pėrreth tij: duke sjellė ndėrmend ngjarje qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn, qė mund tė ndodhin nė tė ardhmen, ose qė ndoshta nuk mund tė ndodhin asnjėherė”. “Arratisja” e mendjes, sipas kėrkuesve, ėshtė mėnyra dominuese e trurit, ajo qė ndodh automatikisht atėherė kur pikėrisht nuk jemi tė detyruar tė angazhohemi. Si tė “shpėrqendruar” kalojmė 46.9 pėr qind tė ditėve tona, dhe ka vetėm njė aktivitet ku zbresim poshtė 30 pėrqindėshit: ai seksual. Puna, kompjuteri, televizioni dhe bisedat janė sfondi ideal pėr arratisjen e trurit. Tė bėsh sport, tė luash, tė dėgjosh radion, tė kujdesesh pėr trupin tėnd dhe fėmijėt, janė detyra qė e mbajnė mendjen relativisht tė lidhur me realitetin. “Nė kėtė zbulim nuk ka asgjė tė ēuditshme.

Arratisja e mendjes ka qenė shumė e pahapur, sepse tė ndalosh mendimin ėshtė e pamundur. Truri i njeriut ėshtė bėrė pėr tė punuar pa pushim”, tregon Maria Brandimonte, autore e librit “Shpėrqendrimi” dhe docente psikologjie nė Universitetin e Napolit. “Sa mė impenjative tė jetė detyra qė bėjmė, aq mė shumė mendja jonė do tė ketė shtysa interesante pėr tė ndjekur.

Pėrqendrimi mbetet mė i lartė nė aktivitetet qė na pėrfshijnė emocionalisht siē ėshtė ai seksual”. Pėr tė ndjekur rrjedhėn e mendimeve tė 2250 vullnetarėve, psikologėt e Harvardit kanė pėrdorur njė mjet krejtėsisht tė ri pėr disiplinėn e tyre: Iphone me njė aplikacion tė bėrė vetėm pėr ta. Gjatė ditės subjektet nė studim vazhdimisht duhet tė tregonin pėrmes internetit aktivitetin qė ishin duke kryer dhe sa tė pėrqendruar ishin apo jo nė tė. Shpesh, nė 42.5 pėr qind tė rasteve, mendja tėrhiqej nga mendime tė kėndshme jo pėr gjėrat qė ata ishin duke bėrė. Nė 26.5 pėr qind tė rasteve shpėrqendrimi lidhej me mendime jo tė kėndshme dhe nė 31 pėr qind tė rasteve imagjinata ishte “neutrale”. Nė kompleks, fakti i mos pėrqendrimit shkakton ndjesinė e frustrimit, aq sa dy kėrkuesit e kanė titulluar artikullin tyre: “Njė mendje e papėrqendruar ėshtė njė mendje e trishtuar”.
Ndoshta do tė jetė ky motivi, sugjerojnė autorėt, pėr tė cilin shumė “filozofi dhe besime na mėsojnė se lumturia konsiston te realiteti: jetimi i tij dhe pėrqendrimi duke i rezistuar shpėrqendrimit. Faktikisht, njė tjetėr aktivitet pėrveē tė bėrit dashuri, ka treguar se ėshtė i pathyeshėm pėrballė mendimeve sporadike: lutja e bashkuar me meditimin.

Shpėrqendrimi nė punė, mė shqetėsuesi
E keni vėnė re kur telefoni nuk pushon kurrė sė rėni, kolegu pėrkrah nuk pushon sė foluri, shefi nuk ju lė rehat. Nėse kjo pėrshkruan ambientin e punės suaj, atėherė mund tė keni probleme me pėrqendrimin.

Tani ėshtė vėrtetuar se shpėrqendrimi mund tė ēojė nė njė humbje produktiviteti dhe njė ndjenje frustrimi. Pėr fat, ka mėnyra pėr tė shmangur shpėrqendrimin nė punė, tė paktėn ato qė tė pengojnė tė punosh mė mirė. Pėr tė shmangur shpėrqendrimin qė nis para se ju tė filloni punėn, mund tė jetė e nevojshme tė pėrshtatni programin tuaj tė mėngjesit: sė pari evitoni kontaktet vizive dhe fizike me kolegėt. Nėse dikush qė ėshtė ngjitur me ju iu flet, do ta keni mė tė vėshtirė tė pėrqendroheni. Njė tjetėr mėnyrė pėr pėrqendrimin nė punė bazohet nė caktimin e kufijve me familjen dhe miqtė.

Telefonat personale dhe e-mailet mund tė bėhen shkak pėr tė penguar mėnyrėn se si rrjedhin ngjarjet nė punė. Ėshtė parė se telefonatat tė shkėpusin shumė herė nga angazhimet gjatė ditės. Ėshtė mirė qė t’i bėsh gjatė pauzave, pushimit tė drekės apo gjatė kohės sė kafesė. Nė fund pėr tė shmangur “arratisjen” e trurit nė axhendat moderne tė punės ėshtė e nevojshme tė pėrdorėsh edhe teknologjinė.

avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi