Alienet mund te perdorin robote per te na pergjuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Alienet mund te perdorin robote per te na pergjuar

Mesazh  Zattoo prej 27.02.12 19:28

Jashtėtokėsorėt mund tė shfrytėzojnė robotė inteligjentė pėr tė na pėrgjuar!



Astronomi Seth Shostak, i cili punon nė projektin SETI (Shėrbimi pėr hulumtimin e inteligjencės jashtėtokėsore) nė Kaliforni, ka thėnė se gjatė gjurmimit tė jashtėtokėsorėve duhet shqyrtuar edhe mundėsia se ėshtė e mundur qė qeniet jashtėtokėsore veprojnė nėpėrmjet robotėve tė ndjeshėm.

Shostak mendon se njerėzit kanė shanse mė tė mėdha tė marrin sinjale nga robotėt tė cilėt i pėrdorin jashtėtokėsorėt, sesa sinjalet e formės biologjike.

Astronomi i njohur tha se gjurmimi i deritashėm i jashtėtokėsorėve ėshtė bazuar kryesisht nė rregullin standard tė biokimisė, respektivisht ka qenė e bazuar nė supozimin se krijesat jashtėtokėsore janė tė gjalla. Megjithatė, ai mendon se astronomėt ndoshta kanė parė ekzistencėn e “makinave tė gjalla” nė hapėsirė.

Shkencėtari, nė tekstin tė cilin e publikoi revista Acta Astronautica tha se evolucioni mund tė zgjasė dhe nevojitet shumė kohė qė tė vijė deri tek komunikimi ndėrplanetar, por teknologjia zhvillohet shumė mė shpejtė dhe ėshtė e mjaftueshme qė vetė teknologjia tė takojė llojin tė cilin edhe e ka zhvilluar, shkruan Daily Telegraph.

Shostak tha se nėse shikojmė periudhėn kohore qė kemi lėnė pas vetes, do tė shohim se nė njė moment kemi shpikur radion, ndėrsa nė momentin tjetėr kemi pasur tė gjitha aparatet teknike pėr tė shėtitur nėpėr hapėsirė.

Mu ky zhvillim i teknologjisė dėshmon se jemi tė aftė tė zhvillojmė makina inteligjente, thotė shkencėtari.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi