Super Toka-planeti i ri i pėrbėrė nga uji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Toka-planeti i ri i pėrbėrė nga uji

Mesazh  Valtoni prej 25.02.12 10:26

Zbulohet “Super Toka”, planeti i pėrbėrė nga uji.



Astronomėt konfirmuan zbulimin e njė klase tė re planetėsh. Bėhet fjalė pėr planetin e quajtur GJ 1214b, tė cilin shkencėtarėt e pagėzuan me emrin “Super Toka”.

Planeti u pikas nga teleskopi Hubble. Pamjet konfirmojnė praninė e ujit nė tė nė sasi shumė tė mėdha. Uji ndodhet kudo, madje edhe nė atmosferėn e trashė dhe tė lagėsht tė planetit.

“Gj 1214b nuk ka krahasim me asnjė planet tjetėr qė nė njohim deri mė tani”, thotė Zachory Berta, shkencėtari udhėheqės i studimit nga “Harvard Smithsonian Center for Astrophysics”.

Super Toka u zbulua pėr herė tė parė nė vitin 2010. Nė atė kohė u dyshua se atmosfera e tij pėrbėhej nga uji ose nga njė mjegull e dendur, e ngjashme me atė qė mbulon Titanin, satelitin natyral tė Saturnit.

Grupi i astronomėve tė udhėhequr nga Zachory Berta rianalizuan atmosferėn e Gj 1214b duke pėrdorur edhe teknologji mė tė pėrparuar tė teleskopit Hubble. Rezultati ishte zbulimi i njė atmosphere me densitet mė tė qendrueshme se atmosfera qė pėrbėhet nga mjegullat. Pėrllogaritjet arritėn nė pėrfundimin se planeti i ri, me pėrmasa mė tė mėdha se Toka, por mė tė vogla se Jupiteri, ka mė shumė ujė se planeti ynė.

Por uji nė Super Tokėn ėshtė i shpėrndarė masivisht nė atmosferė nė formėn e “akullit tė nxehtė”. Temperatura nė kėtė planet ėshtė e lartė.

“Temperaturat e larta dhe presioni nė nivele tė larta formojnė atė qė ne e quajmė ‘akulli i nxehtė’, ose ndryshe ‘uji superfluid’, substanca kėto krejtėsisht tė huaja pėr ne dhe eksperiencėn tonė cdo ditė kėtu nė Tokė”, thotė profesor Berta.

Planeti ėshtė nė njė distancė “tė afėrt” me Tokėn, nė krahasim me zbulimet e tjera. Ky fakt e bėn atė njė ndėr kandidatėt potencial pėr tė qendruar nėn vėzhgim nga njė teknologji mė e pėrparuar e teleskopėve, ai “James Webb Space Telescope”, i parashikuar pėr t’u hedhur nė hapėsirė nė fund tė kėsaj dekade.
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

64


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Super Toka-Planet i ri i perber nga uji .

Mesazh  Tanki prej 25.02.12 20:18

Mund te na tregoni se sa vjet largesi drite i ka ky planet nga Toka .
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

217


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Super Toka-planeti i ri i pėrbėrė nga uji

Mesazh  Valtoni prej 25.02.12 20:53

Fatekeqesisht, nuk e kame nje informate te atille!
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

64


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi