Hebrenjte ne Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hebrenjte ne Shqiperi

Mesazh  Anon prej 25.02.12 4:02

Kjo figuron si aleance ne mes shqiptareve dhe hebrenjve gjate holokaustit.

A mendoni qe kjo ka ndikuar shume ne perkrahjen e SHBA-ve karshi shteteve shqipetare?

Hebrenjtė dhe shqiptarėt njė lidhje qė i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi nė Aushvic bėn pjesė tashmė nė kujtesėn e popujve. Kjo mikpritje ka marrė vlerėsim pėrtej kufijve duke e renditur popullin tonė pėrkrah mbėshtetėsve dhe mbrojtėsve tė shumė personave madje edhe familjeve qė gjetėn strehė duke i shpėtuar vdekjes sė sigurt.

Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe ēėshtja e hebrenjve u cilėsua si njė ēėshtje e brendshme. Shumė vite pas, ende familjet shqiptare ruajnė kujtimet, kanė marrė vlerėsimet dhe madje mirėnjohjen e atyre qė shpėtuan nėn mbrojtjen e shqiptarėve. Nuk janė shumė, madje me certifikatėn e mirėnjohjes “Tė drejtė midis popujve”.

Njė prej kėtyre familjeve ėshtė familja Nosi nė Elbasan. Nipi i kėsaj familjes Skėnder Kosturi sjell kujtimet e nėnės sė tij Adelinės, e cila u nda nga jeta pak kohė mė parė. Nė kėtė familje ka jetuar njė hebre, Marko Manehami, i cili nėpėrmjet njė letre ka treguar historinė e tij, por edhe vlerėsimin pėr familjen Nosi qė e mbajti dhe e mbrojti nė ēdo rast.

Njė tjetėr rast i njohur pėr strehimin e hebrenjve ėshtė familja Biēaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanė mbetur dėshmitarė, pasi shumica prej tyre emigruan nė mundėsinė e parė drejt Amerikės apo vendeve tė tjera.

Njė prej tyre nė kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj, tė cilėt ruajnė edhe kujtime tė bukura nga pėrpjekjet pėr t’u fshehur. Njė prej tyre nė shtėpinė e Biēakajve u bė baba.

Hebrenjtė e Luftės sė Dytė BotėroreGjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Elbasan u strehuan dhjetėra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanė qenė edhe pritėsit e familjeve hebreje, tė cilat kėrkonin t’i shpėtonin genocidit nazist.

Mes familjeve qė strehuan hebrenj pėrmenden familja e madhe e Biēakēinjve, Shuteriqėt, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorėt e lagjes “Kala” i mirėpritėn pasi panė tek hebrenjtė besimin dhe respektin qė kishin ata pėr shqiptarėt. Edhe pse pushtuesit gjermanė ishin tė rrezikshėm dhe mund tė masakronin familjet e tyre, ata sėrish ruajtėn traditėn shqiptare tė besės.

Gjatė periudhės sė luftės hebrenjtė kanė qėndruar brenda katėr mureve tė shtėpive ku strehoheshin. Jo vetėm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera tė kėsaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore pėr hebrenjtė.

Pas pėrfundimit tė luftės ata u rikthyen nė Elbasan duke ju ofruar ndihmė banorėve tė kėsaj lagjeje. Hebrenjtė i ndihmuan mė pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj.

Miqėsia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonė. Hebrenjtė u vlerėsuan si njerėz tė zgjuar, tė suksesshėm dhe tė respektuar nga tė gjithė.

DėshmitėMark Menahemi do tė hynte nė historinė e familjes Nosi nė Elbasan, pasi u mirėprit dhe u strehua tek kjo familje duke ndjekur nga afėr edhe arrestimin dhe pushkatimin e Lef Nosit. Nė njė letėr qė ai i dėrgon familjes Nosi, (pas vitit 1994) fėmijėve tė doktor Nosit, Grigorit, Rudit e Vasos, shkruan disa nga peripecitė qė hoqėn ai dhe tė gjithė bashkė nė ato ditėt para se ta arrestonin Lef Nosin.

Ndėr tė tjera nė kėtė letėr, njė kopje tė sė cilės e ruan djali i Adelinės, Skėnder Kosturi, thuhet se: “Nė qershor tė vitit 1944 gjermanėt mė ndiqnin meqė kishin marrė informata se unė isha izraelit. Unė ika nga Cėrriku nė Elbasan dhe u strehova, sipas rekomandimeve, nė shtėpinė e familjes Nosi.

Nė fillim kam jetuar nė shtėpinė e tyre, ku jetonin Vasil Nosi me gruan e tij, vėllai i tij, doktor Steliano Nosi, nėna e tyre Eleonora, qė u bė edhe nėna ime, dhe kohė pas kohe vinte motra e tyre Adelina Kosturi e martuar nė Tiranė dhe nė tė njėjtin oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenė njeri nga tė tre Regjentėt e Shqipėrisė nė periudhėn shtator 1943-nėntor 1944.

Mė vonė, kur gjendja u bė e vėshtirė, kalova nė fabrikėn e alkoolit tė familjes Nosi jashtė Elbasanit, ku kisha njė dhomė dhe ēdo ditė dikush nga familja mė sillte ushqime. Nė kėtė kohė arrestohem nga njė oficer i Gestapos dhe Vasil Nosi bėri pėrpjekje maksimale pėr tė mė shpėtuar kur ndodhesha nė qelitė e burgut tė Elbasanit.

Transferimi i oficerit mė tė egėr tė Gestapos nė Tiranė bėri qė ai tė mundej tė mė lironte. Ata mė pas mė strehuan nė spitalin e tyre nė Llixhat e Elbasanit, ku kujdeseshin pėr mua. Pas 29 nėntorit 1944, kur komunistėt morėn pushtetin, unė qėndrova tek Nosėt, tė cilėt mė donin shumė dhe mė propozuan tė qėndroj nė Shqipėri dhe tė punoj nė fabrikė. (Mark Menahemi ishte njė inxhinier specialist i disa fushave).

Mbėrritja e komunizmitNė letėr ai tregon edhe ditėt kur Lef Nosi nuk ishte arrestuar ende dhe ndihmėn qė i kanė dhėnė atij disa njerėz, por edhe tradhtinė e tė tjerėve. “Komunistėt kėrkonin tė tre regjentėt qė ishin nė krye tė shtetit gjatė okupacionit gjerman pėr t’i dėnuar me vdekje.

Vasili m’ u lut pėr tė fshehur xhaxhanė e tij Lefin. Vasil Nosi, Steliano dhe unė vajtėm nė shtėpinė e njė mėsueseje, Fahrie Averiqi, nė rrugėn e Kavajės nė Tiranė, me ndihmėn e mikut tė tyre Xhemal Farka. Qėllimi ishte qė tė ndėrmjetėsonim tek Nako Spiru, qė Lefi tė dorėzohej vullnetarisht, sepse duke u dorėzuar vullnetarisht, nuk do ta dėnonin me vdekje. Unė nuk isha dakord sepse diēka nuk shkonte dhe fatkeqėsisht doli fjala ime.

Ato ditė Nakoja kishte ikur me shėrbim nė Moskė dhe atėherė Lefi kėrkoi tė dorėzohej nėpėrmjet nipit tė njė mikut tė vjetėr tė tij, figurė e shquar e historisė sonė kombėtare. I thashė Vasilit se nuk kisha besim tek ky person, pasi pėrpara se tė merrte grada nė ushtrinė partizane, kishte njė tė kaluar tė errėt me forca tė tjera ushtarake.

Pavarėsisht nga kėto dyshime, rreth orės 9 tė mbrėmjes duhet t’ia dėrgonin Lefin kėtij kapiteni tė ushtrisė partizane nė shtėpi. E hipėn nė makinė dhe, me tė kaluar urėn qė tė ēon tek rruga e Elbasanit, dy burra tė rinj u lėshuan me vrap pėr tė na ndaluar. Duke dredhuar nga Kryeministria, tek rruga e Durrėsit, e kthyem Lefin nė shtėpinė e mėsueses. Vasili shkoi vetė dhe e kontaktoi personin nė fjalė, i cili i qetėsoi dhe i tha t’ia sillte Lefin nė shtėpi. “Unė po tė pres nė shtėpinė pa drita” i kishte thėnė. E nxorėm Lefin pėr sė dyti. E pėrcolla unė dhe personi nė fjalė duke kujtuar qė unė mund tė isha Vasili, mė tha: “Mos u bėj merak tani Vasil”.

Por, sikurse na tregoi Lefi nė birucė, kur venim dhe e takonim, pas gjysmė ore pasi e lamė nė atė shtėpi, i kish thėnė: “Lef, tė kėrkojnė tek porta”, ai sa hapi portėn, e arrestuan. Tė njėjtėn mbrėmje u arrestuan edhe Vasil e Steliano Nosin, Xhemal Farkėn, por edhe unė megjithėse isha me pasaportė nė xhep, tė nesėrmen nė mėngjes duhej tė nisesha me njė vapor pėr nė Izrael ".

Titull mirėnjohjeje nga Izraeli

Dėnimi i Marko Menahemit, pse ndihmoi familjen Nosi

Marko Menahemi u dėnua me 4 vjet dhe bėri njė vit e gjysmė burg. Mė vonė shėrbeu si pedagog nė politeknikumin “17 Nėntori” dhe dha njė kontribut tė shquar nė shumė projekte madhore tė shfrytėzimit tė rezervave minerale natyrore tė vendit tonė.

Pas vitit 1990 iu plotėsua ėndrra pėr tė shkuar nė Izrael nė atdheun e tij. Nė vitin 1993 organizata Jatt Vashem nė Izrael, nė shenjė mirėnjohjeje pėr shpėtimin e jetės sė Marko Menahemit, i akordoi dr. Steliano Nosit, Vasil Nosit dhe motrės sė tyre Adelina Kosturi, titullin e lartė “Tė drejtė midis popujve”.

Emrat e tyre janė tė gdhendur nė njė pllakė bronzi nė Muzeun e Holokaustit nė Jatt Vashem si dhe nė Washington. Titullin e ka tėrhequr nipi i familjes Nosi, Skėnder Kosturi. “Ishte viti 1992 kur na erdhi ftesa, nėna ime pėr shkak tė shėndetit nuk shkonte dot dhe vendosa tė udhėtoj unė drejt Izraelit.

Ishim 14 pėrfaqėsues nga e gjithė Shqipėria. Atje takova Mark Manehamin dhe hebrenj tė tjerė tė shpėtuar nga shqiptarėt. Kėtė aktivitet tė madh e ka sponsorizuar njė milioner amerikan Harvey Serner. Ai gjithashtu sponsorizoi realizimin e njė filmi dokumentar pėr jetėn e hebrenjve nė Shqipėri. Shqiptarėt protagonistė kanė edhe nga njė kopje tė kėtij filmi me tregimet e tė mbijetuarve.

Hebrenjtė nė MesjetėSipas tė dhėnave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, nė Elbasan ka jetuar njė komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmėt e para tė hebrenjve nė Elbasan hasen nė shekullin e XIII, ndėrsa nė fund tė shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre nė kėtė qytet.

Nė fund tė shekullit XV njė pjesė e hebrenjve tė pėrndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosėn nė qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janė vendosur nė lagjen “Kala” ku gjetėn mikpritjen dhe pėrkrahjen e popullsisė me traditė tė kėtij qyteti. Disa vite mė vonė hebrenjtė e Elbasanit ndėrtuan njė sinagogė ekzistenca e sė cilės vėrtetohet nga njė fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet nė muze.

Sipas studimeve dhe materialeve tė grumbulluara nga Visarion Xhuvani njė ndėr patriarkėt mė tė famshėm tė kishės ortodokse shqiptare, nė Elbasan ka ekzistuar njė vendbanim i madh hebrenjsh gjatė sundimit tė Perandorisė Osmane. Nė vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin njė sinagogė, e cila mė pas u pėrdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilės”.

Sipas historianėve dhe arkeologėve, hebrenj kanė banuar nė tė gjithė trevėn e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Nė afėrsi tė fshatit Xibrakė tė qytezės Belsh ndodhet njė varr guri, i cili mban emrin “Varri i Ēifutit”. Gojėdhėna tregon se varri i takon njė tregtari tė njohur ēifut tė kohės.

Nė vitin 1930, kohė kur u ndėrtua tregu kryesor nė Elbasan, u gjetėn monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnė se hebrenjtė e Elbasanit mbanin emra biblikė si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatė viteve tė fundit tė shekullit tė kaluar nė Elbasan u gjet njė pllakė guri nė formė trapezoidale nė sipėrfaqen e sė cilės janė skalitur disa rreshta me shkrim hebraik tė vendosur nė njė kornizė.

Pėrreth saj janė 6 yje me 6 cepa simbole tė Yllit tė Davidit. Gjurmė tė kulturės dhe piketimeve hebraike takojmė edhe nė ditėt e sotme nė lagjen “Kala”. Njė prej tyre ėshtė edhe sinagoga pranė shtėpisė sė Dhimitėr Shuteriqit. Megjithėse njė pjesė e mirė e objekteve janė dėmtuar, kanė mbetur shenja tė ekzistencės sė objekteve fetare hebraike si dhe tė bashkėekzistencės sė komunitetit hebre, i cili u mirėprit dhe u pranua nga banorėt e Elbasanit.

Familja Biēaku, nderimi nga komuniteti hebreShqiptarėt qė strehuan nė shtėpinė e tyre 26 hebrenj

“.....Historia me hebrenjtė nė fshatin Qarrishtė fillon nė shtator tė vitit 1943. "Dimri ishte tepėr i ashpėr, sidomos nė kėtė zonė tė largėt malore dhe binte shumė dėborė", kujton Muhamet Biēaku. Pėr javė tė tėra 26 hebrenjtė u strehuan nė dhomat e shtėpisė sė Biēakajve, duke fjetur bashkė nė ato pak dhoma dhe duke ngrėnė ato pak gjėra qė kishte familja; kryesisht bukė misri, gjizė dhe pastėrma (mish tė tharė).

“Por miqtė ishin nė besė. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun tė shenjtė dhe ata nuk mund tė dorėzoheshin nė ēfarėdo rrethane qė tė ishin”, rrėfen Muhameti, i cili nė atė kohė ishte rreth tė 20-ave. “Nuk pranonin tė rrinin pa punuar, megjithėse miku sado gjatė tė jetė mysafir, nė bazė tė kodit zakonor nuk duhet kurrsesi tė punojė", vazhdon Biēaku.

Pas ēlirimit dhe pas gati dy vjetėsh qėndrimi nė fshehtėsi, 26 hebrenjtė mund tė lėviznin dhe tė iknin nga Qarrishta e largėt. Ndarja nuk ishte aspak e lehtė, madje e dhimbshme, pasi tė gjithė ishin familjarizuar me njėri-tjetrin.

Njėri nga hebrenjtė, Majo Aurest, qė tani jeton nė Argjentinė, ka madje njė kujtim tepėr tė rrallė nga Qarrishta dhe Shqipėria. Gruaja e tij lindi njė vajzė aty nė shtėpinė e Biēakajve. Megjithatė, hebrenjtė qė u strehuan nė Qarrishtė u shpėrndanė nėpėr botė, dikush nė Rusi, njė tjetėr nė Argjentinė, disa nė Amerikė dhe vetėm Rafael Faragi ėshtė sot nė Haifa tė Izraelit, nė atdheun e hebrenjve…..”.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi