Prostitucioni, a ekzistonte nė tempujt antikė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Prostitucioni, a ekzistonte nė tempujt antikė?

Mesazh  Valtoni prej 24.02.12 15:50

Prostitucioni, a ekzistonte nė tempujt antikė?



“Prostitutat e shenjta” nė Jerusalem, seksi nėpėr tempujt e lashtė pėr nder tė Afėrditės? Shumė autorė tė lashtėsisė e pėrshkruajnė tė ashtuquajturin prostitucion i shenjtė, me terma shumė tė ashpėr.

Por nė fakt bėhet fjalė thjesht pėr legjenda, apo ka diēka mė shumė nė to? Disa historianė janė duke u pėrpjekur tė gjejnė ndonjė thelb tė vėrtetė nė tėrėsinė e burimeve dhe fjalėve qė vijnė nga e shkuara…


“Zakoni mė i shėmtuar nė Babiloni, shkruan historiani Herodot (qė mendohet se ka jetuar nė vitet 490–425 para Krishtit) ėshtė pėrhapja e praktikės sė prostitucionit nė tempullin e Ishtarit.

Tė gjitha gratė e vendit duhej qė njė herė nė jetėn e tyre tė shkonin nė kėtė tempull dhe t’u jepeshin fizikisht tė huajve nė kėmbim tė parave.

Mė pas historiani vazhdon: “Kėshtu drejt tempullit vinin vazhdimisht nė karroca tė mbuluara gra tė pasura dhe shumė kryelarta pėr tė kryer ritin”.


Mendohet qė nė aktivitete tė tilla ishin pėrfshirė edhe persėt nė Detin e Zi. Sipas gjeografit grek, Strabon, “vajza tė virgjėra rreth 12 vjeēe i dedikoheshin kultit tė prostitucionit. Ato u jepeshin tė huajve me shumė miqėsi dhe madje i zbavitnin”. Zakone tė tilla i gjejmė edhe te hebrenjtė.

Nė Testamentin e Vjetėr ka shumė pasazhe ku pėrmenden “Qadeshet”, njė fjalė pėr praktikantėt meshkuj dhe femra tė kultit.
Bibla i cilėson ata si “dashnorė”. Nė librin e 5 tė Moisiut, prostitutat meshkuj ndaloheshin qė t’i jepnin paratė e tyre “Shtėpisė sė Yahwes”.

Kėrkime tė ndryshme nė kėtė lėmė, qė janė bėrė gjatė shekullit tė kaluar, kanė zbuluar shumė referenca, qė nė fakt mbeten misterioze.
Shumė shpejt u konsiderua njė fakt qė priftėrinjtė nė botėn lindore kryenin zhvirgjėrimet e detyruara tė femrave, apo se nė vendet e kultit ndodhnin akte prostitucioni apo ēiftėzime tė ēifteve tė ndryshme.

Sipas Enciklopedisė sė Teologjisė dhe Kishės, seksi nė tempuj ishte njė plagė morale dhe higjienike nė trupin e njerėzve.
Po a ėshtė e vėrtetė njė gjė e tillė?

Akademikė tė ndryshėm po merren aktualisht me shqyrtimin e legjendave erotike tė Antikitetit.

Sipas disa shkrimeve tė zbuluara rishtazi, del se akademikėt e dhjetėvjeēarėve tė shkuar e kanė ekzagjeruar paksa nė pėrshkrimin dhe etiketimin e fenomeneve tė tilla. Pėr shembull, nuk ka asnjė lloj prove nė mbėshtetje tė idesė sė ekzistencės sė ritualeve tė zhvirgjėrimit tė dhunshėm nėpėr vendet e kultit.

Ka nga ato shkencėtare femra qė po merren me ēėshtjen dhe mbajnė qėndrime edhe mė radikale.

Ato vėnė nė dyshim vetė ekzistencėn e fenomenit tė quajtur “prostitucioni i shenjtė”, duke e quajtur gjithė kėtė histori si njė tėrėsi gėnjeshtrash.

Sipas njė libri tė ri nė lidhje me kėtė subjekt, gjithēka ka nisur kur disa shkrimtarė grekė shpikėn sjelljet e ulėta dhe tė shthurura tė tė huajve, tė cilat binin nė kundėrshtim me moralin e lartė tė grekėve.
Po sipas autorėve, kjo shpikje e ndyrė nė epokėn moderne u shndėrrua pak nga pak nė njė mit. Ka studiuese, tė cilat janė tė bindura qė tė ashtuquajturat “prostituta tė shenjta” s’janė gjė tjetėr veēse produkt i fantazisė mashkullore.

Por pėr tė tjerė kėrkues ky ėshtė njė vlerėsim qė shkon pėrtej realitetit. Sipas tyre, edhe pse gjėrat janė zmadhuar, fenomeni ekzistonte nė tė vėrtetė.

Ata mendojnė se dikur ka pasur tempuj, tė cilėt kishin brenda edhe bordello, ose tempuj ku vajzat ndodheshin nė shkallėt mė tė larta tė hierarkisė fetare, madje ka pasur edhe prostituta profesioniste qė ua dhuronin paratė e tyre kulteve.

Aktualisht nė rrethet shkencore po merr zė gjithnjė e mė shumė debati nė lidhje me kėtė temė qė zhvillohet mes historianeve tė reja dhe profesorėve tė shkollave tė vjetra.

Tė parat i denoncojnė tė gjitha teoritė nė lidhje me prostitucionin e tempujve, ndėrsa tė dytėt vazhdojnė qė tė mbrojnė kėndvėshtrimin e tyre tė vjetėr e patriarkal.

Megjithatė, ajo pėr tė cilėn tė dyja palėt bien dakord ėshtė fakti se nė kohėt antike ekzistonte prostitucioni nėpėr rrugė, siē ndodh edhe sot e kėsaj dite. Zakonisht prostitutat e asaj periudhe ishin shumė tė lyera dhe mbanin mbi krye shalle tė verdhė pėr t’u dalluar.

Prostitutat e Athinės i reklamonin trupat e tyre nė rrėzė tė Akropolit. Edhe nė Romėn e lashtė kishte prostitucion nėpėr rrugė dhe madje Messalina, njė prostitutė shumė e famshme, u bė edhe Perandoreshė e Romės kur vuri kurorė me Perandorin Klaudius.
Nė tokėn besimtare tė piramidave ofroheshin gjithashtu shėrbime trupore nė kėmbim tė parave.

Prostitutat nė Egjiptin e lashtė ua fėrkonin klientėve tė tyre trupin me kremra dhe pomada epshndjellėse.

Mesopotamia ishte njė tjetėr vend i lashtė i njohur edhe pėr moralin e dobėt. Aty njė prostitutė me emrin Shamhat e njohur me emrin “qejfleshė”, qė shfaqet edhe nė “Epin e Gilgameshit”, argėtonte tė egrin Enkidu.

Edhe nė luginėn e Eufratit tė paktė ishin ata qė e kundėrshtonin pėrhapjen e njė zanati tė tillė. Nė njė pllakė prej dylli tė asaj periudhe tė zbuluar nė ditėt tona rrėfehet historia e njė gruaje tė re qė i priste klientėt nė shtėpinė e prindėrve.

Nė kėmbim ata i jepnin ushqime tė ndryshme. Por si ishte situata nė qytetet e shenjta? Ēfarė ndodhte pėrtej mureve tė tempullit tė Ishtarit? Pikėrisht ky ėshtė njė burim debatesh dhe kundėrshtish mes shkencėtarėve tė sotėm. Orienti i ka dedikuar ndėrtesa tė shumta perėndeshės sė seksit dhe dashurisė. Himne tė tėra janė krijuar pėr t’i thurur lavdi bukurisė sė saj tė pashoqe: “

Nė buzė ajo ėshtė e ėmbėl dhe jeta vetė gjendet nė gojėn e saj”, prostituta e Babilonisė.
Kulti i Ishtarit u pėrhap shumė shpejt edhe nė veri, sė pari nė Qipro, ku grekėt e ardhur erdhėn nė kontakt me perėndeshėn dhe e quajtėn mė pas Afėrditė.

Sipas njė miti grek, e bukura Afėrditė doli nga njė pikė e kuqe nė det, njė pikė e kuqe gjak dhe plot spermė.
Ishte vendi ku Cronosi, sundimtari i Titanėve, kishte hedhur gjenitalet e tė atit.
Perėndesha, “e lindur nga shkuma e detit”, nuk ishte e pafajshme, por njė qenie e mbushur me epsh.

Nė Uruk, 5000 vjet mė parė, pėr nder tė saj organizoheshin karnavale orgjiastike. Sipas disa informacioneve, nga ato kohė disa nga kėrcimtaret dhe aktoret femra qė merrnin pjesė nė kėto karnavale punonin edhe nė tempullin e Ishtarit.

Megjithatė nuk ka asnjė provė, apo asnjė shenjė qė tė vėrtetojė kryerjen e akteve seksuale dhe atyre tė fertilitetit nė altar, siē pretendohej dikur nga studiuesit.

Po atėherė mos vallė Herodoti e shpiku historinė pėr sa u pėrket riteve tė tilla nė Babiloni? Ka shumė historianė tė rinj qė mendojnė se po.

Megjithatė disa kohė mė parė ėshtė zbuluar njė dokument ligjor interesant rreth 3300-vjeēar i vjetėr, nė tė cilin pėrshkruhet se si njė burrė ēoi me dėshirėn e tij tė bijėn nė tempull qė ajo tė shėrbente nė njė le ta quajmė “departament tė veēantė” tė tij qė ishte pėr prostitutat.

Sipas dokumentit, burri donte njė hua nė para nga prifti dhe nė kėmbim ai i dha tė bijėn qė ky ta pėrdorte si prostitutė dhe tė pėrfitonte prej saj paratė qė i detyrohej i ati.

Por nuk dihet nėse ajo e ushtroi profesionin e saj nė tempull, apo nė rrugė. Pėr sa i pėrket prostitucionit tė rrugės kemi dėshmi edhe nga Testamenti i Vjetėr, nė tė cilin thuhet se prostitutat qėndronin nėpėr rrugėzat ndanė shtėpive plot pluhur tė Babilonisė.

Pėr sa u pėrket bordellove ato ekzistonin edhe nė Greqinė e lashtė.
Korinthi ishte njė udhėkryq nė tregtinė detare me qindra anije qė ankoroheshin nė liman dhe pėrgjatė bregdetit rreshtoheshin pa fund punėtoret e seksit nė kėrkim tė gjahut tė tyre nga deti.

Por, ndėrkohė, tempulli i perėndeshės sė dashurisė, i cili qėndronte nė majėn e njė shkėmbi, thonė se ka qenė edhe ai njė vendqėndrim i njė aktiviteti seksual.

Tė paktėn sipas asaj qė shkruan Sraboni, tempulli i Afėrditės ishte aq i pasur sa brenda tij ndodheshin rreth 1000 skllave.
Kėshtu mendohet se hordhi tė tėrė detarėsh tė etur pėr seks i ngjiteshin shkėmbit tė tempullit.

Megjithatė kėto tė gjitha hidhen poshtė nga studimet e fundit tė njė profesoreshe tė historisė antike nė Universitetin e Oldenburgut nė veri tė Gjermanisė. Sipas saj, tė gjitha hamendėsimet mbi fakte tė tilla dhe bordellot e shenjta nė majė tė shkėmbit bazohen vetėm nė odet e Pindarit dhe se shumė shkrime tė tjera janė keqinterpretuar.

Kjo teori mbėshtetet edhe nga fakti qė shtetari athinas Solon, i cili ndėrtoi shtėpi qejfi nė Athinėn e viteve 590 para erės sonė, vendosi gjithashtu edhe taksa pėr prostitucionin dhe tė ardhurat e qytetit, pra edhe ato nga prostitucioni u pėrdorėn pėr tė ndėrtuar tempullin e perėndeshės sė dashurisė.

Ka edhe mite tė tjera qė flasin pėr seksin nė tempuj. Njėri syresh na ēon sėrish nė Babiloni, te kulla 91 metra e lartė me majė piramide, e cila vazhdon tė mbetet njė nga mrekullitė e botės sė lashtė.
Sipas disa burimeve e gojėdhėnave, nė majė tė kėsaj piramide kishte njė vend tė shenjtė, nė tė cilin ndodhej njė shtrat, ku njė vajzė e zgjedhur flinte natėn dhe pėrgatitej pėr tė ashtuquajturėn “martesa e shenjtė”, qė ishte njė akt simbolik seksual i saj me zotin Marduk.

Megjithatė ėshtė shumė e vėshtirė qė nė kaq kohė distancė tė gjendet e vėrteta nė lidhje me ēėshtje tė tilla, ndaj tė cilave gjithnjė e mė tepėr po dalin kundėrshtarė tė teorive tė vjetra.
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

67


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi