Aeroplani i Trajkovskit u qėllua nga ushtria?

Pėrgjigju temės

Shko poshtė

Aeroplani i Trajkovskit u qėllua nga ushtria?

Mesazh  Luli prej 24.02.12 11:01

Aeroplani i Trajkovskit u qėllua nga ushtria?



Pėrfaqėsuesi ligjor i familjes sė ish-presidentit tė Maqedonisė, Boris Trajkovski, dha njė deklaratė shokuese. Sipas tij, aeroplani nė tė cilin nė vitin 2004 vdiq presidenti maqedonas u qėllua me njė projektil qė u lansua nga njė aeroplan tjetėr.

Presidenti i Maqedonisė, Bori Trajkovski, personeli i tij pėrcjellės dhe anėtarėt e ekuipazhit tė aeroplanit presidencial vdiqėn mė 26 shkurt 2004, si pasojė e njė aksidenti ajror qė ndodhi jo fort larg Mostarit, nė Bosnje e Hercegovinė.

Avokati maqedonas, Igran Pancevski, i cili qė nga fillimi i procesit pėr konfirmimin e shkaqeve tė vėrteta tė kėsaj tragjedie i pėrfaqėson interesat e familjeve tė tė vdekurve nė aksident, ngriti akuza tė rėnda pėr rastin. Madje, theksoi se posedon dėshmi tė fuqishme nė favor tė pohimeve tė tij.

"Aeroplani i presidentit Trajkovski ėshtė rrėzuar nga njė aeroplan ushtarak. Pas rrėzimit tė fluturakes presidenciale, njė njėsit mobil ushtarak ka vrarė presidentin, kėshilltarėt e tij dhe anėtarėt e ekuipazhit i ka djegur tė gjithė me napalm. Ekzistojnė dėshmi tė shumta pėr kėtė tezė”, nėnvizoi avokati Pancevski.

Nė mesin e kėtyre dėshmive, siē pohon ai, janė edhe dėshmimet e banorėve vendor tė zonės ku u rrėzua aeroplani, tė cilat ndryshojnė ndjeshėm nga versioni zyrtar pėr ngjarjen.

Sipas fjalėve tė avokatit, ekziston edhe njė xhirim satelitor - dhe atė nė dy gjuhė botėrore - i njerėzve tė cilėt urojnė njėri-tjetrin pėr qėllimin e suksesshėm tė aeroplanit, si dhe njė video-xhirim i asaj se si ėshtė kryer atentati, njoftoi Radio Evropa e Lirė.

Nga ana tjetėr, sipas versionit zyrtar, aeroplani i presidentit Trajkovski ishte nė gjendje tė rregullt teknike, por aksidenti qė shkaktoi rrėzimin e tij afėr Mostarit ndodhi pėr shkak tė gabimit tė pilotit.

Ndryshe, ka vite qė vazhdimisht dėgjohen spekulime tė ndryshme lidhur me vdekjen e presidentit Trajkovski.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdekja e Trajkovskit e planifikuar

Mesazh  Odin prej 06.11.12 11:47

Avokati, vdekja e Trajkovskit e planifikuar, avioni u sulmua nga njė raketė



Avokati Panēveski thekson se disponon video xhirim satelitor nė tė cilin shihet se si njė avion ushtarak sulmon me raketė avionin e presidentit maqedonas, Trajkovski dhe se si mė pas rrėzohet avioni.

Avokati maqedonas Ignjat Panēveski, qė ėshtė i autorizuar pėr zbardhjen e fatkeqėsisė ajrore nė tė cilėn humbi jetėn ish-presidenti maqedonas Boris Trajkovski ka nxjerrė detaje tė reja lidhur me kėtė tragjedi qė ndodhi tetė vite mė parė nė Rotmile tė Bosnjės.

Avokati nėnvizoi se ky xhirim ėshtė njė dėshmi e fortė dhe konfirmon se bėhet fjalė pėr atentat ndaj presidentit Boris Trajkovski dhe ekuipazhit tė tij.“Shėrbimet e huaja sekrete kanė xhiruar tėrė fluturimin. Shihet qartė se atentati pėrgatitej pė njė kohė tė gjatė. Fluturimi nė vend tė natės sė 25 shkurtit ishte ricaktuar pėr 26 shkurt nė mėngjes, dhe ishte ndryshuar edhe njė pjesė e ekuipazhit. Linjat e avionit me kontrollin e fluturimeve ishin ndėrprerė”, deklaroi avokati Panēveski, duke shtuar se janė bėrė edhe manipulime dhe ndryshimi i navigacionit tė avionit presidencial “Kinger” me njė navigacion tė njė avioni ushtarak.

Ai ka shtuar gjithashtu se pėr tė gjitha kėto janė kujdesur ushtarak qė kanė qenė nė vendin e ngjarjes ku ka rėnė avioni. Avokati ka paralajmėruar se xhirimin do ta prezantojė edhe nė opinion, dhe se deri tani nuk e ka bėrė kėtė pėr tė mos humbur besueshmėrinė e dėshmisė.

Sipas tij, personat e mbetur gjallė pas rėnies sė avionit janė vrarė nė mėnyrė kriminale.

Presidenti i Maqedonisė, Boris Trajkovski humbi jetėn mė 26 shkurt tė vitit 2004 nė fatkeqėsinė ajrore, sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij dhe ekuipazhin e aeroplanit shtetėror nė afėrsi tė Mostarit, nė Bosnjė-Hercegovinė. Fatkeqėsia ndodhi nė lokalitetin malor Rotmile.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi