ECCE HOMO - Si bėhet njeriu ai qė ėshtė

Shko poshtė

ECCE HOMO - Si bėhet njeriu ai qė ėshtė

Mesazh  Valtoni prej 23.02.12 20:02

ECCE HOMO - Si bėhet njeriu ai qė ėshtė.



nga: Friedrich Nietzsche

Parathėnie

1.

Duke parashikuar se do tė mė duhet qė, brenda njė kohe tė shkurtėr, t’i paraqes njerėzimit me kėrkesėn e tij gjėrat mė tė vėshtira qė janė kėrkuar ndonjėherė, mė duket e domosdoshme tė them se kush jam unė. Nė fund tė fundit, kjo duhet tė dihet sepse unė nuk e kam lėnė veten “pa dėshmi”. Por mospajtimi mes madhėshtisė sė detyrės sime dhe vogėlsisė sė bashkėkohėsve tė mi shfaqet nė faktin se unė nuk jam dėgjuar, madje dhe as jam vėnė re prej tyre. Unė jetoj me autoritetin qė i kam krijuar vetes, apo ndoshta ėshtė thjesht njė paragjykim besimi se unė jetoj?… Mė mjafton tė flas me ndonjė njeri “me kulturė” ēfarėdo qė vjen gjatė verės nė Engadinėn e Sipėrme, pėr t’u bindur se unė nuk jetoj… Nė kėto rrethana, ndjej njė detyrim ndaj tė cilit ngrenė krye zakonet e mia, e aq mė tepėr, krenaria e instikteve tė mia, detyrimin qė tė them: Mė dėgjoni! Sepse unė jam ky njeri. Mbi tė gjitha, mos mė ngatėrroni me tė tjerėt!

2.

Unė nuk jam aspak, le tė themi, njė gogol, njė pėrbindėsh moral pėrkundrazi, jam njė natyrė e kundėrt me ata lloj njerėzish qė gjer mė sot janė nderuar si tė virtytshėm. E thėnė mes nesh, mua mė duket se pikėrisht kjo ėshtė arsyeja e krenarisė time. Unė jam njė dishepull i filozofit Dionis (Shėnim i pėrkthyesit: Herakleot Dionis Filozof grek, predikonte se me vdekjen merr fund gjithēka) dhe, pėr mė tepėr, parapėlqej mė mirė tė jem njė satir (Shėnim i pėrkthyesit: Satir Qenie mitologjike gjysmė njeri e gjysmė cjap. Shoqėronin Dionisin, perėndinė e verės dhe simbolizojnė dėfrimin, satirėn dhe ironinė.) sesa njė shenjt. Po, lexoni tė paktėn vetėm kėtė shkrim. Ndoshta ia kam dalė mbanė (dhe ndoshta ky shkrim nuk ka qėllim tjetėr) qė tė shpreh nė mėnyrė tė kthjellėt dhe dashamirėse kėtė kundėrshti. Gjėja e fundit qė do tė doja tė premtoja ėshtė kjo, qė unė “do ta bėj mė tė mirė” njerėzimin. Nuk do tė ndėrtoj idhuj tė rinj; le ta mėsojnė idhujt e vjetėr se ēdo tė thotė tė kesh kėmbė argjile! Pėrmbysja e idhujve (kėshtu i quaj unė “idealet”) ėshtė zanati im kryesor. U zhvesh realiteti nga vlera, kuptimi, vėrtetėsia e tij nė atė masė saqė u sajua njė botė e rreme ideale… “Bota reale” dhe “bota e dukshme”, ēka do tė thotė: bota e sajuar dhe realiteti… Gėnjeshtra e idealit ka qenė deri mė sot mallkimi qė varet kėrcėnueshėm mbi realitetin. Nga kjo u falsifikua dhe u llastua njerėzimi deri nė instiktet e tij mė tė thella, deri aty sa filloi tė adhurojė vlerat e kundėrta tė atyre vlerave me anė tė tė cilave sigurohej pėrparimi, e ardhmja, e drejta e lartė pėr tė ardhmen.

3.

Kush di tė thithė ajrin e shkrimeve tė mia, e di qė ai ėshtė njė ajėr i lartėsive, njė ajėr i freskėt. Duhet tė jesh krijuar enkas pėr tė, pėrndryshe rreziku qė tė ftohesh nuk ėshtė i vogėl. Akulli ėshtė afėr, vetmia e pamasė por, sa qetėsisht qėndrojnė gjėrat nė dritė! Sa lirisht qė merr frymė! Sa shumė gjėra ndjen poshtė vetes! Filozofia, tė cilėn unė deri mė sot kam synuar dhe jetuar, ėshtė tė jetosh vullnetarisht mes akujsh e mbi malet e larta, tė kėrkosh gjithēka ėshtė e ēuditshme dhe problematike nė ekzistencė, gjithēka qė deri tani ka qenė e ndaluar nga morali. Nga pėrvoja e gjatė qė mė ka ofruar pelegrinazhi mes gjėrave tė ndaluara, kam mėsuar ti shoh nė njė mėnyrė mjaft tė ndryshme nga ajo qė do tė ishte e dėshirueshme ēėshtjet pėr tė cilat ėshtė moralizuar dhe idealizuar deri tani: historia e fshehur e filozofėve, psikologjia e emrave tė mėdhenj tė filozofisė, doli pėr mua nė dritė. Sa tė vėrteta pėrballon, sa tė vėrteta guxon njė shpirt tė shohė? pėr mua ky ka qenė gjithmonė kriteri i vlerave. Gabimi (pra besimi tek ideali) nuk ėshtė verbėri, gabimi ėshtė pėrtaci… Ēdo arritje, ēdo hap pėrpara drejt njohjes ėshtė rrjedhojė e guximit, e ashpėrsisė ndaj vetvetes, e pastėrtisė ndaj vetvetes Nitimur in vetitum (Shėnim i pėrkthyesit: Nitimur in vetitum lat. Tė kėrkosh tė ndaluarėn. Varg i poetit latin Ovidi, “Amorum” III, 4, 17.) nė kėtė pikė, filozofia ime do tė triumfojė njė ditė, sepse, deri mė sot, vetėm e vėrteta ėshtė ndaluar sistematikisht.

4.

Ndėrmjet shkrimeve tė mia, “Zarathustra” ha bukė veē. Me tė i kam bėrė njerėzimit dhuratėn mė tė ēmuar qė mund tė bėhet ndonjėherė. Ky libėr, zėri i tė cilit pėrshkon mijėvjeēarėt, nuk ėshtė vetėm libri mė i lartė qė ekziston, libri i vėrtetė i ajrit tė lartėsive (fakti i plotė “njeri” gjendet nė njė largėsi mjaft tė madhe poshtė kėtij libri), por ėshtė dhe mė i thelli, i lindur nga pasuria e brendshme e sė vėrtetės, njė pus i pashterrshėm brenda tė cilit asnjė kovė nuk zbret pa u kthyer lart e mbushur plot me ar dhe mirėsi. Kėtu nuk flet njė “profet”, njė nga ata hibridėt e tmerrshėm tė sėmundjes dhe tė vullnetit pėr pushtet qė quhen themelues tė feve. Mbi tė gjitha, duhet dėgjuar mirė tingulli qė del nga kjo gojė, ky tingull bilbili, pėr tė mos bėrė shtrembėrimin mizor tė kuptimit tė urtėsisė sė tij. “Janė fjalėt mė tė qeta ato qė sjellin stuhinė; mendimet qė vijė lehtė-lehtė, udhėheqin botėn”.

“Fiqtė bien nga pemėt, ata janė tė mirė e tė ėmbėl. Gjatė rėnies, lėkura e tyre e kuqe ēahet. Unė jam njė erė veriu pėr fiqtė e pjekur. Kėshtu, njėsoj si fiqtė, mėsimet e mia bien pranė jush, o miqtė e mi. Merreni ėmbėlsinė e tyre, ushqehuni me tulin e tyre tė ėmbėl! Pėrreth nesh ėshtė vjeshtė, qiell i pastėr dhe ėshtė pasdite.”

Kėtu nuk flet njė fanatik, kėtu nuk “predikohet”, kėtu nuk kėrkohet besimi: nga njė pafundėsi plot dritė dhe nga njė thellėsi lumturie bie pika pas pike, fjala pas fjale, njė ngadalėsi e butė ėshtė ritmi i kėtyre diskutimeve. Gjėra tė tilla u ndodhin vetėm mė tė zgjedhurve. Ėshtė njė privilegj i pashoq ai qė mund tė dėgjosh kėtu: asnjeri nuk ėshtė aq i lirė sa tė ketė veshė pėr Zarathustrėn… Por, nė kėtė mėnyrė, a nuk ėshtė Zarathustra njė tundues? Ēfarė thotė ai vetė kur pėr herė tė parė kthehet nė vetminė e tij? Pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė do tė thoshte nė njė rast tė tillė njė “i urtė”, njė “shenjt”, njė “shpėtimtar i botės” apo dekadentė tė tjerė… Ai jo vetėm flet ndryshe, ai ėshtė ndryshe…

“Tani unė po largohem i vetėm, o dishepujt e mi! Shkoni dhe ju tani, tė vetėm! Kėshtu dua unė.

Nė tė vėrtetė, po ju them: shkoni dhe ruhuni nga Zarathustra! Ose mė mirė, turpėrohuni prej tij! Ndoshta ai ju ka mashtruar.

Njeriu qė kėrkon diturinė nuk duhet vetėm tė dojė armiqtė e tij, por edhe tė mundet tė urrejė miqtė e tij.

Mėsuesin e shpėrblen keq kur mbetesh gjithnjė vetėm dishepulli i tij. E pėrse nuk doni ju tė shkelni kurorėn time?

Ju mė nderoni, po ēdo tė ndodhte nėse njė ditė nderimi juaj do tė shembej? Hapni sytė, se mos ju shtyp ndonjė statujė!

Ju thoni se besoni tek Zarathustra? Po ērėndėsi ka Zarathustra! Ju mė besoni mua, po ērėndėsi kanė tė gjithė besimtarėt!

Ju nuk keni kėrkuar ende veten tuaj atėherė tė mė gjenit. Kėshtu bėjnė tė gjithė besimtarėt, prandaj tė gjitha besimet vlejnė kaq pak!

Tani, ju urdhėroj tė mė humbisni mua e tė gjeni vetveten; dhe vetėm kur tė gjithė tė mė keni mohuar, atėherė do tė kthehem tek ju…”

....
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi