Qenia e Dritės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qenia e Dritės

Mesazh  Luli prej 21.02.12 8:56

Qenia e Dritės



Ēka ėshtė ndoshta elementi mė mahnitės i pėrbashkėt nė rastet qė unė I kam studiuar, dhe me siguri elementi qė le mbresa mė tė mėdha nė individin ėshtė takimi me njė dritė shumė tė ndritshme. Zakonisht nė fillim tė shfaqjes kjo dritė ėshtė e dobėt, por me shpejtėsi ndricohet derisa tė arrin njė shkėlqim jashtėtokėsorė.

Megjithatė, edhe pse kjo dritė (zakonisht thuhet tė jetė e bardhė ose pa ngjyrė) ėshtė e njė shkėlqimi tė papėrshkrueshėm, shumė prej pėrjetuesve bėhen specifik nė kėtė pikė duke thėnė se nė asnjė mėnyrė nuk u ka shkaktuar dėm syve tė tyre, apo tu shkaktonte marramendje, apo tua humbte shikimin e gjėrave pėrreth. (Ndoshta pėr arsye se nė kėtė pikė mė nuk kanė sy fizikė)

Pavarėsisht nga manifestimi I jashtėzakonshėm I dritės, megjithatė, asnjė person nuk ka shprehur ndonjė dyshim dhe se ishin tė bindur se ishte njė qenie, njė qenie e dritės. Jo vetėm aq, ishte njė qenie personale. Ka njė personalitet tė definuar.

Dashuria dhe ngrohtėsia qė rrezatojnė nga kjo qenie tek personi qė ėshtė duke vdekur ėshtė e papėrshkrueshme me fjalė, dhe ai ndihet komplet I rrethuar nga kjo dritė dhe I tėrhequr nė tė, tėrėsishtė I relaksuar dhe I pranuar nė prezencėn e kėsaj qenie.Ai e ndjen njė tėrheqje magnetike tė parrezishtueshme tek kjo dritė.

Ėshtė interesante, se pėrderisa pėrshkrimi I mėsipėrm I qenies sė dritės ėshtė shumė I ngjashėm nė mes tė pėrjetuesve tė kėtij fenomeni, identifikimi I qenies ndryshon nga individi nė individė dhe duket tė jetė njė funksion I prapavisė fetare, ushtrimeve, apo besimet nė personin e involvuar. Prandaj shumė prej atyre qė janė tė Krishterė nė ushtrime apo besim e identifikojnė dritėn me Krishtin. Njė burrė dhe njė grua cifute e identifikojnė dritėn si njė “engjull.” Megjithatė ishte e cartė, nė tė dyja rastet, se subjekti nuk ka dashur tė thotė, se qenia kishte krahė, apo ka luajtur harpė, apo edhe tė ketė trajtėn apo dukjen e njeriut. Ishte vetėm drita. Cka secili donin tė thonin se ata e kuptuan qenien si njė kėshilldhėnės. Njėri qė nuk kishte asnjė besim fetarė apo asnjė ushtrimė para pėrjetimit thjeshtė e identifikonte c’farė kishte parė si “qenie e dritės.”

Shpejtė pas shfaqjes sė dritės, qenia fillon tė komunikon me personin qė po ndėrron jetė. Si shėnim, ky komunikim ėshtė vetėm me mendje, nuk dėgjohej ndonjė zė fizikė apo zėra tė vinin nga qenia, as nuk ia kthyen pėrgjigjen qenies me zė. Por ėshtė raportuar se nė mėnyrė direkte zė vend njė transferim I mendimeve, dhe nė njė mėnyrė shumė tė cartė saqė nuk do tė kishte asnjė mundėsi as pėr ta keqkuptuar as pėr ta gėnjyer qenien.Mė tutje, ky lloj komunikimi nuk zhvillohet fare nė gjuhen amtare tė personit. Megjithatė, ai kupton tė tėrėn dhe nė mėnyrė instante ėshtė I vėmendshėm. Ai madje nuk mund ti pėrkthejė komunikimin me mendje qė ndodhi derisa kishte qenė afėr vdekjes, nė gjuhėn njerėzore qė tani duhet tė flasė, pas ripėrtėritjes.

Faza e ardhshme e eksperiencės cartė e ilustron vėshtirėsitė e pėrkthimit nga kjo gjuhė e pa folur. Qenia gati menjėherė e direkton njė lloj mendimi tek personi nė tė cilin prezenca I ėshtė ardhur dramatikishtė. Zakonishtė personat me tė cilėt unė kam biseduar mundohen tė formulojnė mendimin nė pyetje. Midis pėrkthimeve qė kam dėgjuar janė: “A je i pėrgaditur tė vdesėsh?,” “A je I gatshėm tė vdesėsh?,” “Cka ke berė me jetėn tėnde qė tė mė tregosh mua?” “Cka ke bėrė me jetėn tėnde tė jetė e mjaftuar?.”

Dy formulimet e para qė e parashtrojnė “pėrgaditjen,” mund nė sy tė parė te duken sikur kanė tjetėr kuptim nga dy ciftet e dyta, qė shprehin “arritje.” Megjithatė, pakė mbėshtetje pėr ndjenjat e mia nė lidhje me kėtė ceshtje, qė secili ėshtė duke u munduar tė shpreh mendimin e njėjtė vie nga tregimi I njė gruaje qė e tha kėshtu:

Sendi I parė qė mė pyeti, se disi mė pyeti a isha e gatshme tė vdesė, apo cka kisha bėrė me jetėn time qė do tė dėshiroja ti tregoja. Mė tutje, edhe nė rastet mė tė jashtzakonshme parashtrimi I “pyetjes”, del nė pėrfundim si njė sqarim, qė ka njė forcė tė njėjtė. Pėr shembull, njė njeri mė tha se gjatė “vdekjes” sė tij,

Zėri mė bėri njė pyetje: “A ia vlen?” Cka don tė thoshte se, a ia vlente mėnyra e jetesės sime qė kisha bėrė gjer mė tani, duke e ditur atė qė e dija atėherė.

Si duket, tė gjithė insistojnė se kjo pyetje, aq definitive dhe e thellė qė duket tė jetė nė mbresėn emocionale, nuk ėshtė pyetur aspak nė mėnyrė akuzuese. Qenia, tė gjithė duken tė jenė nė pajtim, nuk e direkton pyetjen tek ata qė ti akuzon apo ti kėrcėnojė, sepse ata ende e ndiejnė dashurinė totale dhe pranimin qė rezonon nga drita, pa marrė parasysh c’farė mund tė ishte pėrgjigja e tyre. Por nė vend tė akuzimit, qėllimi I pyetjes duket tė jetė qė ti bėjė ata tė mendojnė pėr jetėrat e tyre, qė ti shfaqin ato. Janė, po deshe ti quash, pyetje Sokrate, njėri lutet mos tė merr informata por ti ndihmojė personit tė cilit I bėhet pyetje qė vetė tė arrin tek caku I sė vėrtetės. Ti shikojmė disa takime tė drejtpėrdrejta me kėtė qenie fenomenale.

I dėgjova mjekėt tė thonė se kisha vdekur, dhe atėherė fillova tė ndihem sikur po dridhesha, disi si isha zhvendosur dhe po lundroja, pėrmes njė errėsire, qė ishte si e mbyllur. Me tė vėrtetė nuk ka fjalė qė mund ta pėrshkruaj kėtė pėrjetim. Cdo gjė ishte shumė e errėt, perveq se, largė nga unė, mund ta shihja njė dritė. Ishte njė dritė shumė shumė e shkėlqyeshme, por jo shumė e madhe nė fillim. Rritej mė shumė derisa po afrohesha afėr saj.

Mundohesha tė arrijė tek ajo dritė tek fundi, sepse ndjeja qė ėshtė Jezusi, dhe mundohesha ta arrijė atė vend. Nuk ishte njė pėrjetim I frikshėm. Ishte pak a shumė njė kėnaqėsi. Sepse menjėherė, pasiqe jam Krishtere, e lidha dritėn me Krishtin, qė ka thėnė, “Unė jam drita e botės.” I thash vetes time, “Nė qoftė se kjo ėshtė e tėra, nė qoftė se do tė vdes, atėherė e di kush mė pret atje nė fund, atje nė atė dritė.”

U ngrita dhe eca nė korridor qė tė shkoj ta marr njė pije, dhe ishte nė atė moment, kur e kishin kuptuar mė vonė, se apendiksi im kishte shpėrthyer. U bėra shumė e ligė, dhe u rrėzova. Fillova ta ndieja veten si po largohesha, njė lėvizje e qenies sime tė vėrtetė brenda dhe jashtė trupit, dhe po dėgjoja njė muzikė tė kėndshme. Duke ndejtur pezull nė ajėr fluturova poshtė korridorit dhe jashtė nga dera tek ballkoni I mbyllur. Aty, u dukė sikur retė, njė mjegull ngjyrė roze me tė vėrtetė, filloi tė grumbullohet pėr rreth meje, mandej fluturova direkt pėrmes rrjetit tė ballkonit si tė mos ishte aty fare, dhe nė kristalė tė ciltėr drite, njė dritė e bardhė e iluminuar. Ishte shumė e bukur dhe shumė e ndritshme, aq rrezatuese, por nuk mi lėndonte sytė. Nuk ėshtė ndonjė dritė qė mund ta pėrshkruash nė tokė. Nė tė vėrtetė nuk pashė ndonjė person nė kėtė dritė, por megjithatė e ka njė identitet special, definitivishtė e ka. Eshtė njė dritė e dashurisė perfekte dhe e kuptimit perfektė.

Ky mendim mė erdhi nė mendje, “ A mė donė mua?” Kjo nuk ishte si njė pyetje, por kuptimi cka drita tha ishte, “Nė qoftė se mė don mua, kthehu prapa dhe mbaro atė qė ke filluar nė jetėn tėnde.” Dhe gjatė gjithė kėsaj kohe, ndjeja sikur isha rrethuar nga njė dashuri dhe dhembshuri e papėrshkrueshme.

E dija se po vdes dhe nuk kisha asgjė qė do tė mund tė bėja pėr atė punė, sepse askush nuk mund tė mė dėgjonte…Isha jashtė nga trupi im, nuk ka dyshim pėr atė punė, sepse mund ta shihja trupin tim aty nė tavolinė nė dhomėn e operimit. Shpirti im ishte jashtė! E tėra kjo mė bėri tė ndihem shumė keq nė fillim, por mandej, kjo dritė shumė shkėlqyese erdhi. Dukej se ishte mė e dobėt nė fillim, por mė vonė ishte kjo rreze shumė e madhe. Ishte njė sasi shumė e madhe e dritės, asgjė sikur dritat e mėdha qė ne i pėrdorim, kishte shumė shumė dritė. Dhe mė dha nxehtėsi mua; Ndjeja njė sensacion tė ngrohjes.

Ishte njė dritė si e verdhė e qelur – mė shumė e bardhė. Ishte njė ndricim I jashtzakonshėm; nuk mund ta pėrshkruaj. Dukej sikur kishte pėrfshirė cdo gjė, megjithatė nuk mė pengonte qė tė shihja cdo gjė pėrreth meje – dhomėn e operimit, mjekėt dhe motrat, cdo gjė. Mund tė shihja cartė, dhe nuk ti merrte sytė.

Sė pari kur drita erdhi, nuk isha e sigurtė c’farė po ndodhte, por mandej disi pyeti, a isha gati pėr tė vdekur. Ishte sikur po flisja me njė person, por personi nuk ishte atje. Drita ishte qė mė fliste mua, por me zė.

Tani, mendoj se zėri qė po mė fliste mua e kuptoi se nuk isha gati tė vdesė. Disi, sikur po mė testonte mua mė shumė se cdo gjė tjetėr. Megjithatė qė nga momenti qė drita mė foli mua, ndjehem shumė mirė – e sigurtė dhe e dashur. Dashuria qė buronte nga kjo dritė ėshtė e pa imagjinuar, e papėrshkruar. Ishte njė person I kėndshėm ta kishe pranė! Dhe e kishte njė sensė tė humorit, gjithashtu – definitivishtė!

Jetė pas jete - Rajmond Mudi
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qenia e Dritės

Mesazh  Hagel prej 23.07.14 14:28

Shpesh here ngaterrohen Qenjet e Drites me Engjejte.Engjejt kane nje rang me superior se Qenjet e Drites.
Qenjet e Drites jane qenje te ngritura te cialt e kane perfunduar ciklin e reinkarnimit.
Ndersa Engjejt jane entitete qe nuk e njohin dhe nuk kane jetuar asnjehere ne planin tokesore.
Qenjet e Drites kane per qellim qe te ruajne ekuilibrin energjetik mes dimensioneve te ndryshme te ekzistences.
avatar
Hagel

87


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi